Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Dita Bytyci Reviewer: Helena Bedalli
Në New York, unë jam menaxher i përgjithshëm
për një OJQ që quhet Robin Hood.
Kur nuk jam duke luftuar varfërinë, jam duke luftuar zjarrin
si asistent i kapitenit në një kompani vullnetare të zjarrit.
Në qytetin tonë,
ku vullnetarët plotësojnë stafin shumë të kualifikuar,
duhet të arrish në vendngjarjen e zjarrit mjaft herët
në mënyrë që të arrish të bësh diçka.
Më kujtohet zjarri im i parë.
Isha vullnetari i dytë në vendngjarje,
dhe kishte shumë mundësi që duhej të futesha brenda.
Megjithatë ishte një garë me vullnetarët e tjerë
që të shkoje te kapiteni për të zbuluar
se cila do të ishte detyra jote.
Kur gjeta kapitenin,
ai ishte duke biseduar me
pronaren e shtëpisë,
e cila po kalonte ditën më të vështirë në jetën e saj.
Ja ku ishte, në mes të natës,
duke qëndruar në shiun që binte si rrëke,
nën një çadër, në pizhamat e saj, këmbëzbathur,
ndërsa shtëpia e saj po digjej.
Vullnetari tjetër që kishte arritur para meje --
le ta quajmë Lex Luther --
(Të qeshura)
shkoi i pari te kapiteni
i cili i tha që të futej brenda
dhe ta shpëtonte qenin e pronares.
Qenin! Unë u shtanga nga xhelozia.
Ja ku ishte një avokat apo menaxher i parave
e cili, gjatë gjithë jetës së tij do të mund t'ju tregojë njerëzve
se u fut në një ndërtesë që po digjej
për të shpëtuar në krijesë të gjallë,
vetëm sepse kishte arritur 5 sekonda para meje.
Megjithatë, unë isha në rradhë.
Kapiteni ma bëri me dorë.
Ai tha, "Bezos, duhet të futesh brenda në shtëpi.
Duhet të ngjitesh lart, duke kapërcyer zjarrin,
dhe duhet t'i marrësh një palë këpucë për pronaren."
(Të qeshura)
Ju betohem.
Jo ajo që po prisja,
mirëpo shkova --
lart shkallëve, poshtë korridorit, kalova zjarrfikësit e vërtetë,
të cilët kishin mbaruar së fikuri zjarrin në atë moment,
dhe u futa në dhomën e fjetjes për të marrë një palë këpucë.
Tani e di se çfarë po mendoni,
por nuk jam hero.
(Të qeshura)
I morra këpucët dhe shkova poshtë
ku takova ndëshkimin tim
dhe qenin në derën kryesore.
Ne i morëm thesarët dhe ia dërguam pronares,
ku, jo për t'u befasuar,
e atij mori më shumë vëmendje sesa e imja.
Disa javë më vonë,
departamenti mori një letër nga pronarja
e cila na falenderonte për përpjekjet e guximshme që
kishim treguar për të shpëtuar shtëpinë e saj.
Mirësjellja që më së shumti kishte theksuar ishte:
dikush i kishte sjelluar një palë këpucë.
(Të qeshura)
Gjatë punës sime tek Robin Hood
dhe si zjarrfikës vullnetar,
unë jam dëshmitar i veprash zemërgjerësie dhe mirësie
në një shkallë madhështore,
por jam po ashtu dëshmitar i veprash guximi
në baza individuale.
Dhe e dini çfarë kam mësuar?
Që gjithçka ka rëndësi.
Kështu derisa po shoh në këtë dhomë
njerëz të cilët ose kanë arritur,
apo janë duke arritur,
nivele të jashtëzakonshme suksesi,
do t'u jepja këtë për ta mbajtur mend:
mos prisni.
Mos prisni deri sa të bëni milionin e parë
për të bërë një ndryshim në jetën e dikujt.
Nëse ke diçka për të dhënë,
jepe tani.
Shërbe ushqim në kuzhinë. Pastro parkun e lagjes.
Mëso dikë.
Jo çdo ditë do të na jepet mundësia për të
shpëtuar jetën e dikujt,
por çdo ditë na jep mundësinë që të ndikojmë në jetën e dikujt.
Kështu përveshjuni punës. Shpëtoni këpucët.
Faleminderit.
(Duartrokitje)
Bruno Giussani: Mark, Mark, kthehu.
(Duartrokitje)
Mark Bezos: Faleminderit.