Tip:
Highlight text to annotate it
X
Sot ekzistojnë mbi dy miliard nxënës dhe studentë
në të gjithë botën.
Ka më shumë të rinj
se çdo herë tjetër në historinë e njerëzimit.
Ekzistojnë miliarda mendje
që i bashkohen kreativitetit të lirë.
Ka miliarda shpirtra kuriozë.
Rinia e botës është personifikimi
i së ardhmes së botës
dhe ajo e ardhme nuk ka limite
sepse çdo i ri
sjell një prespektive
tërësisht të re dhe unike
në botën që e rrethon.
Ayana po kërkon e apasionuar
kuptimin e jetës midis të tjerave.
Cili do të jetë kuptimi i jetës për të
dhe shokët e saj më të afërt?
A do të shkarkojnë zotëruesit e ardhshëm të smartfonëve
një program të gjendjes shpirtërore të studentëve,
dhe a do të preferojnë ata instruksionin numër një
apo numër dy?
Do të bëhet Sofia një sportiste Olimpike,
një mësuese,
një mbrojtëse e paqes botërore,
apo të treja së bashku?
Dhe a mundet obsesioni për hapsirën
dhe kërkimi i pafundësisë
ta drejtojnë Tyler në udhëtimin përtej botës, ku idetë e tij
dhe idetë e shokëve të tij
do të përcaktohen me siguri?
Përfytyroni tërësinë e ideve të fuqishme
të mbi dy miliard njerëzve të rinj të apasionuar.
TED-Ed është i emocionuar të prezantoje
një program të ri që synon tu japi të rinjve
kohë dhe hapsirë
për të ndjekur ato pasione
dhe t’i mbështesin ato
duke i prezantuar
në formën e TED -talks.
Programi është quajtur TED-Ed Clubs.
Misioni:
Të lartësojmë idetë më të mira
të njerëzve të rinj në të gjithë botën.
Ja si funksionon.
Vizitoni ed.ted.com
dhe plotësoni formularin e aplikimit,
Pasi të jetë aprovuar, ju do të merrni leje
për tu bërë pjesë e disa veprave
të dizenjuara për tju ndihmuar të filloni një TED-Ed Club
në shkollën tuaj.
Ekzistojnë 13 takime të sugjeruara.
Cdo takim ndihmon anëtarët e klubit
të fitojnë aftësi prezantuese.
Në takimet finale,
anëtarët e klubit prezantojnë idetë e tyre
në formën e TED-talks.
Mësues, ju mund të shpallni prezantimet
që të bëhen pjesë në TED-Ed
ose në konferencën vjetore të TED Youth.
Studentë, bota po pret
të rishpjegohet
nga idetë tuaja më të mëdha,
më të vogla,
të spikatura,
më të çuditshme,
të guximshme,
inspiruese
dhe brilante!