Tip:
Highlight text to annotate it
X
Vitin që shkoi,
m'u dha mundësia
të mbaja flakën Olimpike në Angli.
Fillova të mendoj: si arrita deri këtu?
Si e meritova unë këtë mundësi?
pasi u mendova gjatë
kuptova se kjo bazohej në këtë formulë:
E para: Të kesh pasion,
E dyta: Të ndjekësh ëndrrat
E treta: Të dëgjohet zëri yt
E katërta: Kurrë mos thuaj kurrë!
Dhe e pesta: Bëj që mirësitë të ndodhin.
Njerëzit thonë gjithnjë: Ki pasion për karrierën
për familjen, për hobet tuaja,
por edhe për jetën.
Eksploro botën.
Ji kurioz.
Të jesh i hapur për çdo gjë interesante.
Dhe këto pasione
do të hapin dyer që nuk ekzistonin.
Midis pasioneve të mia,
dashuria për mjedisin,
ishte ajo që më tërhiqte më shumë.
E kalova jetën duke e ushqyer atë dashuri.
Ajo më bëri të ndjek ëndrrat e mia.
Njerëzit gjithmonë thonë,
se kjo është e njohur tashmë,
të gjithë thonë : ''Ndiqni ëndrrat!''
Ndonëse klishe ajo e ruan rëndësinë.
Nëse ke një ide, bëje realitet.
Nëse shkruan një liber, kushtoja jetës.
Nëse do të thyesh rekordin botëror Guinness,
atëherë bëje, bravo të qoftë.
E nëse si unë dëshiron të ndërtosh
një qendër edukimi mjedisor për fëmijët,
atëherë ndërtojeni.
Pengesa drejt ëndrrave
je ti vetë!
Por nëse ti ke këtë ëndërr dhe pasion,
ajo nuk është asgjë pa zërin tënd.
Në librin '' The Lorax'' Dr.Seuss thotë:
'Nëse edhe të tjerët nuk do të kujdesen,
asgjë nuk do të përmirsohet''.
Njerëzit nuk do t'i besojnë pasionin dhe endrrat e tua menjëherë.
Do të duhet ti bindësh.
Bëji ata të shohin botën që ti sheh.
Nëse arrin këtë, ti do ti drejtosh ata.
Lorax thotë gjithashtu,
''Flas për pemët sepse ato nuk kanë gjuhë''
Do thosha unë jam Lorax,
sepse unë flas për pemët.
Unë i bindja njerëzit mbi rëndësinë
e ruajtjes së mjedisit
e t'i bindja që ata të bënin rezistencë me mua.
Sapo bën këtë gjë,
mëson shprehjen,
''kurrë mos thuaj kurrë''.
Nëse do mund të luaja për ju këngën
e Justin Bieber'' Kurrë mos thuaj kurrë''
do ta bëja, por askush nuk do ta dëgjojë.
(Të qeshura)
Ja çfarë dua të them me këtë.
Njerëzit do t'ju thonë,
''Jo, ti nuk mund ta bësh këtë gjë.
Je shumë i ri.
Ti as që e ke idenë për çfarë po flet''.
Dhe përgjigja ime për këtë është:
Me shumë mirësjellje tregojuni se e kanë gabim.
Më pas shtrëngojini dorën ndërsa ju shohin me habi.
Megjithatë, mos harroni se edhe
nëse dikush nuk i pëlqen idetë tuaja:
Të kritikuarit është një gjë e mirë.
Lejo që njerëzit ti zbukurojnë ëndrrat.
Unë nuk dija ç'bëja në një kantier ndërtimi,
por skuadra e ekspertëve që mblodha e dinte.
Mos harroni një gjë tjetër,
mosha është thjesht një numër.
Nëse njerëzit mendojnë se ti nuk mund
të bësh diçka sepse je fëmijë,
tregoju se ke pasionin dhe maturinë e duhur.
Ndonjëherë, të rinjtë dëgjohen më shumë
dhe fjala e tyre ka më tepër rëndësi.
Tregojuni njerëzve çfarë mund të bëni,
por mbi të gjitha, tregojini vetes
se ju po luftoni për një ëndërr
se ja vlen çdo pjesë e saj.
Unë isha 14 vjeç.
M'u desh çdo fundjavë për tre vjet rresht.
Por e dini çfarë?
U tregova njerëzve se të rinjtë munden,
dhe i provova vetes se unë mundesha.
Dhe kur gjithçka është bërë,
lejo që gjërat e mira të ndodhin.
Unë nuk ndërtova një qendër mjedisore,
për t'u vlerësuar se isha proaktive,
E ndërtova sepse doja që njerëzit të mendonin
dhe njerëzit u ndërgjegjsuan,
por edhe u interesuan shumë se çfarë
po bënte një gjimnaziste.
Pas dedikimit, luftova me shpërblimet.
M'u desh të harxhoja kaq shumë nga koha ime
si adoleshente në këtë projekt,
sa do doja ta lija me aq.
Ndihesha pa vlerë dhe në siklet.
Derisa u bëra anëtare e familjes Coca-Cola,
kur mora një bursë prej Coke-s.
Njoha shumë moshatarë të talentuar
që dëshironin të ndryshonin diçka në botë.
Dhe mendova se gjithë këto gjëra
të bukura po më ndodhnin mua
sepse unë nuk mendoja vetëm të frymëzoja
njerëzit të duan mjedisin.
Unë po i frymëzoja të jenë qytetarë proaktiv dhe me pasion.
Dhe me këtë mentalitet të ri,
m'u dha mundësia
të mbaja flakën Olimpike në Angli.
Isha një nga 22 amerikanët e zgjedhur nga Coca-Cola
të mbaja flakën nëpër Angli
drejt destinacionit final, Londër.
Unë mund ta mbaja atë flakë
dhe të thosha se isha i vetmi njeri
në mbarë botën që e mbajti.
Një simbol që përfaqëson
miqësinë, paqen, bashkimin, fuqinë dhe konkurimin.
Një simbol që bashkon botën.
Kur kjo u arrit, unë vrapova
përmes një turme prej mijëra njerëzish
ku njerëzit thërrisnin emrin tim.
Gjithçka për mua ishte në gazeta.
Njerëzit kishin dëgjuar historinë time.
Kurrë më parë nuk kisha ndjerë
një ndikim të tillë
sa ai që ndjeva në atë çast.
Po u tregoja njerëzve se si ndihesh kur ke pasion
ndërsa përfaqson Shtetet e Bashkuara.
Po tregoja se si ndihesh kur ndjek
ëndrrat e tua dhe dëgjon zërin tënd,
e nuk harron kurrë se përse po lufton.
Nuk ju them se po të ndiqni këto rregulla
do të shkoni në lojrat Olimpike.
Po ju them se duke ndjekur këto rregulla
ndërkohë që krijoni rregullat tuaja,
do të ndeshni mundësitë më të mrekullueshme
që kurrë nuk i kishit imagjinuar.
Ka ardhur koha të çlironi mrekullinë brenda jush.
Falemnderit!
(Duartrokitje)