Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Premtim Farizi Reviewer: Helena Bedalli
Ajnshtajni ka thënë
"Unë kurrë nuk mendoj për të ardhmen - ajo vjen mjaft shpejt."
Dhe ka pasur të drejtë, natyrisht.
Prandaj sot, unë jam këtu të kërkoj nga ju t'a mendoni se
si po ndodh e ardhmja tani.
Gjatë 200 viteve të shkuara, bota ka përjetuar
dy valë të mëdha të inovacionit.
Së pari, Revolucioni Industrial
na solli makinat dhe fabrikat, hekurudhat,
elektricitetin, udhëtimin ajror,
dhe jeta jonë ndryshoi përgjithmonë.
Pastaj Revolucioni i Internetit
na solli fuqinë kompjuterike, rrjete të dhënash,
qasje të paparë mëparë
në informacion dhe komunikim,
dhe jeta jonë ndryshoi përgjithmonë.
Tani po përjetojmë
një tjetër ndryshim metamorfik:
Interneti industrial.
Ai i bashkon makinat inteligjente,
analitikat e avancuara,
dhe kreativitetin e njerëzve në punë.
Ai është martesa e mendjeve me makinat.
Dhe jeta jonë ndryshoi përgjithmonë.
Në rolin tim të tanishëm, e shoh nga afër
se si teknologjia po fillon të transformojë
sektorët industrial që luajnë një rol të bujshëm
në ekonominë tonë dhe në jetët tona:
energji, aviacion, transport, kujdes shëndetësor.
Për një ekonomist, kjo është krejtësisht e pazakonshme,
dhe është tejet eksituese,
sepse ky është një transformim
po aq i fuqishëm sa dhe Revolucioni Industrial dhe më shumë,
dhe para Revolucionit Industrial,
nuk kishte rritje ekonomike për t'u diskutuar.
Pra cfarë është ky interneti industrial?
Makinat industriale po pajisen
me një numër në rritje të sensorëve elektronik
që i lejojnë ato të shohin, dëgjojnë, ndjejnë,
shumë më shumë se më parë,
duke gjeneruar sasi të mrekullueshme të të dhënave.
Analitika të sofistikuara në rritje
që shoshiten në të dhënat,
duke siguruar njohuri që na lejojnë
të operojmë makinat në një mënyrë krejtësisht të re,
me shumë më tepër efikasitet.
Dhe jo vetëm makinat individuale,
por flota të lokomotivave, aeroplanëve,
sisteme të tëra si rrjeta të energjisë, spitaleve.
Është optimizim i aseteve dhe optimizim i sistemit.
Natyrisht, sensorët elektronik
kanë qenë këndej për disa kohë,
mirëpo dicka ka ndryshuar:
një rënie e mprehtë në koston e sensorëve
dhe, falë avancimeve në cloud computing (ruajtjen e të dhënave në serverë të internetit),
një rënie e shpejtë në kosto e ruajtjes
dhe procesimit të të dhënave.
Pra ne po shkojmë drejt një bote
ku makinat me të cilat ne punojmë
nuk janë vetëm inteligjente; ato janë brilante.
Ato janë të vetëdijëshme, ato janë parashikuese,
reaktive dhe sociale.
Janë motorët reaktiv, lokomotivat, turbinat e gazit,
pajisjet mjeksore, që komunikojnë idealisht
në mes tyre dhe me ne.
Është një botë ku informacioni ne vetëvete
bëhet inteligjent dhe vjen tek ne
automatikisht kur na nevojitet ne
pa pasur nevojë ta kërkojmë ate.
Ne po fillojmë të vendosim
pergjatë sistemit industrial
virtualizim të bashkangjitur,
teknologji me procesor shumë-bërthamor,
komunikim të avancuar të bazuar në internet,
një infrastrukturë makinerie të re të definuar në softuer
që lejon funksionalitetin e makines
të bëhet virtuale në softuer,
duke e shkëputur softuerin e makinës nga pajisjet e prekshme (hardware),
dhe duke na lejuar ne që nga largësia dhe automatikisht
të monitorojmë, menaxhojmë dhe përmirësojmë asetet industriale.
Pse ndonjë nga këto janë të rëndësishme, pas së gjithash?
Pikë së pari, kjo tanimë po na lejon
të zhvendosemi drejt mirëmbajtjes
së bazuar në kushte parandaluese,
që do të thotë të riparojmë makinat
para se ato të prishen,
pa humbur kohë
duke i sherbyer ato në një orar të caktuar.
Dhe kjo, në kthim, na shtyn ne drejt
zero kohe-joproduktive të pa planifikuar,
që do të thotë që nuk do të ketë më rënie të rrymës elektrike,
nuk do të ketë më vonesa të fluturimeve.
Pra më lejoni t'ju *** disa shembuj
se si këto makina brilante punojnë,
dhe disa nga shembujt mund të duken vogëlsira,
disa janë qartë më të rëndësishme,
mirëpo të gjitha ato do të kenë ndikim shumë të fuqishëm.
Të fillojmë me aviacionin.
Sot, 10 përqind e të gjitha anulimeve
dhe vonesave të fluturimeve
ndodhin për shkak të rasteve të mirëmbajtjes së pa planifikuar.
Dicka shkon keq papritmas.
Kjo rezulton me kosto tetë miljard dollarë
për industrinë globale të fluturimeve çdo vitë,
për të mos përmendur ndikimin tek të gjithë ne:
stres, shqetësim,
takime të humbura kur ne jemi ulur pa shpresë
në një terminal të aeroportit.
Pra si mund të ndihmoje interneti industrial këtu?
Ne kemi zhvilluar një sistem të mirëmbajtjes parandaluese
që mund të instalohet në çdo aeroplan, avion.
Është i vetë-mësueshëm dhe mund të parashikojë cështje
që një operator njeri mund të mos e vërejë.
Avioni, ndërsa është në fluturim,
do të komunikojë me teknikët në tokë.
Deri sa të aterojë, ata tanimë do ta dijnë
nëse dicka ka nevojë për servis.
Vetëm në SHBA, një sistem si ky mund të parandalojë
më shumë se 60,000 vonesa dhe anulime çdo vit,
duke ndihmuar shtatë milion pasagjerë
që të arrijnë në kohë në destinacionet e tyre.
Ose merrni, kujdesin shëndetësor.
Sot, infermieret humbin mesatarisht
21 minuta në turn
duke kërkuar pajisjet mjekësore.
Kjo duket vogëlsirë, mirëpo kjo rezulton me më pak kohë
të kaluar duke u kujdesur për pacientët.
Qendra Mjekësore St. Luke në Hjuston, Teksas,
që ka vendosur teknologji të internetit industrial
për të monitoruar dhe lidhur elektronikisht
pacientët, stafin dhe pajisjet mjekësore,
ka zvogëluar kohën bazë të humbur
për afërsisht një orë.
Nëse keni nevojë për operacion kirurgjikal, një orë luan rol.
Kjo do të thotë që më shumë pacientë mund të trajtohen,
më shumë jetë mund të shpëtohen.
Një qendër tjeter mjekësore, në Shtetin e Uashingtonit,
është duke testuar një aplikacion që lejon
imazhet mjekësore nga skanerët e qytetit dhe MRI
të analizohen në kloud,
duke zhvilluar analitikë më të mirë
për një kosto më të vogël.
Imagjinoni një pacient
i cili ka vuajtur një traumë të rëndë,
dhe ka nevojë për vëmendjen e disa specialistëve:
një neurologu, një kardiologu,
një kirurgu ortopedik.
Nëse të gjithë ata mund të kenë qasje të menjëhershme dhe simultante
në skanimet dhe imazhet që ata kanë bërë,
ata do të mund të japin kujdes mjekësor më të mirë dhe më shpejtë.
Pra krejt kjo përkthehet në rezultate më të mira në shëndet,
mirëpo kjo mund të ***ë edhe përfitime substanciale ekonomike.
Vetëm një reduktim një-përqindësh në jo-efikasitetin ekzistues
mund të japin kursime të mbi 60 miljard dollarë
në industrinë e kujdesit shëndetësor në botë,
dhe kjo është vetëm një pikë në det
krahasuar me çfarë ne duhet të bëjmë për t'a bërë kujdesin shëndetësor
të përballueshëm në baza të qëndrueshme.
Avancime të ngjashme po ndodhin në energji,
duke përfshirë edhe energjinë e ripërterishme.
Turbinat e erës të pajisura me monitorime dhe diagnostifikime prej së largu
që lejojnë turbinat e erës të komunikojne me njëra tjetrën
dhe të përshtasin ritmin e teheve të tyre në një mënyrë të koordinuar,
varësisht se si fryn era,
tani mund të prodhojnë elektricitet për një kosto
më të vogël se pesë cent për kilovat/orë.
Dhjetë vjet më parë, kjo kosto ishte 30 cent,
gjashtë herë më e lartë.
Lista vazhdon, dhe do të rritet shpejt,
sepse të dhënat industriale tani po rriten në mënyrë eksponenciale.
Në vitin 2020, ato do të jenë më shumë se 50 përqind
e të gjitha informatave digjitale.
Mirëpo kjo nuk ka të bëjë vetëm me të dhëna, pra le të ndërrojmë tezë
dhe t'ju tregoj se si kjo tanimë po ndikon
në punët që bëjmë çdo ditë,
sepse kjo valë e re e inovacioneve
po na sjell mjete dhe aplikacione të reja
që do të na mundësojnë të bashkëpunojmë
në një mënyrë më të mençur dhe më të shpejtë,
duke na i bërë punët tona jo vetëm më efikase
por edhe më të frutshme.
Imagjinoni një inxhinier të terrenit që vjen te turbinat e erës
me një pajisje dore që i tregon asaj
se cila turbinë ka nevojë për servis.
Ajo tanimë i ka të gjitha pjesët rezervë,
sepse problemet ishin diagnostifikuar më parë.
Dhe nëse ajo përballet me një cështje të papritur,
po e njejta pajisje dore do t'ia mundësojë asaj
të komunikojë me kolegët në qendër të servisit,
t'u lejojë atyre të shohin atë çfarë ajo sheh,
të transmetojë të dhëna që ata mund t'i diagnostifikojnë,
dhe t'i tregojnë asaj video që do t'a udhëzojnë ate,
hap pas hapi, drejt çfarëdo procedure komplekse
që nevojitet për t'a rikthyer makinën në funksion dhe punë.
Dhe bashkëveprimi i tyre është dokumentuar
dhe ruajtur në një databazë të hulumtueshme.
Të ndalemi dhe të mendojmë rreth kësaj për një minutë,
sepse kjo është një çështje e rëndësishme.
Kjo valë e re e inovacioneve është duke e ndryshuar
rrënjësisht mënyrën se si ne punojmë.
Shumë nga ju do të brengoseni për ndikimin që inovacionet mund të kenë në vendet e punës.
Papunësia tanimë është e lartë,
dhe gjithmonë ka një frikë se inovacionet do të shkaterrojnë vendet e punës.
Inovacionet janë përçarës.
Mirëpo më lejoni t'i theksoj dy gjëra këtu.
Së pari, ne tanimë kemi jetuar
mekanizimin e bujqësisë, automatizimin e industrisë,
dhe punësimi është ngritur,
sepse inovacioni është rrënjësisht për rritje.
Ai i bën produktet më të përballueshme.
Krijon kërkesë të re, vende të reja pune.
Së dyti, është një shqetësim që në të ardhmen,
do të ketë vend vetëm për inxhinierët,
shkencëtarët e të dhënave, dhe punëtorë të fushave tjera të specializimeve të larta.
Më besoni mua, si ekonomist, edhe unë jam i frikësuar.
Mirëpo, mendojeni:
Ashtu si një fëmijë që mundet lehtësisht të kuptojë
se si të operoje një iPad,
ashtu edhe një gjeneratë e re e mobileve
dhe aplikacioneve intuitiv industrial do ta lehtësojnë jetën
për punëtorët e të gjitha niveleve të aftësive.
Punëtorët e së ardhmes do të jenë më shumë si Njeriu i Hekurt (IRON MAN)
se sa si Charli Chaplini i "Kohëve Moderne".
Për t'u siguruar, vende të reja pune me aftësi të larta do të krijohen:
inxhiniere digjital mekanik të cilët i kuptojnë
të dyja, makinat dhe të dhënat;
menaxherë që kuptojnë industrine e tyre
dhe analitikat dhe mund të riorganizojnë biznesin
për t'a shfrytëzuar maksimalisht teknologjinë.
Mirëpo le të kthehemi një hap prapa.
Ta shikojmë pasqyrën e përgjithshme.
Ka njerëz që argumentojnë që inovacioni i së sotmes
ka të bëje krejtësisht me media sociale (Facebook etj) dhe lojëra pa vlere,
dhe askund afër me fuqinë transformuese
të Revolucionit Industrial.
Ata thonë që inovacionet që përmirësojnë rritjen
kanë kaluar.
Dhe sa herë që dëgjoj këte, më shkon mendja
se si edhe në Epokën e Gurit,
duhet të kenë qenë një grup i shpellarëve
që rrinin ulur rreth zjarrit gjithë ditën,
me një pamje idhnake,
dhe mospajtuese me një grup tjetër të shpellarëve
që po rrokullisin një rrotë guri lart e poshtë kodrës,
dhe duke u thënë njëri-tjetrit,
Po bash, kjo puna e rrotës,
lodër e bukur, mirëpo krahasuar me zjarrin,
nuk do të ketë ndikim.
Hulumtimet dhe zbulimet e mëdha kanë kaluar.
(Të qeshura)
Ky revolucion teknologjik
është po aq inspirues dhe transformues
sa çfarëdo që kemi parë.
Kreativiteti dhe inovacionet e njerëzimit gjithmonë na kanë shtyrë përpara.
Na kanë krijuar vende pune.
Na kanë rritur standardet e jetesës.
Na kanë bërë jetët tona
më të shëndetshme dhe më të dobishme.
Dhe vala e re e inovacioneve
që ka filluar të përfshihet përmes industrisë
nuk është ndryshe.
Vetëm në SHBA, interneti industrial
mund të rritë të ardhurat mesatare për 25 deri 40 përqind
përgjatë 15 viteve të ardhshme,
duke e shtyrë rritjen në nivele që nuk i kemi parë për një kohë të gjatë,
dhe duke shtuar 10 dhe 15 triljon dollarë në GDP-në global.
Kjo është sa sasia e të gjithë ekonomisë së SHBA sot.
Mirëpo ky nuk është një konkludim i pashmangshëm.
Ne jemi vetëm në fillim të këtij transformimi,
dhe kemi barriera për të thyer,
pengesa për t'i tejkaluar.
Do të na duhet të investojmë në teknologjitë e reja.
Do të na duhet të adaptojmë praktikat organizative dhe menaxheriale.
Do të na duhet një qasje e fuqishme e sigurisë kibernetike
që na mbron informatat e ndjeshme dhe ***ën intelektuale
dhe do të mbrojë infrastrukturën kritike nga sulmet kibernetike.
Dhe sistemi i edukimit duhet të evoluoje
për t'u siguruar që studentët të pajisen me aftësitë e duhura.
Nuk do të jetë e lehtë,
por do t'ia vlejë.
Sfidat ekonomike që po i përballim janë të vështira,
por kur hyj në sallën e fabrikës,
dhe shoh se si njerëzit dhe makinat brilante
po ndërlidhen,
dhe shoh ndryshimin që kjo bën
në një spital, në një aeroport,
në një impiant të prodhimit të elektricitetit, unë nuk jam vetëm optimist,
jam entuziast.
Ky revolucion i ri teknologjik mbetet në dorën tonë.
Pra mendoni për të ardhmen - do të vijë shumë shpejt.
Faleminderit.
(Duartrokitje)