Tip:
Highlight text to annotate it
X
[Tinguj pianoje]
...kati i katërt i Muzeut të Artit Modern
dhe dhoma e dedikuar pop artit dhe po shohim një pikturë të mrekullueshme.
Në fakt është një pikturë shumë e madhe.
Nuk është në fakt e tëra pikturë.
Quhet "Marilyn e Artë", për Marilyn Monroe. Daton prej vitit 1962.
Dhe nuk është vetëm fakti që është e madhe, por edhe duket e shtrejtë, sepse pjesa më e madhe e pëlhurës është e mbuluar
me këtë lloj ngjyre metalike në ari.
Koka e Merilyn sikur po qëndron pezull...në një katror në qendër.
Shumë e vogël...Mendoj, vërtetë sikur të jetë e izoluar brenda kësaj hapësire prej ari.
Shiko kokën e Marilyn. Para së gjithash, kjo është shumë interesante, sepse ishte prej -
nëse e mbaj mend mirë - prej sesionit të fundit të fotografive që ajo e verifikoi dhe e miratoi
dhe nëse e shikon, kjo është shumë keq e printuar, nuk është fare e pikturuar.
Jo, është një printim.
Po, prej një gazete. Prej një fotografie të një gazete që është hedhur,
e printuar në të zezë e pastaj e printuar disa herë me bazë shumë të keqe,
me këto ngjyra të tmerrshme që vinë drejt prej librave të ilustruar të *** Tracy.
Kjo ngjyrë e verdhë mbi të zezën për flokët, dhe e kuqja për buzëkuqin,
dhe grimi i syve i gjelbert.
Oh, Zot, kjo ngjyrë turkuaz është thjesht e tmerrshme, apo jo?
Dhe pastaj pjesa më glamuroze e theksuar - e kuqja e buzëve mbi ngjyrën e zezë.
Kjo ishte menjëherë pas vetëvrasjes së saj. Prandaj kjo është shumë e fuqishme.
Prandaj është një lloj memoriali. Mendoj se ka tone religjioze, e mendoj si një ikonë.
Mendoj se njgyra e arit po luan rolin e ngjyrës së arit te pikturat bizantine
kurse ajo po e zëvendëson Virgjëreshën Maria. Ajo është në kulturën tonë të mësuar,
në kulturën e glamurit, të famës, e cila ishte shumë e rëndësishme për Warhol,
ajo është tani...
Kjo është kultura jonë, kjo është ajo çka ne jemi.
Po, është. Dhe kjo është madhështia e Warhol.
Ai nuk po mendon aq shumë për historinë e artit sa për atë se çka është autentike sot.
Në fakt, le të kthehemi te pjesa e printimit. Warhol, mendoj, bën një vlerësim vërtetë interesant,
që është - piktura nuk është më një proces krejtësisht autentik i vitit 1962.
Kur jetojmë në një botë që është botë e fabrikimit, e prodhimit masiv,
atëherë ai bën një hap prapa dhe ndalet së pikturuari, ai fillon të bëjë printime që janë të shumëfishta,
fillon të punësojë njerëz që të printojnë për të dhe këtë ai e kryen në një studio
që e quan Fabrika.
Kjo me siguri duhet t'i ketë acaruar njerëzit që presin të shohin mjeshtërinë e të pikturuarit me dorë.
E më keq se kjo, çështja kryesore e pop arit isht - duke e kthyer jetën e qetë, peisazhin,
pikturat tradicionale historike, atë çka kishte mbetur prej tyre - në një formë, të gjitha traditat e lashta,
në kokën e tij dhe duke i sjellur në kulturën e përhapur.
Të mos pikturosh më Virgjëreshën Maria, por një ikonë popi, është vërtetë një
prezantim agresiv, shumë i fuqishëm, kundër kulturës perëndimore.
Ishte Lichtenstein, i cili ishte pyetur.. besoj se ishte viti 1961 apo '62...se çfarë ishte pop arti
dhe ai kishte thënë: "e dini, pas Ekspresionizmit Abstrakt, ne mund ta merrnim edhe një qilim të zhytur në vaj,
ta vendosnim në mur dhe dikush do ta quante vepër arti.
Ne po kërkonim diçka që ishte akoma e nënçmuar.
Dhe ai tha se gjëja që ishte ende e nënçmuar
ishte kultura pamore e njohur, ishin gjërat e botës sonë komerciale.
Kultura e ulët...
Sipas meje, kjo hap një çështje të tërë për identitetitn dhe mënyrën se si ne e supozojmë identitetin.
Kjo nuk është Merilyn. Në fakt, ne nuk kemi njohuri në atë se kush ishte ajo në të vërtetë.
Ajo çka ne kemi këtu është maska e saj.
[tinguj pianoje]