Tip:
Highlight text to annotate it
X
Konferenca e dytë ndërkombëtare për arsimim të integruar “Arsimimi i integruar- trend, tendencë dhe domosdoshmëri” 14 dhe 15 dhjetor, 2013
Ditën e dytë të konferencës për arsimim të integruar
e hapi prof. Kajhan Karllë nga Akademia e mësimdhënësve në Stamboll,
Turqi në temën “Arsimimi i shekullit 21 dhe sfidat e sistemit
arsimor të Turqisë”.
Me një analizë të veçantë të politikës së emigrimit dhe
trendëve global statistikat e Kombeve të bashkuara tregojnë që
gjashtë nga dhjetë emigrantë ndërkombëtarë jetojnë në
vendet e zhvilluara ndërsa vijnë nga vendet në zhvillim.
Ndryshimet ndërkulturore janë sfida më e madhe e jetesës bashkëkohore.
Kajhan Karllë Akademia e mësimdhënësve, Stamboll
Përse njerëzit vendosin të emigrojnë nga vendet e tyre në ndonjë shtet tjetër?
Ajo është vetëm për një arsye, më shumë ushqim, kushte të mira jete
dhe arsimim për fëmijët e tyre, shumë thjeshtë, të gjithë këta njerëz të
cilët emigrojnë ata shpërngulen në pjesët e botës ku mund të gjejnë
më shumë ushqim, kushte për jetë dhe arsimim për fëmijët e tyre
dhe për herë të parë në historinë e njerëzimit kjo është interesante,
për herë të parë në historinë e njerëzimit deri më vitin 2010, 56% nga
popullsia e përgjithshme janë bërë qytetarë, kështu që ne jetojmë në
qytete 56%, i braktisëm fshatrat, i braktisëm fermat, jeta ndryshon dhe
qytetet rriten më shumë, çka ndodh me këtë, kontradikta kryesore e
emigrimit dhe jetës në qytete janë dy gjëra: të jetohet në një shoqëri
me kultura të ndryshme, dhe e dyta të mësohet në shkollat e njëjta me
kultura të ndryshme, të kuptohen mes veti, kemi nevojë për më shumë
mirëkuptim për kulturat e ndryshme në qytete të njëjta, bota ndryshon
në këtë mënyrë në mënyrë ndërkulturore, kjo vë shtypje të madhe mbi
arsimin publik jo vetëm ndaj arsimit privat, kjo është presion i madh
ndaj arsimit shtetëror sepse çdokush që emigron nga vendi i tyre
në vend tjetër ata fillimisht kërkojnë ushqim dhe si e dyta,
arsimim për fëmijët e tyre. Atyre ju nevojitet arsimim dhe
përkrahje arsimore në gjuhën e tyre amtare dhe gjithashtu
kanë nevojë të integrohen në shoqërinë ku kanë emigruar.
Ju nevojitet hapësirë e re në shoqërinë e re që të
jetojnë më tutje, ti mirëmbajnë familjet e tyre.
Përmes shembullit nga vendi i cili vjen Turqia, prof. Karllë
i theksoi diferencat në shoqëri nga bashkësitë e ndryshme
etnike dhe të gjuhëve në shkollat shtetërore, trendin e shkollimit
të domosdoshëm, zmadhimi i tij në 12 vite shkollore,
gjendja me popullatën kurdë dhe një nga sfidat më të
mëdha me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor në Turqi e cila
paraqet mungesën e kuadrove arsimore në gjuhën kurde.
Rëndësia e zgjedhjes së arsimimit nga shkolla fillore në të mesme
është sfidë e madhe por kahëzimi i nxënësve bëhet
përmes provimit obligator i cili është shumë i vështirë për nxënësit.
Duke filluar nga pjesa lindore e Turqisë, me ndryshimet e reja kushtetuese
u paraqitën probleme me gjuhën kurde, një parti politike e kurdëve
etnik e inicio kërkesën për arsimim në gjuhën kurdë për
fëmijët kurdë në pjesën lindore të Turqisë, ajo çka ndodhi me ligjin e ri
për arsim obligator, duke filluar nga mësimi lëndor e deri më shkollimin
e mesëm ekziston lëndë zgjedhore- gjuha kurde.
Secila familje e cila shpreh dëshirë që fëmija e tyre të mësojë
gjuhën kurdë ka mundësi që të vijojë lëndën e gjuhës kurdë, ky ligj
është në fuqi tani që nga viti i kaluar. Qeveria filloi të trajnojë
kuadro arsimore në gjuhën kurdë që të përgjigjen nevojave për
arsimim në gjuhën kurdë në atë regjion. Këtë vit kishim 400
mësimdhënës të rinj në gjuhën kurdë të cilët janë të përgatitur të japin
mësim në atë regjion dhe po ashtu ka 3 universitete të cilët tani
kanë katedrën e gjuhës kurdë dhe ata po ashtu i trajnojnë mësimdhënësit
në gjuhën kurdë dhe për disa vite do të ketë më shumë kuadro arsimore në
gjuhën kurdë për të realizuar mësimin në gjuhën kurdë. Deri më tani
arsimimi i mesëm nuk ishte obligator, ka edhe një problem në
sistemin arsimor të Turqisë, ka një provim mes arsimit fillor dhe të mesëm,
provim obligator për të zgjedhur shkollën e mesme në të cilën
duhet të regjistrohen fëmijët. Ai është një provim tejet i rëndë për fëmijët atje.
Zhvillimi profesional i kuadrove arsimore me qëllim që
të përcillet trendi në sistemin e ri arsimor është një nga
punët më të rëndësishme në të cilat duhet të fokusohen
profesionistët nga kjo lëmi. Planifikimi konstruktiv me qëllim që
të tejkalohen ndryshimet në programet e reja kombëtare,
shtytja e kreativitetit tek kuadrot arsimore, kategorizimi sipas
moshës së nxënësve dhe jo sipas arritjeve.
Era digjitale është një sfidë e vërtetë në arsimimin.
Unë konsideroja mundësi për trajnimin e mësimdhënësve në
Turqi që të trajnohen për qasje konstruktive dhe konstruktivit
shoqëror me qëllim që të mësojnë më shumë për kulturat
dhe raportet në shkollë, nëse ju nuk keni lidhje të hapur dhe të
sinqertë në më shumë mënyra, nëse nuk keni lidhje shumë
drejtimesh ajo nuk do të funksionojë, nuk do të shpie askund,
mos prisni që do të keni pedagogji konstruktive, pedagogji
të sjelljes ose siç e emërtoni, gjithë këto janë vetëm teori, por
fillimisht duhet të arrini komunikim të hapur dhe të sinqertë
në shkollë që të mund të filloni nga ajo. Cili është trupi i shkollës,
siç është vetura, metafora ime të cilën e përdor, ajo është
fokusimi ndaj mësimit dhe mësimdhënies. Për shkak të
kohërave të reja, të gjithë ne të rriturit duhet të mësojmë fillimisht
sepse koncepti i shekullit 21 është shpejtësia e ndryshimeve
dhe jo digjitalizimi. Ne kemi ofruar tri programe për zhvillim
profesional për 100 mijë mësimdhënës gjatë 5 viteve.
100 mijë mësimdhënës është një numër i madh, 100 mijë
mësimdhënës kanë përfituar trajnim të drejtpërdrejte nga ana
e trajnuesve tanë për mësimdhënës për atë qëllim ne kemi trajnuar
450 trajnues për mësimdhënës, ky është një numër i madh por
në krahasim me numrat në Turqi në fakt nuk është aq i madh dhe
paraqet një të tetën nga numri i përgjithshëm i mësimdhënësve tanë.
Obligimi ynë është që ta ruajmë trashëgiminë e trupit njerëzor,
ana e mirë e trashëgimisë sonë, vetëdija etike tek fëmijët.
Vetëdija etike është një sfidë e madhe për erën digjitale.
Pajisjet digjitale na mundësojnë më shumë hapësirë dhe kohë
për të biseduar me nxënësit tanë, më shumë seminare sokratike,
mësim me anë të hulumtimit. Gjithë kjo është për shkak të
shpejtësisë së ndryshimeve, disa autorë theksojnë- veçanërisht
në lëvizjet në Australi dhe Zelandën e re ata thuan
për studimet universitare, veçanërisht për drejtimet teknike,
kur do të arrini në vitin e tretë, përmbajtjen të cilën e mësojnë
në vitin e parë është e vjetërsuar për dy vite ka diskutim
të madh rreth asaj se a duhet ti mbajmë nxënësit në fakultet
gjatë 4 viteve të njëpasnjëshme. Për shkak se nëse ata mësojnë
një pjesë të lëndëve të cilat janë të vjetërsuara deri sa të arrijnë
në vitin e 4, a duhet vallë ti mbajmë në
fakultet 4 vite të njëpasnjëshme.
Ky është një diskutim i madh i cili bëhet dhe për të cilin duhet të
mendojmë, si fëmijët kur do të kërkojnë punë në vitin 2030
ndoshta do të jetë e nevojshme që të ndryshojmë
mënyrën e shkollimit.
Në historinë e njerëzimit në të gjitha shoqëritë politikanët
asnjëherë nuk ia lënë arsimin edukatorëve. Kjo është natyra e arsimimit,
gjithmonë do të ketë politikanë të cilët do të sjellin vendime,
dallimi është në atë se sa ata do të intervenojnë, kur shikoni disa
lloje të sistemeve politike ata kanë sisteme të caktuara
arsimore të cilat nuk lejojnë hapësirë për kreativitet ndërsa
ata më liberalët siç janë Finlanda, ata nuk kanë program të
caktuar deri në moshën 16 vjeçare. Atë të cilin e thonë ata është:
ne kemi besim tek mësimdhënësit tanë, ata mund të
përgatisin nxënësit tanë, kur ata do të mbushin 16 vjet do të
posedojnë njohuri për të cilat nuk ofrohet ndonjë kornizë
udhëzuese deri më 16 vjet. Ky është njëri ekstrem ndërsa
ky është tjetri prezent në republikat socialiste ose në Kinë
të cilat kanë korniza më të rrepta: ju duhet të ligjëroni këtë,
vendet tjera janë të vendosura brenda kësaj linje.
Të gjithë fëmijët janë të talentuar, gati të gjithë.
Ka shumë mënyra në të cilat janë të veçantë.
Pjesa më e rëndësishme është se duhet ta kuptojmë se ka nga
një gur të çmuar në çdo fëmijë, për tu shndërruar në stoli, ajo
është puna jonë. Të bëhet stolia e shekullit 21 ne jemi ata
të cilët i përpunojnë gurët e çmuar në stoli dhe duhet të punojmë në atë.
Ju faleminderit shumë për vëmendjen.
Sesioni i dytë i konferencës e përcolli gjendjen në sistemin
arsimor të Irlandës Veriore, rëndësinë e arsimimit të
integruar dhe procesin nëpër të cilin ka kaluar.
Iniciativa për themelimin e shkollës së parë të integruar në
Irlandën Veriore e kanë filluar një grup prindërish të cilët kanë pasur ide dhe vizion
për arsimim të përbashkët të nxënësve katolik dhe protestant.
Pas themelimit të shkollës së parë të integruar kolegjit “Lagan”
në vitin 1981 deri sot ekzistojnë 62 shkolla të integruara
në Irlandën Veriore.
Paula Mekëlluejn nga Këshilli për arsimim të integruar i Irlandës
Veriore njëherë dhe trajnuese pranë Qendrës për trajnim të
QDN Shkup të pranishmeve iu drejtua me temën
“Zhvillimi i qasjes së paanshme ndaj arsimimit të integruar”.
Ligjërata ishte e përgatitur dhe e paraparë për pjesëmarrësit
e nivelit bazik të trajnimeve pranë Qendrës për trajnim.
Paula Mekëlluejn Këshilli për arsimim të integruar i Irlandës Veriore
Arsimimi i integruar në Irlandën Veriore filloi me shkollën e parë
në vitin 1981 dhe ajo ishte gjatë konfliktit tonë ose në kohën e
trazirave siç i quajmë. Një grup i prindërve shprehi dëshirë që
fëmijët e tyre katolikë dhe protestantë të mësojnë së
bashku në një shkollë dhe jo në shkolla të ndara siç është traditë
në Irlandën Veriore, ata e themeluan shkollën e parë pas
shumë viteve kampanjë në vitin 1981. Shkolla quhet “Lagan kolegji”
dhe e njëjta paraqet simbol shkollë për ne. Deri më sot kemi 62
shkolla të integruara në Irlandën Veriore nga të cilat dy të tretat
janë shkolla fillore, shkolla fillore për ne është shkolla në të
cilën regjistrohen fëmijët që nga mosha 4 vjeçare, shumë të vegjël
deri në moshën 11 vjeçare, më pas kalojnë në shkollë të mesme
e cila është nga mosha 11 vjeçare deri në moshën 16
vjeçare kur kanë mundësi të përfundojnë por ata zakonisht
vijojnë mësimin deri në moshën 18 vjeçare. Një e treta nga shkollat
tona janë shkolla të mesme për fëmijë më të rritur,
ne jemi shumë krenarë që kemi 62 shkolla por vlerësojmë se
është një numër shumë i vogël sepse ato paraqesin vetëm 7%
të fëmijëve të moshës shkollore. Pjesa tjetër e shkollave tona janë
të ndara përmes linjës katolike dhe protestante dhe fëmijët
shkojnë veçmas në shkollë, më pas ata të cilët vendosin të
shkojnë në fakultetet për mësimdhënie të cilat janë
institucione të veçanta për katolikë dhe protestantë.
Kur ata vijnë në shkollat tona, ata nuk janë të përgatitur për të
punuar në një rrethinë të integruar për shkak të kësaj ne
zhvilluam programe për zhvillim profesional dhe zhvilluam një
qasje të quajtur “Qasja e paanshme ndaj arsimimit të integruar”.
Ne kishim mirënjohje nga inspektorati i Irlandës Veriore
rreth mësimdhënies në shkollat e integruara dhe vetë ata
deklaruan se është tejet vështirë të punohet në një rreth të tillë
për derisa nuk keni eksperiencë dhe nuk jeni të trajnuar
të punoni në rrethinë të tillë. Siç deklaroi Marion Matçet
e cila është një kryeinspektorë e mëparshme “ajo është një
dilemë e vërtetë për mësimdhënësit, për shkak të vetë
natyrës së integrimit e cila krijon siklet, i sfidon qëndrimet
dhe i prek pyetjet sensitive”. Ajo deklaron se të gjithë ne jemi
pjesë e problemit në Irlandën Veriore dhe duhet të jemi
dhe pjesë e zgjidhjes. Ka mirënjohje të madhe për punën të cilën
e bëjnë mësimdhënësit në shkollat tona.
Ne nuk jemi të interesuar vetëm për problemet e katolikëve dhe
protestantëve, ai aspekt i identitetit është i rëndësishëm
dhe pjesë përbërëse e principit të shkollave tona, në këtë
dokument i identifikojmë shtesat e shumta të identitetit të rinjve,
prandaj ne vlerësojmë se me qasjen e paanshme ne i mbulojmë
të gjitha anshmëritë të cilat janë të lidhura me fenë, kulturën,
përkatësinë etnike, gjithçka që ka të bëjë me racizmin por dhe
çdo lloj i stereotipave gjinor dhe paragjykimeve të cilat
ekzistojnë në shkollë sepse ajo është një problem shumë i madh.
Programi për qasje të paanshme implementohet nga ana e NICIE
gjatë 6 viteve të fundit dhe paraqet një ndër programet
më të suksesshme për zhvillim profesional të kuadrove arsimore
të cilat punojnë në shkolla të integruara fillore dhe të mesme.
Mekëlluejn e elaboroi nevojën për aplikimin e programit
me qëllim që të pranohet diversiteti në shkollat dhe në shoqërinë.
Ne kemi ndarje në institucionet për trajnimin e kuadrove
arsimore dhe vlerësojmë se duhet të ofrojmë zhvillim profesional
për mësimdhënësit tanë që të zhvillojnë vetëdijen e tyre dhe të
përfitojnë vetëbesim, shkathtësi dhe strategji siç punoni dhe ju
gjatë trajnimeve në Qendrën për dialog Nansen Shkup, edhe ne e
bëjmë këtë perms programit tone për qasje të paanshme ndaj
arsimimit të integruar, dhe fokusi i ABC siç e quajmë shkurtimisht
është nevoja për pranimin e diversitetit, të promovohet
barazia dhe inkluzioni dhe ballafaqimi me anshmërinë dhe
diskriminimin në suaza të rrethit shkollor ndërsa ajo bëhet
përmes kurikulit formal, joformal dhe të fshehur, me këtë ju
ndihmojnë mësimdhënësve të zhvillojnë vetëdijen rreth gjithë kësaj.
Çka në esencë duam të arrijmë me paanshmërinë?
Të kemi njerëz të rinj të cilët kanë zhvilluar vetëdije të
fuqishme për identitetin personal sepse ne duam ta largojmë
nocionin asimilim. Ka shumë histori rreth arsimimit të
integruar në Irlandën Veriore, shumë njerëz kanë frikë nga
arsimimi I integruar në Irlandën Veriore, një nga thëniet është se
të gjithë i bëjmë të njëjtë dhe se jemi të involvuar në inxhinieri
shoqërore, por është pikërisht e kundërta, faktikisht ne duam ti
inkurajojmë të gjithë të rinjtë dhe mësimdhënësit që të zhvillojnë
vetëdije të fuqishme për identitetin e tyre, ajo është shumë e
rëndësishme për ne si dhe të çmohet identiteti tjetër, mesazhi i
njëjtë të cilin e dëgjuam nga të tjerët në konferencë.
Në kushte ideale, atë që e dëshirojmë është të rinjtë të
zhvillojnë këto shkathtësi që të negociojnë rreth çështjeve të
rënda dhe të ndejshme dhe jo ti anashkalojnë, sepse unë vij nga
një shoqëri e cila përdor një frazë e cila e përmbledh mënyrën
se si funksionojmë dhe si kemi funksionuar gjatë konfliktit
ndërsa ajo është “çka do që t thuash, mos thuaj asgjë”
vetëm mbaje gojën të mbyllur, mos bisedo për problemet të cilat
ndodhin apo ndarjet në shoqëri, nuk duam që të hapim
“kavanozin me krimba” siç themi, por në realitet besojmë si të
gjithë ju në dialogun dhe mundësimin e dialogut për atë shkak
ekzistojnë shkollat tona, të ipen ato mundësi dhe rrethi i vërtetë për dialog.
Gjatë fundit të ligjëratës z-nj. Mekëlluejn inkurajoi pjesëmarrësit që të
mendojnë lidhur me qëndrimet e tyre personale dhe eksperiencën e tyre
personale të lidhur me anshmërinë, paragjykimet, diskriminimin
si dhe ndikimin negativ të anshmërisë tek fëmijët në sistemin arsimor dhe
nevoja e gjetjes të terminologjisë korrekte për diversitet dhe barazi.
Më pas ne e hulumtuam zhvillimin e paanshmërisë e cila
ka origjinën nga SHBA nga koha e lëvizjes për të drejta qytetare,
ne e hulumtonim kontekstin global në të cilin zhvillohej dhe
konteksti ynë specifik dhe si arsimimi i integruar në një mënyrë
dhe paanshmëria paraqesin përgjigje për sistemet e ndara arsimore
Ligjërata në temën “Koncepti i arsimimit të integruar në Irlandën Veriore”
për pjesëmarrësit në nivelin e avancuar të trajnimeve e prezantoi
Kliodna Skot- Uills nga Këshilli për arsimim të integruar i Irlandës Veriore
e cila gjithashtu është pjesë e ekipit ndërkombëtar të
trajnuesve pranë Qendrës për trajnim të QDN Shkup.
Kliodna Skot- Uills Këshilli për arsimim të integruar i Irlandës Veriore
Në vitin 1989 departamenti për arsim i Irlandës Veriore deklaroi
që do të financojë arsimimin e integruar dhe ofroi një definicion
themelor i cili ishte: etosi i shkollës duhet të jetë i tillë që do të
tërheqë fëmijë katolik dhe protestant në numër të barabartë,
ajo ishte e tëra e cila ishte e sqaruar, nuk na tregonte se si ta
arrijmë atë, nuk na sqaronte se çka duhet të bëjmë, dy vite më
pas Këshilli për arsimim të integruar i Irlanëds Veriore me
ekzistimin e 7 ose 8 shkollave e hartoi “Deklaratën e principeve të NICIE”
ky është dokumenti, u konsolidua para katër viteve, kur
ishte i hartuar për herë të parë në vitin 1991 ishte një dokument
voluminoz për arsye se ishte e sqaruar se si duhet të punojnë
mësimdhënësit në arsimin e integruar, kishte sqarime për
mësimdhënësit se si ti ligjërojnë lëndët e ndejshme siç është
muzika, sporti, religjioni, historia, sqaronte se si duhet të dukej
shkolla dhe e tërë ajo ishte e përfshirë në dokumentin sepse
askush më parë nuk e kishte bërë atë.
Definicioni ynë për arsimimin e integruar është arsimimi i
fëmijëve nga dy traditat kryesore të cilat janë katolikët dhe protestantët
nuk është ekskluzive vetëm për këto dy tradita për bëhet fjalë
për atë, gjithashtu d.th. se ju ofrohet arsimim i shkëlqyeshëm
sepse ajo është qëllimin ndaj të cilit gravitojnë shkollat por donim
që të japim mirënjohje në shprehjen e dy traditave kryesore.
Kuadri arsimor, ekipet eksperte, nxënësit dhe bordet
janë themeli i konceptimit të etosit shkollor. Për Skot- Uills,
etosi është ndjenja e përgjithshme dhe karakteri i shkollës,
por ai nuk është statik por ndryshon me ide dhe raste të reja.
Në cilën mënyrë ju mundësojmë fëmijëve që të ndjehen mirë në
shkollën tonë, është përgatitur një praktikë e mirë e cila nuk
përmban qasje negative “ju nuk guxoni të vishni dres futbolli”
dhe gjithashtu është përgatitur një fletore pune për nxënësit me
qëllim që fëmijët më të mëdhenj në shkollë 8-11 vjeçar të
përkushtohen dhe të punojnë në suaza të orëve, më pas ajo u
inkuadrua në politikën e shkollës sepse të gjithë kishin pjesë në të,
të gjithë e kuptonin. Kur e zhvilloni etosin tuaj shkollor duhet
ta keni parasysh dhe etosin e rrethit më të gjere, misioni është
që në mënyrë asktive dhe efektive të përkrahet dialogu
ndëretnik dhe ndërkulturor. Kur shkollat tona e përgatisin estosin
ju këshillojmë që ti kenë parasysh punët për të cilat kanë
arritur marrëveshje në rrethin më të gjere.
Këto janë politikat dhe praktikat pasi që të merreni vesh se cili
është misioni dhe vizioni, duhet që ti shënoni në letër, për ne për
momentin është se si të festohet, të përkujtohet, të nderohen
evenimentet të cilat e ndajnë shoqërinë. Një shkollë do të
planifikojë për vitin i cili vjen, në Irlandën Veriore kremtimi i
mbledhjes, komemoracioni janë gjëra të shprehura protestante,
dita e Shën Patrikut, Pashkët janë gjëra katolike, shkolla do të
planifikojë se si do ti shënojë këto katër evenimente.
Gjithashtu duhet të shihet se a vjen ndonjë gjë tjetër sepse ne
jemi në dekadën e komemoracionit.
Element jo më pak i rëndësishëm për krijimin e etosit të integruar
shkollor janë marrëdhëniet në shkollat e integruara dhe përkushtimi
i stafit ndaj krijimit të klimës pozitive dhe inkurajuese
si shprehje e respektit dhe besimit të ndërsjellë
Është tejet me rëndësi të ekspozohen punimet e fëmijëve
në hapësirat e hapure, ajo çka është prezentë në shkollat, p.sh
kjo është foajea e shkollës, në momentin kur do të hyni në
shkollë, kjo është ajo të cilën do të shihni, kjo është tabela pas
jush dhe pjesa për ekspozitë kjo është gjëja e parë e cila do t’ju
tregojë se hyni në shkollë të integruar. Ka shkolla të reja të
cilat janë të ndërtuara në Belfast, ndonjëherë keni përshtypje që hyni në
një spital, shumë janë klinike dhe nuk kanë asnjë refleksion
për atë se kush është brenda në shkollë dhe çfarë bëjnë.
Gjithashtu kur keni rast ekspozoni dhe në rrethin më të gjere.
Shkollat tona do të ekspozojnë punime në bibliotekat lokale,
nëse ndokund është paralajmëruar ndonjë eveniment aty gjithashtu do
të ekspozohet ndonjë punim, arritjet jashtë shkollës janë
gjithashtu të vlerësuara dhe të festuara. Nëse ndonjë fëmijë
është fitues i ndonjë gare sportive të shtunën, do të
përmendet në shkollë të hënën kur do të arrijë në shkollë.
Shkollat e integruara e treguan rrugën në Irlandën Veriore
për atë se si duhet të sillemi me të rinjtë, askush nuk ka dhënë
mirënjohje për atë, ndoshta edhe askush nuk do ta pranojë
atë, por gjithsesi ato janë ndryshime me ndihmën e teknikave
të cilat përdoren siç është ulja në rreth gjatë bisedës me fëmijë
ku të gjithë kanë vend të barabartë. Ka këshill të
nxënësve, ka politikë kundër bërtitjes, ka kurse për zgjidhjen e
konflikteve që fëmijët të mësojnë se si të ballafaqohen me problemet e tyre.
Kjo është shumë me rëndësi dhe pajtohem në tërësi,
ju jeni model për sjellje dhe për raportet në shkollë,
nuk është e mjaftueshme që të jeni në zyrën e mësimdhënësve
dhe të grindeni apo të keni mosmarrëveshje njëri me tjetrin
dhe të prisni që fëmijët në klasë të sillen me respekt ndaj njëri tjetrit.
Ai është modeli të cilin e përcjellin të rriturit ndërsa fëmijët vërejnë kur
diçka nuk është në rregull dhe ju nuk mund tua mbyllni sytë,
ata do ta ndjejnë nëse raportet nuk janë të mira.
Gjatë ligjëratës u prezantuan resurset dhe teknikat të cilat
përdoren në shkollat e integruara në Irlandën Veriore siç janë:
programi për mediacion, programi për qasje të paanshme si dhe
aktivitetet e përbashkëta jashtëmësimore.
Konferenca e dytë ndërkombëtare për arsimim të integruar përfundoi
me ndarjen solemne të 33 certifikatave për pjesëmarrësit të cilët
me sukses e përfunduan pjesën teorike dhe praktike të nivelit të
avancuar të trajnimeve të realizuara në suaza të Qendrës për trajnim
të QDN Shkup.
Menaxherja për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup
Biljana Krsteska- Papiq iu drejtua mësimdhënësve dhe e theksoi
rëndësinë e arsimimit të integruar si perspektivë e vetme për sistemin
arsimor të Maqedonisë në drejtim të ballafaqimit me proceset
negative të segregimit dhe zbrazëtirës mes të gjithë subjekteve
pjesëmarrëse në procesin edukativo- arsimor.
Biljana Krsteska- Papiq Menaxhere për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup
Të nderuara zonja dhe zotërinj, Sot e përfundoni udhëtimin tuaj
në të zbulimin dhe njohjen e modelit Nansen për arsimim të integruar,
një model që ka për qëllim të vendos standarde të reja në
procesin arsimor në Republikën e Maqedonisë, model që ka për
qëllim të ndërtojë dhe të përsosë të sistemin arsimor në vend.
Të gjithë ju, tani jeni promovues të drejtpërdrejtë të vlerave mbi të
cilat me kujdes është ndërtuar modeli Nansen për arsimim të
integruar: respekti reciprok, toleranca, komunikimi i hapur,
ndihma, promovimi i diversitetit dhe kuptimi i tij si një pasuri
- përballë trajtimit të tyre si pengesë.
Këto janë vlera universale, vlera humane, prandaj dhe besojmë
që arsimimi i integruar është perspektiva e vetme e sistemit
arsimor të Maqedonisë në kahe të ballafaqimit me proceset
negative të segregimit dhe ndarësisë mes të gjithë
pjesëmarrësve dhe subjekteve të sistemit edukativo-arsimor.
Arsimimin e integruar, profesori Velkovski, bashkëpunëtori ynë
prej shumë vitesh dhe ligjërues në një nga ligjëratat e tij e definoi si
gjendje mendore, unë do kisha shtuar dhe gjendje e zemrës,
sepse gjithë ju përmes këtyre trajnimeve i thelluat vlerat njerëzore
si empatinë, mirëkuptimin, çiltërsinë, ndihmën, përkrahjen
e ndërsjelle, inkurajimin.
Të gjithë ju i përforcuat njohuritë tuaja të mëparshme, i përforcuat
aftësitë dhe kompetencat tuaja, por dhe i forcuat dhe ndërtuar
themelet e marrëdhënieve tuaja të ndërsjella, d.th njohja kaloi në miqësim
ndërsa dallimet u transformuan në shtyjë për njohje më të mirë të ndërsjellë.
Sinqerisht ju uroj në emër të ekipit të QDN Shkup për
përkushtimin tuaj, motivacionin dhe qëndrueshmërinë në këtë proces,
i cili ka vazhdimësinë duke falënderuar angazhimin tuaj,
si dhe deri më tani besojmë që këto informacione, njohuri,
shkathtësi do ti transferoni deri tek nxënësit dhe prindërit e tyre me
çka të gjitha rrathët e zinxhirit të arsimimit të integruar do të jenë mjaft
të forta që të durojnë sfidat me të cilat ballafaqohet
sistemi arsimor në R. e Maqedonisë.
Urime të gjithëve.
Nga Këshilli për arsimim të integruar të Irlandës Veriore pjesëmarrësve
iu drejtua Kliodna Skot- Uills e cila e theksoi rëndësinë e ndarjes
së praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e arsimimit të integruar.
Kliodna Skot- Uills Këshilltare e lartë për zhvillim pranë NICIE
Dua të theksoj që unë dhe kolegia ime Paula jemi të
privilegjuara që jemi sërish të ftuara të jemi pjesë e konferencës
tuaj, ishte tejet inspiruese për ne, ne jemi të mahnitura nga përkushtimi
i mësimdhënësve të cilët kanë ardhur për fundjavë dhe qëndruat
me ne në kohën tuaj personale, kjo nuk do të kishte ndodhur tek ne
siç ndodh këtu dhe ne e vlerësojmë si tejet inspiruese për ne.
Ne jemi të kënaqur që kemi bashkëpunim me QDN Shkup
dhe do të përpiqemi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin
dhe mund të them se është me rëndësi për ne sepse dhe ne
mësojnë shumë nga ju , dhe ka shumë ide që dhe qëndrime që ne
mund ti zhvillojnë dhe zbatojnë në shkollat e integruara në
Irlandën e Veriut dhe shumë e vlerësojmë atë, besojmë se ne
do të kemi një ndikim pozitiv në shkollat tona dhe është tejet e
rëndësishme të zhvillohen rrjetet e organizatave të ndryshme me
qëllim që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe me këtë rast ju uroj
gjithë të mirat në të ardhmen dhe ju faleminderit për ftesën.
Përmes video fjalimit, drejtoresha e Këshillit për arsimim të integruar
të Irlandës Veriore Norin Kempbell ju uroi pjesëmarrësve për përkushtimin
e tyre të madh ndaj zhvillimit profesional në fushën e arsimimit të integruar.
Dua t’ju prezantohem, quhem Norin Kempbell dhe jam drejtoresha
ekzekutive e Këshillit për arsimim të integruar të Irlandës
Veriore -NICIE. Gjatë dy viteve të fundit, NICIE zhvilloi partneritet
me Qendrën për dialog Nansen Shkup me qëllim të promovimit
dhe zhvillimit të arsimimit të integruar. Ne kemi një bashkëpunim të ngushtë,
ajo e përfshin edhe prezencën e ligjëruesve tonë në konferencën
tuaj si dhe vizitën në Belfast nga ana e stafit të QDN Shkup.
Për ne, kjo paraqet një partneritet mjaft produktiv dhe të leverdishëm.
Dua t’ju uroj gjithë juve në këtë pasdite, për përfundimin e
suksesshëm të nivelit të avancuar të trajnimit. Me kënaqësi
të madhe i kam nënshkruar certifikatat tuaja. Ju dëshmuat
një përkushtim të madh ndaj zhvillimit tuaj profesional si dhe zhvillimit
tuaj në fushën e arsimimit të integruar. Shpresoj se këtë fushë
të arsimit do të keni dëshirë ta ndiqni edhe në të ardhmen.
Me pjesëmarrjen tuaj, ju kontribuoni për shkollat tuaja, për punën
tuaj si dhe për ndërtimin e një shoqërie më të mirë në Maqedoni.
NICIE shpreson në bashkëpunim të mëtutjeshëm me Qendrën për
dialog Nansen me qëllim që të vazhdojmë promovimin dhe
zhvillimin e partneritetit tonë, dhe përmes kësaj do të kemi rastin të
takohemi dhe të diskutojmë rreth arsimimit të integruar.
Përsëri dua t’ju uroj dhe t’ju dëshiroj çdo të mirë.
Me fjalim inspirimi përmbyllës, prof. Inge Ajdsvag ju uroi
pjesëmarrësve dhe përsëri e theksoi rëndësinë e rolit të
mësimdhënësve në çdo shoqëri.
Inge Ajdsvag Profesor pranë Nansen Akademisë në Lilehamer
Miq të dashur, së pari ju uroj të gjithë juve që i fituat këto
diploma sot, të gjithë ishit si nxënës të shkollës së mesme të
cilët e kanë fituar diplomën më të lartë.
Ishte një kënaqësi e madhe për mua që t’ju shikoj se si vini dhe
si fitoni duartrokitje.
Të gjithë ne në këtë hapësirë veçanërisht mësimdhënësit jemi
pyetur shumë herë, a është me rëndësi kjo që e punoj.
Vallë “i vogli unë” mund të bëj diçka rreth ndryshimeve klimatike,
varfërisë, korrupsionit, padrejtësisë, segregimit, mungesës së
shkollave të integruara. Nëse jo ne, kush? Nëse jo tani, kur?
Nëse jo tani, kur? Këto janë pyetjet të cilat ne mësimdhënësit
duhet gjithashtu t’jua parashtrojmë vetes. Nëse jo ne,
kush? Nëse jo tani, kur? Nëse jo tani, kur?
Ne mësimdhënësit nuk vdesim asnjëherë në një mënyrë,
sigurisht kur zemrat tona një ditë do të ndalen së rrahuri, disa
fara nga mësimdhënia ynë do të vazhdojnë të rriten me
gjenerata. Disa nga nxënësit të cilët i keni sot, kur do të bëhet 90
vjeçar dhe do t’ju tregojnë nipërve të tyre për jetën e tyre do
të thuan: unë kisha një arsimtar të shkëlqyeshëm një kohë,
ajo më mësoi të dua muzikën, literaturën, ajo më dha kurajë,
ajo më dha shpresë.
Takimi me ju këto dy ditë në Shkup e përforcoi besimin në
rëndësinë e arsimimit, e përforcoi besimin tim në atë se çka
mund të bëjnë njerëzit me vullnet të mirë nëse punojnë së bashku.
Thellë nga zemra ime ju falënderohem për këto dy ditë,
unë mësova shumë, unë do të kthehem në Norvegji
me një besim më të madh në rëndësinë e arsimimit.
Unë mendoj se do të bëhem mësimdhënës më i mirë pas
këtyre dy ditëve. Më lejoni që të përmbyll duke cituar këto fjalë
nga Nelson Mandela me të cilat fillova dje, askush nuk lind me
urrejtje ndaj tjetrit për shkak të ngjyrës së lëkurës apo
prejardhjes dhe religjionit, njerëzit mësojnë të urrejnë,
dhe nëse mund të mësojnë të urrejnë, mund të mësojnë dhe të duan
për shkak se dashuria vjen në mënyrë më natyrale në zemrën e
njeriut se sa e kundërta. Ju dëshiroj çdo të mirë dhe
shpresoj se do të takohemi përsëri ndonjë kohë tjetër.
Me fat dhe ju faleminderit shumë.
Konferenca e dytë ndërkombëtare për arsimim të integruar në
organizim të Qendrës për dialog Nansen Shkup u përcjell me
një vëmendje të madhe nga ana e mediave dhe u vlerësua
pozitivisht nga pjesëmarrësit vendas dhe ndërkombëtar.
Si do të duket e tërë kjo sot, përgjegjës është kolegu im
Veton Zekolli,
kolegia e cila ishte përgjegjëse për pjesën organizative të
trajnimeve, e kyçur drejtpërdrejtë në trajnimet, menaxherja e
Qendrës për Trajnim Biljana Krsteska- Papiq,
pjesë e ekipit të njëjte Sonaj Bilal dhe Anica Onosimoska,
kolegia me më shumë orë pune gjatë tre javëve të fundit
Mirlinda Alemdar
e cila ishte vazhdimisht në komunikim me ju rreth
përkthimeve, të gjitha materialeve përgatitore, rreth mediave dhe sot
rreth incizimit dhe publikimit të materialeve të PR sektorit.
Olivera Ranceva, Elena Gogovska, Oliver Juzbashiq
kemi dhe dy kolegë të cilët për fat të keq nuk kishin mundësi të
jen këtu sot kolegu Osman Emin i cili është pjesë e
Qendrës për Trajnim dhe i realizon ligjëratat dhe kolegu
përgjegjës për IT ai është Vane Rujkov. Të nderuar kolegë dhe kolege,
ju faleminderit shumë, pa ju kjo nuk do të kishte sukses.Një duartrokitje për kolegët e mijë.
Realizimi Ekipi i Qendrës për dialog Nansen Shkup
Në partneritet me Këshillin për arsimim të integruar të Irlandës Veriore
Konferenca është e përkrahur financiarisht nga Ministria e punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë
Dhjetor 2013