Tip:
Highlight text to annotate it
X
LIKIMEDIA Production
Buzë errësirës
Hajde, babi! Shkojmë të luajmë
në plazh!
Po heq këpucët, mirë?
Bën ftohtë, apo jo?
Do të bëhet një kështjellë e madhe.
Më thuaj nëse më hedh vaj,
mirë?
Ç'kemi.
- Si je?
Kam gjithë këtë kohë që pres.
Oh, babi!
Treni erdhi në kohë,
por ti si gjithmonë vjen herët.
Që tani fillove?
- Çfarë ke? Nuk duron dot?
Shkojmë në shtëpi!
Je mirë, zemër?
Ka gjëra që mund të më tregosh.
S'jam aq keq në komunikim,
aq sa mund të mendosh.
E njoh jetën.
Nuk jam shtatzënë.
Jo. S'po thosha këtë.
Këtë po thoshe.
Del me kënd?
Po.
Dikë me emër?
S'do të të pëlqente.
- Nga e di?
Nga e di ti që s'do të më pëlqente?
Dua që edhe ti të kesh dikë.
Kush tha se nuk e kam një zemër
të fshehur diku?
Ti je vajza ime.
S'jam i sigurt si t'i gatuaj.
Më në fund more perime dhe tani
nuk e di në mund t'i ha.
Ndihesh mirë? je kontrolluar
te doktori?
Kur je kontrolluar ti herën e fundit?
Unë bëj çdo vit kontroll fizik.
- Është e vërtet. Të detyrojnë, prandaj.
Kujdes! Si arrite të marrësh
pushim nga puna?
Ti nuk e di një herë çfarë pune bëj.
Patjetër që e di.
Babi, jam praktikante.
Mund të marr pushim kur të dua.
Doja të vija në shtëpi.
Jam i lumtur që erdhe.
Ndoshta do të më thuash
se çfarë të shqetëson.
Jam thjesht e lodhur.
Më duket se kam virus.
Ashtu? Dëshiron të shtrihesh?
Ngjitu lart dhe shtrihu.
Ta kam bërë gati dhomën.
E di, babi.
Limonada me xhenxhefil
ta rregullon stomakun.
Gjithnjë mbaj xhenxhefil.
Zemër. Je mirë?
Babi.
- Po?
Duhet të shkoj te mjeku!
Krejven!
Krisht!
Ti je vajza ime.
E di.
Përmes lyerjes së shenjtë me vaj,
dashuri dhe mëshirë
Me Mirësinë,
qoftë...
Rreth orës 17:10.
Mendon se ka qenë një njeri i bardhë
nga ajo që mund të shikonte
përmes syve në maskën e mbuluar.
Tha me zë të lartë fjalën, ''Krejven''
dhe pastaj qëlloi.
Jezus Krisht!
Pastaj personi ia mbathi dhe nuk e ndoqi.
Do pak ujë, apo një kafe?
Do diçka më të fortë?
E di se duhet të kesh diku
një shishe Kraun Rojal
të pluhurosur.
Duhet të përpiqesh shumë
ta kalosh, Tomi.
S'dua t'ia di, nëse e bën që tani.
Do të ulem këtu me ty, mirë?
Largohuni që këtu!
Nuk është një budalla. Largohuni!
Bëni një kafe.
- Dua një gotë limonade me xhenxhefil.
Sillini një limonadë me xhenxhefil.
Do ta kapim, Tomi.
Ti e di si reagojmë ndaj të tilla gjërave.
Kur është i përfshirë një oficer policie.
''Kur është i përfshirë një oficer policie. ''
Duhet ta bëjmë për të gjithë këtë, apo jo?
Kush dreqin kujton se je?
Nëse kërkon të bëhesh filozofik,
bëhem edhe filozofik.
Do që të pastrohesh?
- Jo, jam mirë.
Dua të vish e të qëndrosh
me mua dhe Kerolën.
Jo.
S'mund të qëndrosh këtu.
- Këtu jetoj.
Nëse nuk vjen me mua...
- Thuaju të gjithëve
të largohen, të mbarojnë atë që kanë
për të mbaruar dhe të shkojnë.
Ky njeri është i armatosur
dhe i rrezikshëm...
Çfarë mendon se jam unë?
Mund të largoheni?
Dua të largohen.
Të mbarojnë çfarë kanë për të mbaruar
dhe të shkojnë.
Dilni jashtë!
Telefoni i Krejven. Alo?
Je mirë?
Je mirë, babi?
Po, mirë jam.
Kush është vajza ime e vogël?
Kush është zemra ime?
M.
.. ka ndodhur një vrasje mbrëmë.
Vajza e një detektivi
të policisë së Bostonit.
Ema Krejven, 24 vjeçe,
një studente e vitit të fundit në MIT,
është vrarë para shtëpisë së saj
në Rolindejl nga një person që mendohet
se kishte në objektiv të atin e saj.
Kethi, ajo që kuptoj unë se policia
nuk ka shumë
të dhëna për momentin.
Ka shumë çështje pa përgjigje
kur bëhet fjalë
për këtë rast. 24 vjeçarja Ema Krejven
është vrarë jashtë shtëpisë së saj
në Rolindejl,
mbrapa meje. Burime më thonë
se i dyshuari për këtë rast...
Fike atë dreq!
Je mirë?
- Mirë jam.
Asnjë nga fqinjët e tu s'ka parë gjë.
Dhe shiu s'ka lënë shumë
për hetuesit mjeko-ligjorë.
Duhet të proçedojmë me rastin tënd,
Tomi.
Duhet të kesh ndonjë instinkt
në lidhje me këtë. Duhet të kesh diçka.
S'kam asgjë që më kujtohet.
Duan të takohem me ty lart.
Vërtet?
- Po.
Jashtë temës, ky është telefoni
i vajzës sime.
Më duhet një listë të të gjithë emrave.
Duhet të flas me miqtë e saj,
kolegët, me këdo.
- Po.
Mund ta bëjë Xhenet këtë.
Mos u merakos.
Edhe thirrjet e bllokuara.
Tom.
Më vjen keq për humbjen tënde.
Çfarëdo Iloj gjëje që të duhet
prej meje dhe Merit.
Na trego për përgatitjet.
Do të postohet në gazetën Globi
dhe Lajmëtari.
Nuk kam shkuar te...
Faleminderit.
Bill Uajthauzi po drejton punët.
Ka në dorë çdo burim që posedon
ky rajon.
Kjo është një çështje që përfshin
një oficer policie.
Do të marrësh leje nga puna?
Jo.
S'mund të të përfshijmë në këtë hetim,
Tom. Është rregull.
Meqenëse jam unë ai që duhet
të zbuloj se kush kërkon
të më vrasë, për arsye që
i di vetëm unë, atëherë
më mirë të paguhem për këtë gjë.
Kështu që, rregullat s'kanë vend për zbatim.
Ka të drejtë, apo jo?
- Mendoj se po.
Duhet të përgatis një raport për median.
Ka ndonjë gjë
që kërkon të fus?
Jo, faleminderit.
- Duan të të takojnë.
S'dua të bëhem pjesë e saj.
Në rregull.
S'dua të ulem në Dhomën e Vrasjes.
Nuk ka kuptim.
S'ka asnjë provë fizike.
Po të kishim armën në dorë, mirë.
S'arrij dot të mendoj!
Do të më kujtohet.
Do të më kujtohet, por jo këtu.
Duhet të lëviz, të mendoj.
Bëj atë që duhet të bësh.
Më informo.
Kurse unë do të regjistroj të dhënat.
Duhet të shkoj. Mjeku ligjor
kërkon të identifikojë kufomën.
Je gati?
- Po.
Dua të më sillni dosjet e çështjes.
Asgjë s'ka më kuptim për mua
këtë vit.
Tomi.
Do të t'i dërgoj në shtëpi.
Mirë.
Shkaku i vdekjes: dëmtimet e shkaktuara
nga plagët e të shtënave.
Ka pasur një hemorragji të madhe.
Kriza zemre për shkak të tronditjes.
Tom, kjo është mjaft e vështirë.
E ke bërë më parë,
por nuk është njësoj...
Ta mbarojmë këtë punë!
Është kjo vajza juaj,
Ema Sharlotë Krejven?
Po.
Mos e prek!
Më sill ca gërshërë.
Si the, Tom?
- Më jep një palë gërshërë.
Mos qaj.
S'po qaj.
S'e di në mund t'ia dal.
Duhet t'ia dalësh.
Në rregull.
Po harron kohën me dy veta
në shtëpinë time, Bill.
Nëse kërkon të instalohen në lagje,
atëherë thuaju
të shkojnë derë më derë.
Dikush po përpiqet të të vrasë, Tom.
Ata kanë për të qëndruar.
S'kam asgjë. S'kam armiq.
S'e kam jetuar jetën, apo të kem thënë
atë që kam pasur në mendje
sa për të krijuar armiq.
Ti e di që unë e kuptoj.
S'e kam personale, Bill.
Mos u nervozo.
Thuaju dy uniformave
të mos urinojnë më
në shkurre. Mund të hyjnë
brenda në shtëpi.
Ky është plazhi yt.
Babi, hajde e futu!
Hajde, babi!
Në rregull, zemër. Erdha.
Shko.
''NORTHMOOR''
''David Burnham''
Tom!
Je gati?
Është gjetur një maskë në një gardh
pesë shtëpi tutje teje.
Kemi gjetur fije floku. Është kaukazian.
Janë çuar për analiza ADN-je.
Më njofto.
- Ku po shkon?
Z. Bërnam, apo jo?
Po.
Rri urtë. S'do të të bëj gjë.
Shoh që njeh vajzën time.
Je i dashuri i saj?
Dakord. Unë jam babai i Emës.
Do të të lëshoj tani.
Do të rrish urtë.
Mirë?
- Po.
Sillu mirë. Krisht!
Më vjen keq, por duhet të largosh
që këtu!
Një minutë, mirë? Dua të të bëj
disa pyetje.
Pse nuk e hap derën si gjithë të tjerët?
Nga ç'dreqin ke frikë?
Revolja jote është kjo?
Ku dreqin ka gjetur revole vajza ime?
Ti ia ke dhënë? E jotja është?
la kam dhënë unë.
Mirë.
Pse?
Nuk pashë ndonjë revole
në listën tënde të armëve.
Zotëron një të tillë?
- Kujton se jam...?
Është revolja jote.
Liçencën e ke marrë në Vermont,
kurse në Masaçusets është e paligjshme.
Po t'i them policisë lokale
se ke hapur derën me të,
dënohesh automatikisht me një vit burg.
Jo se nuk të akuzoj
që u përpoqe të më sulmosh te dera.
Do të gënjeje, atëherë.
- S'më intereson.
Të njoh ty. Ti je babai i saj.
Ti nuk ke ardhur asnjëherë ta vizitoje atë.
Nuk je bezdisur fare.
Ti ke punuar me të.
Dua të di se në ç'telashe ishte futur.
Nuk flas dot për këtë.
Ka struktura sigurie në lidhje
me atë që bëjmë.
E kuptoj që nuk do të më ndihmosh.
Por jam i habitur që nuk do të ndihmosh
Emën.
Ajo ka vdekur. S'ka asnjë mënyrë
për ta ndihmuar Emën.
Ndoshta jashtë ka dy persona
që po na shikojnë dhe dëgjojnë
në këtë moment.
Më vjen keq, por duhet të largohesh
që këtu.
Të lutem.
Përndyshe jam i vdekur.
Dua të të *** diçka.
Dakord, ma jep.
Urdhëro çelësat e apartamentit të saj.
Dhe gjërat e saj personale.
Faleminderit.
Do të të lë rehat, derisa ta kuptosh
se duhet të më flasësh.
Mirë?
Po.
E di që je djalë i mirë,
përndyshe Ema
s'do të kishte të bënte fare me ty.
Urdhëro kartën time.
Ke numrin tim të telefonit.
Më telefono.
Kishe të drejtë, nuk më pëlqen.
Pse kishe armë, zemër?
Krisht!
Ç'mund të bëj për ty, Milroj?
Ç'bën zakonisht, Xhedbërg?
Nëse dikush ka probleme me sigurinë
kombëtare
i bien një numri në Virxhinën Veriore.
Pastaj vendos unë se çfarë ndodh
më pas.
Çfarë halli ke?
Ti je konsulent sigurimi.
Dhe unë thjesht konsultoj.
Konsulto, atëherë.
Është një kompani që quhet Northmor.
Kanë nënshkruar një numër kontratash
të departamenteve të mbrojtjes.
Nëse mendon se është një front agjencie,
nuk është.
Është një kompani private.
- Kjo është e pazakontë.
Kanë roje private sigurie.
Sigurim autonom.
Edhe vetë jam autonom.
Këto janë faktet:
Është bërë një hyrje e paligjshme
në një nga godinat e tyre të sigurisë.
Kanë vdekur tre veta në përpjekje
për t'u arratisur.
Një i katërt, një punonjëse që
mund të ketë qenë e implikuar
është vrarë.
Nga sigurimi i Northmorit?
- S'thashë këtë.
Askush s'do ta thoshte këtë.
Problemi është se nuk e dimë.
Është vrarë pesë netë më parë.
I ati është detektiv i policisë
së Bostonit.
Policia e Bostonit supozon
sikur i ati i saj ka qenë objektivi.
Po ne çfarë supozojmë?
Që nuk ka qenë ai objektivi.
Kush e ka vrarë?
- Nuk është kjo çështja në këtë pikë.
Çështja është siguria kombëtare.
E di funksionin tënd, Xhedbërg.
Kjo duhet të fshihet.
Me çdo kusht.
Po.
Je absolutisht i sigurt që më kërkon
ta zgjidhë këtë punë?
Sepse duhet të jesh absolutisht i sigurt.
Ajo është vrarë në Boston.
- Po.
Por s'ka lidhje.
Mendon se është një grabitje funerali?
Po.
Shiko.
S'dua të përzihet me punën tjetër.
S'dua telashe.
Mbështetu tek unë në Boston.
Faleminderit.
Alo?
Alo. Më quajnë Tom Krejven.
Numri yt ishte në emrat e vajzës time.
Jam i ati i Emës. Jam polic.
Dua të di se ç'lidhje kishe me Emën.
Dua të gjej se ç'ka ndodhur.
Në gazeta tregohet ç'ka ndodhur.
Dikush ka tentuar të të vrasë ty
dhe kanë vrarë atë.
Kjo mendon se ka ndodhur?
Kam një dyqan valixhesh.
Dua të vazhdoj të drejtoj dyqanin.
Dua të flasim privatisht.
Mundesh?
- Për Northmorin?
Po. Për ç'të duash.
Nga ta di që je ai që je?
Kur të më takosh,
do ta kuptosh
se s'jam askush tjetër,
veçse babai i Emës.
Do të më ndihmosh?
Jam jashtë shteti, jam te gjyshja.
E kam numrin tënd.
Do të të marr vetë.
Kam ardhur të takoj Xhon Benet.
Detektivi Krejven.
Xhek Benet.
Më vjen keq për humbjen tuaj.
- Faleminderit.
U tronditëm të gjithë kur morëm vesh
për vdekjen e Emës.
Ajo ka qenë një anëtare e respektuar
e skuadrës tonë.
S'mund të them se e njihja mirë
personalisht,
por na mungon shumë.
Faleminderit.
Kjo kodër është gërmuar
nga vitet '60.
Është godina e raketave nukleare Nike.
Tunele me kilometra të gjatë
dhe me dhoma lëshimi.
Jam i sigurt se ju ka treguar Ema.
- Ajo kurrë s'fliste për punën.
Pra, Northmor ia ka blerë qeverisë federale
këtë?
E kemi marrë me qira.
- Për para?
Kafe?
- Një limonadë me xhenxhefil.
Sigurisht.
Ani, silli detektiv Krejvenit
një limonadë me xhenxhefil.
Patjetër.
- Ju lutem.
Paske miq interesantë!
Po.
Kjo godinë, R&D në përgjithësi,
fiton shumë para
në emër të Masaçusets. Reflektuar
në të ardhurat nga taksat.
Si mund të të ndihmoj?
Dua të di se me çfarë është marrë
vajza këtu.
Në ç'kuptim?
S'të ka folur për punën?
Ndoshta ngaqë ndiqte protokollet tuaja
të sigurisë.
Cilat janë ato sipas jush?
Nuk kuptoj asgjë.
Ajo s'më ka folur asnjëherë për punën.
Mirë.
Pjesa më e madhe e punës që bëjmë këtu
është e klasifikuar. Thuajse çdo gjë.
Pavarësisht kualifikimeve të saj,
vajza jote ishte stazhiere.
Sigurisht që ajo ishte punonjëse
me kohë të plotë
dhe ekziston një paketë përfitimesh.
Për këtë duhet të flasësh me personelin.
S'jam ende i interesuar për këtë.
Të gjithë punëtorët tanë
janë të siguruar mirë.
Jam i sigurt që janë.
Në lidhje me atë çfarë bëjmë këtu.
Northmor është një institucion kërkimor.
Kemi nga qeveria një mandat
për të krijuar
një burim energjie të sigurt e të pastër
bazuar në teknologjinë e fuzionit.
Mjaft e përpunuar.
- Dhe armë?
Prodhoni?
Edhe po t'i prodhonim, është sekret.
Meqenëse je polic dhe ke lejehyrjeje
në këto të dhëna, se Northmori
është një pjesë e rëndësishme
e rezervave nukleare dhe programit
mirëmbajtës të kombit.
Ne garantojmë se rezervat nukleare
të vendit të jenë gati
për urdhrin presidencial.
Jo armë, materiale jo të përpunuara.
- Ema ka qenë pjesë e kësaj?
Jo. Si stazhiere, ajo s'ka pasur
asnjë përfshirje të drejtpërdrejt.
Ajo ka punuar në sektorin e kërkimeve.
Të gjithëve na vjen keq për vdekjen e
Emës.
Për ty duhet të jetë veçanërisht
e dhimbshme.
Në këto rrethana.
Kërkon të thuash se në vendin tim
vranë atë?
Si një prind thjesht mund të hamendësoj
dhimbjen tënde.
Megjithatë nuk mund të imagjinoj
përmasat e plota.
Ju mora shumë kohë.
Dua të flas me ndonjë nga miqtë e saj,
nëse ka.
Sigurisht. Të shoh ç'mund të bëj.
Do t'i them Personelit.
Të të ***ë një listë.
Numra kontakti, gjëra të tilla.
Mund të të bëj një pyetje?
Si ndihesh?
Dejvid.
- Je gati të dëgjosh?
Jam gati për çdo gjë.
- Kemi një përputhje ADN-sh.
Vërtet? Më trego informacionet
kyesore.
S'di asgjë rreth këtij personi?
Ky person ka qenë një vrasës
profesionist me pagesë.
Çfarë ke? Po shikoje diçka.
Më thuaj çfarë po shikoje.
Në sendet-prova materiale thuhej
se ke gjetur flokë 6.25 cm të gjata.
I ka prerë.
Jo më herët se një javë më parë.
Çfarë po thua?
- S'po them gjë.
Flokët mund të ngjiten në kapele
për një kohë të gjata. Për vite me radhë.
Për dekada.
Pse duhet që një profesionist të zbrazë
dy karikatorë me fishekë,
në vend që ta ruante njërin
për shënjestrën e tij?
T'i shfaqesh fshehurazi një personi
që mban zi në një vend krimi
nuk është diçka e zgjuar.
Z. Krejven, kemi gjëra për të biseduar.
Si për shembull, emrin tënd
dhe arsyen e ardhjes tuaj këtu?
Si për shembull, kush ta ka vrarë vajzën.
Di kush më ka vrarë vajzën?
Po të isha duke kërkuar personin
që të ka vrarë vajzën
dhe po të kisha një imagjinatë
të kufizuar, gjë që s'e kam,
mund të isha drejtuar nga i gjori maskara
që gjete sot.
Një vrasës i njohur.
Një vrasës i njohur i pazakontë.
Të bën të mendosh.
Çfarë po djeg?
- S'të duhet.
Mirë, vazhdo.
Do një cigare?
- Nuk po festoj.
E di që nuk pi. Pashë dosjen tënde
AKMA.
Kjo është një mënyrë e të thënit
se ke një dosje AKMA.
Do të më thuash se çfarë është?
Agjencia Kërkimore e Mbrojtjes
së Avancuar.
Slogani i tyre është,
''Shkenca është e Fuqishme''.
E di që njeh latinisht.
Sto sursum. E kupton?
Ngrihu më këmbë, dreqin!
- Të lutem, ngrihu.
Duket që nuk je dikush i rëndësishëm
në veçanti.
Thjesht një anglez në kopshtin tim,
me një patentë të Uashington, D.C.
Faleminderit.
Është pjesë e AKMA-së Northmori?
- Vështirë të thuash.
Pse ke ardhur këtu?
Vajza jote është etiketuar
si një kërcënim i mundshëm terrorist
ndaj SHBA-së.
Thashë e etiketuar,
nuk thashë se ka qenë.
E çuditshme si rajoni i policisë
së Bostonit nuk e ka
zbuluar këtë.
- Do të ishte e çuditshme po ta zbulonin.
Çfarë dreqin po djeg aty?
Krisht!
Miku im anglez Z. Davenport,
1.85 m i gjatë, 90 kilogramësh,
po pi një cigare.
E fiku?
The se vajza ime ishte terroriste.
Nuk thashë unë, por ka thënë dikush.
Kush je ti, Z. Xhedbërg?
Jam mik i ushtrisë.
Dhe kam pak ftohtë këtu jashtë.
Hapa, hapa, hapa.
Jo sikur ishim fëmijë.
Kur hapat kuptoheshin
në një kontekst tjetër.
Nuk je shumë njeri qejfi,
apo jo, Krejven?
I beson argëtimit?
E ke fjalën për kohët e fundit?
Çfarë interesi ke për vdekjen
e vajzës time?
S'më pëlqen t'i shikoj.
Më thuaj ç'mendon.
I njeh?
Duhet t'i njoh?
Ata kanë hyrë në një institucion nuklear
kërkimor të fshehtë,
pastaj janë mbytur në lumin e Konektikatit
në përpjekje për t'u arratisur.
E di që të duket marrëzi, por nuk është.
Northmor nuk është federal,
e kontrollova.
Nëse thua se vajza ime ka qenë
e përfshirë me këta njerëz,
vetëm për shkelje mund ta akuzosh.
Apartamenti ia shkatërruan.
Kompjuterin ia vodhën.
E di policia se ti e di?
Jo.
Je një njeri i zgjuar.
Çfarë bën Northmori?
Çfarë kanë bërë?
Personat e mbytur i përkisnin
Lules së Natës.
Mbështetës të mjedisit. Militantë.
Banditët e Epokës së Re.
Nganjëherë u vënë flakën gjërave.
Jo shpesh dhe jo aq mirë.
Mund t'i shikosh. Vetë organizatën,
jo personat e vdekur.
Ata janë të fshehtë.
Ajo s'ka qenë aktiviste.
S'ka qenë tip i atillë.
Vajza ime s'ka qenë anëtare entuziaste.
Ajo më ngjante mua.
Nëse ka bërë gjë, ka vepruar vetëm.
Ka një pikë ku të gjithë mund të bëhen
aktivistë.
Kur sheh diçka të gabuar,
duhet të veprosh.
Edhe nëse për ty nënkupton fundin.
Le të supozojmë sikur ka qenë e implikuar.
Kolegët e saj vdiqën dhe ajo u kthye
në shtëpi.
Nuk më tha asgjë.
Donte, por nuk arriti të më tregonte.
Do të këshilloj departamentin tim
për njërin,
që jam unë, të të lër
të vazhdosh me hetimet,
edhe pse nganjëherë i djeg provat
në kopsht.
Dhe ty, një oficer policie.
S'do të arrestoj kënd.
Unë nuk arrestoj kurrë.
Do të tentosh të më ndalosh?
Varet.
Shihemi!
Nganjëherë më duket vetja si Diogjeni.
Ai tipi që ecte rrugëve me llambë.
Në kërkim të një njeriu të sinqertë.
Si shkoi puna?
Për të? Nuk më kujtohet.
Por unë dhe ti dolëm mirë.
Si një njeri karriere,
më duhet të të them
të pirdhesh! Ti s'ia ke idenë,
nuk e kupton. Shko në shtëpi!
S'më bën dot gjë.
Ka raste kur nuk ke mundësi zgjedhjeje
se çfarë idioti je.
E kupton mirë, sepse po e tregon tani.
Mundem?
Po pi birra të mira, sepse po
të ecën mirë puna?
Mos është ndonjë lloj ndërhyrjeje kjo?
Sepse, nëse është, dua të lajmëroj
disa persona
të më rrahin, sepse kam frikë
nga jeta.
Kujtova se ishe shkencëtar.
S'të shkonte në mendje se vajzës tënde
do t'i pëlqente një mekanik?
Diçka e tillë. Nëse kërkon
ta ndëshkosh veten.
Po sikur të të them që ajo më thoshte
se unë i kujtoja ty?
Përveç pijes.
Ka të bëjë me mungesën e dokrrave
dhe durimin për të parë ***ër muzikal.
Më sheh sikur jam i çmendur.
Dikush më vrau të dashurën,
e ke marrë parasysh këtë fakt?
Çfarë di për Lulen e Natës?
S'më intereson politika.
- Çfarë të ka interesuar atëherë?
Ema.
Shiko. Kam një kontratë pesë vjeçare.
Më mbikëqyrin. Do të humbas punën,
nëse flas me ty pavarësisht
personit që ka vdekur.
Si i ka kaluar vajza ime personat
përmes sigurimit
në një godinë të fshehtë nukleare?
Thuhet se e kanë ndihmuar.
Ti?
- Jo.
E kalova poligrafin në punë.
Çfarë ndodhi?
Tregohu i sinqertë me mua.
Nuk jam polic.
Jemi vetëm ne të dy.
Çfarë ndodhi?
Mund të flasim diku tjetër?
Nuk e ke kaluar poligrafin,
por të kanë thënë se e ke kaluar.
Ema i shkruante senatorit Pajn.
Dhe më pas shkoi te një idiot meksikan.
Te një avokat që donte ta nxirrte...
Si e kishte emrin avokati?
Sampson... Sanderman.
- Sanderman.
Nejse, tha se nuk mund
ta ndihmonte kush.
Spiunët gjithnjë duken si psikopatë.
Nuk arrita ta takoj atë.
Më tha se ishin ata trapat
e Lules së Natës.
I futi në tunelet e ftohjes.
Vetë nuk u fut, por ishte aty.
Si u ekspozua Ema ndaj rrezatimit?
Nuk u ekspozua.
Këtë po të them, nuk hyri në tunele.
Ata mund të jenë ekspozuar,
por ajo nuk u fut
në tunele.
Çfarë u ndodhi atyre që u futën?
Është një protokoll.
Beneti e ka fajin. Ai është i çmendur.
Në rast të një shkeljeje,
lëshojnë avull rrezatues.
Këtë s'e vërtetoj as unë, as ti.
Këta janë maskarenj të zgjuar.
Ti je polic. Duhet të më ndihmosh.
Sigurisht që do të të ndihmoj.
Hajde me mua. Më trego të vërtetën.
Do të të caktojmë një avokat.
Jo, më vjen keq.
Ti më pëlqen, je babai i Emës.
Por duhet të shkosh.
Mund ta ndërrosh kur të duash mendjen.
Ndërkohë, kjo është e jotja.
Është e mbushur.
Kjo është e paligjshme në Masaçusets.
Në Masaçusets çdo gjë është e paligjshme.
Si të duket?
Mirëmbrëma, Senator.
Mirëmbrëma. Është kënaqësi
që ndodhem këtu.
Senator, para dy ditësh dhatë një fjalim,
në të cilin
ju kritikuat kolegun tuaj senatorin
Staford, për pozicionin e tij...
Të gjithë kemi pozicione.
- Por Senatori...
Mendoj se populli amerikan po pyet,
nëse çmimi që kanë paguar
për sigurinë e tyre është i lartë.
Mendoj se kjo është një përgjigje
që presin të gjithë,
si ujdiset, Senator, me mbështetjen tuaj
për godinat e fshehta kërkimore
në Masaçusets?
Jam kureshtar për atë që sapo më pyetët.
Nëse më pyesni
për politikat e dështuara
të kësaj administrate...
Senator, ç'mund të na thoni
për Northmorin?
Nuk kam shumë dijeni
për praktikat e biznesit të...
Kompania e prindërve të tyre është
një nga kontribuuesit më të mëdhenj.
Për kontribuuesit e mi mund të them
se janë
veteranë dhe të përgjegjshëm.
Senator, kemi një lëvizje serioze
dhe në rritje
për të ndaluar kërkimet dhe zhvillimet
ushtarake në Masaçusets.
E kuptoj. Por njerëzit duhet
të kuptojnë rëndësinë
e çdo projekti zhvillimor të çdol loji
për ekonominë e Masaçusetsit.
S'kam pasur kurrë fëmijë.
Ndoshta është më mirë mos të kesh
që ta shohësh duke vdekur.
Jo.
la vlen çdo gjë të kesh një.
Pirja e alkoolit në publik
është e jashtëligjshme në Masaçusets.
Çdo gjë është e jashtëligjshme
në Masaçusets.
Është një hakmarrje për festën e çajit.
Ke pirë verë ndonjëherë?
Jo me ndonjë kënaqësi të veçantë.
Pastaj, me ty, duhet të ndërroj gotat
kur nuk shikon.
Vajza ime është prekur nga rrezatimi.
S'e di tamam,
por më duket se e kanë bërë
miqtë tanë në Northmor.
Më vonë u vra në shtëpinë time.
Dua të di ç'mendon për këtë.
Kisha një burim informacioni që më tha
se njerëzit e Lules së Natës
u ekspozuan qëllimisht ndaj rrezatimit
në tunele,
por tani ky burim ka marrë fund.
Nuk ishte djalë i keq.
Jo.
Ti e di më mirë se kushdo tjetër
se çështje të tilla nuk zgjidhen kurrë.
Janë shumë të ndërlikuara
dhe kërkojnë goxha punë.
Ka shumë gjëra që ndodhin
në këtë botë.
Nuk lidh dot A-në me B-në.
Nga e di?
Sepse unë jam personi që të ndalon
të lidhësh
A- në me B-në.
Është pjesa e asaj që bëj.
Po të isha punëtor në Northmor
dhe doja të spiunoja për diçka,
për çfarë do të spiunoja?
Bëjmë një shëtitje dhe flasim!
Nuk eci në errësirë me ty.
Je njeri zgjuar.
Je në anën time?
- Vështirë të thuash.
E di atë historinë e Skot Fitzgjeraldit
për atë artistin që ka dy mendime
të kundërta në kokë
dhe u beson të dyjave njëkohësisht?
E kam dëgjuar, po.
Ky është fillimi.
Si është të qenit askush në veçanti?
S'di si është të humbasësh fëmijën.
Por di ç'është mos të kesh.
Po.
S'të ka mbetur kush të të varrosë.
Po.
Meqë ra fjala,
faleminderit që nuk më vrave.
Detektivi Krejven. Çfarë mendoni
për identifikimin
e një të dyshuari?
Ke ardhur më vonë se gjithë të tjerët.
Ngaqë ke një shef të keq?
Më vjen keq.
Më vjen keq që erdha.
S'ka gjë, qetësohu.
Ke ndonjë kartë biznesi?
Faleminderit.
Shko në shtëpi. Është vonë.
Do të të marr vetë, mirë?
Z. Sanderman?
Më fal, s'doja të të ndërprisja.
Jo.
- Unë jam Tomas Krejven.
Detektivi Tomas Krejven
i policisë së Bostonit.
E di kush je.
Më vjen keq për problemet e tua.
- Faleminderit.
Di që vajza ime ka qenë klientja jote?
Po.
Kemi pasur një konsultim.
Ajo nuk u bë kurrë zyrtarisht
klientja ime.
Në kalendarin e telefonit të saj
thuhet se ti dhe ajo
keni darkuar në datën 18
të muajit të kaluar.
Po, e ftova për të dalë.
Si shkoi?
- Mirë.
Ajo ishte një vajzë e mirë.
E zgjuar sa...
Më fal, duhet të shkoj.
- Po vij me ty.
Mund të të pyes se për çfarë
bëhet fjalë?
Ajo erdhi te zyra jote.
Donte të të tregonte
për diçka.
Ti e di nga vjen kjo gjë, apo jo?
Kur policët spiunonin.
Nuk flas dot për këtë.
S'dua të flasësh.
Por atë natë ti e ftove atë për darkë.
Je pak nervoz, Z. Sanderman.
Të duhen edhe dy sekonda
të më thuash
sa e papërshtatshme është e gjitha kjo.
Më lër të të them menjëherë se e dija
që nuk e përfaqësoje dot
atë në një kontratë jo të hapur,
por ka mundësi të kesh sugjeruar
disa diskutime të mëtejshme në lidhje
me çështjen teksa kishit para një pjatë
makarona me qofte.
Mendoj se kishe dy agjenda.
Doje të bëje seks me të.
S'po të gjykoj.
Dhe dy, Z. Sanderman,
doje të dije më tepër
se çfarë shkelje të mundshme sigurie
pëzaqësonte ajo.
Kam një dëshmi në Springfilld.
Ti përfaqëson Northmorin
në çështjet vendase.
Vajza ime erdhi të të flasë,
por ti je avokati i Northmorit.
Kjo është një bisedë mjaft e parregullt...
Sepse senator Pajni e ka futur emrin tënd
para dy guvernatorëve të ndyshëm
për Gjykatës në Gjykatën e Distriktit.
Do të thoshe diçka?
S'kam asgjë për të thënë dhe ti
e ke tepruar
me juridiksionin tënd.
S'do të më flasësh? Do të shkoj
te gazeta Globi dhe Lajmëtari.
Do t'u them që vajza ime erdhi
të të flasë për Northmorin.
Ti ishe avokati i Northmorit dhe
dështove t'ia thuash këtë asaj.
Dhe je në mes të një historie të bujshme
ku shënjestra ishte vajza ime
dhe jo unë.
Këtë kërkon?
Me çfarë provash do ta mbështesje këtë?
Do të falsifikoj ditarin tënd.
S'më intereson.
Futja jote në telashe më mjafton mua.
Dëgjo këtu, shkërdhatë, kjo s'ka lidhje
me policinë, dakord?
Kjo s'ka lidhje as me arrestimet
dhe punët e tjera.
Kjo ka lidhje me atë që duhet të di
dhe me faktin
që duhet të më tregosh.
Dua të takoj Senatorin.
Të takosh Senatorin?
Kush dreqin kujton se je?
Jam ai që s'ka asgjë për të humbur
dhe s'do t'ia dijë për asgjë në botë.
Thuaja këtë dhe lidhe mirë rripin!
Shiko, babi. Janë shumë ABC.
'Tjeta.
Dua të shkoj në apartamentin e saj.
Dua të shoh gjërat e saj.
Nuk është ide e mirë për momentin.
Më fal.
Jam shumë e frikësuar.
Do të të ftoj një ditë për një kafe,
por për momentin vetëm duhet
të bisedojmë.
Dua të të pyes gjëra rreth saj.
Ndoshta gjëra personale
që s'i kam ditur kurrë,
por nuk kemi shumë kohë tani.
Shiko, zemër, nuk e përballoj dot këtë
për momentin.
Më fol, mirë?
Atyre ua prezantova unë atë.
- Kujt ia ke prezantuar?
Lules së Natës.
Dreqi ta hajë!
Korporata këtu, korporata aty.
Mos iu largo thelbit.
Ata kishin një kasolle të vogël
ngjitur me lumin.
Ata të Lules së Natës.
Kam shumë frikë.
- Nga kush ke frikë?
Më erdhën në shtëpi disa persona
me kostum të zi
më pyetën për Emën,
por i gënjeva!
Çfarë kërkonin në Northmor
që Ema
donte të ekspozonte?
Beneti është më kopili.
Ai është.
Këtë donte të thoshte ajo.
Që ai është i çmendur.
Ajo e kuptoi se ai ishte totalisht i krisur.
Ishte kështu, ashtu. Nejse.
Çfarë kërkonin ata në Northmor?
Pse shkoi Ema te Lulja e Natës?
Sepse nuk shkonte dot te gazetat
për shkak të kontratës.
Senatori nuk ndihmonte.
Nuk po e dëgjon prej meje këtë.
Nuk po e dëgjon nga unë.
Kam një dyqan valixhesh
dhe një fëmijë tre vjeç.
S'po e dëgjoj nga ty.
Çfarë bënin ata në Northmor
që Ema donte të ekspozonte?
Këtë e kishte për ty.
Në rast...
Unë nuk doja kurrë...
Unë jam një njeri i thjesht.
Jam një njeri i thjesht.
E di.
Shko te fëmija yt, mirë?
S'të kam parë kurrë.
Mirë? Shko.
Dua të të tregoj diçka.
Çfarë?
Ajo mendonte se e kishin helmuar.
Gjithmonë më ka pëlqyer ky qytet.
Kur erdhi këtu...
Më tha se i kujtonte Parisin
kur ishte 20 vjeçe.
Në Boston kemi një shtëpi
mjaft tradicionale
dhe ndoshta kjo nuk ishte ajo
që kërkonte nga jeta.
Cili ishte emri i kontaktit të saj
në Lulen e Natës?
Më thuaj këtë dhe mbaruam.
Jo, kaq kisha.
Në të dhënat e telefonit të saj
ishte njëri me emrin Robinson.
Ky është?
Po. Tani mbaruam.
E kemi stabilizuar.
Ndodhet në komë, megjithatë
nuk mundëm t'i shpëtonim këmbën.
Ajo ka një fëmijë. Ka ndonjë
që mund...
Tani sa erdhën prindërit e saj.
Faleminderit.
Vazhdo. Do të të njoftoj.
Faleminderit.
Më quajnë Ema Sharlotë Krejven.
Punoj në Northmor, Masaçusets,
si asistente kërkimore.
E di se po shkel rregullat e sigurisë
të vendit të punës time dhe e di
se po kyej një krim.
Por po e bëj këtë, sepse kam shfytëzuar
çdo rrugë ligjore
që është e mundshme
dhe askush nuk dëgjon.
Tani duhet të bëj atë që
është e drejtë.
Northmor po shkel ligjin.
Po prodhojnë armë nukleare.
Por këto nuk janë armë nukleare
amerikane,
janë armë të projektuara
për specìfikìme të huaja
dhe të ndërtuara me material të huaj.
Nëse këto bomba përdoren,
do të kërkoheshin në një vend tjetër
dhe jo në SHBA.
Kam vjedhur dokumente,
imazhe, projekte.
Por na duhen prova të vetë armëve,
kështu që po i tregoj një grupi personash
si të hyjnë
në godinën e Northmorit
për të filmuar provat.
Po e regjistroj këtë,
sepse jam shumë e frikësuar.
Jam nën një mbikëqyrje të vazhdueshme.
Më përgjojnë telefonin dhe më ndjekin.
Mundësitë janë që kur ta shikoni këtë
do të kem vdekur.
Të dua, babi.
Dreq!
Nëse një kontraktues tjetër më kërkon
si të drejtojë sigurinë e tij,
çfarë t'i them?
Mendoj se varet nga ty.
Kjo quhet situatë parandaluese.
Pyes veten pse.
Problemi është se ka gjëra
që nuk parandalohen
dhe disa prej tyre nuk do të kthehen kurrë
në kuti.
Je i frikësuar për Krejvenin.
Është e qartë.
Por analiza e kontrollit të dëmit
është kjo.
Përveç Krejvenit, janë tre palë prindër
të tjerë që kanë humbur fëmijët.
Tani ke një punëtor që kërkon
të shtypë me makinë
një nënë beqare, vetëm
për t'u vrarë në kokë nga
i njëjti polic që i shkaktove zi.
S'e di për çfarë e ke fjalën
dhe me siguri nuk e ke me gjithë mend.
E di ku qëndron problemi me vdekurit,
Benet?
Kanë të dashur, miq, të afërm,
një miliard lidhje.
Nisim nga fillimi i këtij dështimi kaotik!
Lulja e Natës është një grup idiotësh
anti-korporatë.
Mendon se tre anëtarët e saj
të mbytur do të duket
sikur ishte aksident?
Aksident ishte.
Personi i përfshirë në incidentin tjetër
ishte një boshnjak,
që parë nga dokumentet është
shëndoshë e mirë
në Londër, në këtë moment.
Ti bëj punën time, unë bëj tënden.
Ajo çfarë po bën nuk është puna ime.
Nuk është?
Edhe sikur mbytjet të ishin aksidentale,
kufomat
e Lules së Natës u gjetën
nga një ekip rrezatimi dhe u hoqën qafe.
Nga njerëzit e tu, jo të mitë.
- Ti i the zyrës time se ata ishin
terroristë të kontaminuar,
jo që ishin qytetarë amerikanë
që i kishe infektuar ti.
Njëri prej tyre është fëmija i vetëm
i një nëne me multisklerozë.
Kur ajo të dalë në TV do të thotë,
''Gjëja e fundit që më kujtohet,
ata po hynin pa leje në Northmor''.
E kupton çfarë po them?
E kupton çfarë ke bërë?
Cila është më e keqe, unë që e bëj,
apo ti që e mbulon?
Unë jam thjesht një individ,
një qytetar i thjesht.
Kursi ti në anën tjetër
je qeveria amerikane.
Unë jam ai person, problemi i vetëm
i të cilit ishte lënia në dorën tënde
e autorizimit të sigurisë.
Çfarëdo që të thonë,
s'ka pasur kurrë një shkelje.
Northmori s'ka pasur
asnjë shkelje sigurie.
Northmori s'ka bërë asnjë aksident
dhe Northmori nuk prodhon armë.
Është më e pakta e gjërave të pasigurta
që nga ty njihen si bomba të ndyra
të xhihadit.
S'do të shqetësohesha më.
''Pirdhu, është sekrete'' akoma funksionon,
mesa di unë.
Je ende këtu, Z. Benet?
Po flasim? Unë jam në shtëpinë time
në ViRhinia.
Jam helmuar me ushqim.
Ku je ti?
Nuk jam këtu.
Po e bën pjesën e tij të punës
Robinsoni?
Z. Robinson?
- Po.
Z. Alison Robinson Xhunior?
- Po.
Mund t'i heqësh pak syzet, të lutem?
Ema Krejven ishte vajza ime.
Ajo nuk është vrarë
në operacionin tënd amfib
kundër korporatës Satan.
Ajo u vra më vonë!
Para verandës time!
Hajde këtu!
Dua të di se pse ti, me shqetësimet e tua
rreth planetit
dhe racës njerëzore, qëndrove
i heshtur për mbytjet,
vdekjet e njerëzve të tu.
Pse?
Njerëz me familje.
Të gjithë kishin fëmijë.
Njëra prej tyre ishte vajza ime.
S'do të të godas më.
Dhe ajo nuk është gjallë për shkakun tënd,
bir bushtre!
Ke një situatë serioze, Z. Robinson.
Këta e dinë se kush je
dhe nuk ke vdekur.
S'je i vdekur, i plagosur, i lënduar,
i helmuar, asgjë.
Kjo është ngaqë ke bërë një pazar.
Do të bësh edhe një pazar tjetër
Me Mua,
Do të më tregosh çdo gjë.
Hajde, ngordhalaq!
- Jo!
Dua të di diçka për përmbajtjet
e substancës që i ke dhënë
Ema Krejvenit.
Do të doja mos ta diskutoja
në këtë mënyrë.
Mos është diçka që ajo mund
ta ketë hasur në punë?
Po të kishte qenë një ekspozim,
do të ishte konsekuente
me një dështim në dokumente
dhe procedura në anën e saj.
dhe i është transferuar të atit
pa shumë infektim indirekt?
E ke fjalën, nëse mund të ketë helmuar
edhe babanë e saj?
Po.
Cilat do të ishin pasojat,
sipas mendimit tënd,
nëse Krejveni hap gojën?
Të paimagjinueshme.
Kështu qoftë, atëherë!
Sheh ndonjë shpirt aty?
Më fal?
Mund ta mbërthesh këmishën.
Siç e diskutuam dje,
do të kesh
pak sjellje të çuditshme.
Më vjen keq të të them që kjo
nënkupton se ke më pak kohë.
E di çfarë nënkupton.
Kam pasur haluçinacione.
zëri i tim ati thërret emrin tim
kur nis të fle.
Maskarai ka 40 vjet i vdekur
dhe papritur
më bërtet prapë.
zgjohem direkt.
- Nuk bën gjumë?
Jo, nuk bëj gjumë. Nis të fle,
por më del gjumi.
Ka diçka rreth errësirës.
S'më pëlqen.
- Nuk jam këshilltar.
E di që kërkon të më ngacmosh.
Nuk merrem me këto.
Unë mund të të *** vetëm faktet.
- Të gjithë i dimë faktet.
Jetojmë ca kohë dhe pastaj vdesim
më shpejt nga çfarë planifikojmë.
Është procedurë standarde me Senatorin.
Po, e kuptoj.
Nuk je dorëzuar kurrë.
Ke shumë miq.
Po, e di. Më pëlqen të bëj
një funeral privat.
Senatorit i prishet humori.
Nuk ndihet mirë sot.
Sa keq! Erdha thjesht për qejf.
Ke uri? Kemi ca sandviçë,
një filxhan çaj?
Jo, faleminderit, zotëri.
Është gjithmonë kënaqësi
të takohem me një veteran lufte.
E ke lënë ushtrinë si një rreshter
i artilerisë së rëndë.
Po, zotëri.
Si e bëre këtë kur ishe 20 vjeç?
- Të gjithë të tjerët vdiqën.
Pate probleme të sistemoheshe
kur erdhe në shtëpi?
Jo.
- Vërtet?
Njerëzit flasin për traumën
e kështu me radhë.
Nga lufta del njësoj siç hyn.
E di që nuk është diçka e mirë
për të thënë,
por ky është opinioni im.
E di që ka shumë ushtarë
të gradave të ulëta pas traumatike.
Por lufta është njësoj
si gjithë gjërat e tjera.
Të ndihmon të shikosh me perspektivë
kur je mjaft i frikësuar.
Cila është natyra e takimit tonë,
detektivi Krejven?
Shpresoja të ma thoshe ti.
Pse duhet të të them unë
kur doje ti të më takoje?
Sepse po më takon brenda
më pak 48 orësh mbasi
fola me avokatin tënd.
Vajza jote më erdhi me akuza
ndaj Northmorit.
Më dërgoi një letër.
- Çfarë përmbante letra?
Prekte problemet e sigurisë kombëtare
që janë sekrete.
Ç'ndodhi me letrën?
- Edhe kjo është sekrete.
Por protokolli thotë t'ia dorëzosh
komitetit
që mbikëqyr fushën që prekte
letra e vajzës tënde.
Duke nxitur një hetim ndaj vajzës time.
Duke hapur një dosje AKMA ndaj saj.
Duke e trajtuar si terroriste?
Unë nuk jam i përfshirë
me çështjet e sigurisë.
I shkrova vajzës tënde,
duke e këshilluar se mund
të ketë shkelur sigurinë.
Pra, nuk e ndihmove?
Një oficer policie me shumë vite
shërbim, por më duhet
të të them se vajza jote,
dhe na duhet ta themi pavarësisht
aksidentit të saj të tmerrshëm,
kishte shkelur
thuajse çdo gjë që mund të shkelte.
Çfarë pretendonte ajo?
- Kjo është sekrete.
Një pjesë e rëndësishme e ekonomisë
së Masaçusets është kërkimi
dhe zhvillimi...
Senator, mendoj se je në një situatë
në lidhje me Northmorin,
ku duhet të vendosësh
nëse qëndron në kyq,
apo poshtë tij. Urdhëro.
Këto vdekje janë rezultati i një komploti
të njërit nga
kontribuesit më të mëdhenj
të fushatës tënde.
Pse e përfshin vdekjen e vajzës tënde?
Vdekja e saj ishte aksidentale.
Jo. Ajo u helmua me cezium
nga Z. Benet.
vlerë të frikësosh një Senator,
veçse të parashtrosh ca perspektivë.
Po largohem tani, por këto fotografi
po t'i lë ty.
Dua të lajmërosh çdokënd të përfshirë,
dhe thuaju se di çdo gjë
që duhet të di për
ta nxitur situatën.
Nëse ke të dhëna...
- Qepe!
S'jam i interesuar të flas
broçkulla të tjera.
Hetoje këtë në një nivel kombëtar.
Bëje këtë dhe mbase do të të dal mirë.
S'e di.
S'besoj se e dije se njerëzit
me të cilët
bën biznes më kanë vrarë vajzën.
Por tani që e di,
çfarë të bësh?
Ditën e mirë, Senator!
Zbrisni nga automjeti!
Çfarë dreqin mendon se bëre?
Përplasët një makinë policie
dhe vëzhgova se ishit të armatosur.
Nga xhamat e zinj dhe kostumet tona?
Po, jam i çuditshëm nga kjo anë.
Zbrisni tani nga makina,
apo do të bëni
ndonjë lëvizje për të arritur ndonjë gjë
brenda xhaketave tuaja,
më kuptoni?
Zbrit nga makina.
Në gjunjë, duart mbi kokë.
Si është puna, Tomi?
- Këta persona janë të armatosur.
Po më ndiqnin dhe më përplasën
makinën.
Kanë letra identifikimi?
Faleminderit.
Jo të policisë. Imagjinoje pak.
Kush jeni ju?
Mendon se nuk do të rregullohet
kjo punë?
Jo për ca kohë.
Këta maskarenj kanë armë automatike.
Ke bërë një gabim mjaft të rëndë.
Ti e ke vrarë vajzën time?
Unë jam objektivi i supozuar i një vrasësi.
Më ndiqni mua,
të armatosur, pa dokumente
në qytetin e Bostonit.
Ju ka rrjedhur mendja.
Mirëserdhët në ferr!
Kemi një kthesë të çuditshme
në çështjen e Ema Krejvenit,
një i dyshuar është identifikuar
si vrasësi i saj,
por sot ka zhvillime të reja
që përfshijnë të atin e saj.
Janë arrestuar dy persona në Boston.
Policia raporton
se personat janë arrestuar
mbasi makina e tyre
u përplas me një makinë policie,
drejtuar nga detektivi i policisë
së Bostonit Tomas Krejven,
babai i Ema Krejven.
E gjitha kjo ndodhi në rrugën Marlinton.
Benet.
- Duhet të abortojmë menjëherë.
S'mund të rrezikojmë të vrasim
Krejvenin.
Është tepër vonë.
Është bërë.
Kërkon ta provosh?
Kapi flokët se përndyshe mami yt
do të më vrasë, nëse të bëj
prapë pis.
Ashtu!
Bukur! Merre tani briskun tënd.
Mos u prit.
Krehër?
- Të bën punë.
Shiko tani.
S'të dhemb fare.
Shpërlaje. Edhe një herë.
Mund të hyj, Tom?
Je mirë?
- Po.
Të kujtohet ai ushtari në aeroport
që goditi Uajtin? E ulën në pozitë
dhe e transferuan.
Ai e dinte si ishte puna,
por nuk e vërtetonte dot.
Askush s'donte ta dinte.
Dhe më në fund vrau veten,
të kujtohet?
S'ma do mendja se do ta vrisje veten.
Por ajo që do të ndodhë tani
është më keq se kjo.
S'është ajo që është, Tomi.
Kurrë nuk është.
Është ajo që duket se është.
Në kontenë Hemshir është një prokuror
që do të të akuzojë
për vdekjen e të dashurit
të vajzës tënde.
Ai nuk ka prova,
por s'ka rëndësì.
Për pesë vjet njerëzit do të mendojnë
se e ke bërë ti.
Do të mbetesh trokë,
do të humbasësh shtëpinë.
Do të të presin pensionin.
Edhe nëse e fiton çështjen,
do të ngrenë padi civile ndaj teje
dhe pastaj s'do të kesh mundësi
të përballosh avokatin.
Çfarë të kanë ofruar?
Kam fëmijë, Tomi.
Unë nuk kam.
Por edhe po të kishe, apo jo?
Edhe po të kishe.
- Po. Edhe po të kisha.
E di, Bill. Askush nuk pret
të jesh perfekt.
Por janë ca gjëra themelore
që duhet t'i bësh siç duhet.
Gjithmonë bëj maksimumin
për familjen tënde,
shko në punë çdo ditë,
gjithmonë shpreh mendimin tënd.
Kurrë mos i bëj keq dikujt
që nuk e meriton.
Kurrë mos u merr gjë të këqijve.
Kaq. S'janë shumë.
Ç'kemi, Krejven.
Më duhet makina jote.
Akoma jo.
Fol.
Prit.
Të marr unë.
Derek?
Derek?
Dreq!
Je i mbaruar, Krejven.
Kaq e pate.
Ulu.
Shtrihu.
Vdis!
Dreq!
Thuaj ''Krejven''.
- Pirdhu!
More trap!
- Thuaj ''Krejven''.
Krejven.
- Më fort!
Krejven!
- Më fort!
Krejven!
Më fal që e pe këtë, zemër.
Thellë-thellë,
e di mirë që e meriton këtë.
Kemi një polic me thuajse
30 vjet shërbim
dhe s'ka asnjë person, në anën tonë,
që mund të shpjegojë
paqëndrueshmërinë e tij, pa gënjyer,
që ka ekzekutuar drejtorin
e një kompanie nukleare
ku ka punuar vajza e tij.
Dakord. Ndonjë mendim?
Skenari juaj është ky.
Ai u helmua aksidentalisht nga vajza e tij.
Por ia vuri fajin Benetit.
- Nga e dimë?
Nga një dëshmi konflikti në Northmor
kur ishte aty.
Nga një dëshmi të Senatorit.
Mund të vërtetoj se ishte i paqëndrueshëm.
Erdhi te shtëpia ime.
Është e drejtë. Ngriti akuza të forta.
Ishte i armatosur.
Je me fat që je gjallë.
Është shumë e vërtet.
Historia e vërtet, zotërinj, është kjo:
''Senatori amerikan i shpëton vrasjes. ''
Kjo është kyesorja.
Kjo do t'i mbulojë të gjitha
ìnformacìonet e medìas.
Kushdo tjetër që i hyn thellë pjesës tjetër
do të shikojë që ka ndodhur diçka.
Por askush s'do ta kuptojë.
Ky është objektivi juaj.
Ta bësh aq të ndërlikuar, saqë kushdo
mund të shfaqë një teori të tijën.
Por askush nuk ka fakte.
- E bukur kjo, Xhedbërg.
Senator, kam 30 vjet që i bëj gjërat
të pakuptueshme.
Dhe meqë ra fjala, ti më thirr
Kapiten Xhedbërg.
Çfarë kapiteni?
Nuk mund të të tregojë shumë.
Dakord. Duket që kemi një pikënisje.
Cila është prognoza për Krejvenin?
Ti e di që ai është i vdekshëm.
- Të gjithë jemi të vdekshëm, Milroj.
Edhe drejtuesit e nivelit të mesëm.
Sa i vdekshëm është ai?
Është i paaftë të flasë.
- Shyqyr lotit!
Di që pate mundësinë ta vrasësh
detektivin Krejven
dhe nuk e vrave.
Ti më vjen tek unë.
Unë shikoj gjërat dhe vendos.
Xhedbërg, duhet ta nxjerrim Senatorin
para shtypit.
E kam vendosur çfarë është ky vend.
Çfarë?
Njerëz që meritojnë më shumë.
Të gjithë e vlerësojmë këtë gjë,
kapiten Xhedbërg. Nuk do të kishim arritur
në këtë ekstremitet po të kishte bërë
atë që diktonte situata.
Senator, s'mendoj se e kupton
se nga cili krah
i situatës anon.
Mendoj se patëm
një takim të suksesshëm...
Unë...
jam senator i SHBA-së.
Nga çfarë standardesh?
Ke familje?
- Po.
Fëmijë?
- Po.
Përktheu dhe përshtati: LIKIMEDIA Production