Tip:
Highlight text to annotate it
X
Në fillim të Luftës së parë botërore, Britania kishte
marinën më dominuese në botë.
dhe ata e përdorën menjëherë atë në avantazhin e tyre.
Juve mund të ju kujtohet nga videot e kaluara
që Britania i shpalli luftë Gjermanisë
për shkak të invazionit të tyre në Belgjikë
në fillim të Gushtit 1914.
Dhe në nëntorë të viti 1914
Britania e shpalli tërë
zonën detare veriore si zonë lufte.
që për qdo anije do të thoshte:
"ejani këtu dhe barteni rrezikun mbi vete"
"ju mund të shkatërroheni"
dhe sidomos" ju nuk jeni të lejuar
...të bartni dhe të kontrabandoni."
Por ata e përfshinin edhe ushqimin si kontrabandë
prandaj kjo në thelb filloi bllokadën
e Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë.
Pra kjo është bllokada e
Fuçive Qëndrore.
Kjo kishte pasoja të mëdha për luftën.
Vazhdoi gjatë gjithë luftës,
ajo në fakt i bëri Fuqitë Qëndrore
e sidomos Gjermaninë dhe Austrinë
që të raciononin ushqimin.
Ne po flasim për 1,000 kalori në ditë,
ju mund të shikoni për sasinë e kalorive në Big Mak
dhe ta kuptoni se për sa pak ushqim bëhet fjalë.
dhe ka shumë vlerësime për atë që kjo shkaktoi.
Në fakt e bëri shumë të vështirë
për Fuçitë Qëndrore që të furnizoheshin me municione dhe gjëra të tilla
por gjithashtu e bëri të vështirë furnizimin me ushqim.
Dhe ka vlerësime që ky racionim,
kjo pamundësi për të siguruar ushqim,
qoi në kequshqyerje, madje edhe në uri
dhe ka vlerësime që kjo mund të ketë shpier në
vdekjen e mbi 400,000 civilëve
në mënyrë direkte apo indirekte
shkaku i kequshqyerjes apo urisë
midis Fuçive Qëndrore.
pra kjo ishte një taktikë mjaftë serioze
që u ndërmorr.
Tani, gjermanët nuk kishin marinë aq dominante.
Pjesa më e madhe e marinës ishte e
fokusuar në brigjet e Gjermanisë,
aty në Detin Veriorë,
por ata gjithashtu donin të ndërprisnin tregëtinë me britanezët.
Ata pranuan që ishujt britanikë ishin ishuj,
ata janë të varur për tregëtinë e ushqimeve dhe furnizimeve.
prandaj në vitin 1915, në Shkurt,
gjermanët shpallën detin përreth ishujve britanikë,
-tërë zonën-
zonë lufte.
Pra
deti...përreth...
ishujve britanikë...
ngjajshëm ata shpallën që...
zonë lufte...
poashtu.
Dhe për shkak se flota e tyre sipërfaqsore
ishte e koncentruar mu këtu,
në mënyra që ata të zbatojnin atë,
që ata ti ndalnin njerëzit
që të mos tregëtonin me ishujt britanikë,
ishte përmes flotës luftarake.
Dhe Lufta e Parë Botërore ishte hera e parë
që flota luftarake u bë një faktorë i rëndësishëm.
Ne po flasim për nëndetëse mjaft primitive,
anije që mund të shkonin nën ujë dhe
të dërgonin silurët në anije.
Tani të mendojmë për atë si sfond,
ne tani ecim në Maj të vitit 1915.
Në Maj të 1915-ës,
ju keni anijën e pasagjerëve të linjës R.M.S. Lusitania.
R.M.S janë shkurtesat për Anija Postare Mbretërore.
sepse bartëte postën. Është një anije e madhe.
Nëse e keni parë filmin "Titaniku",
mendoni për një anije të tillë.
Ajo po lundronte nga Nju Jorku
për në Liverpul të Anglisë.
Me sa duket ishte anije pasagjerësh
por gjithashtu po bartëte ngarkesë.
Gjermanët thanë "Shiko, kjo mund të jetë..."
...'një lojë e ndershme për ne, veçanërisht nëse ajo mbante ...'
..."municione, sidomos nëse është anije britanike".
Dhe në shpallje që ishte në Nju Jork
për Lusitaninë, që do të nisej
më 1 Maj 1915,
ambasada gjermane vuri një shpallje
-dhe kjo ia vlenë të lexohet -
ata shkruan: "NJOFTIM"...
"Udhëtarët që synojnë të nisen..."
"në udhëtimin në Atlantik ju rikujtojmë se..."
"ekziston një gjendje lufte në mes të Gjermanisë dhe aleatëve të sajë në njërën anë..."
..."dhe Britanis së Madhe dhe aleatëve të sajë në anën tjetër."...
Kjo zonë e luftës përfshinë ujrat në afërsi të ishujve britanikë..."
..."që në përputhje me njoftimin zyrtarë të dhënë nga qeveria gjermane..."
..."anijet që lundrojnë me flamurin e Britanis së Madhe apo aleatëve të tyre..."
..."janë të rrezikuara të shkatërrohen në këto ujëra...
..."dhe udhëtarët që lundrojnë në zonën e luftës në anijet e Britanis së Madhe apo aleatëve të sajë..."
e marrin rrezikun mbi vete." Nga Ambasada Perandorake Gjermane.
Kjo ishte në prill të vitit 1915.
Pra kjo ishte një sfond.
Lusitania filloi lundrimin më 1 MAj 1915.
Më 7 Maj 1915
gati kishte arritur destinacionin e saj për Liverpul
- Liverpuli është këtu -
është diku 10 apo 15 mila largë brigjeve të Irlandës
dhe mu aty, takon një nëndetëse gjermane.
Kjo këtu është një nëndetëse gjermane.
Dhe kjo nëndetëse gjermane e lëshon një silurë drejtë Lusitanisë.
Siluri futet në anije
dhe menjëherë pas goditjes së silurit
shkaktohet një eksplodim i madhë.
Dhe ky eksplodim është në fakt
një nga pikëpyetjet më të mëdha në histori.
Tani anija fundoset
duke marrë me vete shumicën e pasagjerëve.
Aty ishin 1,959 pasagjerë dhe ekipi
dhe 1,195 prej tyre vdiqën.
Kishte edhe anije tjera që u fundosën
nga nëndetësja gjermane.
por qka ishte e rëndësishme te kjo
-së paku nga këndvështrimi historik amerikan -
ishte sepse aty ishin 128 pasagjerë amerikan
që poashtu vdiqën në anije.
Dhe siq mund ta imagjinoni
kjo shpiu tek shumë...
Shumë njerëz ishin të brengosur
në anën amerikane.
Pse ndodhi kjo?
Këta ishin civil amerikan
dhe kjo në fakt qoi në një qortim të ashpër
nga Wudrou Uillson.
Ashtu si pak në kontekst:
sapo shpërtheu lufta,
- dhe lufta kishte shpërthyer mëse një vitë
para fundosjes së Lusitanisë -
pozicioni i Amerikës ishte që të jetë neutrale.
Ata nuk donin të hynin në konfliktin Evropian.
Me këtë,
Amerikanët në mënyrë disproporcionale
po tregëtonin me aleatët (jo Fuqitë Qëndrore).
Ata po siguronin furnizime
dhe po siguronin ndihmë financiare,
ata po ju siguronin hua aleatëve
disproporcionalisht nga Fuqitë Qëndrore.
Pra edhe pse ishte kjo
forcë...jo, neutralitet formal
aty ishte një lidhje e nënkuptuar
me aleatët.
Pra Wudrou Uillson ende donte
ta mbante Amerikën jashtë në këtë pikë.
Ne po flasim pë Majin e vitit 1915.
Dhe ai në thelb dërgon
një paralajmërim të ashpër Perandorisë Gjermane.
që Thotë: "ju duhet të kërkoni falje,..."
..."ju duhet të ndërmerrni masa për të parandaluar..."
...që gjëra të tilla të mos ndodhin në të ardhmen."
Dhe Perandoria Gjermane për momentin bindet.
Më 9 Shtatorë--
Le ta shkruaj këtë në tabelë
Pra në Maj, kemi "fundosjen e Lusitanisë"
...
Dhe pastaj në Shtatorë
Gjermanët pajtohen
të mos sulmojnë anijet me pasagjerë.
Dhe kështu,
edhe pse fundosja e Lusitanisë
sidomos në orët e historisë amerikane
zakonisht njihet si shkaku
i hyrjes së Amerikës në luftë,
Amerika qëndroi neutrale
përgjatë kësaj periudhe.
Amerika në fakt nuk do të hyjë në luftë
deri në Prill të vitit 1917.
Pra Lusitania ishte vetëm
një nga gjërat e shumta që ndodhën
në vitet që quan drejtë luftës.
Nëse shpejtojmë para pak:
në zgjedhjet presidenciale të viti 1916
ku Wilson i ri-fitoi zgjedhjet
ai konkurroi me një platformë që
të na mbante jashtë luftës.
Prandaj fundosja e Lusitanisë ishte një ngjarje specifike.
Dikush mund të argumentojë, sepse gjermanët
nuk donin që Shtetet e Bashkuara të futeshin
në anën e aleatëve
dhe për këtë gjermanët ranë dakord të
të lirohen - së paku për disa vite -
nga nëndetëset e tyre.
Siq do të shohim, kur të arrijmë te viti 1917,
gjermanët nga dëshpërimi
fillojnë të bëhen më agresivë
në sulmet e tyre me nëndetëse,
që është një nga katalizatorët që shtyen Shtete e Bashkuara
apo ankesa e Shteteve të BAshkuara i dërgoi ata
në Luftën e Parë Botërore.
Por me këtë që u tha,
-sa për sqarim-
shpeshherë kur kthehemi prapa në histori,
ajo duket shumë e prerë dhe e tharë,
duket e qartë: "oh po ju e dini ..."
"...ne duhej të shkonim në luftë", etj, etj.
Unë i kam disa citime këtu
nga Uilliam Gjenings Brajan
që ishte Sekretarë i Shtetit Wudrou Uillson
Disa prej tyre janë mjaftë domethënëse.
E para është nga Shtatori i vitit 1914.
Kjo është para se të ndodhnin këto ngjarje
me Lusitaninë, por lufta kishte shpërthyer
në Evropë dhe ai kishte këtë mesazh
që ia shkroiWudrou Uillsonit
për të avokuar pse
duhet të qëndrojmë jashtë luftës
dhe pse duhet të ketë një llojë ndërhyrjeje
për të përfunduar luftën
në vend që ta lënë të vazhdojë.
Ai i shkroi Uillsonit:
"Nuk është e mundëshme që secila palë të fitojë..."
"...kështuqë kompletoni një fitore..."
"...që të jetë në gjendje të diktojë kushtet,..."
"...dhe nëse secila palë fiton..."
(dhe kjo është kumtuar çuditërisht)
"... një fitore e tillë, me siguri do të thotë ..."
"...përgatitje për një tjetër luftë."...
...do të ishte më mirë të kërkoni për..."
"...bazë më racionale për paqe."
Citimet tjera këtu,
kjo është një llojë pikpyetjeje
në shpërthimin e dytë.
Uilliam Gjenings Brajan shkroi:
"Anijeve që bartin mallra të ndaluara..."
"...ju duhet ndaluar të bartin pasagjerë..."
"...kjo do të ishte si të vendosësh gra dhe fëmijë..."
"...përpara një ushtrie."
Kjo është një nga ato pyetjet e mëdha të Historisë:
ishte e ditur që Lusitania
po bartëte municione të lehta.
Tani gjermanët pretendonin që ajo në fakt
po barte municione të rënda. Dhe në njëfarë shkalle
shpërthimi i dytë disi
e mbështet këtë.
Ka shumë gjëra të errëta lidhur me atë.
Një pjesë e madhe e ngarkesës që po bartëte Lusitania
edhe pse ata pretendonin se ishin gjëra të prishura
ato nuk ruheshin
në pjesën e ftohësve të anijes.
Dhe kështu kishte arsye për të besuar
që në fakt po bartëte municione të rënda.
Dhe shpërthimi i dytë e vë në dukje
atë drejtim poashtu.
Madje edhe pas Luftës së Parë Botërore, marina britanike
në fakt shpenzoi shumë kohë
duke u munduar të shkatërrojë rrënojat e Lusitanisë
disa njerëz thonë
që arsyeja ishte humbja e disa dëshmive
sepse ajo po bartëte më shumë municione
dhe ndoshta ishte
nga këndvështrimi i gjermanëve
një objektiv më i drejtë se sa që dukej nga jashtë.
pra pavarësisht, ky ishte një incident mjaft interesant
jo domosdo i lidhur me
hyrjen e Amerikës në Luftën e Parë Botërore,
por është një nga ngjarjet e shumta,
dhe e tërë kjo ide e bllokadave
dhe nëndetëseve gjermane kundër civilëve
kjo ishte diqka që shkaktoi
brenga të njëpasnjëshme për amerikanët.