Tip:
Highlight text to annotate it
X
Përktheu: Gazmend
FILMI NË VAZHDIM ËSHTË NJË TRILLIM.
ËSHTË BAZUAR LIRSHËM
NË NGJARJE HISTORIKE
DHE NË ASNJË MËNYRË NUK ËSHTË BËRË
PËR PËR TË QENË I SAKTË HISTORIKISHT.
PËRVEÇ GJELDETIT QË FLET.
AJO PJESË ËSHTË
KREJTËSISHT E VËRTETË.
Festat,
i do e gjithë bota.
Prandaj janë kaq shumë.
Krishtlindjet.
Pashkët.
Nata e Dritave.
Gjëja e vetme që kanë
të përbashkët
është ushqimi,
si Festa e Falënderimeve.
Për këtë bëhet e gjitha.
Koha për t'u ulur
pranë vaktit të festës.
Kjo është pjesa e preferuar
e të gjithëve.
Gjithmonë,
vetëm nëse ushqimi je ti.
ZOGJ TË LIRË
Emri im është Rexhi,
meqë ra fjala.
Unë jam gjeldeti që po bërtet
për të jetuar.
Festa e Falënderimeve është makthi
më i keq i një gjeldeti.
Më besoni,
unë u mundova t'i paralajmëroja.
Ju nuk e kuptoni!
Ata po na shëndoshin që të mund
të na hanë!
- Sa ditë e bukur!
- Kjo është dita më e bukur!
Mbase kjo është dita më e bukur
e jetës sime.
- Shikoni, misër!
- Misër!
Për çdo vit,
nuk ma vënë veshin.
Nuk do ta maskoj.
Gjelat e detit janë të marrë.
Misër.
Shumë të marrë.
Djema, shikoni.
Gjelat e detit janë aq të marrë, aq sa
mendojnë se fermeri është shoku i tyre.
- Ai është shumë i mirë!
- Është më i miri.
- Shumë i sjellshëm.
- E dua fermerin!
Persi do të shkojë
tek parajsa e gjelave të detit!
Parajsa e gjelave të detit.
Po, Persi!
Sa me fat!
E shikoni çfarë dua të them?
Por të them të vërtetën,
unë gjithmonë kam qenë disi ndryshe.
Që në fillim fare, mua nuk më dukej
sikur isha për atë vend.
Bota jonë është e bërë
prej misri.
Misër me gjethe.
Misër-misër!
Misër zjarri!
Kjo është një teori e mrekullueshme,
por unë mendoj se atij i thonë diell.
Jashtë! Jashtë!
Por unë vazhdova përpjekjet...
- Jo.
- Aspen.
Krahët e tu duhet të jenë të lodhur,
sepse duket sikur ke fluturuar
drejt nga parajsa.
Seriozisht e ke?
Dëshiron të fluturosh, Bobi?
- Besoj se jemi vetëm ne të dy.
- Largohu, i çuditshëm!
Po, kështu mendova!
...dhe përpiqesha.
Kur je në një tufë,
e di që i përket
diçkaje më të madhe
që nuk je vetëm.
Rexhi, bën ftohtë!
Rexhi, qenke i ftohtë!
Ik që këtu, Rexhi!
Të paktën kështu kam dëgjuar.
Dëgjoni! Rexhi ka pasur të drejtë
gjatë gjithë kohës.
Ata po na shëndoshin që të na hanë.
Janë këtu jashtë!
Më në fund, pas gjithë këtyre viteve,
këtë kam pritur të dëgjoj.
''Rexhi kishte të drejtë.''
Nuk dua t'i bie bririt tim,
por po i bie!
Mirë, ja si është plani.
Kur t'i hapin portat,
të vrapojmë nga kodrat.
Përpara, skuadra!
T'u japim Rexhin!
- Çfarë?
- Po! T'u japim Rexhin!
Ai është Anti-misri!
E keni keqkuptuar!
T'u japim Rexhin.
Ta sakrifikojmë.
Duhet të jemi të gjithë bashkë në këtë!
Shihemi më vonë, Rexhi!
Kështu që pas gjithë kësaj, unë do të
bëhesha darka e Festës së Falënderimeve.
- Jo, ju lutem! Po ju përgjërohem!
- Jemi në rregull.
- Jo!
- Zonja dhe zotërinj,
Presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Faleminderit të gjithëve
që erdhët sot këtu...
- Apo jo?
- ...në këtë fermë të thjeshtë familjare
për një nga traditat e mia
më të preferuara presidenciale.
Faljen e Gjeldetit
të Festës së Falënderimeve.
Vetëm një zog i veçantë do të kursehet
nga ky fat i tmerrshëm, por i shijshëm.
Babi, është ky këtu.
Ky është ai që dua.
Zemër, mendoj se do të gjejmë një gjeldeti
më të madh, mirë?
Të lutem? Të lutem,
të lutem!
- Zemër, unë të dua.
- Të lutem!
Ai gjeldeti nuk është i madh sa duhet.
Mos e bëj atë.
Jo, jo.
Ky është gjeldeti juaj i falur.
Gëzuar Festën e Falënderimeve, vogëlush!
Eja, zogu. Ikim.
Do të shkojmë tek helikopteri.
Atje është një gardh
dhe ajo është një pulëbardhë.
Ja një lopë dhe një pulë.
Dhe ai është Poli.
Ai po ndahet nga gruaja.
Ky është një tullac dhe kjo
është vajza që e ka qejf babin tim.
Por mos i trego askujt.
Zogu.
Mos u shqetëso.
Je i sigurt.
Ti je gjeldeti i falur.
Tani u lodha.
Unë jam gjeldeti i falur.
Unë jam gjeldeti i falur!
Do të jetoj!
Do të jetoj!
Jam gjeldeti i falur!
Kjo po ma heq trurin!
Doli se jeta ime
nuk kishte mbaruar
dhe një jetë krejt e re
sapo po fillonte.
Gjeldeti, gjeldeti.
Kjo është shtëpia jote e re, gjeldeti.
Z. President, u kthyet në
Kampin David.
Ai është Gjenerali Sagan.
Ai ka probleme.
Ajo është Marsia.
Ajo i fsheh ndjenjat e saj.
Do të bëjmë shumë qejf!
Të premtoj, nuk do të të lë kurrë!
Prit pak!
Televizori!
Tani u lodha.
Më parë në
Bota e Dashurisë...
Çfarë është kjo?
Jetimi me një sy,
Alehandro,
hidhet nga jetimorja
ngaqë ishte ndryshe.
E paskan hedhur jashtë edhe atë.
E njoh shumë atë ndjesi.
I refuzuar nga të gjithë, Alehandro
jeton i vetëm në rrugët e Tihuanës.
Derisa një ditë ai bëhet burrë.
Pa shiko!
Keni një emergjencë urie?
Kam!
- Ke nevojë të hash tani?
- Po!
- Ne mund t'ju shpëtojmë me pica!
- Po!
Ajo duket shumë më e mirë
sesa misri.
Telefononi në 1-800-PICA.
Do t'jua sjellim picën menjëherë.
Çfarë?
Alehandro hap kompaninë e tij të re...
...Ujku i Vetmuar
dhe fiton një milion pezos.
Ai blen një aeroplan,
blen një tigër,
dhe bëhet dashnori më i madh
i Tihuanës.
- Do të martohesh me të gjitha ne?
- Jo, unë jam Ujku i Vetmuar.
Ujku i Vetmuar.
Gjithmonë kam menduar se doja
të isha pjesë e një tufe.
Por mbase gabohesha.
Po!
Ç'kemi, shoku?
Një krevat i ngrohtë...
televizor dhe pica
sa mund të haja.
Më në fund i kisha të gjitha.
Gjithçka ishte e përkryer.
Do ta gjejë ndonjëherë Alehandro
dashurinë e vërtetë
apo fati i tij është që të jetë
përgjithmonë i vetmuar?
Mua më duket një fat
shumë i mirë, Alehandro.
Zbulojeni në pjesën e ardhshme të
Bota e Dashurisë.
Ky është fati yt.
Çfarëdo që të bësh,
mos bëj zhurmë.
Unë jam Xhejku nga FLGJ-ja.
Fronti i Lirisë së Gjeldetit.
Ti sapo je rekrutuar
për një mision shumë të fshehtë.
Ndihmë! Më ka rrëmbyer
një gjeldeti i egër!
Sigurimi! Bëni gati paralizuesit
për vrasje!
Çfarë ishte ajo?
E adhuroj entuziazmin tënd,
shok.
Por po vrapon në drejtimin e gabuar.
Veç kësaj, tashmë jemi prapa
me programin.
- Jemi prapa me programin?
- Jemi?
Pse nuk the?
Të lëvizim!
Shiko, mendoj se më ke ngatërruar
me dikë tjetër.
Unë nuk jam pjesë e asnjë misioni.
Horizonti duket i pastër.
- Prit!
- Hej, prit!
Jam unë, gjeldeti i falur.
Më ndihmoni!
Një gjeldeti i çuditshëm.
Bëj prapa! Do ta kap unë!
- Të lutem, mos më lëndo!
- Nuk e di kush je,
por po e vë në rrezik serioz
këtë operacion.
Mos je i çmendur ti?
Jam unë.
Ashtu? Je vërtet ti?
Do të hiqesh nga unë?
E di çfarë? U mërzita me ty
që më hedh lart e poshtë.
E shikon këtë vijë?
Mos u fut në zonën personale...
Nuk e pe vijën ti?
Sepse unë e bëra shumë të qartë...
Hiqe mendjen nga ajo, Rexhi!
Prit! Nga e di emrin tim ti?
Sepse ai më tha gjithçka për ty.
Ai? Kush është ai?
Gjeldeti i Madh.
Ai u shfaq në qiell
në një top të ndritshëm drite
me një zë që vinte nga gjithandej.
Ai më dha misionin tim,
më tha që duhej të të gjeja ty.
Dhe pastaj,
më dha këtë.
Një dorezë dere?
Doreza e shenjtë e kohës.
Ky qenka i marrë!
Ajo baza e fshehtë ushtarake
duhet të jetë mu përpara.
Ndërtesa duhet të jetë këtu.
Duhet vetëm të kuptoj se si ta kaloj
këtë portë të pakalueshme.
Ja si qenka nga brenda!
Mirë, çfarë ka brenda
kësaj baze të fshehtë?
Një makineri kohe.
Një makineri kohe?
Një makineri kohe.
- Një makineri kohe.
- Një makineri...
Çfarë? Kush ta tha atë?
Ti, sapo ma the.
Sigurisht që unë ta thashë.
Po të testoja.
Ky është misioni ynë.
Jo të shpëtojmë dhjetë gjela deti
apo njëqind, por të gjithë.
Do të kthehemi në kohë
tek Festa e parë e Falënderimeve
për ta hequr gjeldetin nga menyja.
Pikërisht. Do të kthehemi në kohë
tek Festa e parë e Falënderimeve
për ta hequr gjeldetin nga menyja.
- Kujt po i flet?
- Këtij këtu.
Ai e kupton shumë mirë.
Shiko! E shikon si po tund kokën?
Përshëndetje, ushtar! Mirëserdhe
tek Fronti i Lirimit të Gjeldetit.
Po ju lë ju të dyve të njiheni!
- Skanimi i zonës.
- Çfarë po bën?
- Nuk ke dylbi.
- Prit!
Ja objektivi ynë! Shkojmë!
Po futemi në modulin e kohës.
Bëj prapa!
Fillimi i sekuencës së lëshimit.
Ndjenja therrëse
në pjesën e poshtme të trupit.
Presioni i gjakut po rritet,
me shpejtësi
duke u futur në madhësinë
e hapësirës kohë.
E ndjej kohën që po përkulet!
Mund të udhëtojmë në një kohë tjetër
dhe të mbajmë lëndinat e tyre.
Kjo nuk ka kuptim.
Shiko!
Fara nga viti 3000.
- Xhejk, shiko!
- Çfarë? Çfarë është?
Boja e ardhshme.
Veshja e bazës sekrete.
Por ai tha se do të ishte këtu.
Për çfarë po flet vallë?
Nuk e di kush është ai shoku yt,
por ju duhet të hapni
Frontin e Lirisë së Idiotëve
dhe ta lironi veten nga idiotësia.
Nuk ka asnjë bazë sekrete
dhe patjetër që nuk ka asnjë...
makineri kohe?
Po!
Shkojmë!
Vetëm ngaqë po të ndjek,
nuk do të thotë që po të ndjek!
Më ndiq!
Nuk e dëgjove atë që thashë?
Nuk do të të ndjek!
Thjesht nuk ka rrugë tjetër...
Jo!
Dezinfektimi mbaroi.
- Çfarë është ajo?
- Është një hartë, more idiot!
Një hartë!
Na çon tek makineria e kohës?
Nuk do ta shkruajnë
makineria e kohës...
- Shoku!
- Ku është?
Është...
Duhet të ndjekim vijën blu.
Vijën blu, sigurisht!
Sigurisht.
Do ta ndjekim të dy vijën blu
dhe do të shkojmë tek makineria e kohës
dhe ta ndalojmë Festën e Falënderimeve.
Mirëserdhe në skuadër!
Si dy copa lidhëse
të gërshetuara bashkë,
ne jemi një gërshet i fortë
dhe i bukur.
Po, nëse do ta bëjmë këtë,
duhet të mos bësh si i çuditshëm.
Gati-tu!
Nuk ke pse më prek,
kur flet me mua.
Mirë, mos më prek fare,
më mirë.
Po afron armiku!
Çfarë po bën?
Për pak desh na kapën.
Neve? Për pak desh të kapën ty!
Ne nuk jemi tek ''neve''.
Unë jam një tufë me një.
Unë jam një ujk i vetmuar, shoku.
El Solo Lobo.
Shiko fuqinë e hatashme
të gjeldetit të falur!
Kthehu pas!
Djema, jam Rexhi!
Nuk ju njoha fare.
Ju duhet të jeni të rinj.
Nuk keni për ta besuar kurrë
se çfarë kam hequr.
- Ta raportojmë këtë?
- Janë shumë dokumente.
- Ta pjekim.
- Marrje!
Krononauti Një, je gati
të jesh njeriu i parë
që do të udhëtojë në kohë?
Po, zotëri!
Bën mirë të jetë. Shanset e mbijetesës
janë thuajse zero.
Prisni, ju nuk thatë...
Kjo është vetëm për ata
që duhet ta dinë, zotëri.
Pse po mundohen të më vrasin?
Dua vetëm të kthehem
si gjeldeti i falur.
Kisha shapka. Shapka.
Çfarë po bën?
E kam krejt nën kontroll.
Mos je çmendur?
Nuk ke asgjë nën...
Është një numër i vjetër i FLGJ-së.
Quhet shpërqendrimi me tinguj.
Po tallesh me mua ti?
Qendra, kemi një ndotës
në Dhomën 47.
Marrje!
Të çfarë lloji, Agjent?
Gjeldeti, zotëri!
Kjo është shumë e çuditshme,
Agjent.
Marrje!
Si ta zgjidhim, zotëri?
Me salcë boronice.
Gallatë, apo jo?
Por seriozisht, duhet të merremi
me ndotësin.
Marrje! Të gjitha njësitë
të raportojnë në Nivelin H.
Shfaroseni me masa ekstreme!
Ec, ec!
Z. President, sapo të fillojë
numërimi së prapthi,
nuk do të mund ta ndalojmë.
Kuptova, Gjeneral!
Koha e mbetur, tre minuta.
Ja ku janë!
Nuk ka shanse që unë
t'i afrohem asaj gjësë.
Rexhi, ky është fati ynë!
Fati im është me pica
dhe me televizor sipas kërkesës!
Zbulohet një ndotës.
Ndaloje atë pamje, ushtar!
- Çfarë problemi ka?
- Gjeldeti, zotëri.
Krononauti Një, dil shpejt që aty!
Faleminderit! Faleminderit!
Më ndihmo! Të lutem, më ndihmo!
Prit, prit!
Prit!
Zbulohet një krononaut i ri.
Aktivizimi i sistemit të të pasmeve.
Ambienti, i zhdërvjellët.
Jo, jo!
Më ndihmoni!
- Unë nuk dal atje.
- As unë nuk dal atje.
- Unë në asnjë mënyrë...
- Më vjen keq, vëlla!
- Dy javë para daljes në pension.
- Paç fat!
Këmba ime!
Çfarë po ndodh? Ndihmë!
- Më ndihmo! Të lutem, kape dorën time!
- Qetësohu!
Më largo që këtu!
Çfarë kemi... bërë?
Ju lutem, më ndihmoni!
Përshëndetje,
unë jam S-T-I-V-I.
Stivi. Lajmëtari i Mjetit Eksplorues
të Udhëtimit në Kohë.
Përshëndetje, Stivi!
Unë jam XH-E-K, Xhejku.
- Dhe ky është R-E-XH, Rexhi.
- Ku jemi?
Askund dhe gjithkund.
Në hapësirën mes kohës
ku ndërthuren e shkuara,
e tashmja dhe e ardhmja.
Sigurisht. Tani, na ço tek
Festa e parë e Falënderimeve.
- Vendmbërritja u vendos.
- Jo, jo!
Po aktivizojmë flluskën e sigurisë së
krononautit për të evituar efektet anësore.
Efektet anësore?
Çfarë efektesh anësore?
Efektet anësore mund të përfshijnë
plakje të përshpejtuar...
Kam ftohtë.
Regres të shpejtë evoluimi.
Mutacione të çrregullta fizike
në një dragua të adhurueshëm.
Ose në një oktapod, një gaforre,
një kalush apo një saskuaç.
Uroj ta keni shijuar eksperiencën tuaj
të udhëtimit në kohë!
Ju lutem mbahuni për rikthim.
Mirëserdhët në Koloninë Plimuth,
viti 1621.
Tre ditë para Festës së parë
të Falënderimeve.
Ia dolëm mbanë!
U kthyem në kohë.
Rexhi, eja këtu jashtë.
Kjo do të të pëlqejë shumë!
Sigurisht, pse jo?
Edhe aroma duket si e vjetër.
Mund t'ju rekomandoj
disa tërheqje të lehta?
Ide e mrekullueshme, Stivi.
Gjoks, vithe, gjoks, vithe,
gjoks, vithe,
gjoks, vithe, gjoks, vithe,
gjoks, vithe.
Gjoks, gjoks, vithe, vithe.
Shkojmë, Rexhi!
Po aktivizoj mekanizmin fshehës
të sigurisë
gjatë mbushjes përmes diellit.
Prit, jo! Stivi!
Stivi!
Stivi!
Stivi?
Ai nuk është këtu, shoku.
Po qesh, por kjo nuk është
për të qeshur, Stivi.
Kjo bisedë po harxhon
rezervat e mia energjike.
- Po fikem.
- Çfarë? Jo! Jo, jo!
Rexhi, jugu është këtej.
Dielli lind nga veriu.
Prit, unë nuk mund të rri këtu,
i kthyer pas në zinxhirin ushqimor.
Më në fund,
pak kohë për mua.
E kontrollova zonën.
Jemi krejt vetëm.
Kjo është ide e keqe.
Ky është një pyll i vërtetë i egër.
Me shumë gjasa duhet të jetë plot me
përbindësha të çmendur të etur për gjak.
Nëse më ndodh gjë,
ti e ke fajin.
Më beso, jemi krejt të sigurt.
Xhejk! Mos! Jo!
Edhe një tjetër!
Ju lutem! Ju përgjërohem!
Ju lutem, mos më hani!
- Ky ishte fundi për ty.
- Jam i vdekur! Jam i vdekur!
- Ç'kemi?
- Përshëndetje!
Parajsa e gjelave të detit
është kjo?
- Shikoni gjë?
- Këtu nuk ka asgjë!
I humbëm prapë,
Kapiteni Standish.
E shoh këtë.
Vazhdoni të kontrolloni!
Po, zotëri!
Janë këtu. E ndjej.
Përshëndetje,
gjela deti nga kohët e moçme!
Ne kemi ardhur nga e ardhmja me një makineri kohe
me emrin Stivi, për t'ju shpëtuar...
Pusho! Ne po i largonim gjuetarët
nga foleja jonë,
derisa erdhët ju duke vikatur si
pula të tmerruara. Kush jeni ju?
Po! Thuajua, Rojtar.
Apo jo, Pushatak?
Mos ma lër dorën varur, Rojtar.
Pushataku është aty. Ai ka respekt për mua.
Gjuetarët po kthehen.
Duhet të lëvizim.
Unë do të prij.
Ju të tjerët më ndiqni.
Ai do të prijë?
- Rrini në formacion.
- Në formacion, rrini!
Kjo është shumë e rrezikshme!
Mbahu!
Kjo ishte një ditë shumë e shpejtë.
Por më pëlqen shumë.
Duhet t'i zëmë të tjerët.
Prit!
Sapo kam ngrënë.
Vetëm ajo po më vonon. Si je ti?
Eja!
Emri im është Rexhi, meqë ra fjala!
Jam Peshqit.
Unë jam Xheni.
Dhe po vrapoj për të shpëtuar jetën.
Rrethojini, djema!
Të gjithë, këtej!
Këtej, të gjithë!
Ja ku janë!
Shpejt!
Pushatak!
Të kapa!
Hapuni!
Eja! Eja!
Ejani këtu!
Eja!
- Mirë, ai po ikën.
- Shumë mirë.
Pra, çfarë janë Peshqit?
Gjithçka në rregull?
Nuk e di. Si thua ti?
Unë kam rënë nga foleja,
kur kam qenë e vogël.
- Prandaj syri yt...
- Çfarë ka syri im?
Thjesht po bëja shaka.
Kurdo që bëhem nervoze, fillon...
Ja! Tani je vetëm një.
Rojtar, çfarë duhet të bëjmë tani?
Duhet të kthehemi në shtëpi
dhe të raportojmë atë që ndodhi.
Jo. Duhet ta sulmojmë fortesën
dhe t'i lirojmë shokët tuaj të kapur.
Pushataku dhe Amosi
janë shokët e mi,
por nuk mund të rrezikojmë
sigurinë e tufës.
Atëherë do të shkoj vetë,
nëse ty të mungon guximi.
Guximi?
Ta tregoj unë guximin!
Po!
Sa e ashpër!
Mjaft me këtë shfaqjen tuaj mbresëlënëse
dhe shumë të shpifur.
Le të kthehemi në shtëpi!
Besimi në vetvete është gjithçka.
Bredford! Dil këtu!
Dil këtu!
Guvernatori Bredford!
Ju lutem, zotërinj!
Qetësohuni, mirë?
- Ju silleni sikur po ngordhni urie.
- Por ne po ngordhim urie!
Duam ushqimin në magazinë!
Kemi folur për këtë.
Ushqimi është për gostinë
me indianët Uampanoag.
- Por ne kemi uri tani!
- Të gjithë kemi uri.
- Ti nuk dukesh i uritur!
Unë kam probleme me tiroidet.
Tani, siç e dini, ne nuk kemi mbledhur
ushqim të mjaftueshëm,
që të na shtyjë gjatë dimrit.
E shikoni atë kodër?
Ai është dimri i shkuar.
Atje do të shkojmë të gjithë,
nëse nuk bëhemi miq me indianët.
Na duhet ndihma e tyre.
Pa të nuk do të mbijetojmë, mirë?
Tre ditë, kaq!
Ju premtoj.
- Mund të duroni të gjithë.
- Po!
Guvernatori Bredford ka të drejtë.
Mund të durojmë...
Përveç Klensit.
Por ai ishte i sëmurë kur erdhi,
kështu që nuk e kam unë fajin.
- Duam ushqimin në magazinë.
- Na jep çelësat!
O mami!
U kthye Standishi!
Standish!
Majls, u ktheve!
Ç'kemi?
Nuk ju thashë që do të gjeja ushqim për ju?
Po, ju thashë, apo jo?
Atë e quan bujari ti?
Standish, populli kërkon kokën time.
Dhe nëse nuk e mbajmë gostinë,
kam frikë se do ta marrin.
Na duhet ushqim.
Në këtë pikë, ç'të jetë.
Thashë që do të të gjej gjela deti...
...dhe atë do të marrësh.
Më shumë sesa mund të hash edhe ti.
Mirë, gëzohem që folëm.
Flasim nesër!
Çfarë personaliteti!
Pra, ai Gjeldeti Alfa
atje lart...
Si është historia?
Ju të dy fërkoni lafshat, apo...
Jo, Rojtari është vëllai im.
Futuni brenda!
Brenda, futuni!
E di, edhe po të mos ishte...
unë kërkoj më shumë mendje
dhe më pak muskuj.
Vërtet? Seriozisht e ke?
Sepse unë nuk kam muskuj fare.
Seriozisht, asgjë fare.
Mbase duhet të vizitohesh për këtë.
Pas teje.
Është një zbritje e vogël,
të premtoj.
Vithet.
Këtu janë... të gjithë.
Një ushtri që kërkon një komandant.
Nuk kam parë kurrë kaq shumë gjela deti
në një vend që bëjnë gjëra vërtet.
Jam i tronditur.
Në të ardhmen, gjelat e detit
thjesht rrinë gjithë ditën
duke ngrënë
dhe duke parë murin?
Po. Dua të them, jo!
Jo, kjo do të ishte...
Dua të them, disa po.
Jo ata që njoh unë.
Po të mos bënim gjëra,
do të bëheshim të trashë.
Si thua ti?
- Përshëndetje, gjela deti të egër...
- Mos!
...të pazbutur
nga e shkuara e largët.
Ju kam sjellë një dhuratë.
Dhe dhurata jam unë. Unë jam Xhejku.
Kam udhëtuar me një makineri kohe
me emrin Stivi,
në mënyrë që ta ndaloj Festën e Falënderimeve
dhe ta heq gjelin e detit nga menyja!
Çfarë është Festa e Falënderimeve?
Po, e drejtë. Nuk ka ndodhur akoma.
Është njëfarë gostie.
Çfarë është menyja?
Menyja është një listë ushqimesh
në një restorant.
- Çfarë është një restorant?
- Kjo nuk ka rëndësi.
Rëndësi ka që të mos
më bëni më pyetje
dhe të bini dakord
që të më ndiqni verbërisht!
Jo!
Ne nuk do të luftojmë.
Unë jam Sqepgjeri,
drejtuesi i tufës.
Dhe ky është Sqeplëkura, plak i artë
dhe këshilltari im më besnik.
Ti...
...ke udhëtuar
në një distancë të madhe.
Ti...
Dhe gruaja jote e dashur.
Qenka shumë e bukur!
Shumë e butë dhe femërore.
Baba, këta janë Xhejku dhe Rexhi.
Ata janë nga e ardhmja, me sa duket.
Baba?
Ju lutem, ecni me mua!
Xhejk, ti flet
me bindje të thellë.
Epo, mund të flas edhe më thellë,
nëse doni.
Ne nuk kemi jetuar gjithmonë
nën tokë.
Jetonim sipër, mbi pemë,
por pastaj erdhën kolonët
dhe ne u detyruam të fshiheshim.
Por ishim të sigurt
dhe me kalimin e kohës,
e kthyem atë që e mendonim
si burgun tonë, në shtëpinë tonë.
E kuptoj, zotëri,
por...
Gjeldeti i Madh më tregoi
se çfarë duhet të bëj.
E di, ''Gjeldeti i Madh''
është një emër i tmerrshëm
për një mik imagjinar, apo jo?
Ky është fati im.
Epo, Xhejk, më lejo
të ta tregoj fatin tonë.
Kujdes!
Kjo është e ardhmja jonë.
Fati ynë është tek ata.
Jeni të mirëpritur të rrini
sa të doni,
por sa kohë që do të jeni këtu,
do të respektoni mënyrat tona.
Ne nuk luftojmë.
Ne mbrohemi.
Mbrojmë dhe mbijetojmë.
Po, zotëri!
Rexhi, shiko!
Merre!
Mbaje kështu!
Unë nuk jam nga ata
që mbajnë fëmijët.
Është e lehtë. Edhe një gjeldeti
i përparuar i së ardhmes mund ta bëjë.
Ajo do që t'i vjellësh
disa krimba në gojë.
Cila vajzë nuk do donte?
Kjo është e ëmbël dhe e shpifur.
Mendoj se i pëlqej.
Po, mbase i pëlqen.
Për pak desh ra.
Hej, gudulisesh?
Gudulisesh?
Natën e mirë,
Rexhi nga e ardhmja!
Natën e mirë,
Xheni nga ëndrrat e mia!
Çfarë? Do krimba?
Nuk do ta bëj, ajo është e shpifur.
Mami?
- Po më dhemb stomaku.
- Edhe mua.
Kaq ishte, miku im.
Ky është fundi.
Do të jetë finalja,
nëse nuk gjejmë një rrugëdalje.
Të erdhi diçka në mendje?
Po, Pushatak, e dija që koka jote e madhe
dhe e çuditshme ishte për një gjë!
Pushatak,
ai është një kalush fluturues.
Dy zogj dhe një grusht grurë.
Kjo gosti do të jetë shumë e shpejtë
me këtë ritëm.
Të bën të mendosh, nëse
Kapiteni Standish po humb toruan.
Çfarë po mendonit ju?
Asgjë, Kapiten.
Problemi me ju djema është
se mendoni ku ndodhen
ata gjelat e detit,
dhe jo ku nuk janë.
Këtu i kapëm ata dy të fundit.
Ata po na largonin nga diçka.
Diçka që po e mbronin.
Po thua që po e bënin qëllimisht?
Domethënë janë të zgjuar.
Unë kam gjuajtur çdo gjë që ecën,
zvarritet apo fluturon,
dhe gjithmonë e kap prenë time.
Këta gjela deti po bëjnë diçka.
Kështu që nesër do ta nisim
në këtë drejtim
dhe nuk do të ndalojmë së kërkuari,
derisa t'i gjejmë të gjithë!
Ajo ishte harta ime e mirë!
Mirëmëngjesi të gjithëve!
Ja detyrat e sotme!
- Feni!
- Deni.
Deni, merr skuadrën tënde
dhe drejtoji gjuetarët nga lindja.
- Perëndimi.
- Drejtoji nga perëndimi.
Patjetër, vëlla.
- Klensi...
- Nensi.
Nensi, ti do të bësh të njëjtën gjë
në veri.
- Në jug.
- Në jug, po.
- Dasti...
- Xhasti. Ai është yt bir.
E saktë, Xhasti, shko gjej një tjetër
nga halat e tua magjike të pishës.
Shkove u martove me një pulë.
Xheni, ti do të shkrehësh grackat
e gjuetarëve. Merr Rexhin me vete.
Po!
E thashë me zë.
Rojtar, kontrollo fortesën.
Shiko çfarë po planifikojnë!
Merr Xhejkun me vete!
Shkoni! Jini të shpejtë
dhe qofshi shëndoshë.
Këto janë detyrat për sot.
Mundohu të mbash ritmin,
dhe të mos na bësh të vdekur.
Ti je ai që do të duhet të mbash
ritmin me mua!
Metoda e tij është e pazakonshme,
por shumë efektive.
Kjo lojë luhet edhe me dy vetë!
Të munda deri në fund të kodrës.
Pusho!
Po ti ç'ke që shikon?
Kontrolloni grackat!
Ne jemi gjithmonë një hap para tij.
Kjo është ngushëlluese.
Që është një hap larg...
Kjo është më pak ngushëlluese.
Por ne ndjekim rregullat e babait.
Ai e mban tufën të sigurt.
Unë i adhuroj rregullat. Në fakt, unë kam
një rregull për ndjekjen e rregullave.
- Edhe unë!
- Nuk ka mundësi! Më puth.
- Çfarë the?
- Thashë, s'ka si rregullat!
Jo, nuk the ashtu.
Por s'ka gjë.
Grackat janë në rregull, zotëri.
Je gati të shkrehim disa gracka?
Unë jam lindur...
...gati.
Mirë.
Rexhi?
- Ajo ishte e pabesueshme!
- Mendoj se duhet të shtrihem.
Më fol për të ardhmen.
Më thuaj çdo detaj,
por thuaji shpejt.
Vërtet? Dëshiron të dish
për të ardhmen?
- Mënyra e fshehtë.
- Unë jam më i fshehtë!
Jo, nuk je.
Zhytja Popej.
- Faleminderit, krijesë pyjore!
- Nuk kam marrë asnjë mësim.
Kam menduar gjithmonë
se në të ardhmen
do të ketë harmoni
mes të gjitha gjërave të gjalla,
por picat dhe televizori
duken shumë të mira.
Seriali më i mirë është, ''Bota
e Dashurisë''. Kjo ishte në spanjisht.
Rexhi?
Po, Xheni?
- Qentë.
- Qentë?
Po, edhe unë e ndjej.
Të bëjmë si qentë.
Unë do të bëj si një boksier
dhe ti si një ninxha.
Qentë!
Qentë?
Ka diçka të gabuar.
Nuk duhej të ishin kaq në veri.
Prit, e di unë ku jemi.
Eja!
Rexhi, nuk mund të shkojmë këtej.
Do t'i çojmë drejt tek tufa.
Stivi!
Çfarë është ajo?
Rexhi!
- Mos bërtit! Vdis me dinjitet!
- S'ka gjë!
Çfarë kemi këtu?
Nisu, Stivi!
Nisu!
Është magji.
Do të vjell
dhe jo për mirë!
Besoj se jemi në një distancë
të sigurt.
Çfarë? Ku jemi?
Çfarë është ajo?
Ajo është Toka.
Toka?
Atje jetojmë ne.
Eja, më beso!
Qenka shumë e bukur!
Ashtu është vërtet.
Gjithmonë kam menduar se atje jashtë
kishte më shumë,
por kurrë kaq më shumë.
Ti je vërtet nga e ardhmja.
Nuk më besove?
Sigurisht që jo! Mendoja se ti
ishe i çmendur dhe i rrezikshëm.
Dhe i lezetshëm.
Pra, ishte e frikshme?
Udhëtimi në kohë?
Jo. Duhet shumë për të trembur
një gjeldeti si unë.
Sa do doja ta kishe parë!
Mund ta shohë.
Filloi ri-luajtja e kohës së udhëtimit.
Stivi mund të ketë
ndonjë problem teknik.
Këtu Rexhi kërkon mamanë.
Sa i ëmbël!
- Nuk jemi të sigurt pse ai gjeldeti...
- Kjo është me lëvizje të ngadalta.
Në rregull, mendoj se tani jemi të sigurt.
Duhet të ikim tani.
Si të duash.
Nuk e dija që djemtë
mund të bërtasin aq fort.
- Nuk është e çuditshme?
- Ai është shumë gazmor.
Mirupafshim, Stivi! Ti je makineria
më e mirë e kohës që kam njohur.
Mirupafshim, Xheni!
Rexhi,
jam i mbushur plotësisht
dhe gati për të të çuar në shtëpi.
Seriozisht e ke?
Mund të shkoj...
Eja, Rexhi,
shkojmë!
Po. E di, nuk do donim të fluturonim
me siguresë të ngrehur, apo jo?
Më njofto për çdo gjë.
Kthehu si më parë!
Po.
- Ulu poshtë!
- Ulu ti!
Festa e Falënderimeve
do të ndodhë nesër.
Po kthehen gjuetarët!
Sikur të mund të shikonim
çfarë ka brenda asaj ndërtese!
Ajo është streha e armëve
ku mbajnë shkopinjtë buçitës
dhe pluhurin buçitës.
Pa armët e tyre,
ata janë të dobët dhe kanë frikë.
Duhet ta raportojmë menjëherë
tek babai këtë gosti.
Xhejk? Xhejk!
Ajo ishte e pabesueshme.
Nuk rri dot pa e menduar.
Po, siç unë nuk rri dot
pa menduar, hipotetikisht...
Prit. E di ti çfarë do të thotë
ajo fjalë?
Jo, por mund të imagjinoj një skenar
ku mund ta kuptoj.
S'ka gjë, ta them unë.
- E pe çfarë bëra?
- Shumë e zgjuar.
Mirë. Pra, hipotetikisht...
Po sikur një djalë...
Vetëm një djalë?
Epo, një djalë mjaftueshëm tërheqës
dhe mendjehollë.
Po sikur ai të të ofronte
të të çonte në të ardhmen?
Do të më pëlqente shumë ta shikoja!
Por vendi im është këtu
me babanë tim dhe Rojtarin.
Nuk do të mund
ta lija kurrë tufën,
sidomos jo tani
që po na ndjekin gjuetarët.
Po sikur gjuetarët të mos ishin
një kërcënim?
Po sikur të gjithë të ishin të sigurt
dhe të lumtur si më parë?
Kjo do të ishte e mrekullueshme.
Ky do të ishte realizimi
i një ëndrre.
Rexhi?
Rexhi?
Çfarë po bën?
Nesër është Festa e Falënderimeve.
Duhet ta sulmojmë sonte fortesën.
Nuk duhet të sulmojmë asnjë gjë.
Ai më tha që duhet
ta bëjmë së bashku.
Më lër rehat!
Ai?
Gjeldeti i Madh?
Ai është një zë brenda kokës tënde.
Si guxon?
Nuk ka asgjë brenda kokës sime.
Gjeldeti i Madh është i vërtetë.
E pashë me dy sytë e mi.
Sa më shumë e thua atë emër,
aq më kot duket. Dua të them...
Gjeldeti i Madh është gjeldeti
më i madh që njoh
dhe ti nuk do të jesh kurrë
aq i madh sa Gjeldeti i Madh,
i cili është gjeldeti më i madh.
Mirë.
Më fal, Rexhi!
Unë nuk jam rritur në një fermë
të bukur dhe të lirë.
Unë jam rritur në një fabrikë klinike
të ftohtë.
Që nga çasti që lindëm,
ne u shëndoshëm me formulë.
Përveç meje. Mamaja ime më mbajti
të fshehtë nga njerëzit.
- Erdhi koha?
- Po, zemër.
Këto vezë janë e ardhmja jonë,
Xhejk.
Merri dhe mbathja
dhe mos ndalo derisa të jesh në një vend
të sigurt për të nisur një tufë të re.
Mami, kam frikë.
E di që ke, i dashur.
Por dua që të jesh trim tani.
Jepi, Xhejk! Mund t'ia dalësh.
Jemi shumë krenarë me ty.
Urdhëro! Bëj kujdes tani!
Ne kemi besim tek ti!
Xhejku! Xhejku!
Ndalo!
Xhejku! Xhejku!
Dështova.
Zhgënjeva familjen time,
dhe tufën time.
Vendosa se isha më mirë
të vazhdoja vetëm
për atje ku nuk do të mund
të lëndoja kurrë më askënd.
Pastaj erdhi ai.
Gjeldeti i Madh.
Më dëgjo këtu, Xhejku i ri!
Ai më foli për fatin tim.
Më dha dorezën e shenjtë të kohës
dhe më tha...
Gjëja më e rëndësishme
që duhet të mbash mend
është se nuk duhet
të dorëzohesha kurrë,
pavarësisht se çfarë
më dilte përpara.
Më vjen keq! Duhet të ketë qenë shumë
e vështirë të lije familjen tënde,
por të sulmosh një fortesë plot me njerëz
të armatosur është ide shumë e keqe.
Kam një plan. Kam zbuluar
se ku i mbajnë armët gjuetarët.
Nëse i shkatërrojmë armët,
e ndalojmë gostinë.
Po. Dhe gjuetarët nuk do të jenë kërcënim
dhe tufa do të jetë e sigurt.
- Pikërisht!
- Dhe kështu realizohet ëndrra e Xhenit.
Çfarë?
Asgjë. Pranoj.
Pra, cili është plani yt
për t'u futur?
- Në rregull, ti ke pjesën e lehtë.
- Po, po. Çfarë?
Unë do të përdor muskujt e mi
të gjoksit dhe vitheve
për të të hedhur përtej murit.
Nisu!
- Mbase duhet të rregulloj këndin.
- Jo!
Nuk do të rregullosh asgjë!
Kam një ide më të mirë.
Mirë, nëse e planifikojmë me kujdes
pikën e rënies,
do të mundemi që të...
Më hyri një cifël.
Çfarë?
Gjithmonë ato më të voglat
të dhembin më shumë.
Jo! Jo!
Të pa njeri?
Xhejk!
- Prit pak! Kjo është e mahnitshme!
- Xhejk!
Kjo është e pabesueshme.
Nuk e kap dot këtë pikën.
Më dhembi.
Duhet ta provosh këtë.
Qenka stërvitje shumë e mirë.
Njërit nga ne do t'i duhet të bëjë
një vëzhgim për të parë më mirë.
- Vërtet?
- Një numër i vogël detar që e kam mësuar.
38 përqind zmadhim.
E bëri prapë.
- Ku janë qentë?
- Mendoj se janë jashtë!
Mirë. Unë po bëj gati fuçitë e barutit
pranë hangarit të armëve.
Ti merru me fuçitë në karrocë.
Do ta hedhim vendin në qiell.
- Pa armë...
- Nuk ka Festë Falënderimesh!
Lëvizim!
Mami!
Nuk dua të vesh
pantallona të shkurtra!
Jo...
Gjeldeti i Hapësirës.
Ai fle me sytë hapur.
Është ngjethëse.
Briri i barutit!
Gjyshi Xhejk, na e thuaj edhe njëherë
historinë e bririt.
Prapë me atë të vjetrën?
Mendoj se Gjeldeti i Hapësirës
po çmendet.
***ët budallenj!
Çfarë është ajo?
Dikush me emrin Rojtar
mund të ketë nevojë për prova.
Ja një.
Çfarë është? Është...
Është...
Ja dy! Ia dolëm mbanë!
Zjarr! Zjarr!
- Zjarr!
- Çfarë ishte ajo zhurmë?
- Është zjarr! Sillni brigadën e kovave!
- Zgjohuni! Na duhet ujë! Alarm!
Mirë, Pushatak. Sillu mirë dhe mbase
do të na marrin në të ardhmen,
që të mund të kalojmë
një aventurë të shkëlqyeshme.
Çfarë keni bërë?
E bëri Gjeldeti i Hapësirës.
Thuaja, Pushatak!
- Ju shkuat tek fortesa!
- Jo!
Jo, ju nuk e kuptoni!
I shkatërruam armët dhe grackat.
Madje prishëm edhe karrocën e gjuetarit.
Iku! Ne e hodhëm në erë!
Si e bëtë këtë?
- Në fakt, ishte plani i Xhejkut.
- Faleminderit, shoku!
Nga ta dimë se po thoni të vërtetën?
Më falni!
Xheni, prit!
Shpejt!
Na duhet më shumë ujë!
Po na sulmojnë!
Bjerini alarmeve!
Përforco portën, vogëlushe!
- Mama!
- Unë po siguroj ushqimin.
Kapiteni Standish!
Falë Zotit qenke këtu!
Do ta hash atë misër?
Çfarë do të bëjmë? Të lutem,
më thuaj që nuk e bënë indianët.
Nuk e bënë indianët.
Paskemi një tradhtar
në mesin tonë, mbase.
Ishin ata zogjtë gjakatarë.
Po thua se këtë e bënë
gjelat e detit?
Ata nuk janë zogj të zakonshëm.
Ata kanë fuqi magjike!
Unë i pashë të zhdukeshin në ajër!
Dy të tjerë i pashë duke fluturuar
me një vezë gjigante.
Ata po luajnë me mendjen time.
Po mundohen të më çmendin.
Duhet të them që ia kanë dalë mbanë,
si thua?
- Epo, atëherë...
- Mos!
Më trego rrugën!
Besoj se kjo do të thotë
që do të ikësh në shtëpi,
tek e ardhmja,
tani që e mbarove misionin tënd.
Në fakt, duhet të bëj
edhe një gjë tjetër.
Të të kërkoj të vish me mua.
Prit...
Seriozisht e ke?
E di që the se ti e kishe vendin këtu
me tufën tënde.
Por mendova,
tani tufa është e sigurt.
- Gjuetarët kanë ikur...
- Rexhi!
Të lutem, thuaj po!
- Jo!
- Jo?
Nuk e mendon dot pak?
Jo, jo!
Çfarë është ajo?
Mos!
Nuk është aq aerodinamik
sa shpresoja.
Prisni!
Ti i solle drejt tek ne, Xhejk!
Unë?
Ja ku qenkeni!
Mos!
Ejani, djema!
Do të bëjmë një gosti.
Ti e ke fajin për këtë!
- Xhejk!
- E dija që ai ishte frikacak.
Ndaloni!
Filloni planin e evakuimit!
Shpejt!
- Ec, ec, ec!
- Xhasti!
Më fal, Xheni! Ju zhgënjyem.
I sollëm drejt tek ju.
Kjo nuk ka rëndësi tani.
Eja!
Shpejt, këtej!
Eja këtu, miku im vogël!
Jepini, kapini të gjithë!
Hej, miku!
Ju kapa!
Pasojini, pasojini!
Kam edhe dy të tjerë!
- Të mbaj unë, vëlla!
- Jo, jo!
Ejani të gjithë!
Këtej!
Shkoni kapini, djema!
Nga të shkojmë?
Nëse nuk doni të dilni...
...do t'ju nxjerrim me zjarr!
Tek pellgu! Ajo është rrugëdalja jonë
e vetme tani!
Rexhi, çerdhja!
Duhet të kthehemi!
Eja!
Hidhuni tek pellgu!
Shpejt!
Jepini, nxitoni!
Xheni! Xheni!
Jo!
- Do të gjej një rrugëdalje tjetër!
- Por nuk ka rrugëdalje tjetër!
Xhejk!
Eja, shkojmë!
Mos ki frikë, Pushatak.
- Mblidhi të gjithë tek plazhi!
- Po, baba!
Ejani! Ejani!
Ejani!
Këtej! Vraponi!
Vraponi!
Shpejt! Nxitoni!
Çojini vezët në vend të sigurt!
Babi!
- Shko! Bashkohu me të tjerët!
- Jo pa ty!
Xheni...
Babi!
Unë do të jem gjithmonë me ty.
Kemi darkë! Kemi darkë!
Kjo gjysmë guaskë
ishte e babait tim.
Cilido nga fëmijët e tij që ka
gjysmën tjetër, do të bëhet prijes.
Çfarë?
Çfarë?
Babai zgjodhi me mençuri.
Babai im e donte këtë tufë.
Dhe ai do të jetë gjithmonë
pjesë e kësaj.
Ai dha jetën e tij
që të na jepte neve tonën.
Kështu që ne do ta nderojmë atë.
Por tani, ne duhet të bëjmë
atë që duhet për të mbijetuar.
Unë e kam fajin për gjithçka.
Ata na morën shtëpinë.
Na morën familjen tonë.
Tani kemi vetëm një zgjedhje.
Do të luftojmë!
Do të ngrihemi dhe do të luftojmë!
Kjo është shtëpia jonë!
Mjaft u fshehëm!
Do ta sulmojmë fortesën,
do ta lirojmë familjen tonë dhe
do ta bëjmë tufën tonë përsëri një!
Kush është me mua?
- Do të luftojmë!
- Do të luftojmë!
Do të luftojmë, vëlla!
Mirëmëngjesi, Rexhi.
Pse i ke varur turinjtë?
Kjo ishte pjesë e një shakaje.
- Thjesht më ço në shtëpi.
- Rexhi, prit!
Tufa është në telashe.
Po! Dhe e di pse?
Për shkakun tonë!
Nuk shpëtuam askënd.
I përkeqësuam të gjitha!
Por Rexhi,
Gjeldeti i Madh më tha...
Nuk ka asnjë Gjeldeti të Madh!
Nuk ka asnjë mision.
Të gjitha i ke shpikur në kokën tënde.
Gjithçka është një gënjeshtër.
Tani unë po iki, para se
t'i djallosim gjërat më tej!
Dhe nëse je i zgjuar,
do të vish me mua.
Nuk mund të dorëzohem.
Po, nëse je i zgjuar.
Shiko me kë po flas.
Gjeldeti! Gjeldeti!
Gjeldeti!
Dua të fluturoj me anijen hapësinore.
Gjeje kush u kthye?
Vë bast që po mendoje ku...
Tani u lodha.
...kam qenë.
- Shihemi më vonë, Stivi!
- Mirupafshim, Rexhi!
Prit! Prit!
Thirri mendjes, Rexhi,
nuk kemi kohë për këtë!
Po thyej nja njëqind rregulla
të udhëtimit në kohë,
dhe kjo mund ta shkatërrojë universin,
por nuk kam zgjidhje tjetër.
Jam kthyer nga e ardhmja për të
të thënë diçka shumë të rëndësishme.
- Çfarë?
- Ti je idiot.
Kjo ishte paksa e ashpër.
Unë mund të mos jem gjeni...
Çdo gjë që do ndodhet pas
në vitin 1621.
Xheni, Xhejku,
një tufë e tërë shokësh.
Po, një tufë që unë e djallosa fare!
Ata janë më mirë pa mua.
Jo!
Unë kam ardhur nga e ardhmja
edhe më e largët
për të të thënë se Xheni dhe tufa
do ta sulmojnë fortesën!
- Ata nuk kanë asnjë shans.
- Mos!
- Çfarë do të bëjmë?
- Na duhet një plan.
Pikërisht!
Doreza e Shenjtë e Kohës.
- Doreza e Shenjtë e Kohës!
- Doreza e Shenjtë e Kohës!
- Prisni!
- Po?
- E dini çfarë do të thotë kjo?
- Çfarë do të thotë?
Është shumë e thjeshtë.
Do të thotë
që unë duhet të shkoj të gjej
Gjeldetin e Madh.
Vë bast që ai ndodhet
pas derës që hap kjo!
Eja pra tani!
Ti je Gjeldeti i Madh.
- Unë jam Gjeldeti i Madh?
- Ti je Gjeldeti i Madh!
Kjo do të thotë se Xhejku
po thoshte të vërtetën gjatë gjithë kohës!
Unë jam vërtet idiot!
Urrej ta them që të thashë.
Prisni, nëse unë jam idiot,
atëherë edhe ti je idiot.
Jo, jo, djema.
Në fakt, të gjithë jemi idiotë.
- Por jemi gjithashtu të gjithë...
- Gjeldeti i Madh!
Mua po më ikën mendja tani!
Edhe mua!
Unë u ktheva që të sigurohesha
që të ndalonim
dhe ta vlerësonim këtë moment
të mrekullueshëm.
Kjo është e mrekullueshme.
- E mrekullueshme.
- E mrekullueshme.
Po, krejtësisht e mrekullueshme.
Tani, nëse keni mbaruar,
duhet të kthehesh në kohë,
t'i ***ësh Xhejkut të ri fatin e tij
dhe pastaj të shpëtosh shokët e tu.
E drejtë.
Duhet të shkoj!
Jepi, Stivi!
Shkojmë!
Do të zëmë pozicione këtu
dhe këtu.
Armët e tyre janë shkatërruar,
kështu që kemi shanse të luftojmë.
Ai u kthye.
Ti!
Ku është Rexhi?
Më dëgjo, Xhejku i ri!
Çfarë? Kush je ti?
Unë jam Gjeldeti i Madh!
Gjeldeti më i madh nga të gjithë!
Dhe kam ardhur këtu
të të *** një mision!
Jo të shpëtosh dhjetë gjela deti,
apo njëqind,
por të gjithë!
Të gjithë?
Më parë duhet të shkosh tek Kampi David
dhe të gjesh gjeldetin e falur.
Gjeldetin e hatashëm të falur!
Gjeldetin e hatashëm të falur?
Epo, ai nuk është gjithmonë
i hatashëm,
por me kalimin e kohës
bëhet edhe më i hatashëm.
Dhe kjo do të të duhet
për udhëtimin tënd.
Çfarë është?
Është doreza e shenjtë e kohës!
Është shumë e fuqishme!
Do të të mbrojë dhe
do të të mbajë larg së keqes!
Por gjëja më e rëndësishme
që duhet të mbash mend
është se nuk duhet të dorëzohesh kurrë,
kurrë!
Pavarësisht çfarë të del përpara!
Pavarësisht çfarë të del përpara!
Pavarësisht çfarë të del përpara!
Tani!
Po!
Qenkan zogj goxha të inatosur!
- Sulm!
- Për tufën!
- Merrni topat!
- Topat? Për gjela deti, zotëri?
Merrni topat dhe formoni një vijë!
Gati...
Mos!
Zjarr!
Gjeldeti i Madh!
Mirëserdhët, të gjithë!
Një vezë gjigante.
Duket shumë e shijshme.
Qenie njerëzore të veshura
në mënyrë konservatore,
dua t'ju prezantoj
Gjeldetin e Madh!
Nuk ishte Gjeldeti i Madh.
Gjithmonë ishte Rexhi.
Shoku im më i mirë!
Ai sjell bekime për të gjithë ju.
Nderojeni!
Çfarë është kjo?
Një shenjë nga Gjyshërit!
Një shenjë shumë e shijshme!
Duhet ta bësh më shpesh këtë.
Epo, kjo është shumë larg zonës sime
të dërgimit falas.
Duhet të provoni edhe shkopinjtë e thekur
të bukës. Janë shumë të shijshëm.
Po!
Ia dole mbanë, Rexhi!
Na shpëtove të gjithëve.
Në fakt, e bëra!
Po!
Dhe unë të shpëtova ty.
Kjo do të thotë që unë i shpëtova të gjithë.
Kështu që urra për mua!
A nuk është e mrekullueshme kjo,
Xhasti?
- Ajo është e imja!
- Është pjesa ime!
- Pusho, Trashi! Ç'kemi, Xherold?
- Ç'kemi, zonja...
Z. Ançovi, na e ndote picën
me peshqit e tu të vegjël të tharë.
Paska shije çorapesh të pista.
Por prapëseprapë, është më e mirë
se gatimi i gruas sime. Si thoni?
- Djema, shikoni këtu!
- Shoku, të lutem!
Faleminderit, Gjeldeti i Madh!
Shikoni të gjithë këtu,
unë do ta falënderoj këtë gjeldeti.
Prisni një minutë,
sapo shpika një fjalë!
Është Festa e Falënderimeve!
Të pëlqen kjo?
Gëzuar Festën e Falënderimeve,
të gjithëve!
Tani që nuk isha në meny,
mund t'i shikoja pushimet
ashtu siç ishin.
Si një kohë për të ndarë.
Një kohë për t'u mbledhur bashkë.
Që të jemi me ata që i duam
dhe që na duan.
Unë mendoja se doja të rrija vetëm,
si ujk i vetmuar.
Më vonë zbulova se ai ishte
Ujku i Vetëm.
Doli që unë duhej vetëm
të gjeja vendin tim.
Je i sigurt që nuk dëshiron
të rrish këtu me tufën?
Unë jam një gjeldeti aksioni,
Rexhi.
Atëherë, besoj se kjo
është lamtumirë.
Jo, Rexhi,
lamtumirat janë vetëm përshëndetje
që i merr era,
derisa rrugët tona
të ndërpriten përsëri.
Kjo ishte shumë e bukur
dhe çoroditëse.
Gjela deti të egër dhe të pazbutur
të së shkuarës,
nuk do t'ju harroj kurrë.
Ku dëshiron të shkosh, Xhejk?
Kudo që na e kanë nevojën, Stivi.
Kudo që na e kanë nevojën.
Pra, kjo është parajsa
e gjelave të detit?
Ti lëviz shumë shpejt,
si peshk që je.
Çfarëdo qoftë ajo.
Pa shiko!
Përktheu: Gazmend
Xhejk, çfarë ndodhi?
Ike vetëm një sekondë!
Në fakt, unë kam vite
që kam ikur.
Keni dëgjuar për gjelpatulën?