Tip:
Highlight text to annotate it
X
Mirë se erdhe Botë
Bombei, 2006
Edhe një pyetje, dhe Xhamal Malik
fiton 20 milion rupi.
Si është e mundur?
A: Bëri hile
B: Ishte me fat
C: Është gjeni
D: Ishte shkruar
Mirëmbrëma! (flet Hindisht)
Mirë se erdhët në "Kush dëshiron të bëhet milioner?"
Gati?
Po.
Ju lutem, një duartrokitje të fortë
për konkurrentin e kësaj nate
Xhamal Malik nga...
(flet Hindisht) vetë Mumbai ynë!
Mirë se erdhe, le të luajmë.
Buzëqesh pak, do ia dalësh.
Emri.
Dëgjove, emrin!
Xhamal Malik.
E paske një emër. Mirë. Mjaft qave.
Faleminderit. Faleminderit. Shumë faleminderit.
Pra, Xhamal...
më trego ndonjë gjë për veten.
Punoj në një 'call-center'
në Xhuhu. - Mirë.
Një telefonues arrogant..
Dhe çfarë lloj 'call-center' është kjo?
Celular XL5.
Pra ti më merrke në telefon
çdo ditë të jetës time
me oferta speciale, ë?
Jo, në fakt jam ndihmës.
Ndihmësi i një telefonuesi arrogant?
Po çfarë bën saktësisht një
ndihmës i telefonuesit arrogant?
Marr çaj për njerëzit atje dhe...
Shërbyes çaji. Një çaj-uala.
E pra, zonja dhe zotërinj,
Xhamal Malik... (flet Hindisht)
çaj-uala nga Mumbai,
le të luajmë "Kush dëshiron të bëhet milioner?"
Hë, u rrëfye djali?
Përveç emrit, nuk arrita
të nxjerr gjë prej tij.
Ke gjithë natën këtu me të, Srinivas.
Çfarë ke bërë?
Si del gjë nga goja.
Pak elektricitet mbase
do t'ia zgjidh gjuhën, vërja.
Po zotëri.
Pra, kishe bërë ndonjë lidhje?
Celular apo biper?
Apo ndonjë bashkëpunëtor që kollitej në auditor?
Ose ndonjë mikroçip nën lëkurë, ë?
S'ka çip këtu.
S'ka? Dakord, lëre.
Është vapë, dhe gruaja ime po më nxin jetën.
E kam tryezën plot me vrasje, rrëmbime,
grabitje, shpërthime bombash, dhe ti.
Pse s'na kursen të dyve kohën
dhe më thuaj si arrite të mashtroje.
Mbarova zotëri.
Dëgjo tani.
Hej!
Është pa ndjenja, 'chutiya'.
Kjo s'është hiç mirë
Sa herë të kam thënëti,
ti duhet në fillim...
Më vjen keq zotëri.
(flet Hindisht)
Do vij Amnesty International këtu tani
me ato broçkullat e tyre për të drejtat e njeriut.
Zotëri, unë po mendoja...
Zgjidhe dhe zbrite, aman.
E mori e mira!
Zotëri, po sikur t'i dinte përgjigjet?
Profesorët, doktorët, avokatët, të gjithëdijshmit
kurrë s'kalojnë mbi 60 mijë rupi.
Ai ka arritur 10 milion.
Çfarë mund të di një qen barakash?
Përgjigjet.
I dija përgjigjet.
Qen barakash milioner.
Xhamal, kape!
Xhamal, të erdhi!
Si të iku nga duart
një rast si ai, kot fare?
Tokë private!
Kape!
Erdhën qentë! Vrap!
Po s'ju vranë avionët, do ta bëjmë ne!
Hej vëlla!
Më fal!
Më vjen shumë keq.
O mos, mami.
Ta ka qejfi të të rrah për vdekje, ë?
Vëlla, lëre se merrem unë me këta të dy.
Jepi.
Atos.
Tre muskutierët.
Përsëritni!
"Më keni kërkuar zotëri?" pyeti Atosi.
Aaa, ja ku erdhën muskutierët tanë.
Rrofshi që na nderuat
me praninë tuaj.
Portos!
Hajt, hape, Salim.
Mjaft bëre ashtu,
po hap librin Xhamal.
Atos?
Pra... z. Malik
njeriu që di gjithë përgjigjet.
Fol.
(flet Hindisht) Fol!
Pra Xhamal, je gati për pyetjen
e parë, për 1000 rupi?
Po.
Goxha para duke qëndruar në karrige
dhe duke dhënë përgjigje.
Më mirë se të bësh çaj, apo jo?
Jo. Po. Jo
Jo? Po? Jo? Konfirmon përgjigjen?
Dhe mos harro, ke 3 ndihma.
Pyet auditorin, 50-50
dhe telefono një mik.
Pra, pyetja e parë, për
1000 rupi, është:
Kush ishte aktori kryesor në filmin
e famshëm 'Zanjeer' në vitin 1973?
E kam punën pisk, na...
Ja paratë. Merri paratë...
Dil jashtë Xhamal!
Prakashi do një të madhe.
S'kam mbaruar.
Mjaft shtyve kohën djalo. E kam me ngut...
Është pak siklet...
dhe, që kur është bërë
kjo punë me orar?
O çuno, ka vajtur ku s'mban më.
Jepi pra, lëviz!
Që kur erdhi klienti që pret,
që atëherë Xhamal.
Mi jep paratë që të dhashë!
Mi jep! Do shkoj te tjetra.
Komplet idiot.
Sapo më largove një klient.
Helikopteri i Amitabhit!
Ai është helikopteri i Amitabhit!
Amitabh!
Amitabh Bachchan!
Salim, hape derën!
Amitabh Bachchan!
Amitabhi im, zotëri!
Ec, hapu! Lironi rrugën
Të lutem, më prit, po vij!
Zoti Amitabh, të lutem, më jep një autograf.
E more, apo jo?
Autografi i Amitabhit?
Ishte autografi im!
Amitabhi ma dha mua!
S'do kem më kurrë rast tjetër!
Ai ofroi një çmim të mirë, ndaj ia shita.
Po ishte imi...
A, Amitabh Bachchan.
Ta merr mendja? Ke të drejtë!
Sapo fitove 1000 rupi.
S'ka nevojë të jesh gjeni.
E dija që ishte Amitabh Bachchan.
Siç e thashë, s'ka nevojë të jesh gjeni.
Është burri më i famshëm në Indi.
Te simboli kombëtar i Indisë,
ku janë tre luanët.
Çfarë është shkruar poshtë tyre?
A: E vërteta e vetme triumfon
B: Gënjeshtra e vetme triumfon
C: Moda e vetme triumfon
D: Paraja e vetme triumfon
Çfarë mendon ti Xhamal?
Fraza më e njohur në vend.
A do të telefonosh një mik?
Pyet auditorin.
Kush ofrohet ta nxjerr nga kjo
situatë zonja dhe zotërinj?
Vajza ime 5-vjeçare e di atë përgjigje,
po ti nuk e dije.
E çuditshme për një gjeni milioner.
Çfarë ndodhi?
Bashkëpunëtori yt doli për të urinuar?
Inspektori po të pyet.
Sa kushton panipuri te
dyqani Dharisha në Chowpatty?
Çfarë?
Panipuri. Një pjatë. Sa kushton?
- 10 rupi.
- Gabim.
15 që nga koha e Diwalit.
Kush e vodhi biçikletën e policit Varmy?
te stacioni Santa Cruz të enjten që kaloi?
Ti e di kush ishte ai?
Kushdo në Xhuhu e di.
Edhe pesë-vjeçarët.
Urime Xhamal.
Sapo fitove 4000 rupi.
Tani 16 mijë rupi.
Nga feja. Interesante.
Për çfarë njihet Perëndia Rama
se mban në dorën e djathtë?
Vrap!
Salim, Xhamal! Vraponi!
Ata janë myslimanë, kapini!
Luaj vendit, hajde me ne!
Hej, ec shëtitu!
Dëgjon nga veshët? Të thashë mbathja!
Hajde me ne.
Çdo ditë kur zgjohem uroj të mos
e dija përgjigjen e asaj pyetjeje.
Po të mos ishte për Ramën dhe Allahun...
do ta kisha ende mamanë.
Një hark me shigjetë.
E konfirmon?
E konfirmoj.
Kompjuter, (flet Hindisht) D (flet Hindisht)?
Sapo fitove 16000 rupi.
Të lumtë, miku im.
Erdhi momenti për pak publicitet.
Qëndroni me ne.
Të eci, ë?
Po të isha në vendin tënd,
do merrja paratë e do ikja.
S'do arrish dot te pyetja tjetër.
Ik tutje!
Ajo do bëj roje për ne!
Lëre të vij brenda.
Ajo mund të jete muskutieri i tretë.
Jam unë më i madhi në këtë familje tani,
dhe të thashë, s'ka për të ardhur, dakord?
Gjithsesi...
Ne as ia dimë emrin
muskutierit të tretë.
Salim?
Hajde këtu.
Ku e ke mamin?
Po babin?
Unë jam Xhamali.
Ky është vëllai im, Salimi.
Jam Latika.
Po deshe mund të flesh këtu.
Faleminderit Xhamal.
Mirë se u kthyet te "Kush
dëshiron të bëhet milioner?"
Konkurrenti ynë, Xhamal Malik,
asistenti në call-center nga Mumbai,
ka arritur të fitojë 16 mijë rupi,
dhe ka përdorur tashmë një ndihmë,
pyet auditorin.
Pra, miku im. Nuk janë pak para.
Do luajmë?
Po.
Cili poet i famshëm Indian e shkroi
këngën "Darshan Do Ghanshyam"?
A: Surdas
B: Tulsidas
C: Mira Bai
D: Kabir
Vapë, ë?
Do jetë njeri i mirë
meqë kujdeset për ne.
Do jetë ndonjë shenjtor.
Neve s'na lënë tu flasim të tjerëve.
Pse?
Meqë na ndihmon
do jetë vërtetë shenjtor.
Shumë mirë, Arvind. Shumë mirë.
Qesh me mua. Do të vras.
Hej, largoje atë.
Mos më prek!
Ti *** i shëndoshë!
O pemë e madhe!
Punnoose, kam përshtypjen se e gjete qenin tënd.
Dakord, erdhi koha të shkosh. Përvishju punës.
Mos keni dalë gjë për piknik këtu?
Çfarë mendoni se është kjo, festë?
Po ti, me kë qesh?
Ma jep mua.
Qepe!
Vëlla Salim.
Ça ka ndodhur vëllaçko, ka ndonjë problem?
Hej, merre. Sot do ta mbash ti.
Unë nuk e dua.
Merre! Është për të mirën tënde.
Foshnjat fitojnë dyfish.
Ajo tha se nuk e do pra.
Qepe Xhamal!
Merre menjëherë, ndryshe e lëshova.
Bëje të qajë dhe do fitosh trefish.
Hajde! Shkoni, punoni!
Do marrim më të nxehtat.
Është mbushur me spec djegës.
Ta paça borxh!
Kthehuni në gjumë, të gjithë!
Shumë mirë. Më bëhet qejfi.
Ai është gati. - Edhe unë jam gati.
Jepi, lëvize llambën.
Dakord.
Sill Xhamalin tani.
Dëgjo djalë, është koha për të vendosur.
A do jetën e një qeni barakash
apo jetën e një njeriu, ë?
Njeri i vërtetë. Që di të përdor armët.
Të ardhmen e ke në dorë, vëlla.
Mund të bëhesh si unë ose...
Kuptove?
Kuptoj.
Ec. Merr Xhamalin.
Thjesht do doja që Mamani të më aprovojë,
dhe paratë vijnë vetë pastaj.
Shumë para, Latika.
Dhe pastaj? S'do lypim më?
Lypim? Po tallesh?!
Do jetojmë në një shtëpi të madhe në rrugën Harbour.
Ti, unë dhe Salimi. Tre muskutierët.
Në rrugën Harbour?! Vërtet?
Po.
Në dritën e hënës...
Ti dhe unë.
Do kërcesh me mua, apo jo?
Shpresoj që di të këndosh më mirë se sa kërcen.
E kam unë radhën. - Këndo mirë.
Pra, kaq është? Hë vëlla.
Një jetë e mirë po afron.
Atos.
Portos?
Kur të them unë
Erdhi momenti të bëhesh profesionist.
Çfarë? Vërtet?
Së pari, më këndo pak atë këngën...
Darshan to Ghanshyam.
Më pëlqen shumë fare.
50 rupi.
Tani jam profesionist, ç'të bësh?
Mistrec i lezetshëm.
Ja ku i ke.
Xhamal, ik. Vrapo!
Ndali! Kapi!
Merrni dritat. Kapini!
Latika, vrapo!
Jepi Latika! Kapja dorën!
Çfarë ndodhi, çfarë ndodhi?
Ajo e hoqi dorën!
Duhet të kthehemi vëlla.
Duhet të kthehemi.
Kthehemi dhe vdesim.
U çmende gjë?
Ai do të të nxirrte sytë.
Me një pirun.
Mos ki merak për të. Do jetë mirë.
Gjithmonë është mirë.
Surdas.
Surdas?
Surdas (flet Hindisht) e konfirmon?
Po.
Ta merr mendja, përgjigje e saktë!
Këngëtarët e verbër fitojnë sa për dy, e di?
Çfarë ndodhi me vajzën?
E verbuan edhe atë?
Kishin plane të tjera.
Në fakt, mu desh shumë kohë ta zbuloja.
Mu desh ta lija.
Hajde.
Ku?- Më griu uria.
Çohuni!
Mos e ke gjë trenin e babait?
Parajsa është kjo?
S'ke vdekur Xhamal, jo.
Po ç'është?
Ndonjë hotel, ë?
Taxh Mahali konsiderohet si shembulli
më i mirë i arkitekturës moderne.
...përfundoi në vitin 1648 dhe për të
punuan rreth 20,000 punëtorë.
Në vitin 1980 kaloi në mbrojtjen e UNESKO-s si pjesë
e trashëgimisë botërore dhe është përmendur...
Guida Turistike zyrtare.
Ju lutemi, hiqni këpucët
Ju lutem, ju lutem.
Kur është xhiroja tjetër?
E kemi shumë me nxitim.
Do shkojmë të vizitojmë Red Fort pasdite.
U KËRKOJMË VIZITORËVE TË MARRIN FATURË
Jo, unë... - Të lutem, do kishe mundësi
të na bëje një vizitë tani?
E kuptojmë patjetër që do kushtonte
më shumë se zakonisht për dy vetë.
Patjetër madam!
Ju lutem, më ndiqni.
Taxh Mahali u ndërtua nga Perandori Khurrama
për gruan e tij Mumtaz, që ishte
gruaja më e bukur në botë.
Pastaj, kur ajo vdiq, Perandori vendosi
të ndërtonte këtë hotel me pesë yje,
për këdo që do donte të vizitonte varrin e saj.
Por ai vdiq në vitin 1587 para se të ndërtohej
ndonjë dhomë ose ndonjë ashensor.
Por kjo pishinë, siç e shihni, përfundoi sipas
programit, nga më të mirat në atë kohë.
Në këtë libër s'thotë asgjë nga këto.
Ai libër është shkruar nga një tufë me
lypës Indianë, përtacë dhe të pavlerë.
Dhe këtu zonjë dhe zotëri është
vendi i varrimit të Mumtazes.
Si vdiq ajo?
Një aksident rrugor. - Vërtet?
Një lëmsh i paparë me makina.
Unë mendoja se vdiq ndërsa po lindte fëmijën.
Tamam ashtu zotëri. Ishte rrugës
për në spital kur ndodhi.
Gati?
Buzëqesh.
Këpucë! Marka amerikane!
Buzëqesh.
Kjo, z. David, është Dhobi Ghat
më e madhe në Indi.
Është mahnitëse.
Hajde, hidhi një sy tamam kësaj.
Thuhet se çdo burrë në Uttar Pradesh
ka veshur një kurta që është larë
të paktën një herë këtu.
Lëvize që aty! Me shpejtësi të paparë Pit-stopi!
Sipas stilit të Shumaker-it!
Janë lopët ose ata buajt...
Çfarë janë ata atje?
Oh, mizeria.
Çfarë dreqin ndodhi këtu?
Dakort. Mjaft!
Ke siguracion, apo jo?
A je mirë?
Donit të shihnit Indinë e vërtetë?
Ja, kjo është.
Mirë, kjo është pjesë e
Amerikës së vërtetë, bir.
("Para")
Oh, po, po! Krisht...
Këtu.
Në një kartëmonedhë 100 dollarëshe amerikane
është portreti i cilit
nga burrat e shtetit amerikan?
A: George Washington
B: Franklin Roosevelt
C: Benjamin Franklin
D: Abraham Lincoln
Paguaj ose luaj, Xhamal?
E zgjedh ti.
O Zot, ai po sheh nga kamera.
S'ka marrë asnjë të dhënë ndihmëse.
Këtu do tërhiqet. Prit e shih.
Jo, ai do luajë me të në fillim.
Xhamal?
A merr shpesh 100 dollarëshe
te puna jote?
Një bakshish të vogël për shërbimin tim.
Aha, tani e di pse faturat
e telefonit më vijnë aq të shtrenjta.
Ata i lënë bakshish shërbyesit
të çajit çdo herë nga 100 $
Është C. Benjamin Franklin.
Do luash akoma, ë?
Më duket se sapo e bëra, apo jo?
Pra, saktësisht zgjedh C, vërtet?
Kush është te kartëmonedha 1,000 rupi?
S'e di.
Nuk e di?
Është Gandi.
Aa po, ma ka zënë veshi.
Mos më bëj numra
se ta vura korrentin prapë.
Shiko.
Ata s'më pyetën për këtë.
S'e di përse.
Pyeti.
Sa për të qeshur.
S'duket se të interesojnë paratë
Dhe në fakt ke...
një milion rupi!
Ma shpjego historinë e 100 dollarëve.
Bombei e ndryshoi emrin në Mumbai.
Po pse nuk kupton?
Jetonte një vajzë këtu. Pak a shumë e gjatë sa unë.
E quajnë Latika.
S'njoh asnjë me këtë emër.
Dy qofte pule, dy patate të sku-
qura, një kola dietike, një koka!
Një ujë mineral!
Shimla.
Unë po shkoj në Chowpatty, mirë? Do vish?
Pash Zotin, mos u sëmure gjë?
Do kthehesh prapë tek ai vend i qelbur.
Do lëmë shokët, një jetë të mirë,
gjithë ato para. Për kaq?!
Ne u kthyem që të gjejmë atë.
Ti u ktheve. Mua as më intereson në botë ajo.
Gjithë ato goca në Bombei për Salimin.
A po!
Ti duhet të vish te 'Cages'
të shtunën në darkë,
në vend se të kërkosh kot
për dashurinë tënde të humbur.
Do shkoj në Chowpatty.
Do shkoj në Chowpatty!
Në këtë qytet ka 19
milion banorë, Xhamal.
Hiqe nga mendja atë.
Ajo është "stree"(? = vajzë
e re indiane që kërcen).
Tungjatjeta, Zotëri.
Bekuar qofshin ata që
bëjnë të mira për të tjerët.
Dollarë. Sa?
100. - Do të ma hedhësh.
Me pastërti. Të betohem për shpirt të nënës.
Çfarë ka këtu? E kujt është fytyra?
Një burrë i moshuar...
Pak tullac përpara, me flokë
të gjata anash, si vajzë.
Benjamin Franklin.
Pra, qenke rritur tani, Xhamal.
Më bëhet qejfi.
Më vjen keq...
Ti ia hodhe shoku. Unë s'pata fat.
Ky është ndryshimi.
Arvind, unë po kërkoj...
I ke një borxh Mamanit. Largohu.
Ai s'harron kurrë.
I kam një borxh Latikës.
Ajo është gjallë, apo jo?
Gjallë që ç'ke me të. Është në
rrugën Pila. E thërrasin Cherry.
Rrofsh.
Do këndoj në funeralin tënd.
Hë pra, ajo është apo jo?
Ajo ta heq trurin kur e sheh!
Kush është? - Xhamal?
Unë po marr çantat.
- Kush je ti? Çfarë po kërkon?
Djem budallenj! - Paketoje! Fut edhe atë.
Po, si më gjetët?
Merr paratë. Lëviz!
Ia dolëm. Ikim!
Dreq.
Pa shih kush na qenka!
Tjeta, edhe një herë.
Xhamal, Salim.
Se harroj kurrë një surrat.
I nuhas
sidomos ata që më përkasin mua.
Vërtet kujtuat se mund të vinit
e të merrnit shpërblimin tim?
Latika, hajde.
E keni idenë se sa vlen
kjo virgjëreshë e vogël?
Ju lutem vazhdoni, Master-Xhi. - Patjetër, zotëri.
Nxirri jashtë ata! - Jo!
Ec! Shko aty!
Mos bëjmë budallallëqe, Salim.
Rëndon, ë? Ma jep mua.
Në gjunjë! Ulu!
Të gjithë! Uluni!
Paratë!
Merri paratë, ja.
Shiko.
Merre. Ik dhe zhduku me gjithë shoqen tënde.
Dhe do ta harrojmë këtë muhabet, dakord?
Mamani s'harron kurrë. S'është kështu?
O, Mamani mund të bëj një përjashtim, ë?
S'jetoj dot nën rrezik Maman. Më fal.
Ikim.
Qëndro! - Xhamal!
Ikim! Ikim!
Kush e shpiku pistoletën?
Samuel Colt.
E konfirmon?
E konfirmoj.
Xhamal Malik, po shkon drejt një ëndrre.
Zemra më thotë se do fitosh akoma.
Kompjuter... (flet Hindisht) A (flet Hindisht).
Kisha të drejtë.
Shërbyesi i çajit ia doli prapë.
E pabesueshme!
Reçepsioni!
(flet Hindisht)
Aty rri. Shiko andej.
(flet Hindisht)
Do ta kuptoj nëse sheh.
Nuk po shoh.
Salimi aty është akoma?
Ku është Salimi?
Nuk e di.
Je djalë i lezetshëm, Xhamal.
Po kërkoj Xhavedin.
Ik or tutje! Ai s'ka nge të merret me ty.
Vrava Mamanin,
e do vras edhe ty.
Shtruar.
Vërtet e vrave?
Xham fare. Armiku i armikut tim është mik për mua.
Hajde, miku im.
Po kërkoja dikë si puna jote.
U ktheve për mua.
Patjetër.
Mendoja se harrove.
Kurrë s'harrova. As edhe për një moment.
E dija që sido të vente puna, do të të gjeja.
Është fati ynë.
Fati?
Faleminderit.
Hajde.
Jo, vëlla. Ke pirë shumë.
Unë jam më i madhi, jam bosi.
Do bësh njëherë si them unë.
Tani dil jashtë!
Hajt tani, të shpëtova jetën, apo jo?
Salim, të lutem...
Do të të vras!
Unë jam një*** tani.
Salim! Hape!
Qepe!
Njeriu me 'Colt 45' të thotë ta qepësh!
Ik tani, ose mjeshtri armëmbajtës do të
të shtjerë tamam mu në mes të syve.
S'ma do mendja.
Ke pesë sekonda kohë.
Një.
Dy.
Ik, Xhamal.
Ciao.
Po pastaj, i takove më?
S'do isha këtu po t'i kisha takuar.
Ishte e bukur?
Besoj se jo.
Femra më e bukur në botë.
Domethënë lavirja e barakave.
Pa shiko, pa shiko...qeni i barakave leh.
Para dhe femra.
Shkaku i shumicës së gabimeve në jetë.
Duket sikur ti i bëre bashkë.
Srinivas, ke nevojë për stërvitje.
Më merr ndonjë gjë për të ngrënë.
Po zotëri.
Edhe çaj.
Idiot, Srinivas.
Më bëre lëmsh.
Të pranosh të vritesh (?)
s'është ndonjë e mençur.
Tani, si ia arrite?
Kur më pyet ndonjëri
i kthej përgjigje.
Po, si të vajti në mendje të merrje pjesë në spektakël?
Okej klasa, dëgjoni.
Ka qenë një javë e rëndësishme për Anglinë.
U kthye Keti.
Po ajo ishte kthyer tashmë. Bardi... Xhamal?
Aa po. Ajo u kthye, por pastaj
iku kur u nda me Alfin.
Dhe tani u kthye prapë,
po me sa duket Alfi akoma pëlqen...
Faleminderit, Xhamal.
Bardi je mbrapa!
Di më shumë ai se sa ti.
Gjithsesi, është edhe
festivali ne Edinburg.
E njeh ndonjëri Edinburgun, Edinburgun?
Kilte, kështjella, hagi. Ben Navis.
Mirë, po?
Inspektor Tagarti, uiski, Sean Connery.
Mirë, edhe "lochs". Ata i thonë liqeneve.
Jo filma.
Xhamal, hajde këtu.
Kam një punë 'milionerësh' sot.
Dejv!
Të lutem, vetëm 5 minuta. - S'mundem.
Ulu këtu.
Nëse (?) vjen bëj sikur ke një thirrje
për te kaluar në...
..."Miqtë dhe Familja", e di. - Tamam.
Dy minuta.
"Kush dëshiron të bëhet milioner?"
Formoni këtë numër tani!
Alo. Alo!
Do doja të merrja pjesë te
"Kush dëshiron të bëhet milioner?"
*** i poshtër. Asnjëherë s'e kap linjën.
Duhet ta formosh kur Prem thotë "nëse".
Në atë moment i hapin linjat.
E ku e more vesh ti këtë?
Kështu thotë Anjum, tekniku.
E ka instaluar ai sistemin.
Alo? Alo? (?) pash Zotin?
Alo? A ka njeri që do të flas?
Përshëndetje, znj. MacKintosh nga Kin.. gusi.
Quhet Kingussie, i dashur. Shqiptohet: "Ki-nu-si".
Po nga jeni ju? Vë bast, përtej detit?
Pak më poshtë rrugicës tuaj, znj. MacKintosh.
Sapo kalon liqenin.
Mirë, po cilin liqen?
Liqeni Big... liqeni Ben... liqeni Big Ben.
Dera ngjitur me aparta-
mentin e Shon Konerit.
Shiko. Të flas me supervizorin tënd bir?
(Shkëputet).
Cilin emër kërkoni?
Kërkimi mbaroi. U gjetën 26,283 rezultate.
U gjetën 15 rezultate.
Po?
Salim?
Kush je? E di ti sa është ora tani?
Alo?
Kush është?
Unë marr nga XL5 Communications zotëri.
Si një klient i veçantë, po ju ofrojmë
një kalim falas te paketa "Miqtë dhe...
...familja"
Xhamal? Ti je vëlla?
Ku je?
Mendova se kishe vdekur ose kush e di.
Dëgjo! Duhej të iknim Xhamal.
Njerëzit e Mamanit...
ata po kërkonin hotelin.
Xhamal? Fol, të lutem!
Tjeta, Salim.
Kryqëzimi i Kembrixhit nuk ndodhet në Kembrixh.
Të pyes, pse?
S'do mend. Në Londër
është kryqëzimi i Oksfordit.
Ndërmjet Oksfordit dhe Kembrixhit
bëhet një garë me varka,
pra ka shumë të ngjarë të ketë edhe
një kryqëzim të Kembrixhit, apo jo?
Do zgjedh D. Londër.
Kompjuter (flet Hindisht) D (flet Hindisht).
Xhamal Malik, ke plotësisht të drejtë.
Po bëhet pak vapë këtu.
A je nervoz?
Çfarë?
Unë nervoz?
Ti je ulur në karrigen e nxehtë, miku im.
Aa po, më fal.
Ai ra pre menjëherë.
Më në fund.
Ca orë përpara
po shërbeje çaj për punëtorët.
Dhe tani aq i pasur
sa ata e ëndërrojnë
Çfarë lojtari!
Zonja dhe zotërinj, çfarë lojtari!
Xhamal?
Zoti është i mirë, Bai. Zoti është i mirë.
Njerëzit e Mamanit po na kërkonin.
Na u desh të iknim.
-Gënjeshtar.
- Të lashë një mesazh te puna.
Kush e di sa javë pritëm për ty te (?)
- S'kishte mesazh.
- Bai. Të siguroj që lashë mesazh.
S'kishte mesazh! S'kishte mesazh!!
Kurrë s'kam për të të falur.
E di.
Ajo ishte lagjja jonë me baraka.
Të besohet, ë?
Ne jetonim tamam atje mor burrë.
Tani është gjithçka biznes.
Tani India është në qendër të botës, Bai.
Dhe unë...
Jam në qendër të qendrës.
Këto janë gjithë godinat e Xhavedit.
Xhaved Kan? Gangsteri i lagjes sonë?
Punon për të?
Hajde tani. Kush tjetër do na shpëtonte
nga njerëzit e Mamanit, ë?
Ç'punë bën për të?
Ç'do gjë që kërkon.
Po vjen. Duhet të ikësh tani.
Merr kartën time.
Për çfarë?
Mendon se do të të heq sysh prapë, ë?
Do rrish me mua, vëllaçko.
Tani ik. Te vendi im.
Salim! Ku është Latika?
Akoma?
Ka ikur vëlla. Kohë më parë.
Tani ik. Shko te vendi im.
Shko atje. Po vij menjëherë.
O Zot më fal.
E di që kam mëkatuar.
O Zot më fal.
E di që kam mëkatuar.
Unë jam kuzhinieri i ri nga agjencia!
Të më falësh një mijë herë.
Jam me vonesë!
Një minutë.
Më falni. Më falni.
S'dimë gjë për kuzhinier.
Po presim një pjatalarës.
Di gjë për të?
(Flet Hindisht) Unë... Unë jam pjatalarës.
Pa shiko.
Të gjeta.
Fytyra jote.
Ke vrarë syrin.
Pse ke ardhur?
Të të shoh.
Më pe, po tani?
Pse janë marrosur të gjithë pas këtij programi?
Është një mundësi për tu arratisur, apo jo?
Drejt një jete tjetër.
O, Zot.
Xhavedi do të të vras. Këtu.
Xhavedi?
Je me të?
Në fillim do një pjatalarës,
tani kërkon këtë dreq kuzhinier, ë?
Ai sapo... - Qepe!
Ka filluar ndeshja
dhe pse shikon këtë dreq TV?
Jam unë të paktën milioner.
Hajt tani, më ka marrë uria. Më bëj një sanduiç.
Hajde me mua.
Me ty? Ku?
E me çfarë të jetojmë?
Dashuri.
Hajde me mua. Tani.
Do na ndihmojë Salimi.
Salimi? Akoma i zë besë atij?
Xhamal, gjithsesi do iki së shpejti.
Do largohemi nga Bombei.
Ku?
Kujton se ma thotë ai?
Jo! Jo! Jo!
Ç'është kjo shpifësirë?
Dil jashtë! Dil jashtë!
Ik, para se të na vras të dyve.
Do të bësh diçka për mua?
- Ç'do gjë.
Atëherë më harro.
Çfarë? Jo.
Do të pres. Te stacioni VT.
Çdo ditë në orën 5, deri sa të vish.
Të dua.
Edhe? Është shumë vonë Xhamal. Ik tani.
Pra Xhamal.
Cili lojtar ka marrë më shumë pikë?
A:Sachin Tendulkar
B:Ricky Ponting
C:Michael Slater
D:Jack Hobbs
Po mos harro: Nëse përgjigjesh gabim
humbet gjithçka, tak-fak.
Pra do ta bësh këtë?
Ëndrrat e kaq shumë...
përtokë.
Koha për reklama zonja dhe zotërinj.
E di, e di. Edhe unë jam tepër i tensionuar.
Kthehemi pak pak.
Djali nga barakat bëhet
milioner brenda një nate.
E di kush e ka bërë tjetër këtë?
Unë.
E di si ndihesh.
E di çfarë po heq ti.
Unë s'kam për tu bërë milioner.
Nuk e di përgjigjen.
Kështu the edhe më parë...
Vërtet, këtë nuk e di.
Hajt, mund të marrësh paratë e të ikësh tani.
Për pak do futesh në histori djalosh.
Nuk di çfarë të bëj më tepër.
Mbase është e shkruar, miku im.
Se ç'kam një ndjenjë...
që do ta fitosh.
Më beso, Xhamal.
Ti do fitosh.
Gati të gjithë. Futemi në linjë për 13...
(flet Hindisht)
Po, ai iku. Unë po ***...
Shpejt.
20 sekonda!
Bëj atë që duhet dhe për 3 minuta...
do jesh i famshëm sa unë.
10 sekonda!
I pasur sa unë. Pothuajse.
5 sekonda! 4... 3...
Nga rreckat, mbret. Është fati yt.
U kthyem. Duartrokitje dhe muzikë, ju lutem!
Mirë se u kthyet te "Kush dëshiron të bëhet milioner?"!
Në karrige këtë mbrëmje është Xhamal Malik,
sikur s'e dimë.
Për 10 milion rupi.
Pyetja edhe një herë.
Cili lojtar ka marrë më shumë pikë?
Jo, nuk është Sachin Tendulkar.
Sa për të filluar.
Po mund të jetë Ricky Ponting, Jack Hobbs ose Michael Slater.
Do përdor një ndihmë. 50 me 50.
ok.
Kompjuter, hiq dy përgjigjet e gabuara, të lutem.
Mirë, kishe të drejtë për Sachin Tendulkar.
Tani ke për të zgjedhur 50 me 50 Xhamal.
B: Ricky Ponting ose D: Jack Hobbs.
Çfarë mendon?
Moment vendimtar. Për 10 milion rupi.
B: Ricky Ponting
ose D: Jack Hobbs.
D.
Jo B?
Ricky Ponting, lojtari i madh Australian?
D, Jack Hobbs.
E di?
Se mund të jetë B, Ricky Ponting?
Ose D, Jack Hobbs.
Përgjigjja përfundimtare, D.
Kompjuter (flet Hindisht) D.
(flet Hindisht) D.
Me 197 pikë 'century', përgjigjja është...
D, Jack Hobbs!
Xhamal Malik! Milioner!
Kërce! Hajde!
Të lumtë! Të lumtë.
Je gati për pyetjen e fundit?
Për 20 milion rupi.
Jo. Po mbase është e shkruar.
Mbase.
Dakord. Pyetja e fundit! Te "Kush dëshiron të bëhet...
Çfarë shfaqje zonja dhe zotërinj! Çfarë shfaqje!
Na ndiqni nesër në mbrëmje
për të parë nëse Xhamal Malik ka bërë gabimin më të
madh në jetën e tij për një përgjigje. Më të madhin.
Këtej.
Shfaqje e madhe.
Shihemi nesër.
Mos u vono. Pafshim.
Çfarë po ndodh?
- Ai është mashtrues. - Si e di ti?
(flet Hindisht). I dhashë përgjigjen e gabuar dhe ai as e mori parasysh.
I dhe përgjigje?
Jo tamam. Po s'ka rëndësi. Është shfaqja ime.
Shfaqja ime e mallkuar!
Duket e çuditshme dhe e besueshme, po prapë...
Sepse jam një qen barakash, një çaj-uala.
Jam gënjeshtar, ë?
Shumë nga ju janë.
Por ti nuk je gënjeshtar z.Malik, kjo është e sigurt.
Je shumë i ndershëm.
Mbaruam.
Nuk e di ku e kanë çuar.
Latika.
Vajta në shfaqje se mendova që ajo do më shikonte.
Xhamal Malik, një djalë i pashkolluar
nga barakat e Mumbait
fitoi një pjesë (?) ...
Dhe turma rreth meje ngre një pyetje të madhe:
A do kthehet sot në darkë të luaj për 20 milion rupi?
Hej, pa më puth.
Ikni vajza!
Po, s'dëgjoja asgjë atje.
Duhet të na kthesh prapë në qytet.
Sikur të mos mjaftonte drama e konkurrentit
për të arritur te pyetja finale
Xhamal Malik u arrestua mbrëmë se dyshohej për mashtrim.
Ai djali. (?) I zgjuar.
"Chudge" i çmendur.
Ja, ik.
Por...
Jepi makinës. S'do kesh rast tjetër.
Ai do të të vras.
Do merrem unë me të.
Salim, s'mundem.
Duhet ta bësh.
(?) nga kjo.
Të lutem, më fal për çdo gjë të keqe që kam bërë.
Paç një jetë të mirë!
U ktheve në shfaqje.
Hajde tani!
Xhamal? Milioneri?
Multi-milioneri? Me gjithë ato para?
Jepi bir, ke bekimin tim dhe fitoji të gjitha.
Ne të duam Xhamal!
Kombin e kanë kapur emocionet e milionave.
Se Xhamal Malik, një djalë i pashkolluar
nga lagjja Xhuhu në Mumbai,
fitoi 10 milion rupi papritur
në shfaqjen televizive "Kush dëshiron të bëhet milioner"?,
rreth 90 milion teleshikues na ndjekin sot,
për të parë nëse ai do bëj edhe një hap tutje, të fitoj 20 milion.
Ku janë këta? Kthehuni!
Kthehuni në punë!
Çajuala?
Mirë se u kthyet te kush dëshiron të bëhet milioner.
Mund ta them i qetë sot
është mbrëmja më e madhe për të dy ne.
Xhamal Malik, asistenti i telefonuesve nga Mumbai,
ka fituar tashmë 10 milion.
Ai mund të largohet me këto që ka fituar
ose të bëj hapin më të rrezikshëm në historinë e televizionit.
të kaloj te pyetja e fundit
dhe surpriza prej 20 milion rupi.
Je gati për pyetjen?
Po. - Xhamal!
Lexon shumë, Xhamal?
Mund të lexoj.
Me fat.
Në librin "Tre muskutierët", të Aleksandër Dumas,
dy prej tyre quheshin Atos dhe Portos.
Si quhej muskutieri i tretë?
A: Aramis
B: Cardinal Richelieu
C: D'Artagnan
D: Planchet
Ajo mund të jetë muskutieri i tretë.
Pyetja e fundit për 20 milion rupi, dhe ai buzëqesh.
Ma merr mendja se e di përgjigjen.
Të besohet, nuk e di.
Nuk e di?
Pra, pranon 10 milion dhe e lëmë me kaq?
Jo, do luaj.
Mos harro, Xhamal.
Po u përgjigje gabim,
humbet gjithçka.
10 milion rupi, Xhamal.
Një mundësi e paparë.
Do doja t'i telefonoja një miku.
Ngul këmbë deri në fund.
Ndihma e fundit. Jepi.
Zilja bie!
Kë po marrim?
Ai është numri i vëllait tim, por...
Vëlla që del shëtitje ndërsa bëhet një pyetje për 20 milion rupi?
Vetëm këtë numër di.
Je i vetëm, Xhamal.
Alo?
Alo, Xhamal?
Ma do mendja se nuk është yt vëlla.
Kjo është...
Më quajnë Latika.
Dakord, Latika.
A do ta dëgjosh pyetjen edhe një herë? Dhe le ta bëjmë të qartë këtë
20 milion rupi menjëherë pas përgjigjes. Ke 30 sekonda kohë.
Xhamal, të lutem lexoja pyetjen Latikës.
- Je ti, vërtet? - Po.
Pyetja, Xhamal. Pyetja!
Në librin "Tre muskutierët", të Aleksandër Dumas,
dy prej tyre quheshin Atos dhe Portos.
Si quhej muskutieri i tretë?
Ishte A: Aramis, B: Cardinal Richelieu, C: D'Artagnan ose D: Planchet?
15 sekonda!
Ku je?
Në vend të sigurt.
10 sekonda!
Latika, çfarë mendon?
Nuk e di. Asnjëherë s'e kam ditur.
Xhamal, pa para...
Tani po, që mbete vetëm, Xhamal.
Përgjigjja jote e fundit për 20 milion rupi.
A.
A, sepse?
Thjesht...sepse.
Hej, Salim!
E konfirmon?
Po, e konfirmoj. A, Aramis.
Kompjuter, (flet Hindisht) A.
Xhamal Malik, asistenti në call-center nga Mumbai,
shërbyesi i çajit,
për 20 milion rupi
të pyeta se cili ishte muskutieri i tretë në tregimin e Aleksandër Dumas.
Ti u përgjigje A, Aramis.
E cila është... Duhet të ta them.
Përgjigjja e saktë!
Xhamal Malik!
Zoti është i madh.
Çfarë nate!
E dija që do më shikoje.
Mendoja se vetëm vdekja do na bashkonte.
Ky është fati ynë.
Më puth.
D: është shkruar
ok (:
**************
* Përktheu: AL *
**************