Tip:
Highlight text to annotate it
X
Një i ri nga Zvicrra ka fituar Jackpoti-in milionësh në një automt lojërash të fatitt në "Casino Austria",pra, kur të cingërrojnë dhe ndezën të gjitha dritat Jackpot-i është fituar.
Por, ai duhet të "tërhiqet" nga aty duarthatë
Kështu ka ndodhur në Mars të këtij viti në Kazinon e Bregenci-t (Austri).
Një "gabim" teknik, siç duket, ka ç'rregulluar funksioninimin e duhur të Automatit për lojërat e fatit
I riu nga Zvicrra nuk dëshiron të pranojë pretendimet e tyre se vërtetë ka ndodhur një gabim i tillë
dhe ka angazhuar një avokat nga Insbruk-u për të "luftuar" për 43 milionat e fituar.
Behar Merlaku, kërkon momentalisht fatin e tij në Insbruk.
Në këtë Kancelari Avokatësh, por, jo siç dikush mund të mendonte, në një Kazino
Atje, më saktësisht, në Kazino të Bregenc-it, ai ishte disa muaj më parë.
Me 26. Mars zvicrrani 26 vjeçarë ka luajtur aty lojën e tij të jetës,
në një automat për lojërat e fatit.
"Unë isha duke luajtur normal pranë automatit, kisha edhe bonus për të luajtur më tutje.
papritmas pashë se Jackpot-i u aktivizua dhe automati u ngri, pataj në ekran u shfaq "Jackpoti-i" i cili vezullonte pandërprerë
pastaj kam vërejtur se si ishte ndezur muzika dhe raketat e ndryshme në të gjitha anët, dhe Jackpoti doli në ekranin e madh ku rëndomtë shfaqet Jackpot-i."
Kënaqësia e mirëkuptuar e djaloshit ishte e madhe, por, fati nuk zgjati shumë,
spese Kazinoja nuk e pranonte fitimin, me pretendimin se "Ishte një gabim në ekran".
Në një informatë me shkrim, nga "Casinos Austria", thuhet:
"...që kishte një të një gabim teknik me ekranin. Për mysafirin tonë ishte e qartë që ai nuk kishte fituar asgjë"
Ndërsa, nga ana tjetër avokati i "gati-milionerit" argumenton se nuk ishte mu ashtu siç thuhet në këtë shkrim.
Një video celulari që kishte inçizuar ai, tregonte padyshim shumën e fituar dhe dritat që ishin ndezur në automatin e lojërave të fatit.
Zëri origjinal: "Ky është automati në të cilin kam luajtur"
Djaloshi: "Ju mund të thuani çka të doni, me 26.03.2011, në Bregenz kam fituar 42.949.673.85 Euro".
Avokati nga Insbruki i sheh të dyja palët të lidhur nëpërmes Kontratës, si Partnerë Kontraktuës.
"Duke marrë parasyshë ligjin, unë e shoh se të dyja palët duhet domosdoshmërisht të përmbushin Kushtet e Kontratës dhe Kazinot e Austrisë,
duhet të jenë përgjegjës që automatët të funksionojnë ashtu siç duhet dhe për mirëmbajtjene tyre.
"Edhe nëse vërtetohet se automati vërtetë ka pasur një defekt softuerik, Kazinot e Austrisë duhet të ballafaqohen me pasojat".
Edhe nëse një proces gjyqësorë mund të stërgjatet dhe të kushtojë shumë, Behar Merlaku është i vendosur të luftojë për Jackpot-in e tij.
Ndërsa, ai aktualisht duhet të pajtohet me valuta më të vogla.