Tip:
Highlight text to annotate it
X
Vetëm për www.titra.al
Mundësoi - K@$@P!
Jemi me lajmet e mëngjesit në JTL.
Unë jam Holli Çaduik.
Faleminderit që u bashkuat me ne!
Këtë mëngjes kemi një spektakël
të mrekullueshëm për ju.
Është një mëngjes i mrekullueshëm
për të qenë në studio.
Autoritetet kanë konfirmuar
shpërthimin e gripit të zogjve.
Parashikohet qiell me re...
Mirëmëngjesi!
Raportojmë nga Brajtoni.
Ky do të jetë një skenar tjetër,
nëse virusi ndryshon në një mënyrë
që të lejojë transmetimin mes njerëzve.
Kështu që le të nisim.
Edhe një herë sot,
një tjetër grup delfinësh
dolën në cekëtinë.
Emetimi i dyoksidit të karbonit
është rritur dramatikisht...
A ka ndonjë kërcënim të vërtetë
që e dini ju?
Aspak.
Ambientalistët po mundohen
të përcaktojnë shkakun e vdekjes.
Në nivelin e gjashtë të alarmit,
porositë e OBSH-së për qeveritë...
Çorapet e tua janë shumë të lezetshme.
Më pëlqejnë.
Policia thotë se ka parë
raste të ngjashme kohët e fundit
të njerëzve që sillen çuditshëm.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara
për Shëndetin nuk ka gjasa
të rekomandojë pengesat zyrtare
për udhëtuesit.
Është paksa shqetësuese.
Ata nuk janë fizikanë.
Nuk janë inxhinierë.
Mendojnë se do të ikë vetë.
Ata jetojnë në një univers paralel
imagjinar.
Mbi burrin që po e rrihte...
Burri po derdh gjak.
21 raste të konfirmuara.
Të gjitha fjalët për fundin e botës
janë një rreng i madh.
LUFTA E Z-TË BOTËRORE
Zgjohuni!
Krijesa në shtratin tonë.
Mjaft fjetët!
Po bëheni shumë të mëdha.
Çfarë doni të hani?
- Petulla!
Sot kemi shumë diell.
Duhet të thoni vetëm një fjalë.
Hej, meqë ra fjala,
çfarë do për ditëlindje?
Thuaj një këlysh.
Një këlysh.
E ke fjalën për një këlysh pelushi?
Sepse atë mund ta gjejmë.
Më vjen keq!
Mirëmëngjesi!
Ajo duket e shijshme.
Ajo do ta marrë më të madhen?
Po. Më vjen keq!
- Ajo është më e vogël.
E more inhalatorin tënd?
Tek lavamani i banjës.
Për një minutë?
- Shpejt! Shko!
Qeveria ka shpallur ligjin mareshal.
Babi, çfarë është ligji mareshal?
Ligji mareshal është si rregullat
e shtëpisë, por për të gjithë.
A ke qenë ndonjëherë në vende të tilla,
me punën tënde të vjetër?
Por e lashë punën e vjetër,
që të mund të isha me ju.
A të mungon?
Jo, më pëlqen puna ime e re.
Ti bën vetëm petulla në mëngjes!
Po, por i bëj shumë mirë.
Shikoni kë gjeta unë!
Ja ku erdhi treni numër 12!
Nuk është Semi i Metrosë, hë?
Do petulla të tjera?
Mirë.
Ec, ec, ec!
Jepini! Lëvizni!
Të paktën...
- Dalim jashtë!
Pjatat në lavaman!
Më vonë!
- Do t'i vëmë, kur të kthehemi!
A jeton në xhungël?
Jo.
A hahet të dielave?
Jo.
A jeton në Fushat e Mëdha të Afrikës?
Po.
- Besoj se po.
A e mbajnë njerëzit në vathë gjithë jetën
dhe e përdorin për mish?
Kjo ishte shumë e shpifur!
- Sa e shpifur!
Babi!
A është një kafshë që do ta mbaje
në shtëpi?
Po.
- Mace është?
Po.
Mirë, tani kemi një tjetër.
- Bëj një tjetër.
E gjete një!
Pse janë kaq shumë?
U bënë tre në pesë minutat e fundit.
Çfarë po ngjet?
Organizata Botërore e Shëndetit
është munduar të gjurmojë
shpërthimin e fundit të tërbimit
që filloi në Tajvan dhe tani
është raportuar në mbi 12 vende.
Në përgjigje të akuzave, se nuk ka bërë
mjaftueshëm për të ndaluar shpërndarjen...
A mund të provojmë BBC-në?
Nuk je më britanike, zemër.
Theksin e ke humbur
shumë kohë më parë.
Përveç pas dy shishesh verë.
Po unë a jam britanike?
Po, gjyshja jote është.
Ai do të vazhdojë të ecë, babi?
Prisni këtu!
Babi, bëj kujdes në rrugë!
S'ka gjë, zemër!
Mund të transmetohet mes specieve,
zakonisht nga një kafshë e infektuar.
Rekomandimi ynë më i mirë është
të rrini larg zonave të mbipopulluara.
Hej, mirë je?
Po, jam mirë. Faleminderit!
Të duhet gjë?
- Di gjë çfarë po ndodh?
Jo, shoku, nuk di asnjë gjë.
Kjo është marrëzi.
Xherri?
Kthehu shpejt në makinën tënde!
Rrini brenda mak...
Çfarë po bëjmë?
Kjo është rrugëdalja jonë nga këtu.
Dua kuvertën time!
Zemër, tani është e paketuar.
Struku me Semin e Metrosë, mirë?
Dua kuvertën!
Rejç?
Rejçëll, zemër, duhet të kthehesh
në ndenjësen tënde.
Zemër, duhet të ulesh në vendin tënd
- Vëre rripin e sigurimit!
Rejçëll, shpejt!
Xherri?
- Rejç, vëre rripin e sigurimit!
Je mirë?
- Je mirë ti?
Rejçëll, zemër?
- Rejçëll, je vrarë?
Koni?
- Mirë je? S'ka gjë.
Duhet të dalim.
Dilni të gjithë nga makina!
Duhet të dalim nga qyteti.
Nuk po hapet dera e saj!
Rejçëll, dil nga ajo anë.
Mirë, duhet të kalosh, zemër.
Hapuni!
Lëvizni!
Eja, zemër! Eja!
Zemër, mirë je?
Eja ikim!
Të largohemi nga rrugët.
Çfarë është ajo, Xherri?
Çfarë është ajo?
Nuk e di!
Shkoni tek ruloti.
Semi i Metrosë!
Po vjen treni numër 12! Një.
Dy.
Çfarë po ndodh?
- Tre.
Katër.
Pesë.
Gjashtë.
Shtatë.
Tetë.
Nëntë.
Dhjetë.
Njëmbëdhjetë.
Dymbëdhjetë.
Treni është në stacion!
Xherri!
Kujdes!
Po tërhiqemi nga Rruga Pesë!
Frenimi dështoi.
Mundohu të qetësohesh.
Jepi vetes ajër!
Thithe dhe nxirre.
Jepi, zemër!
Mundohu të qetësohesh.
Xherri?
Çantën time e kemi lënë në makinë.
Ku e ka rezervën?
Po shkoj të kontrolloj
çantën tënde të shpinës, mirë?
Do të rrish ti me të?
Rejç, do të bëhesh mirë.
Do të bëhesh mirë.
Hej, merr frymë nga hunda!
Rejç, Rejç, më shiko!
Më shiko!
Do të bëhesh mirë.
Ti e ke bërë këtë me qindra herë.
Më shiko! Më shiko!
Merr frymë nga hunda
dhe nxirre nga goja.
Mirë, do të shkojmë në një farmaci.
Do të lëvizim.
Mirë.
Mirë. Mirë. Shiko!
Më shiko mua! Më shiko mua!
Rejç, merr frymë nga hunda.
Jo, jo, jo, jo.
Do të jemi mirë.
Më shiko mua!
- Babi, çfarë janë ato gjërat?
Zemër, na gjej pak ujë.
Mirë? Diçka për të pirë.
Është Tieri.
Ku je?
Në ajër.
Nga Ana Lindore në Gjirin Breshka.
Iku gjithçka.
Ne mezi shpëtuam.
Thuaji të shkojë në jug.
- Jo, jo, na duhet konfirmim pamor.
Jo, jo, jo, jo, jo, jo, jo.
Çfarë është kjo?
Nuk e dimë.
Sa pranë ishe ti?
Ballë përballë.
Mirë, zemër, mirë.
Babi.
Koni, ma jep atë.
Ma jep atë!
Faleminderit, zemër!
Ku je?
Tek autostrada 95,
në drejtim të veriut.
Mirë. Mirë.
Në rregull. Do të mundohemi
të të sjellim një helikopter.
Do të të telefonoj për të të dhënë
një pikë takimi.
A duroni dot edhe për një orë?
A kemi zgjidhje tjetër?
Nuk po e bëj për hir
të kohëve të vjetra, miku im.
Do të më duhesh.
Dua që të kthehesh.
Mos na harro!
Po thua që humbëm Bostonin?
Në rregull. Paç fat, Xherri!
Mirë.
Mirë, zemër! Vazhdo kështu!
Gjithçka do të shkojë në rregull.
Eja këtu! Më rri afër!
- Shumë afër.
Kape dorën time.
Merr ilaçet e saj,
unë po marr diçka për të ngrënë.
Do të takohemi këtu.
Rri afër, zemër!
Çfarë të duhet?
Albuterol.
Mendohet se ta ndalon astmën.
Edhe këto këtu.
Për fëmijën tim bëjnë magji.
Faleminderit!
Babi!
- Koni?
Babi!
Koni?
- Babi!
Ku është mami?
- Xherri!
Xherri!
Karina?
Karina?
- Xherri! Xherri!
Hiqu nga unë!
Vetëm këto kam.
Xherri!
Xherri.
Vajza!
Rejçëll, shpejt, eja!
Jo.
Jo!
Duhet të ikim që këtu.
Duhet të largohemi nga rrugët.
Xherri!
Apartamente?
Po.
Xherri?
- Jemi në Njuark.
Jemi izoluar.
Jemi tek disa apartamente
në rrugën 23.
Nëse arrijmë në çati,
a mund të sillni dikë tek ne?
Sonte jo.
- Kur?
Jo më shpejt se në agim.
Në agim.
Thuaji që kam sinjalizues.
Do të jemi në çati me sinjalizues.
Dëgjo, Xherri, unë do të lëviz male
për të të sjellë këtu.
Eja këtu, zemër!
Ecni! Ecni! Ecni!
Zemër, këtu!
- Ejani! Shpejt!
Xherri!
Brenda, vajza!
Tek shkallët! Brenda! Brenda!
Prisni!
Prisni.
Ej këtu. S'ka gjë, zemër!
Vrapo! Vrapo!
Jepi, Rejçëll!
Ec!
Ec!
Vazhdo të vraposh, zemër!
Gjithçka në rregull.
- Në majë.
Ecni! Ecni!
Ecni!
Vraponi!
Ecni! Ecni! Ecni!
Më duhet një sinjalizues tjetër!
Këta hajvanët po kalojnë!
Ku është Koni? Koni?
Koni?
- Koni!
Më lini të futem!
- Koni!
Zemër?
- Nuk është ajo. Nuk është ajo.
Më lini të futem!
- Koni!
Më lini të futem!
Futuni! Futuni! Futuni!
Faleminderit shumë!
Unë jam Tomasi.
- Hej, Tomas!
Mami po i gatuan të gjitha,
para se të fillojnë të prishen.
Kjo është lëvizje e zgjuar.
Mirë jeni?
Gjithçka në rregull.
S'ka gjë!
Keni uri?
Po, faleminderit!
Urdhëro!
- Faleminderit!
Faleminderit!
Do ndonjë lëng?
Mesazhi në vazhdim
po transmetohet me kërkesë të Departamentit
të Policisë së Shtetit të Nju Xhersit.
Autoritetet rekomandojnë
se këto veprime
duhet të ndërmerren
nga të gjithë anëtarët e publikut.
Rrini brenda, nëse është e mundur.
Merrni ushqime të mjaftueshme
dhe ujë sa për një deri në dy javë.
Mesazhi në vazhdim
po transmetohet me kërkesë
të Departamentit të Policisë
së Shtetit të Nju Xhersit.
Një lloj i paidentifikuar virusi
po përhapet nëpër rrugë
në shtetin e Nju Xhersit.
Ajo po qante.
Faleminderit, Tomi!
Unë kam punuar në vende të rrezikshme
dhe njerëzit që lëviznin mbijetonin,
dhe ata që nuk lëviznin...
Lëvizja është jetë.
Nëse vini me ne,
keni më shumë shanse.
Ju duhet gjë tjetër,
para se të ikni?
Mirë. Ejani! Ejani!
Duhej të kishim ikur me ta.
Nuk ke ku të shkosh.
Çfarë do të bëjmë,
kur të mbarojë ushqimi?
Mirë, ejani!
Kam frikë.
Koni, në çati po na pret një helikopter.
Mbaji sytë tek mami dhe babi, mirë?
Bëhu e heshtur si ninxha.
Është si një shëtitje në park.
Nga do ta marrim vesh se po vijnë?
Po vijnë.
Gati?
Mirë, ejani, njerëz!
Ejani! Ejani!
Lart! Lart! Lart!
Eja, zemër!
Ecni! Ecni! Ecni!
Eja, zemër!
- Ec! Ec!
Ecni, vajza! Xherri!
Ejani! Xherri!
Vajza, bëni prapa!
Kujdes!
Ecni!
- Ecni! Ecni!
Më shpejt, vajza!
Toger, nuk kam asnjë kontakt.
E përsëris, asnjë kontakt.
Ikim! Ikim!
Karina!
Karina!
- Po.
Kalo tek dera!
Xherri?
Ja ku janë!
As, kemi kontakt.
Ai është objektivi ynë!
Na ul poshtë!
Babi!
Babi!
- Zemër, tërhiqu prapa.
Babi!
Xherri?
Xherri, çfarë?
- Mos u afro!
Zemër! Jo!
Njëmijë e shtatë.
Njëmijë e tetë.
Babi, largohu nga skaji!
Xherri, të lutem?
- Njëmijë e dhjetë.
Njëmijë e njëmbëdhjetë.
Më hyri në gojë.
Je mirë. Je mirë.
Lëvizni! Lëvizni!
Ejani! Ejani!
Ikim! Ikim!
Ejani! Ikim!
Duhet të ikim!
E more?
Ikim! Ikim! Ikim!
Keni leje të uleni,
në kursin 040, era 060 në ora pesë.
Ndiqni udhëzimet.
Përgatituni për largim të menjëhershëm.
Xherri!
Faleminderit!
Gëzohem që të shoh, miku im!
Tango 5, këtu Komanda Argus.
Jeni i lirë të ngriheni.
Karina, në të djathtë.
Kjo është gjë e mirë, apo jo?
Krevate marinari!
Krevatet tuaja janë me numrat dy,
tre dhe gjashtë.
Ju lutem, rrini si në shtëpinë tuaj.
Dëshiron të hipësh këtu lart?
Ashtu, zemër!
- Shumë mirë.
Nuk do të ankorohemi më.
Jeni të sigurt.
Unë nuk jam i shqetësuar për veten.
Ata janë të sigurt.
Zemër.
Është më e madhe se apartamenti ynë
i vjetër në Rrugën 72.
Të duhet gjë, Karina?
Ujë.
Do ta rregulloj unë.
Në të gjithë botën është kjo?
Ka ndonjë që është më mirë se ne?
Zemër! Shkoni flisni diku tjetër.
Mirë.
Presidenti ka vdekur.
Po ashtu edhe katër nga gjashtë
Shefat e Lartë. Zv/Presidenti mungon.
Ka raportime të një beteje me armë
në rrugët e kryeqytetit.
Palën tënde po e zë paniku.
Më keq janë qytetet e mëdhenj.
Linjat ajrore ishin sistemi
perfekt i dorëzimit.
Sa shpejt pas kontaktit
i tregojnë simptomat?
Qeveria e përkohshme
aktualisht e konsideron
Minesotën Veriore
si një zonë të sigurt.
Keni regjistruar ndonjë rast
kur një person është kafshuar,
por nuk është infektuar?
Nga dreqin ta di unë,
nëse ka rënë Rusia?
Zotëri, unë nuk mund ta zbatoj
atë urdhër.
Kolonel, më vjen keq,
por ne nuk mund të ndihmojmë
për evakuimin tuaj
apo të ushtarëve tuaj.
Zotëri, nuk kemi ku t'ju evakuojmë.
Mosushqimi. Uji i ndotur.
Mungesa e gazit për dimrin
apo për transportin.
Mungesa e plumbave për të luftuar.
Dhe është përhapur
në të gjitha qoshet e globit.
Pyetja që duhet të bëjmë
është se çfarë dreqin është kjo?
Rreth 5% e popullsisë
nuk infektohet menjëherë.
Është virale. Duhet të jetë virale.
Nuk ka asnjë alternativë tjetër bindëse.
Dhe si çdo virus, sapo të gjejmë origjinën,
mund të zhvillojmë një vaksinë.
Kur ta gjejmë, mund ta...
- Ai është Dr. Fasbah.
Virolog nga Harvardi.
Analogjia, tek e cila po kthehem
vazhdimisht,
është Gripi Spanjoll.
Gripi Spanjoll?
Në vitin 1918 nuk ekzistonte,
por deri në vitin 1920,
kishte vrarë 3% të botës.
Ai është mundësia jonë më e mirë
për ta kuptuar se çfarë është kjo gjëja.
E keni lexuar të gjithë të njëjtën
postë elektronike si unë,
dhe aty thuhej "mumie".
Mos ju ka ikur truri?
Pra, përmendja më e hershme
e fjalës "mumie"
ishte një notë kujtese
nga Kampi Hamfris në Korenë e Jugut.
Që atëherë nuk kemi pasur
më kontakt me ta.
Por kjo mund të na çojë në origjinë.
Po ta dinim se ku ka nisur kjo gjë,
atëherë do të kishim mundësinë
të zhvillonim një vaksinë për ta ndaluar.
Kështu që do të dërgojmë Dr. Fasbahun
për të kërkuar burimin.
Ai është fëmijë.
Ke të drejtë.
Kujdes në kuvertë!
Qetësohuni!
Z. Nënsekretar.
Nënsekretari këtu thotë se ti
ke qenë
hetuesi i tij më i mirë,
kur ishe me Kombet e Bashkuara.
Dua të të dërgoj me një skuadër.
Të ndihmosh Dr. Fasbahun
të gjejë atë që i duhet.
Më solle...
Doja që rrethanat të flisnin vetë.
Jo.
Kapiten, unë nuk jam njeriu juaj.
Ti ke qenë në terren
gjatë Luftës Civile në Liberi.
Ke hetuar krimet e luftës në Çeçeni.
Në Sri Lanka në vitin '07.
Vende në të cilat të dy e dimë që
Dr. Fasbahu nuk do të mbijetonte një natë.
Xherri, një grusht SEALS-ash
do të vijë si grupi juaj i sigurimit.
Jo.
Njerëzit e mi do t'ju çojnë atje,
ti duhet ta ndihmosh doktorin,
do të ndiqni pistat,
pastaj njerëzit e mi do t'ju nxjerrin.
Ne do të bëjmë ngritjet e rënda.
Nuk ju ndihmoj dot.
Nuk mund ta lë familjen time.
Hidhni një sy përreth,
z. Lejn.
Secili nga këta njerëz është këtu
sepse i shërben një qëllimi.
Këtu nuk ka vend
për personelin e pa domosdoshëm.
Është një radhë e gjatë njerëzish,
që po presin një nga ato
krevate marinari.
Nëse dëshiron ta ndihmosh
familjen tënde,
le ta zbulojmë si ta ndalojmë këtë.
Zgjedhja është e jotja, z. Lejn.
E thjeshtë.
Ti nuk punon më për ta.
Karina...
- Ti mbase nuk e mban mend
se çfarë të bëri kjo punë,
por unë e mbaj mend.
Kështu që mos më kërko
t'i them po kësaj.
Duhet të shkoj.
Do të na përzënë nga anija.
Çfarë?
Nëse shkoj, ti, vajzat, Tomi,
keni një vend ku të rrini.
Nëse jo, sonte do të na kthejnë në Fili.
Po Tieri?
Nuk bën dot asgjë ai?
Burrat si Tieri nuk kanë më
asnjë gjë në dorë.
Këtë mbaje me vete.
Do të telefonoj një herë në ditë.
Sa kohë që e bëj atë telefonatë,
gjithçka do të jetë mirë.
Do të kthehem.
Mirë?
Do të bëjmë më të mirën.
Si gjithmonë.
Ashtu siç bëjmë ne.
Mirë, vogëlushe,
Babi duhet të shkojë në punë.
Unë nuk jam e vogël.
Mirë.
E rritura e gjatë,
e bukur dhe e vockël.
Do të kthehem shpejt.
Mirë?
Në rregull, trimosh...
Do të kujdesesh për zonjushat
për mua?
Po.
Dakord.
Je i paparë.
Babi do të kthehet.
Këtej, zotëri!
Shiko!
Ne nuk e dimë se ku po shkelim,
kështu që duhet të bëjmë si të thonë ata.
Mirë.
Ata lëvizin, ne lëvizim.
Ata ndalojnë, ne ndalojmë.
Nëse gjërat tërbohen,
thjesht përqendrohu tek çizmet e tyre,
përqendrohu tek zëri i tyre,
dhe do të jemi në rregull.
Këta janë çekanë.
Dhe çekanëve,
gjithçka u duket si gozhdë.
E dëgjova atë.
Ai ishte qëllimi.
Kështu që nëse shikon ndonjë gjë
që është e rëndësishme,
thuaje dhe ne e realizojmë.
Mirë.
Mendon se do të gjejmë
ndonjë gjë?
Po.
Po, do të gjejmë diçka.
Nëna Natyrë
është vrasëse seriale.
Nuk ka më të mirë.
Nuk ka më krijuese se ajo.
Por si të gjithë vrasësit serialë,
ajo nuk heq dot dorë
nga dëshira për t'u kapur.
Ç'të hyjnë në punë gjithë ato
krime të shkëlqyeshme,
nëse nuk i merr meritat askush?
Kështu që ajo lë thërrime.
Tani, pjesa më e vështirë, arsyeja
pse kalon një dekadë në shkollë,
është t'i shohësh thërrimet
si të dhëna.
Ndonjëherë ai që ke menduar
se ishte aspekti më brutal i virusit,
del se është e çara
në parzmoren e saj.
Dhe asaj i pëlqen shumë t'i maskojë
dobësitë e veta si forcë.
Ajo është një kuçkë.
Kujdes!
Uashingtoni është shkëputur.
E përsëris,
Uashingtoni është shkëputur.
Evakuimi i Kapitolit është pezulluar.
Të gjithë burimet e mundshme duhet
të drejtohen për tek Stacioni Detar Norfolk.
I gjithë personeli i pa domosdoshëm
me statusin F-6
dhe që janë në grupet A deri në E
duhet të raportojë në kuvertën
e fluturimit për zhvendosje.
Grupet A dhe B, që do të zhvendosen
në Orlando,
duhet të jenë në kiç
larg zonës së zbarkimit.
E përsëris, i gjithë personeli
i pa domosdoshëm me statusin F-6
duhet të raportojë
në kuvertën e fluturimit.
Helikopterët janë gati
për zhvendosje të menjëhershme.
Mami, dreka është kjo?
Po, e dashur.
Uji ka shije të çuditshme këtu.
Është karburant reaktivi, zonjushë.
Po bën shaka.
Sikur. Filtri nuk po e filtron dot.
Mbase ngaqë në këtë anije
ka shumë njerëz.
Zgjohuni të gjithë.
Po i afrohemi Kampit Hamfris.
Pjesa më e madhe e bazës është në
errësirë dhe nuk ka njeri tek kulla.
Po ecim në tym,
kështu që nuk kemi zgjidhje tjetër,
duhet ta ul poshtë.
Lidhuni!
KAMPI HAMFRIS, KOREA E JUGUT
Ndalo!
Hiqe gishtin nga këmbëza.
Mirë.
Fasbah! Prit!
Dreqi e mori!
Tërhiquni prapa!
Miq! Miq!
Uleni zërin! Uleni zërin!
Çfarë është kjo?
Çfarë i ndodhi atij?
Rrëshqiti. Ka vdekur.
Ejani! Ejani!
Ikim! Ikim!
Mirë, unë jam mirë!
Kush ishte? Kush ra?
- Skilkeni.
Ndalo! Kalo!
- Ndalo!
Dua numërim municionesh,
dhe pastaj mbushni karikatorët!
Po, zotëri!
Sapo më vdiq një njeri atje.
Ishte 23 vjeç.
Ishte 23 vjeç.
Do të më thoni pse?
Sepse ai tipi që qëlloi veten
ishte doktor, virolog.
Çfarë po thua?
Ai duhej të ishte shpresa jonë
më e mirë.
Nuk është më shpresa jonë
më e mirë.
Ai djalë doli vullnetar të vinte këtu.
Nuk ishte i detyruar.
Asnjëri prej tyre nuk ishte i detyruar.
Po mundohemi ta kuptojmë
se çfarë dreqin është kjo gjëja.
Epo, gjëra që ndodhin.
Doktori do të kishte qenë
shumë dakord me ty.
Si i bëhet për furnizim?
Kur të them unë.
Dhe me shumë kujdes.
I tërheq zhurma ata?
Po. I tërheq tingulli.
Gjuajtjet në trup thjesht i ngadalësojnë.
Gjuajtjet në kokë bëjnë punë,
por sa për siguri
ne priremi t'i djegim, kur mundemi.
Ke luftuar me ndonjë Zik ti?
- Po.
Ku?
- Në Fili. Në Njuark.
Keq?
Po Hjustoni?
- Shën Luisi?
Baltimora?
- Atlanta?
Detroiti?
Njerëz, po tregohem i sinqertë me ju,
Nuk di asnjë vend në shtëpi
që të jetë mirë.
Në rregull...
Nëse ai tjetri ishte virolog,
ti çfarë je?
Nga kjo pikë është dërguar
një notë kujtese para 11 ditësh.
Kishte fjalën "mumie" në të.
Dini gjë për këtë?
Po.
Ishte me postë elektronike,
jo një notë kujtese.
Me sa duket nuk u lodh ta lexonte
askush në shtëpi.
Në këtë dhomë
kishim 15 a 16 veta.
Shumica e tyre roje
Por të gjithë ishin kafshuar,
duke u munduar ta prangosnin
këtë njeri tek krevati.
Tani, koloneli ynë tha
se ai ishte i pari.
Këtej është ky koloneli?
Po. Ja ku e ke.
Ai tipi me pranga,
dini gjë...
kush e kafshoi, çfarë e kafshoi?
Ai ishte doktori i bazës.
Sapo ishte kthyer nga terreni.
Ishte dërguar për të verifikuar
vdekjen e një ushtari
që ishte zhdukur
vetëm një javë më parë.
Disa fshatarë e kishin gjetur
këtë tipin
duke nxjerrë shkumë nga goja,
duke lëshuar njëfarë katrani nga goja.
Pastaj u mundua të kafshonte
njërin prej tyre.
Ata i qëlluan, e lidhën
dhe e hodhën në një hangar.
Ne kaq dimë, përveçse doktori
kthehet këtu dhe fillon
t'i sulmojë pacientët e tij.
Dini gjë nga erdhi ky ushtari?
Jo.
Ndonjë njeri me të cilin
mund të ketë kontaktuar?
Jo.
Duhet të ketë të dhëna.
Je i mirëpritur t'u hedhësh një sy,
nëse do.
Pastaj origjina mund të ketë ardhur
nga kudo.
Sa keq që t'u desh të fluturoje
deri këtu, për ta kuptuar këtë!
Po ju si i shpëtuat kësaj?
Me harxhim municionesh.
Ashtu e dëmtove këmbën ti?
Jo, ajo ka kohë që më shqetëson.
Ky palla ndenji mu në mes,
ndërkohë që shtatë a tetë prej tyre
u bënë Zik njëherësh.
Nuk kishin kohë
për bastardin e ndyrë këtu.
Kafshonin çdo gjë,
si fëmijët e shëndoshë çokollatat.
Nuk kishin kohë për këtë fatlumin.
A nuk duket qartë
që më bëhet qejfi?
Ata që kam parë unë të kafshohen
janë kthyer në 12 sekonda. Ashtu edhe këtu?
Pesë deri në 10 minuta.
Po, Davidsoni shkoi dhe u kthye
për 10 minuta.
"Stivi?"
"Kapiteni ***! O Zot!
A Zot! Po më hanë?"
Kush është ai?
Mos e ço kohën dëm
me atë të çmendur.
Është i CIA-s.
Është kapur duke i shitur armë
Koresë së Veriut.
Davidsoni,
ai u kthye për 10 minuta.
Kjo nuk më duket aspak virale,
adhurues të sportit!
Ti je me CIA-n?
Por ata nuk janë me mua.
Dhe kush je ti?
Jam me Kombet e Bashkuara.
O Zoti im!
Kapiten, vër Muzikën e Botës!
Dita...
...u shpëtua!
Pse i *** armë Veriut?
Pse jo?
A po i mbijetojnë kësaj ata?
Po.
Duke përdorur armët e tua.
Armët janë masa gjysmake.
Si atëherë?
Në rregull.
Ata e hoqën
pushtetin në rritje të Zikëve.
Ata ua hoqën dhëmbët të 23 milionëve
në më pak se 24 orë.
Kjo është arritja më e madhe
në histori e aplikimit në shoqëri.
Është e shkëlqyeshme.
Pa dhëmbë,
nuk ka kafshim.
Kështu nuk ka përhapje të madhe.
Gjepura.
Më shumë libra,
më pak pritje, Butros Butros.
Tani, pse duhet t'i bësh hi
që ata të ndalojnë?
Pse lëvizin si një epidemi?
Pse po fiton Izraeli?
Si po fiton Izraeli?
Ata e kanë izoluar
të gjithë vendin e tyre,
ditë para se të pavdekurit
ta sulmonin njeriun.
Kush e mëson i pari,
vepron i pari.
Njerëzit kanë ndërtuar mure atje
për dy mijëvjeçarë.
E drejtë. Po, por,
i mbaruan të gjithë ato mijëra vjet pune
një javë më parë?
Ky është thjesht
një koordinim i mrekullueshëm.
Do përgjigje?
Jurgen Varmbran.
Ai është njeriu në Jerusalem
që do doje ta takoje.
Ke parë ndonjëherë
një gjë të tillë?
Në asnjë mënyrë.
Do të shkojmë në Jerusalem.
Unë jam piloti yt i dytë.
Prit pak.
Prit pak.
Prit një minutë.
Alo?
Xherri?
Zemër?
- Xherri, më dëgjon?
Karina?
Alo?
Dreqi e mori!
Ma jep dorën.
Në asnjë mënyrë. Jo.
Nëna ime. Në Dallas.
Duhet të jetë duke e bërë dyshemenë
gropë duke lëvizur, nëse është akoma atje.
Ti thjesht ke mundësi më të mëdha
që ta shohësh para meje.
Është aeroplan i madh.
Kemi shumë vend.
Më mirë djalli që njeh,
sesa ai që nuk e njeh.
Do të jeni në rregull.
Thjesht jepu pedaleve.
Sigurohu që ky Maveriku
ta mbajë hundën e atij aeroplani
të drejtuar nga dielli.
Mos harro, mos e mbërthe
tubin e furnizimit tek avioni.
Ma thuaj edhe dhjetë herë të tjera.
Je mirë?
- Jam këtu.
Në rregull. Mos u nxitoni!
Kemi një mundësi për ta furnizuar
aeroplanin e tyre, kështu që le ta bëjmë si duhet.
Nëse nuk je qitës i mirë,
mos merr shenjë në kokë,
thjesht shtrijeni Zikun në tokë.
Mos harroni, "Shpina është hyjnore,
por gjunjët punojnë shumë mirë!"
Shkojmë! Fikini dritat!
Alfa në pozicion.
Bravo po del.
Mos harroni, këto gjërat
tërhiqen nga tingulli.
Kështu që më duheni pranë objektivit,
para se të sjell kamionin.
Ka vetëm një mënyrë
për t'ju hipur në atë aeroplan,
domethënë qetësisht.
Dreqin!
Dreqi e mori!
Fike atë gjënë!
Me sa duket sapo i zgjuam të vdekurit.
Sa për respekt për të tjerët,
ju lutem fikini të gjithë celularët
dhe aparaturat.
Duhet të lëvizim.
Duhet të ikim që këtu!
Lëvizim!
Ec! Ec! Ec!
Unë po ju hap rrugën e Zikëve!
Ju pedaloni fort!
Jepini, djema!
Duhen gjuajtje në kokë! Rrëzojini!
Dua t'i shoh Zikët në tokë!
Po tallesh me mua.
Jam bërë Zik.
Të kam në shënjestër, Kapiten!
Thjesht thuaj fjalën.
S'ka gjë, djema!
E rregulloj unë këtë.
Dreqi e mori!
- Morëm mjaftueshëm!
Duhet ta shkëpusim tubin!
Bën mirë që të bëjë punë Izraeli.
Në rregull, kam instrumentet,
por vetëm në njërën ndenjëse.
Duhet të më flasësh.
Mirë, jemi të lirë.
Mirë. M'i ndiz të gjitha dritat.
Ndiz butonin kundra ngrirjes.
Ku?
- Tek çelësi i kuq.
E gjeta.
- Fut kursin 020 për nisje.
Duhet të lëvizim!
- Krahët në 15 gradë.
Krahët në 15.
Në rregull, jemi gati
Ikim që këtu!
Bëje rrëpirë.
Xherri?
- Ç'kemi, zemër?
Ç'kemi?
U mundova të të telefonoja.
E di, por isha...
Ishte një moment i keq,
sepse po vrapoja.
Je mirë ti?
Po, gjithçka është në rregull.
Unë jam mirë.
Kështu po.
Po.
Dëgjo,
Korea nuk na shkoi mirë.
Tani duket se duhet të shkojmë
në Izrael.
Mundohu të pushosh gjatë fluturimit.
Si janë fëmijët?
Mendoj...
Janë shumë... Janë mirë.
Konin e kam këtu.
Zemër?
Vëmendje, aeroplani i paidentifikuar.
Jeni në një zonë të ndaluar fluturimi
dhe nuk keni leje për të zbritur.
Kulla e Jerusalemit, Horizonti 394.
Taban, taban, taban.
Kërkojmë zbritje të menjëhershme.
Kontaktoni me Mosadin,
në zyrën e Jurgen Varmbranit.
I dërguar special,
Kombet e Bashkuara.
Rri me aeroplanin. Bëhu gati për t'u nisur.
Kthehem, para se të errësohet.
Problemi me shumicën e njerëzve
është se ata nuk besojnë
se diçka mund të ndodhë,
derisa të ndodhë.
Ky nuk është budallallëk
apo dobësi.
Është thjesht natyra njerëzore.
Nga e dije ti?
Xherald Lejn.
Ka shkruar një ankesë vetë-kufizuese
në lidhje me punëdhënësin e tij,
Kombet e Bashkuara, në vitin 2010.
Shkaktoi disa valë.
Ta la karrierën mënjanë.
Mendoja se ato valë do t'i kishe zhvilluar
në një libër për vlerësimin e vetes.
Nuk kam hundë për fitime.
Nga e dinte Izraeli?
Kapëm një komunikatë
nga një gjeneral indian
që thoshte se po luftonin
me Rakshashat.
Përkthimi, mumie.
Teknikisht, të pavdekur.
Jurgen Varmbran.
Zyrtar i lartë i Mosadit.
I përshkruar si esëll, efikas,
jo shumë imagjinues.
Dhe përsëri ti ndërtove një mur,
sepse lexove një komunikatë
që përmendi fjalën "mumie"?
Epo, kur e thua kështu,
edhe unë do të isha skeptik.
Në vitet '30,
çifutët refuzuan të besonin
që mund të dërgoheshin
në kampet e përqendrimit.
Në vitin '72, refuzuam të kuptonim
që do të masakroheshim në Lojërat Olimpike.
Në muajin para tetorit të vitit 1973,
pamë lëvizjet e trupave arabe,
dhe njëzëri ramë dakord
që ata nuk përbënin rrezik.
Një muaj më vonë, sulmi arab
për pak desh na çoi në det.
Kështu që ne vendosëm
të bënim një ndryshim.
Një ndryshim?
Burrin e Dhjetë.
Nëse nëntë prej nesh
shohin të njëjtin informacion
dhe arrijnë në po të njëjtin përfundim,
është detyra e Burrit të Dhjetë
që të mos jetë dakord.
Pavarësisht sa e pamundur
mund të duket,
Burri i Dhjetë
duhet të fillojë të rrëmojë
mbi supozimin se nëntë të tjerët
e kanë gabim.
Dhe ti ishe ai Burri i Dhjetë.
Pikërisht.
Meqë të gjithë supozuan se këto fjalët
për mumiet mbulonin diçka tjetër,
unë fillova hetimin tim
mbi supozimin
se kur thoshin "mumie",
e kishin fjalën për mumie.
Pacienti zero ishte nga India?
Ky është problemi.
Ka aq shumë burime të mundshme në lojë,
saqë askush nuk e di se ku ka filluar.
Nga tregtia e organeve në Gjermani.
Shembuj të çuditshëm sjelljeje
të dhunshme nëpër gadishujt e Azisë.
Ndërkohë, epidemia e mumieve vazhdon
të shpërndahet, dhe ne bëjmë ç'të mundemi.
Këto janë Portat e Shpëtimit
të Jerusalemit.
Dy nga 10 hyrjet
në perimetrin e sigurisë
në Izraelin e fortifikuar.
Po i lini njerëzit të futen.
Çdo qenie njerëzore që shpëtojmë
është një mumie më pak për t'u luftuar.
S'ka gjë.
Nëse mund të futem në Indi,
ku duhet ta nis? Me kë duhet të flas?
India është një vrimë e zezë.
Harroje pacientin zero.
Nuk mund ta bëj këtë.
Është tepër vonë që të ndërtoj një mur.
Po më mbaron koha.
Më duhet gjëra specifike.
Më duhen përgjigje.
- Nuk kam përgjigje.
Gjithçka që mund të bësh
është të gjesh një mënyrë për t'u fshehur.
Çoni trupa atje poshtë!
Është tepër zhurmë!
Është tepër zhurmë!
Po ngjiten nga sipër!
Dreqin!
Komanda, kemi një shkelje
tek Porta e Shpëtimit.
Ata po kalojnë murin!
Çoje tek Porta Jafa.
Ajo do të të nxjerrë nga këtu.
Do të të çojë tek aeroplani yt!
Uluni poshtë!
Rruga e gabuar! Rruga e gabuar!
Kaloni tek pika B.
Marrje. Po kalojmë tek pika B.
Fajkoi 5, thuajse mbërritëm.
Për një minutë.
Fajkoi 5. Fajkoi 5,
jeni të mbuluar. Marrje!
Këtu Fajkoi 5
Dëgjoni me kujdes.
Qyteti është thyer dhe ata
po drejtohen nga aeroporti.
Njëmijë e një.
Njëmijë e dy.
Njëmijë e tre
Njëmijë e katër.
Njëmijë e pesë.
Njëmijë e gjashtë.
Njëmijë e shtatë.
Njëmijë e tetë.
Duhet të lëvizim.
Do të bëhesh mirë.
Nuk do të kthehesh.
Nuk do të kthehesh!
Duhet të lëvizim.
Duhet të lëvizim!
Pesa po rrëzohet.
Helikopteri 5 u rrëzua.
E përsëris, Helikopteri 5 u rrëzua.
Zona e zbarkimit është pushtuar.
Kulla, Horizonti 394
Kërkon leje ngritjeje të menjëhershme.
Kulla për 394-ën.
Vazhdo në pistën katër.
Paçi fat!
Jo!
Atje! Tek ai!
Ndalo! Ndalo!
Shkoni! Shkoni!
Nxirrini që këtu!
Ruani qetësinë, ju lutem!
Ruani qetësinë!
Cili është vendmbërritja juaj?
Nuk e di. Ishim nisur për këtu,
por nuk e di më.
Unë jam Xherri, meqë ra fjala.
Segen.
Segen.
Emër apo mbiemër?
Thjesht Segen.
Tani ne duhet ta ndërrojmë
këtë fashën dhe do ta pastrojmë.
Mirë?
Je mirë? Mirë?
Mirë.
Jepi, bëhu trime!
Bëhu trime!
Ja ku po fillojmë.
Thuajse mbaruam.
Mirë. Merr frymë thellë.
Le ta mbarojmë shpejt këtë.
Merr frymë thellë.
Ja.
Jepi! Mirë.
Hapi i fundit!
Hapi i fundit!
Merr frymë thellë.
Të lumtë! Ashtu. Mirë.
Mirë.
Mirë, mendoj se e ke merituar këtë.
Shumë mirë. Mirë.
Doktor je ti?
Jo.
Kam bërë trajnim në terren.
Nga e dije?
Nga e dije se do të funksiononte,
po ta prisje?
Nuk e dija.
Tani unë jam vetëm një pengesë.
Ky palla
ndenji mu në mes,
ndërkohë që shtatë a tetë prej tyre
u kthyen në Zik njëherësh.
Ashtu e lëndove këmbën?
Jo, ajo ka kohë që më shqetëson.
Nuk kishin kohë për këtë fatlumin.
Pjesa e vështirë është
t'i shohësh thërrimet
si të dhëna.
Dhe ndonjëherë ai që ti mendove
se ishte aspekti më brutal i virusit,
del se është e çara
në parzmoren e saj.
Nuk kam përgjigje.
Gjithçka që mund të bësh
është të gjesh një mënyrë për t'u fshehur.
Xherri?
Mirë je? Ku je, zemër?
Çfarë po ndodh?
Të dua! Më vjen keq!
Duhet të më gjesh Tierin.
Po e gjej.
Tieri! Tieri.
- Më falni! Karina.
Të kërkon Xherri
Të dua!
Xherri? Ku je?
Në fluturimin e fundit.
Dëgjo, po më fiket telefoni
dhe më duhen disa informata të shpejta.
Duhet të gjesh ndërtesën më të afërt
të kërkimeve mjekësore.
Ndonjë Qendër Sëmundjesh, OBSH,
ndonjë gjë që bën vaksina.
Dhe aeroportin më pranë saj.
- Nuk po të kuptoj.
Nuk kam kohë të shpjegohem.
Thjesht bëje, shoku.
Mirë, mirë.
Por, Xherri,
përsëri nuk e di se ku je.
Shko shiko çfarë do ai!
Do të duash të përgjigjesh.
Merre!
Të mbaroi bateria.
Kontaktuam me Aeroportin e Kardifit,
në Uells.
Atje na drejtuan njerëzit e tu.
Pranë tij ndodhet një ndërtesë
kërkimore e OBSH-së,
por nuk janë të sigurt,
nëse është akoma operacionale.
Kjo është vendndodhja.
Shkojmë dot?
Zonja dhe zotërinj, ju flet Kapiteni.
Me kënaqësi ju raportoj
se jemi në afrimin final
me Aeroportin e Kardifit në Uells.
Të gjithë aeroportet evropiane
janë të mbyllura.
Por neve na është dhënë status parësor
dhe na është dhënë leje zbritjeje.
Do të na lejojnë të zbarkojmë.
Jemi me shumë, shumë fat.
Po ti ku e ke vendin?
Çfarë ka atje?
Çfarë është?
Ti! Çantat!
Na duhet karroja dhe çantat.
Alarm! Alarm! Alarm!
Bravo 160 u rëndua.
Zbritje emergjente!
Përgatituni për përplasje.
Duhet të lëviz.
Eja! Eja!
Më jep diçka të mirë.
Zotëri, Aeroporti i Kardifit
ka humbur kontaktet me aeroplanin.
Lejni ka humbur.
Më vjen keq, zotëri!
Po afrohet helikopteri
për zhvendosje të menjëhershme.
E përsëris.
I gjithë personeli i pa domosdoshëm
që ka marrë statusin F-6
duhet të raportojë
për zhvendosje të menjëhershme.
Zonjë?
Tieri dëshiron të flasë me ju.
Kapiten, kanë kaluar vetëm 48 orë.
Ai është një burrë shumë i shkathët,
Ka shumë shanse që të ketë mbijetuar.
Zotëri, unë i dhashë fjalën
që do të kujdeseshim për familjen e tij.
Po, zotëri! Kuptoj.
Mirë. Shkojmë! Jemi mirë.
Babi!
Babi!
Babi!
Ti je një *** i fortë.
Dhe me fat.
Kush je ti?
Unë erdha këtu me një.
Me një grua.
A është akoma...
Kush je ti?
Pse ke ardhur këtu?
Pse vazhdon ta shikosh atë?
Sepse ai drejton këtu.
E di se çfarë është ky vend?
Sigurisht që e di.
Prandaj erdha këtu.
Atëherë duhet ta kuptosh
se si mund të na duket kjo neve.
Ky...
është i rëndësishëm për ty?
Sa kohë kam qenë pa ndjenja?
- Tre ditë.
Ma jep telefonin.
Thjesht ma jep telefonin.
Ma jep atë dreq telefoni!
Ma jep telefonin!
Sapo t'i përgjigjesh pyetjes sime.
Telefonoji!
Telefonoji atij numrit dhe ata
do të të thonë kush jam. Telefonoji!
Xherri?
Po, jam këtu Jam këtu.
- O Zot!
Menduam se kishe vdekur.
Xherri, ku je?
Tieri, jam me nja dy zotërinj
të nervozuar.
Ata duan një vërtetim,
para se të mund të flas me ty.
Sigurisht.
Unë jam Tieri Umutoni.
Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm.
Kombet e Bashkuara.
Me kë po flas?
Ku është Karina?
Tieri, pse nuk u përgjigj Karina?
Më vjen keq, Xherri.
Bëra ç'munda.
Çfarë do të thotë ajo?
Duhet të qetësohesh!
Jo, ndalo! Ndalo!
Do të lëndohesh.
Qenke mirë.
Familja e tij është dërguar
në një kamp refugjatësh në Nova Skocia.
Jam i sigurt, që do të jenë mirë.
Ashtu? Tieri të tha se kush jam
dhe çfarë pune kam bërë, apo jo?
Po.
Atëherë më beso, kur të them
se nuk janë të sigurt.
E kuptoj se si ndihesh.
Ashtu? Po?
- Po.
Ke familje?
Jo.
- Jo.
Atëherë nuk ke se si ta kuptosh,
apo jo?
Unë humba tim bir
dhe gruan në Romë.
Ose më saktë,
humba tim bir nga
diçka që dikur ishte gruaja ime.
Të gjithë kemi humbur dikë,
z. Lejn.
Në rastin tënd ka shpresë të paktën.
Më vjen keq!
Më vjen keq!
Tani,
pse ke ardhur këtu?
Çfarë të duhet nga ne?
Sëmundja juaj më e keqe.
Çfarë do ai?
Një patogjen vdekjeprurës.
Me një normë të lartë vdekshmërie.
Por që kurohet
- Mirë, por...
Besoj se po kërkon një bakter
dhe jo një virus.
Tifon?
Meningjitin. Fruthin e Zi.
Fruthin e Malit me Shkëmbinj.
Nejse, më falni!
Për çfarë është kjo?
Z. Lejn beson se mund ta përdorim
këtë sëmundje kundra të pavdekurve.
Do të të jepja pikë për origjinalitetin,
z. Lejn,
po të mos e kishim provuar
që në fillim këtë.
Një nga shumë gjërat që i duhen një virusi
apo bakteri që të mbijetojë është një bartës i gjallë.
Një sistem qarkullues funksional.
Kam frikë se dolëm në faktin e thjeshtë...
Nuk mund ta sëmurësh
një të vdekur.
Nuk është për ta.
Por për ne.
Unë besoj se këto gjëra
kanë një dobësi.
Dhe ajo dobësi është dobësia.
Dobësia jonë.
Unë i kam parë vetë
t'u kalojnë anash njerëzve.
Kalojnë mu përreth tyre
si lumi ndaj një shkëmbi. Pse?
Mendoj se ata njerëz
ishin të sëmurë.
Mendoj se ata ishin në fazën e fundit.
Dhe këto gjëra mund ta ndjejnë.
Mendoj se ato po shpërndajnë
një patogjen,
dhe u duhet një bartës i shëndetshëm.
Por edhe nëse ke të drejtë, dua të them,
infektimi i popullatës
me një sëmundje vdekjeprurëse
nuk është saktësisht një kurë.
Nuk është kurë.
Është kamuflazh.
Është kamuflazh.
Ka edhe një precedent natyror për këtë.
Grabitqarët e uritur i shmangnin
trupat e sëmurë.
Të pajisur me patogjenin e duhur,
trupat tanë
do të jenë të padukshëm për armikun.
Ti e kupton që mënyra e vetme
për ta vërtetuar këtë teorinë tënde
është që ndonjë idiot
ta infektojë veten
me një patogjen vdekjeprurës
dhe pastaj...
...të takohet me të,
ballë përballë.
Po.
A e kemi atë që na duhet
për ta provuar?
Kemi gjithçka që mund t'i duhet atij.
Tifo, H1N1, SARS.
Problemi është,
të gjitha janë magazinuar
në Krahun B.
Çfarë problemi ka Krahu B?
Dr. Spellman
Vaksinologu ynë kryesor.
Brenda pak orësh nga shpërthimi,
i kishin dërguar kampionë gjaku nga Kina
për t'u munduar ta izolonte
shkaktarin e patogjenit.
Fatkeqësisht...
Ky është Krahu B tani.
Dreqi e mori!
Sa?
Sa janë atje?
Atje kanë punuar 80 veta.
Nuk i kam parë kurrë të lëvizin ashtu.
Janë të fjetur.
Po presin një stimul.
Tani, kjo është kasaforta 139.
Aty duhet të jenë kampionët e tu.
Kjo është ura lidhëse.
Kjo lidh Krahun B
me ndërtesën kryesore këtu.
Dhe kjo është gjëja e vetme që qëndron
mes nesh dhe urës lidhëse.
Pra...
...çfarë propozoni, z. Lejn?
Nuk e ke seriozisht.
Krahu B është si një labirint
Nuk do të mund të ktheheni dot vetëm.
Ne nuk e dimë, nëse teoria e tij
është e saktë.
Unë di që nuk po i kërkoj
asnjërit nga ju që ta çojë atje.
Secili ka meritat e veta.
Shpresa e fundit.
- Është tepër e zhurmshme.
Shkojmë!
Mundohuni të mos vrisni ndonjë.
Kjo thjesht sa i bën më agresivë
të tjerët.
Po.
Je i sigurt që do ta bësh këtë?
Sigurisht që jo.
Shkojmë!
Paçi fat!
Shihemi së shpejti!
Paç fat!
Nëse vjen ndonjë gjë tjetër para nesh
në këtë korridor, mbylleni për fare derën.
Kuptuat?
- Mirë.
Ja ku janë.
Ec! Ec!
Nxito! Nxito! Nxito!
Jepi!
Janë mirë.
Janë mirë.
Dreqin!
Kasaforta që na duhet
është tek 139-a.
Ecni!
O Zoti im!
Majtas! Majtas! Majtas!
Çfarë po bën?
Ajo do të të çojë tek kasaforta.
Ja ku është kasaforta.
Mund t'ia dalim.
- Jo, nuk mundemi.
Nuk mund t'ia dalim!
Ikim!
Nuk do t'ia dalin.
E dëgjove çfarë tha Havi,
nuk mund ta hapim.
Ata nuk janë vetëm!
Nuk mund ta hapim!
Ata po kthehen!
Nuk mund t'i lëmë atje.
Eja!
Hapeni derën!
Vraponi!
- Vrapo!
Vraponi!
Më shpejt! Jepini!
Vraponi!
Ejani! Ejani! Ejani!
Jepi!
Ku është Xherri?
Ku është? Ku është?
Ku është?
Jepi! Jepi! Jepi!
Ku je?
5-6-9-6-4.
5-6-9-6-4.
Çfarë ndodhi me Xherrin?
Jo atë. Jo atë.
Dreqin!
- Dreqin!
Krisht!
Ai do ta injektojë tek vetja.
Nuk ia kemi idenë
se cili do të funksionojë.
Ne nuk e dimë, as nëse
do të funksionojë ndonjëri prej tyre.
Nëse përdor ndonjë gjë
që mori nga arka në të majtë,
është i vdekur.
Çfarë po bën?
I THONI FAMILJES SIME QË I DUA
Sa kohë duhet të presë?
Që të infektohet?
Jo shumë, por,
nuk është kjo pyetja
që po bëjmë, apo jo?
Shikojini!
Ai kaloi përreth tij!
Ai kaloi përreth tij!
Si të mos ishte fare aty!
Mirë.
Ky nuk është fundi.
As që i afrohet fundit.
Ç'kemi?
Unë jam...
Jam Emi.
Ka njeri atje?
Alo! Po mundohem të kontaktoj
me ndonjë.
Kemi pasur fat në gjetjen e njerëzve
me këtë transmetim.
Humbëm qytete të tëra.
Kur nuk ka më njerëz të mbetur
për t'u infektuar,
ata qetësohen
Janë humbur qytete të tëra.
Organizata Botërore e Shëndetësisë
raporton sot se ndihma
mund të vijë...
...një lloj meningjiti hibrid
me përbërës të lisë
dhe virusit H1N1.
Akoma nuk e dimë se si filloi
Organizata Botërore e Shëndetësisë
ka krijuar vaksinë që funksionon
si një lloj kamuflazhi,
duke i bërë të padukshëm
nga të infektuarit, njerëzit që e marrin.
I fituam pak kohë vetes.
Forcat vullnetare
po dorëzojnë vaksinat
në zonat që janë izoluar.
Tentativat e shpërndarjes fillojnë në...
Rëndësinë e marrjes së informacionit
nga ata që janë akoma gjallë
brenda karantinës...
Por kjo na dha një shans.
Nëse mund të shkoni
në një zonë më të ftohtë,
në një terren më të lartë,
ata lëvizin më ngadalë.
Beteja e Moskës
vazhdon të jetë e madhe.
Testet fillestare të këtyre
të ashtuquajturave kamuflazhe
kanë qenë të suksesshme në masë.
Të tjerë kanë gjetur
një mënyrë për t'i shtyrë.
Lëvizni! Lëvizni!
Në rregull, lagini!
Po i afrohem objektivit.
Kërkoj leje të qëlloj.
Ke leje.
Gjithçka në rregull.
Ndizi! Ndizi!
Është e përhershme!
U zgjidh! U zgjidh! Mbaroi!
Nuk ka falje në ferr!
Çfarëdo që shkon në ferr,
mbetet në ferr!
Ky është Stacioni 7 në Nebraska,
që po transmeton në valë të shkurtra.
Nëse lufton dot, lufto.
Drejtohuni nga veriu, nëse mundeni.
Alo?
Ka njeri që po e dëgjon këtë?
Ndihmojeni njëri-tjetrin!
Qyteti i Meksikos është deklaruar
si një humbje e plotë.
Jini të përgatitur për çdo gjë.
Lufta jonë sapo ka filluar.
Vetëm për www.titra.al
Mundësoi - K@$@P!