Tip:
Highlight text to annotate it
X
OSHO
BISEDAT E OSHOS: heshtje e shprehur me fjalë
Fondacioni ndërkombëtar Osho paraqet
Të bësh dashuri, përjetim i shenjtë
Një metodë të thjeshtë meditimi për t'ua sugjeruar dashnorëve latinë,
në mënyrë që të mund ta gjejnë rrugën e tyre?
Metoda më e thjeshtë
për dashnorët është që kur bëjnë dashuri
duhet ta bëjnë atë një
përjetim të shenjtë.
Të gjtha fetë e kanë shkatërruar
shenjtërinë e dashurisë.
E kanë dënuar si mëkat.
Dhe kondicionimi ka shkuar aq thellë
në mendjen e njeriut
sa njerëzit janë duke bërë dashuri me kaq nxitim,
sikur
duan ta përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sigurisht, nëse është mëkat
më mirë është që të përfundohet sa më shpejt.
Zemrat e tyre janë plot faj,
Gjithë mendjet e tyre plot mëkat.
Nëse të dashuruarit duan ta bëjnë dashurinë përjetim meditativ,
atëherë së pari duhet ta largojnë mendimin se është mëkat,
se është diçka e gabuar.
Është diçka
pafundësisht e bukur,
një dhuratë e mahnitshme e natyrës,
e ekzistencës, për të cilën nuk duhet të jeni me faj,
duhet të jeni mirënjohës!
Dhe për ta treguar mirënjohjen tuaj
duhet t'i bëni
një vend të veçantë.
Çdo shtëpi dhe çdo çift që mund t'ia lejojë vetes
duhet të ketë dhomë të veçantë vetëm për dashuri:
të mos ketë asnjë lloj vibracioni tjetër aty
as grindje, diskutime,
gjuajtje të jastëkëve.
Ata duhet të hyjnë në dhomë pasi të jenë larë,
sikur të jenë duke shkuar në një tempull.
Dhoma duhet të jetë plot me
aromë të mrekullueshme temjani të djegur;
aty nuk duhet të ketë drita të shndritshme
vetëm qirinj, dritë të zbehtë.
Dhe nuk duhet të nxitojnë,
sepse paraloja është tepër e rëndësishme,
për arsyen e thjeshtë se i tërë trupi i gruas është erotik.
I gjithë trupi i burrit nuk është erotik;
seksualiteti i tij është i lokalizuar,
i kufizuar
vetëm në gjenitalet e tij.
Por i gjithë trupi i gruas është erotik,
dhe përveç nëse gjithë trupi i saj fillon
të drithërojë
nga kënaqësia, ekstaza,
ajo nuk do ta përjetojë orgazmën.
Nëse burri luan mjaft me trupin e gruas,
gruaja luan mjaft me trupin e burrit...
dhe teknika e meditimit është:
ndërsa jeni duke luajtur me trupin e njëri tjetrit,
qëndroni vëzhgues,
mos u identifikoni.
Ashtu që te jenë katër veta, jo dy:
gruaja dhe vëzhguesja nga brenda,
burri dhe vëzhguesi nga brenda.
Vëzhguesi thjesht shikon çfarë burri po i bën gruas,
çfarë gruaja po i bën burrit.
Vëzhguesi nuk gjykon
në është mirë apo keq; është thjesht si një pasqyrë,
që paraqet çfarë është duke ndodhur.
Ky vëzhgim është veçse vetëdijshmëri,
vigjilencë, ndërgjegjshmëri.
Dhe veçanërisht në paralojë,
nëse jeni i ndërgjegjshëm, vigjilent,
atëherë ekziston mundësia
që të dytë ta dini kohën e saktë
kur trupat tuaj janë gati për të bërë dashuri.
Do ta ndieni bioelektricitetin e trupave të njëri tjetrit.
Kur filloni të bëni dashuri, mos nxitoni.
Lëreni gruan të jetë gjithmonë përmbi.
Pozicioni i misionarit
është pozicioni më i keq që ekziston në botë.
Në Lindje
askush nuk e dinte para se të krishterët të arrinin atje
se burri mund të jetë përmbi gruan.
Kjo është kaq brutale,
kaq e shëmtuar.
Gruaja është delikate,
dhe një kafshë
e stërmadhe
bën ulje-ngritje mbi gruan e ngratë!
Në Indi ky quhet pozicioni i misionarit,
sepse u bë i njohur vetëm kur misionarët erdhën në Indi.
Ata i mësuan indianët se edhe kjo është e mundshme;
përndryshe, gruaja duhet të jetë gjithmonë përmbi.
Edhe nga këndvështrimi shkencor
është e saktë që gruaja duhet të jetë përmbi,
sepse ajo atëherë mund të jetë më aktive
dhe burri mund të jetë më pak aktiv.
Nëse burri është përmbi, gruaja nuk mund të jetë më aktive,
ndërsa burri është më aktiv.
Nëse ai është më aktiv, e arrin ejakulimin shumë shpejt,
ndërsa gruaja
nuk ka arritur ende në pikën kur mund ta ketë orgazmën.
Nëse gruaja është përmbi dhe është aktive,
ndërsa burri mbetet joaktiv,
ekziston çdo mundësi
që në kohën që gruaja
e arrin orgazmën
edhe burri do ta arrijë atë.
Dhe nëse të dytë e arrijnë orgazmën në të njëjtën kohë,
atëherë arrihet një bashkim dhe shkrirje e jashtëzakonshme,
sikur trupat zhduken
dhe dy shpirtrat nuk janë më dy shpirtra,
dy qenie nuk janë më dy qenie.
Ndërsa vëzhgimi vazhdon.
Ky është ndikimi i brendshëm i meditimit që vepron:
ju jeni duke vëzhguar.
Pasi
të jetë qetësuar orgazma juaj,
gjersa zhduket dalngadalë, përcilleni atë.
Përcilleni teksa rritet,
përcilleni teksa shpërthen
përcilleni teksa fillon të kthehet prapë
në gjendjen
normale të trupave tuaj.
Pastaj mos nxitoni të ndaheni nga njëri tjetri;
qëndroni bashkë për ca kohë.
Në tantra kjo quhet orgazma e ulët.
Kjo mbetet e panjohur për miliona njerëz.
Orgazma e parë ishte orgazma e lartë.
Ju u takuat bashkë
në kulmin e energjisë suaj,
tani ajo lartësi nuk është më.
Por çdo lartësi e ka ultësirën përskaj;
pa luginë nuk mund të ketë maje.
Prandaj nëse mund të qëndroni në vëzhgim qetë
së bashku,
do të mahniteni.
ekziston një orgazmë tjetër me një bukuri krejt të ndryshme,
thellësi të ndryshme,
kënaqësi të ndryshme -
orgazma e ulët.
Gjersa orgazma e ulët të zhduket dhe të ktheheni prapë në normalitet
mos u ndani.
Ndërkohë, vëzhgimi vazhdon gjatë tërë kohës.
Kur ndaheni,
thjesht mos
filloni të bini në gjumë.
Diçka shumë thelbësore është ende aty,
dhe kjo është pasloja.
Keni krijuar kaq
pështjellim në tërë energjinë e trupit, mendjen
e njëri tjetrit.
saqë është e nevojshme ta masazhoni trupin e njëri-tjetrit,
të luani me trupin e njëri-tjetrit,
dhe përdorni aroma të këndshme, lule, drita qiriri, muzikë...
Nëse ua do të kërceni, kërceni.
Por vëzhgimi vazhdon.
Pse po këmbëngul që të vazhdojë vëzhgimi
Po e theksoj sepse nëse e bëni këtë shumë herë,
atëherë ndonjë ditë mund ta provoni vetëm vëzhgimin,
pa burrin tuaj, pa gruan tuaj -- vetëm.
Në të njëjtën dhomë,
Në të njëjtën atmosferë,
me të njëjtën aromë
e cila krijon të njëjtat kujtime;
të njëjtën dritë,
të njëjtin ambient,
filloni thjesht të vëzhgoni, gjersa jeni ulur.
Dhe një e papritur e madhe do t'ju ndodhë.
Gjithë çfarë ju ka ndodhur me gruan
fillon të ndodhë
pikërisht brenda jush,
pa gruan apo pa burrin.
Ju filloni të shkoni ngadalë drejt orgazmës së lartë -
të njëjtit përjetim
pa shprehje fizike, biologjike -
dhe e arrini orgazmën e ulët,
të njëjtin përjetim.
E keni mësuar meditimin përmes dashurisë,
e keni mësuar gjithashtu dhe
dashurinë përmes meditimit;
të cilat do të vazhdojnë ta pasurojnë njëra-tjetrën.
Kjo do t'u sjellë pjekuri
të dy personave,
ndërsa pjekuria do të lirojë
intelligjencën e tyre të ndrydhur,
vetëdijshmërinë,
përzemërsinë, dhembshurinë.
Dhe do ta shkatërrojë xhelozinë, zemërimin, urrejtjen.
Do të sjellë ndryshime të jashtëzakonshme në ju.
Ato ndryshime do të jenë dëshmia
se jeni në rrugën e duhur.
Burimi: Testamenti i fundit, Vol.3, #14 Copyright© Fondacioni ndërkombëtar Osho, Zvicër
Muzika: Hurdha e Bashos Copyright© Fondacioni ndërkombëtar Osho, Zvicër. OSHO ® është ™ e regjistruar
Për më shumë informacion, vizito: www.osho.com