Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Jeta Rudi Reviewer: Helena Bedalli
Ende mbaj mend një ditë në shkollë
kur mësuesja na tha
që popullsia e botës kishte arritur
3 miliardë njerëz,
ishte viti 1960.
Do të flas në lidhje me
atë se si ka ndryshuar popullsia e botës nga ai vit
dhe si do të vazhdojë të ndryshojë në të ardhmen,
por nuk do të përdor tekonologji,
si kam bërë në pesë fjalimet e mia të para në TED.
Në vend të kësaj, kam përparuar
dhe sot po shfaq
një teknologji të re të mësim-dhënies
që kam mësuar nga IKEA:
këtë kuti.
Kjo kuti përmban një miliardë njerëz.
Dhe mësuesja na tha që
bota e zhvilluar, më 1960,
kishte një miliardë njerëz.
+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
ka dy miliardë njerëz.
Dhe ata jetonin larg atëherë.
Kishte një hendek të madh në mes
të një miliardë njerëzve në botën e zhvilluar
dhe të dy miliardëve në botën në zhvillim.
Në botën e zhvilluar,
njerëzit ishin të shëndetshëm,
të arsimuar, të pasur,
dhe kishin familje të vogla.
Dhe synimi i tyre
ishte të blinin makinë.
Dhe në vitin 1960, të gjithë suedezët po ruanin para
të blinin një Volvo të tillë.
Ky ishte niveli ekonomik ku ishte Suedia.
Por për dallim nga ky,
në botën në zhvillim, pra shumë larg,
synimi i familjeve të zakonshme atje
ishte që të kishin ushqim për atë ditë.
Ata ruanin para
që të blinin një palë këpucë.
Kishte një hendek të madh në botën
ku unë u rrita.
Dhe ky hendek në mes të Perëndimit dhe pjesës tjetër
ka krijuar një botëkuptim të botës,
të cilin ende e përdorim në gjuhë
kur flasim për "Perëndimin"
dhe "Botën në Zhvillim".
Por bota ka ndryshuar,
dhe qysh kur është dashur të ndërrohet ky botëkuptim,
dhe ky klasifikim i botës, dhe duhet ta kuptojmë atë.
Kjo është andaj ajo që dua t'iu tregoj sot,
ngase qysh nga viti 1960
ajo që ka ndodhur në botë deri më 2010
është që kanë dalë në skenë
edhe 4 miliardë njerëz
të cilët i janë shtuar popullatës botërore.
Ja shikoni se sa.
Popullsia e botës është dyfishuar
qysh nga koha kur unë isha në shkollë.
Natyrisht, ka pasë rritje ekonomike në Perëndim.
Shumë kompani kanë rritur ekonominë,
kështu që popullsia e Perëndimit është zhvendosur këtu.
Tani synimi i tyre nuk është vetëm të kenë makinë.
Tani ata duan pushime në vende të largëta
dhe duan të fluturojnë.
Ndaj ja ku janë ata sot.
Dhe vendet në zhvillim më të suksesshme,
ata kanë vazhduar tutje,
dhe janë ato që tani i quajmë ekonomi më të suksesshme.
Ato tani blejnë makina.
Ajo që ndodhi para një muaji
ishte që kompania kineze, Geely,
që bleu kompaninë Volvo,
dhe më në fund suedezët e kuptuan që
diçka e madhe kishte ngjarë në botë.
(Të qeshura)
Kështu që ja pra ku janë.
Por tragjedia është që dy miliardë këtu
që ende mundohen për ushqim e këpucë,
ata ende janë pothuaj aq të varfër
sa që ishin para 50 vitesh.
Gjëja e re është që
kemi pjesën më të madhe të njerëzve, këta 3 miliardë këtu,
të cilët po ashtu po bëhen ekonomi në zhvillim të suksesshme,
sepse janë mjaft të shëndetshëm, relativisht të arsimuar,
dhe edhe ata kanë vetëm nga 2-3 fëmijë
për grua, sikurse të pasurit.
Ndaj synimi i tyre tani është
natyrisht, të blejnë një bicikletë,
dhe më vonë do të duan edhe nga një motocikletë.
Por kjo është bota
që kemi sot,
pra s'ka më hendeqe.
Por distanca nga më të varferit këtu,
tek më të pasurit këtu është më e madhe se kurdoherë.
Por ka një botë të vazhdueshme
nga ecja, te bicikleta,
te ngarja e makinës, te fluturimi --
ka njerëz në të gjitha nivelet,
dhe shumica e njerëzve janë dikund në mes.
Kjo është bota e re që kemi sot
në 2010.
Çfarë do të ngjajë në të ardhmen?
Epo, do të parashikoj
deri te viti 2050.
Isha në Shanghai tash së voni,
dhe po dëgjoja se ç'po ndodh në Kinë,
dhe duket e sigurtë që ata do na arrijnë,
sikurse na arriti Japonia.
Të gjitha parashikimet thonë që këta një miliardë do zhvillohen
1 deri në 2 apo 3 përqind.
Por këta tjerët do rriten 7 - 8 përqind dhe do vijnë këtu.
Do fillojnë të fluturojnë.
Dhe këta këtu
vendet me të ardhura të vogla e të mesme, në zhvillim,
edhe ata do vazhdojnë të kenë rritje ekonomike.
Dhe nëse,
por vetëm nëse,
ne investojmë në teknologjinë e duhur të gjelbërt --
që të shmangim ndryshime të mëdha të klimës,
dhe nëse energjia do të jetë ende relativisht lirë --
atëherë ata do të zhvendosen këtu.
Dhe do të fillojnë të blejnë
makina elektrike.
Kjo është ajo që do gjejmë.
Por si do të bëhet me të dy miliardët më të varfër?
Si i bëhet për ta?
A do të vazhdojnë tutje?
Epo, këtu hyn çështja e rritjes së popullsisë
sepse aty kemi 2-3 fëmijë për grua,
planifikimi familiar përdoret në masë të madhe,
dhe rritja e popullsisë po ndalon.
Këtu, rritja e popullsisë vazhdon.
Kështu që këta dy miliardë në dekadat e ardhëshme,
do arrijnë tre miliardë,
dhe më pas
do arrijnë katër miliardë.
Nuk ka asgjë --
përveç një lufte bërthamore të llojit që s'kemi parë asnjëherë --
që mund të ndalojë këtë rritje.
Meqenëse procesi i rritjes po vazhdon.
Po nëse, dhe vetëm nëse,
më të varfërit dalin nga varfëria,
arsimohen, dhe rritet probabiliteti i mbijetesës te fëmijët,
ata mund të blejnë bicikleta, telefona mobil dhe të vijnë të jetojnë këtu,
atëherë rritja e popullsisë
do të ndalojë më 2050.
Ne nuk mund të kemi njerëz te ky nivel
që mundohen të gjejnë ushqim e këpucë
ngase atëherë rritja e popullsisë do të vazhdojë.
Dhe më lejoni të iu tregoj se pse
duke u rikthyer te metoda e vjetër
e teknologjisë digjitale
Këtu në ekran
kam vendet në fluska.
Secila fluskë është një vend. Madhësia tregon popullsinë.
Ngjyrat tregojnë kontinentet.
E verdha tregon Amerikën Veriore dhe atë Jugore;
e kaltërt e mbyllur është Afrika; e kaftë është Europa;
e gjelbërt është Lindja e Mesme
dhe e kaltërta e hapur është Azia e Jugut.
Kjo është India e kjo është Kina. Madhësia është popullsia.
Këtu kam numrin e fëmijëve për grua:
2, 4, 6 dhe 8 fëmijë --
familje të mëdha, familje të vogla.
Viti është 1960.
Dhe këtu poshtë është mbijetesa e fëmijëve,
përqindja e fëmijëve që mbijetojnë fëmijërinë
derisa të fillojnë shkollën:
60, 70, 80, dhe 90 përqind,
dhe gati 100 përqind siç është rasti sot
në vendet më të pasura me njerëzit më të shëndetshëm.
Por shikoni, kjo ishte bota për të cilën na kishte folur mësuesja më 1960:
një miliardë nga Perëndimi këtu --
përqindje e lartë e fëmijëve mbijetonin, familje të vogla --
dhe të gjithë të tjerët,
ylberi i botës në zhvillim,
me familje shumë të mëdha
dhe me përqindje të vogël të mbijetesës së fëmijëve.
Çfarë ka ndodhur? Po e filloj botën. Ja shihni.
E shikoni, përderisa kalojnë vitet, përqindja e mbijetesës së fëmijëve rritet?
Ata kanë sapuna, higjienë, arsim,
vaksina, penicilin
dhe pastaj planifikimi familiar. Madhësia e familjes po bie.
Kur arrijnë te 90% mbijetesë të fëmijëve, familjet zvogëlohen,
dhe shumica e shteteve arabe në Lindje të Mesme
po bie në madhësi të familjes.
Shikoni, Bangladeshi tek zë Indinë.
Krejt bota në zhvillim
bashkohet me botën e Perëndimit
me mbijetesë të mirë të fëmijëve
dhe me madhësi të vogël të familjeve,
por ende kemi një miliardë njerëzit më të varfër.
A i shikoni një miliardë njerëzit më të varfër,
ato dy kuti që kisha këtu?
Ato janë ende këtu.
Dhe ato ende kanë mbijetesën e fëmijëve
deri tek 70-80%,
që do të thotë që nëse keni 6 fëmijë,
të paktën 4 do të mbijetojnë
deri në gjeneratën tjetër.
Dhe popullsia do të dyfishohet në një gjeneratë.
Kështu që mënyra e vetme
që të ndalim rritjen e popullsisë globale
është të vazhdojmë të përmirësojmë mbijetesën e fëmijëve
deri tek 90 përqind.
Prandaj investimet nga Fondacioni Gates,
nga UNICEF dhe organizatat tjera për ndihmë,
bashkë me qeveritë e vendeve më të varfura,
janë aq të mira;
ngase ato në fakt
po na ndihmojnë të arrijmë
një madhësi të qëndrueshme të popullsisë së botës.
Ne mund të ndalojmë tek 9 miliardë nëse bëjmë gjërat e duhura.
Mbijetesa e fëmijëve është e gjelbërta e re.
Vetëm me anë të mbijetesës së fëmijëve
mund të ndalojmë rritjen e popullsisë.
A do të ndodhë kjo?
Epo, nuk jam optimist,
nuk jam as pesimist.
Jam me atë se çfarë janë gjasat më të mëdha që do të ndodhë.
Në këtë kategori të re ne heqim emocionet,
dhe thjeshtë punojmë në mënyrë analitike me botën.
Mund të bëhet.
Mund të kemi një botë më të drejtë.
Me teknologji të gjelbërt
dhe me investime për të lehtësuar varfërinë,
dhe qeverinë globale,
bota mund të bëhet kështu.
Dhe shikoni pozitën e Perëndimit të vjetër.
Ju kujtohet kur kjo kutia e kaltërt ishte vetëm,
duke udhëhequr botën, duke jetuar jetën e vet.
Kjo nuk do të ndodhë përsëri.
Roli i Perëndimit të vjetër në botën e re
është të bëhet themeli
i botës moderne
asgjë më shumë, asgjë më pak.
Por është një rol shumë i rëndësishëm.
Bëjeni mirë dhe mësohuni me këtë.
Ju faleminderit shumë!
(Duartrokitje)