Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Iris Xholi Reviewer: Helena Bedalli
Gjëja që dua të bëj të qartë që nga fillimi
është qe jo të gjithë neurokirurgët veshin çizme kauboy.
Doja vetëm që ta dinit.
Jam një neurokirurg,
dhe ndjek një traditë të gjatë neurokirurgjie,
dhe sot do ju flas për
rregullimin e funksioneve në qarqet cerebrale,
te besh te mundur per te hyre në çdo pjesë të trurit
dhe te stimulosh ose te bllokosh zonat cerebrale
per te ndihmuar pacientet tone.
Si thash me pare, neurokirurgja ka nje tradite te gjate.
Ka rreth 7 000 vite.
Ne Ameriken Qendrore, ka ekzistuar neurokirurgjia,
dhe ka patur neurokirurge qe trajtonin paciente.
Dhe ata perpiqeshin--e dinin qe truri kishte te bente
me semndjet neurologjike dhe psikiatrike.
Por nuk e dinin plotesisht se cfare po benin.
Jo shume ka ndryshuar qe atehere. (Te qeshura)
Por ata mendonin se,
shkaku i nje semundje neurologjike ose psikiatrike,
duhej te ishte nje shpirt i lig
qe zoteronte te semuret.
Pra, nese je i poseduar nga nje shpirt i lig
qe shkakton probleme neurologjike dhe psikiatrike,
menyra per ta trajtuar kete, pa dyshim, eshte
te hapesh nje brime ne kafke dhe ta lesh shpirtin e keq te dale.
Ky ka qene mendimi ne ato kohera,
dhe keto persona benin brima te ketilla.
Ndonjehere pacientet nuk ishin entuziaste
per ta bere kete procedure, sepse
brimat jane bere pjeserisht e me pas, mendoj,
sepse shikojme nje shpim parcial dhe pacienti
ka ikur pa e mbaruar proceduren,
dhe ne e dime qe ata nuk vdisnin nga keto procedura.
Por kjo ishte dicka e zakonshme.
Ne disa vende, ku nje perqind
e te gjitha kafkave kishte keto brima, dhe mund te kuptoni se
semundjet neurologjike dhe psikiatrike ishin goxha te perhapura,
dhe ishte dicka mjaft e zkonshme rreth 7000 vjet me pare.
Tani, me kalimin e kohes,
ne kemi arritur te kuptojme se
pjese te ndryshme te trurit bejne gjera te ndryshme.
Ka zona te trurit qe jane te pergjegjshme
per te kontrolluar levizjet ose te parit tone
ose memorjen a oreksin dhe keshtu me rradhe.
Dhe kur gjerat ecin mire, atehere sistemi nervor
ecen mire, dhe gjithcka funksionon.
Por ngandonjehere, gjerat nuk shkojne kaq mire,
dhe shfaqen probleme ne keto qarqe,
ku disa neurone rebele nuk funksionojne ashtu si duhet dhe
shkaktojne probleme, ose ne raste te tjera ato s'jane aq aktive
dhe nuk funksionojne ashtu si duhet.
Tani, konseguenca e kesaj
varet se ne cilen pjese te trurit jane keto neurone.
Nqse keto neurone jane ne qarkun motorik,
atehere ka disfunkionim ne sistemin e levizjes,
dhe shkaktohen semundje si Parkinson.
Kur keqfunksionimi eshte ne nje qark qe rregullon humorin,
mund te shkaktojne psh depresionin,
dhe kur problemi eshte ne qarkun qe kontrollon memorjen dhe funksionet njohese,
sic ndodh ne rastin e Alzheimer..
Pra, ajo qe kemi arritur te bejme eshte te verifikojme
ku jane keto crregullime ne tru,
dhe kemi mundur te nderhyjme ne keto qarqe te trurit
duke i fikur ose i ndezur ato.
Pak a shume, e gjithe kjo procedure eshte si te nderrosh kanale
ne radio.
Ne momentin qe zgjedh kanalin e duhur, qofte opera a muzike Xhez,
ne rastin tone, qofte levizje a gjendje humori,
ne e mbajme kanalin aty,
dhe me nje buton tjeter mund te kontrollojme volumin,
per ta ulur ose ngritur.
Ajo per te cilen do t'ju flas
eshte perdorimi i qarqeve te trurit per vendosjen e elektrodave
dhe fikjen ose ndezjen e zonave te vecanta te trurit
per te pare nese mund ti ndihmojme pacientet tane.
Dhe kjo mundesohet nga perdorimi i nje paisjeje,
qe quhet stimulim i thelle i trurit.
Ajo qe bejme eshte vendosja e elektrodave ne pjese te ndryshme te trurit.
Mjafton te bejme brima ne tru, me madhesine e nje 10 lekeshi,
ne menyre qe te fusim nje elektrode brenda, dhe kjo
eshte krejt nen lekure
deri ne nje pacemaker ne gjoks,
dhe me nje telekomande te ngjashme me ate te televizorit,
ne kontrollojme se sa elektricitet i percojme
pjeseve te vecanta te trurit.
Mund ta ulim ose ta ngrejme, sikunder mund ta fikim ose ndezim.
Tani, rreth 100.000 paciente ne bote
kane marre stimulim te thelle te trurit,
dhe do t'ju tregoj disa shembuj
ku kjo praktike eshte perdorur per te trajtuar semundje qe prekin levizjen,
semundje te humorit dhe ato konjiktive.
Ja si duket pak a shume kur eshte ne tru.
Ju shihni se si elektrodat duken kur hyne ne tru
dhe ne mund ti vendosim kudo ne tru.
I them shokeve te mi, qe asnje neuron nuk eshte i sigurt
nga nje neurokirurg, sepse ne mund te shkojme
pothuajse kudo ne tru dhe pa shkaktuar demtime.
Tani, shembulli i pare qe do t'ju tregoj eshte nje pacient
me semundjen e Parkinsonit,
kjo grua vuan nga kjo semundje,
dhe ne i kemi vendosur elektrodat ne tru,
e tani do ju tregojme se si duket
kur elektrodat jane te fikura,
dhe pasi ti kemi ndezur ato.
Ja se si duket.
Elektrodat jane fikur dhe ju mund te shihni qe ajo dridhet.
(Video) Burri: OK. Gruaja: Nuk mundem. Burri: A mund te prekni gishtin tim?
(Video) Burri: Kjo eshte me mire. Gruaja: Kjo ane eshte me mire.
Tani do ta ndezim.
Eshte e ndezur. Sapo e ndezem.
Dhe ja se si funksionon, pernjehere.
Dhe differenca ndermjet te dridhures ne kete menyre dhe jo--
(Duartrokitje)
Pra diferenca ne dridhje ose jo, varet nga sjellja e keqe e
25,000 neuroneve ne berthamen e nentalmusit te saj.
Keshtuqe, ne tashme e dime se ku ti gjejme keto rremujaxhinj
dhe ti themi, "Zoterinj, boll me.
Duhet ti jepni fund kesaj qe po beni."
Dhe kete e bejme me elektricitet.
Pra, perdorim elektricitetin per te diktuar se si funksionojne ato,
dhe perpiqemi qe sjelljen e tyre te keqe ta ndalojme nepermjet elektricitetit.
Pra, ne kete rast, ne po ndalojme sjelljen jo normale te neuroneve.
Nisem ta perdorim kete taktike dhe ne probleme te tjera,
dhe do t'ju tregoj rreth nje problemi tjeter me te cilin u ndeshem,
nje rast distonie.
Distonia eshte nje semundje qe prek femijet.
Eshte nje crregullim gjenetik, i cili shoqerohet me nje levizje gjarperushe,
e cila perkeqesohet ne menyre te vazhdueshme
deri ne momentin qe femijet nuk marrin me fryme, u krijohen plage,
infeksion urinar, deri ne vdekje.
Ne vitin 1997, mu kerkua te shijha kete djalosh,
i cili ishte plotesisht normal. Ai vuante nga nje forme e dystonise e trasheguar.
Familja kishte tete femije.
Pese prej tyre me distoni.
Ja tek eshte djali.
Ai eshte nente vjec dhe plotesisht normal deri ne moshen gjashte vjecare.
kur ai nisi te perdredhe trupin, ne fillim kemben e djathte,
pastaj te majten, me pas krahun e djathte, pastaj te majtin,
me vone belin, dhe ne momentin kur erdhi te me takonte,
ne nje ose dy vjet qe ishte shfaqur semundja,
ai nuk ishte i zoti te ecte, as te qendronte ne kembe.
Ai ishte invalid, dhe me te vertete ky progresion natyror
i perkeqesimit do te thote qe keto femije sa vine e behen me shume te sperdhredhur,
te pamundur, dhe nje pjese e mire e tyre nuk mbijetojne.
Ja pra, nje prej pese femijeve.
E vetmja menyre per te levizur ishte barkasi keshtu.
Ilacet nuk i benin efekt.
Nuk dinim si te vepronim me kete djale.
Nuk dinin se cfare nderhyrje te benim,
ne cilen pjese te trurit te nderhynim,
por bazuar ne rezultatet qe patem me Parkinsonin,
menduam, pse te mos shtypim
te njejten zone ne tru qe shtypem
ne rastin e Parkinsonit, dhe te shihnim se c'do ndodhte?
Dhe ja tek eshte djali. Ne e kryem nderhyrjen
duke shpresuar qe do te behej me mire. Nuk ishim te sigurt.
Dhe ja tek eshte ai tani, ne Israel ku jeton,
tre muaj pas nderhyrjes, ja tek eshte.
(Duartrokitje)
Ne baze te ketij rezultati, kjo eshte kthyer ne nje procedure
e cila kryhet ne mbare boten,
dhe nepermjet se ciles qindra femije
jane ndihmuar te permiresohen.
Djali eshte tashme ne universitet
dhe ben nje jete mjaft normale.
Ky ka qene nje nga rastet me te kenaqshme
qe kam bere ndonjehere ne karrieren time,
ti risjell levizshmerine dhe te ecurin ketyre femijeve.
(Duartrokitje)
Kuptuam se ndoshta mund te perdornim kete teknologji
jo vetem ne qarqet qe kontrollojne levizshmerine
por edhe ne ato qarqe qe kontrollojne gjera te tjera,
dhe gjeja tjeter qe morem persiper
ishin qarqet qe kontrollojne humorin.
Vendosem te merreshim me depresionin,
dhe kemi zgjedhur depresionin sepse eshte shume i perhapur,
dhe sic e dini, ka shume trajtime per depresionin,
me mjekime dhe psikoterapi,
bile edhe me terapi elektrokonvulsive,
por nder miliona njerez,
rreth 10 ose 20 perqind e pacienteve nuk u pergjigjen
ketyre metodave, dhe keto jana pacientet qe duam te ndihmojme.
Le te shohim ne mund ti perdorim keto teknika
per te ndihmuar pacientet me depresion.
Gjeja e pare qe beme, eshte te krahasuarit
e diferencave qe ekzistojne ndermjet trurit te dikujt me depresion
dhe dikujt tjeter qe eshte normal,
nepermjet nje skanimi PET e cila dallon qarkullimin e gjakut ne tru,
dhe kemi vene re ishte qe te pacientet me depresion
krahesuar me normalet,
ka zona te trurit qe jane fikura, joaktive
dhe keto zona jane zonat blu.
Ketu jane zonat blu,
dhe zonat ne blu jane zonat qe kane lidhje me
motivacionin, vullnetin dhe vendimmarrjen,
dhe nese je teper i depresuar, si keto paciente,
ato jane jashte funksionimit. Te mungon motivacioni dhe vullneti.
Gjeja tjeter qe zbuluam
ishte nje zone qe kishte hiperaktivitet, zona 25,
e paraqitur ketu me te kuqe,
dhe zona 25 eshte qendra e trishtimit te trurit.
Nese dua t'ju trishtoj, per shembull, ju bej te kujtoni
heren e fundit qe keni pare prinderit para se te vdisnin
ose nje mik para se te nderroje jete,
kjo pjese e trurit ndricohet.
Eshte zona e trishtimit ne tru.
Njerezit qe vuajne nga depresioni kane hiperaktivitet.
Zona e trurit per trishtimin eshte ne te kuqe te ndezur.
Termostati shenon 100 grade celcius,
dhe zonat e tjera te trurit, pergjegjese per vullnetin dhe motivacionin, jane te fikura.
Dhe menduam, a do te ish e mundur te vendosim elektroda ne zonen e trishtimit
dhe te shohim nese mund ta ulim pak termostatin,
te ulim aktivitetin,
dhe cfare pasojash mund te kete kjo?
Me kete ne mendje, vendosem te poziciononim elektroda tek pacientet me depresion.
Kete e kam bere ne bashkepunim me kolegen time te Universitetit Emory, Helen Mayberg.
Vendosen elektroda ne zonen 25,
ketu siper shihni zonen para nderhyrjes,
zona 25, ajo e trishtimit eshte e kuqe e ndezur,
dhe lobet ballore jane te fikura dhe me ngjyre blu,
dhe me pas, pas tre muajsh stimulim te vazhdueshem,
24 ore ne dite, ose stimulim i vazhdueshem per gjashte muaj,
kemi nje kthim te plote te situates.
Ishim ne gjendje ta ngadalsonim aktivitetin ne zonen 25,
ne nje nivel me normal,
dhe ishim ne gjendje ti rikthenim ne funksionim
lobet ballore te trurit,
dhe me rezultate te shkelqyera
tek pacientet me depresion te rende.
Tanime ndodhemi ne fazen e III te provave klinike,
dhe kjo mund te kthehet ne nje procedure te re,
nese eshte e sigurt dhe efikase,
ne trajtimin e pacienteve me depresion te rende.
Ju tregova sot, se mund te perdoret stimulim i thelle i trurit
per te trajtuar sistemin motorik
ne rastin e Parkinson-it dhe distoni-se.
Ju tregova si mund te perdoret qe te trajtohet qarku i humorit
ne rast depresioni.
A mund te perdorim stimulim te thelle te trurit per t'u bere me te zgjuar?
(Te qeshura)
Ka ndonje te interesuar per kete te fundit?
(Duartrokitje)
Patjeter qe mundemi, apo jo?
Atehere, ajo qe vendosem te bejme eshte
do perpiqemi te karikojme
qarqet e memorjes ne tru.
Do te vendosim elektroda ne qarkun
qe rregullon memorjen dhe funksionet njohese
per te pare nese mund ta shtojme aktivitetin.
Kjo nuk do te provohet ne njerez normal.
Kjo do te kryhet ne njerez qe kane mangesi njohese,
dhe kemi vendosur te zgjedhim paciente qe vuajne nga Alzhaimer
te cilet kane humbur memorjen.
Sikunder dhe mund ta dini, kjo eshte simptoma
e pare e Alzheimer.
Keshtu vendosem elektroda brenda ketij qarku
ne ate pjese te trurit qe quhet forniks,
qe sherben si autostrade per dhe nga qarku i memorjes,
me idene per te pare nese mund ta riaktivizojme kete qark,
dhe qe kjo, si rrjedhoje, ti ndihmoje keto paciente
qe vuajne nga Alzheimer.
Tanime dihet qe kur vuan nga Alzheimer,
ka nje deficit te madh perdorimit te glukozes ne tru.
Truri, eshte nje llupes i madh glukoze.
Perdor 20% te te gjithe glukozes --
ndonese peshon vec dy perqind--
perdor 10 here me shume glukoze se sa duhet bazuar ne peshen e tij.
Njezet perqind e te gjithe glukozes ne trup perdoret nga truri,
dhe ndersa behet kalimi nga normal
ne te paturit e paaftesive njohese,
c'ka eshte nje pararendes i Alzheimer-it, derisa ajo shfaqet plotesisht,
dhe disa pjese te trurit nuk perdorin me glukoze.
Ato fiken, shuhen.
Dhe ne te verete, ajo cka veme re eshte qe keto zona ne te kuqe
ne fjongon e jashtme te trurit
behen ne menyre progresive gjithnje e me blu
deri ne momentin qe fiken plotesisht.
Kjo eshte analoge me te pesuarit te nje nderprerje elektriciteti
ne nje zone te trurit, nje nderprerje rajonale.
Pra, dritat fiken ne nje pjese te trurit
tek pacientet me semundjen e Alzheimer-it,
dhe pyetja eshte, a eshte nderprere elektriciteti pergjithnje,
apo mund te rikthehet ai?
A mund ti bejme keto zona te trurit qe te perdorin serish glukoze?
Dhe kjo ishte ajo c'ka beme. Vendosem elektroda ne forniksin
e pacienteve me Alzheimer, i ndezem,
dhe ndenjem te shihnim se cfare ndodhte me glukozen ne tru.
Dhe ne te vertete, ne krye, do te shihni para nderhyrjes,
zonat ne blu jane ato qe perdorin me pak glukoze se normalisht,
kryesisht lobi parietal dhe temporal.
Keto zona te trurit jane te fikura.
Dritat jane te fikura ne kete zone te trurit.
Vendosim elektrodat DBS dhe presim per nje muaj
ose nje vit, dhe zonat e kuqe
perfaqesojne zonat te cilat e kane rritur perdorimin e glukozes.
Dhe ne te vertete, ishim ne gjendje qe ti benim keto zona te trurit
te cilat nuk perdornin glukoze, ta riperdorin ate.
Pra, mesazhi eshte i thjeshte. Ne te semuret me Alzheimer
dritat jane fikur, por eshte dikush ne shtepi,
dhe ne jemi te afte ta kthejme elektricitetin
ne ato pjese te trurit, dhe duke bere keshtu,
presim qe funksionet e tyre do te kthehen.
Edhe kjo eshte tani ne prova klinike.
Do te nderhyjme kirurgjikisht ne 50 paciente
me Alzheimer fillestar
per te pare se sa e sigurt dhe efikase eshte kjo metode,
dhe nese mund te permiresojme funksionet e tyre neurologjike.
(Duartrokitje)
Mesazhi qe dua te percjell sot eshte qe,
ekzistojne disa qarqe ne tru
te cilet nuk jane duke funksionuar ne varesi te fazave te semundjeve,
qofte kur flasim per Parkinson,
depresion, skizofreni, Alzheimer.
Ne tanime po kuptojme kush jane qarqet,
kush jane zonat e trurit qe jane pergjegjese
per shenjat klinike dhe simptomat e ketyre semundjeve.
Tashme mund te arrijme tek to.
Mund te vendosim elektroda ne keto qarqe.
Mund ta gradojme aktivitetin e ketyre qarqeve.
Mund ti fikim nese jane hiperaktive,
nese po shkaktojne probleme, qe ndjehen ne mbare turin,
ose mund ti ndezim nese funksionojne pak,
dhe keshtu, mendojme se mund te jemi te afte te ndihmojme
funksionimin e pergjithshem te trurit.
Implikimet e kesaj, eshte qe ne mund te jemi te afte
per te modifikuar simptomat e semundjes,
por ajo c'ka nuk ju kam thene eshte qe ka te dhena
qe mund te riparojme zonat e demtuara te trurit nepermjet elektricitetit,
dicka kjo per tu pare ne te ardhmen, nese do jemi ne gjendje
jo vetem te ndryshojme aktivitetin por edhe
disa funksione riparuese te trurit
qe mund te rifitohen.
Parashikoj qe do te kemi nje shtrirje te gjere
te dhenash dhe teknikash.
Do te shohim vendosjen e elektrodave per shume semundje ne tru.
Nje nga elementet me te spikatur te gjithe kesaj, eshte
fakti qe kerkon pune multidisiplinare.
Kerkon punen e inxhinjereve, shkencetareve te imazhit,
shkencetarve, neurologve,
psikiatrave, neurokirurgve, dhe eshte ne piken e takimit
te ketyre disiplinave ku qendron bukuria.
Dhe mendoj se do ta shohim kete
dhe do te jemi te afte te debojme me teper shpirtra te ligj
jashte trurit me kalimin e kohes,
dhe pasoja e saj, do te jete
te ndihmuarit e me shume pacienteve.
Faleminderit Shume.