Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Iris Xholi Reviewer: Helena Bedalli
Pershendetje. Jam nje arkitekt.
Jam i vetmi arkitekt ne bote
qe ben ndertesa prej letre si ky tubi i kartonit,
dhe kjo ekspozite eshte e para qe bera
duke perdorur tuba kartoni.
Viti 1986, shume kohe para se njerezit te fillonin te flisnin
per problemet ekologjike dhe mjedisore,
une fillova te testoj tubin prej letre
ne menyre qe ta perdorja kete si strukturen e nderteses.
Testimi i materialit te ri per ndertesat eshte shume i nderlikuar
por ky eshte shume me rezistent nga c'e prisja,
dhe shume e thjeshte ta izolosh nga uji,
e po ashtu, duke qene material industrial
eshte rezistent dhe ndaj zjarrit.
Me pas ne 1990-n ndertova strukturen e perkohshme,
Kjo eshte ndertesa e pare e perkohshme e bere prej letre.
Ka 330 tuba, me diameter 55 cm,
ka vetem 12 tuba
me diameter 120 cm.
Sic e shikoni ne kete fotografi, brenda eshte tualeti.
Ne rast se mbeteni pa leter higjenike,
mund te grisni pak nga brendesia e murit. (Te qeshura)
Pra eshte shume e dobishme.
Ne vitin 2000, ishte nje ekspozite e madhe ne Gjermani.
Me kerkuan te projektoja godinen,
sepse tema e ekspozites ishte Problemet mjedisore.
U zgjodha per te ndertuar seksionin me tuba kartoni,
leter te riciklueshme.
Objektivi im i projektimit nuk ishte perfundimi.
Objektivi im ishte shembja e godines.
Sepse cdo shtet nderton shume seksione,
por pas 6 muajsh, krijohen sasi te medha mbetjesh industriale,
qe godina ime duhet te riperdoret ose riciklohet.
Pas kesaj, godina u riciklua.
Pra ky ishte objektivi i projektit tim.
Me pas Isha me shume fat te fitoja dhe kompeticionin
per te ndertuar Qendren e dyte Pompidou ne France
ne qytetin Metz.
Duke qene se isha shume i varfer,
dhe doja te merrja me qera nje zyre ne Paris,
por nuk mund ta perballoja ate,
vendosa te sillja studentet e mi ne Paris,
per te ndertuar zyren tone ne maje te qendres Pompidou,
te gjithe me forcat tona.
Sollem tubat e letres dhe xhuntot e drurit
per te realizuar zyren 35 metra te gjate.
Qendruam aty per gjashte vjet pa paguar qera.
(Te qeshura) (Duartrokitje)
Faleminderit. Kisha nje problem te madh.
Duke qene se ishim pjese e ekspozites,
nese nje mik i imi donte te me takonte, ai duhet te blinte bilete.
Ky ishte problemi.
Me pas perfundova qendren Pompidu ne Metz.
Tashme eshte nje muzeum shume i njohur,
dhe krijova nje monument te madh per qeverine.
Por me pas isha shume i zhgenjyer
me profesionin tim si arkitekt,
sepse ne nuk po ndihmojme, nuk po punojme per shoqerine,
por po punojme per njerez te privilegjuar,
te pasur, qeverine, zhvillues.
Ata kane para dhe fuqi.
Keto jane te padukshme.
Keshtu qe ata na punesojne ne per te nxjerre ne dukje fuqine dhe parate
duke krijuar arkitekture monumentale.
Ky eshte profesioni yne, edhe historikisht eshte e njejta,
edhe tani po bejme te njejten gje.
Pra isha shume i zhgenjyer qe nuk po punonim per shoqerine,
edhe pse ka shume njerez
qe kane humbur shtepite e tyre nga katastrofa natyrale.
Por me duhet te them se nuk jane me katastrofat natyrale.
Per shembull, termetet nuk vrasin kurre njerez,
eshte shembja e ndertesave ajo qe vret njerezit.
Kjo eshte pergjegjesia e arkitekteve.
Me pas njerezit kane nevoje per strehim te perkohshem,
por nuk jane arkitektet qe merren me kete pune
sepse ne jemi shume te zene duke punuar per te privilegjuarit.
Pra mendova, edhe si arkitekte
mund te angazhohemi ne rindertimin e strehimit te perkohshem.
Ne mund ta permiresojme ate.
Ja pse fillova te punoja ne zonat e shkaterruara.
Ne 1994, ndodhi nje katastrofe e madhe ne Rwanda, Afrike.
Dy fise, Hutu dhe Tutsi, luftonin me njeri tjetrin.
Mbi dy milion njerez u kthyen ne refugjate.
Por u suprizova shume kur pashe strehimin, kampin e refugjateve
te organizuar nga Kombet e Bashkuara.
Ata jane shume te varfer dhe po ngrinin se ftohtit
me batanije gjate sezonint te shirave,
Ne strehat e ndertuara nga Kombet e Bashkuara,
i jepnin thjesht nje mushama,
dhe refugjateve u duhej te prisnin pemet.
Por mendoni mbi dy milion njerez qe presin pemet.
U kthye ne nje shpyllezim te madh
dhe nje problem ekologjik.
Per kete arsye filluan te sigurojne tuba dhe barraka alumini.
Gjera shume te shtrenjta, qe njerezit i shesin per te fituar para,
dhe fillojne serish te presin pemet.
Ne kete pike propozova idene time per te permiresuar gjendjen
duke perdorur tubat e kartonit te ricikluar
sepse eshte ekonomik dhe rezistent.
Buxheti im eshte vetem 50 dollare US per njesi.
Ndertuam 50 njesi per ta perdorur si test monitorimi
per rezistencen, lageshtine, termitet dhe te tjera.
Dhe me pas, vitin e mepasshem, ne 1995, ne Kobe te Japonise,
ndodhi nje termet i madh.
Pothuajse 7.000 njerez humben jeten,
dhe nje qyteti si distrikti i Nagata,
u dogj i gjithi ne nje zjarr pas termetit.
Zbulova qe kish shume refugjate Vietnameze
qe po vuanin e ishin mbledhur ne nje kishe Katolike--
ndertesa e se ciles ishte shkaterruar krejt.
Shkova atje dhe i propozova prifterinjve,
"Perse nuk e ndertojme kishen me tuba kartoni?"
Nje prift tha, "Oh, Zot, mos je i marre?
Cfare propozimi eshte ky pas nje zjarri?"
Ai nuk pati kurre besim tek une, por une nuk u dorezova.
Nisa te shkoj e vij ne Kobe,
dhe u takova me komunitetin Vietnamez.
Ato po jetonin ne kete menyre me disa mushama shume te lira
ne nje park.
Keshtu une propozova te rindertoj. Pervesha menget dhe ngrita fonde.
Krijova nje strehimore me tuba kartoni per ta,
dhe ne menyre qe te ishte e lehte per ta ndertuar nga studentet
dhe gjithashtu e lehte per ta prishur,
perdora arka birre si themel.
I kerkova kompanise se birres Kirin,
sepse ne ate kohe, kompania e birres Asahi
i kish bere te kuqe arkat e birres,
qe nuk shkon me ngjyren e tubave te kartonit.
Koordinimi i ngjyrave eshte shume i rendesishem.
Dhe mbaj mend qe ne prisnim
te kishte nje birre brenda arkes plastike,
por ja qe na erdhi bosh. (Te qeshura)
Mbaj mend qe ky cast ishte zhgenjyes.
Gjate veres me studentet e mi,
ne ndertuam rreth 50 strehimore.
Ne fund, prifti me ne fund na besoi te rindertojme.
Ai tha, "Persa kohe qe fondet e nevojshme i ngre vete,
dhe sjell studentet e tu per ta ndertuar, mund ta besh."
Keshtu, shpenzuam pese jave per te rindertuar kishen.
Ishte menduar qe te qendronte aty per tre vjet,
por ne fakt qendroi aty per 10 vjet, sepse njerezit e pelqenin.
Nje tjeter termet i forte ndodhi ne Taivan,
dhe propozuam qe ta dhuronim kete kishe,
keshtu qe e cmontuam,
dhe e derguam atje per ta ndertuar me vullnetare.
Kjo kishe eshte edhe sot ne Tajvan, si kishe e perhershme.
Kjo ndertese u kthye ne nje ndertese te perhershme.
Po mendoja, c'dallim ka midis nje ndertese te perhershme dhe nje te perkoheshme?
Edhe nje ndertese e bere me karton
mund te jete e perhershme nese njerezit e pelqejne ate.
Bile dhe nje ndertese prej betoni mund te jete shume e perkohshme
nese ka perfitim nga kjo gje.
Ne 1999, ne Turqi ndodhi nje termet i madh,
shkova atje per te ndertuar strehimore duke perdorur materiale lokale.
Ne 2001, ne Indine Perendimore, ndertova po ashtu nje strehe.
Ne 2004, ne Sri Lanka, pas termetit dhe cunamit ne Sumatra,
rindertova fshatra te peshkatareve Islamike.
Ne 2008, ne Chengdu, Sichuan te Kines,
pothuajse 70.000 njerez humben jeten,
dhe vecanerisht shume shkolla u shkaterruan
si rrjedhoje e korrupsionit midis autoriteteve dhe kontraktuesve.
Mu kerkua te rindertoj nje kishe te perkoheshme.
Solla studentet e mi japoneze per te punuar me studentet kineze.
Ne nje muaj, perfunduam nente dhoma mesimi,
rreth 500 metra katrore.
Ende perdoret, edhe pas termetit te fundit ne Kine.
Ne 2009, ne L'Aquila te Italise ndodhi nje termet i madh.
Kjo eshte nje foto mjaft interesante:
ish Kryeministri Berlusconi
dhe ish ish ish Kryeministri japonez Mr. Aso--
kjo sepse ne na duhet te nderrojme Kryeminister cdo vit.
Te dy premtuan qe do te perkrahnin modelin tim.
Propozova nje rindertim te madh, nje salle koncertesh te perkohshme,
pasi l'Aquilla eshte teper e njohur per muzike
dhe te gjitha sallat e koncerteve ishin shkaterruar,
dhe muzikantet po largoheshin.
I propozova Kryebashkiakut,
rindertimin e perkohshem te auditoriumit.
Ai tha, "Persa kohe qe e ben me parate e tua, jam dakort."
Dhe une isha mjaft me fat.
Mr. Berlusconi solli samitin e G8,
dhe ish Kryeministri Japonez erdhi,
dhe na ndihmuan per te ngritur fondet e nevojshme.
Une arrita te marr 500 mije euro nga qeveria Japoneze
per te ringritur kete auditor te perkohshem.
Ne vitin 2010 ne Haiti ndodhi nje tjeter termet i madh,
por eshte e pamundur te shkosh me avion atje.
Keshtuqe une shkova ne vendin fqinj ne Santo Domingo,
dhe mu deshen 6 ore me makine per te arritur ne Haiti.
Ne bashkepunim me studentet e Santo Domingos
ndertuam 50 strehimore me tuba kartoni te gjetura ne vend.
Kjo ishte ajo qe ndodhi ne veriun e Japonise para dy vjetesh.
Pas termetit dhe cunamit,
njerezit u evakuuan ne nje palester te madhe.
Por shiheni kete. Ketu nuk ka fare privatesi.
Njerezit vuajne menderisht dhe fizikisht.
Ne vajtem atje per te ndertuar panele ndarese me tuba kartoni
me punen vullnetare te studenteve.
Nje strehimoreze shume e thjeshte e krijuar me tuba kartoni dhe perde.
Megjithate, disa nga autoritetet e qendres
nuk deshen qe ne te benim dicka te tille.
Sipas tyre do te ishte shume e veshtire per ti kontrolluar njerezit.
Por ishte me te vertete e nevojshme ta beje nje gje te tille.
Atje nuk kishte hapesire te mjaftueshme per te ndertuar
shtepi standarte nje kateshe si kjo ketu.
Shiheni kete. Ndertimet qe po ben qeveria
ne shtepite e perkohshme, jane kaq te dobta,
kaq te dendura dhe te rremujshme sepse ska hapsire fare dhe qe u pikon uje.
Mendova qe na duhet te bejme nje ndertese shume kateshe
pasi kerkon me pak *** dhe eshte me komode.
Keshtuqe i propozova kryebashkiakut ne kohen kur po beja panelet ndares.
Me ne fund takova nje Kryebashkiak te sjellshem ne fshatin e Onagawa
ne Miyagi.
Ai me kerkoi qe te ndertonim shtepi 3 kateshe ne fushat e bejzbollit.
Perdora kontejneret e transportit
dhe gjithashtu studentet me ndihmuan
te ndertonim mobiljet
per ti bere banesat te rehatshme,
dhe ne buxhetin e qeverise,
duke e mbajtur siperfaqen e shtepive te njejta
por shume me teper te rehatshme.
Shume prej atyre njerezve vendosen te jetojne aty perhere.
Isha shume i lumtur ta degjoja kete gje.
Tani jam duke punuar ne Zelanden e Re, ne Christchurch.
Rreth 20 dite me pare se te ndodhte termeti ne Japoni,
edhe ata paten nje termet te madh,
ku humben jeten shume studente japoneze,
dhe katedralja me e madhe e qytetit,
simboli i Christchursh, ishte plotesisht e shkaterruar.
Mua mu kerkua te rindertoja katedralen e perkoheshme.
Keshtu duket ne ndertm e siper.
Dhe do te me pelqente te vazhdoja te ndertoja monumente
qe jane te dashura per njerezit,
Falemnderit shume.
(Duartrokitje)
Faleminderit. (Duartrokitje)
Faleminderit Shume. (Duartrokitje)