Tip:
Highlight text to annotate it
X
Siq kemi folur tashmë kur po dilnim nga fundi i viteve 1800 dhe po hynim në
fillim të viteve 1900 dhe i afrohemi Luftës së Parë Botërore
fuqitë e ndryshme të Evropës realisht janë në këtë garë për perandori, ajo ishte pjesë
e prestigjit kombëtar dhe ndihmoi ndërtimin
e pasurisë kombëtare.
Por nga fuqitë e mëdha Gjermania dhe Italia ishin relativisht të reja si shtete të unifikuara.
Perandoria Britanike kishte ndërtuar perandorinë e saj për qindra vite;
Gjermanët në anën tjetër, edhe pse kishin një kulturë mjaft të vjetër
prej qindra vitesh, ose ju mund të argumentoni mijra vite, si një shtet i bashkuar
ata ekzistonin vetëm nga viti 1871.
Dhe kjo vetëm pas luftës Franko-Prusiane luftë e cila i lejoi Prusianët të bashkojnë
tërë Gjermaninë.
Dhe italianët u bashkuan në tërësi vetëm në vitin 1870, gjithashtu për shkak të
Luftës Franko-Prusiane.
meqë Francezët duhej të fokusoheshin tek gjermanët, duhej të fokusoheshin tek prusianët,
ata nuk mund të mbronin Shtetet e Papës më prandaj ata i lejuan italianët që ti
bashkojnë ato nën sundimin e tyre. Pra derisa ne arrijmë në vitin 1914,
fillimi i Luftës së Parë Botërore,
këto dy fuqi ishin në garë për krijimin e perandorive të tyre por ato kishin vetëm
43 apo 44 vite
prandaj nuk ishin në gjendje për të krijuar një perandori të gjërë siq kishte bërë Franca dhe
sidomos një perandori të gjërë
sikur Britania e Madhe. Por kjo hartë këtu tregon cila ishte gjerësia
e tyre -- sa u zgjeruan në fakt perandoritë e tyre
Italia kishte kontrollin e Libisë,
Eritresë,
dhe disa pjesë të asaj që sot është Somalia.
Dhe Gjermania kishte kontrollë -- kishte gjithashtu
prona në Afrikë, posedime në Afrikë:
Togoland, që sot është Togo, i cili përbën ...
që është pjesë e Kamerunit të sotshëm;
Afrika Jugperëndimore Gjermane që sot njihet Namibia, Afrika Lindore Gjermane e cila është
sot Tanzania, Ruanda dhe Burundi. Dhe Gjermania kishte poashtu prona
në Paqësorë e madje edhe në Kinë. Këta janë ishujt e Paqsorit që Gjermania
i kishte nën zotërimin e vet
dhe Guinea e Re Gjermane dhe poashtu kishte nën kontrollë edhe qytetin Tsingtao.
Kjo është në fakt kulturalisht interesante për ju që po shikoni këtë video në vitin
2013.
Tsingtao tani është një markë shumë e njohur e birrës kineze; mendoj që është
e dyta në tregun botërorë - ... birrë kineze dhe
e lidhur me Kinën por në fakt është nisur nga kolonët gjermanë në
Tsingtao në vitin 1903. Pra rrënjët e saj janë me
gjermanët të cilët siq duket kanë një traditë të gjatë në prodhimin e
birrës
dhe kështu ju mund ta argumentoni se Tsingtao është birrë kineze, është e prodhuar në Kinë,
por i ka rrënjët në sundimin e perandorisë Gjermane.