Tip:
Highlight text to annotate it
X
Greqia është një nga hyrjet kryesore për në Evropë.
Nuk kemi as gjërat më kryesore,
shpeshherë rrimë gjithë ditën pa ngrënë.
Siç e sheh, unë flej në park.
Ata janë në kërkim të sigurisë në Evropë, por Greqia nuk është aspak e sigurtë.
Do të vish në Greqi? Ke për ta mësuar ç'është Greqia...
Pa punë, pa dokumenta, policia, ka shumë probleme...
Unë shoh njerëz të frikësuar, ka shumë të tillë.
Disa herë, nqs dalim jashtë, duan të na rrahin.
Ka një rritje shqetsuese të dhunës rraciste
dhe dëgjojmë për sulme të tilla pothuajse çdo ditë.
Drejt e në zemër. Thika në zemër.
Mua më pëlqen Greqia, por grekëve nuk u pëlqejnë të huajt.
Grekëve nuk u pëlqejnë të huajt, sidomos zezakët,
ata i urrejnë të huajt.
Shumica e rrefugjatëve vinë në Evropë me këmbë ose me anije,
zakonisht në Greqi, Itali ose Spanjë.
Sipas ligjeve të B.E.-së, kërkesa e azilit politik duhet bërë
në vëndin ku rrefugjatët hyjnë në B.E.
Ata s'mund të shkojnë në një shtet tjetër.
Në 2011, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
vendosi se personat që aplikojnë për azil politik në Greqi
rrezikohen nga trajtime çnjerëzore dhe degraduese.
Kjo ishte pasojë e mungesave të thella në procedurën që ndiqej,
kushtet e jetesës dhe të paraburgimit në Greqi.
As vetë policia ose organet shtetërore
s'mund të na japin shifrat egzakte të refugjatëve.
Është e komplikuar. Nuk kemi dijeni të saktë.
Sipas Frontex në 2010, rreth 80% e njerëzve
që kalonin kufijtë e B.E.-së
hynin nga Greqia.
Dhe gjithë ata njerëz nuk kishin ku rrinin, s'kishin sigurime sociale,
dhe shumë nga ata kalonin shumë keq.
Ata ishin si të zënë në kurth,
pa pasur mundësinë të iknin por as kushtet që të rrinin.
Ne kërkojmë ndihmë nga B.E.-ja.
Gjërat nuk shkojnë mirë.
Disa flejnë rrugëve dhe hajnë nga kazanet e plehrave.
Nuk hajmë mirë.
Shkojmë në shkollë të uritur.
Barry, i cili është 16 vjeç, jeton në një pension për refugjatë minorenë,
disa prej tyre mund të jenë akoma dhe 8 vjeç.
Këto imazhe të kushteve në këtë pension
u filmuan nga një prej këtyre fëmijëve.
Mund ta shihni në çfarë gjëndje është banjo.
Yassen, 17 vjeç, jeton në të njëjtin vend.
Kam probleme të mëdha.
S'kam punë,
s'kam para, s'kam rroba,
s'kam këpucë.
Pak muaj më vonë Yassen merr lajme të këqija
për familjen e tij në Pakistan.
Muajin që kaloj bombarduan shtëpinë tonë,
humba familjen time.
Po atë verë, Yassen mbush 18 vjeç
dhe është i detyruar të largohet nga pensioni.
Që nga ajo ditë ai jeton rrugëve.
Herët në mëngjes
parqet e Athinës janë plot me refugjatë që flenë rrugëve.
Kur i kap policia pasi kanë kaluar kufirin
ata kalojnë një periudhë të shkurtër në burgim,
dhe pastaj lëshohen në mëshirë të fatit.
Polici më thoshte: Ik zhduku.
Siç e sheh, unë flej këtu në park.
Ata më thonë: Ik, shporru!
Por unë s'kam ku shkoj, unë s'njoh njeri këtu.
Unë flej në park.
Shpeshherë gjej për të ngrënë në koshet e plehrave.
S'kam shtëpi, asgjë, s'kam ç'bëj...
Sinqerisht, këtu në Greqi vuajmë shumë.
Vuajmë.
Vuajmë shumë.
Është shumë e vështirë të sigurosh të ngrënën, të paguash për ujë, pak ushqim...
Është shumë e vështirë, shumë e vështirë për ne.
Njerëzit duhet që ti ndihmojnë emigrantët.
S'kanë ligje për ne.
Ne ikim nga vëndet tona sepse kemi shumë probleme
nuk ikim nga to për qef.
Asnjë nuk do që ta lej vendin e tij.
Ne ikim sepse kemi probleme.
Ata më jepnin një armë, armë zjarri, AK-47
dhe më thonin "Shko lufto".
Nurdin nuk donte të luftonte.
Nëna e tij e dërgoj jashtë shtetit që ai të ishte i sigurtë.
Nga Siria, ai udhëtoi me javë,
kaloi me këmbë Turqinë që të arrinte në Evropë.
Jetoj në Aharnon, aty pranë,
me disa miqtë e mi.
Aharnon është një lagje e Athinës
me një komunitet të madh Somalezësh.
Mirserdhët në Somali! Jo Greqi, Somali!
Këtu banoj, kjo është shtëpia ime.
Këtu flejmë, siç e sheh.
Kjo është e imja, unë flej këtu.
Janë edhe 7 djem të tjerë që flejnë këtu.
Nuk kemi dysheqe për të gjithë,
ne i ndajmë ato që të mund të flejmë të gjithë.
-Po, 10 veta. -10 veta në këtë dhomë?
18 veta banojnë në këtë apartament me një dhomë.
Kemi shumë nevojë për ndihmë nga shtetet e tjera Europiane.
Ne duam të ikim nga këtu.
Kemi shumë probleme këtu.
Unë kam problem me syrin, siç e sheh.
U mundova disa herë të shkoj në spital.
Por ata nuk më ndihmuan.
Nurdin arriti të marrë një recetë
dhe të marrë disa ilaçe për syrin e tij
pasi vizitoi klinikën falas të Doktorëve të Botës.
Ne filluam duke i dhënë ndihmë
vetëm emigrantëve dhe refugjatëve.
Por në muajt e kaluar,
me fillimin e krizës ekonomike,
kemi filluar të shohim dhe pacientë grek.
Gjatë vitit që shkoi, kemi një krizë humanitare
si pasojë e krizës ekonomike.
Njerëzit s'kanë para.
Unë e kuptoj që ekonomia nuk shkon mirë.
Ju duhet të na lejoni të ikim.
Është shumë e vështirë.
Po mundohem të gjej një mënyrë që të iki prej këtej.
Diku tjetër në Evropë...
Tashmë dhe ata që kërkojnë azil
duan të kthehen në vendet e tyre
sepse s'kanë punë, s'mund të mbijetojnë në Greqi.
Ndoshta do kthehem në atdheun tim,
sepse këtu s'është fare mirë.
Në atdheun tim është më mirë.
Mahmud ka bërë burg në Iran.
Situata është e tillë që kërkon
për solidaritet Europian.
Solidaritet aktiv.
Sepse zakonisht emigrantët që vijnë këtu,
dhe ata janë ilegal,
duan të shkojnë në një shtet tjetër Europian.
Nqs do të shkosh në vende të tjera, Francë, Norvegji,
aeroporti:problem.
Ne mbesim në një vend shumë të varfër,
ju duhet të na lejoni të ikim.
Përse?
Në aeroport: Ikni, jashtë!
Gjithmonë, përse?
Shtetet e tjera anëtare kërkojnë nga Greqia që të ruajë kufijtë
që njerëzit të mos futen pa rregulla.
Jemi të izoluar këtu si në burg, këtu është burg.
Shkova në aeroport dhe u thashë: Në këtë letër
thuhet se duhet të largohem brënda 30 ditësh
Pra unë po iki, po shkoj diku tjetër.
Ata më arrestuan, dre ditë në rajon...
Ne vimë këtu që të marrim dokumenta, por ata s'duan të na japin.
Kjo është problem.
Ka shumë nga ata që kërkojnë azil
që nuk arrijnë dot as të aplikojnë
dhe sillen në rrugët e Athinës pa dokumenta.
Sheh mijëra njerëz pa letra.
Rajoni ku dorëzohen kërkesat për azil në Athinë
është Petru Rali.
Aplikimet bëhen një herë në javë.
Këtu e dy muaj, jam çdo javë këtu.
Dhe sa kohë keni këtu?
Gjashtë muaj.
Kam dy vjet. Vij këtu çdo javë.
S'japin letra.
Disa prej tyre janë këtu 3 vjet, disa 10 vjet.
Ata nuk u japin letra.
Ne flemë këtu, të Enjten, të Premten dhe të Shtunën,
ditë e natë.
Me diell e me të ftohtë.
Pa shtëpi, mos kesh ku të flesh, pa ujë, pa bukë, pa banjo.
Jo vetëm që aplikantët për azil rrinë në rradhë ditë e natë,
shpeshherë me muaj e vite të tëra
që të fillojnë aplikimin.
Ata thonë se policia i shpërndan me dhunë,
që të mos i lejoj të aplikojnë.
Para se të arrinit, po na shtynin me forcë.
Si në pazaret e skllevërve.
Policët erdhën dhe na zbuan.
Ne u kthyem dhe ata na zbuan prapë.
Policët, na rrahin, rrahin, rrahin.
Ata i rrahin njerëzit.
Ata na thonë të ikim.
Rrini pak këtu ju lutem,
që të mos na zbojnë përsëri.
Një nga përkthyeset desh të na fliste
rreth eksperiencave të saj në këtë rajon,
në mënyrë anonime.
Fjalët e saj recitohen nga një aktore.
Besoj se një nga problemet kryesore në Petru Rali është porta e pasme.
Në teori intervista duhet të bëhet
3 me 6 muaj pasi ke aplikuar për azil.
Shumicën e rasteve nuk ndodh kështu.
Zakonisht do rreth 2 vjet që të thërasin për intervistë.
Kështu që ata duhet të vijnë dhe të rinovojnë kartat roz
çdo 3 me 6 muaj.
Kështu që ata vijnë që në orën 6 të mëngjesit
dhe presin jashtë hekurave.
Me ***, me borë, me 40 gradë,
ata presin jashtë.
Rreth orës 2:30 ose 3 dalin 2 policë
dhe thërrasin emrat pa asnjë rregull confidence.
Kështu pajisen me kartat roz,
por shpeshherë përgjigjia është negative.
zakonisht është negative,
sepse sa kohë jam këtu nuk kam dëgjuar për ndonjë përgjigjie pozitve.
Kështu ata thërrasin emra.
Fusin rreth 20 persona.
Megjithatë ata nuk e përkthejnë të gjithë vendimin.
Vetëm u thonë:
"Largohu nga këtu"
"Shko qiu"
ose "Mori fund muhabeti jot"
ose: "Nuk binde njeri me gënjeshtrat e tua".
Nga këto situata përfitojnë grupet ekstremiste.
Për to është një situatë e favorshme.
Rracistët, kështu quhen ata,
nuk i pëlqejnë njerëzit më ngjyrë.
Ata na thyen dritaret.
Ata po qëllonin me gurë
dhe ne ishim duke fjetur brenda.
Ata ishin këtu rreth 10 minuta,
dhe gjithashtu dhe policia.
Ata s'bënë asgjë.
Ishin rreth 50 veta, duke ulëritur...
Kthehuni në vendin tuaj zezakë të qelbur.
Dikë e therrën nga këtu deri këtu.
Djali desh të vdiste.
Kur e pashë atë dje, filloj të më thoshte
se Agimi i Artë desh ta vriste.
Sepse ata nuk i duan të huajt.
Ata i thonë vetes grup nazist.
Hrisi Avgji, ose Agimi i Artë janë një parti ekstremiste e djathtë.
Në zgjedhjet e 2012 fituan 18 poste nga 300
në parlamentin grek me 7% të votave.
Pamje të marra me aparate celulare
tregojnë anëtarët e partisë duke kënduar himnin e tyre
dhe duke përshëndetur si nazistët.
Një parti neo-naziste, që përkrah teoritë naziste
në një vend, në një pjesë të globit ku ata
shkaktuan shumë dhimbje vetëm disa dekada më parë,
s'mund të egzistoj, është jashtë çdo llogjike.
Sipas të dhënave të Autoriteteve Statistike Greke
kur filloj Lufta e Dytë Botërore
popullsia greke ishte 7,344,000 njerëz.
Kur mbaroj lufta popullsia ishte reduktuar në 6,805.000 njerëz.
Manolis Glezos, anëtar nderi i SIRIZA, dhe deputet në parlament
bashkë më një shokun e tij në 1941, u ngjit në shkëmbin e Akropolit
dhe hoqi flamurin gjerman dhe ngriti flamurin grek.
Dhe tashmë është i detyruar të jetë në të njëjtën sallë me ta.
Është një situatë e jashtzakonshme.
Agimi i Artë është një organizatë fashiste.
Ka lidhje me partitë e tjera fashiste në Evropë
dhe në gjithë botën, madje edhe me Ku Klux ***.
Galopet e zhvilluara në fund të 2012
e shfaqin si forcën e 3të politike, me një rritje të popullaritetit.
Pamjet në vijim janë marrë
nga një takim i tyre në Perama, ne rrethinat e Athinës.
Na kanë ardhur shumë ankesa për problemet e zonës
së Keracinit që kanë të bëjnë me Egjiptianët.
Por po i paralajmërojmë se që sot e tutje do japin llogari
për veprat e tyre tek Agimi i Artë dhe tek populli grek.
Një ditë pas këtij takimi, disa Egjiptianë ishin mledhur
në Perama, tek shtëpia e një peshkatari.
Egjiptianët kurrë s'kishin relata të këqija me grekët,
biles ndodhte krejt e kundërta.
Por kohët e fundit ka ngritje të Agimit të Artë
dhe dhunës së tyre ndaj emigrantëve.
Kjo është makina që përdorim për të shkuar në punë.
Unë po flija bashkë me familjen time
dhe rreth orës 3:10 filluan
të na thyenin xhamat dhe derën e jashtme.
Nxorra kokën që të shihja dhe pashë reth 10-15 veta
me bluza me emblemën e Agimit të Artë.
Secili prej tyre kishte nga një shufër hekuri.
Këtë e harruan këtu.
Nqs godet dikë me këtë, mund edhe ta vrasësh.
Dhe s'mund ta kuptojë ç'kanë me Egjiptianët.
Kam 20 vjet këtu, paguaj taksat rregullisht.
Ata erdhën prej andej,
nga ajo rrugë.
Erdhën dhe panë
se një nga peshkatarët egjiptianë po flinte këtu.
Ky është gjaku i tij.
Dhe atëherë e dëgjuam të thërriste "Ju lutem ndihmë, ndihmë"
Ne u ngjitëm lart nga shkallët në tarracë,
atje lart,
dhe nuk e dallonim fytyrën e tij,
ajo ishte e mbuluar me gjak.
Kjo është çnjerëzore
kur do mbaroj vallë?
Është e trishtueshme, e pabesueshme,
rreth 700 me 800 sulme, dhe shumë nga to më qëllim që të vrisnin njerëz.
Dhe këto janë shumë të ngjashme:
zakonisht janë shumë njerëz bashkë
dhe sulmojnë një emigrant
duke përdorur qen që ti trëmbin...
Ata i ndërsejnë qentë:
"Kape, kape!"
Dhe ata qeshnin, ishin të gëzuar.
Shkojnë në zonat ku banojnë emigrantët
dhe i presin në orët e vona të natës
dhe 3 ose 4 ose 5 nga ta i sulen një njeriu.
Ata ishin shumë, dhe më kapën
e filluan të më rrihnin.
Kjo s'mund të jetë e rastit
unë besoj se këto janë të organizuara.
Disa ditë ishin shumë të ngarkuara
mund të kishim dhe 31 raste të tilla në një ditë.
Ata kishin duar e këmbë të thyera, kokë të hapura.
Kam parë me sytë e mi njerëz
të goditur në fytyrë, në kokë.
Dhe kishin frikë të vinin menjëherë,
ata i kishin rrahur të Shtunën,
dhe vinin ne mes të javës, ose javës tjetër.
Sepse kishin frikë të qarkullonin në qytet.
"Hej mavros" që do të thotë "Hej zezak, hej zezak!"
Si e di që janë nga Agimi i Artë?
Mjafton ti pyesësh: Kush të goditi? Dhe ata thonë:
Njerëz të bardhë, me bluza të zeza me atë shenjën.
Ata që ndjekin emigrantë
kur i shohin në rrugë,
gjithmonë kanë një shenjë treguese të Agimit të Artë.
Dhe nqs i ke parë videot e tyre në TV,
ata kërcënojnë ata grekë që duan të ndihmojnë
në çdo lloj mënyre, ose thjesht duan të flasin me një emigrant,
i kërcënojnë dhe ata njësoj.
Emri i vëllait tonë të vrarë ishte Shehzad Luqman.
Jetonte në Peristeri 4 vitet e fundit.
Po shkonte në punë me biçikletën e tij.
Dhe ata po e prisnin dhe kur e panë
nxorrën thikat e tyre
dhe e vranë vëllanë tonë.
Autorët e sulmeve raciste rrallë kapen
por në këtë rast ndodhi e kundërta.
Një shofer taksie e pa gjithë ngjarjen
dhe lajmëroj policinë.
I merrte çdo moment:
Tashmë janë këtu, tashmë po kthehen aty...
Që prej vëndit të ngjarjes e deri në Sintagma.
Po i ndiqte për rreth 35 me 40 minuta.
Më së fundi ata i arrestuan në Sintagma.
Dhe mbi ta gjetën thikën e përdorur, të mbuluar me gjakun e viktimës.
Në shtëpinë e njërit prej tyre policia gjeti ndër të tjera
dhe një sërë municionesh dhe fletushka të Agimit të Artë.
Megjithatë policia nuk pranon se sulmi
kishte motive raciste ose nacionaliste.
Të ishte për organet e rendit ata do të kishin shpëtuar.
Ishte përpjekja e shoferit të taksisë.
Një njeri i guximshën, të cilin e përshëndes përzemërsisht.
Çdo ditë në mes të ditës ndodhin sulme,
në mjetet e transportit ose në rrugë,
ku qytetarë grekë ndërhyjnë dhe thërrasin policinë,
kur sulmojnë një emigrant.
Dhe policia vjen dhe arreston emigrantët
dhe shpeshherë kërcënojnë dhe qytetarët grekë në ndihmë të tyre.
Kudo që ndodh ndonjë sulm rracist, gjithmonë ka pranë
një makinë ose motorr policie ose polica të thjeshtë
të cilët bëjnë sikur s'po ndodh asgjë.
Një herë që më rrahën, policët ishin fare pranë,
po s'bënë asgjë, thjesht bisedonin me njëri tjetrin...
Bënë sikur s'panë asgjë.
Kam një mik, zezak, që punon me mua,
dhe papritur një makinë ndaloi
dhe 4 persona dolën nga ajo dhe e sulmuan.
Dhe policët ishin fare pranë, dhe ai po i lutej ta ndihmonin
dhe ata thjesht e shihnin, s'luajtën prej vendit.
Dhe i lanë personat të largoheshin.
Ata thanë "S'kemi ç'të bëjmë"
S'mund ti kesh besim policisë.
Dhe për më tepër shtetit grek.
Nga policia dhe organet shtetërore
ata kanë leje të bëjnë ç'të duan.
Në këtë rast kemi një shtet
që mbart vlerat e një rregjimi totalitar.
Duhet të sjellim ndërmënd që në Greqi kishte një diktaturë,
e cila mbaroi në 1974 zyrtarisht, po me tranzicion
dhe jo me një përmbysje të sistemit diktatorial
dhe ardhjen e një shteti të ri demokratik.
Kur Junta ushtarake ra në 1974
trupat policore nuk u spastruan
kështu që ato nuk punojnë që të
shëbejnë dhe mbrojnë qytetarët
ashtu siç bëhet në një shoqëri demokratike.
Më kanë rrahur fashistët plot herë.
Më kanë rrahur policët akoma më shumë herë,
që nga 1973 dhe revolta kundër diktaturës.
Ishte ora 11 e mëngjesit
dhe dëgjuam zëra jashtë
dhe pamë me sytë tanë
një polic civil dhe një me uniformë
duke rrahur një emigrant.
Filluam të bërtisnim nga dritarja
"mjaft më me sulme rraciste!"
Brenda pak sekondash mbërritën nja 30 policë të tjerë
25-30 të forcave speciale,
nga njëra anë e rrugës
dhe nja 15 persona të tjerë nga ana tjetër.
Më pas mësuam se ata ishin anëtarë të Agimit të Artë.
E morrën emigrantin me vete.
Dhe u mblodhën para derës së zyrave tona,
dhe filluan të na bërtisnin.
Në fillim na thoshin "Zbrisni poshtë"
dhe "Strehoni emigrantë të paligjshëm dhe do t'ju arrestojmë"
dhe të tjerët thonin "S'kemi për tju arrestuar thjesht"
"Por do t'ju qimë!"
Disa prej tyre thoshin "Do ju bëjmë sapun"
siç thoshin dikur fashistët dhe nazistët.
Ishte e tmerrshme.
Jo vetëm prej fashistëve që erdhën
por sepse policat ishin bashkë me ta
në uniformë, duke mos e fshehur që ishin polic
dhe ishin në gjëndje deliri
si të çmendur, godisnin, ulërisnin, na shanin...
Policia më pyet: "Ku i ke dokumentat?"
Kur i paraqes ato, ata më thonë:
"Dokumenta janë këto" - dhe mi grisin.
Dhe ma mbështollën kështu duke më thënë: "Këto nuk janë dokumenta"
Unë u thashë: "Ju më keni pajisur më këto dokumenta!"
Atëherë ata më rrahën.
Dhe ma grisën bluzen, dhe unë qëndroja në mes të rrugës lakuriq.
Ata më shihnin dhe thanë: "Çojeni në rajon"
"Nuk ka dokumenta".
Më çuan në rajon megjithëse u paraqita dokumentat.
Më lanë të lirë pas 9 orësh.
Kemi dhe dëshmi nga njerëz
që i ka rrahur policia.
Policët na rrahin sikur të jemi kafshë, sikur me qënë kafshë.
Shpeshherë na vinë njerëz
të cilët i ka rrahur policia me shkopa gome.
Omonia është një lagje e Athinës
me popullsi të dëndur emigrantësh.
Po ecja në Omonia
dhe dëgjova zëra dhe ulërima
dhe pashë një emigrant që po e arrestonin dy policë
me fytyra të mbuluara.
Dhe ai u rrëzua në shesh dhe ata e tërhiqnin prej këmbësh,
me pranga në duar,
dhe po e tërhiqnin si thes që gjëndet përtokë.
Nxorra telefonin dhe fillova të filmoj ngjarjen.
Ata më diktuan që po i filmoja
dhe më rrethuan
dhe filluan të kërcënonin që tu jepja telefonin.
Më arrestuan dhe e kalova ditën në rajonin e policisë.
Policët janë gjithmonë prezent, duke kontrolluar dokumente dhe duke arrestuat njerëz.
Në një cep të Omonias policia po grumbullon emigrantë
që dyshohen se janë të paligjshëm.
Emigrantët sapo na shohin na bëjnë me shenjë që të afrohemi.
Ti nxjerr fotografi?
Ne jemi nga shtypi.
Por policia nuk na lejon që ti rregjistrojmë reagimet e tyre.
Po, po a nxjerr fotografi?
Nuk lejohet të nxerrësh fotografi.
Ju lutem mbylleni aparatin.
Policia nuk ka të drejtë të të ndaloj të filmosh
ose të nxjerrësh fotografi në vende publike.
Ata na ndaluan.
Jeni gazetarë?
Po, jemi gazetarë nga Londra.
Nuk lejohet të filmosh policinë.
Policët nuk asnjë farë të drejte të të kërkojnë
kartën e memories ose aparatin tënd.
Është rreptësisht e ndaluar.
Nqs e filmove duhet ta shuash.
Nuk kanë aspak të drejtën të prekin aparatet e një gazetari.
Mos e prek aparatin tim!
Ule kamerën.
Unë kam të drejtë të filmoj.
Mos ma prek aparatin!
Pak muaj më parë ndodhi diçka shumë shqetsuese
kur një grup demostruesish, midis tyre dhe disa gra,
u arrestuan dhe u torturuan gjatë kohës që ishin në rajon.
Ata shkonin me motorrat e tyre nëpër lagjet e Athinës
që kanë shumë emigrantë,
dhe ku Agimi i Artë ushtron terror mbi ta
që tu tregojnë se ka qytetarë grekë e njerëz të thjeshtë
që janë pranë tyre dhe nuk duan ta pranojnë
që këto lagje të dominohen nga grupe neonaziste.
Policët i goditën, i gjuajtën me shpulla, i pështynë,
dhe i përdorën si tavëll duhani.
Kur shkova për ti parë u shokova
nga ato që pashë, nga torturat.
Shenja të tilla në trup nuk bëhen me një goditje.
Këta janë goditur me mjete të ndryshme
në të njëjtat pjesë të trupit.
Kjo mund të ndodhi vetën nqs ke qëllim...
... ta bësh dikë të vuaj,
nqs do ti torturosh.
Nga ç'dëgjuam nga ata 15 persona që u arrestuan
policët që i torturuan ata
deklaronin hapur se ishin anëtarë të Agimit të Artë.
Diçka tjetër që mu transmetua
ajo më e tmerrshmja, ish se policët e tjerë
po i filmonin me aparatet e telefonave celular,
duke u thënë njëkohësisht se këto materiale
do ja jipnin Agimit të Artë.
Sipas policisë të gjitha këto janë trillime.
Ashtu si e shoh unë situatën
Agimi i Artë është një lloj rezerve,
një nga rezervat e fundit që ka shteti,
që të frikësoj qytetarët, subjektet e tij
që të vazhdojë të egzistojë dhe të sundoj si më parë.
Frika nuk është zgjidhje.
Njerëzit duhet ta kuptojnë që s'duhet ti kemi frikë.
Nqs i lejojmë të na frikësojnë dhe të na terrorrizojnë, atëherë do të kenë fituar.
Kjo nuk duhet të ndodh.
Populli duhet të rezistojë dhe tju kundërpërgjigjet.
Populli e ka forcën ta bëj këtë gjë.
Në Qershor 2012, Katina Sifakaki 97 vjeçare
marshon në krye të një demostrate kundër Agimit të Artë.
Ajo ka luftuar njëherë kundër fashizmit në Luftën e 2-të Botërore,
në krah të partizanëve grek.
Populli ishte i bashkuar, i vunë mënjanë diferencat që mund të kishin.
Në prill të 2012 disa qindra njerëz demostruan kundër Agimit të Artë.
Prej atëhere mijëra kanë dalë në rrugë
që të protestojnë kundër sulmeve rraciste,
në solidaritet me emigrantët dhe refugjatët.
Këto grupe antifashiste ose të majta
janë një shpresë për emigrantët.
Ka pasur reagime të fuqishme dhe të gjithanshme
të cilat nuk trasnmetohen nga mediat ndërkombëtare
në nivelin lokal,
nëpër lagje dhe sheshe anembanë Greqisë.
Duhet të mblidhemi dhe të protestojmë
kundër këtyre fashistëve të degjeneruar dhe gjakatar.
Ne nuk i kemi frikë ata.
Shoqëria greke është një shoqëri liridashëse,
demokratike dhe spontane.
S'ka më para as për nevojat më urgjente.
S'keni më para për spitalet,
për kopshtet e fëmijëve, për asgjë.
Akoma dhe strukturat më elementare
për jetën e përditëshme të njerëzve, nuk funksionojnë.
Doktorët grekë kanë marrë udhëzime
që të mos kurojnë emigrantët e paligjshëm.
Punoja në një spital para një viti
dhe kishim marrë një udhëzim të tillë por nuk e zbatuam.
Sepse jemi zotuar si doktorë që të ndihmojmë njerëzit.
Përdorim një klinikë të transferueshme.
Dhe po kuronim njerëz pranë zyrave të Agimit të Artë.
Dhe ata dilnin në ballkon dhe na kërcënonin:
"Do na bini në dorë", duke na u drejtuar ne që jemi doktorë.
Në shumë media ndërkombëtare Agimi i Artë
pasqyrohet si një parti me tendenca antipushtetare,
ose që kërkon të krijoj një përmbysje të rendit
ose një ndryshim të dhunshëm,
megjithëse në thelb ato janë një vazhdim
i politikave në fuqi me mjete të tjera.
Para zgjedhjeve të fundit, mund të dëgjoje fjalime nga Samaras
i cili guxonte të thoshte: "Duhet ta pastrojmë Greqinë nga emigrantët."
Një fare retorike që përdoret dhe nëpër spastrime etnike
e cila është në përputhje me gjuhën që përdor Agimi i Artë.
Kur Samaras thoshte përshëmbull:
"Duhet ti pastrojmë emigrantët nga rruga"
Agimi i Artë doli në rrugë dhe filloi të sulmonte emigrantët.
Fjalët që zgjodhi kryeministri "të pastrojmë rrugët"
paralelizon në mënyrë direkte emigrantët me plehrat ose mbeturinat.
Duke folur për emigrantët sikur të jenë një sëmundje,
një katastrofë natyrore apo një epidemi,
transmeton mesazhin se ata janë një kërcënim për shoqërinë.
Njerëzit lëvizin, ata janë të dëshpëruar
nga shtypja e të drejtave të njeriut,
nga varfëria, nga ndryshimet e klimës,
për të gjitha këto arsye, njerëzit lëvizin.
Kur futem në Greqi më japin një letër:
Duhet të largohesh brenda 30 ditëve.
Nuk di se ku të shkoj, pas 30 ditësh,
ndoshta duhet të iki, të kthehem në Somali...
Rreth 10 persona na vinin
nga Irani, Iraku ose Afganistani në vitin 2000.
Dhe tashmë kemi mijëra prej tyre.
Ky nuk është një aksident.
Ne nuk i lamë asnjë zgjidhje në vendet e tyre, prandaj dhe ata erdhën këtu.
Shumica e tyre s'duan të vijnë në Greqi.
Çdo vënd tjetër në botë do të më pëlqente më shumë se këtu.
Ne s'jemi kafshë, jemi qënie njerëzore.
Ne ecim, hamë, flasim.
Prandaj ju lutem, po ju bie në gjunjë,
nqs na sheh dikush, ju lutem thuajini
ne duam vetëm të ikim prej ktej, ju përgjërojmë!