Tip:
Highlight text to annotate it
X
Prince of Persia - The Sands of Time
Titrat: Hell Of Steel.
Shumë kohë më parë,
në një vend të largët,
dikur ishte një perandori që
shtrihej nga stepat e Kinës
deri tek brigjet e Mesdheut.
Ajo perandori ishte Persia.
E egër në betejë,
e mënçur në fitore,
aty ku u shtri shpata perse,
rregulli u vendos.
Mbreti persian Sharaman
sundonte me të vëllain, Nizamin
me parimet e besnikërisë dhe vëllazërimit.
Mbreti kishte dy djem
që i falnin shumë gëzime.
Por në sytë e Zotave, familja
mbretërore nuk ishte akoma e plotë.
Jo deri ditën kur ai pa një akt trimërie
nga një djalë jetim në rrugët e Nasamit.
Hapni rrugën!
Ndalu!
Ndalu!
Vrapo!
- Vrapo!
- Vrapo Bis, vrapo?
Qëndro këtu!
Po ikën, po ikën!
Më lëshoni!
Në emër të mbretit!
- Si quhesh djalosh?
- Dastan, zotëri.
Ku i ke prindërit?
Djalosh...
Vëlla, merre me vete!
I prekur nga çka pa, mbreti e
adoptoi djalin në familjen e tij.
Një djalë pa gjak mbretëror
dhe pa pretendime për fronin e tij.
Por ndoshta kishte dhe forca
të tjera në punë atë ditë.
Diçka përtej të të kuptuarit të njerëzve.
Atë ditë djali me të kaluar të panjohur
u bë, Princ i Persisë.
15 VJET MË VONË.
QYTETI I SHENJTË I ALAMUTIT.
Qyteti legjendar i Alamutit!
Edhe më mahnitës nga ç'e imagjinoja.
Bukuria është një rreng, princ Tus.
Është një qytet si gjithë të tjerët.
Një qytet i butë ka burra të butë.
Ata tradhëtuan dhe tani duhet të paguajnë.
Im atë foli qartë.
Alamuti s'duhet të preket.
Disa e quajnë të shenjtë.
Dhe meqë babai ynë i mençur nuk
është këtu, vendimi ngelet i imi.
Do të këshillohem dhe një herë të fundit
me xhaxhain tim dhe dy vëllezërit e mi.
Besnikun Garsiv dhe...
Ku është Dastani?
Jepi! Vura bast para dhe kohë për ty!
Kjo është për turp!
- Pse s'e provon njëherë ti?!
- Jepi!
Vetëm kaq mund të bësh?
Princ Dastan!
Ku është princi Dastan?
Princ Dastani nuk është këtu.
Madhëria juaj, ju lutem!
Princi Tus thirri një këshill lufte.
Ja, u nisa!
Spiuni ynë më i mirë, pa një karvan,
duke dalë nga Alamuti.
Shpata nga më të mirat,
shigjeta me majë çeliku.
Dhe premtime pagesash nga
bajraktarët e Kushit për Alamutin.
Po i shesin armë armiqve tanë, Dastan.
Me një shigjetë të tillë
u vra kali im në Koskan.
Gjaku do të shkojë deri në gju
në rrugët e Alamutit për këtë.
Ose ushtarët tanë do të bien para mureve të tyre.
Urdhërat tanë ishin të mirrnim Koskanin,
jo të sulmonim Alamutin.
Fjalë me mënd, vëlla i vogël.
Fjalët nuk do ti ndalojnë armiqtë tanë,
pasi të kenë armët alamutase.
Do të sulmojnë në agim.
Nëse ky është vendimi yt,
më lejo të shkoj i pari.
- Ke diçka për të thënë, Garsiv?
- Unë komandoj kreun e ushtrisë persiane.
Dastani një kompani me hajdutë rrugësh.
Nuk do të na duhen për sjellje të mira.
Por mund të na hynë në punë në një betejë.
Nderi i sulmit të parë duhet të jetë imi!
- Garsiv, dora jote është mbi shpatë.
- Aty ku duhet të jetë.
Ah, vëllezërit e mi...
Dhe egoja e tyre.
Thonë që princesha e Alamutit
është një bukuri pa të dytë.
Do ti turremi pallatit të saj
që ta shohim me sytë tanë.
Nuk dyshoj për kurajën tënde Dastan.
Por nuk je gati akoma.
Kalorësia e Garsivit do të udhëheqë.
Princeshë Tamina, ushtria
perse akoma s'është tërhequr.
Besimi i tyre ka shumë pak dashuri
për besimet e të tjerëve.
Ndoshta do të ishte më mirë
të mos qëndronit kaq afër.
Çfarëdo besimi të kenë, harqet e tyre
s'janë dhe aq të fortë dhe as shënjestra.
Mblidhni këshillin!
Thoni që dua ti shoh tek tempulli
qendror. Duhet të lutem!
Në tempullin qëndror?!
Alamuti nuk është marrë për mijëra vjet!
Gjithçka me kohë ndryshon.
Ne duhet ta dimë këtë më mirë se të gjithë.
Ma thuaj dhe një herë, pse s'po i
bindemi urdhrave të tët vëllai?
Sepse Garsivi di të sulmojë vetëm me
gjithë fuqinë. Do të jetë një masakër.
Alamutët do të jenë të zënë me portën kryesore
kështu që ne do të hyjmë nga porta anësore.
Ke pirë gjë?
Andej është rruga.
Ka dy porta.
Ajo e jashtmja është e lehtë.
Porta e brendshme, ajo është e pamundur.
Mekanizmi i portës ruhet nga dy burra.
Ka gjithmonë një mënyrë Bis.
Ju merruni me portën e jashtme.
Atë të pamundurën ma lini mua.
Ti nuk do të jesh i lumtur deri
sa të na vrasin të gjithëve.
Oh, fjalim i bukur Bis!
Të ngre moralin.
Bjerini alarmit!
Mbaje këtë!
Kujdes shpinën!
Porta lindore është e hapur!
Janë burrat e Dastanit!
Na hapi rrugën!
Dastani ja doli!
Pozicionohuni në portën lindore!
Ripozicionohuni në portën lindore!
Ata çanë në portën lindore!
Prishni korridoret për tek Dhoma!
Si urdhëroni princeshë!
Shkoni tani, të gjithë!
E di se ç'duhet të bësh!
Kama duhet të mbahet në vend të sigurtë.
Hapni rrugën!
Kore lutjesh dhe tymi temjanit
nuk mund të të ndihmojë më tani.
Mendoj se këtu do të gjejmë më shumë se aq.
Hej Garsiv.
Të paktën kësaj here legjendat janë të vërteta.
E dimë që në fshehtësi ke prodhuar
armë për armiqtë e Persisë.
Tani na trego ku.
Ne nuk kemi farka këtu!
Dhe çdo armë që kishim ju e fituat.
Spiunët tanë thonë të tjera gjëra.
Mund të kurseni mjaft vuajtje...
Të gjitha dhimbjet e botës nuk do t'ju
ndihmojnë të gjeni diçka që nuk ekziston.
Folët si sikush me aq mend sa të
marrë parasysh një zgjidhje politike.
Bashkoi duart me mbretin e ardhshëm të Persisë!
Do të vdisja më mirë.
Kjo edhe mund të bëhet.
Mos!
Princ Tus!
Më premto që njerëzit në Alamut
do të trajtohen me mëshirë.
Luani i Persisë!
Luani i Persisë!
Të quajnë Luani i Persisë!
Ti kurrë nuk shkëlqen në ndekjen e urdhrave.
Kam disa shpjegime pët të të bërë, Tus.
- Unë...
- Jo, jo.
Jo, ti ke disa festime për të bërë.
Gjithsesi, ka një zakon meqë pate nderin e
sulmit të parë, duhet të më bësh një dhuratë.
Një blatim!
Kamë e bukur!
Të dha qytetin dhe princeshën.
Mendoj se mjafton si blatim.
Mendoj se mjafton.
Njoftimi i parë sapo mbërriti princ.
Lajme të mrekullueshme!
Yt atë ndërpreu lutjet në Pallatin Lindor
për tu bashkuar me ne.
Pa dyshim për të na lavdëruar
për këtë fitore të madhe.
Kishim të dhëna që Alamuti
po armatoste armiqtë tanë.
Të dhëna?!
Duhet të kesh më shumë se të dhëna për
të pushtuar një qytet të shenjtë.
Me ushtarët e mi.
Kjo... aventurë nuk do të pritet mirë nga aleatët tanë.
Supozoj që nuk e mendove këtë.
Mos shiko nga xhaxhai, djalë!
Vendimi dhe pasojat janë të miat.
E di që po pret me padurim ta mbash ti kurorën.
Por më beso kur të ta them,
nuk je akoma gati.
Askush s'mund ta di më mirë se ty, baba.
Ngaqë besimi yt është diçka për të cilën lëvdohem shumë,
unë do të mbikqyr kërkimin e armëve vetë.
Të betohem që s'do të dal para syve të tu deri
sa të gjej provat e tradhëtisë së Alamutit.
Hapi i fundit është më i vështiri.
Vëlla!
Vëlla!
Gjetëm shenja tunelesh në anën lindore të qytetit.
Jam nisur për atje tani.
Do të humbësh festën.
Ti dhe Garsivi mund t'ja dilni
babait gjatë mungesës sime.
Nëse ke një dhuratë për ta nderuar.
Ah, sigurisht!
Bis, dhuratën!
Çfarë?
Për momentin është në një tjetër vend.
E dija që do ta harroje.
Tunika e lutjeve e regjentit të Alamutit.
Më e shenjta e tokave të Lindjes.
Një dhuratë që një mbret do ta vlerësonte.
Luftove si luan për mua Dastan.
Jam i lumtur që të ta kthej nderin.
Një margaritar i rrallë!
Prezantoje sonte mbretit për mua Dastan.
Je i bindur që do dhe një grua tjetër vëlla?
Më dëgjo Dastan!
Martesa me princeshën, më siguron
besnikërinë e njerëzve të saj.
E palidhur me ne është një pengesë e rrezikshme.
Nëse babai nuk është dakort me lidhjen tonë
dua që ti ***ësh fund jetës së saj me duart e tua.
Pra, po më shoqëron princi Dastan, Luani i Persisë!
Duhet të ndihesh mirë të fitosh këtë famë
për shkatërrimin e një qyteti të pafajshëm.
Është kënaqësi edhe për mua takimi ynë princeshë!
Më lejo t'ju them se të dënosh armiqtë e mbretit
tim është një krim, dënimit e të cilit do ta bëja sërish.
Atëherë qënke një princ pers i vërtetë!
I egër dhe pa nder.
Mos gabo të mendosh se më njeh princeshë.
Oh, e ç'ka për të njohur?!
Prisni këtu me Madhërinë e saj!
Nëse mund ta bëni, do t'ju sugjeroja
më pak kryelartësi para mbretit.
Për të mirën tënde.
Po kontrollon dhe ti babain, xhaxha?
Një ditë do të kesh dhe ti kënaqësinë
të jesh vëlla i mbretit Dastan.
Për sa kohë mban mend detyrën kryesore do t'ja dalësh.
Dhe cila është ajo?
Të sigurohesh që gota e tij është plot me verë.
Dëgjova,
se një tjetër nga bijtë e mi iu shtua
radhës së trimave legjendarë persianë.
Na mungove baba!
Unë,
po lutesha për ty dhe vëllezërit e tu Dastan.
Për familjen.
Lidhja mes vëllezërve është
shpata që e mbron këtë perandori.
Falem që kjo shpatë të qendrojë e fortë.
Shpresoja që veprimet e mia të
kursenin vdekjen e shumë burrave.
Një burrë i mirë do të kishte bërë atë që bëre ti Dastan.
Të vepronte me kurajë e trimëri për të shpëtuar jetë.
Një burrë i madh nuk do të lejonte që të bëhej fare sulmi.
Një burrë i madh do të ndalonte të keqen të bëhej,
pavarësisht se kush e urdhëronte.
Djaloshi që pashë në atë shesh,
kishte mundësinë të ishte më shumë se
thjesht i mirë. Mund të bëhej i madh.
Epo ndërkohë,
unë kam një dhuratë për ty.
Dikush e vuri në dyshim sjelljen e një
djali nga rruga në familjen time.
Unë pashë një djalë, gjaku i të cilit s'ishte fisnik,
por zemra e tij ishte.
Një mbret në shpirt.
Faleminderit baba!
Faleminderit baba!
A mund të të ***, tunikën e regjentit të Alamutit.
Çfarë mund të *** ty në këmbim?
Braham!
A mud t'ju prezantoj princeshën Tamina.
Tusi do të krijojë lidhje mes martesës.
Uroj që ju ta miratoni këtë lidhje.
Në të gjithë udhëtimet e mia,
nuk kam parë kurrë një qytet më të bukur Madhëri.
Duhet ta kishit parë para se të
dyndej turma juaj e pagdhendur.
Do të bëheni një mbretëreshë e mirë.
Por Tusi, ka tashmë mjaftueshëm gra.
Ti Dastan do të rrezikoje më pak, nëse një
margaritar i tillë të priste në shtëpi.
Princesha e Alamutit do të jetë gruaja jote e parë.
Ti çfarë thua Dastan?
I turret shigjetave me qejf, por kur flitet për grua
i merret goja të shkretit.
Dhe disa nga ju thonë që s'është i mençur.
Më duhet një pije.
Largohuni!
Baba!
Zot, ndihmoje! Është tunika e helmuar.
Dikush ta ndihmojë!
Tunika që Dastani ia dha!
Përse?
Dikush ta ndihmojë!
Ai është vrasësi!
Dikush ta ndihmojë!
- Bis! Bis!!
Eja me mua!
Çfarë mendon se do po bën?
Mund të të nxjerr nga këtu.
Do të të duhet ndihma ime.
Mbyllni portat!
Andej!
Mbyllni portat!
Ulu!
Kapeni vrasësin!
Është mbi kalin tim!
Vodhi kalin tim!
Jepi!
E gjithë bota mban zi për vdekjen
e mbretit tonë të dashur.
Kjo humbje na preku shumë.
Që vdekja erdhi nga dora e princit Dastan
thjesht e bën dhimbjen tonë më të madhe.
Nuk e vrava unë tim atë.
Tunika mu dha nga im vëlla.
Tusi e bëri këtë.
Dhe tani bëhet gati të jetë mbret.
Nuk e vrava unë tim atë.
Unë të besoj.
Ti nuk duhet të ishe këtu.
Nuk duhet të lejoja të vije.
Por e bëre.
I premtova tim vëllai që do të të
vrisja nëse ai s'të merrte dot.
Por,
zgjidhja do të ishte të më puthje.
Dhe pastaj të më vrisje.
Por unë kam një zgjidhje më të mirë.
Unë të vras ty
dhe hallet e tua zgjidhen.
Mendoj se mund të gjejmë një zgjidhje tjetër.
Zgjidhja do të ishte të më puthje,
dhe pastaj të më vrisje.
Por unë kam një zgjidhje më të mirë.
Unë të vras ty.
Më kthe atë që vodhe persian!
Mos!
A e pe atë?
Pashë çfarë?
Turru sërish tek ajo shpatë
dhe të betohem që do të thyej krahun.
Sërish?
Ti e harxhove të gjithë rërën!
Çfarë?
Ç'është kjo?
E pabesueshme!
Rëra të kthen pas në kohë.
Dhe vetëm ai që ka kamën kupton se ç'po ndodh.
Mund të kthehesh pas e të ndryshosh
ngjarjet, të ndryshosh kohën.
Dhe askush përveç tij s'e di.
- Sa pas mund të kthehem? Mu përgjigj!
- Ti shkatërrove qytetin tim!
E gjithë kjo s'ishte për armët.
Ishte për këtë kamë.
Pas betjës,
Tus e kërkoi këtë thikë si blatim.
Atëherë s'e kuptova por tani po.
Mendon se mund të ndryshojë gjithçka. Mund të
ndryshojë çaste në një betejë, goditjet e një rivali.
Nuk do të jetë thjesht mbret, por më i madhi
që ka parë Persia. Më i madh edhe se im atë.
Ishte e gjitha për këtë kamë!
Vëllai im tradhtar duhet
të dalë para drejtësisë.
Dhe për këtë dyfishova shpërblimin.
Ndërkohë duhet të mbroj këtë perandori,
ashtu si do të bënte dhe im atë.
Një mbretërim i ri nisi.
- Çfarë po bën?
- Garsivi s'duhet të jetë shumë larg.
Është kalorësi më i famshëm i perandorisë.
Kjo do ti humbë gjurmët.
Gjurmët për ku? Ku po shkon?
Në Abrat, atje ku do të varroset im atë.
Ti kërkohesh për vrasjen e mbretit
dhe do të shkosh tek varrimi i tij
- bashkë me mijra ushtarë persianë?
- Nizami do të jetë atje.
Është i vetmi që mund ti besoj.
Do ta kuptojë që të gjithë e sajoi Tusi.
Hapu princeshë!
Çdo rrugë për në Abrat do të
jetë e mbushur me ushtarë persë.
Unë nuk do të kaloj nga rrugët.
Do të kaloj mes Fushës së Skllevërve.
Askush si afrohet asaj humbëtire.
Është plot me vrasës e hajdutë.
- Po, kështu thonë.
- I gjithë ky plan është vetvrasje!
Im vëlla vrau tim atë,
dhe gjaku i tij është në duart e mia.
Nëse vdes duke u përpjekur
ta ndreq këtë, ashtu qoftë!
Ah! Pra do të më lesh këtu, në mes të hiçit?
Dastani fisnik që braktis një
grua në mes të shkretëtirës,
Ç'thotë nderi yt për këtë?
Oh, Zot, më fal durim mos ta vras!
Hipni, s'mund të jenë larg nesh.
Pa rërën e duhur është një thikë si gjithë të tjerat.
Biles as e mprehtë.
- Nga kjo rërë, ka akoma?
- Sigurisht që jo.
Ku mund të gjej akoma?
Provoje duke ndenjur me kokë
poshtë dhe duke mos marrë frymë.
- E gjete atë që kërkoje princ?
- Fillo e ec!
Nëse s'mund t'ja tregosh
xhaxhait si funksionon kama,
pse duhet të të besojë?
Nuk është problemi yt princeshë.
Me të vërtetë ecën si i tillë.
Kokën lart, gjoksin para,
hapin e shtrirë. E ecura e një
princi pers të kënaqur nga vetja.
Pa dyshim që të kanë thënë që
kur linde që bota është e jotja.
- Dhe ti i beson në të vërtetë.
- Unë nuk linda në një pallat si ti.
Unë linda me ndyrësisë të Misafit.
ku jetova, luftova dhe u lodha për gjithçka.
- Dhe si u bëre princ?
- Mbreti po kalonte në treg një ditë,
dhe ai...
Nuk e di... ai...
Ai më gjeti.
Më mori dhe më fali një familje, një shtëpi.
Ajo që sheh, është e ecura e një burri
që sapo humbi gjithçka.
Mirëse erdhe në Fushën e Skllevërve, Madhëri!
Po vdes për një pikë ujë.
Kishim mjaftueshëm para se ti
ta zbrazje faqoren më parë.
Unë nuk linda në shkretëtirë si ju persët,
të egër e të durueshëm.
Trupi im është më... delikat.
Mendoj se je e llastuar.
Puset e Alamutit janë me famë për
ujin e tyre të pastër e të ftohtë.
Sikur të kishit kaluar më pak kohë
me puset dhe më shumë me muret,
nuk do të ishit këtu.
Ah, mrekulli!
Arrita t'ja mbyll gojën princeshës.
Tamina?
Tamina?
A më dëgjon?
Po Dastan, të dëgjoj.
E di se ku je persian?
Dhe prapë u përpoqe të hysh.
Në zemër të Sudanit ka një fis
luftëtarësh të quajtur Um'Bakr.
I mbushin me frikë të gjithë ata që i takojnë.
Um'Bakr janë mjeshtra të hedhjes së thikave.
Hedhja e thikës thonë që
është bekuar nga vetë Krijuesi.
Shënjestra e tyre është kaq e saktë sa thonë
që mund ti presin kokat tre burrave me një të goditur.
Oh, nuk do ta bëja po të isha në vendin tënd,
Dhe e di pse? Ky është Seso.
Është një Um'Bakr.
Pata fatin e mirë ti shpëtoja jetën,
që do të thotë që më ka një jetë borxh.
Pra më thuaj persian, a ka ndonjë
arsye të mirë pse mos ti them Sesos
ta hedhë pak më lart thikën tjetër?
- Pra? Kjo është ajo, ë?
- Po...
Kishe të drejtë. Nuk është e keqe.
Por mund të vinte erë më të mirë.
Por kemi një marrëveshje.
- Princeshë e zgjuar.
- Marrëveshje? Çfarë marrëveshje?
- Një princ aq fisnik...
- Një princeshë aq e ëmbël...
Po pse re pre e atij aktrimi?
Me zor po prisje të shpëtoje bukuroshen?
- Kush tha që je e bukur?
- Duhet të ketë një arsye që
s'mi shqit dot sytë.
Ti je...
Unë... unë nuk të besoj.
Nuk je tipi im.
Nuk jam një skllave e dëshpëruar.
- Unë mundem ti *** zë mendimeve.
- Shumë mendime për shijet e mia.
Po do ta bëjë punën për bukuri.
Çfarë do të bëni me të?
Po, thuaja. Nuk e sheh sa i shqetësuar është!
- Më falni pak.
- Po.
E kam të vështirë ta pranoj,
por ti kishe të drejtë.
E gjeta atë që po kërkoja.
- Dastan, më dëgjo!
- Kur xhaxhai im të shohë fuqinë e kësaj kame,
do të më besojë.
Dastan e di...
Nuk kam qenë plotësisht e sinqertë me ty.
Oh, por gënjeshtrat e tua janë kaq të zgjuara.
Unë jam Gardiene e një drtyre hyjnore.
- Oh, oh.
- Ajo kamë është e shenjtë.
Po dërgohej në një vend
të sigurtë kur ti e vodhe.
- Nëse kama bie në duar të gabuara...
- Do të kujdesem unë për thikën tënde.
Nuk do të duash ta humbësh këtë.
Nuk e kupton se ç'luhet në këtë mes.
Kjo është punë e Zotave, jo njerëzve.
Zotave të tu, jo të mitë.
Eja!
- Garë me struca?
- Po, çdo të martë dhe të enjte.
Ajo që i mungon në bukuri,
e kompesojnë me shpirtin luftarak.
Dhe garat manipulohen lehtë.
Kam dëgjuar gjithë ato histori
të tmerrshme për këtë vend.
Për skllevër të egër? Që kanë vrarë të zotët?
Është një histori e mirë.
tregohet me nam gjithandej,
por nuk është e vërtetë.
- Por skeletet që pashë...
- Ah u blenë nga një jevg në Bakara.
Unë e ndërtova këtë nam të pashoq për të mbajtur larg
të ligën më të keqe që gërryen
këtë vendin tonë të harruar.
E di se për çfarë po flas? Për taksat.
Tani për këto persianët me
ushtritë, kalatë, rrugët e tyre...
Kush paguan për të gjitha këtu, ë?
Biznesi i vogël.
Po, ja pse e nisa këtë fushatë të
vogël për të hapur pak nam të rremë.
E hapa si një sëmundje në një harem turk.
Para jush struci madhështor!
Jepi, forca bukuroshe!
Vdes për këtë.
Tagrambledhësit na rrinë larg meje dhe
klientëve të mi. Të gjithë të lumtur.
Futini vajzat! Futini vajzat!
Të vendosin rregull tek turma!
Mos rri aty kot! Vrapo, mos ec!
Hej, nëse të bie diçka, do ta paguash!
Nga rroga jote.
Tani, mos më shih ashtu.
E di se për çfarë po flas.
Bë punën, vendos rregull tek turma.
Faleminderit!
Kjo marrëveshja jonë e vogël
do të ecë mjaft mirë djalosh.
Oh ho ho! Qënka mistreckë!
Ku e gjete?
Në tregun e skllevërve në Glor.
Po shkoja për në Irak për ta shitur
me një deve kur më sulmoi.
Po, devetë janë më të qeta.
E vlerësoj mikpritjen tënde.
Ke krijuar diçka të bukur këtu.
Por nëse do të më jipje pajisjet...
Di diçka persian?
Ngjan shumë me një princ të pacipë që ja mbathi
pasi vrau mbretin.
- Ta përmenda këtë Um'Bakrin?
- Po ma përmende.
Një përallë e bukur na pëlqen të gjithëve.
Por kjo e jotja...
Do ta shisje për një deve. Jo re!
Pa shihe njëherë!
Ajo vlen të paktën dy.
Dhe sa për ty djalosh, e dije që yt
vëlla ka vënë një shpërblim për ty.
dhe thënë troç mes meje dhe teje është e paparë.
Do ti jepja dhe time më për aq flori.
Çfarë? Ti nuk e dije se si ishte.
Shpjereni në postrojën persiane.
Prit! Prit!
Thikë e bukur.
- Jo, jo, jo është pavlerë.
- Me të vërtetë?
Do ta shkri për gurët e çmuar.
Çfarë po bën djaloshi?!
Jo, jo! Mund të vrasësh ndonjë zog.
Hej, këndej!
- Oh, oh, nuk do ta bëja këtë.
- Hyr tek tuneli!
Oh pa shihe pak! Kaq ishte!
Nuk ka më qumësht dhije të fermentuar
pas garës së tretë, më dëgjove?
Vazhdo, vazhdo!
Kapeni!
Ndaluni!
- Ngrije levën, hape derën!
- Më jep kamën.
- Nuk është ky çasti...
- Më jep kamën!
Mos kujto se s'më shkoi në mendje.
Lëviz princeshë!
Kapeni!
Dastan!
Kapeni!
Po kërkoje për këto?
Këto? Uups!
Herën tjetër unë... aaah!
Kanë ardhur të gjithë për varrimin e tim eti.
Ka me qindra ushtarë persianë
që po ruajnë portat.
Ndoshta më shumë.
Nëse do ti rrish pranë kamës,
duhet të më ndihmosh të hy në Abrat.
Tërë këto delegacione të huaja.
Ma ha mendja se njeh ndonjerin.
Nuk gjeje dikë më të lehtë?
Dugalët e Hindu Kushit janë njerëz fisnikë.
Duhet ta kesh për nder.
Oh po, shumë për nder.
Dastan, ku është kama?
Bujrum po deshe e më kontrollo.
Por duhet të më kontrollosh mirë.
Tusi nuk është këtu.
Ndoshta është akoma në Alamut.
Nga kjo rëra që ushqen kamën,
ka akoma në Alamut, apo jo?
Ja pse Tusi është akoma atje.
Për këtë po kërkon ushtria e tij.
Duhet ti shpie një mesazh
xhaxhait që të takohemi.
Kjo është e pamundur.
E vështirë por jo e pamundur.
- Prova të tjera që je i çmendur.
- Po pse të bëj kaq shumë përshtypje?
Hapni rrugën!
Hapni rrugën!
- Kthehu! Kthehu!
- Çfarë?
Mi blije këto kur isha i vogël.
Dhe ti ja pështyje farat Garsivit.
- Nuk duhet të më kishe sjellë këtu, Dastan.
- Nuk kisha zgjidhje tjetër xhaxha.
Më ndiq!
Nuk e vrava unë babain!
- E di që s'do ta bëja diçka të tillë.
- Veprimet e tua flasin ndryshe.
Por... unë nuk kisha zgjidhje
tjetër veç të ikja.
Ishte Tusi që ma dha atë tunikë.
Ishte ai që e helmoi.
- Dastan...
- Por ai s'është këtu, apo jo?
Në varrimin e babait.
Por qendroi në Alamut.
Sytë e botës duhet ta shohin që
pushtimi ynë ishte i drejtë.
Kërkimi për farkat e armëve është i rëndësishëm.
Por jo nëse ato s'ekzistojnë.
Pushtimi mi Alamutit ishte një mashtrim.
Tusi kërkonte pushtetin, ja pse vrau babain.
Dhe tani nuk po kërkon për armë, por për rërën,
- që ushqen një pajisje magjike.
- Për këtë më solle këtu, Dastan?
Pajisje magjike?
Të kujtohet pas betejës, kur ndale
Tusin të merrte kamën që fitova?
Ajo kamë ishte arsyeja që pushtoi Alamutin.
- Këtë kamë, e ke me vete?
- Po.
Ka fuqi të pabesueshme.
Çfarë shakaje është kjo, Dastan?
Çfarë? Jo, e kisha këtu!
Dhe këto ti i quan prova?
Tamina...
Unë... Kama... Unë...
Ti i ke duart e djegura.
Po, kur po përpiqesha të hiqja
tunikën me helm nga yt atë.
Diçka që s'shkon, Dastan?
- Jo, jo...
- Je i sigurtë?
E di që mund të më besosh mua djalosh.
Është... Tusi është im vëlla.
- Si mund të më tradhëtonte kështu?
- Nuk di ta them, Dastan.
Ndoshta nuk të ka respektuar
kurrë dhe thjesht të ka parë
si dikë që mund ta përdorte.
Dikë që ti mbushte gotën e verës.
Shërbimet e mia për tët atë ishin ndryshe.
Ndanim të njejtin gjak, Dastan.
Sa herë babai e përmendte që ti
e kishe shpëtuar nga ai luan?
- Ishte tregimi i tij i preferuar.
- Njëri nga të shumtët, po.
Jo, ishte i preferuari i tij.
Druaj se po më flet pa kuptim, Dastan.
Prit, Dastan!
Vrasës!
Nuk e vrava unë babain!
Hapni rrugën!
Hapni rrugën!
Kapeni!
Po tani ç'do bësh?
Princ Garsiv!
Ku është ai?
Ku është ai?!!
Garsiv.
- Nuk e vrava unë babain.
- Atëherë Zoti do të falë.
Pasi koka jote të bjerë.
Nuk po ndeshemi më me shkopinj vëlla.
Vetëm kaq mund të bësh?
- Madhëri, kujtoja se do të rrinit në Alamut.
- Më trego për Dastanin xhaxha.
Dastani erdhi në Arbat për të më vrarë.
Tek sheshi i tregut.
Arrita të iki.
Tus, vdekja ime do të dobësonte
mbretërinë tënde të re.
Dastani shpreson të nisë një rebelim.
- Ai do fronin?
- Kam frikë se po imzot.
Nëse e nxjerrim Dastanin para
gjyqit do ta ndezë më keq këtë.
Këshilla ime është ta evitojmë gjyqin.
Mos e kthe në Nasaf të gjallë.
Cilatdo qofshin krimet e Dastanit,
një gjyq i hapur do të tregonin
se ç'mbret do të doja të isha.
I fortë. Dhe nderoj ligjin.
Ne nuk jemi të egër.
Po bëhesh mbret më i mirë çdo ditë.
Dastani duhet të gjendet.
Duhet të dalë para drejtësisë.
Duhet të flas me miqtë.
Ata kanë rituale të çuditshme imzot.
Shërbëtorët kanë parë gjëra,
kanë dëgjuar zhurma të çuditshme.
Javën e kaluar një nga kuajt u zhduk.
Thjesht sigurohu që shërbëtorët
të mos hapin gojë,
ndryshe ta premtoj se do të zhduken dhe ata.
Kam një detyrë tjetër për ty Hashishin
por duhet të jesh i shpejtë.
- Preja jote ka lëvizur me kohë.
- E solle ç'të kërkova?
Këto rite, nuk të pengojnë në punën tënde?
Në trance ne shohim pamje të së ardhmes,
pamje të vdekjes,
fatit... dhe një mallkim.
Në trance mund të gjejmë gjithçka.
Edhe nipin tënd, princin Dastan.
Atëherë shpresoj, që shpejt,
të shohësh sërish vdekje...
Ulu! Është një patrullë persiane!
Garsiv...
Çfarë nuk po më tregon?
Karvani yt iku. Ndoshta u lodhëm me
gënjeshtrat dhe thikat pas shpine.
Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të të lija.
Kuptoj që xhaxhai nuk të dëgjoi?
Nuk e vrau Tusi tim atë.
Ishte Nizami.
- Xhaxhai yt?
- Duart e tij ishin të djegura.
Tha që u përpoq të hiqte
tunikën me helm nga im atë.
E kam parë në kokën time skenën me mijra
herë. Ai kurrë s'e preku tunikën.
Duhet ta ketë prekur më parë.
Ishte Nizami ai që e helmoi.
Ç'të mirë do ti sillte atij të kthehej
vetëm pak çaste në kohë?
Asnjë.
Ai e vrau tim atë për më
shumë se thjesht një kamë.
Çfarë nuk po më tregon?
Ti ke duar të shpejta.
Edhe unë.
Nëse e do prapë, më thuaj gjithçka.
Mjaft më me lojra, mjaft më me gënjeshtra.
A mund të ikim nga këtu?
Vetëm një princeshë mund të kujtojë që
mund t'ja kalojmë një stuhie rëre.
Nizami do të vijë të na vrasë.
Ai më do të vdekur.
Dua të di përse.
Në Alamut është zemra pulsuese e jetës në tokë.
Klepsidra e Zotave.
Shumë kohë më parë, Zotat hodhën sytë nga njerëzit
por panë vetëm lakmi dhe tradhëti.
Prandaj dërguan një stuhi rëre
për të shkatërruar gjithçka,
për të pastruar faqen e tokës.
Por një vajzë e vogël i kërkoi Zotave
ti jepnin njerëzimit një tjetër mundësi.
Duke i ofruar jetën e saj në këmbim.
Duke e parë pastërtinë e saj
Zotat u kujtuan për mundësitë e njerëzve.
Prandaj e futën stuhinë në klepsidër.
Kama iu dha vajzës që shpëtoi njerëzimin,
duke e bërë atë Gardianen e parë.
Tehu i kamës është i vetmi që mund të thyejë
klepsidrën dhe të çlirojë Rërën e Kohës.
Por zgjat vetëm një minutë.
Po sikur dikush të çante
dhe njëkohësisht të shtypte butonin?
Rëra do të rridhte pambarimisht.
Koha do të kthehej sa të doje.
Po, por është e ndaluar.
Kur im atë ishte i vogël,
Nizami i shpëtoi jetën në një gjueti.
Një ditë dy princat po gjuanin një dre të bukur.
Por nuk e kishin parë një luan që po i gjuante ata.
Nizami shpëtoi Sharamanin.
Im atë e tregonte këtë histori përherë.
- Nuk po e kuptoj.
- Nizami do të kthehet në kohë
dhe të mos e bëjë çka bëri,
të mos e shpëtojë tim atë
ta lërë atë të vdesë.
Pastaj do të jetë ai mbret.
Dhe vëllezërit e mi s'do të lindin kurrë.
Stuhia kaloi.
Dastan, rëra brenda klepsidrës
është mjaft e fuqishme.
Ta hapësh kamën kur është brenda saj do të thyejë vulën
duke shkatërruar klepsidrën.
Rëra e Kohës do të dalë jashtë.
Dhe do të kenë mërinë e Zotave sërish.
Do të shkatërrojnë gjithçka.
Dhe gjithë njerëzimi do të paguajë
për tradhëtinë e NIzamit.
Vetëm kjo do të ngelë nga ne.
Tempulli sekret i Gardianëve jashtë
Alamutit është një faltore.
I vetmi vend ku kama mund të fshihet
dhe e vetmja mënyrë për të ndaluar fundin e botës.
Kjo është e vërteta, Dastan.
Ma kthe kamën që unë ta shpie atje.
Jo, nuk mund ta bëj këtë.
Do të vi me ty.
Ti do të më ndihmosh?
Mund të rrimë këtu e të flasim
ose mund tia hipim kalit.
Udhëtimi ynë është i bekuar.
Do të ndalemi për ujë dhe do të kalojmë
qafën e malit para darkës.
Të pëlqen të më thuash çfarë të bëj.
Vetëm se ti i ndjek urdhrat me kaq zell.
Po, por mos e hap krahun shumë.
Dastan!
U ndamë me kaq ngut.
Nuk mundëm të themi mirupfshim.
Kemi një javë që ju ndjekim.
Ai sherr i vogël që ju nisët,
vazhdoi për dy ditë.
Pista ime e garave.
U fshi e gjitha si gjurmë mbi rërë.
E shikon atë gjënë aty?
Vetëm ajo ka mbetur nga mbretëria ime e garave.
Dhe sado i zoti qofsh me llafe
nuk mund të organizosh një garë strucash
me vetëm një struc!
A kam të drejtë?
Po zotëri.
Eja me mua.
E dije që strucat kanë tendenca vetvrasëse.
Shikoje këtë të shkretën.
Dikur ishte një kampione me famë.
Dhe tani duhet të kujdesem ditë e natë
që të mos bëjë ndonjë gjë të çmendur.
Prandaj mendova që e vetmja
mënyrë që të mbuloja humbjet ishte
t'ju gjeja ju, dy dashnorët,
të cilët më sollën këtë fat të zi.
Ah po, do të më duhet edhe
shpërblimi për kokën tënde.
Yt vëlla do të jetë mjaft i lumtur të shohë...
Djaj rëre persian.
Mbijnë si devetë...
- Sheik, më dëgjo!
- Më mirë jo.
- Thikë e bukur.
- Sheik fisnik,
ne jemi në një udhëtim të shenjtë për në tempull.
Tempull? Çfarë tempulli? Ku ka
diçka më të shenjtë se ari persian.
- Ma jep mua kamën.
- Janë shumë.
- Nuk mund ti vrasësh të gjithë. Do të jetosh?
- Më jep kamën!
Më jep kamën!
Persian, si... si e bëre këtë?
Instikt.
Duhet të ikim nga këtu.
- Çfarë ndodhi mbrëmë?
- Nëpërkat kontrolloheshin nga një Hashishin.
- Hashishin?
- Për shumë vite ata ishin
vrasësit e paguar të mbretërve persianë.
Por im atë urdhëroi
që ata të mos ishin më.
Nizami duhet ti mos jetë bindur urdhërit,
i mbajti në këmbë.
Është veprimtaria vrasëse sekrete e qeverisë.
- Ja pse s'paguaj taksa.
- Nuk mund të ndalemi.
Ndoshta ju s'mundemi por ne po.
Na duhet ndihma juaj për të shkuar tek tempulli.
Të kalojmë Hindu Kushin me një stuhi?
Ju tërhiqni hallet si mangoja e prishur mizat.
- Ke luajtur mendsh!
- Ka flori në tempull.
Më shumë se 10 kuaj mund të mbajnë.
I pa taksueshëm.
Zotëri!
A e di se ku po shkon?
E kam ngulitur këtë rrugë që e vogël.
Çdo princeshë duhet ta bëjë.
Është e shenjtë.
Është këtu.
Tempulli është i vetmi vend ku kama mund të fshihet.
Po prisja statuja të arta, ujëvara.
Ma jep kamën, që ta shpie atje.
Kujdes mos pritesh princeshë.
Hej! Këtu!
Nuk ka kohë i vdekur. Ndoshta mbrëmë.
Në fillim është torturuar. Hashishinët.
Nizami e di për këtë vend.
Të gjithë të vdekur.
I gjithë fshati.
- Ah, floriri im...
- Ku po shkon?
- Ka vetëm një mënyrë për ti dhënë fund kësaj.
- Çfarë?
Të bindemi që kama është në vend të sigurt.
Në tempull është guri prej nga doli kama.
Çfarë temp... Këtu janë disa gurë të hedhur.
Gjëja e parë që na mësuan, kur gjithçka tjetër dështon,
është ta vendosim kamën në gur
dhe ai do ta mbështjellë,
thellë brenda malit,
duke ja kthyer Zotave.
Premtimi i Parë... duhet mbajtur.
Cili Premtim?
Zotat duhet të marrin jetën që kursyen.
Do të thotë... që ti do të vdesësh.
Qëndro këtu!
Qëndro këtu!
- Më dëgjo! Më dëgjo!
- Më jep shpatën!
Më jep shpatën se s'do të ta them sërish.
Ka kufoma atje të vrarë nga
Hashishinët me urdhër të Nizamit.
- Ai është tradhëtari!
- Hashishinët nuk ekzistojnë më!
- Gjithmonë kujtoje se ishe aq i zgjuar.
- Nuk është mashtrim, Garsiv.
Zotëri!
Brenda janë të gjithë të vdekur
dhe ka akoma të tjerë në fshat.
- Ka akoma atje...
- Qëndro aty!
Nizami më do të vdekur. Më do të pagojë.
Një gjyq do të ishte shumë publik.
Ti e di këtë?
E tha këtë apo jo?
E di që e kemi inat njeri-tjetrin Garsiv, por akoma...
- jemi vëllezër!
- Fjalë prekëse,
kur e ke shpatën në fyt.
Gjithmonë pyesje se pse babai
kalonte kaq kohë duke u falur.
Para se të vdiste më tha që lidhja mes vëllezërve
ishte shpata që mbronte këtë perandori.
Falej që ajo shpatë të qëndronte e fortë.
Pse do të shkoja në Abrat
në varrimin e babait,
kur e dija që ishte aq e rrezikshme?
Nizami propozoi që të vrisnin.
Tusi s'ishte dakort dhe urdhëroi të kapeshe i gjallë.
Nizam më do të vdekur dhe dërgoi Hashishinët
të sigurohej që kjo do të ndodhej.
Ka frikë na ajo që kam për të thënë.
Apo kujt ia them.
Ma thuaj mua vëlla.
Garsiv?
Prit...Garsiv?
Garsiv!
Hashishinët!
Mbylleni, mbylleni!
Mbrojeni kamën!
Dastan! Pas teje!
Tamina!
Tamina!
Harroji ato! Hidh këto!
Gjejeni atë!
Hej! Hej, këtu!
E dinë se ç'thonë për burrat me shpatë të madhe?!
Tamina! Më lër ta bëj!
Vetëm një Gardian mund ta kthejë kamën.
Nuk është diçka që ti mund ta bësh, Dastan.
Unë jam gati për këtë.
Unë jo.
Tamina!
Mjaft!
Dil jashtë!
Garsiv!
- Garsiv!
- Dastan, më vjen keq.
Shpëto perandorinë!
Vëlla...
Vëlla...
- Ku është kama?
- Nuk është më.
Mbro kamën, pavarësisht pasojave.
Kjo është detyra ime e shenjtë.
Dhe ishte fati im.
Ne e bëjmë vetë fatin princeshë.
Do ta marrim sërish.
Do të na duhet dhe një kalë tjetër.
- Ku do të shkoni?
- Në Alamut.
Nizami do ta përdorë kamën për të thyer klepsidrën.
- Duhet ta ndalim.
- "Duhet ta ndalim! Duhet ta ndalim!"
Çfarë? Oh, një thikëhedhës me ndërgjegje?
Miqtë tanë në pallat thonë që
persianët kaluan katin e parë të tuneleve.
Do të arrijnë tek klepsidra brenda disa orësh.
Nizami e mban kamën në tempullin qendror,
i mbrojtur nga një djall mbuluar me kama.
Hashishini që vrau tim vëlla.
Është e vetmja gjë mes nesh dhe kamës.
Asnjë burrë nuk mund ti afrohet 10
metra atij dhe të shpëtojë gjallë.
Disa nuk duhet ti afrohen aq shumë.
Më jep pak ujë zotëri!
Je i bindur për këtë?
- Ia kam borxh djalit këtë.
- Por ti je një Um'Bakr...
Makthi i shkretëtirës Namibiane.
Unë? Thjesht një sipërmarrës pak i ndershëm.
Kjo punë fisnikërie nuk është prerë për ne.
- Nxito!
- Miku im, ata ka thënë kush
- që ti flet tepër?
- Ëhë.
Në rregull.
Ejani!
A ta përmenda Um'Bakrin?
Po ma përmende.
Shpresoj që yt vëlla do të të dëgjojë persian.
Ai është këtu.
Mbyllni të gjithë portat!
Gjejeni!
- Rruga është e lirë.
- Dastan!
- Mendoj se s'duhet ta bësh këtë.
- Mos është shqetësim ky që dëgjoj?
- Kujdes.
- Me pak shqetësim.
- Po ja bën qejfin kot vetes princ.
- Dhe ti dikur gënjeje më mirë princeshë.
Ndoshta ngaqë s'po ushtrohem më.
Kjo nuk do të jetë hera e fundit që jemi bashkë.
- Ku është kama?
- Ju burokratët persiane...
- dhe duart tuaja të buta.
- Ti!
- E gjetëm imzot.
- Klepsidrën?
Unë nuk kam kamën.
Më lini!
Ç'kemi Tus!
Dastan!
- Duhet të flasim.
- Fol!
- Vetëm.
- Prisni jashtë dhomave!
Tani!
Jemi vëllezër apo jo?
Tunika që vrau babain, u helmua nga Nizami.
- Nizami? Ti je çmendur!
- Kush ta dha atë, Tus? Kush ta dha tunikën!
A e beson atë?
Edhe unë i besoja.
Por Alamuti s'po i furnizonte
armiqtë tanë me armë.
- Nizam na gënjeu.
- Pse do ta bënte? Çfarë përfitonte?
Më dëgjo me kujdes.
Poshtë rrugëve të qytetit ka
një fuqi antike, një vend
që mban Rërën e Kohës legjendare.
Nizami do ta përdorë për të zhbërë historinë.
Do të kthehet pas në kohë dhe të bëhet mbret.
Rëra e Kohës?
Herezi, Dastan!
Çmenduri pagane!
E kam parë fuqinë e saj me sytë e mi, Tus!
Nizami zbuloi se ku gjendet.
Nëse ne s'e ndalojmë, bota do të marrë fund.
Nëse do të më vrasësh,
bën mirë ta bësh tani.
Kjo nuk është kamë normale.
Shtyp gurin në fund të saj dhe do të shohësh.
Duhet ta kisha bërë këtë
para se të pushtonim qytetin...
- Për çfarë po flet?
- Të bëj atë që e di që është e drejtë.
Pa marrë parasysh pasojat.
- Ushtarët janë jashtë...
- Qëndro aty ku je!
Ai vrau veten.
Atëherë Zoti pastë mëshirë për tradhëtarin
sepse zgjodhi rrugën e burracakut.
Të dy e dimë se Dastani ishte
mjaft gjëra por kurrë burracak.
"Kjo nuk është një kamë normale."
"Shtyp gurin në fund dhe do të shohësh."
Pa marrë parasysh pasojat.
Ndalu!
Një çast më parë ti vdiqe para syve të mi.
- Ti e shtype atë...
- Nga e dije se do ta bëja?
Sepse jemi vëllezër.
Ditën që u nisëm për luftë,
im atë më tha që një mbret i vërtetë
i merr parasysh këshillat,
por dëgjon gjithnjë dhe zemrën.
Nuk duhet të shkoje aq larg që unë të besoja.
Madhëri, ushtarët më thanë që...
Shoh që Dastani qënka kthyer.
Tus, kujto se ç'të thashë!
Jo!
I shkreti Tus...kaq i etur për kurorën.
Dhe ti, Dastan, gjithmonë në sulm,
kaq i dëshpëruar për të treguar që je
më shumë se diçka që mbreti e mori nga rruga.
Çfarë rrëmuje e lavdishme jemi.
Me sa duket lidhja mes vëllezërve
nuk është më shpata që mbron perandorinë.
Po!
Ai ishte njëri prej nesh.
Ishte prift i tempullit.
Ja si Nizami e mësoi ekzistencën e klepsidrës.
Ata korruptuan Gardianët, na helmuan.
Ne nuk jemi më të pastër.
Duhet të nxitojmë.
Makaranë!
Makaranë!
Tani!
Gardianët ndërtuan tunele sekrete
poshtë qytetit si hyrje për në tempull.
Nëse nxitojmë mund të mbërrijmë atje para Nizamit.
Ajo makara zbret tek dhoma e klepsidrës.
Ka vetëm një rrugë të sigurtë.
Më shpejt!
Ndiq gjurmët e mia!
Asgjë tjetër nuk duhet të prekë
përveç aty ku shkel unë.
Vrapo, Dastan!
Vrapo!
Dastan!
Nizam!
Ti vrave familjen tënde.
Sharamani ishte vëllai yt!
Dhe mallkimi im.
Kujtoja se ishe më i mirë se kaq.
Dastan!
Kurrë se kuptova pse im vëlla
solli një plehrë në pallat.
Shijoji lagjet e ndyra Dastan!
Sepse atje e ke vendin në mbretërinë time!
Tamina!
Nizam!
Mos e përdor kamën, për të ndryshuar rrugën tënde!
- Do të çlirojë...
- Çlirojë çfarë?!
Mos e bë këtë!
Ndale atë!
Nëse xhami thyhet,
bota do të vdesë me të.
Nuk është fati im, është yti.
Gjithmonë ka qenë.
Më lër!
Nuk do ta bëj!
- Më lër!
- Unë nuk do të lë!
Do të doja të kishim qenë bashkë...
Jo!
Jo! Jo! Jo!
- Dastan!
- Jo!
Tamina!
Jo!
- Dastan!
- Tamina!
Princ Dastan!
Princ Dastan!
Bis?
- Ti je këtu.
- Sigurisht që jam këtu.
Ushtria ka rrethuar pallatin e Alamutit.
Beteja mbaroi.
Akoma jo.
Prisni!
Prisni!
Prisni!
Ushtarë persë!
Na mashtruan të sulmojmë këtë qytet të shenjtë!
- Alamuti nuk ka farka armësh...
- Dastan!
Mos je çmendur?
Nuk mund të rri pa folur përallë tradhëtisë.
Kjo luftë u nis nga dikush,
i besuar mbi gjithë të tjerët.
Xhaxhai ynë Nizami.
Dastani ka luftuar shumë sot,
ndoshta më shumë seç duhet.
Ajo që i duhet tani, është të ikë
nga dielli e të pushojë pak,
të mbledhë veten.
Pse s'kemi gjetur asnjë farkë?
Nuk ka armë këtu xhaxha dhe ti e di këtë.
Dhe ai spiun që gjoja gjeti provat e armëve
u pagua nga ty që të na shtyjë të sulmojmë Alamutin.
Ç'është kjo Dastan?
Keqardhja e fituesit?
Ti vetë e udhëhoqe këtë sulm,
dhe na solle këtë triumf të madh.
Nuk duhet ta kisha lejuar këtë sulm të ndodhte.
E dija në zemër që ishte gabim.
Nuk do të ndodhë kurrë.
Ti nuk do të jesh kurrë mbret.
Nuk ke zemrën për të qenë i tillë.
Ti do të vdesësh nën hijen
e një burri të madh.
Hiqeni nga këtu para se të bëja
diçka edhë më të çmendur.
Tus...
Para se to iknim nga Nasafi, babai të tha
se një mbret i vërtetë i merr parasysh kërshillat,
por dëgjon gjithnjë zemrën e tij.
Babai dhe unë ishim vetëm,
- nga e di ti këtë?
- Ai kishte të drejtë,
ai na njihte, e dinte se ç'ishim të aftë të bënim.
Dëgjoje zemrën tënde.
Ai nuk i bindet urdhrave të tu,
dhe sulmon kur ja ka qejfi Tus.
Merr masa këtu!
Spiuni e di të vërtetën.
Gjejeni spiunin!
Silleni para meje!
Do t'ja nxjerrim të vërtetën.
Ti kishe gjithçka një njeri ëndërron.
Dashuri, respekt dhe një familje.
Por ty s'të mjaftuan, apo jo?
Princeshë e Alamutit,
mua më mashtruan që të sulmoj qytetin tuaj.
Më falni Madhëri!
Lejomëni ta ndreq këtë!
Do të ishte në avantazhin e të gjithë palëve
që kombet tona të lidheshim me
diçka më të fortë se miqësia.
Një martesë.
Një martesë me atë që është edhe pushtuesi
por edhe shpëtuesi i qyteti tuaj.
Dastani.
Gjak mbretëror apo jo,
ai është i gjithi bir i të etit.
I gjithi vëllai i Garsivit dhe i imi.
Një princ i vërtetë i Persisë.
Shko atje para se të ta zë vendin.
Përshëndetje princeshë!
Është zakoni ta shoqërojmë propozimin me dhurata,
por ishte surprizë dhe nuk isha i përgatitur.
Nuk kam asgjë për ju.
Përveç asaj që ju takon me të drejtë.
Eja me mua princ Dastan.
Si mund ti besoj një burri,
që mori muret e qytetit tim?
Po filloj të mendoj që s'jam më po ai
burrë që mori muret e qytetit tuaj.
Është një kohë e shkurtër që
një burrë të ndryshojë kaq shumë.
Ndoshta.
Duket sikur ju zbuluat diçka këtu.
Dhe çfarë zbulova?
Një ndërgjegjësim shpirtëror...
- Një fat.
- Po. Pikërisht.
Besoj që ne e krijojmë vetë fatin princeshë.
Paskeni një mungesë kurioziteti të dëmshme.
Pa dyshim një nga të metat e mia.
Ju lutem të mos talleni me mua princ.
Oh, mendoj që nuk njihemi akoma
deri në atë pikë princeshë.
Por pres me padurim që të njihemi.
Fund.
Titrat: Hell Of Steel.