Tip:
Highlight text to annotate it
X
heshtje e shprehur me fjalë
paraqet
Dashuria është autentike vetëm kur të lë të lirë
Dashuria është autentike vetëm
kur të lë të lirë
Ky le të jetë kriteri.
Dashuria është
e vërtetë vetëm
kur nuk ndërhyn në privatësinë e personit tjetër.
E respekton
individualitetin e tij,
privatësinë e tij.
Por të dashuruarit që i shohim në botën e sotme
i bëjnë të gjitha përpjekjet
që asgjë të mos mbetet private
që të gjitha fshehtësitë duhet t'u tregohen.
Frikësohen
nga individualiteti yt;
e shkatërrojnë individualitetin e njëri tjetrit,
dhe shpresojnë
se duke e shkatërruar njëri tjetrin,
jetët e tyre do të bëhen
të lumtura, të realizuara.
Ato thjesht bëhen gjithherë e më të mjera.
Duaj,
dhe ki parasysh: çdo gjë reale
është përherë në ndryshim e sipër.
Të kanë mësuar në mënyrë të gabuar
se
dashuria e vërtetë
zgjat përgjithmonë.
Trëndafili i vërtetë nuk qëndron përgjithmonë.
Vetë qenia e gjallë
duhet të vdes një ditë.
Ekzistenca është
ndryshim i vazhdueshëm.
Por mendimi,
ideja
se dashuria duhet të jetë e përhershme, nëse është e vërtetë...
dhe nëse dashuria zhduket një ditë,
atëherë konkludimi i natyrshëm është se nuk ka qenë e vërtetë.
Dua që ta dini,
dashuria ka ardhur papritmas,
jo për shkak të ndonjë përpjekjeje nga ana juaj.
Ka ardhur si dhuratë e natyrës.
Atëherë nuk do ta kishit pranuar
nëse do të ishit brengosur
se një ditë do t'ju ikte papritmas.
Si vjen, ashtu shkon.
Por nuk duhet të brengoseni aspak,
sepse nëse një lule është vyshkur,
lule të tjera do të vijnë.
Lulet kanë
për të ardhur
përherë
por mos ju ngjit
lules.
Përndryshe shpejt do të të bjerë t'i ngjitesh lules së vdekur,
dhe ky
është realiteti:
njerëzit kapen pas
dashurisë së vdekur
që dikur ishte e gjallë.
E tani është vetëm një kujtim
dhe vuajtje
dhe ti bllokohesh
për shkak të respektueshmërisë,
për shkak të ligjit.
E drejta e autorit© Fondacioni ndërkombëtar OSHO
www.OSHO.com/copyright
OSHO është markë e regjistruar e Fondacionit ndërkombëtar OSHO