Tip:
Highlight text to annotate it
X
Në nëntor, Kanadaja garantoi mikpritjen dhe strehimin e 25 mijë refugjatëve sirianë.
Tre javë më vonë, Emadi dhe familja e tij zbritën në Ontario.
Emadi: Po ecim mbi ujë.
Hamudiu: Ka ngrirë i gjithi?
Emadi: Kam ardhur nga Siria, nga provinca e Darasë.
U largova me gruan dhe fëmijët
sepse situata është e rrezikshme.
Për të qenë i sinqertë, nuk di asgjë për Kanadanë.
Brajan Logel: Pasi fshati
pranë të cilit jetonin u bombardua,
Emadi dhe Rezani paketuan gjërat e tyre në një taksi,
dhe morën arratinë.
Kur mbërritën,
nuk dinin asnjë fjalë anglisht.
Filomena Logel: Fëmijët
kanë kaluar gjëra shumë të dhimbshme.
Duam që ta kapërcejmë atë frikën e fillimit...
...se nuk do dinë si të komunikojnë,
sepse kërkon që të përshtatesh.
Uokeri: Je i sapoardhur dhe ky është një vend krejtësisht i ri...
...duke u përpjekur t'i kuptosh gjërat,
ka shumë drojë dhe frikë.
Gjëja më e madhe me të cilën përballemi
kur nxënësit vijnë nga një vend tjetër
është se ata ndeshin vështirësi
sepse iu mungon baza gjuhësore.
Gordoni: Hamudi, çfarë dëshiron të mësosh në shkollë?
[zë elektronik femre që flet arabisht]
Hamudiu: Të shkruaj.
Gordoni: Të pëlqen të shkruash? Hamudiu: Po!
Gordoni: Arabishtja shkruhet në drejtimin tjetër.
Kështu, përdorimi i "Përkthe me Google" ka ndihmuar vërtet
sepse e pozicion shkrimin në drejtimin tjetër për ta.
Uokeri: Me përparimin e gjuhës,
ndryshimi tjetër më i madh është niveli i tyre i vetëbesimit.
Hamudiu: Eja këtu, zog!
Uokeri: Tani, kur fillojnë ta formojnë të plotë fjalinë,
ndihen shumë krenarë.
Fatehu: Ej, emri im.
Gordoni: Ata ndihem më komod,
por puna vazhdon.
Emadi: Ata nuk e kuptojnë çdo fjalë...
Megjithatë, janë të lumtur.
Gordoni: Cili është ushqimi yt i preferuar?
[zë elektronik femre që flet arabisht]
Fatehu: Pica. [fëmijë që qeshin]
Gordoni: Pica. Ajo po që është ushqim i mirë.
Të gjithë atyre që kanë mikpritur dhe strehuar refugjatë
Faleminderit