Tip:
Highlight text to annotate it
X
Rruga e Shërbimit ndaj të tjerëve
një fjalim nga Harry Palmer,
Faleminderit.
Unë përsëri?
Ju duhet të keni patur një drekë të mirë.
Unë thjesht dua tju ndjej për një minutë.
Le të marr dhe një minutë për të orientuar njerëzit
që po i dëgjojnë këto leksionë në DVD.
INë leksionin e parë të kësaj serie
unë fola për rrugën drejt përgjegjësisë personale.
Është një rit i rrugës që mund të krijojë inat dhe turp.
Por vetëm nëse qëllimi është vendosur në marrjen nën kujdes,
ose bërjen e viktimës,
të marrësh përgjegjësinë personale për jetën tënde është një proces i rëndësishëm.
Fuqia në përgjegjësinë personale
është që shkaqet e jashtme nuk prodhojnë më reagime të brendshme.
Përgjegjësia jote personale rikthen zgjedhjen tënde
në atë se si ju reagoni ndaj njerëzve ose ngjarjeve.
Ju jeni burim.
Në Avatar®, ne e quajmë atë të jetuarit qëllimisht.
Leksioni i dytë, rruga e dhembshurisë,
ishte rreth zgjedhjes së besimeve të zgjuara
dhe rilidhja me ndërgjegjien e zemrës.
Ndërgjegjia e kokës, ose intelekti, dhe ndërgjegjia e zemrës
duhet të punojnë sëbashku.
Kur ata ndahen nga njëra tjetra, ju e gjeni personin e dominuar nga zemra
që i propozon martesë vrasësit serial të rradhës,
ose personin e dominuar nga koka që
argumenton justifikimin për gjenocidin rracor.
Ata kanë nevojë të balancohen:
dallimin nga koka, dhembshurinë nga zemra.
Dhe fitimet që janë të mundura nga rizgjimi i përgjegjësisë personale
dhe integrimi i ndërgjegjies kokës dhe zemrës janë të paçmuara;
ato janë udhëtime të brendshme që kërkojnë ndershmëri dhe vendosje,
por ato janë udhëtime që ne të gjithë duhet t’i bëjmë.
Tani ne do të flasim rreth rrugës së tretë,
e cila në një mënyrë është rruga më e rëndësishme në dramën njerëzore,
rruga e shërbimit.
Teorikisht, shërbimi kombinon
përgjegjësinë personale dhe dhembshurinë me veprimin.
Jeta jote është rruga juaj shpirtërore e vërtetë,
dhe qënia në shërbim është sekreti se si ju të bëni përpara në atë rrugë.
Lajmet e mira janë që rruga e shërbimit është
eksituese, sfiduese, dhe është shpërblyese.
Kjo është kremi i ëmbëlsirave në kekun e jetës.
Shërbimi ju çon përtej çdo çlirimi shpirtëror.
Shpërblimet janë të jashtëzakonshme, të mrekullueshme, të pabesueshme...
dhe unë e di që s’duhet ta përdor atë fjalë rreth Avatarëve.
Por ju thjesht nuk do ta besoni sa thellësisht shpërblyese
mund të jetë dhënia altruiste.
Diçka shumë e lartë, dhe shpirtërore, dhe mistike
brenda nesh lind kur ne ndihmojmë edhe nëse është në koston e vetë-sakrifikimit.
Rizgjimi i kësaj pikëpamje është diçka si kërcimi në një oqean të ftohtë,
por pas ankesave dhe protestave,
bëhet e qartë se shërbimi ndaj të tjerëve është ajo për çfarë ne jemi lindur;
kjo është vija e parë e jetës.
Shërbimi e bën ekzistencën tonë të vlefshme.
Po shikoj se disa nga ju po mendojnë
"OK, Harry, nëse ky është lajmi i mirë, kush është lajmi i keq...?"
Kjo është pjesa e poshtme,
rruga e shërbimit është kaq tërheqëse,
dhe është kaq trashëguese gjenetikisht në rracën tonë,
sa disa e njerëz e përqafojnë atë
përpara se të dinë ndonjë gjë rreth përgjegjësisë personale ose dhembshurisë.
Kjo e bën atë shumë të rrezikshmë.
Uria instinktive për të shërbyer,
të të ngarkohet një detyrë dhe ta plotësosh atë me çfarëdo lloj kostoje,
është kaq shumë e rrënjosur in our species
sa e mbikalon ndjenjën e përbashkët.
Terroristi që me dëshirë ngjit një bombë në trupin e tij
është kapur në një shërbim fanatik,
por është komplet i ngrirë ndaj përgjegjësisë personale dhe dhembshurisë.
Hakmarrja ka rrëmbyer dëshirën e bombarduesit vetëvrasës që të jetë shërbyes.
Lider të paskrupuj, që tentojnë në kontroll dhe dominim,
kanë marrë përfitim nga dëshira për të shërbyer
dhe kanë rreshtuar miliona ushtarë të rinj për të vrarë njëri tjetrin.
Ata vdesin guximtare, por budallenj,
në shërbim të kësaj apo këtij besimi,
për shkak të ndonjë ofendimi kombëtar,
ose për ndonjë pjesë prone të diskutuar.
Lufta është një shfrytëzim i dëshires për të shërbyer.
Dhe shkatërron jetët e individëve sensi i përgjegjësisë personale të tyre
dhe dhembshuria janë ose të pazhvilluar
ose kanë qënë të shtypur nga indoktrinimi.
Çdo individ që anashkalon elementet përgjegjësinë personale dhe dhembshurinë
dhe shpejton në shërbim për një kauzë është një rrezik serioz
për zhgënjimin, shfrytëzimin, ose më keq.
Problemet ngrihen paevitueshëm kur kërkohet përgjegjësia personale
të marrë vendin e dytë në suksesin ose plotësimin e një misioni.
Kjo aplikohet tek individët,
aplikohet tëk shoqëritë,
aplikohet tek të gjithë shtetet.
Shërbimi është një veprim,
dhe të gjithë veprimet kanë pasoja.
Shkak dhe pasojë.
Dhe veprimi pa përgjegjësi për pasojat
është një përcaktim i përshtatshëm për budallain.
Kjo është ajo çfarë bën një makinë;
nuk është ajo çfarë duhet të bëjë një qënie humane.
Për një kohë të gjatë një segment i madh i popullsisë së Tokës
kanë qënë zhvatur, ose detyruar, të marrin pjesë në shërbime që janë shkatërruese,
të këshilluara keq, dhe përfundimisht vetësabotuese.
Lexoni gazetën tuaj,
Shikoni televizorin tuaj;
do të shikoni njerëz që kërkojnë gjëra që nuk ju duhen,
do të lëndojnë të tjerët për gjëra që nuk i duan në të vërtetë,
dhe të ndjekin rrugë që në fund mund të na vrasë ne të gjithëve.
Kështu ky është lajmi më i keq për këtë dëshirë të brendshme që ne kemi për të shërbyer,
pa shfrytëzuar përgjegjësinë personale dhe dhembshurinë,
është subjekti i të qënit të manipuluar drejt fundit shkatërrues.
Kështu zgjidhja e formimit të kësaj energjie të fuqishme në diçka
që e përfitojnë qëniet tona, se sa ta shkatërrojmë atë,
është të inkurajojmë udhëtimet e brendshme që rrisin
përgjegjësinë personale dhe dhembshurinë.
Dhe ju e bëni këtë dukë bërë më shumë Avatarë, Mastera, dhe Wizards.
A e kuptoni sa e rëndësishme është kjo?
Në një kuptim më të vërtetë rruga drejt përgjegjësisë personale
dhe rruga e dhembshurisë
janë kushte paraprake për shërbimin ndaj të tjerëve.
Dhe shërbimi më i mirë që mund tju ***ësh të tjerëve
është të rrisësh përgjegjësinë e tyre personale dhe dhembshurinë.
Ky nuk është thjesht një proces rrethor;
është një spirale zgjeruese që eventualisht do të
përcaktojë një civilizim të ndriçuar planetar®.
Dikush do të shpallë luftë dhe askush nuk do të jetë aty.
Kjo është arsyeja që ne vazhdojmë të rritemi.
Ne po përdorim vëmendjen tonë të lirë për më shumë vëmendje të lirë.
Unë mendoj që është e sigurt të supozojmë që të gjithë në këtë dhomë
kanë arritur një shkallë të lartë të përgjegjësisë personale
dhe është shumë mirë drejt procesit të integrimit
të ndërgjegjies së kokës dhe zemrës.
Kështu është koha të merremi me shërbimin ndaj dikujt.
"Po me të vërtetë, ju duhet t’i shërbeni dikujt,
Shërbeni dikujt
Mund të jetë djallit ose mund të jetë Zotit
Por ju duhet t’i shërbeni dikujt."
Shërbeni dikujt
"Po, ju duhet t’i shërbeni dikujt,
Shërbeni dikujt
Mund të jetë djallit ose mund të jetë Zotit
Por ju duhet t’i shërbeni dikujt."
Shërbeni dikujt
I kërkoj falje Bob Dylan...
Nëse shikoni prejardhjen e fjalës “shërbej”
në një fjalor të mirë të pashkurtuar,
ju do të gjeni këtë:
Shërbej ka ardhur nga fjala meritoj.
Anglezët e thjeshtë kishin një zakon
të heqjes së rrokjes së parë të një fjale,
kështu që në vend të thonin "had a habit," ata do thonin "ad a bit."
Dhe kur ata thonin fjalën meritoj,
që do të thotë i denjë për diçka,
ata do thonin 'serve.
Kështu në rrënjën e shërbimit është ideja
që personi, organizata, ose vendi
që ju po mbështesni e meritojnë dhe janë të denjë.
Në vitet e mesjetës ky përcaktim ishte i thjeshtë.
Bazohej në gjendjen e lindjes së personit ose performancën e veprës fisnike.
Urdhëri i kalorësit,
i cili ndiqej nga kalorësit e mesjetës dhe zotërinjtë mbretëror,
ishin instruksione se kujt duhet dhe kujt nuk duhet shërbyer.
Kjo filloi forcimin e kodeve dhe ligjeve
duke kërkuar që njerëzit t’i shërbenin partive të caktuara,
dhe ky është fillimi i indoktrinimit,
dhe sigurisht, është gjithashtu fundi
i përgjegjësisë personale dhe dhembshurisë.
Kalorësit vdisnin duke e merituar,
por gabimet e tyre kalonin tek brezat e ardhshme.
Gjeneralët e ushtrisë zëvendësuan kalorësit dhe mbretërit
dhe qëllimin për të mundur armiqtë pa kushte
e bëri dhembshurinë një dobësi.
Duke ardhur në shekullin e 20,
dhembshuria u zëvendësua me “rregullat e zotimit”,
e cila u tregonte trupave sa forcë mund të përdornin.
Përgjegjësia personale ishte zvogëluar në ndjekjen e urdhërave;
dhe vetë-kontrolli në zbatimin e urdhërave shkatërrues,
konsiderohej mosbindje ose tradhëti.
Gjatë mbizotërimir të terrorit në Francë,
në fundin e shekullit të 18,
ekzekutuesit që urdhëroheshin të vrisnin të burgosurit
e kishin të ndaluar të bënin kontakt me sy
sepse nqs bënin kontakt me sy me viktimat e tyre,
ata mund të ndjenin pendim më vonë.
Kështu me qëllim që një person i shëndoshë të bëjë një veprim të dhunshëm ose shkatërrues
përgjegjësia personale duhet t’i nënshtrohet urdhërave zyrtare.
Morali papritur merr një karakter Orëellian.
“Nuk duhet të vras...
vetëm nëse udhërohem ta bëj.”
Dhe justifikimi për veprimet e këqia bëhen,
"unë thjesht po ndiqja urdhërat. "
Si mënjanë këtu,
askush nuk më ka kërkuar të ndryshoj Dhjetë Urdhërimet,
por nëse e bëjnë,
urdhërimi i 11 do ishte:
"Duhet ta hani atë që vrisni."
Merruni me shumë...
Kështu a e shikoni problemin?
Në fillim vinte nga një dëmtim,
dhe pastaj nga një indoktrinim i shtypur i
përgjegjësisë personale dhe dhembshurisë.
Këto janë cilësi që ne duhet t’i rimarrim
nëse duam të mbijetojmë si qënie.
Ju nuk jeni grupi i parë që e kuptoni porblemin,
por mund ta mendoni veten mesa tyre pak grupeve
që kanë ndërmarre të bëjnë më shumë se sa thjesht të flasin për të.
Tju *** një ndihmë me këtë...
Punët e mira dhe shërbimi që ju jepni
si një Avatar Master nuk kërkon justifikim.
Ju nuk keni nevojë të keni një arsye se pse i bëni ato.
Pyetja e vetme që duhet bërë është:
A janë veprimet që ne bëjmë
duke përmirësuar përgjegjësinë personale dhe dhembshurinë?
Dhe një Avatar Master nuk do të ketë asnjë problem
duke u përgjigjur “po” asaj pyetje.
Falja dhe mirësjellja zgjon një dhembshuri;
rrëfimi dhe qëllimi i mirë rrit përgjegjësinë personale.
"Po, ti duhet t’i shërbesh dikujt,
Shërbesh dikujt
Mund të jetë djalli ose mund të jetë
Por t’i duhet t’i shërbesh dikujt."
Shërbesh dikujt
Çfarë kënge e bukur.
nga një nga poetët më të mirë të brezit tonë.
Ka dy kategori të gjëra shërbimi:
shërbimi ndaj vetes,
dhe shërbimi ndaj të tjerëve.
Dhe përtej të treguarit të kujdesit racional ndaj vetes,
shërbimi është më shumë me veprime
që njerëzi e tjerë, njerëzit më dëshirë te mirë, do ta gjejnë më vlerë.
A e dini çfarë është gjëja më e mirë rreth shërbimit ndaj të tjerëve,
dy gjërat më të mira?
Një, ne mund ta bëjmë bashkë.
Dhe dy, ne mund ta bëjmë për njëri tjetrin.
Mbështetja e dyanshme ndërton skuadrat të fuqishme.
Njerëzit që i shërbejnë vetem vetes
përfundojnë të varfër, vetëm, dhe të palumtur,
sepse dikush që i shërben vetëm vetes
po i shërben dikujt që nuk e meriton.
Ja ku është një llogaritje e pandërgjegjshme:
a është me vlerë t’i shërbesh një personi egoist?
Jo.
Kështu shërbimi ndaj vetes është një motivim i dobët
dhe prodhon shumë pak vlerë.
Nuk do të vijë si surprizë që të varurit ndaj drogës, dhe kriminelët, dhe të çmendurit,
janë të përqëndruar tek vetja dhe kujdesen shumë pak për të tjerët.
Dhe rruga drejt përmirësimit fillon ditën kur ata prekin fundin.
Nëse ju e vononi rënien e tyre, ju ndoshta nuk jeni duke i ndihmuar ata.
Kjo është dashuri e vështirë, por sakrifikimi i vetes
për njerëzit që nuk janë gati të ndryshojnë nuk është ide e mirë.
Ka shumë njerëz me cilësi të mira
që po përpiqen me jetën dhe që do të përfitonin nga shërbimet e tua.
Mprehtësia është kontributi i kokës ndaj dhembshurisë së zemrës.
Dhe pa mprehtësi,
shërbimi ndaj atyrë që nuk e meritojnë shpejt bëhet lodhje
dhe rezultati është që nuk i shërbehet askujt.
Kështu ndonjëherë është e nevojshme të bëhet një përzgjedhje
dhe të ndihmosh vetëm ata që kanë nevojë për pak vëmendje dhe drejtim
se sa të harxhosh ndihmën tënde në një rast të pashpresë.
Të krijosh një EPC kërkon që ne të vëmë në punë përpjekjet tona në mënyrë strategjikë.
Shërbimi ndaj të tjerëve nga koka është biznes i zgjuar.
Shërbimi ndaj të tjerëve nga zemra është një shprehje e kujdesit dhe dashurisë.
Dhe kur i kombinoni këto,
shërbimi juaj merr cilësinë leadershipit.
Shërbimi ndaj të tjerëve është bërthama e çdo pozicioni në leadership.
Dhe nëse nuk jeni aktualisht në detyrë,
ju mund të jeni të paktën një shembull i mirë për tu ndjekur nga të tjerët.
Një psikolog nga Universiteti i Chicagos
shkroi së fundmi një libër rreth ngjitjes së sjelljes
në rrjetet sociale.
Ai zbuloi që sjellja e njerëzve
jo vetëm ndikonte njerëzit që kishin rrotull,
por ndikonte njerëzit rreth njerëzve që kishin rrotull,
dhe gjithashtu ndikonte njerëzit rreth njerëzve
që ishin rreth njerëzve të cilët ishin rreth njerëzve.
Kështu vendosja e një shembulli të mirë ka tre nivele ndikimi.
Dhe kjo është më shumë fuqi se sa kanë shumë lidera.
Njërëzit që përfshijnë përgjegjësinë personale dhe dhembshurinë
në jetët e tyre do të prodhojnë produkte të vlefshme,
dhe shërbime që do të do të përfitojnë njerëzit që e meritojnë.
Të ndihmosh njerëzit më me cilësi të mira, dhe të marrësh pjesë
në qëllime të rëndësishme shoqërore, është e zgjuar.
Bëjeni dhe do të gjeni më shumë energji,
më shumë ngacmim, dhe më shumë gëzim
se sa cdo gjë tjetër në jetë.
Dhe unë nuk jam i pari ta vë re këtë.
Një nga parimet që mësohen nga Kisha e Shenjtëve të Ditës së Vonë
është që ata që jetojnë vetëm për veten e tyre
rrjedhimisht do të vyshken dhe do të vdesin,
ndërkohë që ata që humbin veten në shërbimin ndaj të tjerëve do të rriten dhe lulëzojnë.
Madje dhe organizata e të rinjve 4-H,
e cila drejtohet nga Departamenti i Agrikulturës së Shteteve të Bashkuara, mëson:
"Gjetja e vetes fillon me humbjen e vetes në shërbimin ndaj të tjerëve."
Fatkeqësisht nuk përmendet dhembshuria dhe përgjegjësia personale,
por ata kuptojnë dëshirën për të shërbyer.
Nënë Tereza, që formoi Misionerët e Krishterë të Bamirësisë,
na la këtë dituri në një poemë:
Fruti i heshtjes është lutja.
Fruti i lutjes është besimi.
Fruti i besimit është dashuria.
Fruti i dashurisë është shërbimi.
Dhe fruti i shërbimit është paqja.
Një nga parimet bazë të Budizmit thotë:
Gjithë vuajtja vjen nga dëshira për lumturinë e vetes.
Jezu Krishti mësonte:
Nuk mund t’i shërbesh Zotit pa i shërbyer njëkohësisht komshiut.
Kështu primarja juaj e shërbimit,
"unë jam duke kontribuar në krijimin e një civilizmi planetar të ndriçuar,"
është vendosja në veprim e një dije shumë të vjetër.
Përgjegjësia personale, dhembshuria,
dhe shërbimi ndaj njerëzve me qëllim të mirë, janë gurët e themelit të Avatar.
Zgjerojini ata në proporcion me secilin prej tyre
dhe farat që do të mbillni do të rriten.
Unë e di në zemrën time se brezat e ardhshëm do tju falenderojnë.
Dhe unë gjithashtu ju falenderoj ju.
Në fillim të këtyre leksioneve të rrugëve unë qartësova
disa nga teoritë bazë dhe qëllimin pas Materialeve të Avatar.
Unë shpresoj, që mes këtyre rreshtave,
unë e kam arritur këtë në një mënyrë të vogël.
Faleminderit që më dëgjuat dhe më mbështetët mua.
Kalofshi një ditë të bukur.
për më shumë informacion rreth Avatar lidhuni me një Avatar Master
Ose shkoni në: www.TheAvatarCourse.com
Një Prodhim i Star's Edge International
© 2009 Harry Palmer, Avatar® dhe Star's Edge International®
janë marka të regjistruara të Star's Edge, Inc.
Të gjitha të drejtat e rezervuara.