Tip:
Highlight text to annotate it
X
Përktheu dhe titroi: RAINBOW*
Për : ' www.titrashqip.net '
Korrektoi: Hell Of Steel.
Bedtime Stories / Përrallat e gjumit
Do ju them një histori tani.
Por ashtu si për çdo
përrallëtar i mirë,
publiku duhet të
jetë i përgatitur.
Jeni ulur të gjithë rehat?
Do njeri të shkojë në banjo?
Hej, ju zotëri, atje mbrapa?
Mbaje...
Gati?
Fillojmë.
Më quajnë Marti Bronson.
Jam pronari dhe drejtoj
pensionin " Sani Vista ".
Në cepin e Sanset dhe La Siena,
në Los Angeles, Kaliforni.
Në vitin 1974.
Ishte dashuria ime...
E drejtoja me ndihmën e
femijëve të mi.
Uendi...
Dhe Skiter.
Mund t'ju ndihmoj me bagazhet
zoti dhe zonja Dikson?
- Po, të lutem!
- Faleminderit, djalosh!
- Do ndihmë?
- Jo, në rregull.
Për Skiterin, moteli
ishte një parajsë.
Galaktika, nuk na nxe
që të dy.
Një vend magjik...
I mbushur me aventura të
reja për një djalë 6 vjeçar.
Oh, Skiter! Eja këtu!
Skiter e dashuronte atë vend
po aq sa dhe unë.
Dhe gjithnjë gjente mënyra
si ta përmirësonte.
Kam shumë ide sesi të përmirësojmë
gjërat ketu.
Mendoj që të vëmë një palë çorape
më shumë, si dhuratë...
Gjithmonë harrojnë të marrin
çorape kur shkojnë për udhëtim.
Ide e mirë. Ora për gjumë tani,
kam një takim me zotin Notingam.
Prit, baba!
Nuk jam i lodhur.
- Do të pëlqente një përrallë?
- Po.
Një herë e një kohë, na ishte
një djalë i vogël.
Dhe emri i tij ishte Skiter.
Mund të tregoja përralla të bukura
kur isha i frymëzuar.
Dhe kur bëja djalin tim të qeshte,
kjo, ishte diçka magjike.
Isha një baba dhe
mikpritës i mirë.
Për fat të keq ama, biznesmen i keq.
Nuk i shikon shenjat në mur?
Moteli po shkon drejt mbytjes
dhe unë po të ofroj shpëtim.
Nuk e di.
Nese nuk ma shet mua, do të falimentosh!
Gjithnjë shpresoja se këtu do
jetë shtëpia për fëmijët e mi.
Nëse djali yt, punon shumë dhe do
të jetë i zgjuar kur të rritet...
do ta lejoj ta drejtojë këtë vend.
- Ma premton?
- Po.
Tani firmos!
Ashtu, bravo!
Ki besim tek unë, do ta shndërroj
në motelin më të mirë në L.A.
Do të jetë i mirë dhe i paparë...
Kështu thjesht, moteli ynë
i humbur Sani Vista...
u bë i mbrekullueshmi Sani
Vista Notingam.
Dhe gjatë 25 viteve që kaluan...
mbahej tashmë nga djali im,
Skiter Bronson.
Gjithçkabërësi.
Por dhe premtimi i zotit Notingam
se Skiteri do të drejtonte motelin...
duket sikur u harrua..
Djali im punon shumë me shpresë...
dhe duke pritur mundësinë e tij.
Zonja Dikson. Keni ndonjë
problem me dhomën?
Asgjë për të cilën duhet
të vrasësh trurin e vogël.
Mori shishet e likerit nga
minibari dhe nuk do ti paguajë.
As që e preka fare atë
dreq frigoriferi!
- Nuk pi alkool.
- Ndonjë ngaterresë do të jetë bërë.
E pashë se kush i mori.
Kishte flokë të kuq dhe mjekërr,
Kishte kostum gri me kopsa...
dhe ishte 30 cm i gjatë.
Po flasim për Hobit?
Nuk e dija që vëllai yt
erdhi në qytet.
Shiko ç'farë do të bëjmë:
Ti vëmë të gjitha shishet që
mungojnë në llogarinë time...
dhe herën tjetër që do shikoni një Hobit,
thuajini Aspenit, është gjysëm Troll...
Trollët i hajnë Hobitat, apo jo?
Ajo do ti hante...
Sot seç ka diçka magjike në hotel...
dhe stuhi ndryshimi do ta shtyjnë
historinë tonë në një drejtim krejt tjetër.
Çfarë prisnit nga një hotel që u krijua
nga dikush që ka qejf përrallat si unë?
- Koha është flori, Skiter.
- Po.
Nuk duam që ta zërë korenti
shefin e madh.
- E rregullove?
- Tani do ta shikojmë.
Prova një... dy...
Me dëgjoni ju mbrapa?
Them Bari, thua Notingam.
Bari kishte një Notingam,
një Notingam.
Bari kishte një Notingam...
Me mjekërr të bardhë si dëbora.
Duartroktje për të madhin!
- Gëzohem që ju shoh!
- Mikrobe.
Zoti Notingam ka pësuar një frikë,
ose më mirë tani e mori vesh...
ekzistencen e mikrobeve dhe se sa të
rrezikshëm mund të jenë.
Mbase bëre mire, nuk bëra
banje sot.
Bari Notingam!
E adhuroj, është i mahnitshëm.
Siç e dini, kam 23 hotele
nga Berlini deri në Pekin.
Por është e ditur që ky është
më i dashuri për mua.
Sigurisht është një hotel i
shekullit të 20.
Na nevojitet diçka e shekullit të 21!
Kështu që vendosëm ta mbyllim dhe
të ndërtojmë një të ri...
Sani Vista Mega Notingam!
Do të jetë më i madhi në Bregun Perëndimor!
Nuk e kuptoj të gjithë këte që bëhet.
Një ndërtesë e thjeshtë është.
Kjo është e ardhmja në biznesin
e hoteleve.
...Dhe një diçka të fshehtë e
cila do t'ju lërë pa frymë.
Kam nderin t'ju paraqes drejtorin
e ri të hotelit.
E priste prej shumë kohësh këtë gjë.
E dimë të gjithë se sa punon,
sa i zgjuar është...
se sa rëndësi ka ky hotel për të.
Peruljuni zotit Kendal Dankan!
Fjalim i shkëlqyer!
Gëzohem shumë që të shoh!
Mos më prek.
Bravo baba!
E njeh vajzën time, Violeten?
- Vetëm nga nami, zotëri.
- Më fal?
Jo se ka ndonjë nam, por është
femër e "nxehtë" degjova.
Jo e nxehtë si p.sh të djeg, e kam
fjalen zemër te nxehtë...
Dhe i pëlqen të dalë dhe t'ja
kalojë mirë nëpër klube...
me tipa të ndryshëm...
Kjo është Violeta e dikurshme,
para se të më njihte.
Tani varet nga unë ta mbaj larg
nga të gjitha këto, e drejtë zoteri?
Po merr leksione tenisi me Federerin...
Lumsi ti!
Duhet ta them...
Është e vështirë të shoh një hotel të
ndryshojë vend kështu.
Do doja shumë të vije të
punoje atje me ne...
Do të ketë shumë llamba që do
duan të ndërrohen.
Dikush më preku.
Kemi sterilizues?
Po, ejani me mua.
Kush mbaroi, të sjellë
veprën e tij jashtë.
Fillojmë për 5 minuta, nëse nuk
keni mbaruar, nxitoni.
- Faleminderit, drejtoreshe!
- Nuk jam drejtoreshë këtu, jam mama!
Asnjë nuk e ha kekun e lakrave!
Vetëm nuk duhet ti merrni ere!
Çfarë? Vdiq kllouni?
- Çfarë ka në çantë?
- Biskota çokollate.
Qetësi!
Motër...
Duhet të sjellësh ëmbëlsira
sa herë që vjen?
Nuk më ke ftuar këtu e katër
vjet!
Çfarë po thua? Nuk kanë
kaluar 4 vjet!
Ishe këtu per barbekiu në
datën 4 Qershor!
- E mban mend që qëllove burrin tim?
- Po, ishte para katër vjetësh.
Doja ti tërhiqja mbathjet,
por kishte vrima.
E dija që do bëhej ish burri yt,
prandaj duhej të gëzoheshe.
Si po e kalojnë fëmijët punën e divorcit?
Bobi është shumë e qetë.
Nuk po vete ti përshëndesësh? Po
shkoj të paguaj tipin me gomar.
- Kjo të qelb këtu brenda?
- Jo, keku.
Çfarë bëri, kekgomari?
Më vjen era bajgë!
Më mbani mend fëmijë?
Dajë Skiteri!
U rritet, kam kohë pa ju parë!
Gëzuar ditëlindjen, Bobi!
Une jam Patriku, ajo është Bobi.
Gabimi im. Të kam sjellë diçka,
gëzuar ditëlindjen Bobi!
Urdhëro! E mora në hotel.
- Ç'thotë shkolla?
- Skiter?
Më thirrën në zyrën e drejtorisë.
T'ja kaloni mirë me dhuratat.
Shampo?
Dhe sapun?
Varëse dhe peshqir!
- Mos u fol për shkollën.
- Pse çfarë ka ndodhur?
- Po e mbyllin.
- Jo!
- Më pushuan.
- Ty?
Por ti je drejtoresha klasike!
Ti të tremb, fëmijët janë nevrikë
kur janë pranë teje...
Nuk tingëlloi dhe aq bukur..
Çfarë mund të bësh tjetër?
Përveç diktatorit ose gogolit!
Kam disa intervista në Arizona.
Doja të bisedonim pak për këtë.
Dua që të kujdesesh për
fëmijët për një javë.
Jo! As që u pëlqej fare!
Nuk do jetë e vështirë. Shoqja
ime Xhil është mësuese në shkollë.
Do ti çojë në shkollë dhe do të
kujdeset deri në orën e ngrënies.
Ti do të bësh vetëm turnin e natës!
- Pse nuk mundet shoqja jote?
- Ka shkollë nate!
Burri im më braktisi.
Më hoqën nga puna. Më duhet
të shpërngulem!
Kam nevojë për ndihmën tënde!
Ma ke nevojen pra... e mirë
kjo, do ta bëj.
Por duhet të thuash, "Skiperi është
më i miri, unë jam dudume"
- Skiperi është më i miri, unë jam dudume.
- Po që je!
Femijë, do të bëjmë shoqëri
këtë javë.
- Mundet të vemi për peshkim?
- Më mirë jo.
Patrik nuk di mirë not.
Do rrimë brenda atëherë. Çfarë
thoni po t'ju mësoj pak poker?
Bixhoz? As që bëhet fjalë.
Atëhërë xhiro në park dhe
klasifikim të llojeve të luleve?
Tani po flet mirë.
Nuk ja them nga lulet, vetëm se
bën kek me të tilla!
Të pëlqeu kjo?
*** këtu!
Nuk do të qëlloja, vetëm doja të
bëja këtë gjënë me grushtin...
Nuk e di?
Kjo është.
I yti është furgoni, zotëri?
Po, zonjë.
E di se po zë vend për dy
vende parkimi?
Është furgon i madh.
Jo dhe aq, e nxe në një vend.
Mu desh ta parkoja në anën tjetër!
Herën tjetër të parkoni në kuti,
ka shumë vend atje brenda.
Nuk është i imi, është i
hotelit ku punoj.
Po e gërvisha, do ma mbajnë
nga rroga ime.
Dy vendet e parkimit më japin,
atë që e quaj një "jastëk sigurimi".
Hotel? Je vëllai i Uendit!
- Po.
- Jam Xhil.
Kush je?
Shoqja e saj, që ndihmon me fëmijët,
që kam turnin e mëngjesit.
Do jesh gjithnjë kaq armike, Xhoun?
Xhil më quajnë...
Dhe ti do kesh gjithnjë
këtë prerje flokësh?
Nuk e degjove? Gufi është
moda e fundit.
Tingëllon mirë për mjedisin...
Nuk mundemi të gjithë të kemi Prius.
Ku e di ti që kam Prius?
Ke një pamje prej Priusi.
Je tek jastëku i sigurisë sime,
dua të bëj mbrapa, mundesh të...
Do ndihmonte.
Do të të duhen ëmbëlsira
meqë ra fjala.
Sille këtu!
Me keni borxh 6 dollarë!
Pse nuk këmbëngul të bëhesh ti
drejtori i hotelit të ri?
Kështu është në botën e biznesit,
ngelet në familje.
Merr vajzën, punën, të gjitha.
Dhe unë asgjë.
Je akoma aty?
Akoma këtu jam. Kush është?
Duhet të shkoj në leksion,
fëmijët po të presin.
Më fal, e harrova.
Do të jem atje për 20 minuta.
Do të kujdesem për nipërit
e mi sonte, Zot...
Ke ndonjë këshillë?
E bëra tek kushërinjtë e mi,
në rregull? I lija të më krihnin.
Më bënin të bukur dhe seksi,
si stili Mili Vanili.
- Provoje.
- Ide e mirë.
- Mundem të marr pak?
- Sigurisht, je shoku im i ngushtë.
Më pëlqen salca në fytyrë
Në fakt, rigjeneron lëkurën!
Kush është viktima? Ti!
Shumë e shijshme!
Shpëtoni shkollën tone, ju lutem.
- Beson se do ndihmojnë?
- Ndonjëherë mrekullitë ndodhin.
Do të kthehet babai?
Më fal që u vonova.
Pizhamet e tyre janë në krevate, do
kthehem në tetë e gjysëm ti marr.
Këtu është celulari im, merrmë
nëse është urgjente.
Kalofsh mirë në shkollën e natës!
- 'Pafshim fëmijë!
- 'Pafshim!
Gati, kam marrë furçë dhe
pastë dhëmbësh.
Dhe të brendshme të pastra.
Jo dhe aq mbase...
- Doni të shikojmë televizor?
- Nuk kemi!
- Alo?
- Urgjente!
Nuk kanë televizor.
Uendi nuk do që të shohin,
nuk e dije?
Shumë nuk di. Nuk vija.
Më kishte inat i ati i tyre.
Nuk të nevojitet, mund të luani
ndonjë lojë, ndonjë pazëll.
Do të gjesh ndonjë gjë.
Ti le të më lajnë flokët?
Do u pëlqente?
Mendoj se askush nuk duhet
ti prekë ato flokë.
Si thoni të shkojmë jashtë ...
Të vëmë letër higjenike në
pemët e komshinjve?
Jo? Në rregull, ora për gjumë!
Jeni në rregull?
Duhet të na lexosh përralla.
Keni ndonjë?
Çfarë keni këtu?
"Krokodili i ylberit shpëton
kënetën"?
" Ketri i rregullt merr një
kokore biçiklete"?
Nuk ju lexoj këto libra komunistësh!
Nuk keni histori të vërteta?
Për shembull?
Me kauboj, dragonj ose
jashtokësorë?
Çfarë dreqin kam mbi kokë tani?
Bagsi. Derrkuci ynë indian.
- Pse e quani kështu?
- Nga sytë e tij.
Ti shikoj...
Do ishin të mëdhenj edhe
për një lopë!
Janë si top boulingu.
Nuk mundem të rri pa i parë!
Futu brënda që mos ti shikoj.
Doni që të krijoj një
histori për ju fëmijë?
Siç bënte babai im,
mbase e bëj mirë.
Në rregull...
Na ishte një herë, në një
mbretëri të largët dhe magjike...
Jetonte një kalorës
trim dhe zemërmadh.
I bukur dhe jetonte në një
kështjellë,
që vizitorë nga shumë larg...
vinin per ti bërë vizitë.
Ky kalorës kishte vite që
i dilte shpieti në punë.
Kujtoni se ishte i zoti i
kështjellës, apo jo?
- Po.
- Gabim!
Në fakt, nuk ishte as kalorës.
Jo...
Ishte thjesht një fshatar.
Edhe pse ishte djali i
Lord Martit të madh...
dhe dinte gjithçka si mund
të drejtohej një kështjellë,
të gjithë kujtonin se ishte
i varur nga ata
E quanin, zoti i Mos-Vlerësuar .
- Çfarë është i Mos-Vlerkosiri?
- Kush?
- I Mos-Vlerfisori.
- S'ka gjë, harrova qç jeni 6 vjep...
E thërrisnin zoti Zanatçiu.
Në mbretërinë që jetonte nuk vlerësohej
dhe aq shumë puna dhe përkushtimi.
Sepse ylli ishte Lord Sahanlëpirësi.
Dhe kalonte ditët e tij duke
ju lëpirë të gjithëve.
Madhëria juaj, sigurisht që mundem të
shkoj tek mbreti i luanëve.
Zanatçiu kishte një shok, Fredin.
I cili nuk ishte shumë
në rregull nga truri.
Kishte fëmijë në mbretëri?
Sigurisht.
Kishte dy pazhë të rinj.
Zonja Pisanjose dhe
zoti Erëkeqi.
Dhe mos harro. Xhilin, mbretëresha
e zanave!
Nëse duhet ta vëmë dhe atë, le
të jetë një korb i zemëruar.
- Mund të jetë mësuese-sirenë!
- Po, më e mira në botë.
Hapini librat në faqen 16.
- Po, zonja sirenë.
- Le të fillojmë.
Në rregull, le të jetë sirenë, si të doni.
Ti kthehemi historisë sonë.
Një ditë mbreti i mblodhi të
gjithë shërbëtorët në pallat.
Kam lajme të mira. Sepse sot
zgjodha një fitues...
që do të drejtojë kështjellën dhe do
të jetë këshilltar dhe shoku im.
Zoti Sahanlëpirës!
Faleminderit!
I shkreti Zanatçi.
I lënë mënjanë.
Prandaj u transferua në
një kepucë gjigande...
Fytyra ju bë e shpifur...
Ra në një kënetë...
Dhe e hëngrën krokodilat.
Fund.
Fund?
- S'ka mundësi!
- Pse jo?
- Nuk është një fund i lumtur.
- Nuk ndodh kështu në jetën e vërtetë!
Sa më shpejt e kuptoni, aq më mirë.
- Nuk është e drejtë!
- Çfarë s'është?
A nuk duhej të kishte Zanatçiu të
paktën një mundësi të ishte fituesi?
Një mundësi?
Nëse ishte më i mirë se Sahanlëpirësi.
duhet të krtë një mundësi
që ta tregojë veten.
Bukur, Bobi!
Ç'ka mbreti tha në të vërtetë ishte...
Tani që po e mendoj më mirë...
Është dhe një tjetër i denjë këtu.
Dhe nuk do të ishte e drejtë
po të mos i jipnin një mundësi.
Sër Zanatçiu!
Turma atëherë doli duarsh.
Por është një fshatar i qelbur!
Dhe Fredi qëlloi me
shqelm një Goblin.
Dhe mësuese-sirena bëri atë
lëvizjen e çuditshme të bishtit.
Dhe Pisanjosja me Erëkeqin bënë
kërcimin më të shpejtë irlandez.
Dhe Bagsi, bëri ca figura të bukura.
Dhe më pas...
Nisën të bien karamele.
Karamele?
Pse jo? Përrallë është, të
gjitha mund të ndodhin!
Po, përrallë është. Sa mirë do të ishte
të ndodhte kështu dhe në të vërtetë.
Seriozisht.
Ç'ishte kjo?
Bagsi.
I bie këmbanës kur ka uri.
Jo, kur do të shkojë të flejë.
Si të dëshironi, lartmadhëri.
Gjumë të ëmbël fëmijë!
Dhe ti me sytë e çuditshëm.
Nuk kam shume material...
por do ju bëj një mëngjes të mrekullueshëm,
që do tju pëlqejë.
Pak banane, dhe si i thonë
kësaj...Kokrra gruri.
Më thanë se nuk të bëjnë
mirë, por ja.
Më pëlqen. Sanduiç me
banane dhe me grurë.
Ta shpif.
Çfarë kemi këtu?
Nuk ka shije...
Pak shije.
E mirë se tani s'na duhet
të lajmë dhe dhëmbët.
Doni pak?
Bronson?
Televizori i zotit Notingam u
prish dhe duhet ta rregullosh.
Po kujdesem për nipërit.
Më fal, mos the që s'mundesh
të më dëgjosh?
Zoti Notingam do të shikojë
televizor tani!
Po, e flas trollçen, mos u merakos.
Ka një Hobit pas teje.
Ta hodha!
E bukur, ë?
Duhet të rregulloj televizorin
por dhe të kujdesem per ju.
Prisni.
Më mban mend? Ai që u takuam dje.
Kam nipërit e mi, por duhet të rregulloj
dhe televizorin e babait tend.
Mund të kujdesesh për pak kohë?
Në rregull, po shkoj!
Hyr!
Zoti Notingam?
Nuk ndizet televizori!
Do ta shikoj pak.
- Do hap driten.
- Jo!
As që bëhet fjalë!
Po kaloj një të ftohur, më duhet të
rri në errësirë, më kupton?
Mikrobet shumëfishohen 80 herë
më shpejt në dritën e fortë.
Në rregull përsëri në errësirë.
Mikrobet u bënë lëmsh.
Eja drejt meje!
Diku keëtu duhet të jetë...
- Ne emër të Zotit!
- Me fal zotëri, nuk shoh asgjë...
- Atje!
- Ja televizori.
- Si vete hoteli i ri, zotëri?
- Shumë mirë.
Akoma po merremi me strukturën
dhe me lejet e ndërtimit...
Nuk mundem ta them projektin.
Nuk dua që ta vjedhë kush.
Në rregull.
Do ta them, ulu këtu.
Bukur!
Gati?
Rrok 'n Roll.
Muzikë në sallën e pritjes.
Si Hard Rroku?
- Çfarë?
- Hoteli Hard Rrok.
Kanë vite që e bëjnë këtë.
Ma sill Kendalin këtu
menjëherë, të lutem!
Sa vogëlush i bukur!
Faleminderit!
Atëherë Patrik, të vërtetën
apo guxim?
Te vërtetën.
Sa vjeç ishe herën e parë
që puthe një vajzë?
- Ai s'ka puthur kurrë një vajzë.
- Ato janë të shpifsura.
Perveç Patricia Sparkut.
është ndonjë vajzë në klasën
tënde, Romeo i vogël?
E pe shënimin qe të lamë?
Po dhe tani duhet t'ju bëj
gati për shkollë. Ejani!
- Ti je...
- Ëhë
Ja Miushin tuaj.
Është derrkuc indian por...
Dhe ti djaloshi im...
Dua të di gjithçka për Patricia
Sparksin kur të takohemi sërish.
Patricia Sparks është dy vite
me e madhe se ty.
Është seksi.
Më zhgënjeve shumë. Dhe pak dhe
desh bëmë një gabim të tmerrshëm.
Ideja jote për Rrok And Rrollin
është shumë jashtë mode.
Kisha si synim ti vinim
dhe furrçën tonë.
Po filloj të kujtoj diçka që
i thashë babait tënd, Skiter.
Do të të *** një mundësi.
Nëse mendon ndonjë projekt
më të mirë, do të bëhesh ti drejtor.
Nuk ju duket pak si shaka e
tepërt të luani...
- me djalin e pastrimeve?
- Jo.
Zoti Bronson punon këtu e
25 vjet në këtë shoqëri.
E mendoj seriozisht se e
kam nënvlerësuar.
- Nënvlerësuar?
- Po.
Do ti paraqitni idetë tuaja
në festën time, këtë fundjavë.
Faleminderit, Kendal! Kaq kisha.
Zoti Bronson, televizorin
të lutem.
Kujdes spërkatësin e mikrobeve!
Dita më e mirë e jetës sime!
Makinë e bukur.
Faleminderit! E di se çfarë
thonë?
Nese do të jesh më i miri,
duhet të ngasësh më të mirën.
Nuk dua të dukem pa takt,
por sa kushton?
Të them të drejtën goxha lirë.
Nëse i mbledh te gjithë rrogat e tua deri
në fund të jetës sënde...
Dhe pastaj i shumëzon me 10,
do blesh skapamenton time.
Do të bësh garë, ë?
Fitove!
Kjo të tremb!
Po tallesh! Do humbas
gjithe karamelet!
Si nuk e pe një kamion 10 metërsh?
Duhet të vihesh në garë
me Skiter Bronson?
E di...
Faleminderit që më mbështete.
Do të mbështes aq sa nevojitet.
- Përshëndetje, fëmijë!
- Po kërkojmë Skiter Bronson.
Është në dhomën 109.
Këndej.
- O Zot i madh! E pe?
- Shikonin deri brenda në shpirtin tim!
Përshëndetje dajo!
Ja Bagsi...
Pse duhet të rrinë këtu?
Sepse kam turnin sonte, Xhenifer?
Xhil ne fakt...
Skuter.
Në rregull.
- Nuk e bëre atë...
- E bëra. Shiko, e bëj prapë.
Ju ndodhi ndonjë gjë e
çuditshme sot?
Kishim zëvendësim mesuese
në shkollë.
Kjo është pak e çuditshme, unë e kam
fjalën për diçka shumë të çuditshme.
Mbase rastësisht të çuditshme...
Si... Karamele të çuditshme?
- Nuk na lejohen karamelet.
- Sigurisht që jo.
- Doni të shkoni për gjumë?
- Sapo vajti pesë e gjysëm ora.
Dhe nuk kemi ngrënë.
Në rregull.
Shërbimi i dhomës!
Nuk keni bërë asnjëherë patinazh?
As keni luajtur lojra në kompiuter?
- Mami thote se të prishin mendjen.
- Gënjeshtra.
Luajta gjithë jetën time
dhe shihmëni!
Mbase ka të drejtë.
Ke ngrënë ndonjëherë proshutë?
Ç'është kjo?
Është dhjami i derrit në
pjesën e pasme.
Por shumë e shijshme dhe jo
ashtu si u dëgjua.
Dhe ky është hamburgeri i pare
qe keni ngrënë ndonjëherë?
Cili është dënimi?
- Bukur.
- Mami do të na vrasë.
Jo. Në rradhë të parë se nuk
do ta mesojë kurrë.
Dhe e dyta, hante shume hamburgera kur
ishim të vegjël, këtu,në të njejtën dhomë.
Me të vërtetë?
Bagsi hëngri shumë hamburgera
këto 10 minutat e fundit.
Nëse vazhdon kështu, do ta bëjmë atë proshutë.
Po bën shaka Bagsi, qetësohu!
T'ju shpiem ju mishngrënësit në shtrat.
Kam një histori të re për të treguar.
Ç'thoni për indianë dhe kaubojë?
Sonte qënka llahtar!
Më pëlqejnë se si krijohet konflikti.
Na ishte një herë e një kohë në
Perëndimin e Egër...
Para se të zbulohej dhe shërbimi i
dhomës, jetonte një bujk...
i quajtur Xheremaja Skit
Mundohej të bënte përpara në jetë, por
kishte një problem me mjetin e transportit.
Këtë e bëri kali njerëz!
Dikush i kishte thënë, se nëse
donte të ishte më i miri...
duhej të ngiste më të mirën.
A mund të më tregosh kalin më të mirë?
Stërgjyshërit e mi besonin
se shpirti i kalit...
vjen nga mali në kohën e zjarrit
dhe të erës...
Shumë luftëtarë të mëdhenj
ecën në gjurmët e hënës...
Vetëm dua të shoh kalin
tënd më të mirë, jo gjithë këto.
Më fal. Mund ta bëj.
Gjeli Ulëritës, sille jashtë, Ferrarin!
Oh Zot, pa shihe pak!
Do të jipja gjithçka që ta kalëroja,
por nuk është për xhepin tim.
Po të them diçka Buke e Bardhe.
Do të ta ***...
Falas!
Fund. Më pëlqeu!
Histori e bukur. Ferrari qyl.
Dhe më pëlqeu.
Një tip që merr falas një kalë.
Nuk është histori e mirë.
Ku është arka?
Nuk ka arkë!
Ke detyrim moral për ta.
Çfarë do tu ngelet?
Nuk e dija se do të bënim kurs
specifik...
Pse nuk bën diçka të mirë?
Si p.sh të shpëtosh një damë në rrezik?
Ide e mirë!
Le të vazhdojmë!
Xheremia po kalëronte, kur...
Doni çantën time?
Ndihmë!
Gjerdanin tim?
Merreni!
Ke gjë tjetër?
Ndihmë!
Lëreni zonjushën të qetë!
T'ju marr për një xhiro, zonjusha ime?
- Kalë i bukur.
- Ky gërdalla?
Tani ju zotërinj do t'ja
ktheni zonjushës gjërat e saj?
Heroi im!
Kështu Xheremaja e bëri të
ndihej e sigurtë, kur ajo tha:
Shkojmë të pimë shampanjë në
vaskën këtu afër?
Vaskë?
Po. Jo...
E thashë që të shihja
nëse po më ndiqnit.
Ajo që ndodhi është se ai e la
në qytet shëndoshë e mirë.
Si mund t'ju falenderoj?
Nuk është e nevojshme.
Këmbëngul që t'ju shpreh
falenderimet e mia disi.
Në rregull, atëherë do të marr...
100 Milionë dollarë!
Fund. Le të shpresojmë se
kjo do të zërë vend.
E shkruar bukur, e ndërtuar me ndjenjë.
Më pëlqeu shumë.
Xheremaia nuk do të merrte para
se bëri diçka të mirë.
E njoh shumë më mirë se ju, më
besoni, i dashuron paratë.
Kthehu sërish. Rishkruaje.
Zotërinjtë nuk marrin para.
A nuk e ...
Kush po e thote përrallën?
Duhet të vinte disi kështu:
Por duhet tju tregoj mirënjohjen
time disi.
Një puthje vallë?
Goool!
Dhe atëherë një xhuxh i
zemëruar e qëlloi
Pse e bëre këtë?
Sepse jam i zemëruar!
Fund.
Qeshni sa të doni. Do marr një
puthje dhe Ferrari brenda javës.
Do doja ta puthja një Ferrari.
Natën e mirë!
Natën e mirë dajë Skiter!
Të falenderojmë për përrallat.
Ti i mendove të gjitha pjesët
më të bukura, Bobi.
Natën e mirë!
Dhe ti Bagsi.
Gërsheta fantastike, duhet të
kenë ngrënë shumë kohe që ti bësh.
Do të flesh këtu sonte?
Do të iki për disa orë.
Jam i detyruar me ligji të të them
se vuaj nga Sindroma e Panikut në Gjumë.
Ç'është kjo Sindroma e Panikut në Gjumë?
Besomë, nuk do që ta dish.
Përse jam këtu. Pse dikush do
të më ***ë falas një Ferrari?
Po luaj mendsh.
Shumë kuaj fuqi poshtë asaj kofanoje.
Përshëndetje!
Ti je ai që duhet të takoja?
Jam këtu, apo jo?
Pra, a do të bëhem me një Ferrari të kuqe?
Nuk shoh pse jo!
Falaaaaaaaaaaas?
Gjë e bukur mëëëëëëëëë duket!
Çfarë të bëj tani? Pranon karamele?
Po.
Ranë nga qielli, apo jo?
Nuk do të ja them asnjeriu.
Mbyll sytë dhe numëro deri në tre.
Dhe e gjitha do të ndodhë.
Një... dy... tre... Ferrari!
Portofoli im!
Jo më!
Faleminderit djema!
Mirë që kisha vetëm 3
dollarë brenda.
Dhe kartën e beizbollit!
Ndaloni djema!
- Doni një xhiro, zonjushë?
- Skiter Bronson?
Si thoni që t'ia ktheni
fotografitë që bëtë?
Me asgjë në botë!
Te sigurtë? Ka rëndësi...
Ka armë!
Jam i gëzuar që nuk e përdora.
Heroi im!
Vërtetë?
Ishte e mrekullueshme, Skiter!
Nuk e di ç'ndodhi, por diçka më pushtoi.
Rëndësi ka që, u ndjeva mirë.
Si mund të të falenderoj?
Nuk është e nevojshme.
Oh, mos jam në praninë e një zotërie?
Në shërbimin tuaj, zonjushë.
Duhet të të tregoj mirënjohjen
disi.
Mendo dhe për njerëzit e shkurtër!
E dija që do të shfaqeshe!
Shkojmë Xhimi! Para se të
thërrasë policët ky trimi.
Sepse kështu e bëjmë
atë që bëjmë, apo jo?
Shkojmë!
Eja të ikim!
Te gjatët janë kot!
Nuk të rastis ta shohësh çdo ditë këtë.
Ke të drejtë.
Dhe pas kësaj ndodhie të
çuditshme, të them natën e mirë.
Oh, në rregull.
Kështu do ta mirrkam.
Çfarë?
Nuk do duhej...
Nuk do mundesha...
- Do ta marr.
- Për çfarë po flet?
Po flas për një vajzë zemërmadhe,
që do ti ***ë shpëtimtarit të saj,
një Ferrari të kuqe!
Falas!
Është llahtari!
Bë ç'të duash, unë po iki.
Ke një tjetër në shtëpi?
Duhet të të ndjek apo çfarë?
Seriozisht, jo Ferrari?
100 Milionë dollarët të paktën!
Po.
Përshëndetje!
- Përshëndetje, teto Xhill!
- Si ja kaluat dje, fëmijë?
Nje xhuxh i nxehur më goditi
në këmbë dhe nuk mora as Ferrarin.
Sa gjynah...
Flet për përrallën tonë!
Daja tha se Xheremaja do të merrte
një puthje dhe një kalë të ri...
por unë thashë se do ta
qëllonte një xhuxh.
Ti e the.
Mbase kështu vete. Fëmijët i
kontrollojnë përrallat.
Këmbana. E di se ç'do të thotë kjo.
Ç'do të thotë?
Asgjë.
- Mos e vrit mendjen.
- S'do ta bëj.
Çfarë po bën Bagsi?
Po tret hamburgerat që hëngri mbrëmë.
Po, i dhashë hamburger Bagsit
dhe gëmijëve atë gjënë me grurë,
sepse ajo u pëlqen.
Bagsi shikonte dhe televizor
atëherë, ë?
E hapa dhe ngeci.
Jam i pafajshëm!
Po kjo ç'ishte?
Mbase kjo është Sindroma e Panikut në Gjumë.
Pse nuk ikim nga këtu para krizës tjetër.
Jepini dajës një puthje,
jam i familjes e meritoj.
Mirë ishte.
Edhe një tjetër për rrugës?
Mos u shqetëso dajë Skiter,
do të kthehemi sërish sonte.
Do të ktheheni sepse kemi një
përrallë të gjatë sonte!
Mbi disa ide, për projektin
e hotelit!
Mbase dhe nuk kthehemi.
Sër Sahanlëpirësi...
Kendal.
E kuptoj se duhet të përgatitesh
për garën tonë
të vogël.
Por kjo nuk të justifikon nga
detyrimet e tua në mirëmbajtje.
Dritat në spa u prishën, ashensori
i personelit shkon ngadalë...
Më lër ta provoj këtë kekun!
Dhe diçka tjetër.
Morra vesh për sjelljen tënde heroike
me të dashurën time mbrëmë në darkë.
E di se çfarë po mundohesh të
bësh, por s'do të të ecë.
Duhet të gjesh një mënyrë tjetër të
marrësh me të mirë plakun dhe po të them...
Violet Notingam nuk do të lërë
takim me një punonjës koti.
Kendal!
Dy gjëra.
E para..
Ke diëka atje.
Përdor duart, kështu ta shpif.
E dyta, kur ta marr punën
në hotelin e ri...
po mendoja që të të mbaja,
prandaj kujdes kur flet.
Udhëtimit tënd në Botën e "Sikur të ndodhë"
po i vjen fundi miku im.
Të gjithë e dimë se yt atë dështaku
e çoji hotelin në falimentim
dhe me shpresë shoku, ti nuk do ta kesh
mundësinë të bësh të njejtin gabim.
Bën mirë ta marrësh.
- Dankan.
- Përshëndetje, shpirt!
- Po kërkoj vendin për hotelin.
- Ta dhashë adresën, lepurush!
Adresa që më dhe është gabim.
Ka një si shkollë këtu.
- Çfarë shkolle?
- 8-vjeçarja Uebster...
- Atëherë je në vendin e duhur.
- Vërtetë?
Shkolla do të mbyllet.
Plaku bëri disa lëvizje
në Ministrinë e Arsimit..
- Vërtetë?
- Filloje shembjen menjëherë.
Lajme mjaft të mira.
Skiter?
Uendi jam.
Motër!
Si po ja kaloni?
- Jane mirë fëmijët?
- Po ja kalojmë shkëlqyer!
Ishte e bukur Bobi, por daja
mund të hidhet më larg nga divani.
- Mund të flas me ta?
- Në fakt jo, po shkojmë për kamping.
- Jo?
- Ja kalofsh mirë në Arizona!
Kamping? Mund të marrin ndonjë sëmundje!
- Shkojmë, pa zhurmë!
- Ku po shkojmë?
Në një vend të veçantë.
Marsh, marsh!
Nuk e di, por doli llafi
Bagsi kokën e ka si tasi!
Jemi për kamping këtu!
Shikoni çfarë ka bërë!
Kujdes me zjarrin.
Shhh! Nuk duam ta marrin vesh që jemi këtu!
Kam dëgjuar për këto!
I kam parë në një reviszë.
Nuk e kisha imagjinuar se do
të ishin kaq të mira.
Le të shpresojmë që nëna juaj nuk
do ta marrë vesh që jua dhashë.
Nuk do të ja themi.
Nuk e kisha fjalën për ty.
Ajo është hallka e dobët.
Nuk do t'ia them.
Sirena po tregohet e mirë.
- Kush?
- Asgjë.
Kur ishim të rinj dhe ishim
ne çati me nënën tuaj...
babai na thoshte të shikonim yjet
se mos imagjinojmë ndonjë gjë.
Atje. Shikoni!
Ngjan me gjirafë. Shikoni gungat
dhe gjuhën që i varet?
- E shikoj.
- Atje! Piramida!
Bukur, Patrik!
Anash hënës!
Ngjan me Bagsin!
Mos u shqetëso, ti ke
sy më të mëdhenj.
- Daja Skiter?
- Po, bukuroshe.
Beson se babai im do të
kthehet sërish?
Pyetje e vështirë...
Duhet te ketë ndonjë mosfunksionim truri...
që mos të dojë të jetë me ju...
çdo minutë të ditës.
Por diçka di.
Gjithnjë do të keni nënën tuaj,
gjithnjëdo të keni këtë vajzë për xhiro.
Dhe unë? Unë s'do të shkoj gjëkundi.
Kuptuat? Jam si balta në këpucë.
Do të jem gjithnjë aty.
Më bëtë të vonohem.
Jeni të kënaqur?
Bëfsh qejf tek shkolla e natës!
Takohemi nesër!
E hoqëm qafe, hidhini shkopat,
është koha për një përrallë!
Përralla e sotme do të jetë tepër e veçantë.
Quhet, Përralla e Madhe e Idesë së Hotelit!
- Çfarë?
- E mërzitshme.
Dua që vërtet ta bëni. Do ta ndihmonit
goxha jetën time, ju lutem!
Kemi akoma dhe një natë. Le të themi
një përrallë të lezetshme sonte.
Si thua për një përralllë me luftë sonte?
Me gara, kërcime, fluturime...
Ose diçka romantike.
Kam një ide. Le ti bashkojmë garat me romacën
dhe të krijojmë një përrallë garomantike.
Le tja nisim!
Heroi më i madh në Greqinë e vjetër
ishte sigurisht Skiterkliu.
Ishte me të vërtetë i madh.
Dhe komplet i nënvlerësuar.
E kishin injoruar për vite rresht.
Me në fund, kishte mundësinë të tregonte
aftësitë e tij në arenën e madhe.
E dinte që nëse mahniste bijën e
Perandorit një ditë do të mbretëronte!
Vrapo!
- I mire është.
- Për një bujk...
Shoh nga Londra, shoh nga Franca,
shoh dhe brekët e mia të arta!
Po çfarë po bën?
Sillni elefantët!
E dini që Herkuli gjoja shpiku Olimpiadat?
Skiterkliu shpiku lojërat ekstreme!
Nuk do ja dalësh!
Ju pëlqeu?
Si po vete deri tani?
- Përralla më e mirë deri tani!
- Mund të fusim pak romancë tani?
Ma thuaj ti. E mori vajzën pas kësaj?
Në përralla të tilla gjithnjë kështu shkon.
Po, po e the! Pra do të ndodhë!
Pastaj? Kanë etje, shkojnë për të pirë diçka?
Po, shkojnë në një tavernë.
Gjeje pak kush është atje.
Led Zepelinet.
Thuaje, të lutem!
Jo, të gjitha vajzat që ishin të këqija
kur Skiterkliu ishte i vogël.
Asnjë nuk ishte e keqe me të.
Ishte më i ëmbli i shkollës.
Mami thoshte të tjera gjëra.
Në rregull, të gjithë ishin të
këqinj me të. Ai kishte probleme.
Thuaj përrallën tënde.
panë që ishte me vajzën më të bukur
në mbretëri dhe e patën shumë zili.
Aq shumë sa nuk dinin
ç'të bënin.
Filluan të luanin nevrikshëm Hoki - Poki.
Vëre dorën e djathtë brenda dhe
të majtën jashtë...
Vëre dorën e djathtë brenda dhe
të majtën jashtë!
Në rregull...
Dhe atëherë Skiterkliu e çoi
vajzën e tij në plazh.
Dhe papritmas një tip i madh
e me qime ...
duket në breg.
- Pse me qime, nuk e kapa.
- Kështu kot.
Kishte diçka të ngecur në fyt
dhe nuk po merrte frymë.
Faleminderit!
Është mirë.
Pastaj filloi të binte *** dhe
vrapuan për në një shpellë magjike.
- Shpellat janë të bukura.
- Ishte dhe Linkolni atje.
Linkolni?
Shaka është për ju?
Çfarë halli keni?
Më falni, nuk doja të bërtisja.
Linkolni, ide e mirë.
Por nuk merr një puthje?
Nuk duhej ta merrte?
Kaloi kohë dhe buzët e tij...
po thaheshin nga mospërdorimi.
Bagsi, po më ndjek?
Po flas me vajzën më të bukur në tokë?
- Jeni ju zoti Skiter Bronson?
- Po!
Më fal për atë ngatërresën
me Ferrarin mbrëmë
Por jam në plazh sot dhe seç kisha
një parandjenjë se do të ishe dhe ti.
Si thua të hamë ndonjë gjë?
Tingëllon bukur por s'mundem.
Jam rrugës për në Las Vegas.
Vegas? Askush s'foli për Vegasin.
Princeshë, mendova se do të
takoheshim sonte.
Do të takohemi në festën e
ditëlindjes së babait tim.
Domethënë do të jetë nesër dita?
Mund të pres atëherë.
Kujdes!
Je mirë?
Më fal!
Çfarë të thashë për jastëkun mbrojtës?
- Nuk duhej të ishe në shkollë?
- Duhet të isha duke kërkuar një punë tani.
Për një arsye e ndjeva se duhej
të vija në plazh sot.
Ke uri?
Gjithnjë kam uri kur kam dhimbje.
Mirë. Qeras unë.
Do të të lë, sepse më vodhën portofolin.
E si mund të paguaj.
- Sigurisht që ta vodhën!
- Nuk kuptoj ku e ke fjalën.
Ti, gjithmonë do të kesh diçka.
- Ke vënë kapelen time.
- Nuk kam vënë kapelen e askujt.
Hej, shikoni atje!
Mos është Skiter Bronson?
- Mjaft!
- O Zot i madh!
Skiter! Përshëndetje!
Më mban mend? Jam Dana Hain që
nga gjimnazi.
E dija që do tju takoja.
Dhe ja ku jeni.
Është shumë e çuditshme!
Sepse po bënim plane për një
mbrëmje ku të rimblidheshim.
Për ty po flisnim.
Edhe ne po flisnim për ju.
Mund të bësh gjoja sikur
je e dashura ime për pak?
Nuk jam shumë e bindur për këtë.
Po sikur ta kthej furgonin
me benzinë ekologjike?
Në rregull.
Kjo është e dashura ime, Xhil.
Përshëndetje!
- Është e dashura jote?
- Po.
Jam.
Ajo mendon se jam...
- Romantik.
- I pëlqen se jam shumë romatik.
Dhe që puth mirë.
Po, puth... mendoj se mjafton.
Je shumë e bukur.
Po është. Kam parë dhe më të mira por...
Dhe kaq e dobët.
Më shumë se ty.
Ndihem vërtet keq që po e them.
Por ishim mjaft të tmerrshme
me Skiterin në gjimnaz
- Aq të këqija...
- Me Skiterin tim?
Ke pasur probleme në gjimnaz?
Shiko veten tani! Gjithçka mirë.
Puçrat ikën dhe këtu hynë në fushë.
- Do ti prekësh pak?
- S'ka gjë, më vonë.
Vër dorën e djathtë brenda
dhe dorën e majtë jashtë...
Vër dorën e djathtë brenda
dhe dorën e majtë jashtë!
Mendoj se duhet të shkojmë.
Fola me Uendin.
Mezi po pret të shohë fëmijët. Nuk
ka munguar asnjëherë kaq shumë.
E drejtë...
Është nata ime e fundit me ta.
Ata do të ngelin keq.
Ata të adhurojnë.
Dhe ato përrallat fantastike
që u thoje...
Oh, ta premtoj që i thonë ata
të gjithë pjesët më të bukura.
O Zot! Është pa ndjenja?
Po, po...
Faleminderit!
- Shih pak, zoti perfekt!
- Bëj atë që bëj!
- Si thua të vrapojmë nga shiu?
- Cili ***?
- Po ky nga erdhi?
- A nuk është fantastike?
Shkojmë!
Unë parashikoj të ardhmen.
- Atëherë...
- Atëherë...
Paraqitja është nesër, apo jo?
E di që s'je fare nervoz, por...
- Fat të mbarë sido që të shkojë.
- Faleminderit!
Mund të vish nëse do,
është si një festë...
Uendi do të kujdeset për fëmijët,
mund të vish të dëfrehemi.
Po...
Mund të vija.
Mund të takohemi
pas shkollës së natës.
- Ti je ajo?
- Unë kush?
Je ti vajza më e ëmbël në botë?
Më e ëmbla si sheqeri?
Jo, më e bukura.
Prit! Diçka e çuditshme do të ndodhë.
- Ke të drejtë, është një gabim.
- Jo, jo!
Jo, jo mes nesh.
Jo!
Po vjen Linkolni!
Shiko!
Nje sent.
Kjo është ajo çudia që po thoja.
Abraham Linkoln.
Po.
Jo, nuk do ta ndërpres më,
kaq ishte.
Do të mbaronte më bukur se kaq,
rri vërdallë, do ta humbësh.
Imagjinatë e bukur, Patrik...
Kemi një problem rrojtoreje këtu.
Mos u shqetëso, i hoqa brisqet.
Babai i tyre nuk është vërdallë
prandaj thashë se duhet ti mësoj si rruhesh.
Jam princesha Leja.
Pra je gati për shfaqjen e madhe nesër mbrëma?
Po. Ajo që do të bëj është të them përrallën,
Dhe nëse fitoj aty, fitoj dhe në të vërtetë.
Po, po kuptova është i mendimi pozitivist.
Kam lexuar një libër për këtë.
Kopertinën të paktën.
Nuk di të lexoj.
Qepe, Bagsi!
Unë kam gishtin nga ana tjetër.
Si ndihesh për këtë?
Jeni gati fëmijë, sepse tani
nis përralla jonë e fundit.
Fati i tërë universit është në fije të perit.
Ndërsa kuvendi ndërgalaktikor
u mblodh të vendosë ...
kush do të drejtonte planetin e ri
në sistemin diellor Notingam.
Më të shumtit prisnin që Lideri Suprem
Barakto të zgjidhte.....
Gjeneralin Kendalo.
guvernatorin e pashpirt të Hoteliumit.
Por kishte dhe një As tjetër në lojë.
Sito Bronsonion dhe shoku i
tij, Miki Du, Kuiki Du.
Të gjithë ndiqnin në ankth.
Kolonelja Xhili...
Aspenoth dhe i madhi
kapiten Bagso.
Përderisa është i një rrace tjetër,
Skiteri duhet të flasë paksa çuditshëm.
Kjo ta shpif, s'kam ndërmend ta përkthej.
Qetësi!
Lideri i planetit do të vendoset
si njëherë e një kohë.
Një ndeshje në mungesë të rëndesës.
Tani do themi pjesën, për të
cilën turma është këtu.
Skito që mund Kendalon.
Mendoj se duhet ti shikojmë
të ndeshen në fillim.
Kendalo bën lëvizjen e parë.i>
Por fëmijët duan ta shohin Skiton
tek e merr në shkelma, apo jo?
E mërzitshme!
Sillni kafshën!
Do të vjell..
Bukur, bëni që kafsha
të shkatërrojë Kendalon!
Jo, mendoj se duhet
ta puthë.
A mund ta thoni që Skito të fitojë,
ju lutem?
Në rregull.
Ngrihu, Skito!
Sherifi i Notingamias!
Dhe ky ishte mbarimi perfekt
i përrallës sonë të fundit.
Faleminderit fëmijë!
- Ky s'ishte fundi.
- Do të ishte shumë i thjeshtë kështu.
Çfarë po thoni?
Dikush hodhi një top zjarri mbi
Skiton dhe ai u shkrumbërua ..
Fund.
Shkrumbërua? Doje të thoje shkrumbua?
Jo! Jo, nuk mund të marrë flakë!
Jam Skito.
Morra flakë!
Nuk mund të mbarojë kështu!
Ku vajti fundi i lumtur?
The se fundet e lumtura nuk
ndodhin në të vërtetë.
Donim që historia të ishte e
vërtetë.
E thashë ashtu kot.
Isha budalla!
Çfarë, doni të më digjni me të vërtetë?
Mos flini, përralla vazhdon.
Zgjohuni!
Nuk e besoj që Skiteri nuk jua tha.
Jam i bindur që është thjesht rastësi
që hoteli i ri do të ndërtohet këtu,
ku është shkolla?
Jam thuajse i sigurtë...
Më fal.
Gjithçka është gati për
paraqitjen e sotshme.
Bukur.
Lajmi mirë është se do ta fitoj garën.
Lajmi i keq është se ndoshta
mund të marr flakë.
Por jo marr masa mbrojtëse.
Dorashka furre...
Locion kundër zjarrit.
Po, po..
Më falni zotëri por ajo është
për pemën e Vitit të Ri
E di...
Më fal!
Të djeg!
Do e rregulloj gabimin.
Është për pemën!
Më fal!
Shami të lagura, do kush?
Qete...
Akullore?
Kush është hilja, do ti vësh flakën?
Se po qe kështu as që bëhet fjalë.
Jo zjarr, do shkrijë.
Thjesht ha akulloren.
- Nuk ishte e bukur.
- Cila?
E hodhe në pishinë.
Jo, u hodh vetë.
Ke parë gjë Xhilin?
Jo, s'e ka parë sonte.
- Kam ftohtë.
- Do të të sjell një peshqir!
E solla!
Më fal!
Te dua.
Më solle një panine dikur.
Skiter, je mirë?
Kam një bletë në gjuhë!
Takimi për hotelin e ri do të mbahet në sallon
dhe unë mendoj se nuk do të donit ta humbnit.
- A mund të ulem këtu shoku?
- Po, sigurisht.
- Mos më prek.
- Më fal!
Para se të fillonim, doja
të thoja personalisht,
Gëzuar ditëlindjen!
Faleminderit Kendal.
Siç e sheh ftova disa nga të personelit të vinin
që të shohim si priten idetë tuaja nga
"njerëzit e thjeshtë". Pa dashur tju ofendoj.
Nuk ofendohemi Bari, aspak.
Zotërinj kush do të fillojë?
Në rregull.
Zoti Notingam, kishit mëse të drejtë
kur thatë se...
ideja Rok end Roll ishte
e dalë nga moda.
Iku.
Parashikimi juaj më bëri që
të gërmoja më thellë...
Të gjeja pikën e përbashkët në
zemrën e eksperiencës amerikane.
Sigurisht që po flas për
teatrin muzikor.
Dhe pikërisht...
Broduei!
Jepi!
Origjinale, e mahnitshme, bravo!
- Faleminderit Kendal!
- Faleminderit ju zotëri!.
Më falni për këtë!
Thjesht po shplodhja sytë.
Skiter, rradha jote.
Je mirë Skiter?
Më fal?
" Një bletë më pickoi gjuhën."
E kupton?
Si e pickoi?
Ishte në akullore dhe e lëpiu.
Mund ta përkthesh prezanitmin e Skiterit?
Po, mundem.
Kalova javën e fundit në
hotelin ku jetoj.
Me nipërit e mi.
Për fëmijët, gjithçka këtu është
e çuditshme dhe e shkëlqyer.
Të flenë në krevatë të ndryshëm...
Të bëjnë xhiro në holl...
Të lëvizin lart e poshtë me motor...
Të lëvizin lart e poshtë me ashensor...
Tani e kuptova psese motori nuk
ngjiste me të tjerat.
Disa hotele përpiqen tju bëjnë të
ndiheni sa më shumë si në shtëpi.
Por nuk e kuptojnë.
Nëse doni të rrini në një vend si
shtëpia, atëherë rrini në shtëpi.
Bujtësit tanë duhet të provojnë
një largim nga e përditshmja.
Këtë ndjesi dija të kapja tek hoteli i ri.
Atë që çdo fëmijë e di
dhe çdo i rritur e ka harruar.
Sië më tha im atë...
Argëtimi yt kufizohet vetëm
nga imagjinata jote.
Kjo ishte? Më falni...
Nuk e kuptova.
Ishte shumë e zgjuar!
Urime djaloshi im,
fitove çelësin e mbretërisë!
Mos e bë këtë!
Mikrobet!
Urime!
Urime, ishte e përkryer!
E pabesueshme!
Urime Skiter!
- S'të ngelet qejfi.
- Sigurisht që jo.
E meriton. Je më i mirë se
unë, ke dëshire të hekurt.
Kështu thonë.
Nuk do të kisha guximin të shembja
shkollën që shkojnë nipërit e mi.
Çfarë?
E di që atje do të ndërtohet
hoteli i ri?
- Çfarë thua?
- Shfaqje e bukur!
Ajo gjuha e bletës na bëri
qe të të ndihmojmë.
Bukur. Dua të flasim për
vendin ku...
Bronson, je i pushuar!
Kështu lidhet...
Dini ku është klasa e Xhilit?
Atje.
Pse nuk i pergjigjesh
telefonatave të mia?
Sepse e dija që ishe ti.
Duhet të më besosh. Nuk
dija gjë...
Mos e humb dhe këtë pak respekt që
kam për ty me shfajësime të ulta.
Thjesht...
Shko larg dhe rri larg.
Do që të bësh shkrumb shkollën
sepse të dogjëm në përrallë?
Nuk do ta bëja kurrë një gjë
të tillë!
Kujtonim se ti ishe i miri.
Edhe unë.
Skito, e mundi Kendalon.
Jo dhe aq!
Mirë se erdhe!
- Je dhe ti e mërzitur me mua?
- Jo sa Xhili, por..
- E mërzitur, po.
- Nuk e dija që do të ndërtohej atje!
- E kuptova atë.
- Atehere pse je e merzitur?
Sepse u dhashë fëmijëve
ushqime të gatshme?
Edhe këtë e kuptova.
U mërzita sepse...
u the fëmijëve te mi se në të
vërtetë nuk ka fund të lumtur.
Shiko rreth e rrotull! Shikon këtu
ndonjë fund të lumtur?
Nuk e di.
Ti dhe babai ja kalonit gjithnjë
aq mirë në atë dhomë.
Per një arsye unë jo, isha
gjithnjë e mbyllura...
- E pikëlluara...
- Reja e zezë...
Thithësja e energjise...
Peshku i ngordhur.
Te gjitha këto.
Kur lashë fëmijët me ty, shpresoja
se do t'u ngrije moralin.
Se do ti bëje të argëtoheshin.
Do ti pelqente babait kjo.
Gjeta punë në Arizona si mësuese,
jo drejtoreshë.
Të vish kur të sistemohemi.
Deri atëherë do duan femijët
që të shikojnë.
Të dua!
Dhe kështu Skiteri u ul në
krevatin e tij i penduar rëndë...
Dhe pyeste veten si do ti mblidhte
sërish copat e jetës së tij...
pas një jave magjike.
Fund i përkryer, ë?
Ky ishte fundi yt, djali im?
Mendova se ishte pjesa e pikëllimit
dhe ishe gati për ta ndrequr.
Çfarë do të thuash?
Çfarë të bëj?
Ashtu si të thashë, në përralla
kur gjërat duken të pandreqshme...
heroi do të bënte diçka të
papritur dhe guximtare...
qe të mundte të këqinjte, të shpetonte
të ardhmen dhe të fitonte vajzën.
Po, si do ta bëj këtë?
Përralla është e jotja.
Por nxito! Mbi ta bir!
Zoti Notingam!
T'ju them diçka?
Jam Xhil Heistings, mësuese në
tetë-vjeçaren Uebster..
Shpëtoni shkollën tonë!
Të gjithë në vendet e tyre.
Gati për shembje.
Shkëlqyeshem!
Zoti Notingam tha se do të telefononte
nëse kishte ndonjë problem...
Nëse nuk kemi të reja nga
ai në 20 minutat e ardhshme...
Vazhdojmë.
Shpëtoni shkollën tonë!
Lufta mbaroi!
Humbët, më vjen keq.
Nuk është luftë, behet fjalë
për fëmijë!
Duhet të ketë diku tjetër vend për
hotelin tuaj...
Bari, Xhil! Çfarë bëni?
- E mban mend Xhilin?
- Sigurisht!
Xhaketa është e përkryer!
- Faleminderit!
- Çfarë bën ketu, Bronson?
Çfarë bëj këtu?
Zoti Bronson si qytetar i vetdijshëm...
donte të më tërhiqte vëmendjen para
se të mirrja vendime të nxituara.
Do më kushtojnë vite ti analizoj.
Vite?
Po bën të fortin me mua?
Po zotëri. Sepse kërkesa juaj
për devijim...
Nuk u pranua.
- Nuk u pranua?
- Po, por e bukura është se...
ju gjetem vend tjetër, në plazhin
Santa Monika.
është e mirë dhe e pa perdorur.
Ishte zgjedhja ime e parë, por
nuk e shisnin!
- E shesin tani.
- Po! Nuk është e mrekullueshme?
- Vërtet?
- Shokë?
Mikrobe.
Le ta kalojmë këtë.
Ejani këtu!
Ju prek dhe është gjithçka
në rregull, shikoni!
Po kënaqeni, bukur!
Më afër.
Është kaq e ëmbël!
Dhe e shpifur.
Vëmendje ju lutem,
zonja dhe zotërinj.
Kemi disa lëndë plasëse shumë të
ndjeshme dhe të rrezikshme sot.
Që të shmangim disa plasje
tragjike...
do ju lutesha të mbyllni
celularët tuaj.
Te gjithë ju lutem,
mbyllini..
Tani i ndreqe të gjitha?
Jo të gjitha.
Kemi problem, nuk mundem të
marr Kendalin në telefon.
Qe të ndalojë shembjen që
do fillojë për...
13 minuta.
Është e mrekullueshme!
Duhet të gjejmë një dritare
që të duket!
Atëherë do ndryshojnë mendje.
Gjeta një.
Priusi im!
Ku është furgoni yt?
Ia dhashë përsëri hotelit!
Ç'do të thuash?
Eja!
Më fal!
Është për një bamirësi!
- Ke ngarë herë tjetër motorr?
- Jo!
E patë Bobin?
Patrikun?
Do ta marr këtë!
Per 16 sekonda!
Nuk po gjej fëmijët e mi,
mbase janë brenda!
Mos u mundo kot. E zbrazëm këtu
e orë më parë.
Te gjithë janë mirë.
Më lini të kaloj!
Duhet të kontrollojmë zyrat.
Do ta bëj unë.
Dajë Skiter!
Ikni që atje!
- Pesë..
- Jo!
Tre..
Dy.
Mbreti do të thojë diçka.
Hoteli shpërngulet në vend tjetër...
Shkolla qëndron këtu. Rroftë
8-vjeçarja e Uebsterit!
Mama!
Më harruat.
Ejani këtu!
Sapo ju njoha, do më
rrëshqisnit kështu?
E dija që ishe i miri!
Përshëndetje Patrik.
Jam Trisia Sparks.
Të falenderoj që shpetove
shkollën.
Uestern!
Nuk është e nevojshme, zonjushë.
Ashtu të lumtë!
Do ketë ndonjë mënyrë që të
tregoj mirënjohjen time.
Nuk është pak e madhe?
- Është seksi.
- Po ajo, si thua?
Nëse mori ai puthje, mos të kem
dhe une pak lëvizje sirene?
Eja...
Ja doli mbanë djali im.
La udhëheqjen e një hoteli
luksoz për të...
filluar një biznes të
vogël familjar.
I bekuar qoftë, i dha
emrin tim.
Bagsi duhet të ketë ngrënë
të gjithe frutat.
Na mbaruan frutat.
Shërbimi!
Urdhëroni zoteri.
Përshëndetje Kendal!
Mundesh të sjellesh fruta
për Bagsin?
Menjëherë zotëri.
Diçka tjetër?
Jo nga ty.
Pastrues!
Mund të vërtetosh se kafazi i
Bagsit do jetë i pastër...
në mëngjes? Frutat nuk e kanë qejf,
do jetë pak shketërraq.
Përshëndetje fëmijë!
Bagsi mbase do të na thotë
se historia jonë përfundoi.
Por para se të iki, le t'ju them se çfarë
bëjnë tani heronjtë dhe të këqinjtë tanë.
Shoku i vjetër Bari e kaloi frikën e
tij për mikrobet në atë pikë sa...
i la hotelet dhe po merret
me shëndetësinë.
është tani infermier i shkollës
Uebster.
Violeta drejton hotelet bashkë me
bashkëshortin e saj, Mikin...
Ish shërbyesin që është tashmë i 9-i
nga njerzit më të pasur në botë.
Skiteri dhe Xhili..
Mbas dasmës se dyfishtë
të shekullit...
Jetuan..
Ata mirë dhe ne akoma më mirë.
duke drejtuar motelin Marti dhe
duke kaluar kohën me nipërit e tyre.
Aventurat e të cilëve
sapo kishin filluar.
Edhe pse nuk janë të gjithë
aq entuziastë.
Por kjo është një
tjetër histori.
Titrat: RAINBOW*
Për : ' www.titrashqip.net '
Korrektoi: Hell Of Steel.