Tip:
Highlight text to annotate it
X
VITI 2012
Pas dy vitesh "shpėtimi", qeveritė e masave tė rrepta
e rritėn borxhin nga 115% tė GDP nė 160%.
Njė nga dy punėtorė tė rinj ėshtė i papunė.
Mijėra tė tjerė emigrojnė, ose u duhet tė jetojnė me 500 Euro nė muaj.
Norma e vetėvrasjeve ėshtė rritur me 20%,
ndėrkohė qė numri i tė pastrehėve nė Athinė i kalon 20,000.
Kushtetuta ėshtė anashkaluar.
Bankierėt dhe mbėshtetėsit e juntės ushtarake
kanė pushtuar pozicionet nė makinerinė e shtetit.
Tani gjithēka ėshtė gati pėr aktin e fundit tė tragjedisė.
Shitja e Greqisė nė ankand.
Shekullit XX tė shkurtėr i erdhi fundi.
Perėndimi parashikon fundin e historisė.
Dhe mundohet ta zbatojė nė Rusi.
Nė Bashkimin Sovjetik kishte njėfarė dare
mes FMN-sė dhe Bankės Botėrore
dhe nė atė kohė mendoj se kryetari i Bankės Botėrore ishte Samėrs,
dhe thotė "ligjet e ekonomisė janė si ligjet e inxhinierisė".
"Rregullat e njėjta funksionojnė gjithandej".
Kjo ishte arroganca e atij momenti.
Departamenti i Shtetit financoi pėrmes Universitetit tė Harvardit
njė grup mjaft tė vogėl ekonomistėsh dhe avokatėsh,
qė ta menaxhonin kėtė ndryshim pėr rusėt.
Ndryshimi pėrfshin eksperimentin mė tė madh
tė privatizimit nė historinė e njerėzimit.
Njė eksperiment qė do ta ēonte njė komb drejt katastrofės sė plotė.
Pėr njė apo dy milionė dollarė mund tė blini njė ndėrmarrje,
kur vetėm hekurinat ishin aq tė shtrenjta,
saqė mund tė vlenin me qindra miliona dollarė, apo miliarda dollarė.
Si pėr shembull fabrikat e mėdha nė Urale, nė Siberi, nė Rusinė Qendrore,
ndėrmarrjet industriale ish-ushtarake,
ndėrmarrjet kimike, ndėrmarrjet e ēelikut e me radhė.
Nė qendėr tė Moskės ėshtė hoteli "Central",
njė ndėrtesė shumė e bukur e shekullit XIX.
Atė do ta shisnin
pėr shifrėn ekuivalente nė rubla ruse prej 1.000 dollarėsh.
Kur shkuam atje, nė sallon, nė lob,
ishte njė llambadar i madh i shekullit XIX
dhe ne pyetėm njė specialist
sa do tė paguante pėr tė, nėse do t'i ofrohej.
Ai e pa dhe tha:
"Epo, 1,200 dollarė". Tani nė ēast, mund t'i paguaj tani.
Nė Rusi ishte krejtėsisht katastrofik, krejtėsisht i ashpėr.
Miliona njerėz u hodhėn nė varfėri ekstreme.
Njerėzit kishin uri dhe po mbijetonin me kopshtet e tyre.
Jetėgjatėsia pėr rusėt u ul me njė dekadė nė atė periudhė.
Shpėrtheu SIDA, prostitucioni i fėmijėve.
Ishte ekzekutimi i njė kombi.
Shitja me ēmime shumė tė ulėta e njė kombi tė tėrė,
e planifikuar nė Perėndim dhe e zbatuar nga oligarkėt rusė,
nuk mund tė bėhej pa limituar liritė demokratike.
Privatizimi brutal ishte njė nga arsyet pėrse
opozita filloi tė luftonte
dhe pėrse Jelsini dhe oligarkėt,
borgjezėt dhe burokratėt e sapo shfaqur
filluan tė luftonin kundra parlamentit.
Rregullat e lojės duhet tė ndryshojnė.
Pas mini-grushtit tė shtetit tė viti 1993 kundra parlamentit,
Jelsini ndjehet i gatshėm ta pėrshpejtojė privatizimin.
Unė jam absolutisht i sigurt se privatizimi nė vitin 1994
nuk do tė ishte teknikisht i mundur
pa grushtin e shtetit tė vitit 1993.
Procesi u quajt Katastroika.
Katastroika nė Rusi zakonisht paraqitet si njė pėrjashtim
nė historinė e privatizimit nė masė.
Nė fakt, ishte vetėm njė shembull ekstrem
se si shitja pas rrėnimit e pasurive tė kombit
ėshtė nė mospėrputhje me politikėn, apo ekonominė nė demokraci.
Politikat thelbėsore neoliberale tė privatizimit,
heqjes sė pushtetit dhe shkurtimeve nė kurriz tė shoqėrisė,
tė shoqėruara shpesh me rritje tė shpenzimeve ushtarake,
kėto politika janė imponuar pėr herė tė parė nėn njė diktaturė.
Laburistėt e parė tė neoliberalizmit
nuk kishin tė bėnin fare me demokracinė.
Praktika e shitjes sė pasurive me ēmime shumė tė ulėta vjen me erėn neoliberale
qė fryu pėr herė tė parė nė Universitetin e Ēikagos.
Profesorė si Fridrik Von Hajek dhe Milton Fridman
kėrkuan njė laborator qė tė testonin
tė ashtuquajturin tregun e lirė dhe ndėrhyrjen minimale tė shtetit.
Por, meqė asnjė qeveri demokratike nuk pranoi t'i zbatonte idetė,
ata iu kthyen diktatorit Pinoēet tė Kilit
dhe mė pas Gjeneralit Evren tė Turqisė.
Nė fakt ka njė shkėmbim vėrtet interesant
mes Fridrik Von Hajek dhe Margareta Thaēer,
qė po e citoj si Doktrina e Tronditjes, ku Fridrik Von Hajek tha:
Unė sapo jam kthyer nga Kili.
Ajo qė ka bėrė Pinoēeti ėshtė e mrekullueshme.
Dhe vazhdon ta pėrshkruajė kėtė eksperiment fantastik tė neoliberalizmit
dhe thotė; mendoj se duhet ta bėni edhe ju kėtė.
Dhe Hajeku ishte kėshilltari i Margareta Thaēerit.
Dhe ajo i ktheu njė pėrgjigje mjaft tė vrazhdė duke i thėnė:
"Kėto politika janė nė mospėrputhje me demokracinė kushtetuese".
Margareta Thaēer do ta gjejė mė nė fund njė mėnyrė
qė ta sjellė privatizimin neoliberal nė Evropėn Perėndimore.
Nė mėnyrė qė ta arrinte kėtė, do tė duheshin dy luftėra
dhe kufizime tė lirive demokratike.
Ajo qė e shpėtoi karrierėn e Margareta Thaēerit si politikane,
ajo qė bėri qė ajo tė rizgjidhej ishte lufta nė Ishujt Falkland.
Dhe ajo tha fjalė pėr fjalė: "E fituam luftėn jashtė vendit."
"Tani duhet tė fitojmė luftėn nė shtėpi."
Dhe lufta nė shtėpi ishte lufta kundra sindikatave tė tregtisė.
Dhe dukej qartė qė ajo po u referohej minatorėve.
Dhe nė njė mėnyrė jashtėzakonisht tė dhunshme
Qeveria Thaēer e rrėzoi atė sindikatė.
Ishin disa nga sulmet mė tė dhunshme
kundra sindikatave tė tregtisė nė botėn perėndimore.
Britania e Thaēerit ėshtė njė rast tipik
i shkeljes sė ligjeve tė punės dhe dhunimit tė tė drejtave tė punėtorėve,
tė shoqėruara me njė rritje tė masave shtypėse.
Unė vazhdoj ta urrej Thaēerin.
Ėshtė karakteristike se, nė ditėt e sotme, sipas ligjit britanik,
kur mė shumė se katėr njerėz marshojnė jashtė njė vendi pune,
protesta mund tė shpėrndahet,
sepse ata mund tė ndikojnė nė moralin e atyre qė punojnė nė kompaninė pranė.
Neoliberalizmi, i cili premton mė pak kontroll nga shteti,
kėrkon njė mekanizėm tė fortė shtetėror qė tė mund tė zbatohet.
Ne nuk duhet ta harrojmė kurrė se neoliberalizmi ėshtė njė ideologji.
Nuk e kam vetėm sa pėr ta larguar kėtė.
Me ideologji dua tė them
se nuk ėshtė kurrė, ose ėshtė shumė rrallė, i ndjekur vėrtet nė politika aktuale.
Marrim Reganin, neoliberalin e parė nė pushtet.
A jeni nė dijeni se makineria e shtetit si e tillė shpėrtheu nėn Reganin?
Ėshtė e qartė qė neoliberalizmi mund tė funksionojė
vetėm pėrmes njė roli rregullues jashtėzakonisht tė fortė nga shteti.
Pra pyetja nuk duhet tė jenė kėto pseudo-problemet
"Ēfarė sasie rregulloreje nga shteti apo kapitali?",
por "Kush do ta bėjė kėtė rregullore?".
Njė sistem ndėrmarrjesh private nuk do tė thotė
se ėshtė sistem i lirė ndėrmarrjesh.
Do tė thotė vetėm qė e kontrollon dikush qė nuk e ke zgjedhur ti.
Pra ideja ėshtė njė piknik grabitqarėsh.
Gjithsesi, diktatorėt e etur pėr gjak dhe politika tronditėse e Thaēerit
kanė njė datė skadimi.
Kėshtu qė duhen gjetur patjetėr mėnyra tė reja
pėr ndėshkimin e privatizimit nė masė.
OSE DO TA GJEJMĖ NJĖ RRUGĖ, OSE DO TA BĖJMĖ.
Pra nisi pa demokraci, nisi me diktaturė
e imponuar me forcė brutale, me tortura dhe frikė.
Kur filloi epoka demokratike nė vitet '80,
duhej tė gjendej njė mekanizėm tjetėr pėr t'i mbajtur shtetet nė radhė.
Dhe ai mekanizėm u bė borxhi.
Institucionet si FMN-ja dhe Organizata Botėrore e Tregtisė
luajtėn njė rol nė shitjen e shpejtė tė shteteve tė tėra.
Bashkimi Evropian ndoqi shembullin e tyre.
Paketat e emergjencės me FMN-nė
i kishin bėrė tė mundur BE-sė pėr herė tė parė
qė tė jetė njė avokate e privatizimit.
Teknikisht, sipas traktatit, kjo nuk duhej tė ishte kėshtu,
por sigurisht qė ėshtė pjesė e trojkės
qė i imponoi kushtet nė Greqi, nė Portugali,
dhe nė ato dokumente shkruhet shumė qartė
se kjo bėhet me kusht tė privatizimit.
Kushtet e vėna nga FMN-ja,
si edhe nga bankat e mėdha amerikane dhe evropiane
kėrkojnė dorėzimin total tė tė drejtave tė njeriut.
Askush nuk privatizon, apo e lėshon kontrollin,
nėse nuk ka njė ēekiē mbi kokė, si nė Greqi, nė Spanjė, nė Itali,
ku ka presion tė tmerrshėm mbi qeverinė,
sepse kanė njė situatė financiare tė pashpresė.
Borxhi bėhet justifikim pėr tė shtyrė shitjen lirė tė Greqisė.
Gjithsesi, edhe njėherė, duhet kapėrcyer njė pengesė e vogėl:
Demokracia.
Ky ka qenė njė nga ato momentet
kur maska bie krejtėsisht.
Fakti qė ky sistem tregu ėshtė nė luftė me demokracinė.
Projekti ka qenė t'u thuhet njerėzve;
ju mund tė votoni, por do tė ketė njė kundėrshtim popullor.
E ashtuquajtura banka qendrore e pavarur ėshtė njė mekanizėm
pėr tė thėnė se politikanėt nuk mund t'i prekin lodrat tona.
Bashkimi Evropian, si krerėt e financave tė Greqisė,
shkoi deri nė pikėn ku caktoi njė ish-bankier
si Kryeministėr tė Greqisė.
Pasi mori pushtetin nga Papandreu,
Lukas Papadhimos caktoi bankierė,
si Gikas Hardhuvelis nga Eurobank,
nė Zyrėn e Kryeministrit.
Lidhjet politike dhe ekonomike
u kthye nė njė marrėveshje ndėrbankare.
Anulim direkt i demokracisė.
Ideja ėshtė: Ti luan me demokracinė, por,
kur gjėrat bėhen serioze kontrollin duhet ta marrin ekspertėt.
Ne nuk kemi kohė tė luajmė me kėto lojėra e kėshtu me radhė.
Greqia portretizohet si njė komb fėmijėsh,
qė ka nevojė tė marrė ēelėsat e makinės sė marrė.
Ajo qė po ndodh nė Greqi ėshtė shumė serioze.
Atje lindi demokracia
dhe tani sistemi ndėrkombėtar financiar
vendos se po aty duhet edhe tė vdesė.
Unė mendoj se termi shkencor ėshtė juntė.
Kemi njė grup politikanėsh tė drejtuar nga njė bankier,
i cili, nė fakt, ėshtė pėrgjegjės pėr falimentimin e Greqisė nė tėrėsi.
Ėshtė junta e njė bankieri,
me jo mė shumė tė drejtė ligjore sesa junta e vitit 1967.
Qeveria e Papadhimos ėshtė vetėm njė hap larg kontrollit tė Greqisė.
Megjithatė, BE-ja, dėrgon edhe shumė mbikėqyrės tė tjerė nė vend.
Floridasit hoqėn dorė nga pavarėsia e tyre
pėr njė shtrirje mė tė gjerė tė Uashingtonit,
por nė kėmbim ata mund tė vendosin se ēfarė do tė bėjė Uashingtoni,
sepse ata dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė Uashington.
Kėshtu qė unė mendoj se duhet bėrė njė angazhim ndaj kėsaj rruge,
jo tė njė rruge ku njė guvernator gjerman vjen nė Athinė
dhe drejton politikėn fiskale tė Greqisė.
Kjo e ngre nė ekstrem ēėshtjen e legjitimitetit demokratik.
Guvernatori gjerman ėshtė Horst Reichenbach.
Ai mbėrrin nė Greqi si kryetar i njė ushtrie teknokratėsh.
Ai ndiqet nga shumė punonjės tė BE-sė dhe FMN-sė,
tė cilėt caktohen nėpėr ministritė e mėdha.
Grupi i punės do tė jetė, si tė themi, mjeti
qė do tė sjellė shtetet anėtare, FMN-nė, OECD-nė nė tablo.
Ne gjendemi nė njė periudhė neo-koloniale,
ku qendrat ndėrkombėtare financiare e politike
imponojnė politika jo vetėm nė Afrikė, apo nė Amerikėn Latine, por edhe nė Evropė
dhe kjo bėhet pjesė e pandashme e organizimit tė kapitalizmit.
Ju jeni njė rast prove, si lepuj laboratorikė nė Evropė.
Njė formė e re autoritare,
e cila ndonėse nė kuptimin sipėrfaqėsor mbetet demokratike,
siē e kemi parė nė Greqi, Itali
dhe ju siguroj qė do tė vazhdojė edhe gjetkė,
po testohet.
Kontrollimi i vendit nga interesat financiare greke dhe tė jashtme
ėshtė arritur kryesisht nga dy marrėveshjet e huasė.
Qėllimi ėshtė imponimi i kushteve tė kredidhėnėsit
dhe kthimi i punės nė skllavėri.
Marrėdhėniet e punės kthehen nė shekullin XIX.
Nė mėnyrė qė kėto rregullore tė kalojnė,
nevojitet edhe njė goditje tjetėr. Kėsaj here njė goditje parlamentare.
Marrėveshja e parė e qirasė nuk erdhi kurrė nė parlament pėr ratifikim,
dhe kjo ėshtė shkelje e kushtetutės.
E dyta ėshtė paraqitur tre herė nė fotokopje.
Kreditorėt dukej qartė qė kėrkonin ndryshime
dhe kishin nevojė pėr njė para-aprovim tė kėsaj fotokopjeje.
Duket qartė qė liderėt tanė politikė nuk kanė pėr qėllim
ta zbatojnė kushtetutėn,
por urdhrat politike qė vijnė nga jashtė.
Kushdo qė guxon tė flasė pėr njė grusht parlamentar
dhe vė nė dyshim politikat e qeverisė dhe trojkės
karakterizohet si populist.
Kjo ėshtė pafytyrėsi, ėshtė njė ofendim! Flisni pėr njė grusht,
ngaqė qeveria qė u zgjodh nga shumica e gjerė
kėrkoi votimin urgjent tė njė projektligji.
Duhet tė kėrkoni ndjesė pėr njė ofendim kundra institucioneve.
Ju jeni avokatėt e dhrahmisė nė Greqi,
tė varfėrisė sė Greqisė, tė poshtėrimit tė Greqisė,
ju dhe tė gjithė ata si ju.
NUK DUAM MĖ SHPĖTIM
Terrorizmi ideologjik pėrshkallėzohet.
Mediat qendrore u bėjnė shantazh qytetarėve,
duke thėnė se nėse nuk i pranojnė kushtet e huasė,
raftet e supermarketeve shumė shpejt do tė jenė bosh
dhe se vendi do tė kthehet nė epokėn e gurit.
Do tė ketė kaos. Greqia do tė bėhet vend i botės sė tretė.
Do tė ketė kuponė racionesh...
Pasi ka mbaruar punė me flakjen e demokracisė
qeveria greke bėhet gati pėr shitjen e pasurive publike.
Ia nisin me njė recetė tė testuar,
duke i kthyer punonjėsit publikė nė dashin e kurbanit tė krizės.
Ekziston njėfarė ideologjie, tė cilėn sektori publik
funksionon mė keq sesa sektori privat,
por provat empirike pėr kėtė nuk janė tė forta.
Dhe nė pėrgjithėsi sektori publik dhe ai privat
funksionojnė pothuajse njėsoj.
Qeveria greke gėnjen kur thotė se nuk e di
numrin e punonjėsve publikė dhe pastaj thotė se ata janė 1 milion.
Ajo refuzon tė tregojė se pagat standarde dhe mesatare nė sektorin publik
nuk janė mė tė mėdha se mesatarja evropiane.
Defektet e administratės publike janė tė njohura.
Por si zakonisht janė elitat e financave qė ushqehen nga shteti,
ata qė e akuzojnė tė parėt sektorin publik.
Pas pėrgatitjes sė publikut pėr shitjen e pasurive,
gjėja e vetme qė mungon ėshtė mekanizmi pėr ta zbatuar kėtė.
Tė gjithė sytė kthehen nga Treuhand Gjermane,
kompania qė i transformoi 10 fuqitė industriale mė tė mėdha
nė njė katalog shitjesh prej 510 faqesh.
Eurosaal - Dhoma e Euros.
Nė njė dhomė 280 metra katrorė rreh zemra e ministrit gjerman tė financave,
pėr disa tė tjerė, zemra e eurozonės.
Dhoma ka historinė e saj tė errėt,
sinonime me historinė e shtetit gjerman modern.
Kėtu, oficerėt e Forcave Ajrore Gjermane planifikuan strategjinė
pėr bombardimin e qyteteve evropiane.
Pas luftės, ushtria sovjetike vendosi zyrat e veta kėtu,
ndėrkohė qė nė kėtė dhomė, u firmos kushtetuta e parė
e Republikės Demokratike Gjermane.
Pėrbindė*** i arkitekturės, i ndėrtuar nga Goering
pėr tė qenė blloku mė i madh i ndėrtesave nė Evropė,
nė atė kohė strehonte ndėrmarrjet mė tė mėdha industriale tė kohės.
Pas shpėrbėrjes sė Bllokut Lindor,
Treuhand mori pėrsipėr shitjen e pasurive tė Gjermanisė Lindore.
Njė eksperiment katastrtofik
qė rezultoi me miliona tė papunė
dhe qė e shkatėrroi bazėn industriale nė atė zonė.
Historikisht, ėshtė njė ngjarje tragjike,
sepse ideja e Treuhand erdhi nga lėvizjet popullore tė Gjermanisė Lindore.
Kur populli i Gjermanisė Lindore e kuptoi
se bashkimi ishte nė fakt blerje nga Gjermania Perėndimore,
Treuhand tashmė ishte bėrė njė shtet brenda shtetit nė Berlin.
Nė mėnyrė qė pėrbindė*** burokratik tė funksiononte,
pėrdorte pajisjet dhe rrjetet e ushtrisė sė Gjermanisė Lindore.
Treuhand transformohet nė njė ushtri pushtuese ekonomike.
Kjo filloi para shpėrbėrjes sė Gjermanisė Lindore,
por ama ishte influencuar nga politikanė dhe menaxherė perėndimorė
dhe nga peshkaqenė tė ekonomisė.
Tek Treuhand ekzistonte njė slogan: TINA.
Qė do tė thotė: Nuk Ka Alternativė Tjetėr.
Dhe portreti i Thaēerit po varej nė shumė zyra.
Treuhand ka nė zotėrim 8,000 kompani, 40,000 fabrika
dhe 4 milionė kilometėr katrorė tokė dhe pyje.
Ē'ėshtė mė e rėndėsishmja,
ka nė duart e veta 4.5 milionė punėtorė.
Dhe pastaj fillon plaēkitja.
Edhe nė fundjava ata privatizonin 10-15 biznese.
Kjo sigurisht ishte njė dilemė e vėrtetė
qė solli kaos dhe mashtrime.
U shfaqėn njerėz pa asnjė formim financiar
qė donin tė blinin biznese. Ata nuk kishin para,
por merrnin pjesė nė ankande, i merrnin paratė nga kompanitė,
i paguanin faturat
dhe e prishnin kompaninė. Ka shembuj pafund.
Shumė kompani falimentuan.
Pėr 4.5 milionė punėtorėt kishin mbetur 1.5 milionė vende pune.
Kriteret e privatizimit nuk ishin gjithmonė financiare.
Shumė vendime merreshin nė zyrat politike,
ndėrkohė qė biznese tė ndryshme mbylleshin
pėr tė mos i konkurruar konkurrentet e tyre nė Gjermaninė Perėndimore.
Kompanitė e Treuhand kishin vlerė. Thuhej se ato ishin problematike.
Disa prej tyre ishin vėrtet, por tė tjera ishin konkurruese
me kompanitė perėndimore dhe eksportonin mallra nė perėndim.
Kishte akuzime qė ishin dhėnė ryshfete tek partitė politike,
nė mėnyrė qė tė ushtrohej presion nė disa privatizime.
Nė Bishoferrode ka qenė njė fabrikė kripe kaliumi,
e cila ėshtė e rėndėsishme pėr aktivitetin industrial.
Fabrika tė tilla kishte si nė lindje, ashtu edhe nė perėndim.
Por ndikimi i BASF-sė ishte shumė i madh
dhe si monopol qė ishte, kjo kompani nuk donte konkurrencė.
Kėshtu, ndonėse kishte investitorė tė interesuar pėr fabrikat,
ato duhej tė shkatėrroheshin.
Tarifa e veprimeve tė Treuhand ėshtė tmerruese.
GDP-ja nė zonat e ish Gjermanisė Lindore u tkurr me 30%,
ndėrkohė qė papunėsia u rrit nga 0 nė 20%.
Por, ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, pas shitjes sė njė vendi tė tėrė,
Treuhand arriti me sukses tė prezantonte miliarda humbje.
Treuhand krijoi njė borxh prej 300 miliardė markash gjermane
dhe pėrfitim prej 60 miliardė markash,
por ne prisnim tė merrnim 600 miliardė. Kėshtu mbetet akoma shumė borxh
ndaj fondit pėrkatės.
Ky fond nuk pėrfshihet nė buxhetin federal.
Ky nuk mund tė quhet njė model, pasi u shkatėrruan shumė kompani.
Me njė borxh prej 250 miliardė markash, s'mund tė jetė model pėr vendet e tjera.
Gjithsesi, presidenti i Eurogroup, Zhan-Klod Junker,
e prezantoi Trojkėn si njė model pėr Greqinė.
Kam vėnė re me kėnaqėsi
se Greqia ėshtė e gatshme tė ngrejė njė fond privatizimi.
Njė muaj mė vonė,
u krijua fondi grek, "Fondi i Zhvillimit tė Pasurive".
Trojka Greke vendoset nė njė ndėrtesė
prapa ish-parlamentit.
Tre partitė qė mbėshtesin masat e rrepta,
ndajnė mes tyre administratėn e organizatės.
Unė jam Profesor Nderi Kukiadhis i Universitetit Aristoteli.
Z. Konstantinos Mitropulos ėshtė menaxheri dhe figura kryesore.
Ai zotėron kompaninė Kantor, dhe ka punuar pėr grupin Latsis.
Njė muaj mė vonė,
gazetari qė prezantoi strukturėn e fondit
u caktua si zėdhėnės i tij.
Postet e tjera kyēe janė zėnė nga shumė ekzekutivė
tė dy kompanive tė menaxhuara nga Kostas Mitropulos.
Politikanėt, kėshilltarėt teknikė
dhe menaxherėt e lartė nė vetė kompanitė publike
janė shumė nė dijeni se procesi i privatizimit
u jep atyre mundėsi pėr nė poste drejtuese, kėshilluese, e tjera, shumė tė paguara,
me kompanitė e reja tė privatizuara.
Fondi mbikėqyret nga Herve Le Rua i Ambasadės Franceze
dhe Marten Vervei i Ministrisė Holandeze tė Financave.
Trojka ka caktuar gjithashtu edhe tre anėtarė tė bordit tė ekspertėve tė fondit.
Kushtet e vėna nga Trojka nė Greqi pėr funksionimin e fondit
ngjajnė me ato tė vendeve tė pushtuara.
Kostot e privatizimit kanė lindur nga taksapaguesit grekė,
ndėrsa pėrfitimet,
tė cilat nė fillim u vlerėsuan me 50 miliardė euro,
u shkojnė kreditorėve.
50 miliardėt qė janė mbledhur nga qeveria,
do tė pėrdoren pėr shkatėrrimin e borxhit.
Fondi operon nė fshehtėsi tė madhe,
duke u caktuar pushtete ekstreme anėtarėve tė tij.
Shitjet e fundit, apo koncesioni
i ndėrtesave, tokės, infrastrukturės dhe ndarja e portofolave.
Fondi mund tė shfrytėzojė zonėn bregdetare dhe monumentet e lashta.
Kushti i vetėm ėshtė qė ato tė mos lėvizin nga vendi.
Madje edhe para krijimit tė fondit,
qeveritarėt grekė kishin filluar t'i reklamonin pasuritė greke
nėpėr reklamat e rrugėve, si njė cirk udhėtues.
Unė u ndodha nė Londrėn Qendrore nė hotelin Claridge,
hoteli mė luksoz nė vendin mė luksoz tė tė gjithė Britanisė.
Kalon pėr nė dhomėn e pasme dhe atje ėshtė njėfarė salloni ballosh
qė ka pesė llambadarė, kishte aq shumė sipėrfaqe me pasqyra,
saqė unė nuk i numėroja dot.
Dhe unė pėrfundova nė kėtė dhomė
dhe me pak fjalė, njė grup biznesmenėsh dhe zyrtarėsh grekė po bisedonin
se si do t'i shisnin pasuritė e Greqisė.
Pasuri kyēe tė mėdha tė shtetit grek, tė taksapaguesve grekė
thjesht do tė tufėzoheshin.
Mjaft u tallėm. Jo nė kėtė vend.
Tani do t'i ngremė brekėt dhe do tė fitojmė para. Shumė para.
Nė njė pikė vunė njė muzikė nga Zorba Greku,
dhe nė kėtė vend
nuk mund tė mendosh pėr muzikėn e Zorba Grekut
pa menduar pėr pjata qė thyhen nė dysheme.
Gjėja tjetėr qė dėgjoje nė kėto intervale
ishte njė kėngė nga Monika, e cila ėshtė njė yll popi nga Greqia
dhe vargjet ishin disi si:
"Mė thuaj pėrse nuk mė telefonon mė, nuk vjen mė".
Dhe pėrsėri kemi njė imazh pėrpara, tė cilin nuk ėshtė e vėshtirė ta kuptosh,
domethėnė qė tani Greqia ėshtė si njė shtet i dėbuar
dhe tani ajo ėshtė e dėbuara e Evropės.
Greqia e Zorbės ėshtė njė vend me ndikim shumėkombėsh tė jashtėm,
qė e kontrollojnė vendin.
Njė vend me njė borxh serioz dhe me njė sistem politik tė korruptuar.
Situata ėshtė e ngjashme me periudhėn mes luftėrave.
Sidomos mes viteve 1924-1930,
kur Greqia ishte njė shtet ideal pėr dhėnie me qira.
Ndodhėn njė sėrė skandalesh.
Qeveritė u korruptuan, madje edhe kėshilluesit e Venizelosit.
Ambasadat e jashtme ndėrhynė direkt nė kėtė.
Njė shembull ishte kontrata me kompaninė "Power",
njė tjetėr ishte kontrata me kompaninė "Ulen".
Kėto kontrata ishin me natyrė koloniale
dhe vėrtetuan se ishin shumė fitimprurėse pėr ata qė investuan nė to.
Thuajse njė shekull mė vonė, Trojka,
nė bashkėpunim me qeveritė greke,
kėrkon privatizimin e infrastrukturės sė vendit.
Ajo qė nuk u shpjegohet qytetarėve
ėshtė se privatizimi dhe eksperimentet e qeverisė
kanė dėshtuar edhe nė ekonomitė mė tė fuqishme nė planet.
Dėshtimet mė tė mėdha lidhen me infrastrukturėn
si hekurudhat, rrjeti i ujėsjellėsit dhe elektricitetit.
Thonė se mund ta lexosh historinė nga sistemi ekonomik nė hekurudha.
Motori me avull qė mundėsoi revolucionin industrial
u kthye nė njė flluskė spekulative nė ekonominė amerikane,
kur dhjetėra kompani private
shpėrndanė kilometra tė tėra hekurudha nė tė gjithė Amerikėn.
Shikojeni SHBA-nė nė Chevrolet-in tuaj!
Nė fillim, hekurudhat simbolizonin
rolin qendror tė shtetit nė ekonomi dhe infrastrukturė.
Por pas Luftė sė Dytė Botėrore,
liberalizimi ekonomik e zėvendėsoi shumicėn e transportit me makina.
Katėr goma dhe njė timon
e ēoi ėndrrėn e ulėt borgjeze
drejt hekurudhave tė ekonomisė sė re.
Disa dekada mė vonė kjo modė erdhi edhe nė Evropė.
Kur diktatorėt turq e provuan eksperimentin neoliberal tė Pinoēetit,
Turgut Ozali e karakterizoi trenin si njė krijim komunist.
Sidoqoftė, hekurudhat nė Evropė
mbetėn kryesisht nėn kontroll tė shtetit,
derisa Britania provoi njė eksperiment shkatėrrues.
Si njė film pa njė fund tė lumtur.
Filmin Timonierėt ne e bėmė pėr privatizimin e hekurudhave,
pasi njė punėtor hekurudhe kontaktoi me mua me njė ide pėr njė skenar.
Por sigurisht, gjatė realizimit, u bė e qartė ajo qė ne e dinim:
Qė privatizimi i hekurudhave ishte njė katastrofė.
Hekurudha Britanike ka ikur.
Depoja e Vudportit tani ėshtė mė shumė se njė infrastrukturė,
dhe ata do tė konkurrojnė me ne.
Madje edhe Margareta Thaēer e kuptoi se
trenat nuk funksionojnė mirė jashtė sektorit publik.
Por Xhon Mejxhor vazhdoi me privatizimin e tyre nė vitin 1993
dhe republika britanike reagoi.
Ata mendonin se u pėrkiste atyre.
Qė ishte njė shėrbim publik,
dhe jo diēka qė do tė zotėrohej nga kompanitė me logo tė pavlera
dhe qė dukej qartė qė ishin futur nė kėtė vetėm pėr tė fituar para.
Trenat, rrjeti hekurudhor dhe shėrbimet e mirėmbajtjes
pėrfunduan nė duart e kompanive tė ndryshme private.
Ishin aq shumė tė tilla, saqė vetėm pėr mirėmbajtjen
duheshin 2,000 kompani.
Kjo do tė thoshte se kishte njė divergjencė interesash
mes dy pjesėve tė njė sistemi, qė nė fakt duhej tė ishte i bashkuar.
Budallallėku erdhi pėrmes nėnkontraktimit,
domethėnė kur njė kompani private duhet tė mirėmbajė njė pjesė tė binarėve.
Ndėrsa kompania e parė mund tė ketė rregulla mjaft tė rrepta pėr sigurinė,
derisa nėnkontraktimi kalon nė 2-3 faza, kush e merr vesh kush ėshtė i sigurt?
Vdekjet duhet tė mbahen nė njė nivel tė pranueshėm.
Pushoni! Ēfarė ėshtė njė nivel i pranueshėm?
Dy nė vit.
Po, por nė 18 muajt e fundit nuk ėshtė vrarė asnjeri.
Ka ndonjė vullnetar?
Unė mendoj se duhet bėrė njė shembull.
Ne themi se ai ishte nxitim i pahijshėm, dhe nė fund na kushtoi me jetė.
Humbja ėshtė tragjike.
Tre aksidentet mė tragjike tė shkaktuara nga privatizimi
kanė kushtuar me 42 jetė njerėzish dhe me 600 tė plagosur.
Nė ditėt e para tė privatizimit nuk dyshohej fare
se mėnyra se si u privatizua industria i shkaktoi ato aksidente.
Tragjedia e Postbllokut Poters mė 10 Maj 2002
Katastrofa e privatizimit nuk ka kushtuar vetėm nė jetė.
Privatizimi duhej t'i lironte hekurudhat,
por nė fakt e ka bėrė mė tė vėshtirė qė tė merren vendime
pėr hapjen e rrugėve tė reja, mbylljen e rrugėve, apo ndryshimin e orareve.
Kjo ka lėnė njė sistem shumė tė ndėrlikuar,
shumė tė vėshtirė pėr t'u administruar.
Ishte mė keq pėr pasagjerėt, ishte njė organizim shumė kaotik.
Nuk funksionoi dhe nuk ka funksionuar. dhe ka humbur sasi shumė tė mėdha parash.
Nė njė periudhė trevjeēare,
shteti u ka paguar kompanive private nė formėn e subvencioneve
atė qė u pėrfitua nga shitja e hekurudhės.
Dhe kostoja e taksapaguesve nuk mbaroi aty.
Nė njėfarė shtrirjeje hekurudhat ishin rikombėzuar.
Por kjo na ka lėnė me njė sistem gjysmė tė administruar nga qeveria,
qė kushton shumė mė tepėr sesa kushtonte nėn shtetėzim.
Dhe nuk ka qenė njė investim fitimprurės,
ndėrsa investimi ėshtė paguar gjerėsisht nga sektori publik.
Greqia nuk mėsoi asnjė gjė nga eksperienca britanike.
Qeveritė greke vazhduan me planin e privatizimit tė hekurudhave.
Pėrpjekja e tyre mbėshtet edhe nga media.
Trenat janė tė ngadaltė, nuk janė kurrė nė kohė, dhe zakonisht tė pisėt.
Humbjet vjetore tė grupeve OSE dhe TRAINOSE
kanė arritur nė 1.2 miliardė euro.
Hekurudhat aktuale greke prezantohen
si shėrbimi publik me mė shumė humbje nė Evropė.
Por kujt i pėrket ky borxh?
Shteti i detyroi hekurudhat qė tė merrnin para borxh pėr zhvillimin e tyre.
Nė Greqi nuk ka njė rast tjetėr tė ngjashėm,
pasi autostradat, portet dhe aeroportet tė gjithė financohen nga shteti.
Kėto hua tani prezantohen nga qeveritė si borxh i OSE-sė.
Kjo nuk ėshtė e vėrtetė.
70-80% e tyre janė para tė huazuara pėr zhvillimin e infrastrukturės.
Stacionet e mėdha televizive, pas tė cilėve fshihen kontraktues tė mėdhenj,
po na bombardojnė me shpifje dhe me gėnjeshtra.
Kritika ėshtė pėrqendruar tek rrogat e punėtorėve dhe tek kostot e operacionit.
Kėshtu kalojnė pa u vėnė re skandalet mė tė mėdha
qė pėrfshijnė politikanėt dhe kompanitė greke e tė huaja.
Dhjetėra miliona euro
shpenzohen nė hekurudha qė nuk funksionojnė kurrė.
Trenat merren me qira me njė ēmim me tė cilin mund tė blihen.
Shteti blen trena nga Siemens,
pa pasur njė rrjet tė pėrshtatshėm pėr t'i pėrdorur ato.
Gjithashtu paguan kontraktues pėr punė qė nuk bėhen kurrė.
Kėtu ka diēka qė bėhet me qėllim.
Ne e degradojnė pasurinė e kombit tonė pėr ta pėrgojuar pas degradimit,
dhe e bindim opinionin publik grek
se mbase njė kompani e private
ėshtė njė zgjidhje shumė mė e mirė pėr hekurudhat greke.
Nė emėr tė racionalizmit,
qeveria vazhdon t'i degradojė hekurudhat.
Shkurton personelin pėr qėllimin e pėrmirėsimit tė cilėsisė,
i rrit ēmimet me 60% dhe mbyll rajone tė mėdha binarėsh.
Nė rajonin Argos-Tripoli-Kalamata
janė investuar disa miliona euro.
Dhe sot atje nuk ka trena.
Ndėrsa llogarisin vetėm fitimin apo humbjen,
avokatėt e privatizimit harrojnė se
pikė sė pari hekurudhat janė njė shėrbim pėr qytetarėt.
Njė shėrbim i paguar nga taksapaguesit bujarė grekė.
Ishte njė kohė nė Greqi kur borxhi privat shtetėzohej,
por sot po bėhen pėrpjekje pėr tė privatizuar pėrfitimin
qė njerėzit mund tė shijojnė pėrmes shėrbimit publik.
Ēfarė kanė investuar nė kėtė sektor kompanitė private,
qė tė mund ta blinin me njė ēmim mė tė ulėt se vlera e vetė?
Nėse hekurudhat janė si njė libėr nė historinė ekonomike,
rrjeti ujor na mėson si ta menaxhojmė monopolin.
Nė kėtė sektor, e ka radhėn Parisi qė tė paguajė faturėn e privatizimit.
Uji ėshtė njė shembull i jashtėzakonshėm monopoli.
Asnjė kompani uji nė botė nuk vepron nė baza konkurruese.
Gjithmonė ka vetėm njė rrjet,
nuk ia vlen kurrė tė investosh nė njė rrjet konkurrues.
Dy kompani shumėkombėshe
me mundėsi tė mėdha financiare dhe politike, Veolia dhe Suez,
marrin pėrsipėr administrimin e rrjetit tė ujit nė Paris.
Dhe Zhak Shiraku ua ofron atyre.
Nė vitin 1985, u mor njė vendim politik nga Zhak Shirak,
Kryetar i bashkisė sė Parisit asokohe,
qė ta ndante Parisin mė dysh, me kufi brigjet e Senės.
Duke e ndarė kėshtu
do t'i caktonte secilit grup privat dhe vartėsve tė tij
njė bankė pėr shpėrndarjen dhe faturimin e ujit.
Nuk kishte asnjė diskutim teknik, apo ekonomik.
Mendoj se pati njė pozicionim ideologjik
qė thoshte se sektori privat ėshtė mė efikas.
Qytetarėt filluan tė merrnin fatura dita-ditės mė tė shtrenjta.
Ēmimi vazhdoi tė rritej pėr 15 vjet.
Pėr sa u pėrket ēmimeve, faturat u ngritėn me 260%.
Ėshtė e vėrtetė qė ne kishim njė rritje nė ēmimin e ujit
pa asnjė shpjegim ekonomik, apo teknik.
Nė vitin 2001 kur ndėrroi Kėshilli Bashkiak,
me shumicėn e majtė, ekologėt, komunistėt,
u vendos qė tė rimerrej nė dorėzim shėrbimi i shpėrndarjes sė ujit.
Kompania bashkiake e ujit, e cila u krijua nė vitin 2010,
i uli faturat me 8%
dhe tė gjitha fitimet i investoi nė pėrmirėsimin e rrjetit.
Ekziston gjithashtu edhe njė ēėshtje shumė e rėndėsishme, ajo e demokracisė.
Nėse administrimi publik zbatohet si duhet, kjo lejon
njė kontroll mė tė madh politik nga banorėt e Parisit.
Veolia dhe Suez reaguan,
pasi humbėn respektivisht 60 dhe 30 milionė euro tė ardhurat nė njė vit.
Ata ushtruan presion mbi qeverinė, bashkitė dhe sindikatat
kundra Ana Le Strat qė nisi procesin.
Nė fakt ata mė shohin mua si mishėrimin e djallit.
Lufta pėr Parisin shkaktoi
gėrshetimin e interesave tė shumėkombėshve dhe politikanėve.
Zherome Monod, menaxheri i Lyonnaise des Eaux,
ka qenė njė figurė lideri nė partinė e Zhak Shirakut.
Por gjithsesi, pavarėsisht lidhjeve tė tyre,
shumėkombė*** e ujit me sa duket e humbėn betejėn kundra qytetarėve.
U bėnė shumė fushata elektorale
dhe u luftuan shumė beteja nėpėr Evropė dhe nė botė.
Rezultati i atyre betejave kryesisht
ishte se njerėzit e refuzuan me forcė privatizimin e ujit.
Megjithatė, BE-ja i ktheu shpinėn vendimit tė qytetarėve.
Kompanitė shumėkombėshe janė ato qė vendosin nė Bruksel
dhe Italia u bė objektivi i tyre i radhės.
U mbajt njė referendum pėr privatizimin e ujit.
Dhe votuan 57% tė popullsisė
dhe 96% votuan se nuk donin njė privatizim tė ujit.
Voto Po
PĖR UJIN PUBLIK
Madje edhe Berluskoni tha: "Nuk mund ta privatizoj ujin".
"Ėshtė bėrė njė referendum qė thotė se nuk na lejohet".
Berluskoni po zėvendėsohet tani nga njė qeveri e drejtuar nga bankierė,
njė proces i ngjashėm me atė tė Greqisė.
Pėrsėri zyrtarėt evropianė i kanė thėnė qeverisė italiane:
"Ne presim njė program privatizimi dhe presim qė tė pėrfshijė edhe ujin".
Me njė letėr sekrete ata dėrguan tek Kryeministri italian,
Trishetin dhe Dragin, nga Banka Qendrore e Evropės,
duke kėrkuar tė njėjtėn gjė qė ishte mohuar nga populli italian.
Fakti qė tani ishte e jashtėligjshme pėr kushtetutėn italiane
qė tė privatizohej uji, ishte pa lidhje.
Njė proces krejtėsisht jodemokratik,
dhe, e pėrsėris, i ngjashėm me ato lloj presionesh qė u bėnė nė Greqi.
Vetėm kėtė fundjavė kam folur me Kryeministrin e ri, z. Papadhimos,
fola gjithashtu edhe me kryeministrin Monti,
dhe unė e di qė ata janė shumė tė angazhuar t'i respektojnė zotimet e bėra,
sepse ata e kuptojnė se pa kėtė
nuk do tė ketė njė stabilitet financiar nė vendet e tyre.
Ne e dimė qė vendet ku ndėrhyn FMN-ja
shėrbimet e ujit privatizohen.
Ne e dimė shumė mirė se ekzekutivėt e vjetėr tė Suez dhe Veolia
janė ekzekutivė dhe kėshilltarė tė FMN-sė.
Ne e dimė shumė mirė se ekzekutivėt e Suez dhe Veolia
janė tė lidhur me Bankėn Qendrore Evropiane.
E dimi mirė se nė Parlamentin Evropian paguhen shumė njerėz pėr tė lobuar
dhe pėr tė promovuar interesat e kompanive shumėkombėshe,
qė njerėz nga kėto kompani bashkohen me qeveritė
dhe kur kėto qeveri ikin ata kthehen tek kompanitė e tyre.
Nė Greqi, qeveria Papandreu
caktoi si administrator tė kompanisė publike tė ujit njė ish-ekzekutiv tė Veolia.
Nikos Bardis, i cili promovoi se privatizimi
sipas kompanisė shumėkombėshe franceze,
e karakterizon tani Greqinė si njė fortesė tė Bashkimit Sovjetik.
Sidoqoftė, planet e privatizimit nuk kanė filluar nė kohėn e Trojkės.
Shitja me ēmime shumė tė ulėta e rrjetit tė ujit tė Athinės dhe Selanikut
filloi gjatė qeverisjes sė Simitisit, atėherė kur rrjeti u bė publik.
Brenda njė dekade, faturat u ngritėn me 200%,
ndėrsa shėrbimi nuk u pėrmirėsua me 200%, por u pėrkeqėsua mė shumė.
Nė vitin 2008, partia Demokracia e Re e rinisi procesin e privatizimit
dhe tre kompani tė pėrbashkėta u bėnė gati pėr betejėn.
Ishte grupi Suez me Ellaktor-in,
ishte Veolia me grupin Marfin,
dhe ishte Spanish Aqualia me GEK-Terna.
Ekzekutivėt e Suez-it vizituan ndėrtesėn e kompanisė publike tė ujit.
Unė nuk e di ēfarė ėshtė diskutuar pas dyerve tė mbyllura.
Ajo qė ne e dimė shumė mirė ėshtė se kėto kompani,
dhe sidomos kompania Suez,
janė akuzuar jashtė vendit
pėr dhėnie ryshfetesh ndaj punonjėsve publikė dhe politikanėve
nė vende tė qytetėruara tė Perėndimit.
Nėse kjo ka ndodhur diku tjetėr,
ka shumė gjasa qė tė ndodhė edhe nė Greqi.
Panairi Ndėrkombėtar i Selanikut, 2009
Zgjedhjet kanė ndėrprerė, ose e kanė ndaluar pėrkohėsisht
procesin e privatizimit tė kompanisė sė ujit tė Selanikut.
Nėse ju zgjidheni, a do tė vazhdojė procesi i privatizimit,
apo ju jeni kundra privatizimit?
G. Papandreu: Ne jemi kundra privatizimit tė ujit.
Ky ishte njė tjetėr premtim elektoral i pa mbajtur i qeverisė sė PASOK-ut.
Pas zgjedhjeve, qeveria vazhdoi
me planet e privatizimit tė dy ndėrmarrjeve fitimprurėse:
Kompanitė e ujit tė Athinės dhe Selanikut.
Argumenti kryesor i qeverisė
dhe i kompanive qė janė vėnė pas burimeve ujore
ėshtė se ata nuk do t'i blejnė lumenjtė, apo burimet tona.
Qė nuk do t'i marrin rrjetet me vete dhe do tė largohen.
Rrjetet do tė mbeten kėtu. Ashtu siē Akropoli qėndron kėtu.
Ata thjesht do tė merren me menaxhimin,
mirėmbajtjen, shpėrndarjen, politikat e faturimit.
Ajo qė harrojnė tė pėrmendin pėrkrahėsit e privatizimit ėshtė se kostot
e zėvendėsimit tė rrjetit pėrsėri do tė paguhen nga populli.
Prandaj, kompanitė nuk e kanė me ngut qė ta mirėmbajnė kėtė rrjet.
Mirėmbajtja e pamjaftueshme do tė thotė fitim pėr kompaninė private.
Shkatėrrim i infrastrukturės do tė thotė qė do tė zėvendėsohet nga qytetarėt grekė.
Fitimi i shkon kompanisė private,
dėmi u sillet taksapaguesve grekė.
Uji nuk shitet
Si nxėnėsi i magjistari,
Evropa do tė paguajė pėr privatizim e infrastrukturės.
Por, me siguri, forcat e tregut do ta shfaqin fytyrėn e tyre tė vėrtetė
edhe nė vendlindjen e neoliberalizmit, nė SHBA.
Drejt fundit tė viteve '90
Kalifornia e privatizon tregun e energjisė elektrike.
Por kultura e privatizimit
humbet bashkė me energjinė elektrike.
Ėshtė ėndėrr qė tė mund tė kesh njė treg pėr energjinė elektrike, apo gazin.
Kjo thjesht nuk ėshtė e mundur. Ėshtė njė monopol natyral.
Ka vetėm njė tel qė shkon nė shtėpinė tėnde.
Kjo ėshtė njė histori prezantuese ekonomike bazė,
qė nėse ke diēka qė tenton drejt monopolit,
atėherė ti nuk ke forcėn konkurruese tė tregut
pėr t'i disiplinuar prodhuesit.
Por tė duhet njė strukturė rregulluese,
pėrndryshe ti thjesht po fton kompani qė tė tė zhvatin.
Historikisht, gjėrave e nevojshme nė SHBA kanė rregulla tė forta.
Nė vitet ‘90 e ndryshuan kėtė, filluan ta ndryshonin.
Ne do tė heqim dorė nga kontrolli i ndėrtesės,
operacioni dhe ***ėsia e impianteve tė prodhimit,
duke e lėnė sistemin e transmetimit dhe atė tė shpėrndarjes
nė duart e gjėrave tė nevojshme.
Kompanitė e energjisė mund ta rrisin ēmimin shitjes me shumicė pa kontroll.
Nė mėnyrė qė ta bėjnė kėtė,
ata zhvillojnė strategji komplekse mashtrimesh me emra tė koduar.
Nė rastin Enron, nxorėn edhe emra pėr tė mes tyre:
Ylli i Vdekjes, Shkurtohu Pak, Rikoshet, Ngėrē, Programim Fals.
Njėri u quajt "Trashaluqi" sipas bombės sė parė bėrthamore qė ėshtė lėshuar.
Kompanitė madje edhe ndalojnė sė prodhuari energji
pėr tė krijuar mungesa dhe pėr tė rritur ēmimin e kilovatėve pėr orė.
Las Vegas Cogen, jam Riēi. - Hej, Rich! Jam Billi lart nė Enron.
Kjo do tė jetė diēka qė duhet ta bisedojmė ballė pėrballė.
Dua qė ju tė bėheni disi krijues
dhe tė gjeni njė arsye pėr tė ardhur poshtė.
Nė rregull, do tė vijmė pėr ndonjė mirėmbajtje.
Kemi regjistruar njerėz nga Enron-i duke qeshur ,
nė lidhje me shkėputjen e energjisė
dhe se si do t'i ēonin nė ēati ēmimet pėr gjyshet.
Pra thashethemet ishin tė vėrteta?
Do t'jua marrin tė gjitha paratė juve?
Tė gjitha paratė qė keni vjedhur nga ato gjyshet e gjora tė Kalifornisė?
Po, tė gjyshes Mili, shoku.
Tani ajo do paratė e saja pėr energjinė
qė t'ia ia fute nga pas pėr 250 dollarė megavat/orė.
Tjetra ishte tė luanin me tregun.
Pra, me pak fjalė ata do tė paguheshin pėr elektricitet,
qė nė tė vėrtetė nuk do ta dorėzonin kurrė.
Dhe doli qė ēmimet u rritėn me qindra pikė pėrqindjeje,
madje edhe mijėra gjatė atyre periudhave tė pikut.
Enron-i e korruptoi sistemin tonė. Thellė.
Por nuk ishte vetėm Enron-i.
Dhe ideja qė Enron-i ėshtė vetėm njė mollė e kalbur ėshtė e gabuar.
Tė gjashta kompanitė e mėdha energjetike ishin tė pėrfshira nė komplot.
Enron-i nuk mund tė vepronte i vetėm.
Nė Kaliforni, qytetarėt i paguajnė kostot e eksperimenteve,
kur forcat e tregut lėnė miliona prej tyre nė errėsirė tė plotė.
Shkėputjet e para ndodhėn nė qershor tė vitit 2000.
Me pak fjalė, prodhuesit refuzonin tė prodhonin me ēmimet e dhėna
dhe kėshtu pėrfunduan me shkėputje.
Heqja dorė nga kontrolli i tregut tė energjisė nė Kaliforni
u imponua nėn njė presion tė madh nga bizneset e mėdha.
Por edhe ato patėn humbje nga heqja dorė nga kontrolli.
Ironia ėshtė se pėrdorues tė mėdhenj tė shėrbimeve,
biznese tė mėdha qė pėrdornin sasi tė mėdha energjie,
ishin pėrkrahėsit mė tė mėdhenj tė heqjes sė kontrollit.
Kur goditi kriza e energjisė, ato ishin mes viktimave mė tė mėdha,
duke parė sasinė e energjisė qė konsumonin.
Kur ēmimet e shitjes me pakicė nuk e ndiqnin dot mė
lojėn e marrė spekulative tė ēmimeve me shumicė,
sistemi filloi tė pėrmbysej.
Sa mė shumė energji siguronin,
aq mė shumė para humbnin dhe mė shpejt.
Nė njė kohė shumė tė shkurtėr, njėri nga dy investitorėt tanė kėtu nė Kaliforni
deklaroi falimentimin, dhe tjetri ishte shumė pranė tij.
Fundi i historisė ishte rimarrja e kontrollit.
Nėse ia lė kėtė tregut, atėherė mund tė hasėsh situata
nė ato maja kur ēmimi bėhet vėrtet qesharak,
dhe kėshtu ndodhi nė Kaliforni.
Rregullimi ėshtė aplikimi i demokracisė nė ekonomi.
Ėshtė mėnyra se si publiku i kontrollon bizneset e monopolit
qė ata tė mos na kontrollojnė neve.
Evropa do tė provojė ditėt e errėta tė saja,
falė heqjes sė kontrollit dhe privatizimit tė tregut tė energjisė.
Heqja e kontrollit fillon me Traktatin e Mastriktit,
ku BE-ja premton pėrmirėsimin e shėrbimeve dhe uljen e ēmimeve.
Nė Bashkimin Evropian, aty ku tregu ėshtė hapur,
ēdo prodhues apo furnizues me elektricitet mund tė futet
nė rrjetet e transportit dhe shpėrndarjes qė tė furnizojė klientėt e tij,
gjė e cila inkurajon konkurrencėn.
Deri nė vitin 2006, asnjė kompani private nuk ka investuar nė elektricitet nė Greqi.
Kjo ėshtė njė infrastrukturė publike,
kėrkon njė kapital tė madh dhe kthimi ėshtė i ulėt.
Nuk ka fitim tė lehtė dhe tė shpejtė pėr kompanitė private.
Prandaj, gradualisht, nga viti 2000 deri nė 2006-ėn,
nė mėnyrė qė tregu tė tėrheqė investitorė privatė,
faturat e konsumit filluan tė rriten.
Taksapaguesit nuk paguajnė thjesht vetėm fatura mė tė shtrenjta.
Pa e kuptuar, ata subvencionojnė prodhuesit privatė tė energjisė.
Mitilinios zotėron rafineritė e naftės "Aloumina" dhe "Latsis".
Ata kishin nevojė pėr energji elektrike,
kėshtu qė ndėrtuan impiante energjie pėr nevojat e veta.
Por ata kuptuan se ishte mė pak fitimprurėse, po tė pėrdornin energjinė e tyre.
Kėshtu qė ia shisnin energjinė elektrike kompanisė publike tė energjisė
pėr 100 euro/megavat me ēmim shumice,
ndėrkohė qė kompania publike e energjisė ua shiste atyre
dhe kompanive tė tjera pėr 43 euro.
Nėse e kthejmė nė volt, kompania publike e blen me 51 centė,
dhe e shet pėr 11 centė pėr kilovat/orė.
Pėr shkak tė rritjes sė vazhdueshme tė faturave, kompanitė private
e kuptuan qė edhe ato mund tė pėrfitojnė nga furnizimi me energji elektrike.
Hellas. Erdhi kompania private numėr njė e energjisė elektrike.
Dr. Lampros, njė reumatolog dhe zonja Fotini
e ndryshuan kompaninė elektrike pa e ndėrruar aparatin matės.
Erdhi njė pikė qė u shfaqėn shpėrndarės privatė energjie elektrike.
Shpėrndarėsit janė thjesht ndėrmjetės.
Ata nuk shisnin asgjė.
Me njė kapital prej 60,000 eurosh, njė shumė mjaft e vogėl,
dikush mund tė merrte njė licencė pėr tė siguruar energji elektrike.
Njė kompani qė siguron energji pėrmes burimeve pėrtėritėse.
Ku e merrnin ata energjinė pėrtėritėse, tė cilėn e reklamonin?
Nga kompania publike.
Nė fillim, kompanitė private duhej tė siguronin
elektricitetin qė premtonin tė shisnin.
Por BE-ja i liroi ato nga ky detyrim.
Ato nuk kishin garanci qė e kishin atė qė premtonin tė shisnin!
Autoriteti rregullues grek pėr sektorin e energjisė
do t'u hapte dyert kompanive,
mes tė cilave do shfaqeshin Enron-ėt e Greqisė.
U lėshuan 63 licenca.
Operuesit mė tė mėdhenj ishin Energa dhe Hellas Power.
Tė dyja kompanitė, nuk ia paguanin sektorit publik
shpenzimet e bėra pėr prodhimin dhe shpėrndarjen e energjisė.
Erdhi njė pikė kur ato ndaluan sė paguari fare,
madje edhe shumėn e nevojshme pėr energjinė,
qė kishin rėnė dakord ta blinin nė kontratėn e blerjes.
Gjithashtu mblidhnin edhe taksat e shtuara tek fatura e energjisė
dhe paratė shkonin direkt nė Zvicėr.
Rasti i Energa-s dhe Hellas Power
janė vetėm maja e ajsbergut tė miliona eurove
qė u ka kushtuar heqja e kontrollit qytetarėve grekė.
Gjatė 12 viteve tė heqjes sė kontrollit nga tregu i energjisė elektrike,
nuk ka pasur asnjė rėnie nė burokraci
dhe as shėrbimet nuk janė pėrmirėsuar
dhe as pėrzierja e karburantit nuk ėshtė pėrmirėsuar.
Pėrkundrazi, vartėsia e vendit ndaj energjisė elektrike u rrit,
ndėrkohė qė faturat ngriheshin me mė shumė se 80%.
Viktimat e para janė taksapaguesit.
Por edhe punonjėsit janė prekur nga kjo.
Para heqjes sė kontrollit tė tregut, qė filloi nė vitet '98-'99,
kompania publike e energjisė kishte 35,000 punonjės, ndėrsa sot ka 22,000.
Ka pasur njė rėnie tė madhe nė personelin
qė u zėvendėsua nga kontraktuesit,
punonjėsit e kontraktuesve dhe shumė punonjės tė tjerė rasti.
Kontraktuesve nuk u intereson cilėsia.
Pėrkundrazi, ėshtė nė interes tė tyre,
kur mirėmbajtja nuk ėshtė nė rregull.
Kanė ndodhur gjithashtu edhe shumė aksidente.
Nuk kalon viti pa dy, apo tre viktima.
Duke mospėrfillur interesin e publikut dhe pasojat nė shoqėri,
partitė qė mbėshtesin memorandumin tani promovojnė
privatizimin e mė shumė kompanive energjetike publike.
Ėshtė njė shifėr e vėrtetė, sipas tė dhėnave zyrtare,
flasim pėr 16-17 miliardė euro.
Sa ėshtė vlera e tyre nė bursėn e Greqisė?
750-800 milionė euro.
Njėsia Pesė qė ėshtė planifikuar tė ndėrtohet nė Ptolemaida
ka njė buxhet prej 1.5 miliardėsh euro.
E gjithė kompania do tė shitet
pėr njė ēmim mė tė ulėt se njė njėsi e saj.
Populli grek ka paguar
qė elektriciteti tė shkojė edhe nė fshatin me tė vogėl
dhe ky rrjet tani do tė shfrytėzohet nga kompanitė private.
Shumica e kėtyre kompanive private
e ushqejnė shtetin dhe fitojnė nė vend qė tė ofrojnė.
Kompania publike e energjisė nuk ėshtė ndėrtuar nga sektori privat.
Ajo ka operuar pėr 60 vjet, falė parave tė popullit.
Ajo ēoi energjinė elektrike nė tė gjithė vendin.
Ėshtė i yni dhe ne nuk mund ta falim.
Shumė shembuj nga e gjithė bota vėrtetojnė se
privatizimi ndikon negativisht tek qytetarėt, punonjėsit dhe shėrbimet.
Sot, privatizimi na prezantohet si njė domosdoshmėri,
nė mėnyrė qė tė rregullojmė krizėn e krijuar nga borxhi.
Gjithsesi, edhe pėrkrahėsit e privatizimit nuk janė dakord.
Tė bėsh shumė privatizim
nuk ėshtė medoemos gjėja mė e mirė pėr t'u bėrė nė mes tė njė krize ekonomike,
sepse privatizimi do tė ēojė nė dorėzimin e njerėzve.
Dhe gjėja mė e keqe qė mund tė bėsh gjatė njė krize
ėshtė t'u ***ėsh arsye tė tjera njerėzve pėr t'u dorėzuar.
Nė afat tė shkurtėr do tė marrėsh pak para prej kėsaj.
Kėshtu qė do tė jetė mirė pėr ty pėr mbase njė vit,
por pas kėtij viti ti humbet tė ardhurat.
Nė terma tė vėrteta ekonomike,
do tė jetė njė pikė uji nė oqean nė afat tė shkurtėr,
dhe njė humbje ekonomike nė afat tė gjatė.
Kriza botėrore qė ka krijuar sektori privat
bėhet pretekst pėr njė sulm tė pėrgjithshėm mbi pasuritė publike.
Njė sulm qė ndonjėherė ėshtė i maskuar.
Privatizimi nuk prek vetėm rastet
kur i merren tė gjitha shėrbimet shtetit,
nė formėn e koncesioneve, pėr shembull.
Privatizim ėshtė edhe kur universitetet vlerėsohen
pėr njė nivel edukimi qė ata nuk e japin,
por sipas mėnyrės mė tėrheqėse tė kėtij edukimi nė treg.
Tė ashtuquajturit universitetet publike
po detyrohen tė pėrshtaten me tė njėjtėn domosdoshmėri tregu,
kėshtu qė kėtu do tė gjejmė njė proces asimilimi,
nė tė cilin universitetet publike bėhen shumė e mė shumė si ato private:
Ndėrmarrje fitimprurėse qė nė thelb kėrkojnė tė shesin edukimin,
dhe i gjithė parimi i edukimit publik
ėshtė qė edukimi nuk ėshtė njė produkt.
Ėshtė e drejta e ēdo qytetari.
Tentativa e privatizimit ėshtė zhvilluar,
edhe nė atė qė Marksi e quante "intelekti i pėrgjithshėm",
domethėnė, dija e grumbulluar shoqėrore dhe teknologjike
qė prodhon pasuri pėr shoqėrinė.
Si u bė Bill Gejtsi njeriu mė i pasur nė botė?
Ai u pasurua pikėrisht pėrmes privatizimit tė gjėrave tė pėrbashkėta.
Ajo qė ofron Bill Gejtsi
ėshtė diēka qė formon vetė hapėsirėn e pėrbashkėt qė ne pėrdorim
nė mėnyrė qė tė komunikojmė, tė shkėmbejmė shėnime,
jo vetėm dijen, por nė pėrgjithėsi, lajmet, Internetin, gjithēka.
Nė mėnyrė qė tė kontaktojmė me njėri-tjetrin,
ne duhet tė futemi nė territorin e Bill Gejtsit.
Gjithsesi, tentativa pėr tė privatizuar gjithēka
ēon nė rezistencėn me forcė tė njerėzve,
tė atyre qė e mendojnė se gjithēka mund tė ndryshojė,
nėse ka vendosmėri politike.
Problemet e ekonomisė nuk janė ligjore, janė politike.
Kur merret njė vendim politik, gjithēka mund tė rikthehet mbrapsht.
Nė vende si Argjentina, Bolivia, Ekuadori,
ka ndodhur rimarrja e sistemit tė privatizuar.
Nė disa raste ngaqė ishin tė detyruar.
Tani nė Evropė po ndodhin ri-municipalizime.
Ajo qė ka ndodhur nė Gjermani nė dy vitet e fundit
ėshtė shtrirė goxha shumė: Ri-municipalizim i elektricitetit.
Por pėrgjigjja pėr privatizimin
nuk mund ta kthejė situatė nė pikėn qė na solli kėtu ku jemi tani.
Qėllimi ėshtė qė prona publike tė kontrollohet
nga ata qė e krijuan: Nga punėtorėt.
Unė mendoj se duhet tė marrim mėsime nga e shkuara
dhe struktura e menaxhimit duhet tė jetė mė demokratike.
Autoriteti duhet tė vijė nga poshtė, jo nga lart.
Populli grek duhet tė luftojė pėr kėtė, sepse nėse nuk luftojnė,
nuk do tė mund tė ngrihen mė.
Shpresoj qė grekėt ta luftojnė.
Dhe shpresoj qė tė gjitha sindikatat evropiane tė tregtisė t'i ndihmojnė ata.
Pėr studentėt dhe punėtorėt nė universitetet greke,
u them tė rezistojnė me gjithė fuqinė qė kanė.
Jo! Ju nuk jeni viktima. Mirė, jeni,
por nė parim, ju po luftoni, pėr Zotin.
A do tė mundė personi modern tė luftojė tendencėn
pėr tė qenė pasivė, tė qetė?
Veē kėsaj, Thusididis ka thėnė se:
Duhet tė zgjidhni, ose liri, ose qetėsi.
Ose do tė jeni tė lirė, ose do tė jeni tė qetė.
Nuk mund t'i keni tė dyja.