Tip:
Highlight text to annotate it
X
Jemi në Muzeun Britanik, dhe po shikojmë në
një ndër objektet më interesante në koleksion
Gurin e Rozetës
Është në një kuti qelqi, e rrethuar nga njerëz
që po e fotografojnë atë.
Njerëzit e pëlqejnë atë! Me të vërtetë e pëlqejnë.
Ka dhurata për të në shitoren e dhuratave
Mund ta kesh Gurin tënd të vogël të Rozetës.
Mund të marrësh postera të Gurit të Rozetës.
Pikërisht. Në një gotë.
Më duket që mund të marrësh edhe një qilim dere të Gurit të Rozetës. Po.
Por, guri në vete është historikisht jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Na ka mundësuar që për herë të parë të mund të kuptojmë,
të jemi të aftë ti lexojmë, të jemi të aftë ti përkthejmë hieroglifet.
Shkrimi me hieroglife ka qenë gjuha e shkruar
e Egjptianëve të lashtë.
Dhe, deri nga mesi i shekullti 19,
nuk e kemi ditur ҫka po tregojnë.
Vetë gjuha është piktoriale (ilustruese),
dhe kjo në fakt ҫoi në një ndër hutimet e vërteta.
Sepse, mendoj që arkeologët e hershëm besonin -
dhe gjuhëtarët besonin - që vizatimet që mund ti shihnin -
(Mund ti shohësh zogjtë dhe gjarpërinjtë,
dhe lloje të ndryshme të ilustrimeve.)
- në të vërtetë në një farë mënyre i referoheshin
një gjëje specifike në botë.
Kështu, nëse do ta shihje një zog,
disi do të thoshte se ishte një zog.
Dhe pastaj, në fakt, qëllimi nuk është ky . Apo.
Kjo është një gjuhë shumë më e sofistikuar.
Dhe Guri i Rosetës ka qenë gjëja që i ka ndihmuar ata
të kuptojnë që hieroglifet egjiptiane nuk janë piktoriale (ilustrime)
Ata nuk janë piktografe.
Ato në të vërtetë janë fonetike.
Kështu, të gjitha këto gjëra që duken si vizatime
në të vërtetë paraqesin tinguj.
Dhe kjo është se si ata kanë qenë në gjendje që më në fund të kuptojnë -
dhe përkthejnë - hieroglifet e lashta egjiptiane.
Dhe arsyeja që ne kemi arritur ta bëjmë këtë
është se ky gur thotë të njëjtën gjë
tre herë, në tri gjuhë të ndryshme.
Pra, tri gjuhët janë:
Greqishtja e Vjetër, që është pjesa në fund.
Tani, kjo ka qenë gjuha e administratës.
Ka qenë gjuha e qeverisjes.
Dhe arsyeja për këtë është sepse
Aleksandri i Madh e kishte pushtuar Egjiptin,
dhe ka vendosur këtë farë lloj rregulli grek
në këtë epokë Helenistike -
dhe kjo ishte inkorporuar ne Egjiptin e lashtë.
Le të kujtojmë, këtu po flasim për rreth vitit 200 p.k.
- që në fakt po ashtu ishte afërisht fundi i
ekzistimit të hieroglifeve.
Do të zgjaste edhe për vetëm disa qindra vite
para se të zhdukej totalisht.
Pra, kjo është me të vërtetë fundi
i kësaj gjuhe 3000 vjeҫare.
Pra, pjesa e mesme është Demotike
që në fakt do të thotë "gjuha e popullit."
Dhe ka qenë gjuha e zakonshme e folur nga egjiptianët.
Dhe në krye, natyrisht, ka qenë shkrimi i shejntë.
Kjo ka qenë shkrimi me hieroglife. Mirë.
Dhe kjo ka qenë gjuha që ne me të vërtetë nuk kemi mundur ta lexojmë -
- deri sa kemi pasur Gurin e Rozetës.
Dhe kemi mundur të shohim brenda shkrimit të Gurit të Rozetës,
kartushet (format ovale me ilustrime), që përmbanin emrat e sundimtarëve.
Kartushet janë një lloj formash ovale të zgjatura
që përmbanin emrin e sundimtarit.
Në këtë rast, ky do të ishte Ptolemeu i Pestë.
Dhe duke e njohur emrin e këtij sundimtari,
në këto tri gjuhë të ndryshme,
ne gjetëm një mënyrë për të filluar zbërthimin e hieroglifeve.
Tani, kjo do të merrte dekada.
Ka qenë një detyrë jashtëzakonisht e vështirë.
Dhe ne nuk kemi diskutuar ende për mënyrën se si ky gur është gjetur!
Napoleoni ka ushtrinë e tij në Egjipt.
Dhe Napoleoni ka marrë me vete disa -
që besoj mund ti quajmë, një farë lloji të arkeologëve.
Dhe, njëri nga këta njerëz që e ka shoqëruar Napoleonin
gjeti - Gurin e Rozetës.
Në fakt ky gur Ishte përdorur si pjesë
e themelit të një kalaje.
Dhe natyrisht, fillimisht do të ishte ndërtuar
në një tempull (faltore), apo afër një tempulli të vjetër egjiptas.
Dhe, mendoj se është e rëndësishme të themi
që kjo është pjesa e poshtme e një pllake shumë më të madhe -
apo një farë lloji i një pllake guri - që mund të ketë qenë mjaftë e lartë.
Pra, Napoleoni e mori me vete.
Por, prit një sekond -
sepse ne nuk jemi në Luvër.
Jemi ne Londër, në Muzeun Britanik.
Pra, si funksionon kjo?
Po shiko, britanikët e mundën Napoleonin,
dhe e sollën në Britani gurin.
Dhe një apo dy vite më pas - më duket, 1801 apo 1802 -
është sjellë në Museun Britanik.
Dhe ka qenë këtu që nga ajo ditë.
Po, dhe është ende jazhtëzakonisht shumë i njohur.