Tip:
Highlight text to annotate it
X
Përktheu filmin: Eduart Ndreu
Ekskluzivisht për Titra.Al
Shkarkuat nga www.Kino-AL.com
Sithi - djali i tretë i Adamit
dhe Evës që lindi
pas vrasjes së Avelit
nga Kain.
Vetëm pasardhësit e Sithit mbronin
dhe ruanin
atë që kishte mbetur nga Krijimi.
Dhe i fundmi i barkut
të tij u bë njeri.
Nga Adami tek Sithi, nga Sithi
tek Enosi, nga Enosi tek Kenani,
nga Kenani tek Mihaleleli,
tek babai im, Metuselahu,
dhe tek unë...
Sot kjo trashëgimëri do kalojë
tek ti.
Tek Noe, djali im...
Krijuesi e krijoi Adamin
sipas imazhit të Tij.
Dhe pastaj e vuri botën që T'i shërbente.
Kjo është tani bota jote.
Përgjegjësia jote.
Shpresoj që të ecësh nëpër
hapat e Krijuesit...
Në drejtësi...
Sepse po të them...
- Njerëz.
Fshihu, shpejt.
Do bëjmë një minierë këtu.
Toka është e mbushur me zohar.
("mineral që merr flakë")
Kjo është Toka e Krijuesit.
Çfarë po bën?
E Krijuesit?
Minierat e mia shterrojnë.
Njerëzit e mi kanë uri dhe duhet që ti
ushqej, çfarë bën Krijuesi për këtë?
Na ka mallkuar që të luftojmë
me djersën e ballit tonë
që të mbijetojmë.
Mallkuar qofsha nëse s'do bëj
gjithçka që t'ja arrij kësaj...
Mallkuar qofsha nëse
s'do marr atë që dëshiroj.
Ky produkt u takon pasardhësve
të Kainit tani.
Barku i Sithit mbaron këtu.
Janë të tonat! Gërmoni tani!
Ham...
- Çfarë po bën?
- Është e bukur.
Është një jasmine.
Lidhen me tokën, janë
atje ku duhet të jenë.
Ato kanë synimin e tyre.
Mbijnë.
Lulëzojnë...
...dhe era merr farëzat e tyre,
kështu mbijnë dhe bimë të tjera...
...duke na dhuruar gjëra që
përdorim, që kemi nevojë.
Kuptove?
Sim.
Ham.
Shkojmë.
Burra. Fshihuni, fshihuni!
Shkoni!
Gjete gjahun tonë.
Sa fat i mbarë!
Por për ty, ndoshta jo...
Ka kaluar shumë kohë që
atëherë kur kemi ngrënë mish.
Që atëherë kur kemi parë një kafshë.
Qetë...
- Mbi të!
- Kapeni!
Të lutem... Çfarë do?
Drejtësi.
- Përse e vranë?
- I hanë.
Përse?
Mendojnë se i bën
më të fuqishëm.
Është e vërtetë?
Harrojnë... Se fuqia
vjen nga Krijuesi.
Mama!
Mami!
I ke parë vëllezërit e tu?
Takova so ca burra
që po gjuanin.
Ata po afrohen gjithnjë e më shumë.
Si u soll ai?
Tregoi interes
të tepruar.
Duhej që ta shikonte një ditë.
Ka dhe diçka tjetër.
Një lule...
Lulëzoi nga asgjëja.
Pusho.
Ndoshta do ja dalësh më në fund
që ti rregullosh gjërat.
Metuselah...
Të foli?
Ashtu mendoj.
Do na ndihmojë?
Do shkatërrojë botën.
Është një udhëtim i gjatë dhe
i rrezikshëm për djemtë.
Si e di që gjyshi yt është
akoma i gjallë?
Nuk e di.
Pashë malin e tij.
Duhet të shkojmë dhe të shikojmë
nëse ai e di se ç'duhet të bëjmë.
Sim, mund të më
ndihmosh me këtë?
Mund të marrim djemtë dhe
të gjejmë një vend për tu fshehur.
S'ka shpresë që të fshihemi.
Duhet të kishim ikur tani.
Eja të të tregoj
se si ta bësh.
E kalon këtu, dhe kur të
dalë rradhën tjetër, e kap...
- Kemi shumë qytete para nesh.
- S'do u afrohemi shumë.
Ky është një mal me zohar?
Dikur ishte, përpara
se ta gërmonin të tërin.
Le ti biem rrotull.
Jo.
Thua që të jenë të gjithë të vdekur?
Ashtu duket.
Duhet të kenë dalë për gjah këtu.
Dhe dikush ka gjuajtur ata.
Qëndroni pranë.
Baba! Këtu!
Mundem që ta shikoj?
Më lër që të shikoj.
Më thuaj emrin tënd.
- Ke emër?
- Ila.
Emri im është Ila.
Ila... do bëhesh mirë, Ila.
Ky është Simi.
Do të mbajë dorën fort
derisa të kujdesem për të.
- Këtu!
- Ejani!
Duhet të ikim. Tani!
Në kodër. Shpejt.
S'mundemi që të
kalojmë këtej.
S'kemi rrugë tjetër.
Nxitohuni.
Kapini! Kapini!
Do ju vrasim!
Sim.
Kujdesu për mamanë tënde.
Mbi gjithçka tjetër.
Të dua. Vrapo.
Noe!
Noe.
Je mirë?
Kemi ardhur për të vizituar
Metuselahun, gjyshin tim.
Jam i sigurtë se ai ju njeh.
Duhet t'i kishe vrarë.
- S'është kjo përgjigjia...
- Janë njerëz!
Harron që kanë tradhëtuar Krijuesin?
Ai na ka dërguar.
Kjo është gënjeshtër.
Lëri që të kalben këtu.
Ç'janë ata?
Rojet.
Baba?
Fli tani.
Më këndo diçka.
Dua që të më këndojë
babai im.
E di se edhe unë e kam humbur babanë
tim kur isha shumë i vogël.
Ishte një këngë që më këndonte
përpara se të flija.
Dëshiron që ta dëgjosh?
Është një botë e keqe.
S'duhej të bënim fëmijë.
Nëse s'do ketë temperaturë të lartë,
besoj se do jetojë.
Do shikojmë.
Eja pas meje.
Më vjen keq që të tremba.
Rojet janë mësuar që të
tremben nga njerëzit.
Atëherë përse na ndihmon?
Krijuesi juaj,
nga ka rregulluar herën e dytë,
ditën që ka krijuar qiejt.
Ne vështronim Adamin dhe Evën.
Pamë se sa të ndieshëm ishin,
dhe sa shumë e donin njëri-tjetrin.
Dhe pastaj pamë rënjen e tyre,
dhe na erdhi keq për ta.
Ne s'ishim prej guri atëherë,
por prej drite.
S'ishte detyra jonë që të ndërhynim.
Por megjithatë ne vendosëm
që ta ndihmojmë njerëzimin.
Dhe kur nuk u bindëm
tek Krijuesi...
Ai na dënoi...
...dhe na burgosi në botën tuaj.
Të kthyer në gurë përgjithmonë.
Me gjithë këtë ne u treguam
njerëzve gjithçka dinim
mbi Krijimin.
Me ndihmën tonë,
ata u ngritën nga pluhuri
dhe u bënë të mëdhenj dhe të fuqishëm.
Pastaj ata i shndërruan dhuratat
tona në dhunë.
Vetëm një njeri na mbrojti.
Gjyshi yt Metuselahu.
Ata na ndiqnin, dhe pjesa më
e madhe nga ne u vranë.
Ata që jetuan, mbetën të robëruar
në këto pamje gurore,
të enden në këtë tokë të shkretuar.
I'u lutëm Krijuesit që të
na kthente në shtëpi.
Por ai vazhdoi të qëndronte i heshtur.
Dhe tani ti pretendon se ke
dëgjuar fjalën e Tij?
Të ka thirrur që të rikthesh
gjithçka, një njeri?
Kur njerëzit ishin ata
që e shkatërruan gjithë botën.
Por të vështroj, dhe shikoj
diçka nga Adami brenda teje,
njeriun që njihja, njeriun
që erdha të ndihmoj.
Përse s'mund të vij dhe unë?
Sepse dua që të kujdesesh për
mamanë tënde. Kuptove?
Dhe ti të kujdesesh për babanë tënd.
Kujdesu për ta.
Janë në duar të sigurta.
Gjysh?
Noe.
Ky është stërgjyshi yt.
Trego respekt për të.
Shko pranë tij.
- Unë jam Simi.
- I madhi im.
Eja më pranë, të të shikoj.
Je djalë me fat. Duhet t'i kesh
ngjarë mamasë tënde.
Jo, babait tënd.
Eja, të më tregosh gjëra për veten tënde.
Atëherë...
Çfarë të pëlqen më shumë
në botë?
- Manaferrat.
- Çfarë?
- Manaferrat.
- A, manaferrat, bukur.
S'ka asgjë më të mirë se manaferrat
e freskëta. Asgjë!
Kam kaq kohë pa ngrënë sa nuk
më kujtohet as shija e tyre.
Pa më thuaj, mos vallë
më ke sjellë ca? Jo?
Dhe doja shumë të haja...
S'ka gjë, ndoshta
një herë tjetër.
Duhet të jesh i lodhur,
rruga është shumë e gjatë.
Pusho pak.
Shkëlqyeshëm.
Ajo që duhet të bisedojmë këtu,
s'është për fëmijët.
- Ti e di se për çfarë kam ardhur.
- Po.
Përpara se të ikte babai im
Enoku më tha...
se një ditë, nëse njeriu do vazhdojë
të sillet në këtë mënyrë,
Krijuesi do e shkatërrojë këtë botë.
Pra, ajo që kam parë, është e vërtetë.
E gjithë jetesa do të shfaroset
për shkak të atyre që kanë bërë njerëzit.
Dhe kjo s'mund të shmanget.
Noe, duhet të besosh se flet
në një mënyrë që kuptohet.
Prandaj më thuaj, a mundet
që kjo katastrofë të shmanget?
Jo.
Atëherë...
Ai më dërgoi këtu.
Përse të më dërgojë,
nëse s'mund të bëj asgjë?
Ndoshta të ka dërguar vetëm që të ndash
një gotë çaji me një plak.
Pra...
Këtë shikove, zjarrin e shkatërrimit
të këtij vendi?
Jo. Jo zjarr.
Ujë.
Ujë, ë? Babai më kishte
thënë se do jetë zjarr.
Pashë vetëm ujë.
Vdekje dhe ujë.
Pashë vdekje.
Dhe pashë një jetë të re.
Ka diçka tjetër, gjysh.
Diçka që duhet të bëj.
Unë e di këtë.
Por nuk pashë se çfarë ishte.
Një jetë e re...
Ndoshta duhet të ketë edhe
diçka tjetër që të shikosh.
S'të ka dërguar këtu që të pish një
çaji me një burrë të vjetër?
Ilaçi gjithmonë ka shije të keqe.
- S'lëvizte fare kur e gjetëm.
- E kishin goditur?
Kishte një plagë të madhe në bark.
Nëna e ndihmoi.
- Unë i mbajta dorën.
- Duhet t'a kesh bërë që të ndjehet e sigurtë.
Noe?
Zjarri përpin gjithçka.
Uji pastron.
Ndan të pistën nga e pastra,
të këqinjtë nga të pafajshmit,
dhe atë që mbytet në
atë që shfaqet.
Shkatërron gjithçka...
por vetëm që të fillojë edhe një herë.
Je i sigurtë?
Po. Askush s'mund të parandalojë
përmbytjen.
Por duhet të mbijetoj prej saj.
Po... Por do të të duhet kjo.
Fara nga Kopështi i parë.
Nga Edemi.
Të mbash mend, Noe.
Të ka zgjedhur për një arsye.
Baba!
Gjyshi im jeton.
Më ndihmoi që të shikoj atë
që jemi të ftuar të bëjmë.
Njerëzimi do të dënohet
për atë që ka bërë në këtë botë.
Do ketë një katastrofë.
Do ketë një tragjedi.
Familja jonë... është zgjedhur
për një detyrë të lartë.
- Jemi zgjedhur që të shpëtojmë të pafajshmit.
- Të pafajshmit?
Kafshët.
Përse janë kafshët të pafajshme?
Sepse nuk ndryshuan që nga
koha kur ishin në Kopësht.
Po.
Duhet të shpëtojmë sa më shumë prej tyre
që të rifillojmë nga e para.
Po me ne, çdo të bëhet?
Supozoj se edhe ne do bëjmë
një fillim të ri.
Do bëjmë një fillim të ri, në një
botë të re, më të mirë.
Por më parë...
- Duhet të ndërtojmë.
- Çfarë të ndërtojmë?
Do vijë një përmbytje e madhe.
Ujë nga qielli.
Do përmbysë botën.
Do ndërtojmë një anije
që të mbijetojmë.
Do ndërtojmë një Arkë.
Tradhëtar!
Shpërfill më të mëdhenjtë.
Ndaloni!
Kemi punë për të bërë.
Na ndihmoni.
Të të ndihmojmë? U munduam të
ndihmonim një herë llojin tënd.
Dhe humbëm gjithçka, për shkakun tuaj.
Jo gjithçka.
Mund të shpëtojmë atë që ka mbetur.
Mundemi që T'I shërbejmë
përsëri.
Krijesë tinzare!
Shiko! Krijuesi!
Tregoju.
Çfarë është kjo?
Kjo...
Kjo është Arka jonë.
Do e ndihmojmë këtë burrë.
Sim...
Prit... Të lutem...
Të dhemb akoma?
- Ham!
- Sim. Ajo nuk ka asnjeri.
Eja!
Baba, i shikove?
Baba?
Po, Jafet.
Po fillon.
Gati?
Po fle.
Jafet.
Shiko, kjo është femër,
dhe ky mashkull.
Pas përmbytjes, do bëhen
nënë dhe baba.
Dhe fëmijët e tyre do shpërndahen
nëpër botë.
Duhet të jenë të dashur
dhe mbrojtës.
Nëse do ndodhte diçka, do humbiste
përgjithmonë një pjesë e krijimit.
Të gjitha këto krijesa të pafajshme
janë tani nën kujdesin tonë.
Është detyra jonë që
të kujdesemi për ta.
Baba...
Të gjithë janë çifte.
Ti me mamanë, Simi me Ilan.
Po me mua ç'do bëhet?
Dhe me Jafetin?
Çfarë ka për ne?
E pe që Ati u kujdes që të na ***ë
dru për Arkën?
E pe zogun?
Prandaj...
Nuk na ka dërguar gjithçka
që na duhet?
Nënë!
- Çfarë është? Çfarë?
- Shiko! Gjarpërinj!
Do vijnë dhe gjarpërinjtë?
Gjithçka që shket, gjithçka që
zvarritet, gjithçka që rrëshqet.
Të gjitha janë në rregull.
Baba! Baba!
Mos ki frikë.
Askush s'do i bëjë keq këtij djali.
Si të quajnë?
- Ham.
- Ham, ë?
Unë jam Tubal Kain.
Më njeh?
Nuk njeh mbretin tënd?
Babai im thotë se s'mund të ketë
mbretër në tokën e Krijuesit.
Ham... Eja këtu.
S'mund të marrësh ushtarin
tim më të mirë.
Nuk është i yti.
Ai mban armën time, kështu që
besoj se është i imi.
Ham.
Lëshoje.
- Jo, ma ka dhuruar.
- Bëj atë që po të them.
Kur dëgjova për mrekullitë e tua,
nuk i besova.
Por më vonë pashë me sytë e mi
zogj që fluturonin për këtu.
Dhe mu desh që të vija.
S'ka asgjë për ty këtu.
Ashtu?
Të gjitha këto më përkasin mua.
Kjo tokë, këto pyje...
Kjo ndërtesa jote...
Me të vërtetë mendon se mund
të mbrohesh prej meje me atë?
S'është për tu mbrojtur prej teje.
Ç'është atëherë?
Është një Arkë.
Që të shpëtojë të pafajshmit kur
Krijuesi të dërgojë përmbytjen e tij.
Që të shfarosë të këqinjtë
nga kjo botë.
Krijuesit nuk i intereson
se çfarë bëhet në këtë botë.
Ai nuk është parë që atëherë
kur i dha shenjë Kainit.
Jemi të vetëm.
Fëmijë jetimë. Të mallkuar.
Të derdhim djersën e ballit
që të mbijetojmë.
I mallkuar qofsha nëse s'bëj atë që
duhet që të arrij atë që dua.
- Mallkuar qofsha nëse nuk marr...
- Atë që dëshiroj...
Jemi takuar dhe më parë.
Unë jam biri i Lamekut.
I brezit të tetë të
fisit të Sithit.
Kthehuni nëpër qytetet e Kainit.
Mësoni se që të gjithë jemi gjykuar.
Kam gjithë ato burra pas meje.
Ti qëndron përpara i vetëm dhe
më kundërshton?
Unë nuk jam vetëm.
Mos kini frikë, trimat e mi.
Mos i keni frikë.
Këta shërbëtorë,
Noe, janë me mua.
Mrekullira... përmbytjet...
dhe gjithë këto...
Ndoshta ke të drejtë.
Ndoshta vetëm duke na mallkuar
nuk mjaftonte. Ndoshta...
do kthehet që të na
***ë fund.
Por nëse do jetë kështu,
Unë do e kaloj këtë fatkeqësi
në bordin tuaj.
Nuk ka rrugë shpëtimi për ty
dhe ata që janë si ti.
Koha jote ka mbaruar.
Toka po vdes. Qytetet
janë të vdekura.
Mos e dëgjo.
Njerëzit e mi më vijnë pas,
dhe shumë të tjerë akoma, vijnë
pas tyre.
Unë s'i kam frikë mrekullitë,
bir i Lamekut.
Do kundërshtosh duzinat e mia tani,
unë do kthehem...
...me legjione!
Lëvizni.
Baba.
Me të vërtetë mund të vijnë
shumë të tjerë?
Duhet ta përfundojmë shpejt këtë,
sa më shpejt të mundemi.
Sa më shpejt ta dërgojë shiun,
aq më mirë do jetë.
Deri atëherë jemi
të sigurtë brenda.
Duhet të përgatisim armët tona.
Me beteja të thjeshta të përditshme...
Burrat tanë stërviten...
dhe s'ka asgjë që
s'mund të bëjnë.
Me një ushtri, mund ti mundim
ata gjigandë.
Shpejt, hajdeni!
- Të vij një herë tjetër?
- Jo.
Beson se do na sulmojnë?
Kur të vijë shiu...
Si beson se do jetë?
E kam imagjinuar.
Pashë shumë vdekje.
Nuk jam i sigurtë nëse
egzistonte ndonjë gjë...
Fundi i gjithçkaje.
Rifillimi. Rifillimi i gjithçkaje.
Pra, ç'ka ndodhur? Gjithçka që të thotë
apo bëjë, Simi të do shumë.
Simi ka nevojë për një grua.
Një grua të vërtetë.
Duhet të ketë një familje.
Unë s'mund ti ***
asgjë prej këtyre.
As që bëhet fjalë që t'ja
pengoj këtë gjë.
Akoma edhe nëse e do, nuk do e bëj.
Gjithashtu...
Përse të dojë Krijuesi një
vajzë shterpë në Arkën e tij?
Ila, prit.
Kur të morëm pranë nesh në fillim...
Unë besoja se do na ishe barrë.
Dhe s'doja të shikoja
askënd tjetër...
...të shkatërrohej nga kjo botë.
Por nuk kisha të drejtë.
Ti ishe një dhuratë.
Një dhuratë e çmuar,
shumë e çmuar.
Mos e harro kurrë se je
një dhuratë shumë e çmuar.
E di se do shkosh që të gjesh gra
për Hamin dhe Jafetin.
- Të gjesh një dhe për Simin.
- Ila...
.
Ndihmë!
Jo!
Më lësho!
.
Ti... Ti...
Kam dy vajza.
Kam dy vajza për të këmbyer.
Ejani ti merrni,
merrni mish.
Ham!
Çfarë po bën tani?
E keqja s'është vetëm
brenda tyre.
Është brenda të gjithëve ne.
Unë e pashë.
Noe...
Ka dhe mirësi brenda nesh.
Shiko djemtë tanë.
Besimin e Sim-it.
Xhentilesën e Jafetit.
Integritetin e Hamit.
Burra të mirë.
Që do bëhen gurë të mirë.
Simi është qorruar nga pasioni.
Ham është xheloz.
Jafeti dëshiron vetëm
që të lumturojë të tjerët.
Unë s'jam më i mirë... nga ti.
Egziston ndonjë gjë që s'do bëje
e mirë apo e keqe, për këta tre djem?
Që të dy ne do zgjidhnim
që të vdisnim,
në mënyrë që të mbrojmë fëmijët tanë.
Po.
Ne jemi njëlloj.
Ne gënjejmë veten nëse mendojmë
se mund të ndryshojmë.
Ne do të punojmë, në mënyrë që të
përfundojmë detyrën tonë.
Dhe pastaj do vdesim.
Ashtu si e gjithë bota.
Janë fëmijë!
Janë fëmijët tanë, Noe.
Nuk ke fare mëshirë?
Koha e mëshirimit ka kaluar.
Tani ka ardhur koha
e dënimit.
Ham?
Ham!
Gjysh?
Gjysh?
Më ke sjellë diçka?
Domethënë Noe ka mbjellë
farën që i kisha thënë.
Po.
Dhe në të gjithë atë pyll
nuk kishte manaferra?
Simi më kishte premtuar manaferra.
Më vjen keq. Nuk e dija.
Sa keq.
Atëherë, përse ke ardhur këtu?
Arsyeja është Noe.
Ai i ka lënë djemtë
tanë pa bashkëshorte.
Simi ka Ilën,
por ajo është shterpë.
S'do ketë gra të tjera.
As fëmijë.
Drejtësi...
Krijuesi e shkatërroi këtë botë
sepse ne e korruptuam.
Kështu edhe ne duhet
të shfarosemi.
Jo!
S'mund ta besoj se kjo
është e vërtetë.
Jo, kur vështroj bijtë e mi.
E vetmja gjë që duan ata
është dashuria.
Nuk mjafton kjo që të jenë
edhe zemrat e tyre të mira.
Kush është i mirë,
kush është i keq?
Si mund të kuptoj se
çfarë është e drejtë?
Zgjedhja është e Noe's,
as e imja, as e jotja.
Dhe me sa duket ai ka vendosur tashmë.
Domethënë, s'do më ndihmosh?
Nuk e di nëse do mundem ta bëj.
Por nëse do mundohesh,
do mund të shkaktoja dhimbje...
Dhe pas kësaj një tragjedi.
Dhe si përfundim, vendimi
do shkojë përsëri tek Noe.
Këtë dëshiron?
Dëshiroj që djemtë e mi të bëhen me fëmijë.
Dëshiroj që ata të jenë të lumtur.
S'e duroj dot mendimin se
ata mund të vdesin të vetmuar.
Të lutem!
Largohu!
Jo, jo! Mos ki frikë!
S'do të të bëj keq!
Unë kam... Kam një frut.
Urdhëro.
Çfarë do?
Asgjë.
Largohuni!
- Je vetëm?
- Po.
Ti?
Mund të ndihmoj që të largohesh që këtej.
Jo.
Atëherë, do qëndroj pak më shumë.
Nëse nuk e ke problem.
Mua më quajnë... Nael.
Sim!
Shko, gjeji dhe
silli mbrapa.
Ki kujdes.
Ham!
Mos ki frikë, mbesa ime.
Mos ki frikë.
- Gjysh?
- Po.
Çfarë kërkon këtu?
Po kërkoj manaferra. Më
ka vajtur mendja për to.
Eja të më ndihmosh që të gjej ca.
Më kanë lënë sytë tashmë.
- Duhet të gjej Hamin.
- Kemi kohë mjaft për atë.
Eja këtu.
Eja.
Eja të më ndihmosh.
Ja, këtu ka disa...
Edhe këtu ka disa manaferra...
S'ka asgjë këtu, gjysh.
- Eja të të dërgoj tek Noe.
- Jo, s'është nevoja.
Mundesh që të ikësh.
Shko.
Prit, prit.
Për dhjetë vjet me rradhë
ishe bashkë me familjen time.
Dhjetë vjet.
I doje?
Simin dhe Noen?
Ai më shpëtoi jetën.
Më ushqeu.
Po, e vërtetë.
Po...
Dhe tani të ka si vajzën e tij.
Je stërmbesa ime.
Dhjetë vjet në shtëpinë time...
...dhe akoma s'të kam dhënë
bekimin tim.
Mundem?
Ila, ku je?
Mund të shkosh tani.
Hajde, shko tani.
Ila!
Ila!
Ila.
Duhet të kthehemi në fshat.
Duhet të ikim. Eja.
Shkojmë. Tani.
Unë jam një njeri, që e ke krijuar
sipas imazhit dhe shëmbëlltyrës tënde.
Çfarë do doje që të ishim?
Isha i verbër.
Do marr jetë.
Ashtu si bën edhe Ti.
Jam ashtu si Ty.
Nuk jam?
Më fol!
Fol!
Sapo ka filluar.
Vdekja po vjen nga qielli!
Ky *** ka ndërmend të
na zhdukë nga faqja e dheut.
Por ne jemi burra!
Ne vendosim nëse do
vdesim apo do jetojmë!
Jemi burra!
Dhe burrat e bashkuar janë
të pamposhtur!
- Doni të jetoni?
- Po!
Do vrasim gjigandët.
Do vrasim Noen.
- Do marrim Arkën!
- Po!
Noe!
Ku është Hami?
Jo! Jo!
- Ngrihu!
- Ma hiq!
Jo, ik!
Duhet të shpëtosh.
- Nuk të lë këtu!
- Duhet!
Noe, ndihmë! Ndihmë!
Më ndihmo, të lutem!
Të lutem!
Ndihmë! Mos ikni!
Ndihmë! Ndihmë!
Ndihmë!
Jo!
Vraponi!
Vraponi!
Vraponi!
Duhet të futemi në arkë!
- Noe!
- Ku është Hami?
Më lër të kaloj.
Ndaloje Kainin.
Ham!
Noe!
Vazhdoni!
Mbro nënën tënde.
Mbro gjithë të tjerët.
Noe!
Krijuesi im, më fal.
Krijuesi po e sjell në shtëpi!
Ham!
Ham!
Sim! Sim! Futu brenda.
Kujdesu për nënën tënde.
Futu brenda!
Lamtumirë, bir i Lamekut.
Ku je, biri im?
Ham!
Ham?
Ham!
Mos ki frikë!
Noe!
.
- Ku je?
.
- Nënë!
- Ku është babai yt?
Të lutem, Noe.
Mund të bënim diçka.
Mund të mundohemi.
S'mund ti ndalojmë
gjithë ata ushtarë, baba.
Janë thjeshtë njerëz,
ne kemi vend edhe për ata.
Këtu s'ka vend për ata.
Së shpejti të gjitha ato
që njihnim do të zhduken.
Gjithçka ka mbetur nga Krijimi,
do jetë brenda këtyre mureve.
Jashtë...
Vetëm ujë dhe kaos përsëri.
Jeni të zemëruar.
Më quani fajtor.
Do ju them një histori.
Historia e parë
që më ka thënë babai im,
dhe e para që i kam thënë
secilit prej jush.
Në fillim...
...nuk kishte asgjë.
Asgjë, vetëm heshtja e një
errësire të pafund.
Dhe fryma e Krijuesit...
u lëkund mbi fytyrën e jetës
dhe pëshpëriti:
Le të lindë drita!
Dhe lindi drita,
ajo ishte e mirë...
Ditën e dytë...
Dhe pastaj jeta e bukur...
filloi të merrte kuptim.
Formë.
Ditën e dytë...
Dhe lindi bota.
Një shtëpi e bukur e brishtë.
Dhe një dritë e madhe që
ushqente ditët...
Dhe një dritë tjetër më e vogël
udhëheq natën...
Dhe erdhi mbrëmja.
Dhe pastaj erdhi mëngjesi...
Një ditë e re.
Dhe gjithë ujërat e botës
u grumbulluan bashkë...
Dhe përmes ujërave,
u shfaq toka.
Kaloi dhe një ditë tjetër.
Në tokë filluan të mbijnë gjëra.
Një shtresë e trashë jeshile
mbuloi Krijimin.
Ujërat, edhe ata morën jetë.
Krijesa të mëdha, në thellësi
dhe në brigje.
Grumbuj të pafund peshqish.
Disa prej tyre mund të notojnë
edhe sot nëpër to.
Shumë shpejt, qielli u mbush
me zogj.
Dhe erdhi mbrëmja.
Pastaj erdhi mëngjesi.
Ditën e katërt, bota ishte e mbushur
plot me gjallesa.
Gjithçka që zvarritet dhe rrëshqet.
Gjithçka që ecën në tokë.
Dhe ishte bukur.
Gjithçka shkonte mirë.
Kishte dritë, ajër,
ujë dhe tokë.
Gjithçka ishte e pastër dhe e virgjër.
Pemët, peshqit,
kafshët e egra,
secila me llojin e vet,
të gjitha ishin pjesë e gjithësisë,
dhe gjithçka kishte vendin e saj.
Gjithçka ishte e ekulibruar.
Ishte parajsë. Një gur i çmuar në
pëllëmbën e Krijuesit.
Pastaj Krijuesi bëri njeriun,
dhe në krah të tij një grua.
Babai dhe nëna e të gjithë neve.
U dha dy mundësi.
Të ndiqnin
tundimin e errësirës
Ose të qëndronin në bekimin e dritës.
Ata hëngrën nga fruti i ndaluar.
Dhe humbën pafajsinë e tyre.
Dhe kështu dhjetë breza
pas mëkatit të Adamit.
Ka luftë ndërmejt nesh.
Vëllai kundër vëllait.
Një komb kundër një kombi tjetër.
Njeriu kundër Krijimit.
Duke shkatërruar njëri-tjetrin.
Ne shkelëm ligjet,
ne e bëmë këtë.
Dhe meqenëse e kemi bërë...
Gjithçka që ishte e bukur...
Gjithçka ishte e mirë...
E shkatërruam.
Tani...
...do fillojë përsëri.
Era, uji, toka, bimët,
peshqit, zogjtë dhe kafshët...
Parajsa do të rikthehet.
Por këtë rradhë...
...Këtë rradhë s'do ketë
më njerëz.
Sepse ne s'do futemi
më në Kopësht.
Nëse do futeshim, thjeshtë
do e shkatërronim edhe një herë.
Jo.
Krijuesi na ka gjykuar.
Njerëzimi duhet të zhduket.
Sim dhe Ila, do varrosni
nënën tuaj dhe mua.
Ham...
Ti do varrosësh ata.
Jafeti do të varrosë ty.
Ti, Jafet...
Ti do jesh njeriu i fundit.
Dhe me kalimin e kohës do bëhesh
pluhur...
Krijimi do lihet në qetësinë e tij.
I sigurtë dhe i bukur.
Më vjen keq për atë vajzën.
Dhe më vjen keq edhe për ty.
Por na është caktuar një detyrë
shumë më e lartë se
dëshirat personale.
Ham.
Noe... E di se jam këtu?
- E di se jam këtu?
- Jo, jo.
Përse më ndihmon?
Ishte një vajzë.
U mundova që ta sjell...
Por ai thjeshtë e la
që të vdesë.
Dhe tani ti kërkon hakmarrje.
Jo.
Po, dëshiron.
Dëshiron...
S'ka mbetur më tokë.
Gjithçka mbi tokë duhet të vdesë.
Këtë duhet të ketë dëshiruar.
Një botë pa njerëz.
E kupton këtë,
nuk është kështu?
Ajo që shikoj unë...
Është se sa e vështirë ishte
për ty që ta realizoje.
Si një burrë
që respekton jetën.
Një burrë që do
fëmijët e tij.
Ishe shumë i fortë.
Por ka mbaruar.
Tashmë ka mbaruar.
Dhe mundesh ta lëshosh
këtë barrë tani.
Noe.
S'ka gjë.
Nëse do më gjente babai yt,
do më vriste.
Duhet të jesh gati.
Unë jam shumë i dobët.
Çfarë po bën?
Duhet të rimarr forcat.
Kafshët janë të çmuara.
Egzistojnë vetëm dy nga çdo lloji.
Por unë jam vetëm një.
Shiu... Të gjitha këto mrekullira...
Janë për ata.
Për ata?
Babai yt e mbushi këtë arkë me kafshë
në kohën që mbyteshin fëmijë.
Ai tallet me ty, duke të thënë
se duhet të shërbeni.
Jo.
Këto na shërbejnë.
Kjo është madhështia
e njeriut.
Kur Krijuesi përfundoi së krijuari
qiellin, tokën...
...ujërat dhe kafshët...
...Ai nuk mbeti i kënaqur.
Duhej diçka më madhështore.
Dikush që të marrë në dorë udhëheqjen...
...Dhe të qeverisë.
Dhe kështu Ai krijoi neve,
nga imazhi i tij.
Neve...
Kjo është bota jote, Ham.
Mbaje fort.
Oh, gjysh...
Çfarë ka ndodhur?
Nuk je e sëmurë.
Por kjo nuk është e mundur.
Çfarë? Çfarë është?
Noe.
Është nipi i tij.
Çfarë ka ndodhur?
- Baba.
- Noe.
Erdhëm të kërkojmë bekimin tënd.
Nuk po kuptoj.
Unë pres fëmijë.
Nuk është e mundur!
Ti je shterpë.
Ti s'mund të mbetesh shtatzënë!
Si ka mundësi?
Gjyshi.
- Unë ja kërkova gjyshit.
- Që të bëjë çfarë?
- Të negocjojë me Krijuesin?
- Të ***ë të ardhme për fëmijët tanë.
- Të ***ë të ardhme për njerëzimin.
- E ke idenë se çfarë ke bërë?
Të gjitha ato jetë!
Gjithë ata njerëz!
Për një asgjë.
E di se çfarë më detyron kjo që të bëj?
Çfarë?
Jo!
Të lutem!
Të lutem! Të lutem!
S'mundem që ta bëj këtë.
Më thuaj se nuk është
e nevojshme që ta bëj!
Të lutem.
A nuk bëra unë...
gjithçka më kërkove?
A nuk mjaftonte kaq?
Përse s'më përgjigjesh?
Përse?
Unë nuk do të të zhgënjej.
Nuk do të zhgënjej...
Nuk do të zhgënjej.
Do bëhet.
Do bëhet.
Baba.
Shiu ndaloi.
Krijuesi i buzëqeshi
fëmijës tonë.
Shiu ndaloi për shkak të
fëmijës tuaj, po.
Por ai nuk po buzëqesh.
Nëse fëmija juaj është djalë...
Do zëvendësojë Jafetin...
...si njeriu i fundit në tokë.
Nëse është vajzë...
...do mundet të bëhet nënë.
Ajo duhet të vdesë.
Je i çmendur?
Është fëmija im!
Nëse do lindësh vajzë...
Në momentin që do lindë,
unë do e vras.
Nënë?
Nënë, zogu im!
Asgjë. Nuk ka akoma tokë.
Asgjë.
Akoma dhe kështu, ne
duhet të largohemi.
Ila, atje nuk ka asgjë.
Nuk ka asgjë atje jashtë.
Për sa kohë do keni ushqime dhe ujë?
- Për disa javë? Një muaj?
- Për një muaj.
Të lutem, prit.
Prit derisa zogu të gjejë tokë.
Të lutem. Jafet!
Dërgoje përsëri.
- Është i lodhur.
- Atëherë, zgjo një tjetër.
Urdhëro.
Të lutem. Dikë që
do na gjejë shtëpi.
Jo.
Do ikim sot.
Do vdesin atje jashtë.
Jo, nëse qëndrojnë.
Dhe të të lejojnë ty që të
vrasësh fëmijën e tyre?
Noe.
Noe.
Unë e kam bërë këtë.
Unë e kam bërë këtë, Noe!
Të lutem!
Dëno mua!
Dëno mua, Noe!
Jo ata.
Jo fëmijën.
Të lutem.
Nuk mund të dënohet një fëmijë.
Që të gjithë ne dënohemi.
Të gjithë ne.
Nuk është diçka që dua të bëj.
Është diçka që duhet të bëj.
Është e dhimbshme.
Por ëështë e drejtë.
E drejtë?
Si?
Si është e drejtë kjo?
Është vetëm një foshnjë, Noe.
Nëse do të ngulësh këmbë që ta bësh...
Do humbasësh djemtë e tu.
Do humbasësh neve...
Do humbasësh mua.
Të dua, Noe.
Të kam ndjekur gjithmonë.
Në gjithçka.
Të fala. Kur të gjithë vdiqën,
unë të fala.
Isha gati që të vdisja me ty.
Por këtë...
...nuk do të ta fal kurrë.
Djalë apo vajzë,
nuk do të ta fal!
Dhe ti do vdesësh i vetëm!
Jo thjeshtë i vetëm, por do të urrejnë!
Do të urrejnë të gjithë
ata që do!
Kjo është e drejtë!
Kjo është e drejtë!
Erdhi momenti.
Sille brenda që andej.
Një e goditur dhe mbaroi.
Në rast se...
Nuk e di nëse mundem.
Ai vrau gruan tënde.
Dhe tani ka premtuar që të vrasë
fëmijën e parë të vëllait tënd.
Këtë do?
Do që motra jote të vdesë në det?
Një burrë nuk udhëhiqet
prej qiejve.
Një burrë udhëhiqet
nga vullneti i tij.
Prandaj, po të pyes...
A je burrë?
Bukur.
Sepse nëse je burrë...
...mundesh që të vrasësh.
Por nuk do vijë pas meje.
Do kujdesemi për fëmijën tonë.
Mos ki frikë, nënë.
Do takohemi në botën e re.
Baba.
Jo! Jo!
Do të vras!
Mendoja se ishe i mirë!
Për këtë të zgjodhi!
Ai më zgjodhi sepse e dinte
se do e përmbushja detyrën.
Asgjë më tepër, biri im.
Nënë.
Është koha jote.
Eja me mua.
Eja brenda.
Kështu, kështu.
Je mirë.
Je e sigurtë këtu.
Të lutem, të jetë djalë!
Gjithçka do shkojë mirë.
Mos ki frikë asgjë.
Mos mendo për asgjë tjetër.
Baba! Baba, u zgjuan!
U zgjuan! Po hanë
njëra-tjetrën!
Kafshët!
- Çfarë?
- Eja!
Eja!
Është e pamundur të zgjohen
pa ndihmën e dikujt.
Nga cila anë, biri im?
Erdhe, Kain...
Të paralajmërova.
Unë nuk kam frikë nga mrekullitë.
Kështu.
Shtyj më shumë.
Djalë apo vajzë?
Çfarë ka ndodhur?
- Ka dhe një tjetër.
- Dy?
Binjakë.
Nënë? Është djalë?
Më vjen keq. Më vjen shumë keq.
Motra.
S'do prekë asnjërën prej tyre.
Jo, Sim!
Duhej të të kisha vrarë,
atëherë kur vrava babanë tënd.
Dhe tani do e përfundojmë!
Tani!
Ligësia e njeriut s'do
egzistojë në Edenin e ri.
Janë të mijat.
Arka, kafshët...
Të gjitha gratë e tua,
janë tani të mijat.
Do e ndërtoj botën e re...
...ashtu si të dëshiroj unë!
Tani je burrë.
Krijuesi s'na ka harruar.
E quanin Nael.
Ishte e pafajshme.
Ishte e mirë.
Është djalë, është djalë.
- Është djalë.
- Hape rrugën.
Ku është?
Ku është?
Jo, jo.
Janë të bukur.
Të bukur?
S'mundesh që ti vrasësh që të dyja.
Janë egzaktësisht
ato që na duhen.
Jo, jo!
Nuk mundesh!
Jo!
Noe, të lutem.
Janë fëmijët e mi.
Nipërit e tu.
Asgjë s'do më ndalojë.
E di se s'mundem që të të ndaloj,
por ato po qajnë.
Të lutem, mos lejo që të vdesin
duke qarë.
Më lër që t'i qetësoj.
Të lutem...
Lëri të qetësohen.
S'është e nevojshme që të shikosh.
Do i mbaj.
Bëje shpejt.
Bëje shpejt!
Nuk mundem që ta bëj këtë.
Le ta mbulojmë, Jafet.
Je i sigurtë tani.
S'është nevoja që të ikësh.
Unë nuk i përkas këtij vendi.
Sado rëndësi të ketë kjo...
Gëzohem që do fillojë përsëri
me ty.
Ndoshta mësojmë të jemi njerëz të mirë.
Përktheu filmin: Eduart Ndreu
Ekskluzivisht për Titra.Al
Shkarkuat nga www.Kino-AL.com