Tip:
Highlight text to annotate it
X
"Nė Tranzicion 2"
Tranzicioni nxit njerėzit e thjeshtė
tė lėnė mėnjanė diferencat
dhe tė pėrdorin burimet, energjitė, mendjen e tyre sa mė mirė.
Nuk ka qėllim ndryshimin e sjelljes,
por krijimin e strukturave tė dobishme nė rast nevoje.
Ato janė nė dispozicion, nėse mendohet se ka nevojė pėr to.
Pėr mua Tranzicion do tė thotė ndryshimi i ekonomisė qė
ēdokush tė ketė vendin, vlerėn dhe qėllimin e vet.
Pėrfshirė jo vetėm njerėzit, por dhe ambjentin.
Pėr mua, Tranzicioni ka lidhje me mobilizimin e komunitetit,
me ndėrtimin e komunitetit dhe mbėshtetjen e tij.
Tė gjithė e duam dhe mund ta ndihmojmė komunitetin.
Mė pėlqen kjo natyrė e Tranzicionit. Ky ėshtė thelbi i tij.
Pėr mua Tranzicioni ėshtė pėrfytyrimi se si komuniteti mund tė bėhet
pas 20, 30, 50 vitesh
Kur ne mund tė kemi krijuar diēka gjithpėrfshirėse dhe tė suksesshme,
ku njerėzit janė tė lumtur dhe jeta ėshtė ekologjike,
dhe tė pėrpiqemi tė gjejmė sot se si mund tė arrijmė njė tė ardhme tė tillė.
Njerėzit kanė menduar, "Ē`ėshtė kjo, naftė? Sapo e zbuluam."
"O, mund tė na hyjė shumė nė punė." Kėshtu filluan ta pėrdorin shpesh.
Pastaj, "O, kjo qenka shumė e dobishme." Kėshtu filluan ta pėrdorin mė shumė.
Kėshtu konsumi i naftės po rritet,
ndėrkohė, sasia e mbetur e naftės pakėsohet me shpejtėsi.
Kjo po shkakton njė problem tė madh.
Tė gjitha gazrat serrė, si psh. dioksidi i karbonit,
qė ēlirohen nga djegja e naftės, pėrfundojnė nė atmosferė.
Gazi thith nxehtėsinė e diellit, e depoziton, pengon ēlirimin e saj,
e kthen mbrapsht dhe kjo do ta nxehė Tokėn.
Kjo do tė sjellė mot tė paqėndrueshėm, njė rritje tė pėrgjithshme tė temperaturave,
polet do tė shkrijnė dhe nivelet e deteve do tė rriten duke shkaktuar pėrmbytje.
Klima nė pėrgjithėsi do tė bėhet kaotike.
Piku i naftės ėshtė i lidhur dhe me njė problem tjetėr, me krizėn ekonomike.
Kur ekonomia falimenton, ka krizė ekonomike.
Qė ekonomia tė rritet, sė pari duhen konsumatorė.
Pastaj duhen tė mira materiale pėr konsumatorėt.
Tė mirat materiale prodhohen nė fabrika.
Kurse fabrikat kanė nevojė pėr energji tė lirė, si nafta.
Dhe kur fabrikat nuk kanė shumė energji tė lirė, pėr shkak tė pikut tė naftės,
ēmimet e mallrave rriten, kėshtu blihen mė pak mallra
dhe ekonomia tkurret.
Aktivistėt e Tranzicionit duan njė ekonomi tė qėndrueshme
nė vend tė njė ekonomie qė rritet e tkurret vrullshėm,
sepse ekonomia siē ėshtė tani
mund tė falimentojė nė ēdo moment dhe tė avullojė.
Por nėse ekonomia ėshtė e qėndrueshme, kjo nuk ndodh.
Pra tranzicioni ėshtė i domosdoshėm, por na duhet njė udhėzues se si.
Pėr tė bėrė kėto ndryshime ju duhet ndihmė,
sepse kultura jonė e pėrkrah shumė konsumin,
dhe paditurinė mbi ēfarė ndodh nė botė.
Prandaj, Tranzicioni, komuniteti, na ndihmon.
Mėnyra si po jetojmė nuk ėshtė e qėndrueshme.
Tranzicioni ėshtė njė alternativė ndaj konsumerizmit
qė po bėhet gjithmonė e mė i dėmshėm.
Tranzicioni ėshtė njė mėnyrė pėr tė bashkuar mė shumė njerėzit.
Ata janė mė tė bashkuar me veten, tė tjerėt dhe natyrėn rreth tyre.
Ēdokush mund tė ndihmojė dhe kontribuojė.
Tranzicioni nuk kufizohet tek ekspertėt.
Mė duket sikur mė ka dhėnė vrull dhe njė ndjenjė tė fortė qėllimi nė jetė.
Dhe ėshtė argėtues. Ndjehesh mė mirė dhe mė ngrohtė
kur njihesh mirė me njerezit dhe bisedon me to pėr gjėrat e pėrditshme.
Mė pėlqen tė bisedoj me njerėzit, ti ndihmoj, tė forcoj komunitetin.
Iniciativat e Tranzicionit nė tė gjithė botėn
1800 iniciativa nė tė gjithė botėn, 900 tė regjistruara
Tranzicioni fillon me njė grup njerėzish qė organizohen,
grupimi mund tė jetė me origjina tė ndryshme.
Mund tė jetė grup i organizuar pėr arėsye tjetėr,
mund tė jetė grup njerėzish qė njihen por nuk punojnė bashkė formalisht.
Grupi mund tė takohet nė njė eveniment, nė pab dhe thotė, "Pse nuk nisim njė Tranzicion?"
Por kjo mbledhje fillestare, ky grup fillestar,
ėshtė fara pėr gjithė proēesin.
Takimi i parė ishte nė 3 Prill. 8 njerėz morėn pjesė.
Nė takimin e dytė u paraqit njė person.
Mbaj mend, kur u ktheva nė shtėpi, burri mė ngushėlloi pėr dėshtimin.
E pashė nė sy dhe i thashė, "E ke gabim."
"Morėn pjesė njerėzit e duhur."
Kemi kėtė shprehje ne tė Tranzicionit "kushdo tė vijė ėshtė personi i duhur".
Kjo shprehje nuk mė bindte - "e, po" -
por duhet tė pranoj se kėshtu ėshtė. Ka dalė plotėsisht e vėrtetė.
Nga 8 pjesėmarrėsit e mbledhjes sė parė,
4 prej tyre tani janė anėtarė tė grupit iniciues "Tranzicion", Ueilend.
Djali qė erdhi vetėm nė mbledhje, tani ėshtė pjesė e grupit inicues "Tranzicion", Ueilend.
Nė mbledhjen e fundit nė bibliotekė ishim rreth 10 veta, shumica tė Tranzicion, Ueilend.
Folėm deri nė mėngjez.
Bibliotekares iu desh tė na zbonte nga biblioteka se duhej ta mbyllte.
U largova me mendimin se mbledhja qė kisha planifikuar u bė,
isha nėpėr re nga gėzimi se kishim bėrė njė grup.
Nga pėrvoja e deritanishme me grupet e Tranzicionit,
gjatė kėtyre 5 viteve eksperimentimi, kemi vėnė re se,
ato kalojnė nėpėr disa faza.
FAZA 1: Fillimi
Faza e parė, qė e quajmė "fillimi", ėshtė njė fazė krijuese, eksperimentuese, e vrullshme
ku jepen filma, vihen postera, organizohen evenimente, bėhen aktivitete ndėrgjegjėsuese,
dhe hidhen themelet e Iniciativės sė ardhshme tė Tranzicionit.
Por nė fazėn e parė mund tė mos flasim akoma pėr Tranzicion.
Mos Said ėshtė njė zonė shumė afėr qendrės sė qytetit.
Ėshtė e banuar shumė dendur, me njerėz tė shumė kulturave,
ka njė reputacion tė keq si Bronksi i Britanisė.
Ngaqė ėshtė e banuar dendur,
mund tė vizitosh nė pak kohė shumė shtėpi.
Kur nuk gjen njeri nė shtėpi vazhdon mė tej.
Kam punuar pėr njė kompani tė dritareve tė dyfishta, shkoja shtėpi mė shtėpi,
Kam punuar dhe njė biznes energjie.
Prandaj trokisja dyerve pa zor,
mendova, "Unė di tė shkoj shtėpi mė shtėpi, tė jem bindės dhe tė *** pėrshtypje tė mirė."
Nė Tranzicion besoj shumė mė tepėr se nė punėt qė kam bėrė,
kjo mė rriti vetėbesimin dhe mendova,
'Nė fakt, unė mund fare mirė tė shkoj shtėpi mė shtėpi edhe pėr Tranzicionin."
Mendoj se kur viziton shtėpitė reagimi qė merr ėshtė i ndryshėm
nga rastet kur pėrdor mėnyra tė tjera ndėrgjegjėsimi.
Por ėshtė ēėshtje kalkulimi.
Shumica e njerėzve nuk duan tė pėrfshihen, por ne vazhdojmė me vizitat.
"Si mund tė bisedojmė prapė?"
"Jam gjithmonė nė shtėpi. Ēdo ditė."
"Ok, shumė mirė, po e mbaj shėnim."
Njė anėtar i grupit tonė fillestar, Ali Mohamed, tė cilin e takova nė njė nga vizitat,
me sa di, nuk ka qenė pėrfshirė ndonjėherė nė aktivitet ambjentalist.
Kur takova pėr herė tė parė Xhoelin, nuk mendova "Ai po bėn njė punė tė mirė."
Por nuk e paragjykova dhe e dėgjova me kujdes, sidomos kur tha "Mos Said".
E kuptova se po bėjmė diēka pėr komunitetin, prandaj fillova tė dėgjoja me kujdes.
Vizitat nė shtėpi mė dukeshin njė mėnyrė interesante pėr tė tėrhequr aktivistė tė rinj
qė nuk kanė qenė fare tė pėrfshirė mė parė nė aktivitete ambjentaliste.
Kėshtu njohim dhe komshinjtė.
Nėse ke njė problem mund tė kėrkosh ndihmė tek komshia.
Me ndihmėn e vizitave krijojmė forcojmė lidhjen tonė me komunitetin.
Kur kemi lidhje tė fortė, komuniteti ėshtė i mbrojtur mirė
dhe njerėzit e njohin dhe e ndihmojnė njėri-tjetrin.
Xhoel ka vizituar 1420 shtėpi.
"Tranzicion", Mos Said tani ka 237 njerėz nė adresėn e kontakteve.
Dy tė tretat e kėtyre kanė ardhur nga vizitat nė shtėpi.
Nuk ka njė mėnyrė tė vetme pėr Tranzicionin.
Nganjėherė, krijohet njė grup iniciator dhe gjėja e parė qė ai bėn ėshtė
fillimi i njė programi ndėrgjegjėsimi.
Bėn fletėpalosje, postera, transmeton filma etj..
Mėnyra tjetėr ėshtė qė shumė pak njerėz, ndoshta dhe njė person i vetėm
fillojnė njė fushatė ndėrgjegjėsimi,
dalin, transmetojnė filma, krijojnė lidhje me organizata tė tjera,
gjėra tė ngjashme.
Pas kėsaj fushate ndėrgjegjėsimi krijohet grupi iniciator.
Tė dyja janė mėnyra tė mira, nė varėsi tė situatės suaj.
Toka ku jetojmė u pėrket nipėrve tanė.
Duhet tė jetojmė me ato qė na jep toka, pa e shkatėrruar, e pa u varur nga vendet e tjera.
Aldeia das Amoreiras ėshtė vendi ynė dhe duhet ta trajtojmė mirė.
Hapi i parė ėshtė pėrfytyrimi.
Si e ėndėrroni fshatin, si do tė ishte fshati ideal?
Fshati nuk ėshtė i vogėl por ėshtė pothuaj bosh.
Tė moshuarit vdesin. Kurse tė rinjtė largohen nga fshati.
Ka gjithsej 5 tė moshuar, kaq.
Ideja ime ėshtė qė tė gjithė tė kenė marrėdhėnie tė mira,
kjo na mungon. Tė kemi harmoni...
dhe tė ndihmojmė sa mundemi njėri-tjetrin.
Ėndrra ime? E di ėndrrėn time?
Njė vend ku vjen doktori.
Sepse do vijė koha nuk do lėviz dot.
Kjo ishte ėndrra ime.
Pėr njė vend mė tė mirė pėr fėmijėt.
Me park apo kėnd lojrash.
Ah! Po mendoj qė tani pėr beben! Ahaha!
Tė ketė dyqane qė njerėzit tė mos bėjnė rrugė tė gjata
pėr nė Ourique.
Pra fshati tė ketė mė shumė tregėti?
Po. Tė ketė njė ēikė tregėti nė fshat.
Fshati tė jetė i pastėr.
Kopshtet tė pastra.
Do tė ishte gjė e bukur sikur vetėm ca nga dėshirat
pėr fshatin tė plotėsoheshin. Do tė ishte shumė mirė...
sepse fshati me gjithmend ka nevojė pėr kėtė...
tė jetė mė dinamik dhe ekologjik.
Ka shumė nevojė pėr kėtė.
Fshati ekologjik i Amoreiras ka arritur disa nga objektivat e veta.
Fshati ėshtė pastruar dhe lyer.
Ėshtė hapur njė treg fshatar.
Po bėhen mbledhje
pėr tė ndėrtuar objekte pėr fėmijėt dhe pėr tė pėrmirėsuar shėrbimin shėndetėsor.
Krijimi i vizionit pėr tė ardhmen ėshtė si tė kesh njė vorbull apo magnet para teje
i cili me kalimin e kohės tė tėrheq nė drejtimin e duhur.
Mendoj se kur realizon vizionin ndjehesh i fuqishėm.
Nėse kemi vizionin e komuniteteve nė lulėzim, ku njerėzit angazhohen,
ndjehen mirė, atėhere organizimi i komuniteteve duhet tė jetė nė funksion tė kėsaj.
Por, mendoj se udhėtimi mė i gjatė, dhe tranzicioni mė i madh qė duhet tė bėjmė
ėshtė brenda nesh.
Tė kuptojmė si tė sjellim mirėqėnie pėr njerėzit,
sepse konsumi pa fund nuk ėshtė mirėqėnie.
Faktikisht, na duhet njė kulturė qė ndihmon njerėzit tė arrijnė mirėqėnien.
Tranzicioni ka lidhje me ndjenjat tona tė pėrjetuara.
Fillojmė tė kuptojmė dhe ndjenjat e fshehura,
dhe se sa shumė kėto ndjenja
ndikojnė nė marrėdhėniet tona me njėri-tjetrin,
dhe nė marrėdhėniet tona me botėn.
Thellohemi, "Si funksionon mendja e njeriut?"
Mėnyra si funksionon shoqėria, e cila fokusohet tek konkurrenca,
tek sigurimi i sa mė shumė tė mirave materiale,
tek konkurrenca me mė tė pasurit,
tek konsiderimi i tjetrit apo i njė personi qė ndryshon nga ne
si njė rrezik -
kjo ėshtė pasojė e mėnyrės si funksionon mendja e njeriut.
Derisa ta kuptojmė mirė kėtė
derisa tė analizojmė ēfarė po ndodh dhe tė pėrballemi me faktin nė njėfarė mėnyre,
mentaliteti do tė vazhdojė tė pasqyrohet nė realitetin e jashtėm.
FAZA 2: Thellimi
Fazėn e dytė e quajmė "thellimi",
nė kėtė fazė kupton papritur,
"Tani jemi Tranzicioni, po bėhemi njė organizatė dhe
duhet tė bėhemi mė tė strukturuar, mė formalė."
Ndjeheni shumė mė ndryshe se nė fazėn e fillimit. Ndjeni se po bėheni organizatė.
Nuk ka nevojė tė jeni organizatė qė tė transformoni lagjen tuaj...
Ferma urbane "Witni Avenju" pranė Pitsburgut po sjell ndryshim pa qenė pjesė e lėvizjes.
Po kėrkoja njė vend ku tė blogoja. Kudo ku gjeja aktivistė tė Tranzicionit,
dukej se ata po punonin pothuaj me tė gjitha mjetet qė dhe unė po i provoja.
Mu duk se ata dinin shumė dhe desha tė shfrytėzoja njohuritė e tyre.
Ata kishin njohuri pėr permakulturėn,
qė mė interesonte, diēka qė desha ta integroja nė zonat urbane.
Tranzicioni ishte pėrmbledhja e tė gjitha gjėrave qė mė interesonin, nė njė sit tė vetėm.
Ėshtė e vėshtirė tė gjesh njerėz tė tillė.
Mendoja se nuk kishte njerėz tė tjerė tė moshės sime, tė interesuar pėr kopshtarinė.
Organizata "Tranzicion", Pitsburg, siti i tyre dhe gjithēka e lidhur me tė, mė tregoi se
ka njerėz qė merren me kopshtari. Kopshtaria ėshtė parė si punė grash nė tė kaluarėn.
Tani mund tė dėgjoj metal, mund tė vishem si pank e prapė tė kultivoj dhe tė jem i modės.
Jemi nė Uilkinsburg, Pensilvani, njė rrethinė e Pitsburgut
vend i rrėnuar nė tė gjitha drejtimet.
E para qė bėjmė nė mėngjez ėshtė tė shkojmė dhe tė kontrollojmė shtėpitė e braktisura
qė tė sigurohemi se nuk ka uzurpues dhe mund tė punojmė tė sigurtė.
Do tė merremi me shtėpinė e verdhė. 20% e pronave kėtu janė tė braktisura ose pa ndėrtime.
Hej? Hej? Ka njeri?
Do bėheni tė mrekullueshėm. Vazhdoni kėshtu.
Lajmi i mirė ėshtė qė nuk ka njeri.
Kjo ėshtė ferma urbane "Uitni Avenju"
Kėtu ka pasur shtėpi, mė duket se para 5-6 vitesh, pastaj u dogjėn.
Ēdo gjė qė kultivojmė kėtu e japim falas ose ja dhurojmė bankės sė ushqimit.
Njerėsit e lagjes e dinė se janė tė mirėpritur
tė marrin fryta dhe perime kur tė duan.
Kur Krisi dhe Karli erdhėn nė "Uitni Avenju",
ishte njė rrugė plot me shtėpi tė braktisura dhe parcela tė vjetra, te pashfrytėzuara.
Ata e zbukuruan gjithė kėtė rrugė, tė vetėm.
Njerėzit filluan tė ēmonin mė shumė ushqimin.
Disa banorė tė rrugės ishin tė uritur,
ata mund tė shkonin nė kopėsht dhe tė merrnin diēka pėr tė ngrėnė.
Ne punojmė bashkė me fėmijėt e lagjes nė kopėsht.
Kishim shumė fėmijė qė ishin futur nė telashe
dhe kishin nevojė tė hiqnin mendjen me ndonjė aktivitet. Kėtė e bėmė ne.
Kur fillova tė merresha me kopshtin mendova "Budallallėk!'
Akoma mendoj kėshtu nganjėherė, por mė ndihmon tė rri larg telasheve.
Kishim fėmijė tė tjerė nė lagje qė po ndikonin pėr keq tek Brendoni.
Ai po rrinte me fėmijė qė po e ēonin nė rrugė tė keqe.
Kur fėmijėt ju larguan, dhe Krisi e Karli filluan ti jepnin projekte tė ndryshme,
doli se ishte njė fėmijė i dashur.
Kur e korrni prodhimin e kopshtit ēfarė bėni me tė?
Me misrin psh.?
Me tė gjithė misrin.
Oh, e ***ėm.
Vėrtet? Ku e ***ėt?
Atje.
Mė ēon atje?
Po.
Presim qė njerėzit tė vijnė atje.
Pastaj i pyesim nėse duan njė kosh me domate, ca kungull apo misėr.
Nėse thonė jo, u thua "Faleminderit, ja kalofshi mirė."
E duam atė djalė. E kam si fėmijėn tim.
Dua ti mėsoj ēdo gjė qė nuk po e mėson nė shtėpi.
Kėtu nė Uilkinsburg, njė nga gjėrat qė mendohet se kanė shkaktuar rrėnimin,
ėshtė humbja e burrave.
Shumė prej fėmijėve tė kė***ėm ose e kanė babain nė burg, ose u ėshtė vrarė,
ose u ėshtė zhdukur pa lėnė gjurmė.
Kėtu ka pasur banda, dhe sa herė qė FBI-ja vinte dhe i shkatėrronte,
pėrfundonin nė burg pėr 20 vjet nganjėherė 60, 70 njerėz njėherėsh,
tė gjithė burra, shumica e tyre me fėmijė.
STOP PARAGJYKIMEVE
Qėllimi im ėshtė qė me kalimin e kohės tė krijoj mė shumė kopshte tė tilla nė Uilkinsburg
qė njerėzit tė ushqejnė veten.
Ky kopėsht ėshtė model qė mund tė imitohet nė ēdo rrugė tė Uilkinsburgut.
Ēdo rrugė ka tė paktėn njė parcelė me shtėpi tė shembur.
Ėshtė shumė e thjeshtė.
Ēdo lagje e vogėl nė Uilkinsburg duhet tė ketė njė kopėsht.
Nė njė farė mėnyre po u tregoj zhvillimin e qėndrueshėm,
Nuk besoj se shumica e banorėve tė kėsaj rruge mund tė thoshin se ēfarė ėshtė
zhvillimi i qėndrueshėm para dy vitesh.
Blloku ka ndryshuar aq sa tė gjithė nė Uilkinsburg e kanė zili rrugėn tonė tė vogėl.
Tė gjithė duan tė vijnė nė Uitni Avenju. Ėshtė rruga mė e mirė nė Uilkinsburg.
Po qaj, mė bėre tė qaj!
Mė bėn tė ndihem krenare.
Sepse kur mė ndryshoi familjen, u ndjeva krenare pėr vendin ku jetoj.
Kjo mė ka ndryshuar.
Projektet e kultivimit janė ndėr tė parat ku pėrfshihen shumė grupe Tranzicioni.
Sepse nuk ka nevojė tė presėsh pėr ti filluar.
Nuk ka nevojė pėr leje, pėr financime.
Pėr vendosjen e njė turbine ere nė skaj tė qytetit mund tė tė duhet tė presėsh 5-6 vjet.
Mund tė filloni tė jepni kopshtin me qira, tė kultivoni, tė kultivoni nė parvaz...
shumė shpejt dhe shumė thjesht, prandaj shohim shpesh
qė projektet e kultivimit janė ndėr tė parat qė iniciativat e Tranzicionit bėjnė
dhe projektet e para qė u japin hov iniciativave.
Jemi nė stacionin Kilburn nė linjėn Jubile,
4 muaj mė parė kėta shtretėr ishin bosh.
Na erdhi ideja tė pyesnim metronė, "Mund tė mbjellim diēka kėtu?"
Deshėm fruta dhe perime, pėr tu treguar njerėzve sa lehtė mund ti kultivojnė kudo.
Besojmė ėshtė i vetmi stacion metroje nė Londėr ku kultivohen fruta dhe perime.
Madje dhe njė mollė.
Shtretėrit janė nė njė vend shumė tė rrahur, 12 mijė njerėz kalojnė kėtu ēdo ditė.
Na pėlqen shumė ideja se njė udhėtar mund tė dalė nga treni
dhe tė marrė njė luleshtrydhe apo domate e ta hajė rrugės. Ėshtė fantastike!
Shkuam tek "Transporti pėr Londrėn" dhe i pyetėm nėse mund tė kultivonim perime kėtu.
Mendoj nė fillim reagimi i tyre ishte pak nervoz.
"Nuk duam tė kultivohen perime atje, po do tė ishim shumė tė kėnaqur po tė mbillnit lule."
Kėshtu pėrpjekja e parė na dekurajoi disi.
Kur shkuam pėr njė takim, na prezantuan idenė e "metrosė nė Blum".
dhe thanė, "Do tė na pėlqente po ta bėnit projektin nė konkursin "Metroja nė Blum"."
Kur pamė listėn e kategorive ku mund tė konkurronim,
u habitėn shumė kur panė kategorinė "kultivoni ushqimin tuaj".
Ua treguam dhe u thamė, "Kjo na pėlqen. Kemi njė mollė dhe disa fara perimesh."
Nuk e dinin se kultivimi lejohej nė stacionet e tyre.
Duhet tė jesh kėmbngulės, sepse si nė shumė gjėra,
ka rėndėsi tipi i personave tė pėrfshirė.
Dikujt nuk i pėlqen tė rrezikojė, por dikush tjetėr e gjen interesante,
kėshtu varet se kė ke pėrballė, nė cilėndo organizatė tė shkosh.
Njė mėnyrė ndryshe pėr tė parė vendin.
Kam 10 vjet qė jetoj kėtu, kėshtu qė ta shikoj nga njė kėndvėshtrim krejtėsisht tjetėr...
Kjo ėshtė hera e parė qė bėj diēka qė mė ka siguruar lidhje nė kėtė zonė.
Kjo ėshtė shumė emocionuese.
Ka rėndėsi pėr aktivistėt e Tranzicionit qė tė krijojnė njė hapėsirė pėr festim.
Ėshtė njė cikėl ku ėndėrrojmė, planifikojmė, pastaj veprojmė,
dhe pastaj duhet tė festojmė suksesin pėrpara rifillimit nga e para.
Qyteti i tranzicionit, Tuting, festoi me njė karnevale tė grumbullimit tė plehrave
Mbi 1 milion shishe plastike dhe qese pazari...
gjysėm milioni qese paketimi...
dhe 1 ton materiale tė tjera...
u mblodhėn pėrgjatė 6 muajve pėr ti pėrdorur nė karnevale!
Festimi, vlerėsimi i suksesit, tė gjitha kėto, komunikimi pozitiv na ndihmon shumė
qė tė ndjehemi tė pėrgatitur dhe tė vetėkėnaqur.
Nėse krijojmė mundėsi festimi tė sukseseve tona,
vlerėsimi tė virtyteve qė shohim tek njėri-tjetri,
njerėzit krijojnė besim dhe ndjejnė kėnaqėsi tė jenė bashkė.
Nėse jemi vazhdimisht nė tension dhe nuk kemi kohė pėr kėtė
sepse na pret puna e rradhės, kjo ėshtė recetė pėr tu rraskapitur shpejt.
Mirėseerdhėt nė karnavalet e Tuting!
Tranzicioni pėrjetohet mė shumė si festė se sa si marshim proteste.
Nė ēdo mbledhje duhet tė ketė festim dhe vlerėsim tė arritjeve,
pėrveē evenimenteve tė posaēme pėr festim.
Do tė ishte e pasaktė nėse ky film do tė jepte pėrshtypjen
se Tranzicioni vetėm punon dhe ka vetėm suksese tė mėdha, tė shkėlqyera.
Nganjėherė projekte, iniciativa apo njė organizatė e tėrė
shkėrrmoqen keq, apo humbasin vrullin.
Organizata "Tranzicion", Lankaster, u mbyll brenda 1 viti.
Mund tė jemi optimist se nėse tė gjithė kemi tė njėjtėn ėndėrr atėhere do ta realizojmė.
Por nuk ėshtė e vėrtetė. Mosmarrėveshje dhe konflikt do tė kenė gjithmonė nė grupet tona.
Qė tė jem tamam i sinqertė, ishte e tmerrshme.
Nuk do futem nė gjithė detajet sepse disa janė personale, por fundi ishte i tmerrshėm.
U preka shumė nga gjėrat qė u thanė, dhe u mėrzita shumė nga abuzimi i shkaktuar.
Dhe shumė i mėrzitur qė pas gjithēka ndodhi isha akoma i gatshėm tė acaroja tė tjerėt.
A Zot, nqs. kėta janė njerėzit qė po pėrpiqen tė shpėtojnė Tokėn,
mė merr qė kėtej. Nuk dua tė jetoj sepse nuk ka shpresė.
Dhe ndoshta jemi tė gjithė tė gabuar, naivė dhe pak budallenj.
Nėse mund ta kapėrcejmė kėtė duke mbetur tė hapur pėr tė renė, do tė transformohemi.
Mund tė na ndihmojė shumė qė herės tjetėr tė jemi mė tė suksesshėm.
Ēfarė mėsuam ėshtė se kur krijohet njė grup i ri, gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė,
pėrmbi shpėtimin e planetit, apo pikun e naftės,
tė fokusohemi nė dėgjimin dhe nė respektimin e pikėpamjeve tė njėri-tjetrit.
Edhe kur nuk biem dakort, tė jemi nė gjendje tė themi se nuk jemi dakort,
dhe tė tolerojmė e tė konsiderojmė marrėdhėniet njerėzore si gjėnė kryesore.
Organizata e re "Tranzicion", Lankaster tani ka rreth 450 anėtarė lokalė.
Pas shumė filmave, diskutimeve, stendave nė market, drekave dhe festivaleve...
organizata u prezantua zyrtarisht nė prill 2010.
Njė gjė qė thekson Tranzicioni "i brendshėm", dhe ku mund tė ndihmojė shumė, ėshtė
ofrimi i strukturave mbėshtetėse,
ofrimi i hapėsirave ku njerėzit mund tė bisedojnė pėr pėrgjegjėsitė e punės nė Tranzicion.
Qytetet e Tranzicionit nuk janė biznese, prandaj nuk ke njė shef qė tė tė lavdėrojė.
Prandaj personat qė merren me organizim kanė nevojė pėr mbėshtetje nga kolegėt,
pėr njerėz si ata, qė u dėgjojnė ankesat dhe u kuptojnė problemet.
Ėshtė shumė e lodhshme vetmia apo tė ndjehesh sikur je i vetmi nė krye, njė pionier.
Mund tė harrosh pse po e bėn.
Por kur kthehesh tek burimi i emocioneve
tė rikujtohet pse po punon dhe rifiton lidhjen me motivimin tėnd nė mėnyrė tė shėndetshme.
Ndjehesh prapė i lumtur, dhe jo i stėrmunduar.
Mendoj ka shumė rėndėsi. Tranzicioni kėrkon qė secili tė luajė rolin e vet nė organizatė.
Drejtuesit e projekteve mund tė takohen, tė mbėshtesin dhe tė shoqėrohen me njėri-tjetrin.
madje dhe tė mėsojnė praktika tė cilat mund t`ia pėrcjellin grupit tė tyre.
Ka diēka magjike nė kėtė dhe mė kujton arėsyen kryesore pse jam pėrfshirė nė Tranzicion.
Tani ndjej se kam njė rrjet tė fuqishėm qė mė mbėshtet.
Ėshtė kthyer nė diēka shumė mė tė rėndėsishme seē e mendoja.
FAZA E TRETĖ: Pėrhapja
Faza e tretė ėshtė pėrhapja, kėtu ėshtė momenti kur pasi jeni krijuar,
filloni tė kėrkoni kontakte me komunitetin mė tė gjerė,
me organizatat dhe njerėzit me tė cilėt nuk keni qenė nė kontakt deri nė kėtė fazė,
me kėshillin bashkiak, bizneset lokale, komunitetin e gjerė.
Pra faza e pėrhapjes ėshtė njė fazė pėr pėrhapjen e projektit nė komunitet
dhe pėr ndėrgjegjėsimin rreth tij tė sa mė shumė njerėzve.
Nė verėn e vitit 2008 mbajta nė Montevelio fjalimin tim tė parė rreth Tranzicionit.
Pjesėmarrėsit deshėn tė dinin mė shumė rreth Tranzicionit.
Nė mbledhjen e parė u shokova nga informacioni.
Pas disa muajve ishim shumė mė tė informuar.
Disa prej nesh vendosėn tė pėrfshihen aktivisht nė grupin e Tranzicionit.
Tė tjerė, psh. Umberto dhe Danieli, vendosėn tė kandidohen pėr nė kėshillin bashkiak.
Fituan, dhe tani janė kryetari dhe kėshilltari pėr ambjentin.
Kėshtu kėshilli bashkiak ka dy anėtarė qė dinė shumė pėr Tranzicionin.
Dhe anėtarė tė tjerė me njė ndjenjė tė qartė pėr sfidat e viteve tė ardhshme.
Si mundet administrata e njė qyteti me 5000 banorė tė pėrballojė krizėn e rritjes pa fund,
shtrenjtimin e naftės dhe tė krijojė njė strategji?
Fillimisht e hodhėm nė letėr...
Kėshtu lindi njė rezolutė...
me njė plan pakėsimi tė energjisė, me prioritet pakėsimin e konsumit tė burimeve fosile.
Shpesh na pyesin, me ēfarė i detyruam politikanėt tė merrnin njė vendim kaq radikal?
E bukura ėshtė qė qė nuk na u desh tė bindnim askėnd.
Kemi arritur tashmė disa objektiva tė rėndėsishėm
Sė pari, njė ndryshim radikal nė planet tona pėr zhvillim urban
Duke punuar bashkė me kėshillin bashkiak arrijmė objektiva tė paarritshėm ndryshe
Psh., nė kuadrin e projektit Enescom 6 fshatra nė kėtė luginė
do tė bien dakort qė tė pėrgatisim plane tė zhvillimit tė energjisė pėr tė gjithė zonėn.
Kur kėto politika mbėshteten nė llogjikėn e shėndoshė
forca adaptuese rritet dhe shkėputja nga ekonomia e bazuar nė hidrokarburet lehtėsohet.
Fakti qė e gjithė zona do tė bėhet pjesė e marrėveshjes ėshtė shumė interesant.
Marrėveshja ėshtė njė program i BE-sė mbi emetimet e CO2
dhe zhvillimin e energjisė sė rinovueshme.
Ėshtė i dobishėm pėr Tranzicionin
sepse fokuson punėn e qytetarėve dhe tė administratorėve.
Nė Montevelio ndodhin gjėra tė ngjashme me ato nė qytetet e tjera tė Tranzicionit.
Por pėrfshirja e institucioneve lokale ndihmon nė pėrshpejtimin e proēesit.
Magjepsėse ėshtė ajo qė ndodh kur takohet njė iniciativė nga baza, siē ėshtė Tranzicioni,
me njė autoritet lokal aktiv, tė angazhuar i cili po ashtu kėrkon lokalizim dhe adaptim.
Pika e takimit tė tė dyve ėshtė shumė shumė e rėndėsishme dhe interesante.
Si mundet kėshilli tė mbėshtesė sa mė mirė Tranzicionin pa e udhėhequr?
Si mund tė pėrfshijnė ndėrgjegjėsimin pėr pikun e naftės dhe pėr nevojėn pėr adaptim?
Cili ėshtė rezultati kur kėto tė dyja bėhen bashkė?
"Bashkė nė Tranzicion" u projektua fillimisht nga iniciativa e Tranzicionit, qyteti Totnes
si njė mėnyrė pėr tė agazhuar njerėzit lagje mė lagje.
Kėshtu grupi zakonisht fillon me ardhjen a telefonatėn e njė tė interesuari nė zyrėn tonė
i cili thotė se interesohet tė krijojė njė grup nė lagjen e vet.
Zakonisht ai pastaj rekruton gjithė fqinjėt e vet.
Kjo e bėn projektin tonė disi tė ndryshėm. Ne nuk shkojmė derė mė derė.
Por shkon iniciatori qė na kontaktoi.
Zakonisht mblidhen 6-10 fqinjė dhe mblidhen 7 herė.
Bėjnė 7 mbledhje. Ne ndihmojmė pėr mbledhjen e parė.
Dėrgojmė dikė qė ti orientojė
dhe tė pėrcaktojė njė datė pėr takimin e rradhės.
Mbledhja e dytė ka temė kursimin e energjisė nė shtėpi,
ka rreth 10-12 masa praktike qė mund tė marrin dhe asnjėra nuk kushton shumė.
Pra fokusohemi nė masa qė nuk kanė kosto ose kanė kosto tė ulėt.
Nė fund tė mbledhjes shkruhet njė plan i vogėl aksioni.
Ēdo person zakonisht premton se do tė provojė 2-3 masa pėrpara takimit tjetėr.
Kemi marrė shumė masa
pėr kursimin e energjisė dhe tė burimeve tė tjera natyrore,
pa u dėmtuar.
Praktikisht pa u shtrėnguar, dhe kjo ėshtė kryesorja. Madje jemi argėtuar.
Ngaqė ndryshimi bėhet lagje mė lagje, njerėzit fillojnė tė imagjinojnė
implikimet dhe tė mendojnė se si njė botė pas naftės, me pak burime fosile
do tė duket nė jetėn e pėrditshme.
Nuk bėhet fjalė qė tė imagjinojmė botėn tėrėsisht tė transformuar?
Por se si mund tė imagjinojmė kėtė pjesėz tė njė pjesėze tė botės?
Si mund ta imagjinojmė tė transformuar? Kjo duket shumė mė e lehtė.
Praktikimi pjesė-pjesė i gjėrave pėr tė cilat lexuam dhe folėm e lehtėsoi shumė punėn.
Ėshtė mė shumė njė ndėrgjegjėsim se si jetojmė, se sa ēfarė bėjmė.
Njė ndėrgjegjėsim se ēfarė bėjmė me energjinė, e shpėrdorojmė apo jo.
Po pėrpiqemi me gjithēka.
Mendoj se tė mirat afatgjate tė organizimit nė grup qėndrojnė tek kohezioni social.
Ėshtė njė grup njerėzish me tė cilėt normalisht nuk do tė mė lidhte gjė,
por kjo na ka lidhur.
Jemi njė konglomerat njerėzish, dhe kjo ėshtė gjė e bukur.
Por kemi kėtė tė pėrbashkėt qė na mban si grup dhe na bėn tė mblidhemi.
Ka sjell vėrtet njė ndjenjė komuniteti nė lagje.
Deri tani janė formuar 56 grupe
ku janė angazhuar 468 familje,
qė bėhen rreth 1,100 njerėz.
Ēdo familje ka kursyer mesatarisht 600 paund nė vit
dhe secila parandaloi emetimin e 1.2 tonėve CO2 nė atmosferė.
Zhvillohet fantazia dhe njerėzit fillojnė tė mendojnė ndryshe pėr kopshtet e njėri-tjetrit
dhe shikojnė se tarracat e shėpive kanė potencial tė madh.
Mendoj se nė njė periudhė afatgjatė ky ndryshim do tė mbetet.
Ėshtė ēfarė shoqėria, ne tė gjithė kemi nevojė, tė jetojmė nė njė botė tė sigurtė.
Mendoj se ky ėshtė fillimi.
FAZA 4: Ndėrtimi
Faza e katėrt ėshtė ndėrtimi. Ndėrtimi ėshtė faza kur fillojmė tė mendojmė pėr strategjinė
e lokalizimit tė vendit ku jetojmė.
Ėshtė faza kur krijojmė kompani energjie, monedha lokale, kooperativa...
Pra nga idetė e shumta kalohet nė praktikėn e krijimit tė njė infrastrukture tė re lokale.
Ka qenė njė ***ės perimesh kėtu pėr shumė kohė.
Kam mbi 50 vjet qė blej kėtu.
Qė nė kohėn e luftės ka qė ka dyqan perimesh kėtu.
Biznesi po ecte keq. Dukej se po falimentonte.
Kėshtu biseduam me pronarin pėr ta marrė dhe menaxhuar si biznes komuniteti.
Propozimi pėr ***ėsinė e pėrbashkėt ishte i qėllimshėm, pėr arėsye etike besoj,
por dhe pėr arėsye shumė praktike. Deshėm qė njerėzit ta pėrdornin dyqanin.
Ēfarė do i nxiste mė shumė pėr ta pėrdorur dyqanin se ***ėsia mbi tė?
Me sigurimin lokal tė ushqimeve nuk jemi marrė mė parė. Tani kėtu po pėrqėndrohemi.
Njerėzit vijnė dhe thonė, "Kam 6 lulelakra, a i do?"
Nėse janė tė mira, i marr.
E di, ėshtė shumė i mirė!
Raven vendi! Na pėlqen shumė!
Kam blerės qė vijnė nė dyqan vetėm pėr tė porositur raven tė Digllit.
Ėshtė pjesė e "trekėndė*** tė ravenit".
Duam tė inkurajojmė njerėzit tė kultivojnė mė shumė, duam qė kjo tė pėrhapet
dhe kėshtu komuniteti tė bėhet mė i fortė.
Kėto 13.50 paund i morėm nga shitja e prodhimit, dhe me to po blejme nė dyqan.
Besoj do tė shpenzojmė mė shumė, kėshtu ndodh zakonisht!
E kemi begatuar komunitetin.
Kemi krijuar vende pune, kemi mundėsuar qė mė shumė njerėz tė blejnė nė dyqanet lokale.
Kemi pėrmirėsuar biznesin e ***ėsve tė tjerė me prezencėn tonė,
sepse mė shumė njerėz po blejnė nė dyqanet e lagjes nė vend tė supermarketeve.
Po shpenzojnė mė shumė si nė dyqanet e tjera ashtu dhe tek ne, kjo na pėlqen.
Mė vjen shumė mirė qė ka qenė kaq i suksesshėm.
Mund tė mos kishte ndodhur kėshtu, mund tė kishte ndodhur e kundėrta, jam i sigurt.
Qė nė fillim kemi bėrė dhe bukė, diēka shumė e veēantė.
Ishte njė martesė ideale. Tė dy bizneset janė kooperativa.
Furra e bukės ėshtė kooperativė punonėtorėsh, kurse ne jemi kooperativė konsumatorėsh.
Nė strukturėn e kooperativės sė punėtorėve, kėta janė shumė tė lidhur me njėri-tjetrin.
Kam pasur kolegė gjithė jetėn time, por nuk ėshtė e njėjta gjė.
Kjo ėshtė shkallė tjetėr bashkėpunimi.
"Bukė e bėrė me dorė"-Kooperativė, Uest Jorkshair, Britani
E filluam furrėn e bukės si tani, tre vjet mė parė.
Arritėm tė mblidhnim 60 familje
tė cilat parapaguan pėr bukėn, nganjėherė dhe 12 muaj parapagim.
Sa mė i madh ishte parapagimi, aq mė shumė ulje u bėmė.
Pati aq shumė entuziazėm nė komunitet saqė e dinim se iniciativa do tė ishte e suksesshme.
Pastaj pamė se nuk kishte mė vend nė dollapin e vogėl prej 15 m2,
kėshtuqė menduan tė bėnim hapin e madh dhe tė kėrkonim njė ambjent tonin.
Por nuk kishim kapital kėshtuqė duhet tė mendonim se si mund tė siguronim financime.
Nuk ishte ideja jonė por njė sugjerim i Andrea Uitlit, i diskutuar dhe nė raste tė tjera:
"obligacioni i bukės", njė sėrė kredish individuale nga klientėt dhe banorėt e lagjes,
mbi tė cilat do paguajmė interes. U paguajmė interes tė mirė, 6.25%, por paguhet nė bukė,
baraz me 2.5 paund nė javė, ose ndryshe njė bukė nė javė.
Prandaj interesohen vetėm njerėz qė janė tė lidhur me kėtė vend dhe kėtė biznes,
dhe pėr ne ėshtė kredi shumė e lirė, kurse pėr ata ėshtė me interes shumė tė mirė.
Mbi investim kaq tė vogėl nuk gjen interes mė tė mirė nė asnjė bankė tė madhe.
Rilidhja me ushqimin ėshtė metaforė fantastike pėr rilidhjen me gjithēka tjetėr nė jetė.
Pėr momentin, sa herė qė paguajmė faturat e energjisė, ai lek largohet nga komuniteti.
Aftėsia e tij pėr tė sjellė ndryshime, pėr tė realizuar tranzicionin, humbet.
Emocionohesh kur shikon sa komunitetet kanė krijuar kompanitė e tyre tė energjisė
tė cilat prodhojnė energji por nė shėrbim tė komunitetit, dhe paratė kthehen nė komunitet.
Qyteti i Tranzicionit, Ljuis Asete tė pėrbashkėta - Suseksi Lindor, Britani e Madhe
Ne jemi centrali i parė diellor nė ***ėsi tė pėrbashkėt tė komunitetit, nė Britani.
Kjo na bėn shumė krenar.
Termi central diellor ėshtė pak i fryrė pėr njė grup panelesh diellore me fuqi 98 kilovat.
Kemi llogaritur se mjafton pėr rreth 40 shtėpi, me nivelin aktual tė konsumit.
Nuk jemi nė gjendje tė furnizojmė gjithė Ljuisin me energji nėpėrmjet paneleve diellore,
por ka shumė mėnyra tė tjera pėr ta bėrė.
Ėshtė e lehtė, e shpejtė, e lirė, e menjėhershėme dhe pa probleme planifikimi.
Pyetėm punishten e birrės, Harvejt, nėse do tė na jepnin ēatinė e tyre me qira.
Na thanė, "po, parimisht", pėr sa kohė qartėsojmė anėn ligjore.
E prezantuam nė qytet.
E reklamuam shumė, kemi reklamuar nė shtypin lokal qė tė gjithė ta marrin vesh.
Filluan tė vijnė paratė. Filluan tė na vijnė ēeqe poshtė derės, me formularėt e aplikimit,
dhe brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, ndoshta 3 javė,
siguruam mė shumė seē kishim nevojė pėr financimin e impiantit.
Ėshtė investim i vetė komunitetit, kėshtuqė fitimet i rikthehen komunitetit,
njerėzit e kuptojnė, ėshtė shumė e thjeshtė. Ėshtė shumė mirė dhe pėr ambjentin,
pakėson emetimet, ėshtė nė ***ėsi tė banorėve, tė cilėt u organizuan dhe e realizuan.
Ėshtė preēedent shumė interesant sepse tregon
qė pushteti i njerėzve funksionon nė krijimin e fondeve, nė projekte lokale.
Ėshtė model i mirė pėr shumė aktivitete tė tjera tė mundshme lokale.
Tregon si mund tė organizohemi nė fusha qė 10 vjet mė parė do ishin tė paimagjinueshme.
Nėse keni njė impiant energjie tė rinovueshme tė ēfarėdo lloji,
subvencionoheni nga qeveria pėr ēdo njėsi elektriciteti qė prodhoni.
Po grumbullojmė para nga tarifa "Feed-In",
njė shumė nga e cila mund tė shlyejmė paratė e dhėna nga qytetarėt.
Ka qenė njė proēes shumė i vėshtirė pėr ne.
Jam kompozitor. Nuk jam biznesmen, nuk marr vesh nga financat.
Mu desh tė mėsoja shumė brenda njė kohe shumė tė shkurtėr. Tė gjithėve na ėshtė dashur.
Askush tė mos ketė iluzione mbi pėrpjekjet, angazhimin, kohėn qė duhet pėr t'ja arritur.
Ėshtė e vėshtirė.
Komunitetet e transformuara janė e ardhmja pėr nga po drejtohemi.
Gjithēka qėndron nė ngritjen e strukturave lokale pėr tė plotėsuar nevojat e komunitetit.
Modelet novatore qė po aplikojmė janė tė tilla qė mund tė adoptohen me pėrshtatje
nga komunitete dhe pjesė tė tjera tė botės.
Mund ta pėrfytyroni ekonominė e vendit ku jetoni
si njė kovė tė madhe.
Nė kovė futen pensionet, rrogat, ndihmat etj..
Por sot, gjėra si supermarketet, faturat e dritave, blerjet on-line, i kanė shpuar vrima.
Pra pasuria e grumbulluar dhe potenciali i saj rrjedhin prej kovės.
Ēdo vrimė nė kovė
ėshtė njė e ardhur, apo njė biznes potencial lokal apo njė mundėsi trajnimi pėr tė rinjtė.
Prandaj mbėshtetja e kompanive lokale energjitike,
mbėshtetja e prodhimit lokal tė ushqimeve dhe nxitja e tij atje ku nuk ka tė tillė,
pėrdorimi i monedhave lokale,
janė tė gjitha mėnyra shumė tė mira pėr mbylljen e tė ēarave nė kovėn e ekonomisė.
Brikstoni ėshtė vendi mė multikulturor nė Britani. Ėshtė i veēantė.
Kemi nga tė gjitha kombėsitė e botės.
Krijuam paundin e Brikstonit, u emetua nė vitin 2009.
Tani kem rreth 200 biznese qė e kanė njohur zyrtarisht.
Sot ėshtė elektronike. Jemi zona e parė nė Britaninė e Madhe qė kemi njė monedhė virtuale.
A nuk ėshtė gjė e mirė?
Me paundin po avancojmė drejt botės dixhitale.
Mendoj se do tė jetė njė arėsye tjetėr e mirė qė njerėzit tė vijnė nė tregun e Brikstonit
apo nė Brikston, dhe tė shpenzojnė paratė.
Fondacioni i Ekonomisė sė Re, organizata hollandeze "COIN" dhe Rrjeti i Tranzicionit
zhvilluan softuerin pėr tė mundėsuar pėrdorimin e parasė elektronike.
Brikstoni ėshtė vendi i parė ku po testohet nė praktikė.
"Orėndreqės!!"
Pėrshėndetje. Pėrshėndetje, si shkoni? Jo keq!
Thjesht dua qė tė mė shikosh pak sahatin.
Do qė ta rregulloj? Sa tė nxjerr pajisjen e riparimit!
Shumė mirė, pa problem, le ta shohim. Besoj bateria ėshtė e re.
U rregullua, po punon! Kushton 2.50 paund.
2.50 paund. Mund tė paguaj me mesazh?
Sigurisht. Patjetėr.
Shkoj tek banka e paundit... ti je Stuarti Orėndreqėsi - SO. U dėrgua. Shkėlqyeshėm. U bė.
E mori mesazhin? Mbaruam punė! Shkėlqyeshėm, fantastike! Mirupafshim.
Mirupafshim. Faleminderit. Mirėutakofshim.
Mėnyra e pagesave me mesazh mund tė pėrdoret nga gjithkush, pa nevojė pėr harduer.
Nuk ka nevojė pėr pajisje POS, mjafton njė celular.
Nuk ka nevojė tė jetė celular i modelit smart, mjafton njė celular i thjeshtė.
Me njė mesazh mbaron punė.
Mund tė paguaj me mesazh? Po mundesh.
Emri? Ushqimet Sana.
Bizneset lokale tė pavarura janė pėrgjigja pėr zgjidhjen e problemeve ekonomike aktuale,
sepse bizneset e vogla dhe tė mesme janė gjaku i ekonomisė britanike.
I gjithė qėllimi nė krijimin e paundit tė Brikstonit ėshtė ti shpenzojmė paratė lokalisht
dhe ti energjizojmė bizneset tona lokale, qė tė rriten dhe tė forcohen.
Rėndėsia e £ tė Brikstonit nuk ėshtė se do kalojnė para nga psh. veriu nė jugun e Londrės.
Por nė krijimin e njė lloji tjetėr ekonomie.
Tė njė ekonomie ku ngrejmė pyetje si, a mund ti sigurojmė mallrat lokalisht?
A ka banorė lokalė qė mund tė prodhojnė? A mund tė ndryshojmė mėnyrėn si i bėjmė gjėrat?
Qėllimi ėshtė krijimi i njė ekonomie ku ēdokush e ka njė rol, njė punė,
dhe kjo ekonomi lokale ėshtė e lulėzuar, e shumėllojshme dhe e fortė.
Fantastike! Mė erdhi konfirmimi. Fantastike. Ja kalofshi mirė. Mirutakofshim.
Ja dhe poundi i Brikstonit. Elektronik! Fantastike!
Tranzicioni nė fillim u ideua si njė detoksifikim pėr perėndimin,
si mėnyrė qė perėndimi i pasur tė pakėsojė emetimet, tė barazohet me vendet nė zhvillim.
Por ėshtė magjepsėse qė vitin e kaluar kemi parė pėrhapjen e tij nė vendet nė zhvillim.
Nė mars 2011, "Shėroni Tokėn" vendosi tė pėrdorė modelin e Tranzicionit...
Filluam me fshatin e parė, Kottakarai-n, ku jetojmė.
... kjo u bė Iniciativa e parė e Tranzicionit nė Indi.
Objektivi ynė i parė ėshtė qė fshati ynė, shtėpitė, familjet tė kenė ushqimin tė siguruar.
Ky ėshtė thelbi i programit dhe projektit tonė.
Ēdokush duhet tė ketė akses ndaj ushqimit tė mjaftueshėm.
Vizitojmė njė shtėpi, dhe pyesim, "A doni tė keni njė kopėsht perimesh?"
U sjellim farat dhe u tregojmė si tė mirėmbajnė kopshtin.
Sapo fillojmė, vijnė komshinjtė dhe pyesin, "A mund tė na ndihmoni dhe ne?"
Kėshtu po zgjerohemi.
Deri tani kanė iniciuar kopshte tė vogla nė mbi 100 shtėpi nė 4 fshatra nė Tamil Nadu.
Nė Indinė rurale mund tė arrijmė shumė rezultate tė mira.
Psh., kjo ėshtė shkalla e emetimit tė CO2 nga konsumi i njė personi nė SHBA,
kjo ėshtė pėr njė person nė Indi.
Dhe kjo ėshtė pėr njė person nė Indinė rurale.
Pra nuk kemi nevojė ta ulim konsumin shumė. E kemi tė ulėt.
Thjesht duhet tė adoptojmė modele ku praktikat tona janė ekologjike, tė rinovueshme,
dhe fshatarėt tė mos largohen nga fshatrat. Pra tė ndalojė emigrimi.
Po bėjmė transformimin nga njė fshat tradicional i modelit tė vjetėr nė njė Indi moderne
dhe po kėrkojmė njė ekuilibėr ku njerėzit tė ndihen mirė megjithėse nuk jetojnė nė qytet.
Jemi tė lumtur kur shikojmė buzėqeshje nė fytyrat e fshatarėve.
Na mirėpresin, na kanė hapur zemrat dhe shtėpitė.
Qė kur e filluam Tranzicionin, kishim idenė se do tė ishte shumė bukur sikur
tė pėrhapej nė kulturėn, nė DNA-nė dhe njerėzit e njė vendi,
qė kur ky tė pėrballet me pasiguri dhe vėshtirėsi tė mėdha,
Tranzicioni tė jetė njė nga gjėrat qė njerėzit tė mund ta pėrdorin pėr qėllimet e tyre.
Ėshtė interesante se si nė vitin e kaluar nė vende ku gjėrat janė vėshtirėsuar shumė,
Tranzicioni ėshtė bėrė njė pjesė instiktive , e rėndėsishme e pėrgjigjes sė komunitetit.
Edhe pėrpara fatkeqėsisė,
mendoja se Tranzicioni ėshtė gjėja mė e mrekullueshme qė mund tė kisha bėrė nė jetė.
Pas fatkeqėsisė, kjo ishte mė e qartė akoma,
Se Tranzicioni ėshtė domosdoshmėri pėr ne, pėr mua.
Ndėrmarrja elektrike "Fujino" ka rreth 80-90 tė punėsuar nė listėn e kontaktit.
Gjithēka filloi me aksidentin bėrthamor tė mars 2011.
U mblodhėm dhe biseduam mbi energjinė, sigurinė dhe qėndrueshmėrinė e saj nė tė ardhmen.
Bėmė disa mbledhje dhe biseduam pėr planet, por nuk planifikuam veprime konkrete.
Kėshtu kur ndodhi aksidenti dikush sugjeroi tė ndihmonim.
... atėhere ndėrmarrja hyri nė aksion.
Festivali i Dritės ishte katalizator qė kompania tė qartėsohej pėr planet e saj konkrete.
Ky ishte viti i tetė dhe vendosėm qė tė prodhojmė vetėm me energji tė rinovueshme.
Pati 5,000 vizitorė brenda 3 ditėsh
Pas suksesit, organizatorėt vendosėn ta transferonin nė zonėn Tohoku ku ndodhi aksidenti
ne furnizuam energji pėr zonėn e aksidentit.
Gjithashtu do tė donim qė energjia nė zonėn tonė tė jetė plotėsisht e gjelbėrt.
Filluam tė mendonim mbi burimet nė Fujino dhe gjėja e parė qė menduam ishte ky pyll.
Dhe njė hidrocentral i vogėl.
Ka disa pėrronj tė furrishėm nė lugina.
Tani po mendojmė si mund tė lehtėsojmė gjetjen e ideve pėr tė ardhmen.
Tranzicioni ėshtė njė nga mjetet e Projektit Litllton nė Kraistēėrē, Zelandė e Re
Projekti i tyre "Banka e Kohės" ėshtė shembull frymėzues i forcės lokale kur ka krize.
Litllton, nė Zelandė tė Re, qyteti ku kam jetuar, u godit sė fundmi nga njė tėrmet i madh.
Kur e pashė u dėrrmova. "Merr frymė"
Shumica e qytetit ishte shkatėrruar.
Por nė mes tė shkatėrrimit u zbulua zemra e vėrtetė e komunitetit,
mirėsia dhe dashuria e njerėzve tė qytetit.
Unė isha koordinatorja e Bankės sė Kohės sė Litlltonit.
Kisha disa vjet qė punoja si koordinatore nė ndihmė tė komunitetit.
Banka e Kohės kėtu pėrdorej si monedhė alternative,
si njė mėnyrė pėr tė jetuar pa pasur nevojė tė vazhdueshme pėr para.
Por njėkohėsisht ėshtė dhe mjet shumė i mirė pėr tė forcuar komunitetin,
sepse njerėzit mund tė shkėmbejnė punėn, tė njohin njėri-tjetrin, tė takojnė fqinjėt.
Pastaj, nė shtator 2010, ndodhi tėrmeti i madh.
Nė Kraistēėrē kėrkuan mbrojtjen civile.
menduan se nė Litllton nuk kishte nevojė pėr tė.
Por kishte nevojė, megjithėse disi tė ndryshme.
Zjarrfikėsit na telefonuan dhe na thanė, "E dimė qė punoni me komunitetin."
"Nuk e dimė si mund tė na ndihmoni, ēfarė mund tė bėni? A mund tė ndihmoni?"
Kėshtu krijuam qendrėn nė zyrėn tonė dhe pėr shumė javė patėm shumė shumė punė,
ndihmuam, si psh. pėr shpėrndarjen e ujit dhe pėr riparimet emergjente.
Pothuajse mbaruam, kur 2 javė mė vonė, nė shkurt ra prapė tėrmet,
kėsaj rradhe ishte ndryshe. Mė i shpejtė, mė i keq. Tė gjitha ndėrtesat u shembėn.
Ishte komplet ndryshe. Sikur shtatori tė kishte qenė parapėrgatitje.
U mobilizuam si komunitet.
Bėmė planin e masave dhe gjetėm burimet, me anė tė databazės sė vullnetarėve.
Nė atė kohė kishte mbi 400 tė tillė.
Filluam aksionin dhe nisėm e-maile si" "Gjendja ėshtė kjo, kemi nevojė pėr kėtė."
Njerėz u interesuan plot, ata i ēuan mesazhet nė databazet e tyre, nė faqet e feisbukut,
patėm kaq shumė vullnetarė, ishte e mahnitshme.
Mendoj se komuniteti nuk do tė ishte organizuar kaq lehtė,
kaq shpejt, pa ndihmėn e Bankės komunitare tė Kohės.
Kjo ėshtė pėr tė gjithė ata qė u dėmtuan nga tėrmeti por gjetėn njėri-tjetrin,
sepse zemra e vėrtetė e njė komuniteti janė njerėzit e tij.
Deklaratė Optimiste
Tranzicioni ėshtė njė eksperiment social nė shkallė masive. Nuk dimė nėse do tė funksionojė. Por jemi tė bindur se...
nėse presim pėr qeveritė, do tė jetė shumė pak, shumė vonė.
Nėse veprojmė si individė do tė jetė shumė pak.
Por nėse veprojmė si komunitet, mund tė mjaftojė dhe tė vijė nė kohė.
Ky film u prodhua pa udhėtuar nėpėr botė