Tip:
Highlight text to annotate it
X
Jemi në qytetin Chartre,
duke shikuar Notre Dame de Chartre,
që është një nga katedralet më të famshme të mesjetës, por ka një histori të ndërlikuar.
Ky lokacion ishte vend i shenjtë. Sipas legjendës, këtu ishte një tempull druid.
Natyrisht, ne nuk e dijmë nëse kjo është e vërtetë apo jo, por e dijmë se me gjasë këtu ishte një tempull romak.
Dhe në fund u kthye në hapësirë të krishterë, ndoshta në shekullin III.
Dhe në atë kohë kemi, në fakt, shënime historike.
Dhe derisa mbërrijmë në vitin 1000 pasKr, e dijmë se aty ishte një kishë me rëndësi.
Një kishë e cila ishte gjithmonë e lidhur me Virgjëreshën Mari, dhe në shekullin IX
kisha pranoi një dhurat të veçantë përmes Konstantinopojës, një relikë të tunikës së Virgjëreshës.
Pra relika është një objekt që besohet të ketë fuqi të veçantë shpirtërore.
Mund të jetë pjesë e një shenjti, ose mund të jetë copë pëlhure ose diçka që në mënyrë të drejtëpërdrejtë lidhet me ndonjë figurë shpirtërore.
Pra për shembull kurora me gjemba e Krishtit, ose në këtë rast tunika që besohet
që e kishte veshur Maria kur lindi Krishtin.
Relikat kishin rëndësi kritike, sepse besohej se kishin një lloj fuqie shpirtërore
që do tu bënte mirë atyre që e nderonin.
Dhe kuptimi i kësaj ishte se njerëzit do të ndërmerrnin udhëtime nga largësi të pamasa për homazh
ndaj këtyre relikave, shpesh duke sjellur dhurata.
Ndonjëherë edhe xhevahire, ndonjëherë para, donacione.
Dhe vendet që kishin relika të rëndësishme u pasuruan shumë.
Kishte rrugë pelegrinazhi, dhe për herë të parë Evropa është mjaft stabile politikisht
kështu që ishte mënyrë relativisht e sigurtë për të udhëtuar.
Por ne nuk e dijmë nëse ishte me të vërtetë tunikë që vishte Maria.
Gjëja e rëndësishme është se besohet se është e vërtetë.
Prandaj kishte fuqi mbrojtëse dhe shpëtuese shumë të veçanta.
Por diçka e tmerrshme ndodhi.
Kisha e famshme Romanike që mbante tunikën,
të cilën pelegrinët vinin ta shihnin nga çdo vend,
u dogj me themel.
Më 1194.
Dhe pëlhura humbi.
Të paktën menduan as ajo humbi.
Ai ishte moment tmerrues, sepse pa pëlhurën
qyteti humbi edhe mbrojtjen.
Njerëzit ndiheshin të braktisur nga Maria.
Por vini re! Tri ditë më vonë tunika u gjet e padëmtuar.
Në kriptën nën kishë. U konsiderua si mrekulli.
Në vend se Virgjëresha Mari të kishte braktisur qytetin,
në vend se kjo të ishte dëshmi e zemërimit të saj,
tanimë ishte e qartë se Virgjëresha thjeshtë donte të largonte kishën e vjetër
ashtu që më 1194 qyteti i Chartre të mund të ndërtonte një kishë që të kishte madhështinë e saj.
Arkitekti i Chartre, emrin e të cilit nuk e dijmë, e ndërtoi kishën në themelet
që kishin mbetur nga kisha Romanike.
Por nga ky moment arkitektura e perëndimit kishte ndryshuar.
Dhe kishte lëvizur nga Romanika në Gotikë.
Dhe kjo kishë është një nga shembujt më të shquar, dhe ndoshta shembulli më i unifikuar
i Gotikës në Francë.
Jemi duke bisaduar për një vëmendje të re ndaj hapjeve të mureve të kishës
dhe një vëmendje të re në gjeometri.
Zoti krijoi botën sipas përmasave.
Dhe kisha mund të pasqyronte këtë përmasë, numrat me të cilët Zoti kishte krijuat universin.
Kështu që duke qëndruar në atë hapësirë, krijuar me po atë përmasë, ne do të ndiheshim më afër me Zotin.
Do të kishim një përafrim me mbretërinë hyjnore.
Pra ajo që ndonjëherë përmendet si Chartres I, fasada perëndimore, pjesa që i shpëtoi zjarrit të vitit 1194,
që ishte ndërtuar më herët, ajo pjesë jep ndjenjë të një masiviteti shumë më të madh.
Arkitekti ende nuk po e largonte frikën që i përshtatej Romanikës,
ku muret duhej të ishin të plotë, masivë.
Epo, kulmet e gurit peshojnë shumë.
Natyrisht.
Pra mund të shihni se objektin e përshkojnë vetëm dritare shumë të vogla.
Fasada ndahet në treshe në dy drejtime.
Duke iu referuar Trinit, por mendoj më shumë e organizuar sipas prerjes së artë.
Dhe qëllimit të krijimit të ndjesisë së proporcionit perfekt.
Le të afrohemi pak më afër.
T'i shikojmë figurat në portën mbretërore.
...
Mund të dëgjohen disa nga muratorët duke punuar, duke riparuar kishën.
Këto figura janë figurat në dy anët e derës.
Duken shumë si shtylla, secila e bashkangjitur në një shtyllë.
Ndoshta mbretërit dhe mbretëreshat e Testamentit të Vjetër.
Janë shumë Gotikë.
Nuk janë njerëz si ne.
Është e qartë se janë përfaqësim i qenieve shpirtërore.
Ajo gjë vërehet, sepse siç thatë ju, janë jashtëzakonisht të gjatë.
Pothuajse shtylla arkitektonike, por nuk mbajnë asgjë.
Duket se nuk kanë as ndjesi peshe.
Nëse i shikojmë këmbët e tyre, shohim se disi varen poshtë paksa.
Nuk kanë tamam trupa,
kanë pëlhura me palë që tregohen nga linjat e gdhendura në gurë,
dhe në disa raste paraqesin ndonjë gju ose ije.
Por nuk ka ndjenjë monumentaliteti, tre-dimensionaliteti të truput nën këtë pëlhurë.
Jam i mahnitur nga bukuria e pastër e këtyre figurave. Paraqitja e këtyre figurave si portierë,
si dikush që shpejton hyrjen tonë në mbretërinë shpirtërore.
Saktë. Duke hyrë brenda, figurat ngriten shumë më lartë se ne.
Duken prindërorë, të dashur, na shikojnë poshtë, por edhe përtej nesh.
Kështu duken se zënë vend edhe në mbretërinë shpirtërore, edhe në atë fizike në të njejtën kohë,
dhe sigurojnë një lloj kalimi në mbretërinë shpirtërore brenda kishës.