Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Drilona Gashi Reviewer: Helena Bedalli
Thuhet shpesh që mund të mësosh shumë për një person
vetëm duke parë se çfarë librash mban në raftin e tij.
Çfarë thotë rafti im i librave për mua?
Kur ia shtrova vetes këtë pyetje para disa vjetëve,
zbulova diçka alarmuese.
Gjithmonë e kam menduar veten si e kulturuar,
një tip kozmopolit.
Por rafti im i librave shfaq diçka krejt tjetër.
Pak a shumë të gjithë librat
ishin nga autorë britanikë ose të Amerikës së Veriut,
dhe pothuajse nuk kishte asgjë në përkthime.
Kur zbulova këtë boshllëk të madh kulturor në sirtarin tim
u trondita.
Dhe kur mendoja për këtë, u ndjeva si e turpëruar.
E dija që mund të kishte shumë tregime mahnitëse
nga shkrimtarë që shkruajnë në gjuhë të ndryshme përpos anglishtes.
Dhe m'u duk e trishtueshme të mendoja që zakonet e mia të lexuarit
nënkuptonin që unë ndoshta kurrë nuk do t'i lexoja ato.
Kështu, vendosa t'i bëj vetes
një kurs intensiv të të lexuarit global.
Viti 2012 ishte vit ndërkombëtar për Mbretërinë e Bashkuar;
ishte viti i Olimpiadës në Londër.
Dhe kështu vendosa ta përdorja këtë hark kohor
që të përpiqesha të lexoja një novelë, koleksion tregimesh të shkurtra,
ose kujtime nga çdo vend i botës.
Dhe kështu bëra.
Ishte shumë emocionuese
dhe mësova disa gjëra të mrekullueshme
dhe bëra lidhje të mahnitshme
që dua t'i ndaj me ju sot.
Por filloi me disa probleme praktike.
Pasi kisha zgjedhur se cilat vende të të ndryshme të botës
do të përdorja për projektin tim,
përfundova me listën e vendeve që janë të njohura nga Kombeve të Bashkuara,
në të cilën e shtova Taiwan-in
që më dha një numër total të 196 vendeve.
Dhe pasi e rregullova orarin se si të lexoj dhe të mbaj blogun
përafërsisht, rreth, katër libra në javë
dhe të punoja pesë ditë në javë,
m'u desh të përballesha me faktin se ndoshta nuk do të arrija
të gjeja libra në gjuhën angleze nga çdo vend.
VetVm 4.5 përqind të veprave letrare që publikohen
çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar janë përkthime,
dhe numrat janë të ngjashme për pjesën më të madhe të botës anglisht folëse.
Megjithëse, përqindja e veprave të përkthyera që publikohen
në shumë vende është shumë më i lartë.
4.5 përqind është e mjaftueshme për t'ja filluar,
por çfarë nuk të tregon ajo shifër
është se shumica e këtyre librave vinin nga vendet
me rrjet të fuqishëm botues
dhe shumicën e profesionistëve të gatshëm së pari për tja shitur veprat
botuesve të gjuhës angleze.
Kështu, për shembull, edhe pse gati 100 vepra që janë përkthyer nga frëngjishtja
dhe janë botuar në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit,
shumica e tyre do të vijnë prej vendeve si Franca apo Zvicra.
Në anën tjetër, folësit e gjuhës frënge nga Afrika,
rallë se do kenë mundësi.
Rezultati është që ka shumë vende
që janë përfaqsuar shumë pak ose fare
në literaturën e përkthyer në anglisht.
Librat e tyre mbeten të panjohur për lexuesit
e gjuhës më të botuar në botë.
Por kur vjen puna tek të lexuarit e botës,
sfida më e madhe për mua
ishte fakti që nuk dija nga t'ja filloja.
E kisha kaluar kohën duke lexuar vetëm nga autorë britanikë
dhe libra të Amerikës së Veriut,
nuk e kisha idenë se nga t'ja filloja të gjurmoja dhe të gjeja tregime
dhe t'i zgjidhja ato nga pothuajse e gjithë bota.
S'mund t'ju them se si gjurmova një tregim nga Swaziland-i.
Unë nuk do të dija një roman të mirë nga Namibia.
As nuk e fshehja --
Isha një ksenofobe letrare pa asnjë ide.
Dhe se si në dreq do t'i lexoja të gjitha veprat e botës?
Isha gati të kërkoja ndihmë.
Kështu në tetor të 2011, e regjistrova blogun tim,
ayearofreadingtheworld.com një vit për të lexuar botën.com,
dhe postova një thirrje të shkurtër online.
Shpjegova se kush jam,
se sa i kufizuar ishte të lexuarit që e kisha,
dhe pyeta nëse dikush do të dëshironte
të më lërë një mesazh me sugjerime se çka duhej të lexoja
nga vendet e tjera të botës.
Tash, nuk kisha ide se ndokush do të ishte i interesuar,
por brenda disa orëve të thirrjes sime online,
njerëzit filluan të më kontaktojnë.
Në fillim, ishin shokët dhe kolegët.
Pastaj ishin shokët e shokëve.
Dhe shumë shpejt, ishin edhe të panjohurit.
Katër ditë pas thirrjes sime online,
mora një mesazh nga një grua e cila quhej Rafidah në Kuala Lumpur.
Ajo më tha se i pëlqente shumë ideja e projektit tim, dhe më pyeste
nëse mund të shkonte në një librari lokale në anglisht
dhe të zgjidhte një libër malajzian e të ma postonte?
Unë pranova me entuziazëm,
dhe pas disa javëve,
arriti një pako që përmbante jo një, por dy libra --
që Rafidah i zgjodhi nga Malajzia,
dhe një libër nga Singapori që edhe këtë e kishte zgjedhur për mua.
Në atë moment isha e mahnitur
që një i huaj që është më shumë se 9600 km
do të arrinte aty për t'i ndihmuar dikujt
që mbase nuk do t'a takonte kurrë.
Por mirësia e Rafidas vërtetoi të ishte një model për atë vit.
Shpesh dhe përsëri, njerëzit bënin shumë që të më ndihmonin mua.
Disa bënë edhe hulumtime për mua,
dhe disa të tjerë bënë devijime gjatë pushimeve dhe udhëtime të punës
që të shkonin nëpër librari për mua.
Duket sikur, se nëse doni të lexoni botën,
nëse doni t'a shikoni me një mendje të hapur,
bota do t'ju ndihmojë.
Në rastin e vendeve
me pak ose fare pa qasje të librave e disponueshme në anglisht,
njerëzit shkuan edhe më tej,
Librat shpesh vinin nga burime nga më të ndryshme.
Librin panamez, për shembull, e mora nga një bisedë
që bëra me Kanalin e Panamasë në Twitter.
Po, Kanali i Panamasë ka një llogari në Twitter.
Dhe kur postova në Twitter për projektin tim,
m'u sugjerua që të provoj dhe të gjej veprat
e autorit panamez Juan David Morgan.
E gjeta website-n e Morgan-it dhe i dërgova një mesazh,
e pyeta nëse ndonjë nga romanet e tij në spanjisht
qenë përkthyer në gjuhën angleze.
Ai më tha që asnjë nuk ishte botuar, ,
por që kishte një përkthim të pabotuar
të romanit të tij "Kali i Artë".
Ai ma dërgoi me e-mail atë,
duke më bërë mua lexuesen e parë
të atij libri në gjuhën angleze.
Morgan nuk ishte i vetmi autor
që ndante punën e tij me mua në këtë mënyrë.
Nga Suedia në Palau,
shkrimtarët dhe përkthyesit më dërguan librat e vetë-publikuar
dhe dorëshkrime të pabotuara të librave
që nuk ishin zgjedhur nga botuesit anglofon
ose që nuk ishin më të disponueshme,
duke më dhënë privilegjin të hyja në disa nga botërat imagjinare.
Lexova, për shembull,
rreth mbretit afrikan jugor Ngungunhane, që udhëhoqi rezistencën
kundër portugezëve në shekullin 19të;
dhe për ritualet e martesës në një fshat të largët
në brigjet e detit Kaspik në Turkmenistan.
Gjeta përgjigjën e Kuvaitit ndaj Brixhit Xhons.
(Të qeshura)
Dhe lexova për një orgji në një pemë në Angolë.
Por ndoshta shembulli më i mahnitshëm
në largësitë që njerëzit ishin të gatshëm të shkojnë
që të më ndihmonin të lexoja botën,
erdhi drejt përfundimit të kërkimit tim,
kur provova të gjej një libër të vockël, të folësve portugez
populli i ishullit afrikan i São Tomé dhe Príncipe.
Pasi provova për ca kohë gjithshka për sa munda që të gjeja
një libër nga ky vend që të ishte i përkthyer në anglisht,
m'u duk që opsioni i vetëm që kisha
ishte të shikoja nëse mund të gjeja diçka të përkthyer posacerisht për mua.
Tani, isha shumë e pasigurt
nëse ndokush do të donte të më ndihmonte me këtë,
dhe të harxhonin kohën e tyre për diçka të tillë.
Por, një javë pasi kisha bërë thirrje në Twitter dhe Facebook
për folësit e portugalishtes,
kisha më shumë se sa më duheshin për këtë projekt,
duke përfshirë Margaret Jull Costa, një lidere në fushën e saj,
e cila kishte përkthyer veprën e fituesit të Çmimit Nobel José Saramago.
Në sajë të nëntë vullnetarëve të mi,
ia dola të gjeja një libër nga një autor nga São Tomé
që mund të blija mjaft kopje online.
Ja njëra prej tyre.
Dhe i dërgova një kopje secilit nga vullnetarët e mi.
Ata të gjithë morën nga dy tregime të shkurtëra nga ky koleksion,
e mbajtën fjalën, më dërguan përkthimet e tyre,
dhe brenda gjashtë javësh, e kisha të gjithë librin për t'a lexuar.
Në këtë rast, si e gjeta shumë shpesh gjatë vitit tim për të lexuar botën,
mosdijenia ime dhe të qenurit e hapur rreth limiteve të mia
më ishte bërë një mundësi e madhe.
Kur bie fjala tek São Tomé dhe Príncipe,
ishte një shans që jo vetëm të mësoja diçka të re
dhe të zbuloja një koleksion të ri të tregimeve,
por gjithashtu të sillja së bashku një grup të njerëzve
dhe t'i ndihmoja të bashkoheshin një përpjekje kreative.
Dobësia ime ishte bërë fuqia e projektit.
Librat që i lexova atë vit më ndihmuan t'i shoh gjërat ndryshe.
Ata që kënaqen duke lexuar e dinë,
që librat kanë një fuqi të jashtëzakonshme që të na bëjnë për vete
dhe të na vendosin në mendjen e dikujt tjetër,
për atë, për ca kohë të paktën,
ju e shikoni botën nëpërmjet syve të ndryshëm.
Kjo mund të jetë dhe një përvojë e pakëndshme,
veçanërisht nëse jeni duke e lexuar një libër
nga një kulturë që ka vlera të ndryshme nga ato tuajat.
Por gjithashtu mund të jetë edhe diçka ndriçuese.
Duke luftuar me ide të panjohura ndihmon të qartësoni mendjen tuaj.
Dhe gjithashtu mund t'ju tregojë s'i shihnit dot
në atë mënyrë që ndoshta po e shikonit botën.
Kur po rimendoja për letërsinë Angleze
që isha rritur, për shembull,
fillova të shikoj se sa e kufizuar ishte,
në krahasim me thesarin që bota ka për të ofruar.
Dhe ndërsa faqet ktheheshin,
diçka tjetër filloi të ndodhte, gjithashtu.
Pak nga pak,
ajo listë e gjatë e vendeve që fillova vitin, ndryshoi
nga një emër i thatë, akademik i vendeve
në subjekte të gjalla.
Tani, nuk dua të sugjeroj që është e mundur
të krijoni një ide për një vend vetëm duke lexuar një libër.
Por në total, tregimet që lexova atë vit
më kanë bërë të ndihem më e gjallë se kurrë më parë
nga pasuria, diversiteti dhe kompleksiteti i planetit tonë të shkëlqyer.
Ishte sikur tregimet e botës
dhe të njerëzve që kishin shkuar deri në atë pikë për të ndihmuar t'i lexoja
më kanë bërë personin që jam.
Këto ditë, kur e shikoj raftin tim të librave
ose kur i konsideroj veprat në sirtarin tim online,
tregojnë një tregim tjetër.
Është tregimi i fuqisë që kanë librat për të na lidhur ne
pa marrë parasysh ndarjet politike, gjeografike, kulturore, shoqërore, fetare.
Është tregimi i potencialit të qenieve njerëzore që të punojnë së bashku.
Dhe, është një testament
i kohës së jashtëzakonshme që jemi duke jetuar, ku, falë internetit,
e kemi më të lehtë se kurrë
për një të huaj të ndajë një tregim, një botëkuptim, një libër
me dikë që ndoshta ajo s'mund t'a takojë kurrë, në anën tjetër të planetit.
Shpresoj të jetë një tregim që do t'a lexoj për shumë vite të tjera.
Dhe shpresoj që shumë e shumë njerëz të më bashkohen.
Nëse të gjithë do të kishim lexuar më gjerësisht, do të kishte më shumë nxitje
për botuesit që të përkthenin libra,
dhe ne të gjithë do të ishim më të pasur.
Falemnderit.
(Duartrokitje)