Tip:
Highlight text to annotate it
X
Drejtimi: Shqiperi
Duke parë hartën e Evropës, ju duhet shikoni me vemendje per te dalluar këtë vend të vogël,
te vendosur në gadishullin e Ballkanit, por ja vlen te shikosh.
Ne ju ftojmë në një udhëtim të gjatë, ne te cilin ne do te donim te mesonim me shumë për Shqipërinë dhe të shohim se çfarë mund të na ofrojë.
Për këtë qëllim, ne kemi takuar njerëz të përfshirë në turizmin e ketij vendi, shpesh duke qenë pionierë në fushën e tyre.
Vlore
Ju mund të shijoni paragliding mbi gjithe vendit, te beni fluturime dyshe (Tamden paragliding) dhe fluturime me paraglider trike.
Vendi me i bukur për të fluturuar me paraglider trike është ne bregdetin e Shqipërisë, për shkak se ai është shumë i gjatë, me diversitet dhe i bukur.
Gjeja më e mirë është se njerëzit nuk vijnë këtu vetëm një herë, por shumë herë, ata kthehen dhe pas disa vizitash fillojne ta duan këtë vend.
Këtu është diçka e re. Ju mund të jeni një nga të parët për të fluturuar këtu. Është interesante të jesh një eksplorues i vendeve të reja të fluturimit.
Ketu është shume bukur, eshte nje vend interesant dhe i hapur. Përveç kësaj, është ende një vend i lirë për tu vizituar.
Me pak para mund te perjetoni dhe mesoni shume.
Njerëzit janë shumë të hapur, të gatshëm për të ofruar ndihmë. Nëse ju keni një problem në rrugë, në qytet, do t'ju ndihmojë per te arritur ne vendin e duhur
Potenciali i Shqipërisë qëndron në mundësinë e zbulimit te vendeve dhe peisazheve të reja.
Ne Shqipëri mund te gjesh pak nga çdo gjë: kanione te bukura, burimin me te madh karstik ne Evropë, det me të gjitha llojet e mundshme të brigjeve.
Atje mund të shohim cdo gjë që ne kemi mësuar në lenden e gjeografisë. Mund te gjejme atje shumë më tepër se bunkerë!
Shqipëria ka nje bregdet me gjatesi më shumë se 350 km. Uje kristal te kthjellet, kohe mahnitëse, plazhe dhe gjire te bukura,
rrugë piktoreske, po ashtu hotele dhe restorante të shumta, qe e bëjnë rivieren shqiptare rajonin më te vizituar nga turistët.
Megjithatë, ne donim te kerkonim dhe të gjenim dicka tjeter qe gjenden këtu përveç vendpushimeve te plazhit.
Shqipëria është kryesisht nje vend malor. Në vitin 2010, Klubi Polak i Alpinizmit ndërmori detyrën e shënimit
te trases per në majën më të lartë të Shqipërisë, Korab, dhe disa klube shpellash polake (caving clubs) kane eksploruar zonën.
Malet e Shqipërisë arrijne pothuajse 2.800 metra mbi nivelin e detit dhe janë shumë të ndryshme.
Ne mund të shohim shumë lumenj të bukur dhe kanione këtu, por ketu nuk ka praktikisht nje infrastrukturë turistike.
Malet shqiptare janë gjithashtu një vend i frekuentushem per ecje me makine ne rruge te pa asfaltuara.
Kjo nuk do të thotë, se ato janë të pa arritshme për të turistet e zakonshëm.
Në veri të Shqipërisë ju mund të ushtroni shumë sporte: hiking, alpinizm, ngjitje shkembore, eksplorim shpellash,
atje ka shumë shpella, duke përfshirë edhe shumë të pashkelura.
Alpinizmi nuk është shumë popullor këtu, nuk ka shumë admirues.
Në Shqipëri në trasa normalisht nuk takon turistë, shpesh ju them turisteve qe udheheq se te vetmit njerez qe mund te takojne ne keto ane jane barinjtë me kopete e tyre.
Kjo eshte me të vërtetë unike, ju e gjeni veten ne nje ambient absolutisht te eger.
Shumë shtigje janë të pashenuara, jemi duke punuar në përcaktimin e tyre, ne shikojmë për shtigje të reja dhe i hedhim ato në harte.
Tani, pothuajse ne qytetet kryesore te Shqipërise kane një klub alpinizmi, kështu që turistet mund të gjejne udhëzues te ndryshem dhe gjithashtu mund te takojne turistë të tjere.
Ketu mund gjejne dhe kontaktojne guida alpinizmi per turne te dryshme ose trekking ne Shqipëri.
Në Shqipëri, mund të shkeputesh plotesisht nga civilizimi, kështu që nëse ju e doni natyrën e paprekur, ju me siguri nuk do të dilni të pakënaqur.
Ne po dalim ne kanionin e bukur te Gjipes, uji i te cilit derdhet në det duke krijuar një plazh të mrekullueshem.
Faqe shkëmbore qe mund te arrihen lehte, mbarojnë direkt mbi ujin e detit dhe e bëjnë atë një nga destinacionet më tërheqëse per ngjitje Shqipëri.
Ky është një nga plazhet më të mire në Shqipëri, sepse sic e shihni edhe vete, nuk ka ketu as bare, prandaj ketu duhet të sjellësh çdo gjë me vete.
Ka edhe shumë trasa ngjitjeje, të tilla si siper ujit, por në qoftë se dilni tek kanioni i Gjipes, aty ju do të gjeni shumë trasa.
Këtu ne kemi dy trasa të lehta, 5B dhe 5A, gjithashtu 6 dhe 7.
Por ne qofte se shkon ne brendesi te kanionit trasat janë të vështira.
Ketu ka gjithmonë gjelbërim, ju mund të vini këtu në shkurt ose në maj dhe mund te gjeni këtu gjithmonë pamje te mrekullueshme.
Ju mund të shihni ato duke praktikuar rafting.
Në Shqipëri promovojmë zakonisht rafting turistik, i cili eshte i disponueshem për të gjithë.
Kur kemi filluar, shumë vite më parë, askush nuk besonte se rafting ne kete vend mund të bëhet tërheqës për turistët, po ashtu kayaking dhe format e tjera të turizmit aktiv.
Sot ne i promovojme keto vende, duke krijuar një standard ndërkombëtar,
mund te takoni ketu profesionaliste te kesaj fushe nga federata raftingut shqiptar,
por edhe të ndjeni atmosferën autentike këtu, "shpirtin" e Shqipërisë.
Jemi në qytetin historik te Beratit, të quajtur qyteti i një mijë dritareve.
Historia e Shqipërisë është shumë e pasur dhe ka shumë monumente të ruajtura nga kohe të ndryshme.
Ne gjithashtu vizituam Parkun Arkeologjik te Apollonise me rrënojat e qytetit të lashtë dhe një kishë mesjetare ortodokse.
Për fat të keq, ne nuk patem kohë për të vizituar ndoshta vendin më interesant nga ana arkeologjike, Butrintin, qe shtrihet në jugun e Shqipërinë.
Udhëtimi ynë përfundon në kryeqytet, Tiranë.
Shqipëria ka qenë për një kohë e ndarë nga pjesa tjetër e Evropës, kështu që tani që ne mund ta zbulojmë atë përsëri.
Sot, Shqipëria është dinamike në zhvillim dhe kërkon që të integrohet ne Bashkimin Evropian.
Ky është sigurisht një vend i mahnitshem i cili, në krahasim me pjesën tjetër të kontinentit, mund të ofroje një përvojë me të vërtetë unike.
Shqipëria ende fsheh shumë sekrete dhe ne patjetër do të kthehet ketu përsëri.
Ndërkohë, ne ju ftojmë që të përshkruani përvojat dhe opinionet tuaja për këtë vend të bukur duke komentuar, dhe ju ftojme për të ndjekur udhëtimin tonë të ardhshëm!