Tip:
Highlight text to annotate it
X
(Muzikë)
Një ditë e zakonshme në shkollë,
shpenzohen orë te pafund
duke mësuar përgjigjet e pyetjeve.
Por tani, ne do të bejme te kundërtën.
Ne do të përqëndrohemi në çështjet ku ju nuk mund të mësoni përgjigjet,
sepse ato janë të panjohura.
Unë vrisja mendjen për shumë gjera kur isha djalë.
Për shembull, si do të ishte
të isha një qen?
A ndjejnë dhimbje peshqit? Po insektet?
A ishte Big *** vetëm nje aksident?
A ka zot?
Dhe nëse po, si jemi kaq të sigurte se është Ai dhe jo Ajo?
Pse kaq shumë njerëz të pafajshëm dhe kafshë vuajne nga gjëra të tmerrshme?
A ka vërtet një plan për mua?
A shkruhet e ardhmja,
ose është e shkruar
dhe ne nuk mund ta shikojmë? E pastaj, a kam vullnet të lirë?
Kush jam unë? A jam vetëm një makinë biologjike?
Por atëherë, pse jam i vetëdijshëm?
Çfarë është vetëdija? A do të bëhen të vetëdijshëm Robotët një ditë?
Dua të them, disi supozoja
se një ditë dikush do të mi tregonte përgjigjet për të gjitha këto pyetje.
Dua të them, dikush duhet ti dije, apo jo?
Huh. Gjeje cfarë? Askush nuk i di.
Shumica e këtyre pyetjeve janë një enigmë per mua më shumë se cdoherë.
Por të zhytesh në to është emocionuese
sepse ajo të dërgon ne skaj të njohurive,
dhe asnjëherë nuk e dini se cka mund të gjeni atje.
Kështu qe, dy pyetje që nisën këtë seri
pyetjeve që askush në *** nuk i di përgjigjet
Text: Sa universe jane?
Pse nuk shohim gjurme jete aliene?