Tip:
Highlight text to annotate it
X
Shkarkuat nga: www.Kino-al.com; www.titra.al
Përkthimi: iLLyria
I frymëzuar nga ngjarje të vërteta.
Glukoza në gjak është shumë mirë,
Funksioni i mëlçisë dhe i veshkave,
po ashtu,
vlerat e hemosferinës në rregull.
Tensioni në arteri 131/92.
Nuk është pak i lartë?
Pesha është shumë mirë.
Do ishte mirë të humbisje
disa centimetra në mes.
Analiza e jashtëqitjes akoma
nuk ka dalë.
Jo, kjo do të thotë se nuk
ke dhënë mostër.
Po, sigurisht. Tani m'u kujtua.
Mendoje se nuk vinte erë, ë?
Nuk ke asnjë problem, Martin.
Gruaja jote më tha se ke rënë
në një depresion të lehtë?
Më shkarkuan. Jam pa punë.
- Nuk ishte faji yt.
- Prandaj kam dhe këtë depresion.
- Më shkarkuan për diçka që nuk thashë.
- Provo vrapin.
Thashë të kundërtën e asaj për
të cilën më shkarkuan.
Me çfarë merresh tani?
Mendoj të shkruaj një libër.
- Shumë bukur! Çfarë teme do jetë?
- Historia Ruse.
Provo vrapin.
Beteja qeveritare ndërmjet ministrit
të Transportit Stiven Bajers
dhe ish sekretarit të Shtypit
Martin Siksmith vazhdon.
Zoti Siksmith këmbëngul në versionin
e vetë të ngjarjeve,
dhe qeveria e përshkroi gjithë
çështjen si një telenovelë.
Zoti Siksmith ishte i zhdukur
nga shtëpia e tij sot.
por pas një jave që mundohet
të fitojë përsëri personalitetin
e tij,
vendosi të fliste në publik.
Ai deklaroi tek Sunday Times se
persona me pushtet në qeveri
i ofruan mbështetjen e tyre.
Më siguruan se pranojnë se
nuk ka asnjë dyshim për
mosmirësjellje nga ana ime.
Prandaj edhe u habita kur
mësova se më shkarkuan...
Do doja të bëja një deklaratë
në lidhje me shkaqet e dorëheqjes
të zotit Martin Siksmith.
Por pyetja është se për sa kohë
z. Bler do të mund të
mbështesë kolegun e tij,
pa pasoja për veten e tij.
Pa dyshim ishte akoma
një tjetër
çast i turpshëm për qeverinë.
Jo vetëm u detyruan të
përtypin fjalët e tyre,
por i shoqëruan dhe me salcë
të shumtë poshtërimi...
Këtu je! Më bëre të ndihem keq.
Ati Tunej sapo më pyeti nga u zhduke.
Unë nuk besoj në Zot.
- Dhe mendoj se as ai.
- Shkojmë.
- Shqetësohem për ty, Martin.
- Pa shiko!
Duhet të kthehesh në punë.
Ç'u bë me atë librin
për historinë ruse?
Asnjë nuk interesohet për
historinë e kotë ruse.
Nuk të kam parë herë tjetër.
Nga je?
Je nga Limerik atëherë?
Përshëndetje Filomina. Si ja kalon?
Si e ke gofjen e re?
Është shumë mirë.Eshtë prej titani.
- Kam kohë pa të parë.
- Kalova vetëm për të ndezur një qiri.
Për dikë të veçantë?
Po.
Më pëlqen fustani yt.
- Vetë e qepe?
- Jo, e bleva në një dyqan.
Dhe meqë ra fjala... Tezja
më paralajmëroi,
mos t'u flas meshkujve të
panjohur si puna jote.
E lejove të të prekte me
duart e tij?
Shijove mëkatin tënd?
I ule mbathjet?
Përgjigjiu motër Hildergard-it.
- E ule?
- Po.
Nënë! Në shkollë murgeshat nuk
na mësuan asgjë për foshnjet!
Nuk të tha asgjë mamaja jote?
Mamaja e saj ka vdekur para 10 vjetësh.
U prehtë e qetë!
Mos guxo të fajësosh
murgeshat për këtë!
Ti vetë je shkaku i këtij turpi.
Ti dhe paturpësia jote.
Nuk di çfarë të bëj!
Duhet të thërrasim doktorin!
Fëmija po vjen me këmbë.
Është në duart e Zotit tani.
Dhimbja është ndëshkimi i saj.
Mbretëresha e Shenjtë,
Nëna e Mëshirës...
Mos e lejoni të fusi fëmijën
tim në tokë!
Është ftohtë dhe errësirë!
Gjithçka është e planifikuar për
momentin. Jemi në rregull.
Nuk e di se ke një punë normale?
Kemi mungesë personeli,
jam thjesht zëvendësuese.
Do kthehem para mesnatës.
Nënë? Çfarë ke? Je mirë?
Kush është?
Ka ditëlindjen sot.
Do bëhet 50 vjeç sot.
Frymëmarrje!
Është djalë.
- Martin!
- Përshëndetje Dejvid.
E njeh Kith. Dhe Sali Mishel.
Ky është Martin Siksmith, dikur
ishte zëdhënës i BBC në Moskë.
- Dhe në Uashington.
- Gëzohem.
Më pas u bë zëdhënës i qeverisë
dhe gjithçka mori të tatëpjetën.
Mirë i radhita?
Mjaft mirë. Gjithmonë e kam thënë se
nëse heq mut me lopatë për kohë të gjatë,
do vijë një moment që do të
ngjitet dhe tek këpucët.
Ti ke dhe në kokë.
Si e arrite këtë?
- Me çfarë merresh tani?
- Po shkruaj një libër për historinë Ruse.
Ose diçka e tillë... Mbase kthehem
në gazetari.
Më kujtohesh ti!
Ti kishe dërguar atë email-in e tmerrshëm!
Se është një ditë e mirë për të sjellë
mandatën e keqe, më 11 Shtator.
- Jo, nuk isha unë.
- Kujtoja se ishe.
Është një keqkuptim i zakonshëm.
Ajo çka ndodhi ishte një vit më pas,
në varrimin e princesësh Margaret,
dërgova një mail.
"Le të varrosim vetëm princeshën sot!"
- Ka pak ndryshim.
- Në fakt, ka shumë ndryshim.
Nëse do ti kthehesh gazetarisë,
fol me Sali-n.
Unë shkruaj vetëm historira
lotlagëse, siç e di,
e interesit shoqëror,jo
tamam e shijes tënde.
Por me gjithë qef do i hedh ndonjë sy
nëse ke ndonjë ide për të më sugjeruar
Po... Ju lutem...
Më falni, mundem të kem një
gotë Pino Grixhio?
- Kemi vetëm të bardhë ose të kuqe.
- Të bardhë atëherë, faleminderit.
Padashje dëgjova se jeni gazetar.
Njoh një grua e cila lindi
fëmijë në adoleshencë,
dhe e mbajti të fshehtë për 50 vjet.
Dhe unë e mësova veç sot.
Më vjen keq. Murgeshat i morën fëmijën.
E detyruan ta jepte për adoptim.
Dhe ajo e mbante sekret për gjithë këto vite.
Problemi është se këtë periudhë
po shkruaj një libër, për historinë Ruse.
Sepse kjo është zona ime, ndërsa
ju po më tregoni,
për një histori interesi shoqëror.
Unë nuk merrem me të tilla.
Përse jo?
Sepse "historitë e interesit shoqëror"
janë eufemizëm ...
tregime për të ndjeshmit, analfabetët
njerëz me karakter të dobët.
Dhe botohen nëpër gazeta ku
i lexojnë
të ndjeshmit, njerëz analfabetë
me karakter të dobët.
Nuk them se ti je e tillë.
Dhe ...shpresoj që ta gjeni atë.
Mendon se duhet të shkruaj ndonjë
histori interesi shoqëror?
Mirëdita. Ti duhet të jesh Filomina.
Unë jam Martin.
- Ç'kemi Martin.
- Përshëndetje përsëri.
- Përshendetje.
- Tavolina jonë është këtej. Pas jush.
Në të majtë.
Duhet të të kërkoj të falur
për herën e kaluar.
Kam frikën se rastise në një
çast të papërshtatshëm
Pa problem.
Përfundimisht, thjesht gëzohem që më gjete.
Shpresoj që nuk e ke problem që erdhëm këtu.
I pëlqen shumë mamasë.
Jo, jo. Është... shumë bukur.
- Atëherë, Filomina, si je?
- Jam shumë mirë.
- Bëra transplant gofjen vjet, Martin.
- Kuptova.
Është më mirë seç ishte më parë.
Dhe është prej titani,
kështu që nuk do ndryshket.
Përndryshe do të nevojitej të të
vajisnin si Njeriun e Teneqes.
Vërtetë?
Jo, unë në fakt e kisha fjalën
për Magjistarin e Oz-it.
- Po bën shaka, mama.
- Jo, Jo. Thjesht po bëj shaka.
Nëna ime ka reumatizëm të theksuar
në të dy gjunjët.
- Të marrim ndonjë sallatë?
- Sallatë? Po.
Xhein-i është e zgjuara e familjes.
Shkoi në universitet shumë
kohë pas shkollës,
ishte moshë e madhe.
Ti ku shkove, Martin?
Oksford, apo Kebrixh?
Më kuptove, në Oksford, vërtetë.
E dija që nuk ishe ndonje, injorant.
Nuk kam qenë ndonjëherë tek
këta restorantët.
- Nuk i keni në Londër?
- Shkoj në një klub në lagjen time.
- Ku është?
- NaitBrixh.
Kuptova. Duhet të jetë i shtrenjtë...
Më pëlqejnë shumë krutonet
në sallatë.
- Je i martuar, Martin?
- Po, me Keit-in.
- Këtu e 20 vjet.
- Kjo është gjë e mirë. E shkëlqyer.
E doja me të vërtetë...
E ruajta atë që më ndodhi të varrosur
thellë brenda meje për 50 vjetë.
Babai im më braktisi tek murgeshat,
i vinte aq turp.
U tha të gjithëve se vdiqa.
Familja ime nuk më vizitonte kurrë.
Pasi bëje fëmijën duhej të rrije në
manastir për 4 vjet.
Për t'ua shpërblyer lejen e qëndrimit,
duhej të punoje.
Punët më të vështira ishin
në lavanteri.
Atje më vunë dhe mua.
Punoja shtatë ditë në javë
sa kohë ndenja atje.
Punoja atje me shoqen time të
ngushtë, Kathlin.
Na lejonin të shihnim fëmijët tanë një
orë në ditë, dhe kjo ishte e gjitha.
Ecni! Mos vraponi!
Nënë!
Antoni kishte shoqe të ngushtë
vajzën e Kathlin, Meri-n.
Ishin të pandarë.
Shikoji, nuk ia heq sytë.
Ç'po ndodh?
Vajzat në kuzhinë thanë se
nënë Barbara mori Meri-n në shtëpi.
Për çfarë e donin vallë?
Jam e sigurtë se nuk duhet të merakosesh.
Kthehem menjëherë.
Fil, dua të të *** diçka.
Kathlin është shumë e shqetësuar.
Mendon se do i marin Meri-n.
I thashë se nëse do e bënin do
ia thonoin më parë.
Shiko.
Nuk duhet t'i thuash asnjërit
se ta dhashë unë..
Vë bast se babai i tij
ishte i bukur.
Po, ishte. Si e gjete?
Mora hua një aparat, dhe e nxora
kur nuk shikonte Nëna.
Faleminderit.
Sa herë që shikoj këtë fotografi
të Antoni-t,
them një lutje për Anusiatën.
Ajo i shpëtoi jetën kur e linda.
Tani shkoi kohë që ka vdekur.
Por nëse nuk e nxirrte,
nuk do kisha asgjë.
Atëherë... ishe e mbyllur atje
për shumë kohë.
Mundeshe të ikje vetëm nëse
paguaje 100 lira.
Dhe ku do i gjeja unë aq para?
Dhe ku të shkoja?...
E mbaj mend shumë qartë atë ditë.
Të gjitha e dimim ç'do të thoshte
kur vinte ndonjë makinë e madhe.
Kathlin ishte e pangushëllueshme.
E dinte se atë rradhë, kishin
ardhur për Meri-n.
Jo! Jo! Jo!
Ik që aty!
- Ç'bën këtu?
- Po më dhimbte barku, motër Hildergard.
- Më kanë ardhur menstruacionet.
- Nuk je e vetmja.
Përqëndrohu në punë dhe do të të kalojë.
Fil? Kemi provë me korin.
Do gjesh belanë nëse nuk vjen.
Nën kushte normale e
adhuroja muzikën.
Ishte nga gjërat e pakta që më
pëlqenin në atë vend.
Por në mendje kisha vetëm
Kathlin e shkretë.
- Filomina, po marrin Antoni-n.
Do iki me ta. -Jo!
Ku është?
Antoni!
Antoni!
Antoni!
Antoni!
Antoni! Antoni!
Antoni!
Kishin ardhur vetëm për Merin,
por Antoni nuk e linte të largohej.
Ishin të pandarë.
Ajo çka të bënë ishte satanike.
Jo. Jo. Nuk më pëlqen kjo fjalë.
Jo, jo, "satanike" është e drejtë.
Për sa i përket historisë, dua të them.
Disa nga murgeshat ishin
shumë të mira.
Fëmija dilte mbrapsht, dhe as që
i dhanë qetësues.
E përkryer.
Përsëri, përsa i përket historisë.
Mundemi të flasim me ato murgesha?
Po, mundemi ta provojmë.
Mbase kemi fat më të mirë se mamaja.
Shkova shumë herë atje brenda
për të pyetur ku është.
Dhe ishin shumë të sjellshme.
Nuk janë siç ishin dikur.
Thanë se do të mundoheshin t'a gjenin.
- Por nuk e gjetën?
- Jo.
Mundesh të më ndihmosh
ta gjej, Martin?
Është vërtetë një histori
me interes.
Javën tjetër do të shkoj atje me mamanë.
Përse nuk vjen me ne?
Mundesh të vizitosh Roskri-n me të.
Ka vend.
- Është Vauxhall Cavalier makina.
- Jo. Domethënë, faleminderit.
Por preferoj aeroplanin.
- Mirëmëngjes. Më fal që u vonova.
- Mirmëngjesi Martin.
- Kisha një problem me makinën me qera.
- Është shumë e bukur, apo jo Xhein?
Të kuptoj përse nuk doje
të shtrëngoheshe me ne tek e jona.
Jo, jo, nuk ishte kjo arsyeja.
- Thjesht kisha për të bërë disa gjëra.
- Je e sigurtë që nuk do të vi me ty?
Ti nuk do vish?
Jo. I thashë Xhein-it se do
jemi shkëlqyeshëm dhe vetëm.
- Apo jo, Martin?
- Po, në rregull.
Të bëra gati disa gjëra
në çantë. Shihemi në darkë.
- Faleminderit, Martin.
- Në rregull.
- Çfarë makine është kjo?
- Është BMW.
Është Gjermane.
Do ndonjë karamele "Melodia"?
Nëse e këndoj, do e luash melodinë?
Jo, do një karamele?
Po. po bëja... Faleminderit.
Kjo është për shanc.
Gjithnjë besoja se Shën Kristofer
ishte pak Shenjtor Miki Maus.
- Isha djalë prifti dikur.
- Beson në Zot, Martin?
Nga t'ia fillosh...
Gjithnjë besoja se kjo është
vërtetë një pyetje e vështirë,
për t'i dhënë një përgjigje të thjeshtë.
- Ti?
- Po.
MANASTIRI RESKEA I MOTRAVE
TË ZEMRËS SË SHENJTË
- Je në rregull?
- Shumë mirë.
Unë jam nga ato me fat, Martin.
Disa nga nënat dhe fëmijët nuk arritën
të mbijetonin në lindje.
Vështirë...
- Mundem t'iu ndihmoj?
- Jam Filomina Li.
- Kam takim.
- Po, sigurisht. Hyni.
Ky është shoku im, Martin Siksmith,
tek "Lajmet e Orës Dhjetë".
Në fakt isha tek lajmet e
BBC-së, por nuk jam më.
- Përshëndetje.
- Përshëndetje.
- Motra Kler do të vijë menjëherë.
- Ju faleminderit.
Mundem të shkoj në banjë?
- Është në katin poshtë...
- E di se ku është.
- T'iu sjell pak çaj?
- Po. Faleminderit.
Antoni!
Antoni!
Antoni!
Antoni! Antoni!
Antoni!
- Përshëndetje!
- Mirëdita!
Unë jam Motër Kler-i.
Po, përshëndetje... Unë thjesht...
Po shijoja fotografinë tuaj
të Xhein Mansfild.
Jo, ajo është Xhein Rasel.
Xhein Mansfild ishte bjonde.
Po, sigurisht. Por janë shumë të mëdhaja.
E kam fjalën që të dyja...
Shumë të mëdhaja... Kariera e tyre...
- Cila nga të dyja vdiq në aksident?
- Xhein Mansfild.
Dhe përse e keni në mur?
- Më falni nuk e dëgjova emrin tuaj.
- Martin Siksmith.
Martin Siksmith tek
"Lajmet e Orës Dhjetë".
Dikur punoja në BBC, por jo më.
Përshëndetje, Filomina.
Gëzohem.Unë jam
Motër Kler-i.
Motër Kler.
Atëherë, kur na vizitove për
herë të fundit, Filomina?
Shumë kohë para se të vije ti,
Motër Kler.
Fola në telefon me
Motër Hildergard,
por kur erdha, nuk ndihej mirë
për të më pritur.
E kemi akoma pranë nesh.
Por është shumë e pafuqishme.
- Martin, merr ndonjë bukë me gjalp.
- Me gjithë qejf.
Shumë e shijshme. Më kujton
një lloj keku italian.
Është kek me fruta të thara, Martin.
Po, e di. Është fantastik.
Kështu... Nuk e di se çfarë të
thanë herën e kaluar, Filomina,
por shumica e dosjeve tona
u shkatërruan në zjarrin e madh.
- Zjarr?
- Kjo ndodhi para se të vija unë,
kështu që kam frikë se nuk kam
asnjë të re për Antoni.
Unë ende shkoj në Meshë.
Nuk dua të krijoj
shqetësim, ose...
të atribuoj përgjegjësitë ose të akuzoj
kishën me çfarëdo lloj mënyre.
Thjesht dua të mësoj nëse është
mirë, nuk kërkoj ta shoh.
E shoh në disa vegime sikur ...
është i pastrehë dhe
askush nuk e do.
Filomina... Nuk mundemi të të
shpëtojmë nga dhimbjet.
Por ne mund ti shkojmë kësaj
udhe bashkë ... dorë për dore.
Ato murgeshat më të vjetra...
Më falni që ndërpres...
Po sikur të na ndihmonin ato
me ndonjë të dhënë?
Më të shumtat kanë vdekur.
Po... Po ato që jetojnë akoma?
Nuk mendoj se do ia gjeni
fillin me to...
A mundemi ta provojmë të paktën?
- Nuk mendoj se është e mundshme.
- Përse jo?
Me gjithë qejf do i përgjigjem të
gjitha pyetjeve që ka Filomina.
Atëherë, ju bëj unë një pyetje.
- Jeni gazetar.
- Po, jam.
- Domethënë, isha...
- Martin është Katolik.
Po. Domethënë, isha, dikur.
Do ndihesha më lirshëm nëse flisja
vetëm me Filominën.
Po? Mundem t'iu ndihmoj?
- Më fal, unë thjesht...
- Po kërkoni diçka?
- Çfarë ka këtu poshtë?
- Janë apartamente private.
Në rregull.
Do pres jashtë.
Nëna dhe foshnja,
vdiqën gjatë lindjes
Ejsling Devlin
Vdiq në moshën 14 vjeç
Më fal, thjesht po hidhja një
sy rreth e rrotull.
- Çfarë të tha?
- Tha se je gazetar.
Dhe se... do të përpiqesh
të më manipulosh.
Dhe se duhet të kujdesem
se çfarë të them.
Më dha dhe këtë.
- Do që ta hapim?
- Po.
Është një kontratë që
ke nënshkruar ti në 1955.
Thotë: Nëpërmjet kësaj kontrate
heq dorë përgjithmonë,
nga çdo të drejtë që kam mbi
fëmijën tim Antoni Li.
Gjithashtu,unë premtoj
mos të përpiqem ...
... ta shoh, të ndërhyj
në jetën e tij,
ose të bëj kërkesë për fëmijën në
fjalë, në çdo kohë në të ardhmen.
Nuk do e gjej kurrë.
Nëse të detyruan me mënyra të
ndryshme
ta firmosësh këtë, mundemi
të shkojmë ligjërisht...
Asnjë nuk më detyroi.
Firmosa me dëshirën time.
Nuk është e çuditshme?
Të gjithë dokumentat që do të ndihmonin
ta gjeje... janë shkatërruar.
Por gjithashtu çuditërisht, i vetmi
dokument që do të bllokonte ta gjeje,
është ruajtur me dashuri.
Zoti, brenda zgjuarsisë së tij
të pafundme,
vendosi ta ruante nga flakët.
E firmosa se besoja se kisha
kryer një mëkat të tmerrshëm
dhe duhej të ndëshkohesha.
Por ajo që e bëri akoma më
të tmerrshëm ishte...
se e shijova.
- Çfarë?
- Seksin.
Ishte i shkëlqyer, Martin, kujtoja
se po fluturoja në qiell.
Ishte aq i bukur, më mbante
në duart e tij...
Puna është që as që e dija që
kisha klitorisë, Martin.
Bukur.
Dhe pas seksit mendoja se gjithçka aq
e mirë duhej të ishte mëkat.
Katolikët e mallkuar!
Më fal.
30 vjet isha infermiere.
Kam dëgjuar dhe më keq.
Përse Zoti na dha epshin seksual,
dhe pastaj na kërkon
t'i rezistojmë?
Shpiku ndonjë
lojë të çuditshme
për të shpëtuar nga monotonia
e të qënit i plotfuqishëm?
Më habit... Dhe e quaj veten
mjaft të zgjuar.
Mbase dhe nuk je.
- Si shkoi?
- Me motrat e aspak mëshirë-s?
Po. Atëherë vetëm iu paskan
qerasur çaj dhe kek me mollë.
Dhe është e vetmja që të dhanë
ndonjëherë, apo jo mama?
Nuk e kanë ato fajin, Xhein.
Shpërtheu zjarr dhe të gjitha
dosjet u dogjën.
Jo, faleminderit. Është koha
që të shtrihet.
Sapo e porosita.
Nënë...
- Mirë. Natën e mirë, Martin.
- Natën e mirë, Xhein.
- Natën e mirë, Martin.
- Natën e mirë, Filomina. Gjumë të ëmbël.
- Gëzuar.
- Kishit shkuar në Manastir?
Po, po. Mesa duket gjërat paskan
ndryshuar shumë tashmë.
Edhe murgeshat kanë ndryshuar,
nuk është më si ishte dikur
vëllazëria e Magdalenës.
Ato kanë ikur tashmë
njëherë e mirë.
Kishim shumë nga ato që mundoheshin të
gjenin ku përfunduan fëmijët e tyre.
Disa nga ato gjejnë gëzim atje.
Dhe zjarri i madh që shkatërroi
gjithçka, dini si filloi?
- Me siguri hodhën shkrepse të ndezur.
- Kush?
Motrat.
- Ishte një flakë e madhe në arën e pasme.
- Domethënë Manastiri nuk u dogj?
Ndezën një zjarr të madh.
Dogjën të gjitha dosjet, me 1000-shet.
- Përse? Dua të them...
- Kjo ndodhi para shumë vitesh.
Mbase i zuri turpi që ***ën
gjithë ata fëmijë në Amerikë.
Dhe nuk donin që bota
të përhapte thashethemet.
Ajo është nëna ime.
The se shisnin fëmijë tek Amerikanët?
Shumë Amerikanë vinin në Arlington
për të gjetur fëmijë.
- Vetëm ata kishin aq para.
- Një mijë lira.
Xhein Rasel bleu foshnje
nga Deri, në 1952-shin.
Nuk më besohet se shisnin fëmijë!
U fut këtu dhe kërkoi Berbon.
Por i dhanë një gotë birrë.
Nëse ishe katolik me 1000 lireta
mundeshe të blije fëmijë.
Xhein Rasel, bleu një fëmijë
që ta merrte me vete.
Por nuk dua që të ripërsëris
thashethemet.
Jo, jo, e shoh këtë...
- Gëzuar.
- Po... Në shëndetin tuaj...
Sali, më the të telefonoja
nëse rastiste ndonjë gjë.
Dhe sapo më ra një histori
nga qielli.
- Vazhdo...
- Është shumë interesante.
Ka të bëjë me njerëz të cilët kërkojnë
pemën e tyre gjenealogjike.
- Gjithë diaspora irlandeze...
- Mos përdor fjalë të tilla si diasporë.
Nuk e di si shkruhet, dhe njerëzit
nuk dinë ç'do të thotë.
- E kam fjalën për daljen e Irlandezëve...
- Jo, me të vërtetë nuk më intereson.
- Në rregull.
- Cilët janë të mirët dhe cilët të këqinjtë?
Bëhet fjalë për një Irlandeze
të moshuar.
Infermiere pensioniste, që
kërkon djalin e saj të humbur,
që ia morrën - rrëmbyen -
në lindje, murgeshat satanike.
Si përfundon?
Dhe duhet të jetë ose shumë i gëzueshëm,
ose shumë i dhimbshëm fundi.
Sido që të dalë, drejtor i
???, ose i pastrehë, nuk ka rëndësi.
Vitet u shkrinë dhe u
zhdukën...
ndërsa heshtja pesëdhjetë vjeçare
u thye nga dy fjalë të thjeshta:
Përshëndetje, Mama.
Dhe tani po e shkruaj.
Nuk e dija se ishe aq përbuzës.
Çështja ime është se Antoni u adoptua
dhe u dërgua në Amerikë.
Manastiri punonte pothuajse
ekskluzivisht me klientë Amerikanë.
Nuk e besoj se shisnin fëmijë.
Thjesht mundoheshin t'iu dhuronin
një jetë më të mirë.
Mundoheshin të nxirrnin para.
Ka një problem.
Munda dhe fola
me agjencinë e adoptimeve në
Jork sot në mëngjes.
Ata më drejtuan tek Këshilli i
Adoptimeve Irlandeze,
të cilët më dërguan përsëri
tek agjencia e adoptimeve.
- Po tallen.
- Nuk kanë për të na ndihmuar.
Por fola me disa të njohurit
e mi të vjetër.
Dhe ka gjurmë që mundemi të
ndjekim në Amerikë.
Problemi është se nuk mundem të çaj
më thellë nëse flas në favorin tënd.
Por ty ,si nëna e tij, do ishin
të detyruar...
që t'iu japin informacione.
Sygjeron të shkosh me nënën
time në Amerikë?
Nëse do.
Redaktori im, ra dakort
të paguajë shpenzimet.
Si do të dukej nëse shkoje në
Amerikë me Martin-in?
Nuk... Nuk e di...
- Mundem të vi me ty, nëse do.
- Jo, ti ke punën.
Thjesht merakosem sepse
Martin duhet të
durojë një plakë të çmendur si puna ime.
- Nuk më dukesh e çmendur.
- Lëri këto...
Dhe as plakë.
Më duket se do doja të shkoja.
Do doja të mësoja nëse Antoni
mendonte për mua ndonjë herë.
Sepse unë mendoj për të, çdo ditë.
Uashington, sa mirë!
- Vetë i bëtë gati valixhet?
- Po.
Më ndihmoi vajza ime.
Më trajtojnë si mbretëreshë, Martin.
Ndihem si papë.
Është për të patur kujdes gofjen.
I bukur libri yt? Sapo
përfundova timin.
Eh, sikur më lodhi pak.
Është për Revolucionin e Tetor-it.
- Dhe tregtisë së kuajve...
- Dhe i imi flet për kuajt.
Është një tip, Robert, që është
i fejuar me një Dukeshë.
Babai i tij ishte thjesht një doktor,
kështu që ia ka dalë mbanë mirë.
Por ajo Dukesha është e neveritshme.
Mendjemadhe sa s'ka ku të vejë më shumë.
Vetëm shihet në pasqyrë.
Nejse, e konsideron atë
budalla e si një copë dru.
Kështu që ai fillon dhe
merret me kuajt,
që të hyjë në klasën e pasur.
Dhe sigurisht njeh një
vajzë në stallë.
Dhe ajo nuk është as
vajzë doktori.
I ati i saj është punëtor në fermë.
Dhe ka vetëm një këmbë.
Dhe sigurisht dashurohen.
Dhe tani është i pikëlluar,
të bëhet Dukë...
sepse po u martua me Dukeshën,
do bëhet lord dhe zotëri.
Dhe vajzën nga stalla e do,
por është shumë e varfër.
Dhe afron dita e madhe e dasmës...
Dhe ajo vajza...
është e mrekullueshme...
Thotë: Robert duhet të
kryejë detyrimin.
Është i fejuar.
Dhe ndërsa i marrin masat për
kostumin, ai nuk gëzohet.
Sepse gjatë gjithë kohës mendohet
për kuajt dhe vajzën e stallës.
Dhe e presin jashtë kishës të
gjithë të ftuarit.
Por problemi është se ajo
Dukesha e do Robertin
vetëm sa për inat të një tjetri
që në të vërtetë ajo ndjek.
Dhe në fund zbulon se vajza
tjetër ka ndjenja për Robertin,
por para kësaj...
babai me një këmbë vdes,
dhe i thotë Robertit:
Ndiq zemrën tënde.
Dhe Dukesha e ndjek vajzën,
dhe ajo mbledh gjërat e saj
dhe karroca e pret jashtë...
Dhe ajo ngjitet dhe pyet:
Dini se ku po shkojmë?
Dhe kthehet karrocieri, dhe ça të shikojë!
Është Robert-i!
Dhe i thotë: Do të të çoj atje ku
asnjë nuk do të të bëjë dot keq!
Nuk e prisja këtë,
kurrë ama!
Është bukur kur egziston supriza.
- Më duket interesant.
- Do ta *** hua.
- Nuk ka problem.
- Jo, tani e kam mbaruar.
Më duket sikur tashmë e kam lexuar...
"Këpuca me taka dhe patkoi"
Ka shumë seri!
- Shampanjë apo kokteil?
- Jo, faleminderit.
- Është falas.
- Të më falni!
Do marr një kokteil.
Faleminderit. Kjo është
e përkryer, Martin.
Në Rajan Air paguan gjithçka.
- Atje nuk ka vende profesionale.
- Gëzuar.
- Martin.
- Aleks, çfarë bën?
Kam pa të të parë që atëherë
kur u largove nga sektori.
Kisha qëllim të të merrja në telefon.
Jemi akoma shokë?
Shpresoj që nuk mendon se
të shita.
Mos u shqetëso, vërtetë.
- Mjegulla e luftës.
- Po... Humbje anësore.
Atëherë, me çfarë merresh?
Me gazetari të thjeshtë?
- Po...
- Jo?, ka marrë përsipër...
Në këtë moment... Është një
histori interesi shoqëror.
- Paç fat. Më duhet të shkoj tek vendi im.
- Në rregull.
Më fal, Martin, duhej të bëja
sikur nuk njiheshim?
Jo, jo, është thjesht një
shoku im i vjetër.
Një tjetër zëdhënës i qeverisë,
përpiqem t'i shmangem atyre.
- Është në vendin e parë?
- Privilegjet e pozitës.
Vetëm pse ulesh në vendin e parë,
nuk të bën person të klasit të parë.
I mirë është...
Unë mendoj se i nevojitet një
fshirje e mirë e nevojës.
Po, mbase ke të drejtë.
Mirë se erdhët në aeroportin
Dales të Uashington-it.
- Ke çokollatë tek jastëku?
- Po, kam.
- Si jeton bota këtu!
- Po...
Shiko pamjen!
Unë shoh kanalet e ajrit të kondicionuar.
Karolin e Zyrës së Dosjeve.
Duhet t'i përgjigjem. Urdhëro?
Shkëlqyeshëm! Shumë mirë e imagjinuat.
Më dërgoni listën e zgjeruar.
Flasim në mëngjes.
Në rregull.
Shkojmë një xhiro për të hequr
qafe Xhet Lag-un?
Doje të vizitoje bustin e Linkolnit.
Mundemi të shkojmë tek Linkoln-i.
Ose mundemi të shikojmë
"Mos i qëlloni gjyshes."
Bëhet fjalë për një burrë ***,
që hiqet si një zonjë e shëndoshë.
Dhe të gjithë e ndjekin!
Është shumë qesharak, Martin.
Nuk është i mrekullueshëm?
Gjithnjë doja ta shihja në
kolltukun e tij të madh.
Ishte burrë i madh.
Me gjithë kuptimin e fjalës.
1,93 m. Presidenti më
i gjatë i Amerikës.
Mundesh ta dallosh.
Kuptohet akoma dhe i ulur.
Vajza e një shoku, i bëri dhuratë
një udhëtim në Florida,
për 70-të vjetorin e tij.
Më tha: "Fil, nuk do e besosh
madhësinë e racionit."
Hajde të të nxjerr një
fotografi të shpejtë.
- Për artikullin?
- Po. Shko pak më mbrapa.
Jam pak në merak,
sepse nëse e gjejmë
mbase nuk do të dojë të flasë
nëpër gazeta.
Familja është diçka shumë personale.
Ulu mbrapa.
Është vërtetë shumë personale, por
për t'i lokalizuar duhet një
proçes që kushton.
- Quid pro quo.
- Ç'do të thotë kjo?
Fjalë për fjalë, do të thotë
"Çfarë jep, merr."
Mos u shqetëso. Nuk do shkruaj
asgjë që nuk do të të pëlqejë.
Dua vetëm të shkruaj të vërtetën.
Kjo më shqetëson.
Të buzëqesh apo të jem serioze?
Të nxjerrim një të qeshur
dhe një tjetër... më serioze.
Po filloj dhe kam frikë tani
që po afrohemi.
Do ishte më e lehtë nëse
dija se Antoni ka
probleme apo është në
burg ose Zoti e di se ku.
Do isha e lumtur nëse dija se
është diku dhe është mirë.
Po nëse u vra në Vietnam
ose u kthye me këmbë të prera?
Ose jetonte në rrugë?
Mos u shqetëso, se nuk dimë asgjë.
- Do mësojmë kur ta gjejmë.
- Po sikur të ishte drogaxhi?
Po sikur të ishte obez?
- Obez?
- Pashë dokumentarin,
që thoshte se Amerikanët
janë të shëndoshë.
Po sikur t'i ketë ndodhur kjo?
Çfarë të bën ta besosh këtë?
Madhësia e racionit!
Të lutem?
Jo, kam peshqir,
Filomina.
Po, ka dy në çdo dhomë.
Dhe pandofla.
Të ka prekur Xhet Lag,
përpiqu të qetësohesh.
Në rregull. Natën e mirë.
Zemër. Çfarë bëni?
Mirë jemi. Dani do shkojë
në një provë Ragbi.
- Shkëlqyeshëm.
- Ç'po bën Filomina?
Më në fund, tani e kuptova
çfarë bënë një mungesë e përjetshme
e Riders Dajaxhest,
Deili Meil dhe novelave të tjera,
në mendjen e njeriut.
I thotë vazhdimisht personelit të
hotelit sesa të respektueshëm janë.
Kujton se janë vullnetarë.
Tha sot, tek katër njerës,
se është një në milion.
Cilat janë shanset për këtë?
Mos i jep rëndësi.
Është një zonjë e mirë Irlandeze.
- Çdo gjë në rregull?
- Martin...
Doja thjesht të të thoja
diçka që nuk të thashë më parë.
Më pas mendova të të telefonoja,
por harrova numrin.
Doja të të thoja faleminderit që
më ndihmon të gjej djalin tim.
E di që të shkarkuan. Jo nga
lajmet, nga puna tjetër.
- Humbja e tyre është përfitimi im.
- Faleminderit.
- Natën e mirë, Martin.
- Natën e mirë, Filomina.
Përshëndetje, Karolin.
Jam Martin Siksmith.
Atë po shoh. Zarfin me
fotografitë e emigrimit.
E di që e kontrolluat.
Mundeni të ma dërgoni?
Nuk kemi Meksikanë në Angli.
Kemi Indianë.
Të gjithë e adhurojnë kerrin.
Martin!
Kanë omeletë, petulla dhe biskota
me mbushje të ndryshme.
Edhe drithëra, Beikon, salçiçe!
Çfarë të dojë e bardha zemër!
- Mëngjesi është i përfshirë?
- Po, por është shpejt për mua.
- Nuk më është zgjuar akoma stomaku.
- I imi zgjohet më shpejt se unë.
Do marr omeletë me sallam
dhe djath zvicerian. Do doje?
- Faleminderit. Nuk kam uri.
- Ndonjë manaferrë?
- Kafe?
- Jo, faleminderit.
Nëse doni mëngjes, kemi dy bufe,
një të ftohtë dhe një të ngrohtë.
- Fruta të freskëta, drithëra...
- M'a tha.
- Omeletë të zgjedhjes suaj...
- E di shumë mirë se çfarë ka.
Dhe petulla të freskëta.
- Faleminderit. Kemi bisedë.
- Më falni zotëri.
Mos ji pakulturë.
Është shumë e mirë.
E di.
Është një në milion.
- Një në 100.000.
- Çfarë do të thuash?
E thatë te pothuajse dhjetë veta,
kështu që po bëj veprimin.
Duhet të jesh më i
sjellshëm me njerzit...
sepse mundet një ditë
të të nevojiten.
Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë.
Do preferoja të ishe i paedukatë
me mua dhe jo me personelin.
Po mundohem të të ndihmoj për djalin
tënd. Prandaj jemi këtu.
Mundem, të lutem,
të kem pak qetësi?
- Në Meksikë linde?
- Nga Ciuaua jam.
Më pëlqejnë shumë Naços.
Mbesa ime, Natali,
m'i mësoi.
Ke shkuar ndonjëherë në Meksikë?
Mendoj se është e mrekullueshme.
Përveç rrëmbimeve.
Antoni Li - Zarf i Emigracionit
Promovuar sipas kërkesës suaj
Mjeku dhe Znj Hes mbërritën
në Aeroportin e Miduej
me dy pjestarë të rinj të
familjes së tyre, Meri dhe Majkëll.
Fëmijët u adoptuan në Irlandë.
Majkëll Hes
Datëlindja 7/5/52
Majkëll Hes
Parti Republikane
I lindur në Irlandë më 1952.
Erdhi në Amerikë në 1955
me prindërit e tij strehues.
Këshilltar ligjor i
Presidentit Xhorxh U. Bush.
Majkëll vdiq në
15 Gusht 1995.
- Urdhëro.
- Faleminderit.
Mbaruan manaferrat kështu
që të solla boronica.
Të më falësh.
Është ora e qetësisë?
Ky është Antoni im.
- Është i vdekur. Apo jo?
- Po. Më vjen keq.
Më vjen keq.
Më vjen shumë keq.
- Është i vdekur.
- Kush?
Djali i saj.
Vdiq para tetë vitesh.
Nga se vdiq?
Nuk e di. Nuk e zbulova.
Jam në aeroport.
Në aeroport?
Do që të kthehet,
të jetë me bijën e saj.
- Çfarë u bë me historinë?
- Është i vdekur.
I vdekur ose i gjallë,
e gëzuar apo e pikëlluar...
...që të dyja na bëjnë.
Puno mbi të. Gjej një histori.
Nëse qëndroj këtu dhe ajo ikën,
nuk do të kem përgjigje.
Atëherë mbaje aty.
Çfarë? Është e shqetësuar.
Thua se e ka humbur mendjen fare.
Shkëlqyeshëm.
Shënoje këtë frazë.
- Firmose kontratë.
- E ke me gjithë mënd?
Po. Më telefono kur të kesh diçka.
Të më falësh.
Ishte redaktoria ime.
Me siguri do të përdorësh fotografinë
serioze tani.
Po, ashtu mendoj.
Më kujtohet ajo dita në Luna Park.
Babai i tij më bëri të qesh duke
bërë si një burrë i moshuar.
Edhe unë e bëra të qeshte
duke bërë si grua plakë.
Tani jam. Nuk e di nëse Antoni
më mendoi ndonjëherë.
Dhe nuk do të mundem dot kurrë
t'i them se më vjen keq.
Ngritja fillon pothuajse
pas një ore.
Martin, duhet të blejmë
bileta të ndryshueshme?
Po. Kështu mendoj.
Në mënyrë që të mundesh të ndryshosh
fluturimin nëse ndryshojnë planet?
Po.
Unë mendoj se nuk duhet
të fluturojmë sonte.
Sepse rri këtu, dhe pres për një
shenjë, por nuk mora asnjë.
Dhe mora vendimin të qëndroj
dhe pak akoma.
- Nëse këtë do të bësh.
- Po, dua.
Dua të flas me dikë që e njihte.
Atëherë do qëndrojmë.
Kam një fotografi të tij
nëse do ta shikosh.
Po, të lutem.
Me Presidentin Rigan.
Është nga një grua që mundet
të takojmë nesër.
Nga Marsia Ueler.
Ish kolegia i Antoni-t.
Duket shumë i zgjuar.
Do pak Brandi?
Për fat të keq përfundoi.
Martin.
Ky burri të ngjan shumë.
Unë jam.
Majkëll Hes.
E kam takuar.
- Ku?
- Në Shtëpinë e Bardhë.
Para dhjetë vitesh.
Kur punoja në BBC.
Si ishte?
Nuk e mbaj mend.
Ishte diçka me Republikanët.
Diçka duhet të të kujtohet.
Ishte tek dera kur shkuam.
I dhamë dorën njëri tjetrit.
Çfarë lloji takimi kishte?
Ishte e fuqishme. Do më kujtohej
po të ishte e pafuqishme.
Kishte dorë të fuqishme
Po tjetër?
Ishte i zgjuar.
Gjithmonë e kisha të zgjuar.
Të kujtohet diçka që tha?
- "Përshëndetje." E tha me gjallëri.
- "Përshëndetje." "Përshëndetje."
Ishte i sjellshëm.
Ishte i zgjuar dhe kishte
dorë të fuqishme.
Tha "Përshëndetje"
dhe ishte i mirë.
- Ishte i sjellshëm.
- Martin!
E njihja djalin tuaj për
pothuajse 10 vjetë.
Ai ishte këshillëtari ligjor për
qeveritë Rigan dhe Bush.
Nuk ishte keq.
Apo jo, Filomina?
Kurrë nuk do të kishte një punë të
tillë nëse qëndronte me mua.
Do punonte për Mak Kleverli-n.
Zyrë e njohur avokatësh në Kastëllbar.
- Foli ndonjëherë për Irlandën?
- Nuk besoj.
Por kam numrin e motrës së tij, Meri-t,
që erdhën bashkë nga Irlanda.
- Mundem t'ju sjell në kontakt.
- Shkëlqyeshëm.
Duket i lumtur këtu.
- Kush është ky?
- Shoku i tij, Pit.
- Ishe e dashura e tij, Marsia?
- Jo.
Nuk e di nëse e dini,
por ishte homoseksual.
E shoqëroja atë në
ngjarjet zyrtare,
sepse nuk lejoheshin gei në
Partinë Republikane.
Ishte shumë simpatik
dhe me virtyte.
Kishte fëmijë?
Filomina, sapo na tha se
ishte homoseksual.
Gjithnjë e dija këtë, thjesht
pyes se mos ishte 'baj'.
Shumë nga infermieret që
punoja e quanin gei,
por njëra nga ato, Brandon,
më tha se ishte amfifilofilos.
Nuk mendoj se e nxorri nga
mendja e saj, Marsia.
Nuk kishte fëmijë.
Më vjen keq.
- E donte Pit-i?
- Po.
Fil, nga e dije se ishte homoseksual?
Ishte shumë djalë i ndjeshëm.
Dhe ndërsa vitet kalonin, pyesja
veten nëse ishte vërtetë ashtu.
Kur e pashë në fotografi me tutat,
Nuk kisha më asnjë dyshim
brenda meje.
Si të duket, Piter?
Nuk ka dhe aq qef, ë?
Në kundërshtim me ty.
Përse e mbajte sekret për 50 vjetë?
Ishte mëkat ai që bëra.
Që e lashë të ikte.
Dhe pastaj mendova që nuk
është mëkat që edhe po ta fsheh.
Sepse u thoja gënjeshtra të gjithëve.
Atëherë iu futa proçesit të
mendoja se ç'ishte më e keqe.
Të lindja apo të them gënjeshtra?
Më në fund nuk vendosa.
Martin, doja të të pyesja...
nëse mundet të mos shkruash emrin
tim të vërtetë në artikull.
Të më quash Nansi.
Gjithnjë më pëlqente ky emër.
Kam një mbesë Nansi. Se mos
kujtojnë se është ajo.
Si të duket An? An Bolen.
Emër i bukur. Ndonjëra do e ketë.
Do duhet të përdor emrin tënd të
vërtetë. Kështu vete.
Meri?
Jam Martin.
Kjo është Filomina Li. Nëna e
Antoni... E Majkëllit doja të thosha.
Po.
Kjo është nëna jonë.
E kam fjalën, njerka jonë.
- Ishte nënë e mirë, Meri?
- Nuk do ju gënjej.
Nuk kishim dhe vitet më të
mira fëminore. E mirë ishte.
Por babai ynë, doktori,
ishte i ashpër.
Mos e ngacmoni më!
Këtu është me Pit Olson.
Majk dhe Pit ishin...
Çdo gjë në rregull, Meri. E di
që Antoni ishte homoseksual.
Njohëm Marsia-n.
Ishte vitrina e tij. Apo jo?
Po. Pothuajse kështu.
Duhet të ketë qenë e tmerrshme që
mundohej të fshihej një jetë të tërë.
- Me siguri vdiq nga AIDS.
- Po.
Nuk ishte i lumtur vitet e fundit
që punonte për Rigan.
Ishte i shqetësuar.
Republikanët nuk dhanë fonde
për kërkimin shkencor të AIDS
sepse ata e bashkangjisnin me mënyrën
e jetesës homoseksuale.
E drejtë. Sepse disa nuk
vinin prezervativ.
Sepse thonin se shkatërron ndjesinë.
Ku e varrosën Meri?
Babai donte të varrosej
në varrin familjar,
por Pit nuk e lejoi.
Kishte mosmarrëveshje mes tyre.
Unë nuk shkova. Nuk doja të
përzihesha. Flisni me Pit-in.
E kemi numrin e tij.
Mundemi ta vizitojmë.
Të të pyes diçka Meri?
Dua që ta di.
Kujtoi ndonjëherë Antoni,
Irlandën? Se ku e ka prejardhjen.
Të them të vërtetën, jo,
Nuk flisnim shumë për këtë.
E përse ta bënit?
- Do sheqer? Qumësht?
- Nëse nuk e ke problem.
Të falenderojmë për mikpritjen.
Tingëllon ashpër që ishte me dikë
që e njihte nënën e saj
por nuk bëri fare
pyetje për të.
Përse? Përse të bëjë pyetje
për dikë që nuk e njeh?
Dua të shkoj të rrëfehem.
Kemi në rrugë një kishë.
- Përse të rrëfehesh?
- Për mëkatet e mia.
Mëkatet? Kisha katolike duhet
të rrëfehet! Jo ti!
Të më falësh, ati im, që mëkatova.
Burgosja gra kundër dëshirës së tyre.
I kisha për skllave dhe i
shita për ofertën më të mirë.
- Uroj që mos të të dëgjojë Zoti.
- Nuk besoj në Zot.
- Shiko, nuk ka rrufe!
- Çfarë po mundohesh të tregosh?
Se nuk të nevojitet feja, vetëm
një jetë me ekulibër dhe e gëzuar.
- Dhe ti e ke?
- Jam gazetar.
Bëjmë pyetje,
kemi disa parime.
Ajo që ngelet është e vërteta.
Çfarë thotë Bibla?
Lum ata që nuk shohin
por që besojnë,
një "Urra" për besimin
qorr dhe paditurinë.
Ti në çfarë beson?
Duke na u treguar i zgjuar?
Të nxjerrësh fotografi kur të duash?
Lexova një broshurë qesharake në
lidhje me tërmetin në Turqi.
"Zoti i tejkaloi përsëri terroristët."
Përse Zoti ndjen nevojën të
zhdukë qindra mijëra,
njerëz të pafajshëm, këtë nuk kuptoj.
Le ta pyesim për këtë
ndërsa jemi brenda.
Mbase do thotë
"Mister dëshira e Zotit".
Jo, mendoj se do thoshte
se je idjot.
Përshëndetje.
Ju lutem?
- Përshëndetje Sali.
- Çfarë ke për mua?
Ishte avokat i shkëlqyer për
qeverinë e Rigan dhe Bush.
Po tallesh.
Perfekte.
E megjithatë ishte homoseksual
seropozitiv që vdiq nga AIDS.
Histori e shkëlqyer për
numrin e fundjavës.
- Dhe e kisha njohur.
- E kishe njohur?
Domethënë, egziston një
afrim personal.
Po. Është një.
Por bota duhet të mësojë çfarë
i ndodhi asaj. Është padrejtësi.
Dhe me murgeshat e këqija
çfarë bëhet? Ku janë?
Ato janë akoma atje.
Nuk shkuan asgjëkundi. Dhe ...
Janë bërë pak më të këqija.
Shkëlqyeshëm, Martin.
Do të të marr pas pak.
Fol zemër.
Mos ki frikë.
Të kesh besim.
Zoti do të të falë.
Fil, je mirë? Ke të drejtë.
U solla si idjot. Të më falësh.
U mendova ca.
Do marr një kredi nga
Bradford & Bigli, Martin.
Dhe ngaqë nuk kam hipotekë, mundem
të marr 10.000 më shumë.
Fredi-t i nevojiteshin.
Ka serë.
Unë nuk kam. Kështu që do të
mundem t'i *** të gjitha paratë.
Kjo do mbulojë gjithë shpenzimet
e fluturimeve dhe hotelet.
Kështu që nuk do nevojitet të
publikosh historinë tënde.
- Nuk dua t'a marrë vesh njeri këtë!
- Nuk bëre ndonjë gabim.
Ke të drejtën të mësosh se
cili ishte djali yt.
E dëgjove se ç'tha Meri.
Se kurrë nuk më mendonte.
Nuk ishte Antoni im.
Ishte Majkëll i dikujt tjetër.
I pështirosej kur më kujtonte.
- Këtë nuk mund ta dish.
- Nuk duhej ta lija kurrë.
Duhet të flasim me Pit Olson.
Mundem t'iu ndihmoj?
Përshëndetje. Dua të mbyll një
takim me Pit Olson.
Po, morra shumë herë pa përgjigje.
Jam në një rrugë pa dalje.
Po.
Po, po.
Bukur. Nëse më jepni celularin e tij,
nuk mendoj se do të ketë problem.
E di, por nuk kuptoj ...
përse nuk na pranon mua dhe
Filominën për vetëm një orë.
Nuk është...
Filomina?
Je mirë?
Më vjen keq zotëri.
Nuk përgjigjet njeri.
Nuk mendoj se shkoi diku e vetme.
Nuk mendoj se pësoi diçka.
Por është e moshuar dhe Irlandeze.
Dhe është familjarja juaj.
Përndryshe nuk mundem ta hap.
Po. Është nëna ime.
Shërbimi.
Fil?
Nënë?
mund të futem?
Nënë?
- Këtu je!
- Ç'po ndodh?
Isha në merak ku ishe.
- Është mirë nëna juaj?
- Po, faleminderit.
Në rregull, zotëri.
Duhej t'a thoja që të më linin të hyja.
Nuk duhej të mbyllje derën e ballkonit,
përderisa nuk dëgjon kur trokasin.
Doja të qaja pak.
Në rregull.
Do vish brenda?
- Mendoje se do hidhesha?
- Sigurisht që jo.
- E gjete Pit Olson?
- Mora në zyrë. Nuk ishte atje.
Nuk do të më takojë, kështu?
Disa njerëz kanë problem me
të kaluarën.
Por ti jo, ama.
Jam i sigurtë se do të shfaqet.
Taksia po të pret.
E mora të verdhë.
Martin, dua të të them diçka.
Vendosa diçka dhe çfarëdo që të më
thuash nuk ndryshoj mendje.
Vlerësoj gjithçka ke bërë për
mua dhe faleminderit për përkujdesin.
Shijova gjithçka, por nuk po
zhvillohet ashtu si dua unë.
Mendoj se nesër duhet të
fluturojmë për në Angli.
Urdhëro.
Erdhi fundi.
Mos u mundo të më ndryshosh mendje
duke më thënë jo kshu, jo ashtu...
ngaqë shkove në Oksbrixh
ndërsa unë jo.
Telefonatë nga Sali Miçel
Shkova në Oksford.
Oksford.
Oksbrixh është një aliazh morfologjik
për Oksfordin dhe Kembrixhin.
Nuk më bëhet vonë për asgjë nga këto.
Nesër duhet të vizitojmë Pit Olson.
Të shkosh vet. Nuk mundem të bëj
aq rrugë që të dëgjoj...
dikë të më thotë se nuk u interesova
për Antoni-n dhe e braktisa.
- Çfarë është kjo?
- Cila?
- Në anë të gotës.
- Çfarë?
Kjo.
Harpë kelte.
Më mirë të shkojmë në shtëpi.
Mos të bezdis dhe ty.
Të shoh Dejvid Atenbro në televizor
dhe do jem mirë.
Dhe çfarë është kjo?
Një harpë kelte.
Përse dikush, të cilit nuk i intereson
prejardhja e tij...
do vishte diçka kaq Irlandeze?
Mbase i binte harpës.
Ishte homoseksual.
Nuk i binte harpës.
Kjo është.
Nuk do mundja kurrë t'i ofroja
një jetë të tillë.
Shiko, Martin.
Një Mazda e kuqe e vogël.
Ai është.
Pit Olson.
Flasim!
- Çfarë bëjmë tani?
- Do i shkojmë nga pragu.
Çfarë është kjo?
Ajo që bëjnë gazetarët kur u shmangen.
Nuk do vonohem.
- Piter Olson?
- Po.
Jam Martin Siksmith.
Kam ardhur me Filomina Li.
Nënën e ish partnerit tënd, Majkëll Hes.
Ndaloni!
- T'ju bëj një pyetje?
- E heq këmbën?
Hec tani.
Të lutem?
Mundeni të ikni?
Përndryshe do thërras policinë.
Më fal.
Nuk ndihmova dhe aq shumë.
S'ka gjë.
Të paktën u mundove.
Ç'po bën?
Prit këtu.
Ik nga prona ime, përndryshe...
Dua thjesht të flasim për djalin tim.
Ma rrëmbyen dhe që atëherë e kërkoj.
Shikoje, Martin!
- Fil?
- Çfarë?
Ç'po ndodh?
Shkuat në Irlandë.
Shkuat në Roskri.
Po, e çova.
Të kërkonte ty, Filomina.
- Këtë murgeshën e pashë në Roskri.
- Motër Hildergard.
Është më e moshuar tani.
E sigurtë ajo është.
Gjithnjë më thoshte se nuk e
dinte se ku ndodhej Antoni.
Na thanë se nuk mundeshin
të të gjenin.
Thanë se e braktise foshnje.
E kërkonte! Një jetë të
tërë mundohej ta gjente!
Nuk e braktisa fëmijën tim.
- Atje është tani.
- Çfarë do të thuash?
Kisha këtë mosmarrëveshje
me babain e tij...
që donte të varrosej në SHBA.
Por dëshira e djalit tuaj ishte
të varrosej në vendlindje.
Në Roskri u bë varrimi.
- E bëmë rrethin?
- Po.
Fundi i eksplorimit tonë,
do të jetë kur të arrijmë atje nga
filluam dhe do të zbulojmë atë
vend për herë të parë.
Kjo është e shkëlqyer, Martin.
- Tani e mendove?
- Jo, është e Eliot.
S'ka gjë.
Përsëri është shumë e bukur.
- Futemi?
- Nuk do bësh sherr, kështu?
Dua vetëm të bëj disa pyetje.
Nuk dua as çaj, as kek.
- Hyr, Filomina.
- Faleminderit.
Motër Kler kërkoi që ta prisni.
Martin, të mbash mend se nuk
është faji i tyre.
Nuk e dinin se Antoni
kishte emër tjetër.
Njëra nga ato e dinte.
Mirupafshim Motër.
Shihemi në meshë.
Më falni, ç'po bëni?
Nuk lejohet të jeni këtu.
- Thjesht u fut brenda.
- Sjellje e papranueshme!
Motër, nuk do ju bëj keq.
Dua t'iu bëj një pyetje.
Jam shok i Filomina Li.
Ju pash në video me djalin e saj.
Ndërsa e dinit që po kërkonin njëri-tjetrin,
përse i mbajtët të larguar?
Do thërrasim rojet nëse nuk
ikni menjëherë.
Nuk iki deri sa të më përgjigjet.
Urdhëro?
Sjellja juaj është e neveritshme.
E neveritshme është t'i
shtiresh dikujt që po vdes.
Kishit mundësinë t'i jepnit
disa çaste të çmuara
me nënën e tij para se të vdiste.
Por zgjodhët të mos e bënit!
Kjo është e neveritshme!
Hajdeni Motër.
Nuk është e nevojshme t'a dëgjoni.
- Jo dhe aq Kristiane!
- Prit!
Të të them diçka.
E mbajta betimin e virgjërisë
time për të gjithë jetën.
Mohimi dhe vetëdënimi i mishit.
Kjo na sjell më afër me Zotin.
Këto vajza duhet të fajësojnë
veten e tyre.
- Dhe dëshirat e tyre!
- Motër Hildergard, të lutem.
- Sigurisht, bënë seks.
- Ç'a u bë, u bë.
- Çfarë doni të bëjmë tani?
- Asgjë.
Nuk ka asgjë që duhet bërë
ose duhet të shprehet.
E gjeta djalin tim,
prandaj erdha këtu, Martin.
Një minutë. E di Çfarë duhet të bëni.
Të kërkoni falje.
Boll i mbuluat dhe dilni...
jashtë e pastroni të gjitha
ferrat dhe mbeturinat...
nga varret e vajzave që lindën.
Vuajtjet e tyre ishin çmimi
për mëkatet e tyre!
Një nënë ishte vetëm 14 vjeçe!
Martin, mjaft!
Zoti dhe Jezu Krishti do më gjykojnë,
jo tipa si puna juaj.
Vërtetë? Sepse mendoj se po
të ishte këtu Krishti,
do të të hidhte nga karroca
dhe nuk do të shpërblente!
Ndalo! Ndalo!
Më vjen keq...
Nuk doja ta sillja,
që të bënte sherr.
Përse kërkon ndjesë?
Antoni vdiq nga AIDS, dhe
prapë nuk i tha për ty.
Por kjo më ndodhi mua, jo ty.
Çështja ime është se çfarë do të bëj.
Është zgjedhja ime.
Domethënë thjesht nuk do bësh asgjë?
Jo.
Motër Hildergard.
Dua që ta dish...
se të kam falur.
Çfarë? Vetëm kaq?
Nuk është vetëm kaq. Është e vështirë.
E kam të vështirë.
Por unë nuk dua t'i urrej njerëzit.
Nuk dua të jem si ti.
- Shiko veten tënde.
- Jam i nevrikosur.
Duhet të jetë e lodhshme.
Motër Kler, nëse keni mirësinë,
më tregoni varrin e djalit tim.
Unë nuk do të mundesha
t'ju falja.
Përktheu: iLLyria
Gjithçka në rregull,
u qetësova tashmë.
Thjesht doja të blija diçka.
Majkëll ?. Hes
Burrë i dy shteteve dhe i shumë talenteve.
E dinte se do e gjeja këtu.
Nuk do e publikoj historinë.
Kjo është mes teje dhe atij.
Të mora diçka.
O, Martin!
Faleminderit.
E di çfarë, sapo e vendosa.
Do doja ta tregosh historinë
time, përfundimisht.
Bota duhet të mësojë se
çfarë ndodhi këtu.
Të thashë që e përfundova
atë librin, "Shela dhe gjergjefi"?
Do doje ta lexoje?
Përse nuk ma shpjegon ti më mirë?
Është Tjerrësja.
Është e zakonshme.
Është e bukur në fakt.
- Më pëlqejnë vajzat e zakonshme.
- Po. Atëherë.
Dhe i thonë se duhet të
punojë gjithë natën.
Që të tjerri një pelerinë të mrekullueshme
nga mëndafshi më i mirë.
Që ta veshi zotëria në
ditën e dasmës.
Në mëngjes i tregon pelerinën,
dhe e pyet: Si ju duket, Madhëria ime?
Dhe ai përgjigjet:
Është e mrekullueshme!
Nuk kam parë diçka më të bukur se
kjo në gjithë jetën time!
Por ja imagjino! As që
shikon pelerinën.
Shikon atë!
Nuk e prisje këtë,
Martin, me asgjë në botë ama!
Martin Siksmith botoi
"Fëmija i humbur i Filomina Li" në 2009.
Mijëra fëmijë të tjerë të
adoptuar nga Irlanda dhe
nënat e tyre të "turpëruara"
akoma mundohen të bashkohen.
Filomina Li jeton në Anglinë e Jugut
me fëmijët dhe nipërit e saj.
Vazhdon të vizitojë varrin e
djalit të saj në Roskri.
Martin Siksmith tani punon si
shkrimtar dhe gazetar.
Ka publikuar disa libra mbi
historinë ruse.
Përktheu: iLLyria
Shkarkuat nga: www.Kino-al.com; www.titra.al