Tip:
Highlight text to annotate it
X
Konferenca e dytë ndërkombëtare për arsimim të integruar “Arsimimi i integruar- trend, tendencë dhe domosdoshmëri“ Shkup, 14 dhe 15 dhjetor, 2013
Me qëllim që të arrihet ndikim pozitiv mbi përforcimin e kapaciteteve
dhe shkathtësive të kuadrove arsimore në R. e Maqedonisë,
140 pjesëmarrës nga shkollat e mesme dhe fillore ishin pjesë
e konferencës së dytë ndërkombëtare për arsimim të
integruar e cila u realizua në Shkup më 14 dhe 15 dhjetor,
2013 nën moton “Arsimimi i integruar- trend, tendencë dhe
domosdoshmëri”, e organizuar nga Qendra për dialog Nansen Shkup
në partneritet me Këshillin për arsimim të integruar të Irlandës Veriore.
Konferenca dyditore për arsimim të integruar u hap me
mirëseardhjen dhe fjalimin nga menaxherja për edukim,
trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup, Biljana Krsteska- Papiq
e cila njëkohësisht e prezantoi ekipin e ekspertëve dhe
ligjëruesve, mysafirëve të nderit nga Irlanda Veriore, Norvegjia dhe Turqia.
Drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski, e theksoi
rëndësinë e konferencës në kahe të ndarjes të praktikave
më të mira ndërkombëtare në fushën e arsimimit të
integruar si dhe ndaj përforcimit të shkathtësive dhe kompetencave
të kuadrove arsimore në fushën e arsimimit të integruar.
Sasho Stojkovski Drejtori ekzekutiv i QDN Shkup
Sot me konferencën e dytë për arsimim të integruar e
rrumbullakosim ciklin e avancuar të trajnimeve për gjeneratën e parë
të mësimdhënësve të cilët i filluan trajnimet në gusht të vitit të kaluar.
Të nderuar mësimdhënës, jam i bindur që ligjëratat të cilat
do të realizohen gjatë këtyre dy ditëve nga ana e ekspertëve
dhe trajnuesve ndërkombëtar në konferencën për arsimim
të integruar do të jenë me rëndësi të madhe për zhvillimin tuaj profesional.
Përmes temave të cilat do të trajtohen në këtë konferencë
të dytë ndërkombëtare për arsimim të integruar do të ofrohen
shumë shembuj pozitiv, praktika të suksesshme nga sfera
e arsimimit të integruar, do të përcillen shumë njohuri do
të përforcohen disa shkathtësi të caktuara të domosdoshme për
realizimin kualitativ të aktiviteteve të integruara edukativo- arsimore
sipas modelit Nansen për arsimim të integruar,
por jam i sigurte se do të hapen shumë pyetje, dilema
si dhe sfida të reja të cilat gjithë ju të cilët jeni në rolin e
realizuesve dhe iniciuesve të konceptit dhe idesë për arsimim
të integruar në R. e Maqedonisë, do t’ju shtynin,
stimulojnë dhe inkurajojnë plotësisht në ballafaqimin me to.
Sfidat përpara arsimimit të integruar nuk duhet të kuptohen
si një peshë apo pengesë, përkundrazi ato janë vetëm shkallë
në procesin zhvillimor të këtij sistemi arsimor.
Ai proces është tejet kompleks, i ndjeshëm i cili fillon
me transformim personal, transformim të shkollave dhe
rrethinës lokale, si një parakusht për transformimin e kornizave
më të gjëra shoqërore.
Ky është një proces i cili tek sa ka filluar dhe që
duhet përkrahur dhe shtytur.
Ky është proces i cili përfshin më shumë subjekte,
por roli juaj si arsimtarë dhe profesorë në këtë proces
afatgjatë dhe shumë shtresor është pikërisht që ju jeni
fuqia kryesore dhe promotorët e kësaj ideje.
Ju jeni subjekti kryesor në ballafaqimin e të gjitha shkallëve
të reja dhe të ardhshme të cilat duhet të tejkalohen duke e
ndërtuar arsimimin e integruar si një detyrë dhe qëllim
parësor të çdo sistemi bashkëkohor edukativo- arsimor.
Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj, shpresoj që kjo konferencë
do të na ndihmojë të gjithëve që të realizojmë një
hap të ri në realizimin e këtij qëllimi.
Me nder të veçantë e shpalli konferencën e dytë ndërkombëtare
për arsimim të integruar të hapur.
Ju faleminderit!
Arsyeshmëria e ekzistimit, kushtet e rënda në të cilat filloi të
punojë QDN Shkup dhe çmimi i merituar Maks van del
Shtul i dhuruar në vitin 2011 është një arsye shtesë për
të vazhduar përkrahja nga ana e z-nj. Astrid Tors- Komisares
së lartë për pakica kombëtare pranë OSBE, përkrahje
e cila u përcjell përmes një video fjalimi nga ana a e z-nj.
Stefani Marsal- këshilltares së lartë të Komisares së lartë për pakica kombëtare.
Stefani Marsal Këshilltare e lartë e Komisares së lartë për pakica kombëtare
E nderuara qendër për dialog Nansen Shkup, të nderuar
pjesëmarrës në konferencë, Unë jam Stefani Marsal,
këshilltare e Komisares së lartë për pakica kombëtare Astrid Tors
dhe kam kënaqësinë që t’ju drejtohem gjatë kësaj konference
për arsimim të integruar.
Ju drejtohem nga Haga në Holandë ku dhe gjendet zyra
e Komisarit të lartë për pakica kombëtare. Para dy viteve,
në qytetin e njëjte, në Hagë, Qendra për dialog Nansen Shkup
fitoi çmimin Maks van der Shtul, ajo ndodhi më 24 tetor,
2011 dhe jam e sigurte që Vetoni dhe Sashoja e mbajnë
mend mirë këtë ditë, ata u zgjodhën për këtë çmim nga
ana e jurisë të përcaktuar nga komisari i lartë dhe iu nda
çmimi Maks van der shtul për punën e tyre të jashtëzakonshme
për promovimin e arsimimit të integruar si dhe
bashkëpunimit ndëretnik.
Ky ishte një çmim i merituar nga ana e Qendrës për dialog
Nansen Shkup e cila e filloi punën e saj në vitin 2000 nën r
rethana shumë të vështira. , ndërsa sot, puna juaj është përhapur
në më shumë se 10 komuna me përkatësi të ndryshme politike si
dhe keni themeluar një qendër për trajnim tejet të rëndësishme.
Me këtë punë keni dëshmuar që përmes përkushtimit
dhe dialogut mund të funksionojë arsimimi i integruar.
Mbeten shumë sfida, dhe ne e dimë këtë, për është shumë
me rëndësi që eksperienca juaj e mirë të mos mbetet
e izoluar, për shkak të kësaj është me rëndësi që Strategjia
për arsimim të integruar të cilën e adaptoi qeveria në Shkup
para 3 viteve të përfitojë vëmendjen e plotë si dhe
përkrahjen financiare që më në fund të implementohet.
Komisarja e lartë nuk ka mundësi të jet me ju sot
por unë do ju përcjell tre mesazhe:
E para, deri tek Qendra për dialog Nansen Shkup dhe
të gjitha dialog Qendrat në rajon. Besoj që ju paraqisni
shpresë për gjeneratat e ardhshme, ju dëshmuat që mësimi
i gjuhës të komunitetit tuaj nuk mund të përdoret për ndarje
dhe të përdoret si arsye për ndarjen e fëmijëve, mund
të ruani identitetin tuaj dhe të mësoni njëri me tjetrin dhe
njëri nga tjetri, kjo në suaza të qendrat për dialog Nansen
dëshmohet çdo ditë. Mesazhi i dytë të cilin dua tua përcjell është deri tek
të gjithë arsimtarët dhe drejtorët e shkollave të cilët janë
prezent në sallë, ne nuk mund të flasim për arsimimin
e integruar pa ju, dhe të gjitha përpjekjet për arsimim
të integruar nuk do të funksionojnë përderisa trajnimi
i mësimdhënësve nuk e përkrah realitetin multietnik të shoqërisë.
Ne gjithashtu jemi të vetëdijshëm se është e nevojshme
përkrahja e cila është kyçe- përkrahja e autoriteteve
lokale, dhe dua të theksoj këtë për shkak të prezencës së
përfaqësuesve të komunave në sallë.
Mesazhi im i tretë për në fund është deri tek të gjithë
pjesëmarësit në konferencë prezent në këtë sallë,
dhe kisha thënë deri tek të gjithë përkrahësit dhe entuzijastët
e arsimimit të integruar të pranishëm në sallë, Ju dëshiroj
dy ditë të shkëlqyera në konferencë gjatë së cilës mund të
ndani eksperinc at lidhur me arsimimin e integruar,
Ju dëshiroj shumë sukses gjatë kësaj konference dyditore.
Ju faleminderit!
Nderi për hapjen e konferencës i takoi prof.
Inge Ajdsvag nga Nansen Akademia në Lilehamer.
Ai ligjëroi në temën “Roli i mësimdhënësve në shoqëri
dhe roli i tyre në zhvillimin e shkollave të integruara”.
Ligjërata ofroi një analizë të detajuar të rolit të rëndësishëm të
mësimdhënësve gjatë edukimit të gjeneratave të reja dhe
përgjegjësia e tyre e madhe gjatë edukimit të
fëmijëve dhe ndërtimit të një shoqërie kohezive.
Atë që e përcjellim dhe mënyra në të cilën i mësojmë fëmijët
do të vendosë se në çfarë bote do të jetojmë- theksoi Ajdsvag.
Kur jemi tek kohërat e reja dhe ndryshimet globale- shoqëria
multietnike dhe multireligjioze kandikim të madh
në nevojën e kuadrove arsimore më të mira.
Profesori thekson se ka nevojë për reforma në sistemin arsimor,
kohëzgjatje e re e mësimit të detyrueshëm, adaptimi i kurikulës
kryesore por sipas potencialeve individuale të nxënësve.
Inge Ajdsvag Profesor pranë Nansen Akademisë në Lilehamer
Sot për ju kam përgatitur dhjetë udhëzime, jo dhjetë urdhra por
dhjetë udhëzime për atë se çka do të thotë të jesh mësimdhënës i mirë.
Ju mund të pajtoheni me to o se jo, por ja ku janë:
e para është, ju duhet të njihni mirë dhe të doni lëndën tuaj,
gjërat të cilat i ligjëroni, kompetenca profesionale
është baza e arsimimit kualitativ.
Nëse mësimdhënësi nuk e njeh mirë dhe nuk e do lëndën
e tij/saj ne nuk mund të presim që nxënësit të jenë të interesuar.
Ata njihen me lëndën përmes meje, përmes mësimdhënësit,
dhe nëse nxënësi nuk interesohet për ndonjë gjë, është e
vështirë që të mësojë diçka, të gjithë e dimë këtë.
Udhëzimi i dytë, ju duhet ti doni nxënësit tuaj.
Dashuria sigurisht nuk është një gjë që mund të kërkohet,
ajo duhet të rrjedhë nga burimi i brendshëm.
Pse është aq me rëndësi?
Sepse kur ne i duam nxënësit tanë, gjithmonë i shikojmë
kur janë në gjendjen e tyre më të mirë. E shikojmë fuqinë e tyre,
dhe jo dobësitë e tyre, i shikojmë mundësitë e tyre
dhe jo kufizimet e tyre.
E treta, ju duhet të vëreni çdo nxënës, tentoni që t’ju jepni
mundësi që të shprehin shkëlqimin e tyre, kjo për mua
paraqet bazën e arsimimit të integruar.
Udhëzimi numër katër, duhet të jeni të sinqertë dhe
të gjeni “zërin” tuaj.
Ekzistojnë shumë mënyra për tu bërë mësimdhënës i mirë,
ndonjëherë më pyesin studentët: na tregoni se si duhet të jemi?
Unë gjithmonë ju them: tentoni që të gjeni “zërin” tuaj.
Tentoni të punoni në mënyrën tuaj. Ekzistojnë një mijë
mënyra për tu bërë mësimdhënës i mirë, ky art fisnik.
Unë mendoj që liria pedagogjike është e
rëndësishme për tu bërë mësimdhënës i mirë.
Shkrimtari amerikan Xhon Stajnbek i cili e fitoi çmimin ***ël
për literaturë në vitin 1962 njëherë tha:
shkolla nuk është e lehtë, dhe në shumicën e kohës nuk është zbavitëse,
nëse keni fat ju do të hasni një mësimdhënës të mirë.
Tre mësimdhënës të mirë gjatë jetës është fati më i mirë.
Unë jam i bindur që mësimdhënësi i mirë është një artist i shkëlqyeshëm.
Mësimdhënia ndoshta është një nga artet më të mëdha
pasi që media është truri dhe shpirti i njeriut.
Unë jam i bindur që në këtë publikë sot gjenden
shumë artistë të mirë.
Udhëzimi numër pesë, duhet të keni pritje të mëdha
ndaj nxënësve dhe ndaj vetes tuaj, ju duhet të prisni
diçka nga nxënësit tuaj, jo më shumë seç munden të kontribuojnë,
por jo dhe më pak. Tentoni që të arrini më të mirën.
Të gjithë ne arrijmë më shumë kur diçka pritet nga ne.
Mungesa e pritjeve shumë shpesh nënkupton indiferencë,
pakujdes. Ajo nuk është një punë e mirë për mësimdhënësin.
Udhëzimi numër gjashtë: ju duhet të nxisni kuriozitetit
dhe etjen për njohuri. Etja për njohuri është e vetmja
etje e cila ritet sa më shumë që pini.
Ne gjithmonë duhet ti gjejmë nxënësit se ku gjinden në jetën
e tyre dhe t’ju tregojmë diçka që nuk e kanë ditur, diçka që ju nevojitet.
Nëse kemi sukses të nxisim kureshtje të madhe, dëshirë të
madhe për të ditur më shumë, ajo makine e
padukshme mund të arrijë çudira.
Shpesh them se treshi i mësimdhënies, treshi i shenjtë i mësimdhënies
është motivacioni, koncentrimi dhe përsëritja.
Motivacioni, koncentrimi dhe përsëritja.
Nëse mungon njëra nga këto shtylla, mësimi është i rrezikuar.
Shtatë, ju duhet shpesh të inkuadroni diçka të re në klasë,
mos i bëni gjërat e njëjta të cilat i keni bërë dhe vitin e
kaluar apo vitin para tij, apo edhe disa vite më parë.
Edhe pse është e sigurtë dhe nuk janë të nevojshme shumë
përgatitje, çdo mësim i mirë fillon me përgatitje të mirë.
Gjërat të cilat i mësojmë, nuk e di se si është për ju,
por unë mendoj se duhet të jenë të reja në mënyrë të caktuar.
Duhet të jem afër gjërave të cilat i mësoj, në të kundërtën
bëhet një shtresë pluhuri mbi gjërat dhe të njëjtën
mund ta vëreni dhe në sytë e nxënësve tuaj.
Tetë, duhet të kujdeseni për ritualet mira dhe inkluzive.
Ritualet janë shumë të rëndësishme për një shkollë,
mund të jetë fillimi i javës, fillimi i ditës, festimi i ditëlindjeve,
festivalet, dita e Kombeve të Bashkuara më 24 tetor,
përfundimi i ndonjë pune të mirë, gjeni të gjitha rastet e
mundshme për rituale të mira.
Pse është aq me rëndësi? Është me rëndësi sepse
ju ofron nxënësve dhe kuadrit arsimor ndjenjën e përkatësisë
siç është ndjenja e lidhshmërisë dhe vetëdija
për empati dhe përgjegjësi.
Ritualet inkluzive mund ti aftësojnë nxënësit të jenë të mirë
dhe të kujdesshëm ndaj të tjerëve.
Numri nëntë, duhet të kontribuoni pozitivisht ndaj mirëqenies
së kolegëve tuaj, në rritjen dhe zhvillimin e ekipeve të arsimtarëve.
Secili mësim i mirë fillon në zyrën e mësimdhënësve.
Vallë ne mësimdhënësit sillemi mes veti në të njëjtën
mënyrë në të cilën presim dhe nxënësit tanë të sillen,
me kujdes, me empati, me përkrahje, me solidaritet.
Duhet ti vendosim standardet e njëjta në zyrat e
mësimdhënësve të cilat i dëshirojmë për nxënësit tanë dhe në klasat.
Udhëzimi i fundit numër dhjetë, ju si mësimdhënës duhet
të merrni pjesë në diskutimet rreth rolit shoqëror,
kulturor dhe politik të shkollës në shoqëri.
Duhet të kemi kurajë të parashtrojmë pyetje të rëndësishme,
pyetje si: a është secili nga lagja i inkuadruar në shkollën tonë?,
a ekzistojnë lëndë dhe teme të rëndësishme të cilat
mungojnë në programin?,
vallë ligjërojmë dhe e kemi të organizuar shkollën në
mënyrë që promovon të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike?,
sepse gjithmonë ka lidhshmëri mes asaj se çka ligjërojmë
dhe si e ligjërojmë. Nëse ligjërojmë për demokracinë
në mënyrë autoritative, atëherë ligjërojmë kurrikulin e fshehur.
Ajo mund të jetë njësi mësimore rreth demokracisë
por jo dhe për demokracinë. Nëse nxënësit duhet të
mësojnë për demokracinë, ata duhet ta mësojnë me forma demokratike,
dhe vetë shkolla të paraqesë institucion demokratik.
Është e nevojshme të tentojmë të inkuadrojmë qëndrime
në mendjen e nxënësve tanë, siç formuloi njëherë
Xhorxh Bernard Shav në këtë mënyrë:
ti e shikon botën siç është, dhe pyet pse?
Unë e shikoj botën siç mund të jetë, dhe pyes pse jo?
Ky është qëndrimi të cilin duhet ta inkuadrojmë
tek ne dhe nxënësit tanë.
Qëllimi përfundimtar i arsimimit sipas meje është të inspirohen
individët që të zbulojnë potencialin e tyre në mënyrë të do ti
shërbejë të mirës së përbashkët.
Ky është dhe mesazhi im deri tek ju sot, një fëmijë, një mësimdhënës,
një laps, një libër- kjo me të vërtetë mund ta ndryshojë botën.
Përpos udhëzimeve të cilat i theksoi Ajdsvag për arsimimin e integruar,
gjithashtu ndau eksperiencën e tij nga karriera shumëvjeçare
si pedagog dhe mësimdhënës i shkëlqyeshëm dhe i theksoi sfidat më të
shpeshta me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit në Norvegji,
ndër të cilat është dhe integrimi i pakicave.
Të mësohet për njohuri, të mësohet për ekzistencë,
të mësohet për të bërë dhe të mësohet për bashkëjetesë
- këto janë rregullat më të 'rëndësishme të cilat duhet të jenë
pjesë përbërëse e një kurrikuli të një shkolle të mirë.
Gjatë ligjëratës u hap diskutimi se çka do të thotë të jesh mësimdhënës i mirë
dhe ku këshillat e prof. Ajdsvag mund të aplikohen nga pikëpamja e pjesëmarrësve.
Gjatë konferencës, pjesëmarrësve iu drejtua zëvendës ministri për
arsim dhe shkencë së R. së Maqedonisë Safet Neziri i cili e theksoi
rëndësinë e madhe të arsimimit të integruar në kontekstin shoqëror
të Maqedonisë, nevojën e kultivimit të karakterit multietnik
dhe multikulturor të shtetit, tejkalimin e stereotipave dhe paragjykimeve
si dhe aplikimin e komponentës edukative në suaza të institucioneve arsimore.
Safet Neziri Zëvendës Ministër për arsim dhe shkencë të R.M.
Jo rastësisht jam këtu, sepse dhe unë vetë ndjehem
si pjesë e këtij projekti, unë personalisht jam përkrahës i madh
i arsimimit të integruar, kur them unë, lirisht mund të them dhe
Ministria e arsimit dhe shkencës dhe Qeveria e R. së Maqedonisë,
sepse ne hasim në probleme të përditshme në R. e Maqedonisë,
problemet më të mëdha të grupeve të interesit të cilat duan
që ti dëmtojnë marrëdhëniet ndëretnike për fat të keq ato janë
të shprehura në suaza të sistemit arsimor të R. së Maqedonisë.
Me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare dhe miqtë
nga Unioni Evropian dhe më gjerë tentojmë që në forma dhe
mënyra të ndryshme me anë të projekteve të ndryshme të ju mundësojmë
të rinjve tanë në arsimin e mesëm dhe fillor të njihen njëri me
tjetrin dhe jo vetëm të jetojnë njëri afër tjetrit dhe të mos njihen.
Ju dhe të gjithë ne jemi dëshmitarë të numrit të madh të problemeve
të cilat ndodhin tek të rinjtë tanë, vallë a punojmë mjaftueshëm,
nuk flas vetëm për ju që jeni prezent sot këtu, unë flas për
të gjithë ata që janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të kyçur në procesin
edukativo- arsimor. Kemi shkolla ku mësimi realizohet në dy
apo tre gjuhë mësimore, dalin dhe hyjnë në shkollë, vallë a
përshëndeten ndonjëherë, por duhet falënderuar projekteve
të tilla siç edhe vite të tëra ka sukses të madh Qendra për dialog
Nansen Shkup veçanërisht në shumë shkolla në R. e Maqedonisë
rezultatet radhiten njëri pas tjetrit, d.m.th. ky është një sistem
funksional i cili duhet të vazhdojë dhe assesi nuk guxon të ndalet.
Ne vazhdojmë më tutje, një falënderim i madh për suksesin i
dëshiroj çdo të mirë Qendrës për dialog Nansen Shkup në
Maqedoni që të vazhdojë më tutje, miqve tanë nga Norvegjia
të cilët na ndihmojnë financiarisht në çdo mënyrë të mundshme
dhe gjithë miqve të cilët dëshirojnë që të vazhdojmë më tutje,
ju përshëndes të gjithëve që jeni prezent këtu.
Në temën arsimi i integruar shumë ekspertë ndanë mendimin
e tyre ndërsa prof. Steinar Bryn nga Nansen qendra për paqe
dhe dialog në Lilehamer, Norvegji i theksoi trendët, tendencat
dhe domosdoshmërinë e këtij lloji të arsimimit.
Eksperienca e tij afatgjate e përfituar në Ballkan në lidhje me procesin
e pajtimit, integrimi i sistemit arsimor dhe shoqëror
dëshmon se pranimi i dialogut si qëndrim ndaj botës
dhe mënyrë të komunikimit është mësimi më i mirë nga i cili mund
të përfitohet, me atë do të tejkalohen stereotipat dhe
paragjykimet gjatë komunikimit me komunitetet.
Profesori Bryn e theksoi rëndësinë e ndërtimit të shoqërive
të integruara në të cilat qytetarëve do t’ju mundësohet qasje e
barabartë deri tek resurset dhe mundësitë duke theksuar
se ajo është e pamundur të arrihet pa arsimim të integruar.
Bryn sqaroi se arsimimi i integruar ndihmon në njohjen e
ndërsjellë dhe paraqet pikënisje ndaj kultivimit të respektit të
cilin e meritojnë bashkësitë e ndryshme etnike.
Steinar Bryn Themeluesi i Nansen dialog rrjetit
Ka ndodhur një ndryshim dramatik që nga hera e fundit kur
unë vija në vizitë gjatë punës në sferën e dialogut në vitin 1996 deri më 2013,
ndryshimi i madh qëndron në atë se kur unë vija në vitin 1996
ndjeja që ekziston një diferencë e madhe, që ka zbrazëtirë të madh
e mes shteteve tona. Atë që e ndjeja në momentin është se
nuk ka shumë gjëra që mund tua përcjellim në lidhje me këtë.
Ne i kemi sfidat e njëjta në vendin tonë.
Norvegjia u bë shtet multietnik dhe multikukturor dhe ne nuk dimë
se si të ballafaqohemi me atë, në një mënyrë ju këtu në Maqedoni
keni më shumë eksperiencë dhe ka shumë gjëra të cilat mund
ti mësojmë nga ju, kjo e bën lidhjen tejet interesante
sepse kemi më shumë gjëra të përbashkëta se sa jemi të vetëdijshëm.
Dëgjuam shumë gjëra të mira të cilat e theksojnë nevojën për
arsimim të integruar, dhe unë do të tentoj duke e shikuar titullin e
konferencës të sqaroj nevojën për arsimim të integruar,
jo që kemi ndonjë zgjidhje tjetër, e thash si shaka dje,
çka ndihmon ballafaqimi me ndryshimet klimatike
nëse ne nuk dimë si të jetojmë së bashku.
Ajo që është e pazakontë është se bashkësia ndërkombëtare
e përsërit këtë gabim pas luftërave të nëntëdhjetave,
duke thënë që nëse e shtysë ekonominë dhe nëse ju
sigurojmë njerëzve punë, pajtimi nuk është me rëndësi.
Ndoshta ajo vlen për industrinë e drogës dhe bixhozit,
por nuk funksionon për njerëzit e rëndomtë.
Bashkësia ndërkombëtare e përsëriste gabimin e Titos,
dhe situata sot nuk është e mirë.
Mikja ime Suzana vjen na Vukovari, ajo do t’ju drejtohet sot pas
pauzës për drekë, situata në Vukovar sot është më e ndërlikuar
se para 10-15 viteve, njëra nga arsyet është refuzimi i alfabetit cirilik.
Nuk është kundërshtimi ndaj serbëve, por kundërshtimi ndaj gjuhës.
Unë udhëtoja në pjesën jugore të Kroacisë rreth Dubrovnikut
para disa muajve dhe i shikova të gjitha mbishkrimet afër rrugës,
në urat “asnjëherë, asnjëherë cirilikja”.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë ne shikojmë ndarjen e shtetit
në tre pjesë krejtësisht të ndara, kemi një sistem
“dy shkolla nën një kulm” ndonjëherë kroatët e vizitojnë
ndërrimin e parë, boshnjakët e vizitojnë ndërrimin e dytë.
Në Kosovë gjithashtu kemi sistem të ndarë, sipas meje
ekziston një fjalë adekuate për atë sipas mua kjo paraqet aparteid.
Nuk do të thotë se është i imponuar, nëse i referohem
shtetit tim Norvegjisë jemi dëshmitar të segregimit të rritje.
Nëse e vizitoni Oslon sot do të jeni të shokuar pasi që në Oslo
do të hasni në shkolla të cilat janë vetëm me Norvegjez,
dhe do të hasni në shkolla të cilat janë tërësisht me emigrantë,
kjo do të thotë se as prindërit nuk takohen, kjo është gjithashtu
mënyrë e ndarjes të njerëzve. Nëse e analizojmë Evropën,
nuk duket mirë, Belgjika ishte pa qeveri më shumë se 500
ditë dhe unë mendoj se ajo ka të bëjë me atë kanë
sistem të ndarë shkollor.
Kur unë rritesha, kishte dy shtete në të cilat shikoja
si shumë tolerante, shumë liberale dhe dëshiroja të shkoj atje,
ato dy shtete ishin Danimarka dhe Holanda.
Sot Danimarka është shtet shumë më restriktiv se Norvegjia,
Në Holandë zhvillohen shkolla të bardha dhe të zeza
njëjtë si në Jugun e thellë në SHBA,
kjo ndodh në Evropë në vitin 2013.
Tregimi tjetër është tregimi në të cilin unë kuptoj që shteti im
i cili quhet Norvegji, nuk është shtet vetëm norvegjez.
Nuk pajtohemi rreth kësaj por ka 700 mijë banorë të cilët nuk
janë norvegjez etnik. 600 mijë janë të regjistruar dhe
qindra mijëra të cilët nuk janë lajmëruar.
Disa qindra nga këto janë të lindur në Norvegji- norvegjez jo etnik.
Cila është situata?
Dhe ky është problemi me të cilin ballafaqohemi
kur flasim për shoqëri të integruar.
Shoqëri e integruar është shoqëria ku të gjithë qytetarët
kanë qasje të njëjtë ndaj resurseve dhe mundësive në shtet.
E përmenda Vukovarin, rreth 2000 fëmijë serb vijojnë mësimin
në shkollat serbe dhe në gjuhën serbe dhe marrin diplomë serbe.
Prindërit e preferojnë atë pasi që do të mund të kenë jetë në Serbi.
Në Kroaci edhe ashtu nuk kanë gjasa,
sepse kroatët besojnë se ata kanë më shumë të drejta në Kroaci
të cilat të tjerët nuk i kanë në mënyrën e njëjtë.
E njëjta është edhe në Norvegji, norvegjezët besojnë se kanë më shumë të
drejta në Norvegji të cilat të tjerët nuk mund ti kenë në mënyrë të njëjtë.
Ajo është e njëjta sikur të thuhet “ne punojmë aq shumë
për të nxjerrë naftën nga deti i Veriut, dhe tani të
gjithë vijnë që të marrin kremin nga torta”.
Çka bëra unë për të nxjerrë naftën nga deti i Veriut.
Absolutisht asgjë. Absolutisht asgjë.
Ky është mendimi im nga fëmijëria, më mirë është që njerëzit
të jetojnë në shtetet e veta, dhe sigurisht 25% nga popullata
në Norvegji, 25% nga popullata në Danimarkë, Austri,
Francë do kishin deklaruar se do të ishte më mirë që në Francë
të ketë vetëm francez, vetëm austriak në Austri, vetëm
norvegjez në Norvegji, por për fat janë 75% tjerë me mendim ndryshe.
Nëse shoqëritë e integruara duhet të funksionojnë,
duhet të ballafaqohemi me realitetin e ri ku duhet të jetohet
së bashku me njerëz qo ndoshta nuk na pëlqejnë aq shumë.
Ajo nuk do të thotë se të gjithë ne do të jemi së bashku
në ndonjë Vudstok festival, ajo do të thotë se secili qytetar
ka mundësi të njëjte deri tek resurset dhe mundësitë
në shoqëri, pavarësisht nga emri i tij.
Ndonjëherë është trishtueshëm të mendohet se çka
paraqet një shoqëri e integruar për të gjithë ne,
por unë nuk shikoj ndonjë opsion tjetër.
Asimilimi është integrim nën kushtet e kulturës dominuese,
në SHBA gjatë kohë aplikohej modeli “ena për shkrirje”.
Emigrantët e ri duhej të “shkrihen” në mënyrën amerikane të jetës,
duhej të kalojnë nëpër procesin e amerikanizimit për tu bërë
amerikanë të mirë. Rreth viteve 1960 e braktisën modelin
“ena për shkrirje” dhe e ndryshuan simbolin me “ena për sallatë”
sepse njerëzit nuk donin që të shkrihen në sistemin,
por dëshironin që ti mbajnë rrënjët si në modelin që ua tregova.
Kështu që ne kemi gjysmë amerikanin, amerikanin norvegjez,
amerikanin afrikan, latino-amerikanin, amerikanin vendas
Kjo më ofron mundësinë që tua tregoj pjesën time të preferuar,
shikoni duart e mia,
integrimi është ky, të qëndroni ndaras të ndryshëm
por me respekt dhe barazi, përmes dialogut të afroheni
njëri afër tjetrit që të bëheni më të dukshëm njëri për tjetrin
por të mbeteni të ndryshëm dhe ajo është në rregull.
Asimilimi është të bëhesh i ngjashëm, e cila nuk është ajo
për të cilën luftojmë dhe që nuk është mënyra më e mirë për të avancuar.
Integrimi është zgjidhja, e jo asimilimi.
Unë e shpreha atë që e mendoj, sinqerisht besoj që
njerëzit të cilët jetojnë në Maqedoni mësojnë tre gjuhë,
turqisht, maqedonisht, shqip ky shtet do të jetë më efikas,
ky shtet do të jetë një vend më i mirë për jetesë, dhe do
të kishit mundësi të zgjidhni shumë probleme të cilat i keni sot
në një mënyrë më të mirë, dhe është tejet e lehtë që të mësohet,
kështu që unë nuk shoh ndonjë problem, le të themi nëse e kufizojmë
në regjionet me maqedonas dhe shqiptar, ajo mjafton ,
të gjithë të mësojnë maqedonisht dhe shqip, në regjionet tjera
ndoshta diçka tjetër, ne besojmë që integrimi është i pamundshëm,
shumë vështirë është për pakicat të bëhen pjesë dhe të
integrohen në mënyrën në të cilën unë e sqarova
por kemi një shembull të bukur, ai është Obama,
njerëzit do kishin thënë se është e pamundur afrikano-amerikani
të zgjidhet president në SHBA- në e “bardhë”.
Nevojiteshin 100 vite, por ajo u bë.
Asgjë nuk është e pamundur, të pamundurës i duhet më shumë kohë.
Porosia ime sot ishte, cila është alternativa nëse ne nuk
e pranojmë arsimimin e integruar dhe të mundohemi të ndërtojmë
një Evropë në të cilën do të mundemi të jetojmë së bashku. Cila është alternativa?
Ju faleminderit.
Praktikat më të mira nga fusha e arsimimit të integruar
dhe interkulturor në Bosnje dhe Hercegovinë u prezantuan
përmes ligjëratave të përfaqësuesve të qendrave për dialog
Nansen në Sarajevë, Mostar dhe Osjek.
Ljuljjeta Goranci- Brkiq nga Qendra për dialog Nansen Sarajevë
i prezantoi aktivitetet, tentativat dhe arritjet e QDN Sarajevë
në fushën e arsimimit të integruar. Përmes paraqitjes së llojeve
të ndryshme të sistemeve të ndara të cilat janë të pranishme
në regjionet e Bosnjës dhe Hercegovinës u prezantua situata e
tanishme e sistemit arsimor dhe mënyra në të cilën
ndarja e shprehur etnike në shoqëri ndikon në gjeneratat e reja.
Ljuljjeta Goranci- Brkiq Qendra për dialog Nansen Sarajevë
Unë vij nga një shtet thellësisht të ndarë ku përkatësia
etnike është e rëndësishme për gjithçka dhe mund të them
se kjo ka ndikim në arsimin dhe e tërë popullata vuan
për shkak të kësaj.
Ne kemi disa modele të arsimit sikur modeli i njohur
“dy shkolla nën një kulm” tipik për regjionet ku jeton popullata
boshnjake dhe kroate d.th në Bosnje dhe Hercegovinën qendrore,
kjo do të thotë se shkolla është tërësisht e ndarë, udhëheqësia
shkollore është tërësisht e ndarë, ekziston udhëheqësi
shkollore për fëmijët kroat dhe e veçantë për fëmijët boshnjak.
Ata e përdorin ndërtesën e njëjtë shkollore, të njëjtat hapësira por
shkojnë në shkollë në kohë të ndryshme dhe kanë
pauza të gjata që të evitohet secila mundësi për komunikim dhe interaksion.
Modeli i dytë është i pranishëm në vendet rurale ku
ka një shkollë qendrore dhe shkolla rajonale me udhëheqësinë
e njëjte por fëmijët boshnjak shkojnë në një ndërtese
shkollore ndërsa fëmijët serb në tjetër dhe kemi rastin
kur arsimtari jep mësim në mëngjes tek fëmijët serb dhe
pasdite shkon në shkollën boshnjake dhe ai ose ajo jep
mësim tek fëmijët boshnjak në gjuhën boshnjake.
Siç mund të shikoni kjo është një situatë ndryshe kur e krahasojmë
Bosnjën dhe Hercegovinën me Maqedoninë, në Bosnje dhe Hercegovinë
ne flisnim në një gjuhë dhe e quanim atë me emër të njëjte,
tani e flasim gjuhën e njëjte por e emërtojmë me emra
të ndryshëm dhe kjo paraqet një problem të vërtetë.
Për shkak të mungesës së aktiviteteve të përbashkëta dhe
bashkëpunimit mes udhëheqësve të shkollave, kuadrove arsimore
dhe nxënësve nga bashkësitë e ndryshme etnike dhe
me qëllim që të ofrohet zgjedhje e problemeve dhe sfidave
të krijuara nga sistemi i ndarë arsimor, QDN Sarajevë
implementon një sërë aktivitetesh në disa shkolla në Srebrenicë,
Bratunac, Zvornik, Jajce, Priedor dhe Sanski Most.
Grupet tona të synuara janë udhëheqësitë shkollore,
kuadrot arsimore, nxënësit dhe prindërit
dhe do të mundohem që t’ju prezantoj rezultatet tona të cilat
i kemi arritur deri më tani. Rezultatet e drejtpërdrejta të QDN Sarajevës janë:
kemi pesë Nansen forume të ndërtuesve të rinj të paqes,
katër Nansen grupe të mësimdhënësve të trajnuar dhe gjashtë
Nansen klasa. Kur i përmend Nansen klasat, ky është
vendi ku nxënësit mund të punojnë së bashku, për ne është me
rëndësi që ata janë së bashku pa marr parasysh se cilat
janë aktivitetet e tyre të përbashkëta. Për shembull në Srebrenicë,
ne kemi 24 anëtarë të Nansen forumit të ndërtuesve të rinj të paqes,
dhe siç mund të shikoni ky është ekipi redaktues i revistës së pavarur
shkollore të quajtur “Argentarija”, më pas seksioni Nansen i dramës,
grupi i fotografëve të rinj, më pas kemi bashkëpunim mes shkollës
së mesme në Srebrenicë dhe shkollës së mesme “Mesna”
nga Lilehameri. Mund të them se këto janë
seksione të krijuara nga Nansen forumet të
ndërtuesve të rinj të paqes. Por ndonjëherë këto
fëmijë të bashkësive të ndryshme etnike të cilët më parë
frekuentonin lokale të ndara për tu freskuar, ndonjëherë
vetëm qëndrojnë në klasë dhe flasin për jetën e përditshme
nga pikëpamja e tyre, i bien kitarës, lexojnë poezi të
shkruar nga autorë të ndryshëm nga ish Jugosllavia dhe nga bota.
Drejtori i Qendrës për dialog Nansen Mostar, Elvir Xhuliman
e prezantoi projektin “Arsimim për të gjithë- tejkalimi i
diferencave në Stollac” i implementuar nga QDN Mostar
me qëllim të zhvillimit të sektorit të integruar dhe inkluziv
në Stollac me inkuadrimin aktiv të kuadrove arsimore,
nxënësve, prindërve dhe autoriteteve lokale.
Elvir Xhuliman Qendra për dialog Nansen Mostar
Ky është një tregim tipik për një shoqëri të palumtur dhe të ndarë,
Stollaci është një qytet i vogël dhe popullsi kroate dhe boshnjake,
është një qytet i cili ka pësuar gjëra të tmerrshme gjatë luftës.
Është i ndarë në kuptim që nuk ekziston ndonjë linjë konkrete
të ndarjes, ndarja është shprehur në të gjitha sferat,
në shitoret, në rrugët, shtëpitë dhe një nga vijat
më të shprehura të ndarjes është në shkollat,
shkolla është simbol i ndarjes në mënyrë që janë prezent dy
ndërrime siç u përmend edhe më herët, tani është më mirë,
ky fenomen është i njohur si “dy shkolla nën një kulm”
dhe nënkupton që ka shkollë kroate dhe boshnjake
në një ndërtesë por ka dy drejtori, dy plan programe, dy ndërrime.
Ky është një hulumtim nga viti 2009
i tërë sistemi arsimor është i ndarë dhe kemi tre sisteme arsimore,
kjo është pasojë nga lufta dhe të gjitha ndryshimet e kushtetutës
së pas luftës, kjo situatë është me e shprehur
në vendet e ndara multietnike.
Aktivitetet e QDN Mostar paraqesin një bazë të rëndësishme
për ngritjen e nivelit të integrimit mes institucioneve etnikisht
të ndara dhe strukturave administrative të shkollave.
Përmes integrimit të shkollave ne punojmë për integrimin e
shoqërisë i cili është një qellim më i lartë dhe më afatgjatë,
qëllimi i projektit i cili është më real është që të zhvillohet
sektor i integruar dhe inkluziv arsimor në Stollac dhe
gjithsesi grupet e synuara janë të njëjtat siç i përmendi dhe Ljuljjeta,
ato janë mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe autoritetet lokale
ku ndoshta arsimtarët janë pjesa kryesore në këtë
tregim edhe pse shumica e këtyre aktiviteteve janë
të dedikuara për nxënësit dhe ata janë përfituesit e fundit.
Gjithashtu janë të pranishëm dhe faktorët politik,
shpesh ata punojnë në drejtim të kundërt, kanë ndikim mbi
integrimin por në anë të kundërt, ajo është ministria apo ministritë
e arsimit në B dhe H, komunat dhe partitë politike,
gjithë këta kanë ndikim mbi procesin e integrimit.
Ne nuk e anashkalojmë këtë nivel politik të integrimit
por punojmë së bashku me politikanët, ministrat, etj.
Dita e parë e punës nga konferenca dy ditore ndërkombëtare
për arismim të integruar u rrumbullakos me prezantimin e
Suzana Agotiq nga Qendra për dialog Nansen Osjek e
cila i prezantoi tentativat dhe aktivitetet e qendrës të fokusuara
në arsimin e integruar dhe interkulturor, arsimimin për paqe
dhe për ballafaqim me proceset e së kaluarës. U prezantuan
tre modelet për arsimim për pakicat kombëtare në Kroaci
si dhe struktura dhe kushtet e sektorit arsimor në Vukovar.
Suzana Agotiq Qendra për dialog Nansen Osjek
Kur flas për grupet e ndryshme etnike mendoj për serbët dhe kroatët,
ne kemi një proces të ngadalshëm të ndërtimit të raporteve
të ndërsjella dhe një nga rezultatet e kësaj situate pas luftës
është arsimimi i ndarë. Arsimimi i ndarë fillon që nga mosha
parashkollore kur prindërit nga bashkësitë e ndryshme etnike duhet
të zgjedhin a do ti regjistrojnë fëmijët e tyre në kopsht serb
apo kopsht kroat, zakonisht kjo është në një ndërtese siç ishte dhe rasti
në Bosnje dhe Hercegovinë, me dy hyrje, zakonisht hyrjet
janë në distancë prej një metri por secili prind dhe secili fëmijë
e dinë se cilën derë duhet të zgjedhë sepse dera simbolizon
përkatësinë etnike. Në një nga çerdhet në të cilat punonim
në Vukovar deri para sisa viteve kishte një gardh me tel i cili
e ndante fushën e lojës e cila fizikisht i ndante fëmijët nga
bashkësia etnike serbë dhe kroate takoheshin në mes të gardhit,
ata që njiheshim mes veti aty bisedonin. Tani gardhi
është larguar por ka saksia me lule për tu dukur më
mirë por përsëri është një vijë e qartë e ndarjes.
Dua të përmend se për shkak të asaj që i tërë sistemi
arsimor është i ndarë në sistem arsimor serb dhe kroat,
pakicat tjera gjithashtu kanë problem për shkak të kësaj
situate sepse në situatën konkrete në Vukovar duhet të zgjedhin
anë dhe duke bërë atë duhet të anashkalojnë një pjesë
të identitetit të tyre për të vendosur se a do të bashkëngjiten
në anën kroate apo serbe.
Ekzistojnë tre modele kryesore të arsimit në Kroaci për
pakicat kombëtare në bazë të ligjit kushtetues,
modeli A është arsimimi i cili realizohet në gjuhën dhe
alfabetin e pakicës në Kroaci, modeli B është arsimimi
dygjuhësor ku një pjesë e caktuar e lëndëve mësohen në gjuhën
zyrtare ndërsa lëndë të caktuara mësohen në gjuhën
dhe alfabetin e pakicës kombëtare
dhe modeli C është vijimi i mësimit në gjuhën dhe alfabetin
Kroat dhe aktivitete shtesë në gjuhën amtare në kohëzgjatje prej 5 orëve në javë.
Me qëllim që të themelohet shkolla e filluar e integruar dhe
inkluzive në Vukovar, QDN Osjek e zhvilloi konceptin
“Shkolla e re” në pajtim me nevojat e arsimtarëve dhe prindërve
të cilët jetojnë dhe punojnë në Vukovar. Rezultatet nga
hulumtimet e realizuara të QDN Osjek kanë dëshmuar që 81.25%
të prindërve në Vukovar kanë qëndrim pozitiv për regjistrimin
e fëmijëve të tyre në klasa të përziera etnike.
Veçoria kryesore e konceptit “Shkolla e re” është lënda
e titulluar “Trashëgimia kulturore dhe shpirtërore e rajonit”
e cila vë theks të veçantë në vlerat për të cilat prindërit dhe
mësimdhënësit kanë vlerësuar që fëmijët e tyre duhet ti kultivojnë.
Atë që duam të arrijmë me “Shkollën e re” përpos ofrimit
të arsimimit të integruar gjithashtu duam të ofrojmë prindërve
të ashtuquajturin opsion të tretë dhe dëshironim që t’ju ofrojmë
mundësi prindërve të zgjedhin se çfarë lloji të arsimimit
dëshirojnë për fëmijët e tyre, a është ai sistemi i tanishëm
arsimor apo një opsion të tretë por ai opsion duhet të ekzistojë
për ata të cilët dëshirojnë arsimim të integruar.
Në vitin 2005 dhe 2006 së bashku me prindërit dhe mësimdhënësit
e zhvilluam programin e përgjithshëm për shkollën në të
cilin i inkuadruam të gjitha vlerat të cilat ishin të
rëndësishme për prindërit: respekti ndaj të tjerëve, pranimi
i diferencave, ikluzioni, solidariteti, mundësi të barabarta për
të gjithë, jo- dhunë, dhe koekzistenca paqësore.
Dhe përpos programit të përgjithshëm, së bashku me arsimtarët
dhe mësimdhënësit zhvilluam një program interkulturor i titulluar
“Trashëgimia kulturore dhe shpirtërore e rajonit”
me qëllim kryesor- nxënësit nga bashkësitë e ndryshme
etnike të mësojnë më shumë për njëri tjetrin, për
traditat e ndërsjella, kulturën, gjuhën, etj.
Agotiq po ashtu e prezantoi dhe “Doracakun për mësimdhënës”
i dedikuar për realizimin e programit “Trashëgimia kulturore
dhe shpirtërore e rajonit” i cili është miratuar nga Agjencia
për arsim dhe trajnim të mësimdhënësve si një resurs arsimor
për realizimin e përmbajtjeve interkulturore në shkollat fillore.