Tip:
Highlight text to annotate it
X
Shkarkuat nga www.Kino-AL.com, Titrat u mundësuan nga: Silvi Mema
Në rregull, kini parasysh rregullat
e udhëtimit.
Mos shtyni, mos kafshoni
dhe mos lëshoni zjarr nga goja.
Cfarë sapo thashë?
Në rregull, na mungon njëri!
Kush mungon?
Oh, Majk Vazovski.
Faleminderit Xho. Paç fat në përfundimin
e fjalëkryqit.
- Më fal Majkëll. Nuk të pashë.
- S'ka gjë.
Kur isha në autobus, gjeta një monedhë.
Do doja të kisha xhepa.
Në rregull, bëhuni çift,
zgjidhni shokun tuaj të udhëtimit.
Xheremi, ti dhe unë?
Ok, s'ka problem.
Hejli.. jo? Do bëhesh çift me Klarën?
Zgjedhje shumë e mirë.
Rasëll! Majk? Vazovski?
Jemi kushërinj... Ok.
- Gëzohem që u takuam!
- Mesa duket Majkëll, jemi prap unë dhe ti.
- Eja, Karen, po ngelim prapa!
- Të lutem mos më thërrit Karen!
Tani qëndroni pranë njëri-tjetrit...
Po hyjmë në një zonë shumë të rrezikshme.
Mirësevini në katin e frikës.
Këtu mbledhim energjinë e frikës për
të furnizuar të gjithë botën tonë.
Dhe mund të më thotë dikush, detyra
e kujt është të mbledhë ulërimat?
- Frikësuesit!
- Pikërisht!
Kush nga ju mund të më ***ë
ulërimën më të frikshme?
- Unë! Unë!
- Uh, zotëri! Këtu, djali i vogël jeshil, ora 2!
Hej, djema, shikoni këtë!
Hej, kam një të mirë.
Përshëndetje fëmijë!
Jeni në ekskursion me shkollën?
Po! Kemi ardhur për të mësuar
për energjinë e ulërimës
dhe çfarë duhet për tu bërë një frikësues.
Epo, jeni me fat!
Sepse unë jam një frikësues.
Dhe gjithçka që di e kam mësuar
në shkollën time. Universiteti i Monstrave.
Eshtë shkolla më e mirë e frikësimit.
Aty mbahu! Teknologjia e Frikës
është më e mira.
Ok. Ju djema na shihni dhe thoni
se cila shkollë është më e mira. Në rregull?
Eshtë M.U.
Ndalo aty! Mos e kalo vijën e sigurisë.
Fëmijët njerëz janë shumë toksikë.
- Shikoje atë!
- Hej, djema, shikoni syrin!
Më falni, djema, po sikur
të gjatët të qëndrojnë pas.
- Shiko, ai do iki!
- Shko frikësoji!
- Fantastike! Dua të bëhem frikësues!
- Hë pra djema! Dua të shoh!
Largohu nga rruga Vazovski.
Ti nuk i përket katit të frikësimit.
- Brajan, mos e kalo vijën!
- Zonja Grejvs,
Majkëlli e kaloi vijën.
Majkëll!
- E shikon? Të thashë që është mirë.
- Mu duk sikur dëgjova diçka.
Cfarë?
Kjo ishte shumë e rrezikshme djalosh.
As nuk e dija që ishe aty brenda.
Uou. As nuk e dija që ishe aty brenda.
Jo keq djalosh.
Majkëll, çfarë ke për të thënë
për këtë që bëre?
Si mund të bëhem frikësues?
Universiteti i Monstrave.
Ka ndonjë për të zbritur?
Epo, djema, nuk dua të bëhem i ndjeshëm por,
çdo gjë në jetën time më ka sjellë drejt këtij momenti.
Le të mos jetë vetëm fillimi i ëndrrës time
por fillimi i të gjitha ëndrrave tona.
Gledis, më premto që do i vazhdosh
audicionet.
Maria, Zotëria i Duhuri është
diku atje jashtë!
Fil, vazhdo ta përdorësh pomadën deri
sa ajo gjëja të ikë.
Ju uroj gjithë të mirat.
Faleminderit shumë të gjithëve!
U mbusha në lotë.
Tani zbrit.
Universiteti i Monstrave.
Përshëndetje! Si ja kaloni?
Në rregull, gjëja e parë në liste:
të regjistrohem.
Përshëndetje vitparist. Unë jam J.B Elri. Dhe jam këtu
për të të thënë që regjistrimi është nga ajo anë!
- Ok, Xhej!
- E kalofsh bukur ditën e parë!
Hej, jam Kei! Kjo është paketa jote
e orientimit.
Mund t'i vendosësh çantat këtu dhe të
bësh fotografi me Trein.
- Thuaj urra!
- Urra!
S'mund ta besoj, jam zyrtarisht
student fakulteti!
Ok, unë jam Fei! Dhe do ju bëj turin e orientimit
në këtë ditë të shkëlqyer!
Këtu janë laboratorët ku
studentët mësojnë si të
dizenjojnë dhe ndërtojnë dyert
për në botën njerëzore.
Duket sikur profesori do provojë një derë!
Kafeteria e M.U.
shërben banket të plotë.
Kampusi ofron variacione të
larmishme fushash,
por më e rëndësishmja në M.U.,
është shkolla e Frikësimit.
Mirësevini në grupin e debatimit!
Jemi të lumtur t'ju kemi në grup.
Nuk jam dakort për arsyet e mëposhtme:
lumturia e vërtetë nuk është teorikisht...
Përshëndetje! Mbaje syrin nga qielli,
Në grupin e Astronomisë!
Hej, hej, hej! Bashkohuni me grupin e improvizimit!
Do doje të ishe, një, asnjëherë, gjithmonë... Oh, dreq!
Këshilli Grek i M.U.-së. Ne sponsorizojmë
të përvitshmet 'Lojërat e Frikës'.
- Lojërat çfarë?
- Lojërat e Frikës!
Një garë frikësimi shumë e fortë.
Janë shumë të rrezikshme kështu që
gjithçka mund të ndodhë.
Disa djem përfunduan në spital
vitin e shkuar!
- Mund edhe të vdesësh.
- Dhe ja vlen!
Ke një shans për të provuar se je më i miri!
Fantastike!
Vazovski, dhoma 319.
Shoku yt i dhomës është student
frikësimi gjithashtu!
Përshëndetje, unë jam shoku yt i dhomës!
Kjo është shumë e thatë.
Mos u sforco,
thjesht lëre të ndodhë.
Shoku yt i ngushtë për gjithë jetën
është pas kësaj dere.
Përshëndetje, unë jam shoku yt i dhomës.
Quhem Rendi Bags, student frikësimi.
Majk Vazovski,
student frikësimi!
Jam i sigurtë që do bëhemi shokë të ngushtë Majk!
Zgjidh cilin krevat të duash.
Doja t'i bëje ti zgjedhjet e para.
- Ti sapo u zhduke!
- Më fal.
Nëse e bëj këtë në klasën e frikësimit,
do më tallin.
Jo, është fantastike!
Duhet ta përdorësh.
- Me të vërtetë?
- Po, por hiqi syzet, nuk funksionon me to.
Ok, shpaketimi, u krye!
Varja e posterave, u krye!
Tani duhet të dal mirë me mësime,
të diplomohem me nderime dhe të bëhem
frikësuesi më i madh i të gjitha kohërave.
Do doja të kisha vetëbesimin
tënd, Majk.
- Nuk je aspak nervoz?
- Në të vërtetë, jo.
Kam pritur për këtë gjatë gjithë jetës sime.
Mezi pres të filloj.
Oh mos! Nuk mund të bëhem vonë që ditën e parë të shkollës!
Po tallesh më duket.
- Jam kaq nervoz.
- Qetësohu. Do shkojë mirë.
Mirë mëngjes studentë.
Mirësevini në Frikësimi 101.
Unë jam profesor Najti.
Jam i sigurtë që të gjithë ju
keni qënë monstrat më të
frikshme në qytetin tuaj.
Epo, lajme të këqija fëmijë.
Jeni në qytetin tim tani.
Dhe unë nuk trembem kollaj!
Dekane Hardskrebëll. Kjo është
një surprizë e këndshme.
Ajo është një legjendë. Ajo theu
rekornin e frikësimit të të gjitha kohërave
me ulërimën në atë bombol!
Nuk dua t'ju ndërpres.
Mendova të kaloj për të parë
fytyrat tmerruese që kanë hyrë
në programin tim.
Jam i sigurtë që studentët e mi do të donin
të dëgjonin disa fjalë, inspiruese?
Inspirim?
Shumë mirë.
Qënia i frikshëm është përmasa
e vërtetë e një monstre.
Nëse nuk je i frikshëm...
çfarë lloj monstre je?
Eshtë detyra ime t'i bëj studentët e mirë
akoma më të mirë.
Jo të bëj studentët mesatarë,
më pak mesatarë.
Prandaj në fund të semestrit
do ketë një provim përfundimtar.
Mos e kaloni atë provim...
dhe jeni jashtë programit të frikësimit.
Pra, duhet të shpresoj, që jeni
të gjithë të inspiruar.
Në rregull, në rregull.
Kush mund të më thotë
pikat e një ulërime efektive?
- Po?
- Në fakt, janë pesë.
Përfshijnë rezonancën e ulërimës,
zgjatjen e ulërimës,
Dhe s...
Më falni, dëgjova dikë që tha ulërimë,
kështu që ulërita.
Më falni, nuk doja t'ju trembja,
hej, si ja kalon?
- Shumë mbresëlënëse zoti...
- Salivan. Xhimi Salivan.
Salivan? Si,
Bill Salivan, frikësuesi?
Po, ai është babai im.
Duhet ta dija.
Pres gjëra të mëdha prej teje.
- Nuk do të zhgënjehesh.
- Më falni.
- Mund të vazhdoj?
- Jo, jo, zoti Salivan i vuri kapakun.
Nxirrni të gjithë librat e frikësimit
dhe hapini në kapitullin e parë.
Hej Bob, mund të më ***ësh një laps?
I harrova të gjitha gjërat e mia.
Po, shumë mirë,
kjo bën punë.
Hë pra Majk, është një festë vëllazërie dhe
shoqërie studentore vajzash. Duhet të shkojmë.
Po ngelëm në provimin përfundimtar, mabruam.
Nuk do rrezikoj.
Ke gjithë semestrin për të mësuar por kjo
natë mund të jetë
shansi ynë i vetëm për tu shoqëruar me
me studentët më të famshëm të shkollës.
Prandaj i bëra këta kekë.
Ups! Kjo do më vinte në siklet.
Kur të bëhem frikësues, jeta do
jetë një festë pa ndërprerje.
- Qëndro larg telasheve, njëri i çmendur!
- Njeri i çmendur.
Cfarë...
Arçi!
Hej! Cfarë po....
Po më mbyll gojën?
Hej, hej,
nuk mund të...
- Ku shkoi? Ai është i vdekur.
- Ai tipi është në telashe të mëdha. Po, është.
Budallenjtë e Teknologjisë së Frikës.
- Më fal për atë shoku.
- Pse je në dhomën time?
Dhoma jote?
Kjo është dhoma...
Nuk është dhoma ime.
Arçi! Eja këtu djalosh!
- Arçi?
- Derrkuci i frikës. Eshtë maskota e Teknologjisë së Frikës.
- Pse është këtu?
- E vodha. Do ta marr në ROR.
- Ku?
- Roar Omega Roar?
Vëllazëria më e madhe në kampus?
Ata pranojnë vetëm elitën.
Ok. Unë do ngre krevatin,
ti kap derrkucin.
- Cfarë? Jo...
- Gati? 1, 2, 3!
Mos e lësho.
Kujdes, ai kafshon!
E kapa!
Ishte fantastike! Cfarë po bëj? Xhejms P. Salivan.
Majk Vazovski.
Dëgjo, ishte kënaqësi të të takoja,
por nëse s'e ke problem, duhet të studioj.
Nuk duhet të studiosh për të
frikësuar. Thjesht duhet ta bësh.
Vërtetë? Mendoj se duhet pak më shumë se aq.
Por faleminderit që kalove këtej.
Lëshoje atë!
- Kapelja ime!
- Derrkuci im!
Kthehu këtu!
Kekë?
E kapa!
M.U. është i paparë!
E pe si e kapi derrkucin?
Ti je për Jaws Theta
Chi vitparist!
- Jo, jo, jo, ai është për Omega Howl!
- Hapuni, ne e pamë të parët.
- Jo! E pamë ne.
- Po e filloj nga këtu zotërinj.
Xhoni Uorthington.
Presidenti i Roar Omega Roar.
- Si quhesh ti bluja i madh?
- Xhimi Salivan.
- Shokët më thërrasin Sali.
- Ky është një Salivan?
Si i famshmi Salivan?
S'mund ta besoj! Eshtë çmenduri!
- Cet, qetësohu.
- Më fal.
Sali, çdo vitparist me kurajon
për një marifet të tillë
e ka të shkruar të ardhmen
- si frikësues.
- Më pe mua duke i dhënë derrkucit?
- Ajo donte kurajo!
- Cfarë do? Kjo festë është vetëm për studentët e frikësimit.
Më fal, vrasës, por ndoshta mund të shoqërohesh
me disa që janë më shumë në tipin tënd?
- Hej, dëshironi të bashkoheni me Oozma Kappa?
- Ne kemi kek...
- Cmendu.
- Shaka ishte kjo?
- Sali, fol me mikun tënd.
- Nuk është shoku im, por patjetër...
E dëgjove atë. Kjo është një festë
për studentët e frikësimit.
- Unë jam student frikësimi.
- Dua të them për studentët e frikësimit që, e di ti...
- kanë nje shans.
- Oh, goditje e rëndë!
- Shanset e mia janë po aq sa të tuat.
- Ti nuk je as në një ligë me mua.
Vetëm prit. Do bëj rrathë tmerri rreth
teje këtë vit.
- Ok, do doja ta shihja atë.
- Oh mos u bëj merak.
Do t'a shohësh.
Pozicioni gati!
Përkulje e zakonshme!
Dua të shoh gëzof të papraruar
dhe dhëmbë të verdhë.
Hungërimë themelore, më tregoni ca
jargavitje.
Jargavitja është armë djema. Përdoreni.
Këtu kemi një monstër që duket si frikësues.
Duhet të shpresosh për ta kaluar këtë klasë...
- Më jep një tjetër.
- Frikë nga merimangat?
- Araknofobia.
- Frikë nga bubullima?
- Keraunofobia. Konsekotaleofobia.
- Frikë nga shkopinjtë?
Cfarë është ky, kopësht?
Më jep një të vështirë!
- Përgjigja është C, dhëmbë helmues!
- Shumë mirë zoti Vazovski!
- Një tas me merimanga!
- Saktë!
- Një klloun duke vrapuar në errësirë!
- Saktë përsëri!
- Lytha, lunga dhe nishane, në atë radhë!
- Shkëlqyeshëm!
Vigan
Balte!
Hungërimë zombish!
Gorillë dominante me shpinë argjendi!
Ky është një përmirësim i shkëlqyer Majkëll.
Nuk e bën frikësuesin vetëm një fytyrë
tmerruese zoti Salivan.
- Njëmijë grimca me jargë ekstra! Këtë po them!
- E kuptove.
- Do laj dyshemenë me atë të voglin që di gjithça.
- Po, do ta bësh, i madhi blu.
- Hej prit, çfarë po bëni...?
- Eshtë thjeshtë një masë pararake...
ROR-ët janë frikësuesit më të mirë
në kampus, Salivan.
Nuk mund të kemi pjesëtar dikë
që mundet nga një top plazhi.
- Unë do ta shkatërroj atë.
- Atëherë do ta marrësh përsëri këtë.
Eshtë koha të bësh diçka për
emrin Salivan.
Provimi i sotëm do gjykojë aftësinë tuaj
për të vlerësuar frikën e një fëmije
dhe të performoni frikësimin e duhur
tek aparati imitues i frikësimit.
Niveli i ndjesisë së
fëmijës do të rritet
nga i frikësueshëm
në gjumash të thellë, kështu që
jepni më të mirën tuaj.
Dekania Hardskrabëll është
me ne këtë mëngjes,
për të parë kush do kalojë në
programin e frikësimit, dhe kush jo.
Le të fillojmë.
Jam një vajzë 5 vjeçare që kam frikë nga
merimangat dhe nga Plaku i Vitit të Ri.
Cfarë frikësimi do përdorësh?
- Eshtë një zvarritje e frikshme sezonale?
- Demonstroje.
Rezultatet do afishohen jashtë zyrës sime.
Fokusohu.
Vajtimi i Xhonsonit. Po.
- Hej, të vjen keq?
- S'më vjen keq fare.
Majk, le të lëvizim...
Qëndro larg meje. Ndryshe nga ti,
mua mu desh të punoja shumë për
të hyrë në programin e frikësimit.
Sepse ti nuk bën pjesë këtu.
Këtë mendova dhe unë.
- Më vjen shumë keq.
- Ishte një aksident.
Cfarë, kjo? Suveniri im i vetëm nga
një jetë duke frikësuar?
Aksidentet ndodhin,
apo jo?
Gjëja e rëndësishme është,
që askush nuk u lëndua.
- Po e merr shumë mirë këtë gjë.
- Tani, le të vazhdojmë provimin.
Zoti Vazovski. Jam një vajzë 5 vjeçare në një
fermë në Kansas që kam frikë nga vetëtimat.
Cfarë frikësimi do përdorësh?
- Nuk duhet të shkoj...
- Cfarë frikësimi përdoret?
- Eshtë një qasje në hije me kërcitje.
- Ma demonstro!
- Mjaft. Faleminjderit.
- Por unë nuk...
Pashë mjaftueshëm.
Jam një djalë 7 vjeçar...
S'kisha mbaruar.
S'kam nevojë të di gjëra të tilla
për të frikësuar.
Gjërat e tilla,
do të të informonin që pikërisht ky fëmijë
ka frikë gjarpërinjtë.
Kështu që një ulërimë nuk do ta bënte të ulërinte,
do ta bënte të qante.
Do alarmonte prindërit,
duke ekspozuar botën e monstrave,
duke shkatërruar jetën që ne njohim.
Dhe natyrisht që nuk mund ta lejojmë këtë gjë të ndodhë!
Kështu që kam frikë se nuk mund të të rekomandoj
për të vazhduar në programin e frikësimit. Kalofsh mirë.
- Cfarë? Por unë jam një Salivan!
- Atëherë,
jam e sigurtë që familja jote do ndihet
shumë e zhgënjyer.
Dhe zoti Vazovski, ajo që të mungon ty
është diçka që nuk mund të mësohet.
Ti nuk je i frikshëm.
Nuk do vazhdosh në programin e frikësimit.
Të lutem, më lini të provoj me imituesin.
Do t'ju surprizoj!
Të më surprizosh? E dyshoj këtë gjë.
Mirëseerdhët.
Shpresoj që të gjithë të keni patur
pushime të këndshme.
Disa thonë se karriera si dizenjues
bombolash ulërime është e mërzitshme.
Pa sfida.
Një shpërdorim i potencialit të monstrave.
Hapini librat në kapitullin 3.
Do kalojmë në historinë e pasur
të dizenjimit të bombolave të ulërimës.
Mu hiq sysh!
Po vij! Më falni.
Mirësevini në lojërat e frikësimit
grek të këtij viti!
Ok, qetësohu. Kemi një të ftuar special,
dizenjuesin e kësaj loje,
Dekanen Hardskrabëll.
Mirëdita. Si studente, i krijova këto lojëra
si një garë miqësore.
Por përgatituni...
Që të merrni trofeun,
duhet të jeni
monstra më e frikshme e kampusit.
Paçi fat dhe fitoftë monstra më e mirë.
- Në rregull, po e mbyllim regjistrimin kështu që shihemi në...
- Prit!
Do regjistrohem unë!
Duhet të jesh në një vëllazëri për
të marrë pjesë.
Vini re! Vëllazëria e ardhshme fituese e
lojërave të frikësimit,
vëllezërit, vëllezërit e mi, të Oozma Kappa!
Përshëndetje.
Zoti Vazovski, çfarë po bën?
Ti sapo the që fituesit janë monstrat
më të frikshme të kampusit.
Nëse fitoj, do të thotë që ti përzure
frikësuesin më të madh në të gjithë shkollën.
- Kjo gjë s'do të ndodhë.
- Po sikur të vëmë bast?
Nëse fitoj, do më lësh të kthehem
në programin e frikësimit.
- Dhe çfarë do provosh?
- Që ti e kishe gabim.
Shumë mirë. Nëse fiton, do ta lë
të gjithë skuadrën tënde të hyjë në programin e frikësimit.
Por nëse humbet...
do largohesh nga Universiteti i Monstrave.
Jam dakort.
Tani ajo që duhet të bësh është të gjesh
mjaftueshëm anëtarë për të hyrë në garë.
- Na duhen 6 veta, apo jo?
- Na vjen keq shef.
Numërojmë trupat, jo kokët.
Ai numërohet si një.
Do ndonjëri të hyrë në skuadrën tonë?
Asnjë?
- Më falni, jam vonë, a mundet të...
- Rendi, shyqyr! Të dua në skuadrën time!
Më vjen keq. Jam tashmë në një skuadër!
Më në fund jam në skuadër me tipat e
famshëm Majk. Mos e prish këtë gjë për mua.
- Bëje atë gjënë.
- Oh, ku iku?
Ju lutem? Më duhet edhe një monstër,
vetëm një!
Më vjen keq, nuk duket mirë, duhet
të vazhdojmë. Skuadra jote nuk kualifikohet.
Po, ajo mundet.
- Lojtari kryesor sapo mbërriti.
- As që bëhet fjalë!
Ndonjë tjetër, ju lutem?
Po e mbyllim regjistrimin, ok?
Eshtë ai në skuadrën tënde apo jo?
- Mirë! Po, është!
- Paçi fat.
Në rregull Vazovski,
cili është plani?
Kjo është shtëpia e vëllazërisë?
Ckemi shokë skuadre!
Ejani në bord!
Si president i Oozma Kappa, është nderi im
t'ju uroj mirëseardhen në shtëpinë tonë.
Këtë dhomë e quajmë qëndra e festës.
- Në fakt, ende s'kemi bërë ndonjë festë këtu.
- Por kur ta bëjmë...
Do jemi gati!
Treni me kakao të nxehtë po
vjen. Ndalesa tjetër: ti!
- Do doja ta filloja duke...
- Pra...
- Ju jeni studentë frikësimi?
- Kemi qënë, asnjë nga ne nuk zgjati për shumë kohë.
Mendoj se nuk ishim ajo që zonja
Hardskrabëll kërkonte.
Don Karlton.
Student i rritur.
30 vjet në një industri tekstile dhe më pas
Donit të vjetër i ra fuqia.
Kuptova që mund të bëja një festë keqardhjeje
ose të kthehesha në shkollë dhe të studioja informatikë.
- Unë jam Teri, me Y...
- Dhe unë jam Teri me I!
- Unë jam student kërcimi.
- Ndërsa unë jo.
5, 6, 7, 8... Kthehu!
Dhe kthehu...
- Pse nuk u ktheve?
- Sepse nuk ramë dakort për ta bërë këtë.
- Ti the që do ishte fantastike.
- Nuk tha njeri që do ishte fantastike.
- Tani jam i zënë ngushtë.
- Je i zënë ngushtë?
- Po, sepse ndodhi para njerëzve të tjerë!
- Ti duhet të zgjohesh i zënë ngushtë.
Unë jam Arti! Student filozofie.
Jam i emocionuar që do jetoj me ju, do qesh me ju,
dhe do qaj me ju.
Sali dhe Majk,
le të mbajmë ditar ëndrrash!
Mendoj se mbeta unë. Unë quhem
Skot Skuibëlls. Shokët më thërrasin Skuishi.
Unë jam i padekraruar, i palidhur, dhe i papranuar
pothuajse në çdo vend përveç këtij.
Dhe tani që u prezantuam të gjithë,
si kapiteni i skuadrës sonë...
Pra ju djema nuk keni eksperiencë frikësimi?
- Jo shumë, por tani të kemi ty!
- Ti je tipi më i frikshëm që kam parë ndonjëherë.
- Edhe me pikat rozë.
- Oh, faleminderit.
Unë mendoj se e kam të gjithë
paketën të përfshirë.
- Duart e tua janë të mëdhaja sa fytyra ime!
- Ai është si mal, me gëzof!
- Oh hë pra, un as nuk stërvitem.
- As unë.
Nuk dua të bëhem shumë i madh.
Dhe unë mendoja se ëndrrat tona kishin përfunduar.
Por Majku tha,
nëse fitojmë, ata do na lënë në programin
e frikësimit.
- Do bëhemi frikësues të vërtetë.
- Më të mirët!
- As mos e vër në diskutim!
- Po.
Dhe ja ku është ajo që keni pritur djema.
Dhoma juaj e gjumit Oozma Kappa.
Oh, fantastike.
- Do jemi të dy në një dhomë?
- Po ju lëmë të rehatoheni.
- Nëse ju nevojitet ndonjë gjë, thjesht bërtisni këtu.
- Ok, faleminderit shoku.
- Po tallesh?
- Shiko, nuk ka pse të jenë të mirë.
- Do e mbaj unë të gjithë skuadrën.
- Vërtetë?
- Dhe kush do të të mbajë ty?
- Hej, do të kthehesh te dizenjimi i bombolave?
E di se ku është dera.
Fantastike.
Djema?
Ka njeri?
Përshëndetje?
Djema?
I zotoni shpirtrat tuaj në vëllazërinë
e Oozma Kappa?
- Betoheni se do të mbani sekret...
- Cdo gjë që mësoni këtu...
Pavarësisht sa e frikshme është?
Do e bëni betimin për këtë...
Zemër! Ndizini dritat kur jeni këtu poshtë
Do ju shkatërrohen sytë.
Mami, po bëjmë një betim!
Oh, e frikshme. Mirë, vazhdoni.
Zëreni se nuk jam këtu.
Kjo është shtëpia e mamasë time.
Premtoni se do kujdeseni për vëllezërit tuaj...
Pavarësisht rrezikut...
Do ta mbroni Oozma Kappa,
pavarësisht sa e rrezikshme...
Pa marrë parasysh sa të pakapërcyeshme
mund të jenë sfidat?
Nga të këqijat e vogla dhe të mëdha?
Duke u përballur me dhimbjen e pambarueshme...
Oh, lëre fare!
Ju pranoheni!
Shiko, e dimë që nuk jemi zgjedhja e parë
e ndonjërit për vëllazëri,
kështu që do të thotë shumë
për ne t'ju kemi këtu me ne.
Mezi pres të frikësoj me ju vëllezër!
Koha për të festuar!
Merrni jastiqet zotërinj se do ndërtojmë
një fortesë!
Mami! Mund të rrimë zgjuar deri vonë sonte?
E di, ti je princeshë dhe un jam
thjesht një djalë i qëndrueshëm...
- Cfarë po bën?
- Putra jote e pisët ishte në krevatin tim!
- Po puthje gjë dorën time?
- Jo!
- Po ti me atë rënien e qimeve? Vërtetë?
- Mua nuk më bien qimet.
- Dua vetëm të marr gjërat e mia.
- A do më lësh të marr gjërat e mia!
- Mëngjesi i parë në shtëpi.
- Do ta fusim në album.
Djema! Morëm një letër!
- Oh, më fal.
- Do ma ***ësh atë!
Tentakula!
Janë të ngjitshme.
Eshtë eventi i parë i lojërave të frikësimit.
"Dhoma e një fëmije është vendi ku frikëson,
por shmang helmet që ndodhen aty."
Prit një minutë, ku duan që të takohemi?
Nga të gjitha kanalizimet e kampusit,
ky ka qënë gjithmonë i preferuari im.
- Art, ke qënë këtu më parë?
- Kam një jetë jashtë shtëpisë unë.
Mirëseerdhët në makthin tuaj më të tmerrshëm.
Lojërat e frikësimit!
Po! Po, më pëlqen!
Më pëlqen kjo energji!
Vëmendje të gjithë.
Le të brohorasim për vëllazëritë dhe grupet studentore
të vajzave që marrin pjesë këtë vit!
Jaws Theta Chi!
Phyton Nu Kappa!
Slugma Slugma Kappa!
Roar Omega Roar!
Eta Hiss Hiss!
Dhe më në fund,
Oozma Kappa!
Po!!
- Përshëndetje mami!
- Buzëqesh!
Le të fillojmë garën e parë!
Sfida e helmimit!
Fëmijët njerëz janë helmues!
Dhe çdo gjë që ata prekin është helmuese.
Ne nuk kemi ndonjë lodër njerëzish,
por në sajë të departamentit biologjik të M.U.-së,
gjetëm diçka të ngjashme!
Pickuesin fryrës!
Më besoni kur ju them se nuk do të doni
ta prekni këtë lodër.
Unë dua ta prek.
Dhe sigurisht që nuk doni të prekni
asnjë nga miqtë e tij.
Po, unë dua t'i prek.
Kjo është vija e nisjes. Drita në fund të tunelit
është vija e finishit.
Dhe kush arrin i fundit, eliminohet nga loja!
- Majk?
- Cfarë ka?
- Kjo do të thotë që nëse humbasim do të largohemi?
- Mos u bëj merak Smuthi.
- Skuishi.
- Skuishi. Ne nuk do humbasim.
Sepse kemi gjithçka që duhet, këtu.
- Zemër.
- Jo, mua!
- Do ta fitoj unë garën për ne.
- Në rregull, në rregull, shumë bukur. Por lëviz..
- Do ta fitoj unë këtë.
- Eshtë një vrapim me pengesa.
Cfarë do të bësh, do t'i ulërasësh?
Unë mund të kaloj më shpejt
se ty, djalosh i vogël.
Zini vendet tuaja ne vijën e nisjes.
- Kjo ka të bëjë me punën në skuadër.
- Të gjithë qëndroni bashkë.
- Do të të mund tek vija e finishit.
- Bëhu gati të hash pluhurin tim.
- Hej djema, nuk duhet të grumbullohemi?
- Kini vëmendjen skuadra!
Një gjë e fundit: frikësuesit punojnë
në errësirë.
- Dua të shkoj në shtëpi.
- Në vendet tuaja...
- Hej, paçi fat vajza!
- Faleminderit! Do t'ju bëjmë copash.
Cfarë?
Bëhuni gati...
Nisuni!
Hë pra.
Djema, ne po mbesim prapa! Djema!
Djath dhe biskota!
Bir mustaqeje!
- Kaq është shpejtësia që mund të arrish?
- Kjo është sa për fillim.
Ajo duhet të dhembë!
- Teri.
- Mos u bëj merak, do jemi mirë...
Roar Omega Roar janë fituesit!
- Humbe Vazovski.
- Je i marrë? Unë të munda!
- Cfarë mënyre për t'u mundur, Oozmas!
- Hej, vendi i dytë nuk është keq!
Vendi i dytë,
Jaws Theta Chi!
E gjithë skuadra duhet ta kalojë
vijën e finishit.
- Vendi i tretë, Eeks! Vendi i katërt, Pinks!
- Jo!
- Vendi i pestë, Hiss!
- Jo, jo, jo!
Dhe në vend të fundit,
Oozma Kappa!
Nuk ndjej asgjë!
Oh, sa keq! Oozma
Kappa u eliminuan.
Jo.
Mos bëj si i habitur zoti Vazovski.
- Do ishte mrekulli që ti të...
- Vëmendje të gjithë!
Kemi një lajmërim! Jaws
Theta Chi janë skualifikuar!
Përdorimi i xhelit mbrojtës të paligjshëm
është arsye për t'u eliminuar.
Cfarë?
Që do të thotë, Oozma
Kappa janë rikthyer në lojë!
Kjo është mrekulli!
Fati do të të mbarohet, pa dyshim.
Kjo do të jetë më e vështirë seç mendoja.
Dëgjoni, Oozmas. Tani duhet të fillojmë
ta fitojmë këtë gjë së bashku.
Që do të thotë se dua që secili prej
jush të mbajë peshën e vetë.
- Majk?
- Cfarë ka?
Kemi bërë një listë të anëve tona
të dobëta dhe të forta.
Në shkollë të mesme, isha mjeshtri
i frikësimit të heshtur.
Pse, unë mund të dalloj një mi duke
kaluar në një fushë me jastëkë.
Më falni, bëhen më të ngjitshme
kur djersij.
Ne jemi ekspertë në zanatin
antik të magjisë.
E gjitha ka të bëjë me lëvizjet e duhura.
Unë kam një gisht më tepër!
Jo me vetë, pa dyshim.
Djema, një dështim në eventin tjetër
dhe do të ikim.
Pra, që kjo të funksionojë, dua të merrni
çdo instikt që keni,
- dhe ta groposni thellë, shumë thellë.
- E bëra.
Që tani e tutje, ne kemi një mendje.
Mendjen time.
- Oh, të lutem.
- Do ju them se çfarë do të bëni dhe si do ta bëni.
Në rregull, më jepni hapa të frikshëm. 50
ulje ngritje. Tani, jepini.
Po harxhon kohën kot.
Na duhet një skuadër e re.
Nuk mund të marrim skuadër tjetër.
Kontrollova këtë mëngjes.
Eshtë kundër rregullave.
Po sikur ta maskojmë skuadrën e re
që të duket si e vjetra?
- Oh jo, jo, jo, jo. Nuk do mashtrojmë.
- Nuk është mashtrim. Jam thjesht, e di,
duke i rritur nivelin fushës së lojës.
Ok, është një lloj mashtrimi.
Por çfarë pret që të bëj unë?
Ata nuk janë grupi më i frikshëm në botë.
Një nusepashkë! Shpreh një dëshirë!
- Kjo nuk do funksionojë.
- Ku po shkon?
- Ne po stërvitemi.
- Unë jam një Salivan.
Kjo nuk mjafton. Ti je vërdallë gjithë kohës.
Flet para kohe, kur duhet të...
Thuaji atyre çfarë të bëjnë, por jo mua.
Shihemi, djema.
Ok, Oozmas. Djalosh, duhet të
të vëmë një zile. Dëgjoni!
"Nëse një fëmijë të dëgjon duke ardhur,
do thërrasin mamin ose babin.
Atëherë bëni mirë të vraponi shpejt,
ose gjërat do të shkojnë keq."
Në eventin tjetër, nëse njëri nga ne kapet,
të gjithë s'kualifikohemi!
Kështu që mbani mend, bëni çfarë bëj unë.
Jemi në gjysmën e eventit të dytë.
Dhe gjërat po bëhen interesante.
E kapa!
Edhe dy skuadra kanë mbetur.
Kush do ia dalë të kapë flamurin,
dhe kush do eliminohet?
- Në një frikësim të vërtetë,
ti nuk do të kapesh nga prindi i fëmijës.
Dhe në këtë event, ti nuk do
të kapesh nga gruaja e librarisë.
Qetësi.
Cfarë ka kaq të frikshme nga një grua
e moshuar e librarisë?
Unë thashë,
qetësi.
- Më shpejt!
- Avash dhe qëndrueshëm.
Avash dhe qëndrueshëm.
Jo!
5, 6, 7, 8, ...
- Këtu!
- Këtu!
- Eshtë e ligjshme kjo?
- Bën mirë ta besosh Qilim.
Rregulli i vetëm është të mos kapesh.
Këtu!
- Eja më kap!
- Eja më kap!
- Djema, çfarë po bëni?
- Ata thanë mos e lini t'ju kapë.
Nuk thanë se si!
- Ia dolëm!
- Jo, nuk ia dolëm.
- Harruam flamurin.
- Majk?
- Të lumtë Skuishi!
- Si?
Lëvizjet e duhura.
Eeks-at u eliminuan.
Dhe Oozma Kappa do të frikësojnë
një ditë tjetër.
Jemi OK!
Jemi OK!
- S'jam ndjerë ndonjëherë kaq i gjallë!
- Ishim të shkëlqyer.
Ok, shiko, ai nuk ishte frikësim i vërtetë.
Ishte më mirë se ajo që bëre ti.
Duhet të ndiqje strategjinë time.
Nejse. Fol me mua kur të fillojmë
frikësimin e vërtetë.
- Ju djema do shkoni në festë?
- Oh, mendoj se zgjodhe djemtë e gabuar,
- ne nuk na ftojnë...
- Festë?
Grupet e mesit të lojës në ROR.
Janë katër skuadrat kryesore të frikësimit.
Ju jeni një nga ne tani, apo jo?
Shihemi atje!
- E dëgjuat?
- S'mund ta besoj.
- Ide e keqe.
- Kjo është fantastike.
Më në fund po na shohin si frikësues
të vërtetë. Do shkojmë!
Kërcejnë akoma njerëzit e rinj?
Sepse lëvizjet e mia kanë zënë pak ndryshk.
- Harruam të sjellim një dhuratë.
- Nuk mund të hyjmë aty pa disa qirinj aromatikë.
Qetësohuni.
Ne mund t'ia dalim.
Po sikur të ketë një heshtje në bisedë?
Unë nuk e di asnjëherë se çfarë të, e di ti...
- Thuash?
- Si je kaq i mirë për këtë?
Ju sapo përballuat një grua librarie 50 metra të gjatë.
Dhe keni frikë nga një festë e vogël?
Merrni frymë thellë...
Dhe hyni brenda!
- Përshëndetje!
- Eshtë Oozma Kappa!
- Këta janë të çmendur!
- Ajo që bëtë sot ishte e çmendur!
- Ishte fantastike!
- Faleminderit! Faleminderit shumë.
Oozma Kappa, sonte,
ne festojmë si frikësues!
S'kam qëndruar ndonjëherë zgjuar
kaq vonë!
Hej, qetësi, qetësi! Mbani
qetësi ju grupe grindavece!
Në rregull. Në emër të ROR, duam të përgëzojmë
të gjitha skuadrat që ja kanë dalë deri tani.
Në rregull, le të brohorasim për Pinks!
Më pëlqen ai marifeti! Nuk i humb lezeti asnjëherë.
Hiss!
Shumë e frikshme.
Dhe më në fund, skuadra surprizë
e lojërave të frikësimit,
Oozma Kappa! Afrohuni djema.
Tani duhet ta pranoj djema, mendoja
se nuk ishit askush.
Por e kisha gabim.
Le të brohorasim,
për Oozma Kappa.
- Cfarë?
- Monstrat më të adhurueshme të kampusit.
Hidhi lodrat prej pellushi.
Mos u shqetësoni. Askush
nuk e lexon gazetën e shkollës.
Po, por jam i sigurtë
që i lexojnë tabelat.
Hej! Cfarë mendon se po bën?
- Po shtoj ca para për bamirësi.
- Epo, mjaft me kaq.
Do që të ndalojmë së mbledhuri para për
bamirësi? Kjo nuk është gjë e mirë.
Ky djaloshi e urren bamirësinë!
Dua që të ndalosh së na bëri të
dukemi si budallenj.
Ju po e bëni vetë veten tuaj të
dukeni si budallenj.
Le të tregohemi të sinqertë djema. Ju s'do të
bëheni asnjëherë frikësues të vërtetë. Sepse
frikësuesit e vërtetë kanë pamjen tonë.
Por nëse doni me të vërtetë të punoni
për një kompani frikësimi, ata gjithmonë...
punësojnë në sektorin e postës.
Djema, prisni!
Hej, prisni një sekondë.
Mos e dëgjoni atë! Ne thjesht duhet të vazhdojmë
të përpiqemi!
Jo! Nuk duhet të përpiqeni më. Mund të trajnosh
monstra ashtu sa të duash,
por nuk mund të ndryshosh atë që janë.
Majk, e vlerësojmë gjithçka që ke bërë.
Por ai ka të drejtë.
Pavarësisht sa shumë trajnohemi,
nuk do të jemi asnjëherë si ata.
Ne jemi ndërtuar...
për gjëra të tjera.
Më vjen keq shoku. Disa monstra
thjesht nuk janë bërë për gara të mëdha.
Gara të mëdha...
Djema?
Do shkojmë në një udhëtim të vogël.
- Faleminderit mami.
- Bëni qejf djema.
Unë do qëndroj këtu të dëgjoj muzikën time.
- Ku jemi?
- Garat e mëdha.
- Gardh i bukur.
- Kjo është fantastike Majk.
Nuk do ndalojmë këtu.
Kjo është çmenduri, do na arrestojnë!
Shikoje atë. Po shkojnë në botën njerëzore,
dhe as nuk duken të frikësuar!
Shikoni me kujdes djema.
E shikoni çfarë kanë të përbashkët?
- Jo, në të vërtetë jo.
- Pikërisht.
Nuk ka një tip të caktuar frikësuesi. Frikësuesit më të
mirë përdorin ndryshimet e tyre për të përfituar.
Teri, shiko.
Shiko atë tipin e vjetër,
duke marrë pikët më të mëdha.
- Don, ai tipi i vjetër ësahtë Erl "Terrori" Tompson!
- Cfarë, ku? Ai është me të vërtetë?
Ai mbajti rekordin e frikësimir
për tre vjet!
Shikoni, është Grimi Bob Gandërson!
Kam akoma kartën e tij.
Unë gjithashtu!
Ai nuk ka shkathtësinë e mëparshme
por teknika e tij të lë pa frymë.
- Ke mbledhur karta frikësuese?
- Po.
- 450 gjithsej.
- Mbresëlënëse!
Unë kam 6000 akoma në gjendje të mirë, por
edhe 450 nuk janë keq.
Hej, më shikoni mua.
Jam Erl "Terrori" Tompson!
Jam treguar një gomar i vërtetë.
Edhe unë.
Por nuk është shumë vonë.
Mund të jemi një skuadër shumë e mirë, thjesht
duhet të fillojmë të punojmë së bashku.
C'po bëni aty lartë?
Nuk mund të shkoj përsëri në burg!
- Ejani!
- Janë prapa nesh!
Aty lartë!
Kapini!
- Faleminderit vëlla.
- S'ka përse.
Jam mirë, me të vërtetë.
Thjesht më zuri kriza e mesit.
Dua pak nga ajo lëvizja!
Mami, nise makinën!
- Cfarë?
- Nise makinën!
- Të ndaloj barin?
- Makinën!
- Nise makinën!
- Oh, ok.
Ejani, ejani, ejani!
- Mami, nisu!
- Rripat e sigurimit!
- Ok, nisu!
- Do njeri çamçakëz?
- Vetëm jepi makinës!
- Ok, ja ku u nisëm!
Ngrihu dhe shkëlqe.
Këmbë të frikshme, këmbë të frikshme,
fëmija është në banjo!
Këmbë të frikshme, këmbë të frikshme,
Oh, ai u kthye!
Zgjohu!
37, 38, po arrijmë
39,edhe pak! Po!
"Qëllimi i frikësimit është të
tmerrosh një fëmijë,
nëse tmerron një adoleshent,
atëherë frikësues, ki kujdes!"
Ok, trembni fëmijën e vogël.
Shmangiuni adoleshentit!
Jam në telefon!
Askush nuk më kupton!
Nejse.
Por babi, unë e dua!
Je për të ardhur keq.
"Dikush po vjen,
kjo mund të shkatërrojë natën tuaj,
qëndro i fshehur, mbulohu,
dhe mos bini në sy!"
Keni 10 sekonda. Nisuni!
Kioska! Grumbulli i gjetheve!
Duke qëndruar në natyrë!
Dhe duhet të jetë dhe një tjetër.
- Si e bëra?
- Oh, jo shumë i vjetër Don!
Faleminderit, nuk mund të zbres poshtë!
Hungërimë zombish.
Qen i nxehur.
Klloun gazi!
Në mëngjes!
Për këtë po flas!
Koha për të shkuar në punë.
U skualifikove.
U skualifikove.
Pamje e egër,
Kris Kringëll.
Faleminderit.
Po!
Na kanë mbetur vetëm dy skuadra!
Roar Omega Roar
dhe Oozma Kappa!
Gjë që na çon në eventin e fundit!
"Cdo afësi e juaja do vihet në provë.
Pajisja e frikësimit do tregojë se
kush është më i miri."
Nesër mbrema, më në fund do arrini të trembni
në sy të të gjithë shkollës.
Shijojeni vëmendjen aq sa të zgjasë djema.
Pasi të humbisni, askush nuk do t'ju mbajë mend.
Ndoshta. Por kur të humbisni ju, askush
nuk do t'ju lërë të harroni.
Oh. Kjo ishte e fortë!
- Ju djema jeni të mrekullueshëm!
- Do na mësoni disa lëvizje!
Atëherë duhet të flisni me këtë djalin këtu!
Patjetër, mund t'ju mësoj unë. Në rregull,
do të fshihesh pas karriges?
Duhet të bëhesh karrigia.
Dekane Hardskrabëll! Nëse kthehemi
ne programin e frikësimit,
shpresoj të mos ketë mbetje hatri.
Nesër secili nga ju duhet të provojë që jeni
pa dyshim të frikshëm.
Dhe e di për një arsye që njëri
nga ju nuk është.
- Jo. Ai punon më shumë nga të gjithë.
- Mendon se ai është i frikshëm?
- Ai është zemra dhe shpirti i skuadrës!
- Mendon se është i frikshëm?
Do fitojmë nesër, Sali, e ndjej!
Më në fund jetët tona iu kthyhen normalitetit.
Majk, e di që më ke dhënë këshilla
shumë të mira,
- dua të ta kthej nderin.
- Po, patjetër, kur të duash.
- Do ta bëjmë tani?
- Ok.
Ke memorizuar çdo libër, çdo teori
frikësimi, dhe kjo është fantastike.
Por tani, është koha t'i harrosh ato.
Shiko thellë brenda teje dhe lëre frikën të dalë!
- Thjesht ndjeje.
- Pikërisht! Cmendu!
- S'e di, unë kam teknikat e mia.
- Provoje njëherë.
Mirë por më të madhe!
Po mendon përsëri.
Nga brenda!
Lëre bishën jashtë!
- Hë pra, kërko thellë!
- Djema, është mesi i natës!
Pra, si ishte?
- Më e mira.
- E di, u ndjeva ndryshe!
Ndihem sikur gjithçka po shkon në vendin e duhur tani. Po. Në këtë kohë nesër,
e gjithë shkolla do shohë se ç'mund të bëjë Majk Vazovski.
Ke të drejtë.
Mirëseerdhët në garën e fundit të
lojërave të frikësimit.
Eshtë koha të shohim sa të frikshëm jeni
në të vërtetë!
Në pajisjen e frikësimit!
Por kini kujdes! Cdo pajisje është vënë
në nivelin më të lartë të vështirësisë.
Niveli më i lartë?
Frikësuesit e parë ne vijën e nisjes.
Ok, ashtu siç e planifikuam.
Unë do shkoj i pari, pastaj Doni...
Prit pak. Majku e nisi të gjithë këtë.
Dhe mendoj se është e drejtë nëse ai e përfundon.
- Mendoj se duhet të shkosh i fundit.
- Po Majk, mbylle fuqishëm!
- Në rregull. Don, e ke problem të shkosh i pari?
- Mendoj se jam gati si asnjëherë më parë.
Oozma Kappa!
Merre lehtë me gjyshin.
Liroje bishën Don!
Ok, atëherë!
Faleminderit që e more lehtë me gjyshin.
Grupi tjetër në vijën e nisjes.
Le ta bëjmë këtë!
Po!
- Hë pra, Art.
- Hë pra shoku.
Radha tjetër:
Salivani dhe Bagsi!
Mund t'ia dalësh Sali.
Dhe rezultati u ngushtua!
Humbje e fortë për ROR.
Zemra?
Sa bukur dole Bags!
Kjo është hera e fundit që
humbas kundër teje Salivan.
Uorthington dhe Vazovski,
në vijën e nisjes.
Mos u merakos për Hardskrabëll,
mos u merakos për asnjë tjetër.
Thjesht dil atje dhe trego se
çfarë di të bëjë Majk Vazovski.
Faleminderit.
Mos e merr humbjen shumë keq.
Nuk i përkisje këtij vendi asnjëherë gjithsesi.
Performancë e shkëlqyer nga Uorthington!
Xhoni, je heroi im!
Oozmas-ve i duhet një frikësim që thyen rekorde
për të mundur këtë rezultat.
- Ti nuk i përket katit të frikësimit.
- Askush s'do të të mbaj mend ty.
Hë pra, kërko thellë!
Ia doli!
Ne jemi në programin e frikësimit!
Ti bir pushke.
Ia dole për mrekulli!
U ngjita, më falni zonja Skuibëlls...
Quhem Sheri.
Ia dolëm!
- Ti je më i miri!
- S'kam qënë ndonjëherë më i miri.
Ju djema e mbytët fare! Hej Vazovski!
Eja të ikim, i çmendur! Do festojmë.
- Majk?
- Ia dola.
S'mund ta besoj.
- Do bëhem frikësues!
- Po, patjetër që po!
Hej e dëgjon? Shlodhu pak djalosh.
S'e ke parë akoma Majk Vazovskin e vërtetë.
E dija që isha i frikshëm, por jo që isha aq i frikshëm.
Po, jemi kaq të frikshëm sa e prishëm fare, eja!
- E kanë ndryshuar.
- Besoj se nuk duhet të merresh me të.
Pse janë ndryshe opsionet e mia?
Majk, duhet të ikim.
- Ti e bëre këtë?
- Majk...
- Po. Unë e bëra. Por, ti nuk kupton...
- Pse? Pse e bëre këtë?
- E di, thjesht në rast se...
- Në rast se çfarë?
- Ti nuk mendon se jam i frikshëm.
- Majk...
Ti the që besoje tek unë.
Por je njësoj si Hardskrabëlli,
je njësoj si gjithë të tjerët!
- Shiko, do bëhesh më i mirë me kalimin e kohës.
- Jam po aq i frikshëm sa dhe ti!
- Jam po aq i frikshëm sa të gjithë.
- Thjesht doja të të ndihmoja.
- Jo, doje thjesht të ndihmoje veten tënde.
- Epo çfarë duhet të bëja?
Të lija të gjithë skuadrën të humbiste
vetëm sepse ti nuk je i frikshëm?
Salivan, punë e mirë atje.
Mezi pres të të kem prap në klasë.
Hej, ja ku është!
Mesa duket u gabova në lidhje me ty.
- Je një nga ne në fund të fundit.
- Bravo Sali!
Mirë se u ktheve!
Je një nga ne tani, ok?
Ku po shkon?
Cfarë ke bërë?
Skuadra s'kishte të bënte fare me këtë
gjë. E bëra të gjithën unë.
Unë mashtrova.
Të dua jashtë kampusit nesër.
Po zonjë.
Je një turp për këtë universitet.
Dhe për emrin e familjes tënde.
- Cfarë po ndodh?
- DIkush ka hyrë me forcë në laborator!
Cfarë?
Oh, jo...
Hape derën!
Mos hyr atje.
Dukesh qesharak.
Cfarë?
Xhejms!
Askush të mos i afrohet derës pa ardhur autoritetet.
- Nuk mendon se mund të jetë...
- Eshtë Majku.
Por ai mund të vdesë atje!
Xhejms, prit!
- Ne mund t'ju ndihmojmë.
- Lërjani mjeshtrit të vjetër të shitjeve.
Duhet të thërrasim brenda po vetëm
kaq mund të bëjmë.
Don Darlton, sektori i shitjeve. Djema,
sot është dita juaj me fat.
Sa herë e keni pyetur veten në lidhje me
këto pyetje?
- Arrestojeni atë.
- Më falni?
- Hapi këmbët! Mos lëviz!
- Të vjen keq?
Salivan! Mos guxo.
Salivan, mos shko atje.
Majk. Majk.
Majk?
- Ariu!
- Një ari në kamp!
Majk?
Eja shoku, le të dalim
nga këtu.
Ky është i gjithi faji im.
Më fal.
Kishe të drejtë.
Ata nuk kishin frikë nga unë.
Bëra çdo gjë që duhej.
E doja më shumë se të gjithë.
Dhe mendoja se nëse e doja kaq shumë,
mund t'i tregoja të gjithëve që...
që Majk Vazovski është i veçantë.
Por unë thjesht...
nuk jam.
- Shiko Majk, e di si ndihesh.
- Mos e bëj. Të lutem,
- mos e bëj. Ti nuk e di si ndihem.
- Majk, qetësohu.
Monstrat si ty i kanë të gjitha.
Ti nuk duhet të jesh i mirë.
Mund të shkatërrosh gjithçka dhe
prap të gjithë të duan.
S'do ta dish asnjëherë si është të dështosh,
sepse ti ke lindur një Salivan.
Po, jam një Salivan. Jam Salivani
që s'ia doli në asnjë test.
Ai që përzunë nga programi,
ai që ka frikë të
lërë të tjerët në baltë,
ai që mashtroi.
Dhe gënjeva.
Majk, s'do ta kuptoj kurrë
si ndihesh.
Por nuk je i vetmi dështak këtu.
Unë sillem frikshëm Majk.
Por të shumtën e kohës...
jam i tmerruar.
Si ka mundësi që nuk mi
ke thënë këto më parë?
Sepse...
nuk ishim miq më parë.
Atje!
Sali!
Jo!
Janë ende brenda!
Deri sa të vijnë autoritetet, kjo
derë nuk do të hapet!
Jo! Nuk mund ta bësh këtë!
- Jo!
- Mjaft!
E dua këtë dhomë bosh, tani!
Duhet të dalim prej këtej!
Lëri të vijnë! Nëse i trembim,
dua të them, t'i trembim me të vërtetë,
mund të marrim energji mjaftueshëm për ta
aktivizuar derën nga kjo anë!
- Për çfarë po flet?
- Kam lexuar çdo libër të mundshëm mbi frikësimin.
- Kjo mund të funksionojë.
- Ata janë të rritur. Nuk mund ta bëj.
Po, mundesh.
Thjesht më ndiq mua.
1, 2, 3...
Cfarë...
- Po tani?
- Faza e dytë.
Je gati?
- Majk, nuk mundem.
- Po, mundesh.
Ndalo së qëni një Salivan dhe
fillo të jesh vetvetja.
Na duhet ndihmë në pjesën veriore.
Sali, eja!
- Si e bëre këtë?
- Mos më pyet mua.
7423 në veprim. Në rregull, të gjithë
kontrolloni vendin!
Siguroni perimetrat. Nuk ka të çara
fëmijësh, e përsëris, nuk ka të çara fëmijësh.
Shkatërruat derën tonë!
- Jeni gjallë!
- Jemi kaq të lumtur që jeni mirë!
Prit! Cfarë do i ndodhë atyre?
Këtë do ta vendosë presidenti i universitetit.
Por të jeni të sigurtë se do t'i
kontrollojmë këta të dy.
Do ti kontrollojmë gjithmonë.
- Të përjashtuar?
- Po, shkatërruam çdo gjë me të vërtetë.
- Pra, po largoheni?
- Po shoku, duhet të ikim.
- Shumë keq shoku.
- Më vjen keq djema.
Do ishit në programin e frikësimit tani
nëse nuk do ishte për ne të dy.
- Cfarë?
- Epo, është gjëja më e çmendur që ka ndodhur ndonjëherë.
Hardskrabëlli na la të hynim
në programin e frikësimit.
- Cfarë?
- Ishte habitur nga performanca jonë në lojë.
Na ftoi të bashkohemi semestrin tjetër!
- Urime djema!
- Dhe ky nuk është i vetmi lajm i mirë.
Sheri dhe unë u fejuam!
- Kush është Sheri?
- Mamaja ime.
- Keta janë djemtë e mi të preferuar!
- Eja këtu ti!
- Kaq e sikletshme.
- Hë pra Skot.
Nuk dua të më shohësh si babanë tënd. Në fund
të fundit jemi vëllezër vëllazërie në fillim.
Kjo është kaq e çuditshme.
Me konsidero si vëllain tënd të madh
që po martohet me mamanë tënde!
Jemi vëllezër që ndajmë të njëjtën
mama/grua!
Kjo është më keq.
Epo them se ne duhet të ikim tani.
Më premtoni se do na kontaktoni.
Jeni monstrat më të frikshme që kam
takuar ndonjëherë.
Mos lejoni askënd t'ju thotë ndryshe.
Po tani?
Për herë të parë në jetën time nuk
kam asnjë plan.
Ti je i madhi Majk Vazovski.
Do gjesh diçka.
Mendoj se është koha t'ia lë madhështinë
monstrave të tjerë.
Jam mirë thjesht duke qënë mirë.
Do shihemi Sal.
Shihemi.
- Vazovski!
- Ndaloje autobusin!
Je çmendur?
Nuk njoh asnjë frikësues që di
të bëjë atë që bën ti.
E di që kur na shohin bashkë të gjithe
mendojnë se jam unë ai që drejton por e vërteta është,
të kam ndjekur ty që nga dita e parë!
E bëre ti marrëveshjen me Hardskrebëllin. More
një skuadër të pashpresë dhe i bëre kampionë.
Gjithçka që bëra unë ishte të kapja një derrkuc!
- Teknikisht e kapa unë derrkucin.
- Pikërisht!
Dhe mendon se je thjesht mirë? Ti arrite
frikësimin më të madh që shkolla ka parë ndonjëherë!
- Nuk isha unë.
- Ti ishe.
Mendon se mund t'ia kisha dalë pa ty? Unë nuk
mora as laps ditën e parë të shkollës!
Majk, ti nuk je i frikshëm. Nuk je fare.
Por ti je i patrembshëm!
Dhe nëse Hardskrabëll nuk e shikon këtë,
atëherë ajo le të...
Unë çfarë?
Kujdes zoti Salivan. Unë po ju vëzhgoja.
- Më fal.
- Epo, zotërinj,
mesa duket dolët në faqen e parë
të gazetës përsëri.
Ju të dy bëtë diçka së bashku
që askush tjetër nuk e ka bërë.
Ju më habitët.
Ndoshta duhet të jem e vëmendshme për surpriza
të tjera të mëdha si ju në programin tim.
Por siç e dini dhe vetë, nuk ka
asgjë që mund të bëj për ju në këtë pikë.
Vetëm ndoshta, t'ju uroj fat.
Dhe zoti Vazovski,
vazhdo të habisësh njerëz.
E di, ka akoma një mënyrë për të
punuan në kompaninë e frikësimit.
Punësojnë vazhdimisht në dhomën e postës.
Kjo është më mirë seç e kisha imagjinuar!
Mendoj se do thyejmë rekornin
në vitin tonë të parë!
- Majk, ne jemi djemtë e postës.
- E di. E kam fjalën për rekordin e shpërndarjes së letrave!
Në rregull punëtorë të rinj,
mjaft ndejtët kot.
Ju bëj me dije që ngatërresa me postën
është një krim i dënueshëm!
- Po zotëri.
- E kemi të qartë zoti Njeriu i Borës.
Skuadra e Vazovskit dhe Salivanit do
ndryshojnë botën duke nisur që sot!
- Thuaj 'ulërimë'!
- Ulërimë!
Vazovski! Paç fat në ditën e parë!
- Paç fat Majk!
- Falemindërit djema!
Do vish trajner?
Bën mirë ta besosh.