Tip:
Highlight text to annotate it
X
Zotëri Dufrein,
përshkruani ballafaqimin që patët
me gruan tuaj natën që ajo u vra.
Ishte shumë i hidhur.
Më tha se ishte e lumtur që unë e mora vesh,
se ajo nuk donte ta mbante më të fshehtë...
Dhe se ajo kërkonte një divorc në Reno.
Dhe përgjigja juaj ishte?
I thashë që nuk mund
t'i garantoja një të tillë.
"Shihemi në ferr më parë
se të shihemi në Reno."
Këto ishin fjalët që keni përdorur,
zotëri Dufrein, sipas komshinjve tuaj.
Nëse e thonë ata. Nuk më
kujtohet mirë. Isha me nerva.
Çfarë ndodhi pasi
bëtë fjalë me gruan tuaj?
Ajo bëri gati valixhet.
Bëri gati valixhet për të shkuar
e qëndruar me... zotëri Kuentin.
Glen Kuentin.
Profesionist golfi
te Klubi Snoudon Hills.
Burrin që zbulove se
ishte dashnori i gruas suaj.
E ndoqe pas?
Shkova në disa bare më parë.
Më pas, shkova në shtëpinë
e tij për t'u ballafaquar.
Nuk ishin aty, ndaj unë...
parkova diku aty,
dhe prita.
Me çfarë qëllimi?
Nuk jam i sigurt.
Isha konfuz.
I pirë.
Mendoj... më shumë,
doja t’i frikësoja ata.
Kur mbërritën, ti shkove lart
në shtëpinë e tij dhe i vrave.
Jo. Po më dilte alkooli.
U ktheva në makinë, dhe
shkova në shtëpi për të fjetur.
Rrugës, ndalova, dhe
hodha armën në Lumin Royal.
Mendoj se kam qenë
shumë i qartë në këtë pikë.
Epo, pjesa e mjegullt është kur
pastruesja vjen mëngjesin tjetër
dhe gjen gruan tuaj në krevat me dashnorin
e saj, rrethuar nga gëzhoja të kalibrit .38.
Të duket gjë një rastësi e pabesueshme,
zotëri Dufrein, apo jam vetëm unë?
Po, më duket.
Akoma vazhdon me deklaratën se e hodhe armën
në lumë përpara se vrasjet të ndodhnin?
- Shumë e volitshme.
- Është e vërteta.
Policia kërkoi në lumë për tre
ditë, dhe asnjë armë nuk u gjet.
Ndaj, nuk mund të bëhej
një krahasim midis armës tuaj
dhe plumbave të marrë nga
kufomat e gjakosura të viktimave.
Dhe kjo gjë gjithashtu,
është shumë e volitshme.
Apo jo, zotëri Dufrein?
Meqenëse jam i pafajshëm
për këtë krim, zotëri,
nuk mund ta besoj
që arma nuk u gjet kurrë.
Zonja dhe zotërinj,
keni dëgjuar të gjithë dëshminë.
Të akuzuarin tonë e kemi
në skenën e krimit.
Kemi shenjat e këmbëve,
gjurmët e gomave,
plumba të shpërndarë përtokë të cilët mbajnë
shenjat e gishtave, një shishe të thyer uiski burbon,
me shumë gjasa të ketë
shenjat e tij të gishtërinjve.
Dhe mbi të gjitha,
kemi një grua të re bukuroshe
dhe dashnorin e saj
të vdekur në krahët e njëri-tjetrit.
Kishin mëkatuar.
Por a ishte krimi i tyre aq i madh
sa të meritonin një dënim me vdekje?
Tani, ndërsa mendoheni për atë gjë,
kini parasysh edhe këtë.
Një revolver mban gjashtë plumba.
Jo tetë.
Shtoj se ky nuk ka qenë një
krim gjaknxehtë pasioni.
Mund të vetëkuptohet,
në mos anashkaluar.
Jo. Kjo ishte hakmarrje
e një natyre shumë më brutale dhe
gjakftohtë. Merreni në konsideratë.
Katër plumba për viktimë.
Jo gjashtë të shtëna,
por tetë gjithsej.
Kjo do të thotë që
ai shtiu sa arma u zbraz,
dhe më pas ndaloi për ta rimbushur,
në mënyrë që të gjuante secilin
edhe nga një herë.
Nga një plumb tepër për secilin.
Mu në kokë.
Më lë përshtypjen e një njeriu shumë të akullt
dhe të pamëshirshëm, zotëri Dufrein.
Më zien gjaku
thjesht duke ju vështruar.
Nga fuqia që më është dhënë
nga qyteti i Mainit,
në këtë mënyrë unë të *** dy dënime
të përjetshme, të njëpasnjëshme.
Një për secilën viktimë.
Kështu të bëhet.
Uluni.
Shikojmë në skedën tuaj se keni shërbyer
20 vjet të dënimit tuaj të përjetshëm.
Po, zotëri.
Mendon se ndihesh i rehabilituar?
Po, zotëri. Absolutisht, zotëri.
Dua të them, e kam mësuar mësimin tim.
Me çiltërsi mund t'ju them se
kam ndryshuar si njeri.
Nuk përbëj më rrezik për shoqërinë.
Kjo është e vërteta e sinqertë e Zotit.
Hej, Red. Si shkoi?
I njëjti muhabet i vjetër. Ditë tjetër.
Po. E di si ndihesh.
Do më refuzojnë javës që vjen.
Po, më refuzuan javës që kaloi.
Ndodh.
Hej, Red. Më jep një paketë.
Mu hiq sysh, në rregull?
Të kam dhënë pesë paketa.
- Katër.
- Pesë.
Duhet të ketë një të dënuar si mua
në çdo burg të Amerikës.
Jam ai i cili mund të sigurojë
gjëra brenda burgut.
Cigare, ndonjë qese marijuana,
nëse kjo është ajo që kërkon,
një shishe alkooli për të festuar
diplomimin e fëmijës tënd.
Pothuajse çdo gjë, brenda mundësive.
Po, zotëri. Si një dyqan i rrjetit
Sirs dhe Robak.
Pra, kur Andi Dufrein
erdhi te mua në 1949
dhe më pyeti për të futur kontrabandë
Rita Hajvorth në burg për të,
i thashë, "Pa problem".
Andi erdhi në Burgun Shawshank
në fillimin e 1947, për vrasjen e gruas së tij
dhe personit me të cilin ajo pallohej.
Jashtë ai ishte zëvendës-president
i një banke të madhe të Portlandit.
Një punë e mirë për
një njeri në moshë aq të re.
Hej, Red.
Flet anglisht, biftek bythe?
Ndiq këtë oficerin.
Nuk kam parë grumbull më për të ardhur keq
vemjesh të kalbura gjatë gjithë jetës sime.
Hej, peshk! Hajde këtu.
Hajde, peshk.
Pranon të hedhim bast sonte, Red?
Cigare apo monedha?
Zgjedhje e dyfishtë.
Cigare. Për dy paketa.
Në rregull. Cili është kali yt?
Ai merumi i vogël atje...
I teti në front.
Ai do të jetë i pari.
- Idiotësi. E pranoj bastin.
- Unë gjithashtu.
Më ke borxh disa cigare, bir. Më beso.
Hejvud, je aq i zgjuar, sa të zgjedhësh.
Zgjedh... Atë trashaluqin aty.
I pesti në front.
Vë bast çerek pakete.
Peshk i freskët!
Peshk i freskët sonte!
Do i peshkojmë sonte!
Më duhet ta pranoj, nuk mu duk kushedi
se çfarë Andi, herën e parë që e pashë.
Dukej sikur një fllad i vogël
do e rrëzonte përtokë.
Kjo ishte përshtypja ime e parë për të.
Si thua, Red?
Ai tipi i gjatë që duket sikur ka
një lugë të argjendtë në prapanicë.
Ai aty? Asnjëherë në botë.
10 cigare.
Është një bast i lartë.
Në rregull. Kush do më vihet kundër?
Hejvud? Xhiger?
Skit?
Flojd?
Katër shpirtra të guximshëm.
Kthehuni nëpër qelitë tuaja
për apelin e pasdites.
Të gjithë të burgosurit
të kthehen nëpër qelitë e tyre.
Kthehuni në të djathtë.
Vështrimin drejt.
Ky është zotëri Hadli.
Është Kapiteni i Rojeve.
Unë jam zotëri Norton, kujdestari.
Jeni kriminelë të dënuar.
Prandaj ju kanë sjellë tek unë.
Rregulli numër një:
Nuk do ketë blasfemi këtu.
Nuk dua që emri i Zotit të përmendet
pa vend këtu në burgun tim.
Rregullat e tjerë...
Do i zbuloni vetë me kalimin e kohës.
Ndonjë pyetje?
Kur është orari i ngrënies?
Ju do hani kur t'ju themi ne të hani!
Do shkoni në nevojtore kur t'ju themi ne,
do pshurrni atëherë kur t'ju themi ne.
E kuptove, shkërdhatë i ndyrë?
Më këmbë.
Besoj në dy gjëra.
Në disiplinë dhe te Bibla.
Këtu do t'i merrni të dyja.
Kthejeni besimin për te Zoti.
Bytha juaj më përket mua tashmë.
Mirësevini në Shawshank.
Lirojini.
Kthehu mbrapa.
Mjafton.
Lëviz për te fundi i qelisë.
Kthehu mbrapa.
Hiqjani morrat.
Kthehu mbrapa.
Lëviz jashtë qelisë, shko majtas.
Merr rrobat dhe Biblën.
Tjetri në radhë.
Në të djathë.
Djathtas, djathtas, djathtas.
Majtas, majtas...
Nata e parë është më e vështira.
Pa dyshim.
Ata të fusin brenda,
zhveshur ashtu siç ditën që ke lindur,
me lëkurën që të djeg dhe gjysmë të verbuar
nga ilaçi për morrat me të cilin të lajnë.
Dhe kur të fusin në qeli,
dhe dera e hekurt
të përplaset në fytyrë,
atëherë e kupton se po ndodh vërtetë.
Jeta e mëparshme që shkelet
me këmbë në fraksion sekondi.
I mbetur pa asgjë,
por me gjithë kohën
në dispozicion për ta menduar.
Shumica e peshqve të rinj kalojnë afro
në çmenduri natën e parë.
Dikush gjithmonë "thyhet"
dhe fillon të qajë.
Ndodh çdo herë.
Pyetja e vetme është:
Kush do të jetë?
Mund të vihet bast
për cilindo nga ata, besoj.
Unë i kisha vënë lekët e mia
për Andi Dufrein.
Të fiken dritat!
Më kujtohet nata ime e parë.
Duket sikur ka kaluar shumë kohë.
Hej, peshk.
Peshk, peshk, peshk i vogël.
- Djalo, ke frikë nga errësira?
- Të pëlqen këtu, peshk i ri?
Do duash që babai yt të mos ta
kishte bërë kurrë me mamanë tënde.
Peshk i vogël!
Oh, dua një copë mish. Oh, po!
Ti do e provosh i pari, peshk i ri?
Do bëhet një kuiz më vonë.
- Nxirre në pah fytyrën, të të shoh njëherë!
- Shh! Ule zërin.
Djemtë gjithmonë gjuajnë
të rinjtë që vijnë.
Nuk heqin dorë derisa
të dorëzohet ndonjëri.
Hej, trashaluq.
Trashaluq.
Folmë, djalo.
E di që je aty brenda.
Mund të të dëgjoj teksa merr frymë.
Mos i dëgjo këta të çmendurit.
Më dëgjon këtu?
Ky vend nuk është dhe aq keq.
E di çfarë?
Do të të prezantoj me të tjerët këtu.
Të ndihesh menjëherë si në shtëpinë tënde.
Njoh disa ujqër të vjetër
të cilët do kishin shumë dëshirë
të të bënin shoqëri.
Sidomos, asaj prapanicës tënde
të bardhë, të madhe e të squllët.
Zot!
Nuk i përkas këtij vendi!
Kemi një fitues!
Dua të kthehem në shtëpi!
Dhe fitimtari është, Trashaluqi!
Hej, është trashaluqi!
Është trashaluqi!
Peshk i freskët! Peshk i freskët!
Nuk i përkas këtij vendi!
Peshk i freskët!
Dua të shkoj në shtëpi.
Dua mamanë time.
Kam shkuar unë me mamanë tënde.
Nuk ishte kushedi se çfarë.
Peshk i freskët!
Në emër të Zotit,
çfarë dreqin bëhet këtu?
Përmendi emrin e Zotit pavend.
Po lajmëroj kujdestarin.
Do të ta fus shkopin e gomës
në prapanicë!
Më nxirrni që këtej!
Çfarë nuk shkon me ty,
frikacak muti?
Të lutem...
Nuk duhet të isha këtu.
Jo unë!
Nuk kam për të numëruar
deri në tre. Madje as në një.
Mbylle atë mut sqepi, përndryshe
do filloj të të këndoj një ninullë!
Qepe, njeri. Qepe.
Është bërë një gabim!
Nuk më kuptoni.
Nuk supozohet të isha këtu!
Hape qelinë.
As unë. Por këtu drejtojnë
si të ishte një burg!
Bir kurve.
Merre shtruar.
Nëse dëgjoj të pipëtijë njeri
pjesën tjetër të natës,
betohem në emër të Zotit dhe birit të tij Jezusit,
të gjithë ju do përfundoni në infermieri.
Të gjithë pa përjashtim.
Thërrisni mjekët.
Çojeni atë thes muti në infermieri.
Natën e parë të tij në burg, Andi
Dufrein më kushtoi dy paketa cigaresh.
Nuk u ndie fare.
Zona 3 Veri. Në rregull.
Zona 2 Jug. Në rregull.
Zona 3 Jug. Në rregull.
Zona 1 Veri...
- Zona 1 Jug. Në rregull.
- Zona 4 Jug. Në rregull.
Përgatituni për të dalë.
Dilni!
Do e hash atë?
Nuk e kisha në plan.
E ke bezdi?
Qenka i mirë dhe...
Xhejku të falenderon.
Ra nga çerdhja e tij mbi dyqan.
Do kujdesem për të derisa të
rritet mjaftueshëm për të fluturuar.
Oh, jo, jo. Ja tek vjen.
Mirëmëngjesi, shokë.
Mëngjes i bukur, apo jo?
E dini përse është një
mëngjes i bukur, apo jo?
Hajde tani. Nxirrini këtu.
I dua të rreshtuara,
një nga një të gjitha.
Po, pa shikoje njëherë!
- Pa shikoje. Oh, Zot!
- Nuk e duroj dot këtë.
Po. Riçmond, Virxhinia.
- Më nuhat njëherë prapanicën!
- Pasi ai të nuhasë timen.
Zot, Red, ishte një turp i madh
që kali jot përfundoi garën i fundit.
Por sigurisht që e dua shumë
atë kalin tim fitimtar.
I kam borxh atij tipit një puthje
të madhe e të qullët kur ta takoj.
Përse nuk i jep atij më mirë
disa nga cigaret e tua?
Trap fatlum.
Hej, Tajrell.
E kreve atë punën tek
infermieria këtë javë?
Si është ai kali im me shëndet?
Vdiq.
Hadli ia dreqosi kokën shumë keq.
Doktori kishte ikur në shtëpi atë natë.
I shkreti qëndroi aty deri
sot në mëngjes.
Deri atëherë, dreqin,
nuk mund të bënin gjë.
Si e kishte emrin?
Çfarë the?
Po vrisja mendjen
nëse ia dinte njeri emrin.
E për çfarë dreqin të intereson,
peshk i ri?
Nuk ka rëndësi emri i tij.
Ai ka vdekur.
Të ka ngacmuar njeri deri tani?
Të ka kapur njeri deri tani?
Jemi të gjithë shokë në nevojë këtu.
Mund të jem shumë mirë shoku yt.
Vështirë për tu kapur.
Më pëlqen.
Andi nuk u afrua shumë
me njeri në fillim.
Besoj se kishte shumë
probleme në mendje,
duke u përpjekur të përshtatej
me jetën brenda.
Vetëm pas një muaji ai hapi gojën
për t'i thënë dy fjalë dikujt.
Dhe doli që,
ai dikushi ishte unë.
Oficerët Rasëll dhe Bërvell
të raportojnë te oficeri i punëve.
Jam Andi Dufrein.
Bankieri që vrau të shoqen.
Përse e bëre?
Nuk e bëra unë, meqë pyete.
Do përshtatesh direkt këtu!
Çdokush është i pafajshëm këtu.
Nuk e dije këtë gjë?
- Hejvud, përse ke rënë brenda?
- Nuk pata faj unë. Ma futi avokati.
Qarkullojnë fjalë se ti je
një peshk shumë i akullt.
Mendon se jashtëqitja jote bie erë më të
mirë se e të tjerëve. A nuk është kështu?
- Si mendon?
- Për të të thënë të vërtetën,
nuk e kam ndarë akoma mendjen.
E kuptoj se ti je një njeri
që di si të sigurojë gjëra.
Njihem për lokalizimin e gjërave
të veçanta, kohë pas kohe.
- Vras mendjen nëse mund të më sigurosh
një çekiç gurësh. - Një çfarë?
Një çekiç gurësh.
- Çfarë është, dhe përse?
- Përse të intereson?
Epo, nëse do të ishte furçë dhëmbësh,
do të të caktoja çmimin,
por furça e dhëmbëve është një
objekt jo i rrezikshëm.
Më se e drejtë.
Një çekiç gurësh është
diku te 15 centimetër i gjatë.
Duket si një kazmë në miniaturë.
Kazmë?
- Për gurë.
- Gurë.
Kuartz?
Kuartz.
Dhe pak mikë.
Argjilë shisti.
Gur gëlqeror.
Edhe?
Pra, jam një përpunues gurësh.
Të paktën në jetën e mëparshme. Do të
doja të isha përsëri brenda disa kufizimeve.
Ose mbase për të çarë kafkën e ndokujt.
Jo, zotëri.
Nuk kam armiq këtu brenda.
Jo? Prit njëfarë kohe.
Fjalët përhapen shpejt.
"Motrave" iu ke pëlqyer shumë.
Sidomos Bogsit.
Nuk besoj se do të ndihmonte po
t'u shpjegoja se nuk jam homoseksual.
As ata nuk janë të tillë.
Duhet të jesh njeri më parë.
Ata nuk hyjnë në atë kategori.
Ata të marrin me forcë. Është
ajo çfarë ata duan ose kuptojnë.
Nëse do isha në vendin tënd,
do t'i bëja sytë katër.
Të faleminderit për këshillën.
Epo, është falas.
Ti e kupton ku e kam hallin.
Epo, nëse do i hyj ndonjë telashi,
nuk kam për të përdorur çekiçin.
Epo atëherë besoj se do të arratisesh.
Tunel në mur, ndoshta.
Mos më shpëtoi gjë?
Çfarë ka për të qeshur?
Do ta kuptosh kur
të shohësh çekiçin e gurëve.
Te çfarë çmimi shkon një mjet i tillë?
Shtatë dollarë në çdo dyqan gurësh.
Normalisht mbaj 20% më shumë.
Por ky është një mjet i veçantë.
Shtohet rreziku, çmimi gjithashtu.
Le ta lëmë pazarin te 10 dollarë.
Në rregull.
Harxhim parash, për mendimin tim.
Përse mendon ashtu?
Njerëzit këtu rrotull vdesin
për inspektime surprizë.
Nëse ta gjejnë, nuk ta kthejnë më.
Nëse të kapin me çekiçin,
nuk njihemi bashkë.
Përmende emrin tim,
nuk kemi më punë bashkë.
As për lidhëse këpucësh apo
çamçakëza. Tani, më kuptove?
Kuptova.
Të faleminderit.
Zotëri...
Red. Emri im është Red.
Red?
Përse të thërrasin ashtu?
Ndoshta sepse jam irlandez.
Mund ta kuptoja përse disa
nga djemve ai iu dukej pak si snob.
Kishte një qetësi në atë person.
Një e ecur dhe e folur që nuk
ishte normale në një vend të tillë.
Ai shëtiste
si një njeri në park, pa kokëçarje
ose merakosje për botën.
Sikur kishte një mbulesë të padukshme
e cila do ta mbronte nga ky vend.
Po. Mendoj se
do të ishte e drejtë të thoja...
Që Andi më pëlqeu që në fillim.
Le të shkojmë!
Disa nga ne kanë një orar për të ndjekur.
Lëvizni! Hajde tani. Lëvizni!
Bob, si po ja çon?
Si po të trajton gruaja?
Mirë.
Vazhdoni të lëvizni.
Red...
Andi kishte të drejtë.
Më në fund e kapa shakanë.
Do t'i duhej një njeriu rreth 600 vjet
për të hapur një tunel në këto mure këtu.
Libër?
Jo sonte.
- Do libër?
- Jo.
Hej, Bruksi.
Dërgesë për Dufrein.
Libër?
Dufrein...
Ja tek është libri yt.
Të faleminderit.
Dufrein! Po na mbaron detergjenti.
Shko dhe merr ca.
Nëse të futet në sy kjo gjëja,
të verbon.
Zemra... qetësohu.
Kjo është. Vazhdo të luftosh.
Është më mirë kështu.
Sa do doja t'ju thoja që
Andi luftoi mirë në atë zënkë,
dhe "Motrat" e lanë të qetë.
Sa do doja.
Por burgu nuk është
një botë përrallash.
Nuk e tregoi kurrë kush e bëri.
Por të gjithë e dinim.
Gjërat shkuan ashtu për njëfarë kohe.
Jeta e burgut vërtitet rreth rutinës
dhe më pas akoma më shumë rutinë.
Herë pas here, Andi do të shfaqej
me të nxira të freskëta.
"Motrat" vazhduan të merreshin me të.
Ndonjëherë mund t'i përballonte.
Ndonjëherë jo.
Dhe kjo është mënyra se
si vazhduan punët për Andin.
Kjo ishte rutina e tij.
Me gjithë mend besoj se ato dy
vjetët e para ishin më të këqijat për të.
Dhe gjithashtu besoj,
se nëse gjërat do të kishin vazhduar ashtu, ky
vend do të kishte zhdukur pjesën më të mirë të tij.
Por atëherë, në pranverën e 1949,
fuqitë atje lart vendosën se...
Çatia e fabrikës së targave
ka nevojë për riveshje.
Më duhen një dyzinë me
vullnetarë për një javë punë.
Siç e dini,
puna e veçantë gëzon
privilegje të veçanta.
Ishte një punë që kryhej përjashtë,
dhe Maji është një muaj shumë i
këndshëm për të punuar përjashtë.
Qëndroni në radhë aty.
Më shumë se 100 persona
dolën vullnetarë për atë punë.
Uallis Anger.
Elis Reding.
E nga ta dije?
Unë dhe disa shokët e mi
ishin ndër emrat e thërritur.
Andrju Dufrein.
Na kushtoi nga një paketë për kokë.
Unë dola 20% në fitim, si gjithmonë.
Pra, një avokat i njohur
më telefonon nga Teksasi.
I përgjigjem, "Po?"
Më thotë, "Më vjen keq që po ju informoj
se vëllai juaj ka vdekur."
Oh, dreq, Bajron. Më vjen shumë keq.
Mua jo. Ishte një debil.
Ia mbathi vite më parë.
E dija për të vdekur, gjithsesi.
Pra, ky avokati më thotë,
"Vëllai juaj vdiq i pasur."
Pasuri nafte e budalliqe të tilla.
Afro një milionë dollarë.
Një million dollarë?
Është shumë e pabesueshme
se sa me fat janë disa debila.
Zot i Madh! Do marrësh ndonjë pjesë?
35,000. Kaq më ka lënë.
- Dollarë?
- Po.
Shkëlqyeshëm fare.
Është sikur të fitosh llotarinë.
Apo jo?
Sa budalla. Çfarë mendon se
do bëjë shteti me mua?
Do më marri pjesën
më të madhe, ja se çfarë.
I shkreti Bajron! Shumë fat i keq.
Më vjen për të qarë.
Disa persona e pësojnë
me të vërtetë keq!
Andi, ke ikur nga mendja?
Kije mendjen te lecka, shok. Andi!
Epo, do paguash taksa,
por prapsëprapë do përfundosh...
Oh, po, po. Mbase mjaftueshëm sa
për të blerë një makinë të re. Po pastaj?
Do më duhet të paguaj
taksë për makinën.
Riparimi, mirëmbajtja, fëmijët
që më luten t'i nxjerr për një xhiro...
Në fund të vitit, e llogarit taksën gabim,
dhe e paguan shtesën nga xhepi yt.
Ta them unë... xhaxha Sam!
Ai të kap nga këmisha dhe ta
shtrydh thithkën derisa të bëhet lejla.
- Andi! Andi!
- Çfarë është duke bërë?
- Po shkon drejt vetëvrasjes.
- Vazhdo punën.
Ç'paska qenë! Dreqin.
ZotëriHadli,
ke besim te gruaja jote?
Sa për të qeshur.
Do dukesh shumë më gazmor
kur të ma mbash në gojë pa dhëmbë.
Dua të them, mendon se do të vepronte
pas kurrizit tënd, duke u përpjekur të ta fusë.
Kaq ishte. Dil mënjanë, Mert.
Ky trapi do pësojë një aksident.
Ka për ta shtyrë për poshtë.
Sepse nëse ke besim tek ajo, nuk ka
arsye përse mos t'i mbash ato 35,000.
- Çfarë the?
- 35,000.
- 35,000?
- Të gjitha.
- Të gjitha?
- Çdo qindarkë.
Bën mirë të fillosh nga sqarimet.
Nëse do t'i mbash paratë, jepja gruas.
IRS lejon një dhuratë që bëhet vetëm një herë
t'i bëhet gruas me vlerë deri në $60,000.
Broçkulla! Pa taksë?
Pa taksë. IRS nuk mund
të të luajë as edhe një cent.
Ti je bankieri i zgjuar
që vrau gruan e tij.
Përse duhet t'i zë besë një bankieri të zgjuar
si ti? Në mënyrë që të përfundoj këtu me ty?
Është e ligjshme. Pyet IRS-në.
Do të të thonë të njëjtën gjë.
Po më duket idiotësi që po ta them këtë.
Jam i sigurt që e ke shqyrtuar
vetë më parë këtë çështje.
Po, nuk kam nevojë për një bankier
të më thotë se si duhen bërë punët.
Sigurisht që jo, por të nevojitet dikush që
të përgatisë dhuratën pa detyrime tatimore.
Ka për të të kushtuar. Një avokat.
Një sërë budallenjsh.
Supozojmë sikur unë mund të ta përgatisja
atë gjë. Do të kurseje kështu para.
Nëse më siguron formularët,
i përgatis unë për ty.
Pothuaj falas fare.
Do të kërkoja nga tre birra për kokë
për secilin nga kolegët e mi të punës.
Kolegë! Dëgjojeni! Dashka të bëjë
jetë prej të pasuri, apo jo?
Mendoj se një njeri që punon
përjashtë ndihet më mirë
nëse ka në dispozicion
një pije freskuese.
Ky është vetëm opinioni im, zotëri.
Çfarë kanë që shohin këta?
Kthejuni punës!
Le të shkojmë. Për punë.
Dhe ja si kaloi dita... Ajo ditë pune
që zgjati sa një fraksion sekondi,
ku i gjithë ekuipazhi që po shtronte
çatinë e fabrikës atë pranverë të '49
përfundoi i shtrirë përtokë
në dhjetë të mëngjesit,
duke pirë birrë
akull të ftohtë bohemiane,
kortezi e rojes më të rreptë që ka pasur
ndonjëherë Burgu Shtetëror i Shawshank.
Pijeni sa është e ftohtë, zonja.
Ai trap trupmadh u tregua
një herë të vetme zemërgjerë.
Ne u ulëm dhe pimë me diellin pas
shpatullave, dhe u ndjemë si njerëz të lirë.
Dreqin, mund të kishim qenë duke
veshur çatinë e një nga shtëpive tona.
Ne ishim zotërit e gjithë krijesave.
Sa për Andin, ai e kaloi atë pushim,
me një të qeshur të çuditshme
në fytyrën e tij,
duke na parë ne teksa
pinim birrën e tij.
E do një të ftohtë, Andi?
Jo, rrofsh.
E kam lënë alkoolin.
Mund të debatohej nëse ai e bëri
atë gjë për të fituar favore nga rojet.
Ose ndoshta për të bërë disa miq këtu.
Për mua, mendoj se ai e bëri
që të ndihej përsëri normal.
Edhe pse për pak kohë.
I lumi unë.
Shah. Tani, kemi një lojë mbretërish.
- Çfarë?
- Lojë të civilizuarish, strategjike.
Një mister total.
E urrej.
Ndoshta do më lësh të
ta mësoj ndonjë ditë.
Po. Patjetër.
Mendova të krijoja një set shahu.
Epo, unë jam njeriu i duhur.
Unë jam ai që mund të sigurojë gjëra.
Ndoshta mund të biem në ujdi
për një kuti shahu.
Por unë dua t'i skalit
vetë gurët e shahut.
Të njërës ngjyrë në alabastër, kurse
të tjerët në gurë sapuni. Si mendon?
Mendoj se do të duhen vite.
Epo, kam vite në dispozicion.
Çfarë nuk kam, janë gurët.
Gurët janë shumë të vegjël
këtu përjashta.
Shumica janë guralecë.
Andi, po bëhemi shokë
avash-avash, apo jo?
Po, besoj.
Mund të të kërkoj diçka?
Përse e bëre?
Jam i pafajshëm, Red. Si çdokush këtu.
Për çfarë re brenda?
Për vrasje.
Njësoj si ty.
I pafajshëm?
I vetmi fajtor këtu në Shawshank.
Ku është kanarina?
Nga e dije?
Nga të dija çfarë?
Pra, ti nuk e di? Hajde.
Ja ku është kanarina, Xhoni.
Goxha surprizë të dëgjosh një femër të
këndojë në shtëpinë time, apo jo Xhoni?
Është një goxha
surprizë.
Red...
Prit, prit, prit, prit.
Ja tek vjen.
Kjo është pjesa që më pëlqen,
kur ajo bën atë gjënë me flokët.
Po, e di.
E kam parë tre herë këtë muaj.
Gilda, a je e denjë?
Unë?
Zot, vdes për të!
E kuptoj që ti di si të sigurosh gjëra.
Po, njihem për lokalizimin e gjërave të
veçanta kohë pas kohe. Çfarë kërkon?
- Rita Hajvorth.
- Çfarë?
Mund të ma gjesh?
Pra, ky qenka Xhoni Farrell.
Kam dëgjuar shumë për ty, Xhoni.
Duhet të presësh disa javë.
Javë?
Po, Andi. Nuk e kam të fshehur në pantallona
në këtë moment, më vjen keq që po ta them.
Por kam për të ta sjellë.
Të faleminderit.
- Ishte një surprizë, zotëri Farrell.
- Ishte.
Ulu.
I the se përse kam ardhur këtu?
Jo, doja që ta ruaja
si surprizë, gjithashtu.
Mbaju kapelës tënde, zotëri Farrell...
- Bëj një xhiro.
- Më duhet të ndryshoj rrotën.
Thashë të shporresh!
Nuk do bërtasësh?
Le ta mbarojmë këtë punë.
Ai më theu hundën dreqi ta hajë!
Tani... kam për të zbërthyer kopsat
dhe ke për të gëlltitur atë
çfarë do të të *** unë për të gëlltitur.
Pastaj ke për t'ia gëlltitur Rusterit.
I theve hundën,
ndaj duhet t'ia paguash.
Çfarëdo të vendosësh në gojën time,
ke për ta humbur.
Jo. Ti nuk po më kupton.
E bën ti atë gjë, dhe unë kam për të të
futur 20 centimetra hekur në vesh.
Në rregull.
Por duhet ta dish se një lëndim truri i papritur
e serioz bën që viktima të kafshojë fort.
Në fakt, kam dëgjuar se
refleksi i kafshimit është kaq i fortë,
sa duhet t’ia hapin me forcë
nofullat viktimës.
Ku i ke dëgjuar këto budallallëqe?
I kam lexuar.
Di të lexosh, o idiot injorant?
Zemër,
s’duhet ta kishe thënë.
Bogs nuk vuri asgjë në gojën e Andit,
dhe as shokët e tij.
Çfarë ata bënë...
E rrahën gati për vdekje.
Andi kaloi një muaj në infermieri.
Bogs kaloi një javë në birucë.
Mbaroi koha, Bogs.
Është bota jote, bos.
Kthehuni nëpër qelitë tuaja
për apelin e mbasdites.
Të gjithë rojet të raportojnë
për mbylljen e qelive...
Çfarë?
- Ku është duke shkuar?
- Kapeni nga kyçet.
Jo! Jo!
Jo!
Më ndihmoni...
Dy gjëra nuk ndodhën më pas asaj skene.
"Motrat" nuk vunë më dorë mbi Andin,
dhe Bogs nuk mund të ecte më.
E transferuan në një spital
të sigurisë minimale.
Sa për dijeninë time, ai kaloi pjesën tjetër të
jetës duke pirë ushqimin e tij nëpërmjet një tubi.
Mendoj se Andit do t'i bëhej qejfi për një dhuratë
mirëseardhjeje kur të kthehet nga infermieria.
Na duket ide e bukur. Besoj se
ia kemi borxh kaq gjë për birrën.
Atij i pëlqen të luajë shah.
Le të shkojmë të gjejmë disa gurë.
Djema...
Gjeta një. Gjeta një. Shikoni.
Hejvud, ai nuk është gur sapuni.
Dhe as alabastër.
Po ti çfarë je, gjeolog?
Ai ka të drejtë. Nuk është.
Epo, çfarë dreqin është?
Një mollë kali.
- Tallesh.
- Jo, jashtëqitje kali. E petrifikuar.
Oh, Zot i Madh.
Oh, dreqin!
Megjithëse patën disa vështirësi, ata
arritën të bënin një punë të shkëlqyer.
Dhe nga fundjava që ai do kthehej,
kishim mbledhur gurë mjaftueshëm
sa për ta mbajtur atë
të zënë deri në ngazëllim.
Gjithashtu më vjen një
dërgesë e madhe këtë javë.
Cigare. Çamçakëza.
Shishe uiski.
Letra bixhozi me femra lakuriq në to.
Ç'të dëshirosh ti.
Dhe sigurisht,
porosia më e rëndësishme.
Vetë Rita Hajvorth.
Në rregull, dukuni të gjallë.
Hapni tërë dyert.
Kini vëmendjen. Po hapen qelitë.
Kini vëmendjen. Po hapen qelitë.
119.
123.
Më këmbë.
Me fytyrë nga muri.
Kthehu mbrapa,
me fytyrë nga kujdestari.
Më bëhet qejfi të shoh
se ti po lexon këtë.
Ndonjë pjesë e preferuar?
"Gjithmonë kije mendjen, sepse asnjëherë nuk mund
ta dish se kur padroni mund të hyjë në shtëpi."
Mark 13:35.
Gjithmonë më ka pëlqyer ajo pjesë.
Por preferoj më shumë...
"Jam Drita e Tokës.
Ai që do më ndjekë mua, nuk ka për të ecur në
errësirë, por do të ketë përkundrazi dritën e jetës."
Xhon, Kapitulli 8, Vargu 12.
Më kanë thënë që je i zoti
me numrat. Gjë e bukur.
Një njeri duhet të ketë një aftësi.
Do të ma shpjegosh këtë?
Quhet mbulesë gurësh. Shërben për t'u
dhënë formë dhe lëmim gurëve.
Një hobi im i vogël.
Është pastër. Pak kontrabandë,
por asgjë për t'u merakosur.
Nuk mund të them se
mund ta aprovoj këtë.
Por supozoj se,
mund të bëhen përjashtime.
Kyçini brenda!
Desh harrova.
Nuk do doja të të privoja nga kjo.
Shpëtimi qëndron përbrenda.
Po, zotëri.
Kontrolli ishte thjesht një justifikim.
E vërteta është, Norton donte që
ta shtinte në dorë Andin.
Gruaja ime e përgatiti atë
me grupin e kishës.
Shumë mirë, zotëri.
Të pëlqen të punosh te
seksioni i larjes së rrobave?
Jo, zotëri, jo shumë.
Ndoshta mund të sajojmë diçka më
të përshtatshme për
një njeri me edukimin tuaj.
Hej, Xhejk. Ku është Bruks?
Andi.
Mu duk sikur dëgjova zërin tënd.
Më ricaktuan te ty.
E di. Më thanë.
A nuk është një surprizë kjo?
Epo, po të ta tregoj
njëherë vendin rrotull.
Hajde tani.
Epo, ja tek është.
Libraria e Burgut Shawshank.
National Geographics.
Librat e kondesuar të Reader's Digest.
Luis L'Amor.
Revista Look.
Ërl Stanli Gardners.
Çdo mbrëmje, mbush karrocën
dhe bëj xhiron time.
I shkruaj emrat në këtë tabelën këtu.
Shumë e thjeshtë. Ndonjë pyetje?
Bruks, sa vjet ke që punon në librari?
Erdha në '05, dhe më
caktuan këtu në 1912.
Dhe gjatë gjithë asaj kohe,
ke pasur ndonjëherë një asistent?
Jo, s’kam pasur ndonjëherë.
Epo, përse mua atëherë? Përse tani?
Nuk e di,
por do të ishte mirë të kisha pak shoqëri
këtu poshtë si ndryshim.
Dufrein!
Ky është ai. Ky është.
Jam Dekins.
Po mendoja,
po mendoja të ngrija një tip
fondi për edukimin e fëmijëve.
Kuptoj.
Epo,
përse nuk ulemi njëherë,
dhe ta bisedojmë shtruar?
Bruks, më gjen pak
një copë letër dhe një laps?
Të faleminderit.
Pra...
Zotëri Dekins...
Dhe më pas Andi i thotë zotëriut Dekins,
"Do që djemtë e tu të shkojnë në Harvard,
- apo Yale?"
- Jo, nuk e ka thënë.
Me Zotin dëshmitar, e tha!
Dekins thjesht puliti sytë për një sekondë
dhe më pas qeshi me veten si idiot.
Dhe pas kësaj i dha dorën Andit.
Një mut!
I dha dorën.
E di. Desh e bëra në brekë.
Gjithçka që i duhej Andit ishin një kostum e
një kollare, dhe ca budalliqe në tavolinë,
dhe ata do t'i kishin thënë:
"Zotëri Dufrein, nëse mundeni!"
Ke filluar të bësh miq të rinj, Andi?
Nuk do t'i konsideroja "miq".
Jam një vrasës i dënuar
i cili ofron planifikim financiar.
Një goxha punë.
Të paktën të hoqi nga larja e rrobave.
Epo, mund të ketë akoma
edhe më shumë avantazhe.
Si thua të zgjerojmë librarinë?
Të sjellim libra të rinj këtu.
Të kërkosh diçka këtu është
sikur të flasësh me muret.
- Po pra.
- Si planifikon ta bësh këtë gjë?
Dua të them, të sillni libra të rinj,
zotëri Dufrein, nëse mundeni?
Do i kërkoj kujdestarit për fonde.
Djalë i mbarë. Gjashtë kujdestarë
janë ndërruar gjatë kohës sime këtu,
dhe kam mësuar një të vërtetë
të pamohueshme dhe universale.
Asnjëri nga ata,
nuk do e vinte ujin në zjarr
po t'u kërkoje fonde.
Buxheti është shumë i shtrënguar.
Kuptoj.
Ndoshta mund t'i shkruaj Senatit
të Shtetit dhe t'u kërkoj fonde.
Për ta ekzistojnë vetëm tre mënyra si
shpenzohen paratë kur vjen puna te burgjet:
Më shumë mure, më shumë hekura
e më shumë roje.
Doja ta provoja njëherë, me lejen tuaj. Një letër
në javë. Nuk mund të më injorojnë përgjithmonë.
Sigurisht që munden.
Por mund t'i shkruash letrat,
nëse kjo gjë të bën të lumtur.
Madje do t'i dërgoj unë për ty.
Pra, Andi filloi të shkruajë
nga një letër për javë,
ashtu siç ai tha.
Dhe, ashtu si dhe Norton tha,
atij nuk i kthyen përgjigje.
Prillin tjetër, Andi u morr me llogaritjen e taksave
për gjysmën e rojeve në Shawshank.
Një vit më pas,
ua bëri llogaritjet të gjithëve,
përfshirë këtu dhe kujdestarin.
Vitin pasues, planifikuan fillimin
e sezonit të brendshëm
që të koincidonte me sezonin e taksave.
Rojet në skuadrat kundërshtare
kujtoheshin gjithmonë të sillnin W-2 e tyre.
Pra, Burgu Moresby të garantoi armën,
por ty t'u desh të paguaje për të?
Po pra. Për këllëfin gjithashtu.
Ato duhen të zbriten nga taksat.
Mund ta fshish atë.
Po, zotëri. Andi ishte si
një industri e zakonshme shtëpish.
Në fakt, kishte aq punë në kohë taksash
sa iu lejua të kishte një staf të tijin.
Hej, Red, mund të
më kalosh një tufë me 1040?
Më mbante nga dyqani i drunjve
një muaj në vit,
dhe aq më mjaftonte mua.
Dhe ai akoma,
vazhdonte të shkruante ato letrat.
Red, Andi.
Është Bruks.
Kujdes derën.
Të lutem, Bruks.
- Thjesht qetësohu dreqin.
- Qëndro pas!
- Qëndro mbrapa!
- Çfarë dreqin po ndodh?
Ma thuaj ti. Një moment më parë
ishte në rregull. Pastaj nxorri thikën.
Bruks, mund të bisedojmë
për këtë. Në rregull?
S'ka gjë për tu biseduar,
dreqi ta hajë!
Kam për t'i prerë fytin!
Hejvudit? Prit, çfarë të bëri ai?
Çfarë më bënë ata!
Unë... Nuk kam zgjedhje tjetër...
Nuk ke për t’i bërë keq.
Madje edhe Hejvud e di atë gjë.
- Apo jo, Hejvud?
- Unë... Unë e di atë gjë, sigurisht.
Nuk ke për ta lënduar, sepse e ke shok,
dhe ti je një njeri i arsyeshëm.
Kjo është e vërtetë. Apo jo, djema?
- Po. - Ndaj vendose poshtë
thikën. Bruks, shikomë këtu.
Vendose thikën poshtë.
Bruks...
Shikoje njëherë qafën e tij,
pashë Zotin.
Bruks, shikoji njëherë qafën.
Po i rrjedh gjak.
Është e vetmja...
Është e vetmja mënyrë
që ata të më linin të qëndroja.
Hajde tani. Kjo është çmenduri.
Ti nuk do ta bësh këtë gjë.
Vendose poshtë.
Hajde tani. Merre me qetësi.
Ke për të qenë në rregull.
Ai?
Dreqin, po unë?
Ai plaku i çmendur desh më preu fytin.
Hejvud, ke patur edhe
më keq nga rruajtja.
Çfarë dreqin bëre
që e acaroi atë, gjithsesi?
Asgjë. Erdha këtu
për t'i dhënë lamtumirën.
Nuk e keni marrë vesh?
Do dalë me lirim me kusht.
Thjesht nuk e kuptoj se ç'pati atje.
Kjo është e gjitha.
Plaku është çmendur komplet.
Oh, Hejvud, mjaft me këto.
- Dëgjova se desh të bëri ta bëje në brekë.
- Ik pirdhu!
Do e lësh me kaq?
Bruks nuk ka luajtur nga mendtë.
Thjesht...
Thjesht është institucionalizuar.
Institucionalizuar një mut.
Ai ka qenë brenda për 50 vjet, Hejvud.
50 vjet.
Kjo është ajo çfarë ai di.
Këtu, ai është një njeri i rëndësishëm.
Është një njeri i arsimuar.
Jashtë, ai s'është gjë.
Thjesht një i dënuar i lodhur
me artrit në të dyja duart.
As një kartelë librarie nuk
mund të marrë po ta provonte.
Më kupton se çfarë dua të them?
Red, mendoj se je duke folur
me prapanicë në vend të gojës.
Beso çfarë të duash, Flojd.
Por po ta them,
këto mure janë të çuditshme.
Fillimisht i urren,
më pas mësohesh me to.
Kalon koha
dhe bëhesh i varur nga to.
Kjo do të thotë të
jesh i institucionalizuar.
Dreqin.
Asnjëherë nuk mund të bëhesh i tillë.
S'beson?
Provo ta thuash kur të kalosh
këtu aq kohë sa Bruksi.
Pikërisht.
Ata të dënojnë këtu për jetë.
Kjo është pikërisht ajo
gjë që ata të marrin.
Pjesa që ka vlerë, gjithsesi.
Nuk mund të kujdesem më për ty, Xhejk.
Tani vazhdo përpara.
Je i lirë.
Mirupafshim.
Paç fat, Bruks.
Shokë të dashur...
Nuk mund ta besoj se sa
shpejt ndryshon koha jashtë.
Ki kujdes, plakush!
Ke qejf të vrasësh veten?
Kam parë një automobil
njëherë, kur isha fëmijë,
por tani gjenden kudo.
Bota u zhvillua me
ritme shumë të shpejta.
Bordi i lirimit me kusht më sajoi te
kjo shtëpia këtu e quajtur The Brewer,
si dhe më siguroi një punë
në një dyqan te Foodway.
Është punë e vështirë, dhe unë përpiqem të mbaj
ritmin, por duart më dhembin shumicën e kohës.
Sigurohu që ai t'i paketojë dy herë.
Herën e kaluar, desh
më ranë gjërat përtokë.
Sigurohu t'i paketosh dy herë, ashtu
siç thotë zonja. Më kuptove?
Po, zotëri. Patjetër.
Nuk mendoj se menaxheri i dyqanit
më ka shumë qejf.
Ndonjëherë, pas pune,
dal në park për të ushqyer zogjtë.
Akoma mendoj se Xhejk mund të shfaqet
aty dhe të më përshëndesë.
Por ai nuk e bën këtë gjë.
Dhe shpresoj, që kudo qoftë ai, të
jetë mirë dhe të ketë zënë shoqëri të re.
Kam probleme me gjumin natën.
Shoh ëndrra të këqija, sikur do bie.
Zgjohem, i trembur.
Ndonjëherë dua ca kohë
sa të kujtohem ku ndodhem.
Ndoshta duhet t'i gjej vetes një armë
dhe të vjedh dyqanet e Foodway,
në mënyrë që të më kthejnë në shtëpi.
Mund të shtij mbi menaxherin,
jam që jam.
Njëfarë bonusi.
Por besoj se jam shumë i vjetër
për këto budallallëqe tani.
Nuk më pëlqen këtu.
Jam lodhur së qënuri i frikësuar
gjatë gjithë kohës.
Kam vendosur
të mos qëndroj.
Nuk ma do mendja të bëhet ndonjë
zhurmë e madhe për mua.
Jo për një kriminel të plakur si unë.
"Nuk ma do mendja të bëhet zhurmë për mua.
Jo për një kriminel të plakur si unë.
PS: Thuaji Hejvudit që më vjen
keq që i vura thikën në fyt.
Pa hatërmbetje. Bruks."
Duhej të kishte vdekur këtu.
Çfarë dreqin ke bërë? Është një
lëmsh i vërtetë. Ta them unë.
Çfarë është e gjithë kjo?
Ma thuaj ti, idiot. Janë të gjitha
të adresuara për ty.
Merri.
"I dashur zotëri Dufrein...
Në përgjigje të kërkesave
tuaja të përsëritura,
Shteti ka arritur të sigurojë fonde
për projektin tuaj të librarisë."
Këtu janë 200 dollarë.
"Përveç kësaj, Seksioni i Librarisë
me bujari është përgjigjur
me një donacion bamirës prej librash
të përdorur dhe gjërash të ndryshme.
Besojmë se këto do
plotësojnë nevojat tuaja.
Tani këtë çështje e konsiderojmë të mbyllur.
Ju lutemi të mos na dërgoni më letra."
Dua që vendi të jetë i pastruar
para se të vijë kujdestari.
Po, zotëri.
Mirë për ty, Andi.
Duheshin vetëm gjashtë vite.
Që tani e tutje,
do shkruaj dy letra në javë.
Oh, besoj se je i çmendur mjaftueshëm.
Bën mirë t'i heqësh që këtu këto gjëra,
siç tha dhe Kapiteni.
Tani, do shkoj të ha diçka. Kur të kthehem,
të mos t'i shoh më këto, në rregull?
Andi,
e dëgjon këtë?
Dufrein?
Dufrein?
Andi, më lër të dal.
Andi?
Edhe sot e kësaj dite nuk e kam idenë se
për çfarë këndonin ato dy zonjat italiane.
E vërteta është, as nuk dua t'ia di.
Disa gjëra më mirë lihen pa thënë.
Më pëlqen të mendoj se po këndonin për diçka
aq të bukur, sa nuk mund të shprehet me fjalë
dhe zemra fillon e të dhembi
për shkak të bukurisë së saj.
Ta them unë, ato zëra u ngritën
aq lart në qiell sa askush në një
vend të zymtë guxon të ëndërrojë.
Ishte sikur një zog i bukur
përplaste krahët në kafazin tonë të vogël
dhe bëri që ato mure të zhdukeshin.
Dhe për disa momente,
çdo njeri në Shawshank
e ndjeu veten të lirë.
E mërziti jashtëzakonisht
shumë kujdestarin.
Hape derën.
Hape!
Dufrein, hape derën!
Fike muzikën!
Po të paralajmëroj, Dufrein. Fike atë!
Dufrein...
Je i imi tani.
Andi u dënua me dy javë në
birucë për atë veprim.
Më këmbë!
- Hej, pa shiko kush qenka këtu.
- Maestro!
Nuk mund të luaje diçka më të bukur?
Hank Williams a ndonjë tjetër?
E hapën derën me forcë
para se të filloja të merrja kërkesa.
A ia vleu dy javë në birucë?
Koha më e lehtë që
kam kaluar ndonjëherë.
Broçkulla!
Nuk ekziston kohë e lehtë në birucë.
Një javë në birucë
është si një vit i tërë.
Por kisha zotëriun Mozart
që më bënte shoqëri.
Pra, ata të lanë të luaje
gramafonin atje poshtë, apo jo?
Ishte këtu.
Dhe këtu.
Kjo është bukuria e muzikës.
Nuk mund të ta marrin atë nga ti.
Nuk jeni ndjerë ndonjëherë
për muzikën në atë mënyrë?
Epo, kam luajtur njëherë në
harmonikë, kur kam qenë i ri.
Më ra interesi për të më vonë.
Nuk kishte shumë kuptim këtu.
Ja se çfarë ka më
shumë kuptim nga të gjitha.
Të nevojitet ajo gjë,
ndaj dhe mos harro.
Të harroj?
Të harrosh se,
ka vende
në Tokë, që nuk janë të përbërë
nga gurë e shkëmbinj,
por ka diçka,
ka diçka
brenda nesh që ata
nuk mund ta cënojnë,
nuk mund ta prekin.
Është jotja.
Për çfarë je duke folur?
Shpresa.
Shpresa?
Më lër të të them diçka, miku im.
Shpresa është diçka e rrezikshme.
Shpresa mund ta luajë
një njeri nga mendtë.
Nuk ka përdorim për ne këtu brenda.
Bën mirë të mësohesh me këtë gjë.
Ashtu siç bëri Bruks?
Ulu.
Shkruhet këtu se ke shërbyer 30 vjet
nga dënimi me burgim të përjetshëm.
Mendon se je rehabilituar?
Oh, po, zotëri.
Padyshim.
Dhe sinqerisht mund t'ju them
se kam ndryshuar si njeri.
Nuk përbëj rrezik për shoqërinë.
E vërteta e sinqertë e Zotit.
Absolutisht që jam rehabilituar.
30 vjet.
Zot, kur e thonë ashtu...
Ti vret mendjen se ku shkuan.
Vras mendjen ku shkuan 10 vjet.
Këtu.
Një dhuratë e vogël për
refuzimin e lirimit me kusht.
Jepi, hape.
Mu desh që të bëja biznes me një nga konkurrentët
e tu. Shpresoj që mos ta kesh për bezdi.
Doja që të ishte një surprizë.
Është shumë e bukur, Andi.
Të faleminderit.
Nuk do i biesh njëherë?
Jo.
Jo në këtë moment.
Zona 3 Jug. Në rregull.
Zona 4 Veri. Në rregull.
Zona 1 Jug. Në rregull.
Futuni brenda!
Dritat po fiken!
Andi e mbante fjalën si përherë.
Ai shkroi dy letra në javë.
Në 1959, Senati i Shtetit
më në fund arriti në përfundimin se
ai nuk mund të pushonte
thjesht me një çek prej $200.
Komiteti Buxhetor votoi për një pagesë vjetore
prej $500 vetëm që ai të reshte së shkruari.
Dhe do të habiteshit
se deri ku mund ta çonte Andi punën.
Bëri marrveshje me klube librash,
grupe bamirësie.
Bleu libra të ngelur stok shumë lirë.
Ishulli i Thesarit.
Robert Louis.
Stevenson.
Trillim, aventurë.
Çfarë ka tjetër?
Kam këtu Riparim Makinash dhe
Prerja e Sapunëve.
Aftësi për tregti dhe hobi. Fute
tek Edukativet. Pirgu mbrapa teje.
Konti i Monte Kriskos.
Është Kristo, debil injorant.
Nga Alexandree... ***.
Dumb-*** (idiot)?
Dumas. E di se për çfarë bën fjalë?
Po.
Ka për të të pëlqyer. Flet
për një arratisje nga burgu.
Duhet ta vendosim edhe këtë tek
Edukativet, gjithashtu, apo jo?
Pjesa tjetër jona u mundua që
të ndihmonte me sa të mundej.
Në vitin kur Kenedi u qëllua,
Andi kishte transformuar një dhomë magazinë
e cila mbante erë jashtëqitjeje miu dhe terpentine,
në librarinë e burgut më të mirë
në gjithë Anglinë e Re,
e kompletuar me një selektim
të shkëlqyer të Hank Williams.
Ai ishte gjithashtu dhe viti kur kujdestari
Norton themeloi programin Brenda-Jashtë.
Mund ta keni lexuar po të kujtoheni.
Doli në gjithë shtypin si dhe fotografia
e tij doli në Revistën "Look".
Por nuk ka xhiro falas.
Por më shumë një
avancim i vërtetë, progresiv
në korrektura dhe rehabilitim.
Të burgosurit tonë,
të mbikëqyrur siç duhet,
do të vihen në punë
jashtë këtyre mureve,
duke marrë pjesë në të gjitha
sferat e shërbimit publik.
Këta njerëz mund të mësojnë
vlerën e një dite pune të ndershme,
duke siguruar kështu një shërbim
të vlefshëm ndaj shoqërisë dhe
me një minimum shpenzimesh
ndaj popullit taksapagues.
Sigurisht, Norton
nuk i përmendi shtypit
që "minimumi i shpenzimeve"
është një term mjaft i papërshtatshëm.
Ekzistojnë njëqind mënyra
për të arrirë majat.
Njerëz, materiale,
çfarë të dëshirosh ti.
Dhe, Zot i Madh,
si erdhi paraja më pas.
Nëse vazhdon kjo gjë,
do më nxjerrësh jashtë loje.
- Ned!
- Kjo pishinë e punës skllavërore që ke,
mund të skualifikosh çdo
kontraktor këtu në qytet.
Ned, po sigurojmë një shërbim
të vlefshëm ndaj shoqërisë këtu.
Epo, tingëllon mirë në letra,
por unë kam një familje për të ushqyer.
Sem...
Sem, njihemi që prej një kohe të gjatë.
Kam nevojë për këtë
kontratën e re të autostradës.
Nëse nuk e marr, falimentoj më pas.
Është një fakt.
Thjesht merr një
pjesë të kësaj ëmbëlsire
që zonja ime përgatiti
veçanërisht për ty,
dhe mendohu njëherë për këtë.
Ned, nuk do të merakosesha
shumë për këtë kontratë.
Më duket se që tani djemtë e mi
janë preokupuar në diçka tjetër.
Sigurohu dhe falendero Maisin
për këtë ëmbëlsirë të shkëlqyer.
Dhe mbrapa çdo marrëveshjeje të errët,
mbrapa çdo dollari të fituar,
gjendej Andi, i cili mbante llogaritë.
Dy depozita.
Main National dhe Nju England First.
Nata vjen si gjithmonë, zotëri.
Mi ço rrobat e mia poshtë për t'u larë.
- Dy kostume për pastrim të thatë si dhe
një qese me etazherë. - Po, zotëri.
Thuaju nëse mi kollarisin shumë këmishat e mia
përsëri, kanë për të patur punë me mua.
Si dukem?
- Shumë mirë, zotëri. - Kam një
bamirësi të madhe për të bërë në Portland.
Do jetë edhe Guvernatori aty.
E do pjesën që ka ngelur?
Gruaja as nuk ia thotë fare
për të gatuar.
Të faleminderit, zotëri.
- Kam dëgjuar se i ka ngjyer gishtat në shumë
ëmbëlsira ai. - S'ke dëgjuar as gjysmën.
Ka bërë mashtrime që as
në ëndrra nuk i ke parë.
Futje të dyfishta.
Rrjedh një lumë i tërë
me para të pista në këtë vend.
Por problemi me gjithë ato para
qëndron te shpjegimi
se nga ato kanë ardhur.
- Në këtë pikë futem në lojë unë.
I ndryshoj destinacionin,
i filtroj, dhe i kanalizoj.
Aksione, letra me vlerë,
kontrata pa tatime në bashki.
Shpërndaj paratë në botën reale.
- Dhe kur vjen përsëri këtu...
- E pastër si zogu i një virgjëreshe, apo jo?
Akoma edhe më të pastra.
Në kohën kur Norton të dalë në pension,
do ta kem bërë një milioner.
Por nëse e zbulojnë, ai ka për të përfunduar
këtu duke mbajtur një numër si të gjithë ne.
Tani, Red, mendoja se kishe
pak më shumë besim te aftësitë e mia.
E di që je i aftë, Andi, por gjithë
ato letra lënë pas një gjurmë.
Tani, nëse dikush bëhet kurioz,
FBI, IRS, kushdoqoftë,
ka për t'i drejtuar te një person.
Sigurisht, por jo tek unë.
Dhe sigurisht jo te kujdestari.
Në rregull. Te kush?
Randall Stevens.
Kush?
Partneri shumë i heshtur. Ai është fajtori,
Shkëlqesia Juaj. Njeriu me llogaritë bankare.
Aty fillon dhe proçesi i filtrimit.
Nëse zbulojnë ndonjë gjë,
ka për t'i drejtuar tek ai person.
Por kush është ai?
Është një fantazëm, një hije.
Kushëriri i dytë i Lepurit Harvi.
E krijova unë,
nga mendja ime.
Ai nuk ekziston, përveçse në letra.
Andi, nuk mund thjesht
të sajosh një person.
Patjetër që po, nëse di se si
punon sistemi, ku qëndrojnë dobësitë.
Është e pabesueshme se çfarë
mund të bësh thjesht me anë të postës.
Zotëri Stevens ka
një çertifikatë lindjeje,
një patentë, numër sigurie sociale.
Po tallesh me mua?
Nëse zbulojnë ndonjë nga ato llogari,
kanë për të përfunduar duke ndjekur
një pjesë të imagjinatës sime.
Epo, qofsha mallkuar.
Të thashë gjë që
je i mirë në këto gjëra?
Dreqin, ti je Rembrandti!
Ti e di, e bukura qëndron se,
jashtë, unë isha një njeri i ndershëm,
i drejtë si një shigjetë.
Duhej të vija në burg
për tu bërë një kriminel.
Të ka shqetësuar ndonjëherë kjo gjë?
Nuk i bëj unë mashtrimet, Red,
thjesht nxjerr fitimet.
Një justifikim i mirë ndoshta por,
unë gjithashtu ndërtova atë librarinë
dhe e përdora për të ndihmuar një dyzinë
me djem të merrnin diplomën e pjekurisë.
Përse mendon se ma lejon
diçka të tillë kujdestari?
Për të të mbajtur ty të gëzuar
si dhe që ti të punosh në lavanderi.
Të pastrosh paratë në vend të rrobave.
Epo, punoj lirë.
Këtu qëndron dhe interesi.
Tomi Uilliams erdhi në Shawshank në 1965
për të kryer një dënim dy vjeçar për Dh&V.
Dhunim banese dhe vjedhje.
Policia e kapi atë me një TV të vjedhur
jashtë derës së një JC Penney.
Rrugaç i ri në moshë.
Zotëri Rock'n'roll.
Shumë kryelart.
Hej, hajdeni tani, djem të
moshuar! Lëvizni si breshka!
Duke më nxjerrë mua keq.
Na hyri në qejf menjëherë.
Pra, po qëndroja te dera...
Dhe po e mbaja TV në këtë mënyrë.
Ishte një gjë gjigande. Nuk shihja gjë fare.
Papritmas, dëgjoj një zhurmë.
"Ndalo, çerr! Duart lart!"
Unë ngela në vend,
duke mbajtur televizorin.
Dhe, më në fund, ai zëri më thotë,
"Po dëgjon çfarë po të të them, djalë?"
I përgjigjem,
"Po, zotëri. Sigurisht që po.
Por nëse më bie nga duart kjo gjëja, do më
akuzoni edhe për dëmtim prone, gjithashtu."
Ke bërë ca kohë edhe
në Cashman, apo jo?
Po. Po, ishin kohëra të
lehta ato, ta them unë.
Liridalje gjatë fundjavave,
programe pune.
Jo si këtu.
Duket sikur ke qenë brenda
në gjithë Nju England.
Po, kam rënë shumë herë brenda që 13 vjeç. Më
thuaj ti një vend, ka shumë shanse të kem qenë aty.
Ndoshta ka ardhur koha
të ndërrosh profesion?
Çfarë dua të them është se s'më dukesh hajdut i zoti.
Ndoshta duhet të provosh të merresh me diçka tjetër.
Po, e ti çfarë dreqin
mund të më thuash, Kapone?
Për çfarë ke rënë brenda?
Unë?
Ma futi avokati.
Çdokush është i pafajshëm këtu.
Nuk e dije këtë?
Siç edhe doli më vonë, Tomi kishte
një grua të re si dhe një vajzë të vogël.
Ndoshta ishte mendimi i të lënurit të tyre në rrugë
ose rritja e vajzës së tij pa njohur babanë e saj.
Çfarëdo të ketë qenë,
diçka e vuri atë djalë në lëvizje.
Po mendoja ta provoja njëherë
ekuivalencën për në gjimnaz.
Më ka rënë në vesh se ke
ndihmuar shumë persona këtu.
Nuk dua të humbas kohë
me dështakë, Tomi.
Në asnjë mënyrë nuk jam
unë një dështak i mallkuar.
- Me tërë mend e ke?
- Po.
E ke me gjithë mend?
Po, zotëri.
Mirë. Por, nëse e bëjmë këtë gjë,
do i shkojmë deri në fund, 100%,
asgjë e lënë përgjysmë.
Puna është, se
nuk mund të lexoj shumë mirë.
Shumë mirë.
Ti nuk mund të lexosh,
shumë mirë.
Do merremi dhe me atë gjë.
- R.
- R...
- S.
- S...
Andi e morri Tomi-n nën kujdesin e tij.
Filloi ta guidonte që nga abetarja.
Tomi e mori gjithashtu shumë seriozisht.
Zbuloi që kishte inteligjencë për të cilën
nuk e kishte ditur më parë.
Nuk kaloi shumë kohë, dhe Andi filloi
me kërkesat e kursit të tij.
E donte me gjithë mend atë djalë.
I dha emocion ndihmesa që ai i dha
atij të kapërcente shtresën e llumrave.
Por nuk ishte ajo e vetmja arsye.
Koha në burg kalon ngadalë.
Ndaj dhe njeriu bën ç'të mundet
për të vazhduar para jetën.
Disa koleksionojnë pulla.
Të tjerë ndërtojnë
shtëpi prej shkrepsesh.
Andi ndërtoi një librari.
Tani atij i duhej një projekt i ri.
Tomi ishte mundësia.
Ishte e njëjta arsye përse ai harxhoi vite të tëra
t'u jepte formë dhe lëmim atyre gurëve.
E njëjta arsye përse varte në
mur posterat e femrave të ëndrrave.
Në burg,
njeriu do bëjë gjithçka
për ta mbajtur në punë mendjen e tij.
Në 1966, tamam në kohën kur Tomi
do jepte provimet e tij,
ishte Rakuela bukuroshe.
Koha mbaroi.
Pra?
Epo, kam dalë si dreqi.
Harxhova një vit të tërë nga jeta ime
me këto budalliqe. - Ka shumë mundësi të
kesh dalë më mirë nga ç'e mendon.
Është më keq. Një ushtrim nuk bëra saktë.
Mund të kenë qenë edhe në kinezshe.
Do shohim si do dalë rezultati.
Epo, ta them unë si do dalë rezultati.
Vetëm dy pikë do kem marrë.
Ky është rezultati!
Macet e mallkuara që ngjiten
në pemë, 5x5 bëjnë 25.
Në djall me gjithë këtë vend!
Në djall!
Ndihem keq. E zhgënjeva atë.
Këto janë broçkulla, djalë.
Ai ndihet krenar për ty.
Kemi qenë shokë për një kohë të gjatë,
ndaj mund të them se e njoh më mirë se kushdo.
- Një njeri i zgjuar, apo jo?
- Ashtu siç e ka lindur nëna.
Ushtronte profesionin e
bankierit jashtë.
Për çfarë ka rënë brenda,
meqë ra fjala?
Për vrasje.
Çfarë dreqin thua!
Nuk të besohet kurrë
kur e sheh në person.
E kapi gruan e tij në krevat
me një profesionist golfi.
I vrau të dy.
Çfarë?
Rreth katër vjet më parë,
kam qenë brenda në
Tomson për tre vjet.
Vodha një makinë.
Ishte komplet idiotësi.
Gjashtë muaj para se të dilja,
më caktuan një shok dhome të ri.
Elmo Blaç.
Një gangster i madh, të fuste frikën.
Lloji i shokëve të dhomës
që lutesh të mos bien.
Më kupton çfarë dua të them?
6-12 vjet dënim,
për vjedhje të armatosur.
Thoshte se kishte kryer
me qindra punë të pista.
Vështirë për t'u besuar,
po të shihje se sa i madh ishte.
T'ia kërciste një pordhe,
kërceje një metër në ajër.
Gjithashtu s'i pushonte asnjëherë goja.
Këtu qëndron çështja.
E kishte gojën shumë të madhe.
Vendet ku kishte qenë,
punët që kishte mbaruar,
femrat që kishte palluar.
Madje dhe njerëzit që kishte vrarë.
Njerëz të pështirë.
Ashtu i përshkruante.
Pra,
një natë, si për shaka,
i them atij,
"Pa hë, Elmo, kë ke vrarë?"
Dhe ai përgjigjet...
Gjeta një punë në një klub fshati
ku vinin klientë kalimtarë.
I pikasja tipat e pasur që vinin aty.
Ndaj një ditë zgjedh njërin,
e ndjek dhe i vjedh shtëpinë.
Ai zgjohet.
Fillon të flasë broçkulla.
Ndaj dhe e vrava.
Atë dhe kurvën e tij që kishte aty.
Këtu është dhe pjesa më e bukur.
Ajo pallohej me një trap të pasur,
një profesionist golfi.
Por, ndërkohë ishte
e martuar me një tjetër.
Një bankier të suksesshëm.
Dhe ishte ai që e pësoi për krimin.
Më duhet të them se është historia
më e paparë që kam dëgjuar ndonjëherë.
Çfarë më habit më shumë është
se ti e besove totalisht atë.
Zotëri?
Epo...
Është e dukshme se ky shoku Uilliams
ishte i impresionuar me ty.
Ai dëgjon historinë tënde fatkeqe
dhe krejt natyrshëm donte
që të të ngrinte humorin.
Ai është i ri, por jo
jashtëzakonisht i mprehtë.
Nuk çuditem për faktin se ai s'ka si ta dijë
se në ç'situatë të ka vendosur tani.
Zotëri, ai tregon të vërtetën.
Epo, le të supozojmë, për një
moment, se ky Blaç ekziston.
Mendon se do të bie në
gjunjë dhe t’ia nisë të qajë,
"Po, unë e bëra! Rrëfehem!
Dhe me që ra fjala, shtoni edhe një
dënim të përjetshëm jeni që jeni."
Nuk ka rëndësi. Me dëshminë e Tomit,
mund të hapim një gjygj të ri.
Kjo duke hamendësuar se Blaç ekziston.
Shanset janë që ai të jetë liruar tani.
Duhet të kenë adresën e tij të fundit,
emrat e të afërmve.
Por ekziston një shans, sado i vogël?
Si mund të jesh kaq pa ndjenja?
Çfarë?
Çfarë më the?
Njeri pa ndjenja.
Apo është e paramenduar?
Djalë, po harron veten tënde.
Ai klubi i fshatit duhet të
ketë ndonjë të dhënë për të,
ndonjë dokument, W-2,
me emrin e tij në to. - Nëse akoma
vazhdon të fantazosh, punë për ty.
- Mos e kthe në punën time. Ky takim mbaron këtu.
- Zotëri, nëse do dal ndonjëherë prej këtej,
asnjëherë nuk do përmendja atë çfarë ndodh këtu.
I fshehtë si puna juaj me pastrimin e parave.
Mos përmend paratë para meje më,
ti shkërdhatë për të ardhur keq!
Jo në këtë zyrë.
As kudo tjetër! Hajde këtu tani.
Thjesht po mundohem që të të qetësoj
mendjen, kjo është e gjitha. Zotëri, unë...
Në birucë. Për një muaj.
- Po, zotëri.
- Si është puna me ty?
- Ma hiqni sysh. - Ky është
shansi im për t'u liruar! Nuk e sheh?
Është jeta ime! Nuk e kupton?
- Nxirreni që këtu! Tani!
- Kjo është jeta ime.
Jo!
Një muaj në birucë.
Është dënimi më i gjatë
që kam dëgjuar ndonjëherë.
Është i gjithi faji im.
Broçkulla.
Nuk ishe ti shkaktari dhe sigurisht
nuk ishe ti ai që e dënoi atë.
Red, po më thua se
Andi është i pafajshëm?
Dua të them, i pafajshëm me të vërtetë?
Me sa duket.
Zot i Madh.
Sa kohë ka këtu brenda?
Që në 1947. Sa i bie?
19 vjet...
- Uilliams, Tomas.
- Po, këtu.
- Pakson, Eduard.
- Këtu.
Çfarë ka? Bordi i Edukimit.
- Biri i kurvës e dërgoi me postë.
- Me sa duket.
A do e hapësh apo do qëndrosh aty
me gishtin në prapanicë?
Kjo e fundit më duket
alternativë më e mirë.
Hej, Skit, hajde tani,
ma jep këtu, trap.
- Flojd, lëri këto.
- Këtu, këtu.
Hej, Red!
Hajde tani, do ma
***ësh tani, të lutem?
Epo, dreqi ta hajë.
Djali paska kaluar. C+ mesatarja.
Mendova se do doje ta dije.
Kujdestari dëshiron të flasë me ty.
Këtu jashtë?
Kështu më thanë.
Kujdestar?
Tomi.
Tomi...
Po të kërkoj që kjo bisedë
të ngelet mes nesh.
Ndihem disi çuditshëm për këtë.
Na ka dalë një problem këtu.
Mendoj se ti mund
ta vlerësosh këtë gjë.
Po, zotëri.
Patjetër që po.
Ta them unë, djalë, që kur na doli ky
problem dhe trokiti në derën time,
më ka mbajtur zgjuar për netë
me radhë, me thënë të vërtetën.
Kjo është gjëja e duhur për t'u bërë.
Ndonjëherë është vështirë
të gjesh të duhurën.
Më kupton?
Kam nevojë për ndihmën tënde, bir.
Nëse do vazhdoj përpara me këtë gjë,
nuk mund të ketë as edhe
më të voglën pikë dyshimi.
Më duhet të di nëse ajo çfarë
i the Dufrein-it është e vërteta.
Po, zotëri.
Absolutisht.
A je i gatshëm të betohesh
para një gjyqtari dhe jurisë,
pasi të kesh vendosur
dorën mbi Librin e Mirë
dhe të jesh betuar përpara
vetë Zotit të Lavdishëm?
Vetëm më jepni mundësinë.
Kjo është ajo që mendova edhe unë.
Jam i sigurt që tani ke dëgjuar...
Diçka të tmerrshme.
Një njeri aq i ri, që i ka ngelur vetëm një
vit, duke u përpjekur të arratiset.
I theu zemrën Kapiten Hadlit
teksa i qëlloi.
Në të vërtetë.
Thjesht duhet ta lëmë pas këtë gjë.
Të vazhdojmë para.
Kaq e pati.
Çdo gjë mbaron këtu.
Gjej dikë tjetër të bëjë
mashtrimet e tua.
Asgjë nuk mbaron këtu.
Asgjë.
Ose ke për të vuajtur dënimin
më të vështirë që ekziston.
Nuk ka më mbrojtje nga rojet.
Do të të heq nga ajo qeli me pesë yje,
dhe do të të dërgoj
poshtë me pederastët.
Do mendosh se të
ka shtypur ndonjë tren.
Dhe libraria?
Do zhduket.
Do çrrënjoset, tullë pas tulle.
Do organizojmë një barbekju
librash jashtë në oborr.
Flakët do duken kilometra të tërë larg.
Do kërcejmë rreth tyre
si indianë të egër.
Më kuptove?
Po e kap muhabetin?
Apo po tregohem pa ndjenja?
Jepini një muaj tjetër
të mendohet për atë gjë.
Gruaja më thoshte se jam
një njeri i vështirë për t'u njohur.
Si një libër i mbyllur.
Gjithmonë ankohej për këtë gjë.
Ishte e bukur.
Zot, sa e doja.
Thjesht nuk dija si t'ia tregoja,
kjo është e gjitha.
Unë e vrava atë, Red.
Nuk e tërhoqa unë këmbëzën.
Por unë e largova nga vetja ime.
Prandaj edhe vdiq, për shkakun tim.
Lloji i personit që unë jam.
Kjo nuk të bën ty një vrasës.
Një bashkëshort të keq, ndoshta.
Të të vijë keq sa të duash,
por nuk ishe ti ai që tërhoqi këmbëzën.
Jo, nuk isha unë.
Dikush tjetër e tërhoqi.
Dhe unë përfundova këtu.
Fat i keq, besoj.
Po.
Vërtitet kudo.
Duhet të zbarkojë te një person.
Ishte radha ime, kjo është e gjitha.
Isha në udhën e tornados.
Thjesht nuk mendova se
kjo stuhi do të zgjaste kaq shumë.
Ke menduar ndonjëherë
të dalësh prej këtej?
Unë?
Po.
Një ditë, kur të kem një
mjekër të gjatë e të bardhë,
ata do të më lënë të lirë.
Ta them unë ku do shkoja.
Zihuatanejo.
Zi... çfarë?
Zihuatanejo.
Ndodhet në Meksikë.
Një vend i vogël në Oqeanin Paqësor.
E di se çfarë thonë
meksikanët për Paqësorin?
Jo.
Thonë se nuk ka memorie.
Ai është vendi ku dua
të kaloj pjesën tjetër të jetës.
Një vend i ngrohtë pa memorie.
Të hap ndoshta një hotel të vogël,
direkt mu në det.
Të blej ndonjë varkë të pavlerë,
ta bëj si të re.
T'i shëtis mysafirët e mi.
T'i çoj për peshkim çarter.
Zihuatanejo, hë?
Në një vend të tillë, do më hynte në punë dikush
që di si të sigurojë gjëra të ndryshme.
Nuk mendoj se kam për
të dalë ndonjëherë, Andi.
Kam kaluar këtu pjesën
më të madhe të jetës.
Jam një njeri i institucionalizuar.
Ashtu siç ishte Bruks.
Epo, e nënvleftëson veten.
Nuk mendoj ashtu.
Dua të them... këtu brenda, jam ai
që mund të të sigurojë gjëra, sigurisht.
Por jashtë, gjithçka që të nevojitet
gjendet te Fletët e Verdha.
Dreqin, nuk di as nga do ia filloja.
Oqeani Paqësor?
Dreq.
- Më tremb për vdekje diçka aq gjigande.
- Mua jo.
Nuk kam shtënë mbi gruan time
dhe as mbi dashnorin e saj.
Çfarëdo gabimesh të kem bërë,
i kam paguar dhe akoma më tepër.
Ai hotel, ajo varkë.
Nuk mendoj se është
shumë për të kërkuar.
Nuk mendoj se duhet t'ia bësh
vetes këtë gjë, Andi.
Janë ëndërrime në ajër.
Dua të them, Meksika gjendet goxha larg
nga këtu dhe ti je akoma në burg.
Këto janë faktet.
Po pra. Këto janë.
Gjendet atje larg dhe
unë jam këtu akoma.
Fundja besoj se është një
zgjedhje e thjeshtë, në të vërtetë.
Mundohu të jetosh
ose mundohu të vdesësh.
Andi.
Red.
Nëse arrin të dalësh ndonjë
ditë nga këtu, më bëj një nder.
Patjetër, Andi.
Çdo gjë.
Është një fushë e madhe afër Bakstonit.
E di ku i bie Bakstoni?
- Epo, vetëm se, gjenden shumë fusha atje.
- Njëra nga ato fusha është e veçantë për mua.
Ka një mur të gjatë prej gurësh
me një pemë lisi të madhe
në pjesën veriore.
Është pamje si ato
të poemave të Robert Frostit.
Aty i kërkova gruas
time për t'u martuar.
Shkuam atje për piknik dhe
bëmë dashuri nën hijen e atij lisi.
I propozova dhe ajo pranoi.
Ma premto, Red,
që nëse do dalësh nga këtu një ditë,
do e gjesh atë vend.
Në bazamentin e murit, do gjesh një gur që
nuk është si gurët e tjerë të fushave të Mainit.
Si një xham i zi, vullkanik.
Ka diçka të fshehur nën të
që dua ta kesh ti.
Çfarë, Andi?
Çfarë ka të fshehur aty?
Duhet ta zbulosh vetë.
Jo, ta them unë, ai është...
Është duke folur disi
ndryshe këto kohë.
- Jam shqetësuar me të vërtetë për të.
- Duhet ta kemi nën kujdes.
Nuk e kemi merak gjatë ditës,
por natën është vetëm në qeli.
Oh, Zot.
Çfarë?
Andi erdhi tek unë sot.
- Më kërkoo t'i gjeja litar.
- Litar?
2 metra të gjatë.
Dhe ti ia dhe?
Sigurisht. Përse jo?
Zot, Hejvud.
Hej, nga dreqin ta dija unë?
Të kujtohet Bruks Hatlen?
Jo.
Andi nuk do e bënte kurrë atë gjë.
Kurrë.
Nuk e di.
Çdo njeri e ka pikën e thyerjes.
Shpejt.
- Dua të shkoj në shtëpi.
- Edhe pak e mbaroj, zotëri.
Tre depozitime sonte.
Mi dërgo gjërat e mia në lavanderi.
Si dhe mi lustro këpucët.
Dua që të duken si pasqyrë.
Po, zotëri.
Është mirë të të
kesh përsëri këtu, Andi.
Vendi nuk ishte i njëjti pa ty.
Të fiken dritat!
Kam kaluar disa netë
të gjata këtu në burg.
I vetëm në errësirë me asgjë
përveçse mendimeve të tua,
koha kalon jashtëzakonisht ngadalë.
Ajo ishte nata më e gjatë e jetës sime.
Numërojini.
Zona 3 Jug. Në rregull.
Zona 4 Veri. Në rregull.
- Zona 3 Veri. Në rregull.
- Mungon njëri në Zonën 2.
- Qelia 245.
- Dufrein.
Hajde shpejt këtu.
Po mban pezull shfaqjen.
Mos më bëj të vij atje poshtë.
Do të të nxjerr kafkën.
Dreqin, Dufrein, po më vonon!
Kam një axhendë për të ndjekur.
Bën mirë të jesh sëmurë ose të kesh vdekur,
përndryshe ke për ta pësuar keq!
Më dëgjon?
Oh, Zot i Madh.
Dua të merret në pyetje
çdokush në këtë bllok qelish.
- Filloni me shokët e tij.
- Me kë?
Me atë!
Hapni 237.
Çfarë do të thuash, nuk gjendej këtu?
Mos ma thuaj këtë gjë, Haig.
Mos ma përsërit më.
Por, zotëri, ai nuk gjendej këtu.
Mund ta shoh edhe vetë, Haig!
Të dukem gjë i verbër?
Apo këtë do të vësh në dukje?
Jam gjë i verbër, Haig?
Jo, zotëri.
Po ti, ç'do na thuash?
Apo je dhe ti i verbër?
- Ma shpjegoni këtë situatë.
- Numërimi i natës së kaluar.
E shikon emrin e Dufrein aty?
Unë po. Shikoni? Mu aty.
Dufrein.
Ai ishte në qeli kur u fikën dritat.
Dhe rrjedhimisht duhet që
akoma të ishte këtu këtë mëngjes.
Dua ta gjeni atë.
As nesër, as pas mëngjesit.
Tani!
Po, zotëri!
Nisuni, nisuni! Lëvizni! Tani!
Prit.
Epo?
Epo, çfarë?
Ju shikoj gjithmonë bashkë.
Nuk besoj se i mbani sekrete njëri-tjetrit.
Duhet të të ketë thënë diçka.
Jo, zotëri kujdestar.
As edhe një fjalë.
Zot, është një mrekulli!
Një njeri zhduket si fënda në erë.
S'ka ngelur gjë përveç
këtyre gurëve mbi prag.
Dhe asaj sheqerkës në mur.
Pa ta pyesim njëherë atë.
Ndoshta e di ajo. Ç'do na thuash,
Fuzi Briçis? Ke dëshirë të flasësh?
Besoj se jo.
Përse do ishte ndryshe ajo?
Ky është një komplot.
Kjo është e gjitha.
Një dreq
komploti!
Dhe çdokush është i përfshirë në të.
Përfshirë dhe të!
Në 1966,
Andi Dufrein u arratis
nga Burgu Shawshank.
Gjithë çfarë gjetën nga ai
ishin një palë rrobash të pista burgu,
një kallëp sapuni
dhe një çekiç gurësh të vjetër
pothuaj i dalë jashtë përdorimit.
Më kujtohet kur mendoja se do t'i duheshin
600 vjet një njeri të hapte një tunel me të.
Andi e hapi për më pak se 20.
Oh, Andit i pëlqente gjeologjia.
Besoj se i përshtatej natyrës së tij të përpiktë.
Një Epokë Akullnajash këtu,
një formim vargmalesh miliona vjeçar aty.
Gjeologjia është studimi i trysnisë dhe kohës.
Gjithçka që i nevojitet.
Trysni
dhe kohë.
Ajo dhe ai posteri i madh.
Siç thashë,
në burg, një njeri do bëjë ç'të jetë e mundur
për ta mbajtur mendjen e tij në punë.
Me sa duket, hobi i preferuar i Andit
ishte gërmimi i murit.
Çdo herë e nga pak.
Besoj, se pasi Tomi u vra,
Andi arriti në përfundimin
se këtu kishte kaluar mjaftueshëm kohë.
Shpejt. Dua të shkoj në shtëpi.
Edhe pak e mbarova, zotëri.
Tre depozitime sonte.
Andi bënte ashtu siç e urdhëronin.
I lustronte ato këpucë
të shndërrisnin si pasqyrë.
Roja thjesht nuk e vuri re.
As unë.
E kam fjalën, seriozisht, sa herë
shikon se ç'këpucë ka veshur dikush këtu?
Andi u zvarrit për të arritur lirinë 500 metra mes
mbeturinash që mbanin një erë që as nuk mund ta imagjinoj.
Ose thjesht nuk dua ta imagjinoj.
500 metra.
Është pothuaj gjatësia e pesë fusha futbolli.
Një gjysmë kilometri.
Mëngjesin tjetër, pothuaj kur
Rakuel po nxirrte sekretin e saj të vogël,
një njeri që askush
nuk e kishte vënë re më parë
hyri në Bankën Kombëtare të Mainit.
Deri në atë moment,
ai nuk ekzistonte,
përveç se në letra.
Mund t'ju ndihmoj?
I kishte të gjithë mjetet
identifikuese që duheshin,
patentë, çertifikatë lindjeje,
karta e sigurimit social.
Si dhe nënshkrimi përputhej plotësisht.
Më duhet ta them, më vjen
keq që biznesi juaj po mbyllet.
Shpresoj t'ia kaloni mirë jashtë shtetit.
Të faleminderit.
Sigurisht që po.
Ja tek e keni
çekun e arkëtarit, zotëri.
Ju nevojitet gjë tjetër?
Ju lutem...
Mund ta vini në kutinë tuaj postare?
Me kënaqësi.
- Kalofshi mirë, zotëri.
- Ju gjithashtu.
Zotëri Stivens vizitoi pothuajse një dyzinë
bankash në zonën e Portlandit atë mëngjes.
Ai u zhduk nga qyteti me më shumë
se $370,000 të kujdestar Nortonit.
Paga për 19 vjet punë.
Mirëmëngjes, Portland Daily Bugle!
Bajron Hadli?
Keni të drejtën të heshtni.
Nëse nuk bëni gjë të tillë, çdo gjë që do thoni
do përdoret kundra jush në gjyq.
Nuk isha aty për ta parë.
Por dëgjova se Bajron Hadli filloi të qajë si
një vajzë e vogël kur e shoqëruan për në polici.
Norton nuk kishte ndërmend
të dorëzohej aq paqësisht.
Samuel Norton?
Kemi një urdhër arresti
për ju. Hapeni derën!
Norton!
Hapni derën!
Nuk jam i sigurt cili çelës është.
Norton!
Mos i hap punë vetes, Norton.
Më pëlqen të mendoj se
gjëja e fundit që i shkoi ndërmend,
përveç plumbit që i përshkoi kokën,
ishte se si dreqin Andi Dufrein
arriti t'ia ndreqë qejfin.
Karter, Xhejms...
S'kaloi shumë kohë pasi
Kujdestari na la shëndenë,
kur unë mora një kartolinë me postë.
Ishte bosh por pulla tregonte...
Fort Hankok, Teksas.
Fort Hankok.
Mu në kufi.
Aty ku Andi kaloi kufirin.
Kur e përfytyroj atë teksa është
drejtuar në jug me makinën e tij,
gjithmonë më vjen për të qeshur.
Andi Dufrein.
njeriu i cili u zvarrit mes
një lumi jashtëqitjesh
dhe doli i pastër në anën tjetër.
Andi Dufrein,
u drejtua për në Paqësor.
Hadli sikur e kishte në dorë, apo jo?
Dhe ai që i thoshte, "Besoj se tani
ky djalë ka për të pësuar një aksident."
Ne që e njihnim më mirë
flisnim shpesh për të.
Të betohem, gjërat që ai la pas.
- Dhe ai na i siguroi.
- Ai na i siguroi!
Ndonjëherë më trishton, nga ana tjetër,
largimi i tij.
Më duhet t'i kujtoj vetes se disa zogj
nuk janë destinuar për të qëndruar në kafaz.
Pendët e tyre janë thjesht
shumë të shndritshme.
Dhe kur ata fluturojnë tutje,
pjesa jote që e di se ishte mëkat
kyçja e tyre në kafaz, gëzohet.
Por gjithsesi...
vendi ku jeton bëhet monoton
dhe i zbrazët kur ata largohen.
Besoj se thjesht më ka
marrë malli për mikun tim.
Ju lutem uluni.
Elis Bojd Reding.
Këtu shkruhet se keni shërbyer
40 vjet të dënimit të përjetshëm.
Mendon se je rehabilituar?
Rehabilituar?
Epo, tani, pa të shikojmë njëherë.
E dini çfarë, as që ia kam idenë
se ç'do të thotë ajo fjalë.
Do të thotë që jeni gati
t'i bashkoheni shoqërisë...
E di se ç'do të thotë për ty, bir.
Për mua, është thjesht
një fjalë e sajuar.
Një fjalë e një politikani
në mënyrë që
të rinj si puna jote mund të veshin një
kostum dhe kollaro dhe të kenë një punë.
Çfarë doni të dini në të vërtetë?
Që më vjen keq për krimin e bërë?
Epo, të vjen keq në të vërtetë?
Nuk ka ditë që kalon
që të mos pendohem.
Jo sepse jam këtu ose sepse ti
beson se duhet të qëndroj këtu.
Kthej shikimin pas për
te vetja ime në atë kohë.
Një fëmijë,
i ri dhe mendjelehtë i cili
kreu atë krim të tmerrshëm.
Dua që t'i flas atij.
Dua të përpiqem ta qortoj për atë gjë,
t'i tregoj se si duhet vepruar.
Por nuk mundem.
Ai fëmijë ka kohë që është zhdukur.
Vetëm ky plak këtu ka ngelur.
Më duhet të jetoj me atë gjë.
Rehabilituar?
Është thjesht një fjalë idiote.
Ndaj vazhdo e stampoje atë formular,
bir, dhe mjaft më harxhuat kohën.
Sepse t'ju them të vërtetën,
as nuk më intereson fare.
Urdhëroni, zonjë.
Leje për në tualet, bos?
Nuk është nevoja të më pyesësh çdo herë që
do të shkosh në tualet. Thjesht shko. Më kuptove?
Po, zotëri.
Për 40 vjet me rradhë kam
kërkuar leje për në tualet.
Nuk mund të nxjerr
një pikë pa marrë leje.
Kjo është e vërteta e hidhur.
Në asnjë mënyrë nuk
do ia dal dot jashtë.
Tani vetëm mendoj mënyrat si
të thyej lirimin me kusht
në mënyrë që të
më kthejnë atje ku isha.
Diçka e tmerrshme
të jetosh nën frikë.
Bruks Hatlen e dinte,
madje shumë mirë.
Dua vetëm të rikthehem në kohën
kur gjithçka kishte kuptim,
ku nuk do kem frikë
gjatë gjithë kohës.
Vetëm një gjë më step.
Një premtim që i bëra Andit.
Ja tek është.
Shumë faleminderit, zotëri.
I dashur Red,
nëse je duke lexuar këtë letër,
do të thotë që ke dalë nga burgu.
Dhe nëse ke arritur deri këtu,
ndoshta do duash të vazhdosh më tutje.
Të kujtohet emri i atij
vendit, apo jo?
Zihuatenajo.
Mund të më hyjë në punë dikush
që mund të më ndihmojë ta vë
projektin tim në punë.
Do të pres për ty
si dhe do bëj
gati fushën e shahut.
Mos harro, Red,
shpresa është diçka e mirë.
Ndoshta më e mira.
Dhe diçka e mirë nuk vdes kurrë.
Shpresoj që kjo letër të të gjejë ty
dhe të të gjejë shëndoshë e mirë.
Miku yt, Andi.
Mundohu të jetosh
ose mundohu të vdesësh.
Ashtu është dreqi ta hajë.
Për herën e dytë në jetën time,
jam fajtor për një krim të kryer.
Thyerje e lirimit me kusht.
Sigurisht, nuk besoj se do angazhohen
me postoblloqe për aq gjë.
Jo për një kriminel plak si unë.
Fort Hankok, Teksas, ju lutem.
Jam aq i emocionuar sa s'mund të qëndroj
dot ulur ose të mendoj për gjë tjetër.
Mendoj se është emocioni që
vetëm një njeri i lirë mund ta ndjejë.
Një njeri i lirë në fillim
të një udhëtimi të gjatë
konkluzioni i të cilit është i paditur.
Shpresoj të kaloj kufirin.
Shpresoj të takoj
mikun tim e t'i *** dorën.
Shpresoj që Paqësori të
jetë i kaltër si në ëndrrat e mia.
Shpresoj.
Përktheu: Merfan Krasniqi