Tip:
Highlight text to annotate it
X
Projekti Venus paraqet
Një Prodhim i Roxanne Meadows
Shkruar nga Jacque Fresco
E tërë shoqëria e strukturuar rreth parasë dhe materializmit
është një shoqëri e rreme.
Shoqëria jonë do të njihet në histori si shoqëria me zhvillimin më të ulët të njeriut.
Ne kemi mëndjet, njohurinë, teknologjinë
dhe realizueshmërinë për të ndërtuar një qytetërim tërësisht të ri.
Parajsë apo Zhdukje
(Jacque Fresco) Ishte gjatë periudhës së Depresionit të Madh të vitit 1929
që formova ndërgjegjen time sociale.
Gjatë kësaj kohe, kuptova se Toka ishte ende i njëjti vend:\
fabrikat prodhuese ishin ende të padëmtuara dhe burimet ishin akoma aty
por njerëzit nuk kishin para për të blerë prodhimet.
Unë ndjeva se rregullat e lojës që po luanim
ishin të vjetëruara dhe të pamjaftueshme.
Mjerimi, vuajtja dhe lufta i dhanë nxitje punës së jetës time.
Unë isha gjithashtu i motivuar nga paaftësia e qartë e qeverive,
botës akademike, dhe mungesa e zgjidhjeve të ofruara nga shkencëtarët.
Kuptova se në vend që të punohej me individë
një mënyrë më efektive do të ishte një rindërtim i kulturës.
Me këtë filloi puna e tërë jetës sime në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje
për problemet e shumta që ne kemi sot.
(Folësi) Ky prezantim është një plan i mundshëm për një ndryshimin social
që punon drejt një qytetërimi paqësor dhe të qëndrueshëm global
ku qëniet njerëzore, teknologjia dhe natyra bashkëjetojnë.
Kjo përshkruan një orvatje të alternativës
ku të drejtat e njeriut nuk janë vetëm deklarata
por një mënyrë jetese.
Quhet Projekti Venus.
Krijuesi i tij, Jacque Fresco
bën thirrje për një rindërtim të hapur të kulturës ku lufta
varfëria, uria, borxhi dhe vuajtje të panevojshme njerëzore
shihen jo vetëm si të shmangshme por krejtësisht të papranueshme.
Kjo po bëhet gjithnjë e më shumë e qartë se çdo gjë tjeter
thjesht do të vazhdojë të rezultojë me të njëjtat probleme me të cilat përballemi sot.
Të ankohesh pa paraqitur një alternativë është e kotë.
Qendra e kërkimeve e Projektit Venus
ndërtuar nga Fresco dhe Roxanne Meadows
ndodhet në Venus, Florida.
Ajo trajton shumë nga shkaqet kryesore të vështirësive tona.
Por cila është origjina e vërtetë e problemeve tona?
Sisteme të Dështuara
Sot, ne kemi shumë pak alternativa
sepse jemi në një seri përplasjesh të krijuara nga vetë ne.
Përgjigjet nga e kaluara nuk janë më të rëndësishme.
Duke marrë parasysh dëmin e bërë tashmë tek mjedisi natyror
ne po i afrohemi me shpejtësi një pike pa kthim
ku natyra do të diktojë kursin e vazhdimit.
Ose ne vazhdojmë siç kemi bërë,
me zakone shoqërore demode dhe mendime të vjetra
duke kërcënuar të ardhmen tonë
ose mund të aplikojmë një sërë vlerash më të përshtatshme
dhe të rëndësishme për një shoqëri të qëndrueshme
me më shumë mundësi dhe liri.
Amerikanët kanë qënë të kushtëzuar në shoqërinë e tyre
për të marrë një lloj modeli makine më të mirë vitin e ardhshëm
për të blerë një televizor të ri ose një magnetofon.
Ne jemi radikal sa s'ka, por institucionet tona politike dhe shoqërore
nuk kanë ndryshuar dhe në këtë pikë ne jemi përgjumur:
sepse ne gjithmonë i lidhim idetë e reja me komunizmin ose me disiplinën ushtarake,
sepse jemi rritur për të patur frikë nga e reja.
(Folësi) Asnjë nga sistemet ekonomike të botës:
socializmi, komunizmi, fashizmi apo sistemi i ndërmarrjes së lirë
kanë eliminuar problemet e elitizmit, nacionalizmit, racizmit
dhe mbi të gjitha, të mungesës.
Këto janë të gjitha të bazuara kryesisht në pabarazinë ekonomike.
Kur paraja përdoret për të përshtatur dhe për të shpërndarë burimet për fitim
dhe njerëzit e kombet punojnë vetëm për veten
ata do të kërkojnë përparësi me çdo çmim.
Ata e bëjnë këtë duke ruajtur një epërsi në konkurrim
ose nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake.
Lufta përfaqëson dështimin më të lartë të kombeve për të vënë në dukje dallimet mes tyre.
Nga një pikëpamje rreptësisht pragmatike
është shpërdorimi më i paefektshëm i jetëve dhe burimeve më i konceptuar ndonjëherë.
Shumicat e luftërave janë për kontrollin e burimeve
dhe mbajtjen e pozicionit tënd në avantazh për të bërë diferencën.
Ata nuk bazohen në "dinjitetin e njeriut";
ata nuk bazohen në ngritjen e qënieve njerëzore.
Mund të ngrenë lart një qënie njerëzore në vëndin që është fitimtar.
Mund ta bëjnë këtë. Por, për pjesën tjetër të botës
çmimi është tepër i madh.
(Folësi) Kjo përpjekje e ashpër dhe e dhunshme për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare
merr tone kërcënuese
me ardhjen e sistemeve të kompjuterizuara që dërgojnë armë bërthamore
dhe armë vdekjeprurëse biologjike e kimike.
Mbi 100 mijë kompani ushqehen me lugë nga Pentagoni.
Por paraja më e madhe shkon në dorën e korporatave të mëdha.
Megjithatë ky është një fat i papritur, mundësi fitimi
për ata që përfitojnë nga përbërja ushtarako-industriale.
Nëse luftërat nuk do të sillnin fitim
vërtetë besoni se ne do t'i kishim ato?
(Jacque Fresco) Nëse ata ju rekrutojnë në ushtri për t'i shërbyer këtij vendi
( të cilin ju do ta mbroni me jetë )
Ata duhet të rekrutojnë edhe të gjitha industritë e luftës:
çdo krijues topash, mitralozësh
automobilash, xhipash, luftanijesh
të gjithë thirrur nën armë, kështu që ata janë në të njëjtën bazë page si ushtria.
Pra është e vërtetë. Por në qoftë se ju bëni miliona duke shitur luftanije
dhe mitralozë ushtrisë, atëherë ajo është e korruptuar.
Unë (në qoftë se do ta bëja sipas mënyrës time), nëse do të kishim miliona njerëz në ushtri.
Do t'i dërgoja ata në shkollë për t'u bërë zgjidhës problemesh
si të merremi vesh me kombet e tjera. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, jo të vrasim.
Ushtarët janë vetëm makina vrasjesh, ata janë të trajnuar për të vrarë.
Unë do t'i trajnoja që të shkonin në Meksikë dhe të bënin ndryshimin
që të shkonin në botën Arabe për të parë nëse mund të bëjnë ndryshimin.
Pra, t'i bashkojmë, të gjithë kombet.
(Folësi) Lufta nuk është e vetmja formë dhune e imponuar tek njerëzit
është edhe uria, varfëria
të pastrehët dhe papunësia.
Pranimi i këtyre kushteve si mënyrë shprehjeje e "natyrës njerëzore" është një mit
i përdorur për të mbajtur gjërat ashtu siç janë.
Ndikimi i Mjedisit Natyror
Gjenetika nuk ka të bëjë fare me lakminë, tregëtinë, paragjykimet raciale.
Të gjitha sistemet operuese në çdo shoqëri janë pjesë e edukimit tuaj
librat që keni lexuar, roli i modeleve që ndiqni dhe njerëzit që ju admironi.
Gjenet nuk kanë të bëjnë me asgjë tjetër
veçse me ngjyrën e syve tuaj, formën e hundës tuaj...
karakteristika të trashëguara.
Vlerat tona nuk varen apo kontrollohen nga gjenet.
Edhe në qoftë se ju keni lindur me një tru shumë më të mirë se sa një person tjetër
që do të thotë receptorë më të mirë, cilësia e indeve është më e lartë.
Unë do të thoja se në qoftë se ju keni një tru më të mirë
dhe jetoni në një vend fashist ju bëheni fashist më shpejt.
Truri nuk ka mekanizma diskriminues.
Truri nuk mund t'ju thotë se çfarë është më shumë apo më pak e rëndësishme
përveç eksperiencës.
(Folësi) Ne nuk kemi lindur me, lakminë, zilinë, urrejtjen ose fanatizmin.
Sjellja dhe vlerat tona reflektojnë kulturën tek e cila kemi qënë të ekspozuar.
Nëse ju jeni rritur nga gjuetarët e kokave të Amazonit
ju do të bëheni një gjuetar-kokash.
Nëse unë ju them: "A nuk ju shqetëson fakti që keni mbledhur 5 koka gjahu?"
ju do të thonit "Po, vëllai im ka 20."
A është ai një i çmendur? Jo, kjo është normale për kulturën e tij.
Problemet sociale dhe të mjedisit natyror do të mbeten të pakapërcyeshme
për aq kohë sa pak kombe do të kenë nën kontroll shumicën e burimeve të Tokës
dhe më i rëndësishëm do të jetë fitimi sesa mirëqënia e njerëzve.
Duke i dhënë më shumë rëndësi fitimit, sjell vuajtje të panevojshme
dhe sjellje jonormale të cilat mbizotërojnë sot.
Shumë njerëz mendojnë se ne kemi nevojë për sundimin e ligjit për të eleminuar problemet tona.
Ne kemi shumë ligje, mijëra mbi mijëra
por ato shkelen vazhdimisht.
Thirrjet dhe traktatet nuk e ndryshojnë realitetin e pamjaftueshmërisë
vuajtjes, dhe pasigurisë.
Ju mund të parashikoni formën e së ardhmes nëse ju njihni vlerat dhe
trendet e ngjarjeve në ndotjen e oqeaneve, mungesat e tokës bujqësore.
Nëse shihni një degradim në rritje të sistemit
unë mund të parashikojë trazira, vrasje dhe ekzekutime.
Sjellja e njeriut është me të vërtetë e ndikuar nga mjedisi natyror që na rrethon.
Nëse ka një mungesë, për shembull të ujit, i cili është i çmuar dhe çmimi i tij është rritur shumë.
Le të diskutojmë pamjaftueshmërinë si një sistem.
Ta zëmë se për 3 ditë bie *** ari (floriri), në formë pluhuri.
Njerëzit do të marrin lopatat për të mbushur bodrumet e tyre
papafingon, çdo sirtar në shtëpi. Njerëzit do të hidhnin jashtë rrobat e tyre.
Nëse do të binte *** për një vit të tërë dhe ari do të gjendej gjithandej,
njerëzit do ta fshinin nga shtëpia, do hiqnin unazat e tyre duke i hedhur tutje,
në këto kushte sjellja njerëzore ndryshon!
Ka vetëm policë përpara diçkaje për të cilën njerëzit kanë nevojë
por nuk kanë mundësi ta blejnë, kështu që ju vendosni një roje atje.
Por në qoftë se pemë limoni, portokalli dhe molle
do rriteshin gjithandej, ju nuk do mund t'i shisnit më ato.
Nëse keni zbarkuar në një ishull i cili ka shumë burime natyrore
dhe të ishit 10 persona gjithsej, dhe kishte një mijë peshq për çdo person
po të dëshironit, kishte 10 herë më tepër fruta dhe banane
paraja në këto kushte nuk do të ekzistonte.
Prona private nuk do të ekzistonte.
Nëse në një ishull mjaft të madh: do të kishim 10 persona dhe 8000 hektarë
askush nuk do të vendoste kufij për të deklaruar zona të veçanta si ***ë private.
Ka mënyra sjelljeje që ekzistojnë për të mbijetuar.
Ka kushte sociale që ndryshojnë vlerat dhe pikëpamjet tona.
Askush nuk mund të shkruajë një kushtetutë për sjellje të nevojshme
pa konsultuar mjedisin.
Pra, ne duhet të kujdesemi më mirë për mjedisin naytror
duhet të kujdesemi më mirë për njëri-tjetrin
dhe duhet të edukojmë njerëzit më mirë
në nivelet më të larta të mundshme të aftësive tona
në menyrë që të kemi një shoqëri më të mirë.
Asnjë traktat paqeje nuk mund të parandalojë një luftë tjetër
nëse shkaqet themelore të saj nuk janë trajtuar.
Ndoshta ajo që duhet janë njerëz me një etikë të caktuar në qeveri
të cilët duhet të punojnë për mirëqenien e të gjithëve.
Por edhe sikur shumica e njerëzve etikë në poste të larta janë zgjedhur me votë
dhe ne na harxhohen burimet, sërish do të vazhdojnë gënjeshtrat
mashtrimet, vjedhjet dhe korrupsioni.
Nuk janë njerëzit etikë për të cilët kemi nevojë, por për
një mënyrë inteligjente menaxhimi të burimeve të Tokës
për mirëqënien e të gjithëve.
Mungesat Sociale
Le të shqyrtojmë marrëveshjet tona shoqërore më tej.
Për të ruajtur ekonominë tonë, prodhimet duhet të shiten vazhdimisht.
Për ta garantuar këtë, ato janë të krijuara me qëllim që të përdoren dhe të hidhen poshtë me pas.
Me siguri e keni vënë re që kjo gjë ndodh gjithmonë
menjëherë pasi kalon afati i skadencës.
Kjo praktikë e korruptuar quhet 'vjetrim i planifikuar'
e cila bëhet me ndërgjegje të plotë.
Novatorët studiojnë në shkollat më të mira
dhe pastaj janë të detyruar që të krijojnë prodhimet "përdor dhe hidh poshtë"
të cilat skadojnë në afatin e caktuar!
I gjithë ky proces kërkon dhe shpërdoron tej mase burime dhe energji.
Ne jemi duke plaçkitur planetin për fitime.
Nëse ju mendoni për këtë, nuk është një punë që njerëzit duan
por akses në atë çfarë rroga e tyre mund të blejë.
Paraja nuk përfaqëson asgjë të vërtetë
dhe nuk mbështetet nga ari, argjendi apo burime.
Ju nuk mund të ushqeheni me para apo të ndërtoni një shtëpi me kartmonedha.
Nuk ka lidhje as me aftësinë tonë reale
për të prodhuar të mira dhe shërbime në këtë planet.
Sistemi monetar ka kaluar tek ne shekuj më parë
dhe ne vazhdojmë ta përdorim atë pa ngritur pyetje.
"Më jepni kontrollin e parave të një kombi
dhe nuk më intereson kush i bën ligjet tij." Mayer Rothschild
Ky sistem do të vazhdojë vendosjen e automatizimit gjithnjë e më shumë
dhe do të ndërpresi fuqinë blerëse të shumicës së njerëzve.
Do të vijë një kohë (që quhet kurba Gaussian)
kur punësimi është ashtu, prodhimi është kështu
dhe fuqia blerëse është kështu. Sistemi ndalon.
Bankat falimentojnë dhe asgjë nuk funksionon më.
Jemi duke lëvizur në atë drejtim shumë shpejt.
- Në 2011 kemi arritur më në fund tek një pikë
ku po bëhet mëse e qartë që makineria e ka mundur njeriun.
- Ne jemi më shumë produktiv me më pak njerëz.
- Ne jemi më shumë produktiv si ekonomi se kurrë më parë.
- Një aplikacion i iPad-it mund të bëjë më tepër se katër persona bashkë.
- Ka më pak vënde pune. Vëndet e punës që ekzistojnë tani
kanë paga më të ulëta për arsye mëse të qarta:
shumica e njerëzve janë në kërkim të një numri të vogël vëndesh pune.
Pagat priren drejt uljes gjë që ka shumë ndikim tek klasa e mesme
e cila valëzon atje ku është..
Ne po shkojmë drejt një kolapsi shoqëror.
Unë mendoj se kjo do të ndodhë në të gjithë botën, jo vetëm këtu.
Kjo nuk kërkon rrëzimin e qeverisë.
Kërkon ta lësh çdo gjë siç është tani sepse kështu do të përmbysi veten.
Nëse ju keni kontroll mbi median, mund t'i qetësoni njerëzit.
Por nëse shumica vazhdon të humbë vëndet e punës, nuk do të ketë më mundësi të blejë
prandaj sistemi shëmbet. Nuk funksionon më; ata pushtojnë.
Tashmë po ndodh, vendi ndodhet në një rrugë pa krye.
Do të kenë vështirësi me sigurinë kombëtare
në pagesën e pensioneve..
Ata kanë shpenzuar shumë më tepër nga ajo që kanë.
E vetmja gjë që mund të bëjnë tani është të krijojnë borxh, duke marrë e rimarrë para hua nga bankat.
Ne gjithashtu duam t'ju tregojmë një shenjë mjaft të zymtë të kohës sonë
e cila është shumë pranë në qendër të Manhattan.
Borxhi kombëtar është rritur jashtë mase që nga krijimi i tij.
U vendos në vitin 1989
kur borxhi kombëtar ishte më pak se 3 trilion dollarë.
Borxhi është rritur aq shpejt kohët të fundit saqë shifrat e llogarive që bëhen në dollarë
duhet t'i hapin rrugë përllogaritjeve me shifra ekstra, ka shkuar
në më shumë se 10 trilion dollarë dhe vazhdon e rritet çdo sekondë që kalon.
Vitin e ardhshëm do të shtohen dy shifra më shumë në këtë llogaritje.
Qeveria Federale nuk ka lejen që të shtyp para.
Nuk ka leje që të ***ë apo të marrë para nga sistemi bankar.
Ky është një privilegj vetëm për bankierët.
Pra, çfarë duhet të bëjë qeveria nëse do të ndërtojë një forcë ajrore
le të themi 2000 avionë luftarakë në muaj
ata duhet të marrin para hua nga një institucion privat
të nënshkruajnë një kontratë, pak rëndësi ka nëse dalin fitues apo humbës sepse
barra bie mbi publikun për ta paguar atë borxh.
"Historia tregon se këmbyesit e parave kanë përdorur çdo lloj forme abuzimi
të mundshëm si intriga, mashtrime dhe mundësisht dhunë
për të mbajtur qeverinë nën kontroll
njëkohësisht paranë dhe perdorimin e saj." James Madison
(Folësi) Ne e gjejmë veten dhe ndërtimin e shoqërisë
në një fazë tranzicioni, rezultat i përparimit shoqëror.
Nëse duam të mbijetojmë në këto kohë të turbullta
duhet të jemi në gjendje që t'i përshtatemi ndryshimeve.
Çdo gjë ndryshon, edhe sistemet shoqërore.
Albert Einstein-i ka thënë
"Ne nuk mund t'i zgjidhim problemet duke përdorur të njëjtën mënyrë të menduari
që kishim kur i krijuam ato."
Toka është ende e pasur me burime.
Ndarja e burimeve e cila bëhet nga kontrolli monetar
nuk është më e rëndësishme dhe në fakt është kundërproduktive për mbijetesën tonë.
Sot ne kemi teknologji shumë të përparuara
por sistemi ynë shoqëror dhe ekonomik
nuk ka ecur me hapat e teknologjisë
të cilat mund të na lejojnë të krijojmë një botë me bollëk për të gjithë
të lirë nga skllavëria dhe borxhi.
Si mund të realizohet kjo?
Paratë nuk janë të mjaftueshme për të ushqyer ose për të strehuar të gjithë njerëzit në këtë planet
të cilët janë lënë vetëm për te realizuar këto nevoja ambicioze.
Por Toka i ka të gjitha burimet e mundshme për të plotësuar nevojat e të gjithë njerëzve
por vetëm nëse menaxhohen në mënyrë inteligjente.
Një Alternativë Sociale
(Folësi) Jacque Fresco parashikon një zgjidhje që ai e quan
një Ekonomi të Bazuar në Burime.
Është një sistem ekonomiko-shoqëror në të cilin të gjitha të mirat dhe shërbimet
janë lehtësisht të arritshme nga të gjithë, pa përdorimin e parave
pa shkëmbime, kredi, borxh, apo robëri të çdo lloji.
Ky është ndryshe nga çdo sistem shoqëror që ka ekzistuar deri me sot.
Fresco mbërriti në këtë drejtim nëpërmjet 75 viteve studime
dhe hulumtime eksperimentale.
Një Ekonomi e Bazuar në Burime operon mbi bazën e burimeve të disponueshme
dhe i vë ato burime në dispozicion për çdo qënie njerëzore në tokë
pa pagesë, pa etiketa çmimesh.
Ne kemi sot burime mëse të mjaftueshme
për të ndërtuar një shoqëri shumë më të përparuar.
Nuk po flas për lëmoshë që të mbajë njerëzit në kufijtë e mbijetesës.
Po flas për një qytetërim shumë të përparuar.
Ne kemi burimet, ne kemi teknologjinë, e vetmja gjë që duhet të bëjmë është t'i aplikojmë ato.
(Roxanne Meadows) Një nga aspektet kryesore të Projektit Venus
është që të eliminojë pamjaftueshmërinë; këtu futet në lojë teknologjia.
Sepse në qoftë se ne krijojmë një Ekonomi të Bazuar në Burime
dhe disa gjëra nuk mjaftojnë, atëherë nuk do të funksionojë.
Nëse ngre një Ekonomi të Bazuar në Burime
në një vënd që nuk ka burime, nuk do të funksionojë.
Sot me teknologjinë që kemi mund ti bëjmë gjërat të mundshme
ne mund të eliminojmë pamjaftueshmërinë, ne mund të krijojmë bollëk.
Në momentin që do të krijojmë atë bollëk, lakmia do eliminohet vetvetiu, po ashtu dhe
egoizmi, dhe shumë lloje krimesh e shumë sjellje anormale.
(Folësi) Një sistem social mund të projektohet
në mënyrë që të gjithë mund të jetojnë në mënyrë konstruktive
në qoftë se fuqitë e shkencës dhe teknologjisë janë të orientuara
drejt shqetësimit njerëzor dhe mjedisor
dhe në tejkalimin e pamjaftueshmërisë në sistemin tonë monetar të bazuar në borxh.
Të gjithë njerëzit, pavarësisht nga filozofia politike, zakonet shoqërore
ose dallimet fetare në fund të fundit varen nga të njëjtat burime:
ajër të pastër dhe ujë
tokë bujqësore
kujdes mjekësor dhe një edukim të rëndësishëm.
Unë mendoj se në qoftë se ju zotoheni t'i qëndroni besnik Tokës dhe të gjithëve në të
kjo do të ishte rruga më e mirë drejt së ardhmes.
Qëniet njerëzore janë një familje e vetme dhe bota është shtëpia e të gjithëve.
As kombet e as populli nuk mundet të bashkë-ekzistojnë të ndarë nga njëri-tjetri më gjatë.
Jo më kombe të ndara, në mënyrë që kushdo mund të shkojë kudo.
Para se shtetet të bashkëpunonin së bashku, ata me parë ndanë territorin e tyre.
Ata luftonin, kishin ushtritë. Ata duhet të luftonin:
"Ky është territori ynë!" "Oh jo ju jeni duke zaptuar!"
Kur të gjitha shtetet u mblodhën së bashku, qeveria
diskutoi për kufijtë e shteteve dhe më pas ranë dakord.
Ky ishte fundi i mosmarrëveshjeve territoriale.
Nëse doni përfundimin e ekzistencës së luftës, duhet ta deklarojmë Tokën trashëgimi të përbashkët.
Ne duhet të deklarojmë burimet e Tokës trashëgimi të përbashkët për të gjithë njerëzit anembanë botës.
Kjo nuk ka asnjë lidhje me ata që duan të formojnë një rend botëror elitar
me vetveten nën kontrollin e korporatave të mëdha
ku pjesa tjetër e botës të jetë e nënshtruar.
Në të kundërtën, një Ekonomi Globale e Bazuar në Burime
i jep mundësinë të gjithë njerëzve që të arrijnë potencialin e tyre më të lartë
ku ata mund të lulëzojnë dhe të zhvillohen në një shoqëri që punon në emër të tyre
një shoqëri që edhe e mbron dhe e ruan mjedisin natyror.
Një shoqëri që kupton se ne jemi pjesë e natyrës, jo pjesë e ndarë e saj.
Nxitje
(Folësi) Disa pyesin çfarë do ti ndodhë motivimit nëse nevojat njerëzore janë plotësuar
pa pasur nevojë për të punuar për t'i arritur ato.
Pyetja supozon që njerëzit nuk kanë dëshira përtej nevojave minimale.
Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë nuk do të ekzistonin shpikësit
shkrimtarët ose mësuesit.
Njerëzit punojnë me pasion për gjërat që u interesojnë dhe i sfidojnë ato.
Le t'i japim mundësinë të gjithë njerëzve të kenë mundësinë
të marrim pjesë në sfidën më të madhe që mund të kemi:
përmirësimin e botës për të gjithë ne.
Individualiteti do të theksohet më tepër se njëtrajtshmëria.
Kjo marrëveshje shoqërore do të gjenerojë një sistem të ri nxitës
që e vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe shqetësimin shoqëror
në vend të qëllimeve egocentrike të cekëta
të pasurisë, ***ës dhe pushtetit.
Nuk bën thirrje për njëtrajtshmëri. Por absolutisht bën thirrje për diversitet:
sa më të ndryshëm të jenë njerëzit, aq më tepër del në pah individualiteti.
Pra, ne theksojmë individualitetin, krijueshmërinë dhe inovacionin.
Ky është thelbi i këtij projekti.
Nuk është një grup shkencëtarësh që i thotë njerëzve se çfarë duhet të bëjnë
si të jetojnë, ku të shkojnë, çfarë të ndjekin.
Motivimi dhe stimulimi ekziston kur njerëzit kanë detyra të rëndësishme.
Rritja dhe zhvillimi i vërtetë ndodhin kur njerëzit janë të përfshirë në krijim
në sfidë dhe përpjekje konstruktive.
Mirëpo, motivimi dhe nxitja vdesin nga përditshmëria
e punëve të mërzitshme dhe të përsëritura që nevojiten për të fituar pagën.
Nëse u jepni njerëzeve gjëra
i ushqeni, i vishni dhe i strehoni ata pa pagesë
ata nuk do të shkojnë për të punuar në mëngjes, sepse nuk kanë nevojë.
Kanë banesën, veshjet, filmat dhe argëtimin e tyre.
Përse të shkoj në punë? Puna është e dhimbshme, është monotone, është e mërzitshme.
Në të ardhmen, në qoftë se njerëzit i kanë arritur të gjitha nevojat e tyre
por ata nuk kanë më sfida, atëherë çdo gjë është e kotë.
Kështu që njerëzit vazhdimisht [duhet] të kenë sfida të reja.
Në shkollat tona ne përballemi me shumë gjëra
midis të cilave ka shumë probleme të pazgjidhura.
Nëse ju jeni të ushqyer dhe të veshur mirë, truri juaj nuk ndalon duke punuar.
Kjo do të thotë që çdo milioner nuk bën asgjë, është çaktivizuar
sepse, i keni ju të gjitha mjetet. Kjo nuk është e vërtetë.
Ka shumë milionerë që punojnë 18 orë në ditë
dhe nuk kanë kohë të mjaftueshme. Kjo ka të bëjë me formimin kulturor
dhe arsimimin tuaj. Sa më shumë që dini rreth oqeanografisë, astronomisë, etj
më të interesuar, më të gjallë jeni.
Nëse jeni ushqyer, veshur dhe strehuar, tani mund të shkoni për të punuar.
Nuk duhet të shqetësoheni si të krijoni kushtet e jetesës
dhe do të vazhdoni të ecni perpara plot deshirë.
Unë e quaj këtë një sistem të ri novator nxitjeje.
Jo i orientuar rreth parasë, por i orientuar drejt zgjidhjes së problemit.
Ju do të lumturoheni kur ta shihni botën të bëhet një vend më i mirë.
Menaxhimi Inteligjent i Burimeve të Tokës
Si mund ta përdorim teknologjinë tonë me zgjuarsi
në mënyrë që të ketë bollëk për të gjithë?
Për ta arritur këtë, është i detyrueshëm që planifikimi i tij
të bazohet në kapacitetin bartës të burimeve të planetit.
Infrastruktura jonë duhet rindërtuar tërësisht
dhe duhet të operojmë me sisteme logjike të integruara plotësisht.
Kjo do të thotë që ne duhet ta shohim të gjithë komunitetin tonë global si një njësi
që i përfshin të gjithë dhe të planifikojmë duke ju përshtatur rrethanave.
Vetëm në këtë mënyrë ne mund të përdorim teknologjinë tonë për të kapërcyer mungesat e burimeve,
duhet të sigurojmë bollëk të gjithanshëm dhe të mbrojmë mjedisin natyror.
Si pasojë, një studim global është pikësëpari i domosdoshëm për të vlerësuar pikërisht atë që na duhet.
Do të bëjmë listë me burimet tona fizike, personelin
qëndrat e prodhimit dhe nevojat e njerëzve.
Kjo na mundëson përcaktimin e sasisë së mallrave dhe shërbimeve të nevojshme.
Për shembull, aty ku toka është pjellore të mbjellim bimë?
Sa njerëz banojnë në vënde të ndryshme
dhe si është gjendja e tyre shëndetësore?
Kjo do të përcaktojë se ku të ndërtohen spitalet dhe sa do të ndërtohen.
Nëse ju përpiqeni ta bëni sot këtë
(duke bërë një kërkim të studiuar se sa burime kanë te gjitha kombet), ata do të pyesin veten :
"Çfarë po përpiqeni të bëni? Doni të gjeni nëse ne kemi burime të mjaftueshme
në armatime dhe gjëra të tjera?"
Ata do të jenë skeptik, dyshues në lidhje me dhënien e këtij informacioni
ndaj unë do thoja se nuk do të funksionojë në kulturën e sotme.
Por pasi idetë të vihen në praktikën e arsyetuar
dhe pasi të gjithë kombet të kënë patur përparësi nga kjo...
Do duhet të jenë avantazhe të caktuara
që ata të mund ta kuptojnë me termat e tyre.
Nëse ata bien dakord, atëherë studimi do të kryhet.
Nuk është mendimi im ose mendimi i dikujt tjetër që do të përdoret.
Është madhësia e popullsisë, disponueshmëria e burimeve
kapaciteti bartës së Tokës, që përcakton
çfarë është bërë dhe sa shpejt lëvizin gjërat.
Sot kjo gjë bëhet në një mënyrë krejt të ndryshme
por në të ardhmen e gjitha do të bazohet në
një formë ekuilibri energjik.
Kjo do të thotë që çdo gjë operon me potencialin më të lartë
pa neglizhimin e mjedisit.
(Folësi) Çelësi për arritjen e bollëkut dhe një standard të lartë jetese për të gjithë
është duke automatizuar sa më shumë të jetë e mundur në periudhën më të shkurtër.
Por gjatë tranzicionit, ne duhet të kombinojmë
aftësitë teknologjike të njerëzve që punojnë me kompjutera
dhe që shfrytëzojnë teknologjinë
duke ndërtuar dhe modeluar metodat e dorëzimit të këtyre burimeve
bashkë me përdorimin e bimëve industriale të nevojshme për procesin e burimeve.
(Folësi) Problemet tona dhe zgjidhjet e tyre janë teknike, jo politike.
Shumë probleme mund të zgjidhen kur teknologjia dhe metoda e shkencës
përdoren për t'i shërbyer të gjithë njerëzve, jo vetëm disave.
Ju duhet të pyesni veten? Çfarë dëshironi në të vërtetë?
Dua të jetoj në një botë, ku unë nuk kam përse të kem frikë
se fëmijët e mi do të marrin pjesë në një luftë tjetër
ku do të ketë humbje, probleme ose sëmundje.
"A di se si ta ndërtosh një botë të tillë? Jo nuk e di"
Si mendoni ta ndërtoni këtë? Do i bëjmë thirrje divizioneve të ndryshme të shkencës
t'i bashkojmë dhe t'i themi "Këto janë problemet që ne duam të zgjidhim."
Një qeveri shkencore nuk do të thotë se shkencëtarët do të sundojnë apo kontrollojnë njerëzit.
Do të thotë se ata kanë mënyra më të mira për ndërtimin e sistemeve të transportit,
kanë mënyra më të mira për pastrimin e ajrit, kanë zgjidhjen më të përsosur
për restaurimin e oqeaneve për aq sa dimë deri sot e kësaj dite.
(Folësi) Kompjuterat mund t'i shërbejnë nevojave të të gjithëve
kur automatizimi të jetë integruar së fundmi në të gjitha aspektet
e kësaj kulture të re dhe dinamike.
Mund ta mendoni këtë si një sistem elektronik nervor
që zgjatet në të gjitha fushat e përbërjes sociale.
Funksioni i tyre do të jetë për të koordinuar ekuilibrin
ndërmjet prodhimit dhe shpërndarjes
duke u siguruar që mos të ketë asnjë mungesë ose tepricë.
(Roxanne Meadows) Në këtë shoqëri tepër teknike
vendimet bazohen në mënyrë te drejtpërdrejtë me mjedisin
si dhe me reagimet njerëzore dhe industriale.
Mendojeni këtë si sensorë elektrikë
kudo në mjedis
në qytete, fabrika, magazina
në qëndrat e shpërndarjes, rrjetet e transportit
anembanë rruzullit tokësor duke mbledhur të dhëna për më shumë vendime korrekte.
Vendimet janë të bazuara në nevojat e shoqërisë
dhe jo në interesat e korporatave private.
(Folësi) Nuk është teknologjia e automatizuar ose makineritë nga të cilat duhet të kemi kujdes
por nga abuzimi dhe keqpërdorimi i teknologjisë nga interesa egoiste.
Mos harroni, janë njerëzit ata që vendosin se çfarë objektivash do të arrijnë makinat.
Nëse teknologjia nuk i drejton të gjithë njerëzit
në ndjekjen e aspiratave më të larta që do të arrijë njeriu
atëherë i gjithë potenciali i kësaj teknologjie do të jetë i pakuptimtë.
Duhet të bëjmë gjithmonë një studim pozitiv dhe negativ
para se të merremi me rindërtimin aktual të një mjedisi.
Duke Ndërtuar të Ardhmen
(Folësi) Janë të gjitha fjalë nëse nuk ka një plan real teknik
për t'i organizuar dhe përdorur burimet për të arritur bollëkun.
Çfarë vijon janë disa nga qasjet e shumta që Projekti Venus ofron
për të gjithë spektrin shoqëror.
Sot, më shumë se gjysma e popullsisë sonë jeton në qytete që janë të ndotura
të rrezikshme dhe duke shpërdoruar energji.
Ajo çfarë duhet të bëjmë është të ndërtojmë një qytet si një sistem jetësor
si një organizëm, si një universitet,
në mënyrë që të gjitha qytetet e së ardhmes të jenë qytete universitare
që rriten, që vazhdojnë të shkëmbejnë ide.
Qyteti do të ketë një sistem të ndërtuar transportimi të dedikuar
për të mos patur aksidente
dhe asnjë fushë teknologjie të papeshuar.
Mjekësia, botanika, bujqësia: që përbëjnë sistemin e përgjithshëm: në një sistem të vetëm.
(Folësi) Në fakt është më mirë të ndërtojmë qytete të reja nga toka lart
sesa të restaurojmë dhe të ruajmë ato të vjetra.
Fresco i drejtohet disa sistemeve të veçantë për projektimin e qyteve të reja.
Ata janë vende të dëshirueshme dhe të këndshme për të jetuar.
Nocioni i planifikimit inteligjent të përgjithshëm
lë të kuptojë absurditetin në masën e uniformitetit.
Qytetet do të jenë të njëtrajtshme vetëm në shkallën
kur ata do të kërkojnë shumë më pak materiale, kohë dhe energji
dhe të jenë mjaft elastike për të lejuar ndryshime të reja
duke ruajtur ekologjinë vendase.
Nëse ne i projektojmë qytetet tona për të plotësuar nevojat e njeriut
nuk do të kemi shumicën e problemeve që mbizotërojnë sot.
Në kuben qëndrore ju keni çerdhe
shkolla, kujdesin dentar, kujdesin mjekësor.
Në prodhimin dhe ndërtimin e qyteteve
ne hartojmë 1/8 e sistemit të qytetit dhe pastaj ne e riprodhojmë atë
kështu arkitektët nuk kanë pse hartojnë çdo ndërtesë dhe çdo strukturë.
e cila është një humbje e madhe e energjisë dhe e talentit.
(Folësi) Kur punohet për zgjidhjen e problemit të strehimit për të gjithë njerëzit e botës
teknikat e ndërtimit do të jenë shumë ndryshe nga ato që përdoren sot.
Nxjerrja e strukturave me modelin e vetë-ngritjes mund të revolucionarizojnë
dhe të shpejtojnë proceset e ndërtimit.
Këto apartamente të lehta dhe jetëgjatë mund të prodhohen në mënyrë të vazhdueshme
dhe pastaj të ndahen dhe pozicionohen në vendet përkatëse nga makineri gjigante.
Struktura e këtyre apartamenteve efikase shërben si gjeneratorë fotovoltaik
dhe koncentrues ngrohjeje.
Ju nuk zotëroni asgjë në këtë shoqëri.
Në të vërtetë njerëzit nuk duan para
ata duan akses tek gjërat atëherë kur i duan ato.
Njerëzit në shoqërinë e bollëkut, duke pasur akses tek shumë gjëra
nuk do të fillojnë të ruajnë dhe të grumbullojnë gjëra.
Ne i riciklojmë ato, i përditësojmë dhe i përmirësojmë.
Merrni materialet e një veture të vjetër;
vendosjani një makine të re, kështu nuk ka më makina të vjetra.
Vetura të vjetra do të thotë rrezik.
Nëse ju ngisni një makinë shumë të shtrenjtë dhe dikush tjetër nget një makinë të vjetër dhe të rrënuar,
nëse frenat e tyre prishen, ju mund të vdisni.
Nuk duam vetura të vjetra në rrugë;
nuk duam asgjë që prishet.
Nuk duam asgjë që ka nevojë për t'u kujdesur.
(Folësi) Në një Ekonomi të Bazuar në Burime Natyrore
njerëzit mund të kenë akses në çdolloj produkti për të cilin kanë nevojë pa barrën
e blerjes, të ruajtjes ose pa barrën e sigurimit të pronave të tyre.
Në këtë mënyrë, ka aq shumë sa mund të mbulojmë nevojat e të gjithëve
dhe produktet janë gjithmonë të disponueshme kur është nevoja.
Çdo gjë që njerëzit mund të kenë nevojë është në dispozicion në këto kupola aksesi:
materiale skulpture, instrumente muzikore
diçka si bibliotekë publike.
Mund të shkojnë dhe të marrin një aparat fotografik, biçikletë, orë dore.
Çdo gjë për të cilën kanë nevojë është e disponueshme pa asnjë etiketë çmimi.
Kjo do të thotë që duhet të arrijmë një nivel prodhimi aq të lartë
saqë pamjaftueshmëria të mos ekzistojë më.
Kjo do të parandalojë pothuajse të gjithë krimet.
Ska asnjë mënyrë për ta segmentuar ose për ta bërë këtë sistem të drejtë dhe të barabartë.
Ne duhet të bëjmë një sistem që garanton të drejtat e njeriut.
Kur të gjithë kanë qasje falas kundrejt çdo gjëje dhe shërbimi,
ju nuk keni nevojë të luftoni për të drejtat e grave, ose të drejtat e zezakëve.
Janë automatike në një shoqëri që është e ngritur në këtë mënyrë.
Nuk keni nevojë për të bërë ligje [si] 'Mos vidh';
këto sjellje do të anashkalohen vetë.
Përreth kubes qëndrore, ju keni qëndrat kërkimore
qëndra që kryejnë punë që janë të rëndësishme
për qëndrueshmërinë e të gjithë komunitetit.
Sapo ne largohemi nga qëndrat kërkimore
vijmë në zonën riprodhuese
e cila ka fusha tenisi dhe të gjitha llojet e lojrave që kërkojnë njerëzit.
Duke lëvizur tutje arrijmë tek rajoni i banimit;
ku ka lumenj, ujëvara, liqene në të gjithë zonën.
(Folësi) Ne mund të ofrojmë një gamë të gjerë të shtëpive unike dhe apartamente
të cilët nuk kanë nevojë të mirëmbahen dhe janë te mbrojtur ndaj zjarrit
dhe pothuajse të papërshkueshme ndaj kushteve të këqija të motit.
Duke shkuar në sektorin tjetër, kemi arritur tek apartamentet.
Arsyeja që disa njerëz duan të jetojnë në apartamente
është sepse bëjnë pjesë në grupe drame, ka palestra
kujdesin mjekësor, kujdesin dentar, çdo gjë është ndërtuar në kullat qendrore.
Unë mendoj se në të ardhmen, njerëzit do të largohen nga shtëpitë individuale
dhe do të jetojnë në komplekse të mëdha.
Duke shkuar akoma më tutje arrijmë në bujqësinë e brendshme
agronomi pa dhe' ose farma hidroponie (me ujë).
Pastaj ka edhe bujqësi të jashtme.
(Folësi) Qyteti do të përdorë pastërtinë më të mirë duke përdorur teknologjinë
në harmoni me natyrën, si energji diellore, gjeotermale, energjinë e erës
koncentrues ngrohje, polaritet-elektrik, dallge, temperaturë diferenciale
termike oqeanike dhe shumë më tepër.
Një zhvillim i madh për nxjerrjen e energjisë në të ardhmen
mund të jetë ndërtimi i një ure tokësore ose tunel përtej Ngushticës së Beringut.
Këto struktura nënujore konvertojnë një pjesë të rrymave oqeanike
nëpërmjet turbinave për të gjeneruar burime të pastra energjie.
Duke përdorur këto burime energjie ne mund ta furnizojmë tokën me energji të pastër
dhe bëjmë të mundur që të gjithë njerëzit të gëzojnë një standard shumë të lartë të jetesës
për mijëra vite në vijim.
Nuk ka më nevojë për shfrytëzimin e hidrokarbureve ndotës.
Ndotja do t'i përkasë së kaluarës.
I gjithë transporti do të integrohet
në një sistem transporti botëror.
Transporti brenda qyteteve do të bëhet nga mjete që lëvizin tërthorazi pa ndalim.
Udhëtimi nga njëri qytet në tjetrin do të bëhet me hekurudhë me një shinë.
Trenat 'Maglev' përdoren për udhëtime në distanca të gjata.
Për të rritur efikasitetin, ky tren 'Maglev' i shpejtë
është i pajisur me seksione të lëvizshme
të cilat mund të shkëputen kur treni është në lëvizje.
Avionët do të paraqesin një gamë të gjerë konfigurimesh.
Këto avione FUV (Fluturim dhe Ulje Vertikale)
janë të përdorura për transportin e udhëtarëve dhe mallrave.
Prioriteti është siguria dhe jo kursimi parave
ose negocimi për ofertën më të ulët.
Kjo anije mallrash modulare përbëhet nga sektorë të ndryshëm
që mund të ngarkohen ose shkarkohen me shpejtësi.
Numri i sektorëve ndryshon pavarësisht nga
sasia e mallrave që do të dërgohen.
Kur të gjitha pjesët janë të lidhura mund të lëvizin si një njësi e vetme.
Anijet mund të kenë fabrika prodhimi
dhe të nxjerrin prodhime gjatë rrugës për në destinacionet e tyre.
Ato gjithashtu mund të shërbejnë si qëndra arsimore
ku fëmijët dhe të rriturit të udhëtojnë në të gjithë botën duke u edukuar
jo nëpërmjet studimit të deleguar, por nëpërmjet eksperiencës
dhe bashkëveprimit me mjedisin e 'botës reale'.
Një sistem kombëtar transporti do të përfshijë një rrjet
prej rrugëve ujore, kanaleve dhe sistemeve të ujitjes.
Ato mund të shërbejnë për të minimizuar rrezikun e përmbytjeve dhe thatësirave
duke bërë të mundur migrimin e peshqve, mbrojtje nga përhapja e zjarreve
burime ujore urgjente, ferma peshku dhe zona rikrijueshmërie.
(Roxanne Meadows) Kur ne e përdorim shkencën dhe teknologjinë
direkt në sistemin social
pa kufizimet e tregut, financave ose shpikjeve
mund të arrijmë një standard jetese shumë të lartë
brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe.
Kjo shoqëri do të përmirësohet vazhdimisht
duke ndryshuar me shpejtësi nëpërmjet teknologjive të reja, shpikjeve dhe ideve.
Do të jetë një shoqëri në zhvillim
dhe jo e ngritur si ajo që kemi sot.
(Folësi) Imagjinoni që jetoni në një qytet oqeanik të jashtëzakonshëm
dhe ndihmoni në restaurimin e mjedisit të oqeanit
duke eliminuar presionet e popullsisë të tokës.
Këto qytete në det mund të shërbejnë si universitete dhe qendra kërkimore
ku studentët studiojnë shkencat detare.
Ato mund të përdoren për bujqësi oqeanike, akuakulturë detare dhe punime mineralesh
duke pasur një ekuilibër dinamik në mjedisin e oqeanografisë.
Qytete në det të pavarura ndryshojnë në dizajnim
në varësi të vendndodhjes dhe funksionit të tyre.
Ky stacion vëzhgimi nënujor u lejon njerëzve
për të studiuar jetën detare në habitatin e saj natyral.
Këto sisteme bujqësie oqeanike dhe akuakulture
kultivojnë dhe rrisin peshq së bashku me forma të tjera të jetës detare
për të përmbushur nevojat ushqimore të njerëzve në botë.
Këto struktura lejojnë qarkullimin e lirë të ujit.
Përdorimi i teknologjisë në këtë mënyrë do të bëjë të mundur që një shoqëri globale
të arrijë progres shoqëror dhe një rikonstruktim të mbarë botës
në kohën më të shkurtër të mundshme.
Utopia, në qoftë se do të vendoset ndonjëherë, do të vdesë, do të rri e fjetur
ndërsa ajo për të cilën unë po flas është një kulturë në evoluim
ose një kulturë në zhvillim.
Unë nuk kam asnjë nocion të një shoqërie të përsosur. Unë nuk e di se çfarë do të thotë shoqëri e përsosur.
E di që ne mund të bëjmë shumë më mirë nga ç'ka kemi tani.
Nuk jam Utopist. Nuk jam një...një humanist
që do të dëshironte të jetojmë te gjithë në ngrohtësi dhe harmoni.
[Por] E di se në qoftë se ne nuk jetojmë në atë mënyrë do të vrasim njëri-tjetrin
dhe do të shkatërrojmë Tokën.
(Folësi) Kjo mënyrë e re jetese e cila ofron kohë të lirë dhe argëtim
gjithashtu do të rrisë njohuritë dhe krijueshmërinë për të gjithë.
Matja e suksesit do të ishte përmbushja e interesave personale të vetë individit,
në vend të mbledhjes së pasurisë dhe qëllimeve egocentrike.
Një Ekonomi e Bazuar në Burime jo vetëm do të ndryshojë mjedisin tonë natyror
duke e bërë të pastër, efikas dhe të këndshëm,
por do të paraqesi një sistem të ri vlerash
të përshtatshëm për drejtimin dhe qëllimet e qasjes inovative të re.
Me arsim dhe burime në dispozicion
nuk do të ketë asnjë kufizim për potencialin njerëzor.
Gjithkush do të ketë lirinë për të ndjekur
çfarëdo fushe konstruktive që ai ose ajo zgjedh
pa kufizimet ekonomike me të cilat përballemi sot.
Tani jemi në një kohë kur duhen marrë vendime
nëse duam të kemi zhvillim ndryshe nga kultura e sotme e pamjaftueshmërisë
e harxhimit dhe shkatërrimit mjedisor
për një shoqëri të qëndrueshme të shqetësimit ekologjik dhe bollëkut.
Një komb që nuk ka një vizion për të ardhmen
është i detyruar që të përsëris gabime
pa pushim.
Ne themi pandershmërisht
se njeriu është forma më e lartë e evolucionit [atë që] ju mësoni në shkollë.
Njeriu shkatërron oqeanet, peshqit, atmosferën dhe njëri-tjetrin.
Njeriu fluturon mbi një qytet, shtyp një buton
dhe bombardon të gjithë qytetin me armë bërthamore.
A është ai krijesa më e lartë e natyrës? Ende jo!
sipas mendimit tim. Ne kemi një rrugë të gjatë përpara.
Ne mund të zhvillojmë parajsën në Tokë ose zhdukjen
e njeriut nga rruzulli tokësor, vetëm e ardhmja do të na e tregojë.
Varet se çfarë bëni për të ardhmen.
(Folësi) Ne mund të krijojmë një botë ku lufta dhe egoizmi të jenë kujtime të lashta.
Kur e tërë shkenca dhe teknologjia përdoret
me një ekonomi globale të bazuar në burime
për mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqënien e të gjithëve
vetëm atëherë do të kuptojmë
me të vërtetë çfarë do të thotë të jesh i civilizuar.
Bëhuni pjesë e një komuniteti që zhvillohet me njerëz
që punojnë duke bërë që qëllimet e Projektit Venus të bëhen realitet.
Bashkohuni me ne në mënyrë që përpjekjet tona të sjellin vizionin e një të ardhmeje pozitive
tek një audiencë më e gjerë nëpërmjet një filmi kinematografik.
Të gjitha këto gjëra mund të ndërtohen me dijet që kemi sot.
Do të duheshin 10 vjet për të ndryshuar sipërfaqen e Tokës
për ta rindërtuar botën si një Kopësht Edeni.
Zgjedhja qëndron tek ju. Budallallëku i një gare armësh bërthamore
zhvillimi i armëve, përpjekja e zgjidhjes së problemeve politikisht
duke zgjedhur këtë parti politike apo atë parti politike
i tërë sistemi politik është i zhytur në korrupsion.
Më lejoni t'jua them përsëri: Komunizmi, Socializmi
Fashizmi, Demokratët, Socialistët.
Nuk ka probleme Zezakësh, probleme Polakësh ose probleme Çifututësh
ose probleme Grekësh apo probleme të grave. Ato janë probleme njerëzore!