Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Alisa Xholi Reviewer: Aida Musai
Per nje kohe te gjate ne jeten time,
ndjeja sikur po jetoja dy jete te ndryshme.
Jeten qe shohin te gjithe,
dhe jeten qe vetem une e shoh.
Dhe ne jeten qe shohin te gjithe
une jam nje mik,
nje djale, nje vella,
nje komedian dhe nje adoleshent.
Kjo eshte jeta qe shohin te gjithe.
Nese do t'i kerkonit miqvee dhe familjes sime te me pershkruajne,
ata do te thonin kete liste.
Dhe ajo eshte nje pjese e madhe imja. Ajo eshte cka une jam.
Dhe nese do me pyesnit mua te pershkruaja veten time,
me siguri mundesi do permendja disa nga ato gjera.
Dhe nuk do shtiresha,
por nuk do te isha duke thene te verteten e plote,
sepse e verteta eshte,
se ajo eshte thjesht jeta qe shohin te tjeret.
Ne jeten qe e shoh vetem une, ai qe une jam,
ai qe jam vertete,
eshte dikush qe lufton intensivisht depresionin.
E kam bere per gjashte vitet e fundit ne jeten time,
dhe vazhdoj t'a bej cdo dite.
Per *** qe nuk ka vuajtur kurre nga depresioni
ose qe nuk e di cfare eshte vertete,
per te kjo mund te jete nje surprize,
sepse ekziston nje ide e gabuar por popullore
qe depresioni eshte kur ti je i merzitur
meqenese dicka po shkon keq ne jeten tende,
kur ndahesh nga e dashura,
kur humbet nje person te dashur,
kur nuk fiton punen qe doje.
Por kjo eshte thjesht merzitje. Eshte dicka natyrale.
Eshte nje emocion natyral human.
Depresioni i vertet nuk eshte te jesh i merzitur
kur dicka ne jeten tende shkon keq.
Depresioni i vertete eshte te jesh i merzitur
kur gjithcka ne jeten tende shkon mire.
Ky eshte depresion i vertete, dhe nga kjo vuaj une.
Dhe per te qene totalisht i sinqerte,
eshte e veshtire per mua te qendroj ketu e ta them kete.
Eshte e veshtire per mua te diskutoj per kete,
dhe me sa duket te gjithe e kane te veshtire,
aq te veshtire, saqe pothuajse askush nuk diskuton per te.
Askush nuk flet per depresionin, por ne duhet medoemos te flasim,
sepse sot ai eshte nje problem masiv.
Eshte problem masiv.
Po ne nuk lexojme per te ne mediat sociale, apo jo?
Nuk e shohim ne Facebook. Nuk e shohim ne Twitter.
Nuk e shohim ne lajme sepse nuk eshte lajm i bukur,
nuk eshte argetues, nuk eshte i lehte.
Dhe duke qene se nuk e shohim, nuk dallojme se sa i rende eshte ai.
Por rendesia dhe serioziteti i tij shprehet keshtu:
cdo 30 sekonda,
cdo 30 sekonda, diku,
dikush i jep fund jetes
per shkak te depresionit,
dhe mund te jete dy lagje me tej, mund te jete dy shtete me tej,
dy kontinente larg, por kjo ndodh,
dhe po ndodh cdo dite.
Dhe ne si shoqeri kemi prirjen,
t'a degjojme kete dhe te themi, "E po pastaj?"
Po pastaj? E degjojme dhe themi, "Ky eshte problemi yt.
Ky eshte problem i tyre."
Themi qe merzitemi dhe na vjen keq,
por gjithashtu themi dhe, "Po pastaj?"
Mire pra, dy vite me pare ky ishte problemi im,
sepse isha ulur ne anen e krevatit tim
aty ku kisha qendruar me miliona here me pare
dhe po mendoja vetevrasjen.
Po e mendoja, dhe po ta shihnit jeten time ne siperfaqe,
nuk do shihnit nje djale qe ishte gati te vetevritej.
Do shihnit nje djale i cili ishte kapiten i skuadres se tij te basketbollit,
studenti i vitit ne lenden e drames dhe teatrit,
studenti i vitit i Anglishtes,
nje djale qe ishte vazhdimisht ne listen e nderit
dhe qe merrte pjese ne cdo feste.
Pra do thonit qe nuk isha ne depresion, do thonit
qe nuk isha gati te vrisja veten, por do kishit gabuar.
Do kishit gabuar. U ula aty ate nate
ne krahe te nje shisheje me ilace, me nje leter dhe laps ne dore
dhe mendova ti *** fund jetes sime
dhe ju afrova kaq afer.
Iu afrova aq shume atij veprimi.
Por nuk e bera, dhe kjo tregon se jam prej fatlumeve,
nje nga ata njerez qe arrin deri tek buza e humneres,
sheh poshte por nuk hidhet,
nje nga fatlumet qe mbijetojne.
Une mbijetova, dhe tani me ngelet vec historia ime,
dhe historia ime eshte kjo:
Ne kater fjale te thjeshta, une vuaj nga depresioni.
Vuaj nga depresioni,
supozoj prej nje kohe te gjate,
jetoja dy jete totalisht te ndryshme,
ku njeri person kishte frike tjetrin.
Kisha frike se njerezit do shikonin tek une ate qe isha vertet,
qe une nuk isha femija perfekt, i famshem ne gjimnaz, qe te gjithe mendonin se une isha,
qe pas buzeqeshjes sime, kishte nje lufte,
dhe pertej drites time, kishte erresire,
dhe pertej personalitetit tim te forte fshihej nje dhimbje edhe me e forte.
Disa njerez kane frike se vajzat nuk do t'i pelqejne.
Disa kane frike nga peshkaqenet. Disa nga vdekja.
Por une, per nje kohe te gjate te jetes time, une kisha frike nga vetja.
Kisha frike nga e verteta ime, nga sinqeriteti im, nga dobesia ime,
dhe ajo frike me beri te ndjehesha
sikur isha i zene ne nje cep,
sikur isha i zene ne nje cep dhe rrugedalja ishte vetem nje,
dhe keshtu mendoja cdo dite per te.
E mendoja ate cdo dite,
dhe duke qene se sot, teksa qendroj para jush, po tregohem i totalisht i sinqerte,
ju them se e kam menduar ate perseri, sepse semundja eshte e tille,
kjo eshte lufta, ky eshte depresioni,
dhe depresioni nuk eshte si semundja e lise.
Nuk mund t'a luftosh nje here dhe te presesh qe te zhduket pergjithmone.
Eshte dicka qe jeton me ty. Eshte dicka qe ti e jeton.
Eshte shoku i dhomes qe nuk mund ta perzesh. Eshte zeri qe ti nuk mund ta injorosh.
Eshte ndjesia se nuk mund te arratisesh,
pjesa me e frikshme eshte qe pas nje fare kohe,
ti mpihesh. Ai behet normale per ty,
dhe ajo cka te frikeson me shume
nuk eshte vuajtja brenda teje.
Eshte njolla brenda te tjereve,
eshte turpi, eshte veshtiresia,
eshte shikimi mosmiratues ne fytyren e nje miku,
jane thashethemet ne korridor qe thone se ti je i dobet,
jane komentet se ti je i cmendur.
Pikerisht kjo te pengon per te kerkuar ndihme.
Te detyron ta mbash brenda dhe ta fshehesh.
Eshte njolla. Pra e mban brenda dhe e fsheh,
e mban brenda dhe e fsheh,
dhe, edhe pse te mban cdo dite ne krevat
dhe e ben jeten tende boshe pavaresisht sa shume perpiqesh ta mbushesh,
ti e fsheh, sepse njolla qe i vendos shoqeria jone
depresionit eshte shume e vertete.
Eshte shume e vertete, dhe nese mendoni qe nuk eshte, bejini vetes kete pyetje:
Ne statusin e ardhshem ne Facebook do te shkruanit me mire
qe keni veshtiresi per tu cuar nga krevati
sepse ju dhemb shpina
apo qe keni veshtiresi per tu cuar nga krevati cdo mengjes
sepse jeni depresive?
Kjo eshte njolla, sepse fatkeqesisht,
jetojme ne nje bote ku nese ti thyen krahun,
te gjithe vrapojne qe te firmosin ne allcine tende,
por nese i thua njerezve qe je depresiv, te gjithe vrapojne ne drejtimin tjeter.
Kjo eshte njolla.
Jemi kaq shume te gatshem te pranojme cdo thyerje te trupit tone
por jo te trurit tone. Dhe kjo eshte injorance.
Kjo eshte injorance e paster, dhe kjo injorance ka krijuar
nje bote e cila nuk e kupton depresionin,
qe nuk e kupton shendetin mendor.
Dhe kjo per mua eshte ironike, sepse depresioni
eshte nje nga problemet me te mire-dokumentuara qe ne kemi ne bote,
por eshte nje prej atyre qe diskutohen me pak.
Ne thjesht e leme menjane dhe e vendosim ne nje cep
dhe pretendojme qe nuk eshte aty dhe se do rregullohet vete.
Por nuk do rregullohet, nuk ka ndodhur dhe nuk do ndodhe,
sepse kjo do te thote te shprehesh nje deshire,
por te shprehesh nje deshire nuk do te thote te kesh nje plan loje, do te thote zvarritje,
dhe nuk mund te zvarrisim dicka ka te rendesishme.
Hapi i pare ne zgjidhjen e nje problemi
eshte te kuptosh se ai ekziston.
Ne nuk e kemi bere kete, ndaj nuk mund te presim
qe te gjejme nje pergjigje kur kemi ende frike nga pyetja.
Dhe une nuk e di zgjidhjen.
Do deshiroja ta dija, por nuk e di... por mendoj,
mendoj se duhet te nisi ketu.
Duhet te nisi me mua, duhet te nisi me ju,
duhet te nisi me njerezit qe po vuajne,
me ata qe fshihen neper hije.
Duhet te ngreme zerin dhe te thyejme heshtjen.
Duhet te jemi te guximshem per ate qe besojme,
sepse gjeja e pare qe une kam kuptuar,
problemi me i rendesishem qe duhet zgjidhur,
nuk eshte ndertimi i nje bote
ku ne eliminojme injorancen e te tjereve.
Eshte ndertimi i nje bote ku ne mesojme te pranojme veten,
aty ku jemi ne rregull me ate cka jemi,
sepse kur ne tregohemi te sinqerte,
shohim se te gjithe luftojme dhe te gjithe vuajme.
Qofte per kete problem, apo per dicka tjeter,
te gjithe e dime cdo te thote te vuash.
Te gjithe e dime cdo te thote te kesh dhimbje ne zemer,
dhe te gjithe e dime sa e rendesishme eshte t'a sherojme ate.
Por momentalisht, depresioni eshte plaga e thelle e shoqerise
te ciles ne mjaftohemi duke i vendosur nje fasho dhe pretendojme se nuk eshte aty.
Por ajo eshte aty. Eshte aty, dhe e dini cfare? Nuk ka problem.
Depresioni eshte normal. Nese jeni duke e kaluar, duhet te dini se nuk ka problem.
Dhe duhet te dini se jeni te semure, e jo te dobet,
dhe eshte nje problem, por jo identitet,
sepse kur te kaloni friken dhe talljet
dhe gjykimet apo turpin e te tjereve,
do ta shihni depresionin per ate cka eshte vertete,
dhe ajo eshte thjesht nje pjese e jetes,
thjesht nje pjese e jetes, dhe sado te urrej,
sado te urrej disa nga vendet,
disa nga momentet e jetes time qe depresioni me ka bere te jetoj,
une i jam atij mirenjohes ne shume menyra .
Sepse po, me ka vendosur neper lugina,
por vetem per te me treguar majat,
dhe po me ka terhequr neper erresire
por vetem per te me kujtuar se ka drite.
Dhimbja ime, me shume se gjithcka tjeter ne keto 19 vitet e mia ne kete planet,
me ka dhene prespektive, dhe vuajtja ime,
vuajtja ime me ka detyruar te kem shprese,
te kem shprese dhe besim ne vetvete.
Besim tek te tjeret, besim qe mund te behet me mire,
se ne mund ta ndryshojme kete, se ne mund ta ngreme zerin
dhe te flasim dhe te luftojme kunder injorances,
te luftojme kundra mos-tolerances,
dhe me shume se gjithcka,
te mesojme te duam veten tone,
te mesojme te pranojme vetveten per ate cka jemi,
njerezit qe jemi, jo njerezit qe bota do qe ne te jemi.
Sepse bota ku une besoj eshte ajo
ku te perqafosh driten tende nuk do te thote te injorosh erresiren.
Bota ku une besoj eshte ajo ku ne vleresohemi
nga aftesia per ti mundur fatkeqesite pa i shmangur ato.
Bota ku une besoj eshte ajo ku une mund te shoh *** ne sy
dhe ti them, "Po kaloj neper ferr,"
dhe ata te me shohin e te me thone, "Edhe une" dhe kjo eshte normale,
dhe eshte ne rregull sepse depresioni eshte dicka normale. Ne jemi njerez.
Jemi njerez, dhe luftojme e vuajme
dhe na pikon gjaku dhe qajme, dhe nese mendoni se forca e vertete
do te thote te mos tregosh kurre dobesi, atehere une jam ketu
per t'ju thene se e keni gabim.
E keni gabim, sepse e kunderta eshte e vertete.
Jemi njerez dhe kemi probleme.
Nuk jemi perfekte, dhe kjo eshte normale.
Pra na duhet ti japim fund injorances,
te ndalojme injorancen, te fshijme njollat,
dhe ti japim fund heshtjes, dhe na duhet te zhbejme tabute,
ti hedhim nje sy te vertetes, dhe te nisim te flasim,
sepse e vetmja menyre per ta zgjidhur nje problem
qe njerezit po e luftojne vetem
eshte duke qene te forte se bashku,
duke qene te forte se bashku.
Dhe une mendoj se ne mundemi.
Mendoj se mundemi. Ju falenderoj shume.
Kjo eshte ne enderr qe u be realitet. Faleminderit. (Duartrokitje)
Faleminderit. (Duartrokitje)