Tip:
Highlight text to annotate it
X
Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore,
filloi kjo lëvizje e artit e quajtur 'Dada'.
Si e shqiptoni atë?
Është D-a-d-a.
Është vërtetë një fjalë pa ndonjë kuptim.
Idea ishte që të krijohej një lloj kundër-arti.
Të sfidonim atë që ishte arti.
Bota ishte në flakë,
lufta po përhapej përtej Europës
dhe artistët nuk donin të kishin të bënin me të.
Ata donin të demonstronin se sa absurde dhe sa e rrezikshme
ishte bërë bota.
Dhe njëri prej artistëve, i cili ishte artist i Dada-s
Quhej Marcel Duchamp.
Ai duhej të krijonte atë që ne e quajmë 'Ready-Mades' (vepra të gatshme)
ose thënë më mirë, atë çka ai e quajti 'Ready-Mades'
Disa prej tyre ishin 'Assisted Ready-Mades'
ku do të merrte dy sende ekzistuese në botë
dhe do t'i bashkonte,
dhe disa të tjera objekte ishin thjesht ashtu siq i kishte gjetur- Ready Mades.
Njëra prej të preferuarave për mua quhet
"In Advance of a Broken Arm"
dhe atë po e shohim në të majtë.
Dhe u desh që ju të ma tregonit shumë qartë
që ishte ajo në të majtë.
Po, u desh!
Pra, sa për ta pasur të qartë, kjo është
In Advance of a Broken Arm.
Pikërisht ajo.
Dhe u desh që ju ta tregonit
sepse kemi një pjesë tjetër shumë të ngjashme
këtu në anën e djathtë
të cilën sapo e morra përmes Amazon-it,
dhe e cila është një lopatë dëbore.
- Dhe vërtetë nuk dallojnë shumë, apo jo?
Jo, që të dyja duken si lopata dëbore.
Ato ty dyja janë lopata dëbore,
vetëm se Duchamp e ka marrë të tijën nga garazha
apo nga dyqani i pajisjeve
dhe e ka rivendosur, pak a shumë e ka ripërkufizua
dhe ka thënë, "Jo, kjo është një Ready-Made."...
..."Kjo është diçka për t'u shikuar..."
"...dhe për t'u kuptuar brenda një sfere estetike."
Po mendoj atë që mendoj se shumë njerëz po mendojnë,
Mirë, ai e bëri atë, dhe duket
se ajo çka ai bëri ishte art shumë cinik.
E cila ishte, si, "ja arti për ju, për të gjithë ju tallësit!"
"Do të shkoj të blej një lopatë dëbore..."
"...dhe ta vendos në një muze dhe..."
Nuk e di, ndjej sikur ai po i përqesh njerëzit.
Mendoj se definitivisht aty ka cinizëm,
dhe mendoj se kjo është
shumë e lidhur me qëllimet e Dada-s
që ishin të rrëzonin mënyrën në të cilën ne vlerësonim artin,
mënyrë në të cilën ne e kuptonim artin,
duke thënë se bota ishte shndërruar në një vend rrëmuje
dhe të një rrëmuje të rrezikshme, dhe
artisti donte në një mënyrë
të mos kishte të bënte me këtë më gjatë.
Atëherë si mund ta rrëzoj
dhe në një formë ta shkatërroj mënyrën
në të cilën ne e kemi përkufizuar artin?
Të krijoj një lloj kundër-art?
Mensoj se është pikërisht ashtu.
Dhe ai ishte ai personi i parë?
Sepse, e di, ne sapo folëm për Warhol,
dhe thamë, se nëse tani dikush merr një pjesë reklame
dhe e vendosim në një muze
do të ndihej shumë e derivuar,
por Warhol e bëri atë pak kohë pas Dushamp.
Prandaj në një shkallë
duket sikur tani Warhol është i derivuar,
sepse Duchamp,--
e dini, Warhol në fakt duhej të punonte pak,
ai sikur vërtetë pikturoi një kanaçe supe,
por ky djalosh, them, ai është shumë përpara për kohë e tij
ai bukfalisht bleu një lopatë dëbore
dhe u shfaq me të.
Duchamp do të thoshte sidoqoftë,
se të gjesh një Ready-Made perfekte
nuk ishte gjë e lehtë.
Ai doli në kërkim
dhe shumica e sendeve nuk i përshtateshin përkufizimit të tij
mbi atë se çka do të mund të ishte një Ready-Made perfekte.
E dini, ai ka krijuar një lloj tregimi këtu.
Dua të them, çfarë mendoni
kur e bashkoni atë lopatë dëbore me titullin?
Mua, mw duket si parodi.
In Advance of a Broken Arm...
Po, ai shkoi dhe e bleu një lopatë dëbore
dhe e quajti In Advance of a Broken Arm,
e cila është një lloj titulli elegant,
që të bën të mendosh pak,
por po, unë...
(duke qeshur)
Pra, mendoj se ke të drejtë,
mendoj se është e pamundur,
dhe ja ku është pjesa më e çuditshme:
Po shohim një fotografi,
që madje as nuk është origjinale e In Advance of a Broken Arm,
por një tjetër lopatë dëbore e mëvonshme
me të cilën ai e zëvendësoi atë origjinalen
pasi kishte humbur e para
ndoshta në një stuhi dëbore!
Po, ja ku e lexojmë:
"Gusht, 1964,"
"Versioni i katërt pas humbjes së origjinales në Nëntor 1915"
Pra, besoj--
Epo, a mund tw kesh një origjinale?
Po në fakt, sepse ndoshta ka
qindra prej atyre origjinaleve.
Pra, le ta imagjinojmë këtë për një moment.
Imagjino sikur kjo erdhi në ankand
dhe shkoi te Sotheby's apo Christie's,
ishte në një prej shtëpive më të mëdha të ankandit
dhe është një vepër e Duchamp,
këtij shembulli të rëndësishëm të Dada-s.
Dhe ankandi do të fillojë
me disa çmime shumë të larta, apo jo?
Do të fillojë me 2 milionë dollarë.
A është vërtetë ky çmimi për të cilin mund të shitet?
Ëm, nuk mund të vësh një çmim mbi këto objekte.
Përveçse dikush mund të hyjë në Home Depot
apo në Amazon
apo në stallën e gjyshit të tyre, a diçka e tillë
Dhe imagjino që ata të mund të kalojnë
pas rojeve te Christie's
dhe të hyjnë në dhomën e shfaqjes
me lopatën e tyre të dëborës
dhe nuk do të kishte asnjë dallim, fizikisht,
në mes të lopatës së dëborës
që është në podium
që është në shitje, për ankandin,
dhe ajo po arrin këtë shifër astronomike
kundër lopatës së dëborës
që vlen 29.99.
Është një pyetje e mrekullueshme,
sepse ato janë dy lopata dëbore identike
dhe njëra prej tyre është prekur nga Duchamp
dhe është vendosur në një muze
dhe 1000 të tjera nuk janë vendosur
dhe për këtë shkak,
kjo mund të vlejë miliona.
Ju e nisët duke thënë
"A po tregohet Duchamp cinik"?
Mendoj se në një farë mënyre, po.
Ai po mundohet të bëjë, në një farë forme
aparaturën e trgut të artit transparent,
ai po mundohet të na detyrojë të mbërthejmë
"si e përkufizojmë çka është arti?"
dhe si është e rëndësishme.
Dhe ndoshta se vlerat tona janë jo mirë të vendosura
në një mënyrë.
Por ai poshtu po tregon drejt diçkaje tjetër
që thotë se arti nuk është domosdoshmërisht
në shek. XX,
i vendosur në praktikën e të krijuarit,
i vendosur në mjeshtërinë e artistit
dhe punën e brushës së tyre,
por është i vendosur në gjuhën simbolike
në të cilën arti bën thirrje.
Në mënyrën që arti
mund të ndryshojë mënyrën
se si e shohim botën
Prandaj...
Në fakt po bëhem një adhurues
i Duchamp.
Por mendoj se ka...
Oh, edhe po mendoj të bëhem
një artist avangard.
Dua të bëj një instalim arti
të quajtur "Breath of Air". (Fryma e ajrit)
Që është: Do të shkoj në atë vend
atë hapësirë të vogël volumi
dhe thjesht do të liroj frymën, pikërisht aty.
Dhe do të vendos një pllakëz, apo diçka të tillë
që do të ketë të shkruar"Salman ka liruar frymën në këtë pikë"
Kjo do të shtyente drejt mendimit në art.
Art i cili as nuk ekziston!
E di çfarë?
Sapo humbe momentin.
Sepse arti bëhej ashtu
në vitet 1970-ta dhe 80-ta.
Dikush tashmë e ka bërë atë?
Dikush tashmë ka krijuar art i cili nuk ekziston?
-Apo, arti i cili ekziston si vepër performuese.
O, po, por...
po.
Kjo është e vështirë.
Jam,
them...
po.
(qeshin)
Sa po vjen e bëhet më e vështirë.
Cili është mendimi yt mbi këtë?
Mendoj, In Advance of a Broken Arm.
Bën...
Unë, unë pajtohem me gjithçka thatë
që ai prezantoi këtë,
ai po sfidon idenë e njerëzve mbi artin,
po sfidon tregun e artit,
po sfidon të gjitha këto,
por në mendjen time më duket
në një mënyrë shumë cinike.
Që "do të vendos një objekt shumë të zakonshëm atje,
t'i bëj njerëzit të ofrojnë shuma mbi të
dhe ta mnedojnë si art,
por...
çfarë krijon me këtë emër
"Advance of a Broken Arm"? (Avancimi i një krahu të thyer)
Dhe ajo merr një shfaqje speciale
dhe fakti se kushton njejtë
sa një lopatë dëbore 5 dollarëshe nga Home Depot?
E di, kur mendojmë për shembull për poezinë
ne nuk merakosemi për çmimin e fontit të veçantë
ne mendojmë për
atë se çfarë kjo poezi na sjell
emocionalisht dhe në intelektual.
Ajo na transformon, na ndryshon.
Prandaj, është e rëndësishme që në artet pamore
ne jemi ende kaq të lidhur me punën e dorës.
Duchamp vërtetë po e largon artin
nga puna e dorës
duke e kthyer në një proces të pastës konceptual.
Prandaj ai vërtetë po i jep shtysë kësaj çështjeje
mendoj në një formë të rëndësishme.
Kjo vërtetë e ka sfiduar shek.XX
dhe e ka bërë artin bashkëkohor të mundur.
Kjo është interesante
Pra, ajo që ju po thuani është se
ai është-- si poezia
Poezia është vërtetë për idenë e poezisë
dikush mund ta marrë dhe ta kopjojë atë
dhe ne të gjithë mund ta ndajmë mes vete atë poezi
nuk ka fjalë fizike aty
Dhe ai sikur bëri të njejtën gjë
Është idea
prandaj ai mund ta merrte një tjetër lopatë
dhe ta bënte përsëri e përsëri.
Por ende...Ne themi atë, por
në të njejtën kohë, tregu i artit
jo domosdoshmërisht e sheh atë në këtë mënyrë.
Ata e shohin këtë lopatë si të ishte e shenjtë
krahas lopatës tjetër
qw ishte bërë në të njejtën linjë montimi
që nuk konsiderohet as afër të shenjtës.
Medoj se është oikërisht ashtu
dhe në disa mënyra, Duchamo dështoi.
Në disa mënyra, mendoj se koprracia
e tregut të artit ka mbizotëruar
pavarësisht nga tentimet e tij për ta rrëzuar atë.
Ne akoma do ta vinim në ankand me çmim shumë të lartë
ne akoma i dallojmë të dy lopatat
dhe ne ende do ta vlerësonim njërën
para tjetrës
Në një kuptim, ne e ngrisim objektin
që disi është i lidhur
me konceptin
edhepse mendoj se Duchamp
ishte vërtetë i fokusuar në
ndarjen e këtyre gjërave.
Dhe çfarë...
le të kthehemi te emri
mendoj, unë disi mund të pranoj
diçka prej kësaj
në atë se ai po sfidon atë çfarë arti është
dhe në këtë idenë
e të fokusuarit në diçka si kjo,
por në të njejtën kohë, duket sikur
titulli është pak i fryrë.
Pse nuk e emëroi thjesht "Lopata e Dëborës"?
Apo vetëm "boshllëk"?
Pse u desh të thoshte
"Në avancim të Krahut të Thyer"?
Nuk do të mundohem të di
cilai ishin motivimet e tij
por mendoj se cinizmi për të cilin folëm më parë
është pikërisht qëllimi i tij këtu.
Disa prej studentëve të mij thanë
se mund të imagjinonin dikë duke rrëshqitur në akull
dhe duke e thyer krahun.
Oh, mund ta imagjinoj.
mund ta quani këtë 'In Advance of a Cherry Pie"
Mund ta imagjinoj se pas një dite të gjatë pune
duke rrëmuar borën, do të shkoj të ha një pite me qershi.
Mendoj se ajo ide absurde
ishte qendrore për praktikën e Duchamp
dhe ai ishte i interesuar në të.
Mendoj se ai donte që ne të përplasemi kundër
absurditetit të atij titulli
dhe të sfidohemi prej tij.
Magjepsëse!