Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Dita Bytyci Reviewer: Enkel Doci
Bota është duke ndryshuar
me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe.
Nëse shikoni lart në tabelë,
do të shihni se në vitin 2025,
këto parashikime nga Goldman Sachs
sugjerojnë se ekonomia kineze
do të jetë pothuajse aq e madhe sa ekonomia amerikane.
Dhe nëse shikoni në tabelën
për vitin 2050,
është parashikuar se ekonomia kineze
do të jetë dy herë më e madhe se ekonomia amerikane,
ndërsa ekonomia indiane do të jetë pothuajse e njëjtë
me atë amerikane.
Dhe ne duhet ta kemi parasysh
se këto parashikime janë bërë
para krizës financiare Perëndimore.
Dy javë më parë,
po shihja parshikimet e fundit
nga BNP Paribas
për atë se kur Kina
do të ketë ekonominë më të madhe
se Amerika.
Parashikimi i Goldman Sachs ishte viti 2027.
Kurse tani pas krizës parashikohet
viti 2020.
Kjo është vetëm një dekadë larg.
do të ndryshojë botën
në dy aspekte kryesore.
Para së gjithash,
Kina është një vend gjigant në zhvillim
me një popullsi prej 1.3 miliard njerëz,
e cila për më shumë se 30 vjet
me rreth 10 për qind në vit.
Dhe brenda një dekade,
ajo do të ketë ekonominë më të madhe në botë.
Asnjëherë më parë në epokën moderne,
ekonomia më e madhe në botë
nuk ka qenë ajo e një vendi në zhvillim,
por e një vendi të zhvilluar.
Poashtu,
për herë të parë në epokën moderne,
vendi dominues në botë --
që unë mendoj se do të jetë Kina --
nuk do të jetë nga Perëndimi,
por do të jetë një vend me zanafillë të civilizimit shumë të ndryshme.
Tani, unë e di se është një supozim i përhapur në Perëndim
se vendet që janë në modernizim e sipër,
ato poashtu konsiderohen edhe Perëndimore.
Ky është një iluzion.
Është një supozim se modernizmi
është thjesht një produkt i konkurrencës, tregjeve, dhe teknologjisë.
Por nuk është ashtu; modernizimi poashtu definohet edhe nga
historia e kultura.
Kina nuk është si Perëndimi,
dhe nuk do të bëhet si Perëndimi.
Ajo do të mbetet në aspekte shumë thelbësore
shumë e ndryshme
Tani pikëpyetja qëndron në atë se
si mund ta kuptojmë Kinën.
Si duhet të përpiqemi të kuptojmë se çfarë është Kina?
Dhe problemi i madh që kemi tani në Perëndim
është se qasja konvencionale
është që ne e kuptojmë atë në aspekte Perëndimore,
duke përdorur idetë Perëndimore.
Ne nuk mund ta bëjmë këtë.
Tani, unë dua t’ju ofroj
tre fakte
për t’u përpjekur ta kuptojmë se çfarë është Kina --
sa për fillim.
E para është kjo,
se Kina në realitet nuk është një komb-shtet.
, e ka quajtur veten komb-shtet
100 vitet e fundit.
Por të gjithë ata që dinë diçka rreth Kinës
e dinë se është shumë më e vjetër se aq.
Kjo ishte se si dukej Kina me fitoren e dinastisë Qin
në 221 p.e.s. në përfundim të periudhës së shteteve ndërluftuese --
lindja e Kinës moderne.
Dhe ju mund ta shihni këtë kundrejt kufijve të Kinës moderne.
Ose menjëherë më pas, dinastia Han,
prapë 2000 vjet më parë.
Mund të shihni se kjo tashmë zë pjesën më të madhe
të asaj që ne tani e njohim si Kina Lindore,
ku kanë jetuar atëherë dhe jetojnë sot
pjesa më e madhe e kinezëve.
Tani çfarë është e jashtëzakonshme në lidhje me këtë
është se ajo që i jep Kinës sensin e të qënit Kinë,
dhe ajo që i jep kinezëve
sensin e të qënit kinez,
vjen jo nga njëqind vitet e fundit,
jo nga periudha e komb-shtetit,
e cila është ajo që ka ndodhur në Perëndim,
por nga periudha
e shtetit të civilizimit.
Unë jam duke menduar këtu, për shembull,
për kultet e paraardhësve,
për një nocion shumë të veçantë për shtetin,
gjithashtu, një nocion shumë të veçantë për familjen,
marrëdhëniet shoqërore si guanxi (lidhjet personale),
vlerat konfuciane dhe kështu me radhë.
Këto të gjitha vijnë
nga periudha e shtetit të civilizimit.
Me fjalë të tjera, Kina, ndryshe nga shtetet perëndimore dhe shumica e vendeve në botë,
është e definuar nga sensi i saj i civilizimit,
ekzistencën e saj si një shtet civilizimimi,
e jo si një komb-shtet.
Dhe këtu ka edhe diçka për të shtuar, dhe kjo është:
Natyrisht, ne e dimë se Kina është e madhe, gjigante,
demografikisht dhe gjeografikisht,
me një popullsi prej 1.3 miliard njerëz.
Ajo që ne shpesh nuk e dimë
është fakti
se Kina është jashtëzakonisht diverze
dhe shumë pluraliste,
dhe në shumë mënyra shumë e decentralizuar.
Nuk mund ta udhëheqësh një vend të kësaj shkalle nga Pekini,
edhe pse ne mendojmë që kështu ndodh.
Por nuk është ashtu.
Pra, kjo është Kina, më tepër një shtet civilizimi
sesa një komb-shtet.
Dhe çfarë do të thotë kjo?
Unë mendoj se kjo ka përplot implikime të thella.
Do t’u *** dy të shkurta.
E para është se
vlera më e rëndësishme politike për kinezët
është uniteti,
është ruajtja
e civilizimit kinez.
Ju e dini Evropën, 2000 vjet më parë:
dobësimi, ndarja e Perandorisë së Shenjtë Romake [Perandoria Romake].
U nda, dhe ka mbetur e ndarë që atëherë.
Kina, në të njëjtën kohë,
shkoi në drejtim krejtësisht të kundërt,
duke mbajtur me shumë mundime këtë civilizim të madh,
shteti civilizimi, të bashkuar.
E dyta
është ndoshta më e qartë,
Hong Kongu.
A ju kujtohet dorëzimi i Hong Kongut
që i është bërë Kinës nga ana e Britanisë në vitin 1997?
Ndoshta ju kujtohet
çfarë ishte propozimi kushtetues kinez.
Një shtet, dy sisteme.
Dhe unë vë bast
që rallë kush në Perëndim do ta besonte.
"Një fasadë.
Kur Kina ta marri në dorë Hong Kongun,
kjo nuk do të ndodhë."
Edhe pas 13 vitesh,
sistemit politik dhe juridik në Hong Kong
vazhdon të jetë edhe sot po aq i ndryshëm ishte në vitin 1997.
Ne kishim gabuar. Përse kemi gabuar?
Ne kishim gabuar, sepse kemi menduar, natyrisht,
në aspektin e komb-shtetit.
Mendoni për bashkimin e Gjermanisë, më 1990.
Çfarë ka ndodhi?
Në esencë Lindja u gëlltit nga Perëndimi.
Një komb, një sistem.
Ky është mentaliteti i komb-shtetit.
Por nuk mund ta udhëheqësh një vend si Kina,
një shtet civilizimi,
duke u bazuar në një civilizim, një sistem.
Nuk funksionon ashtu.
Prandaj, në realitet, reagimi i Kinës
ndaj çështjes së Hong Kongut --
siç do të jetë edhe ndaj çështjes së Tajvanit --
ishte një reagim i natyrshëm:
një civilizim, shumë sisteme.
Më lejoni t’u *** edhe një fakt tjetër
që të përpiqemi ta kuptojmë Kinën --
ndoshta jo aq të këndshëm.
Kinezët, për dallim nga shumë shtete tjera,
kanë një konceptim shumë, shumë të ndryshëm
sa i përket racës.
A e dini se,
nga 1.3 miliard kinez,
mbi 90 për qind e tyre
mendojnë se ata i përkasin të njëjtës racë,
Han.
Tani kjo është krejtësisht ndryshe
nga vendet tjera më të populluara të botës.
India, SHBA-të,
Indonezia, Brazili --
që të gjitha janë multiracore.
Kinezët nuk ndjehen ashtu.
Në fak, shkalla e multiracizmit në Kinë
është minimale.
Dhe pyetja është, pse?
Në esencë, unë mendoj se
arsyeja përsëri na kthen tek shteti i civilizimit.
Një histori e së paku 2,000 viteve,
një histori e pushtimit, nënshtrimit,
unifikimit, asimilimit dhe kështu me radhë,
çoi në një proces përmes së cilit,
me kalimin e kohës, lindi nocioni Han --
natyrisht, duke u zhvilluar
zhvilluar nga një ndjenjë shumë e fuqishme
e identitetit kulturor.
Tani, përparësia e madhe e kësaj përvoje historike
ka qenë se, pa Hanët,
Kina nuk do të mund të qëndronte e bashkuar.
Identiteti Han ka qenë çimento
që e ka mbajtur këtë vend të bashkuar.
Disavantazhi i madh i saj
është që Hanët kanë një konceptim shumë të kufizuar
të dallimeve kulturore.
Ata me të vërtetë besojnë
në superioritetin e tyre,
dhe nuk i respektojnë
ata që nuk janë Hanë.
Si për shembull, qëndrimi i tyre
ndaj Ujgurëve dhe të Tibetianëve.
Ose më lejoni t'ua *** faktin e tretë,
shteti kinez.
Tani, marrëdhëniet
në mes të shtetit dhe shoqërisë në Kinë
janë shumë të ndryshme nga ato në Perëndim.
Ne në Perëndim
më tepër mendojmë -- të paktën aktualisht --
se autoriteti dhe legjitimiteti i shtetit
është funksion i demokracisë.
Problemi me këtë pohim është
se shteti kinez
gëzon më shumë legjitimitet
dhe më shumë autoritet
në mesin e kinezëve
sesa
në çdo shtet tjetër Perëndimor.
Dhe arsyeja për këtë
është sepse --
mendoj që në fakt janë dy arsye.
Dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë,
sepse sipas nesh, kinezët sigurisht që nuk kanë demokraci.
Dhe arsyeja për këtë është,
së pari, sepse shteti në Kinë
është shumë i veçantë --
gëzon një rëndësi shumë të veçantë
si përfaqësues,
personifikues dhe mbrojtës
i civilizimit kinez,
i shtetit të civilizimit.
Kjo është aq sa mund të marri Kina
një lloj roli spiritual.
Dhe arsyeja e dytë është sepse,
përderisa në Evropë
dhe Amerikën e Veriut,
fuqia e shtetit është sfiduar vazhdimisht --
dua të them në traditën evropiane
historikisht kundër kishës,
ndaj shtresave të tjera të aristokracisë,
ndaj tregtarëve dhe kështu me radhë --
për 1,000 vjet,
fuqia e shtetit kinez
nuk ka qenë e sfiduar.
Ajo nuk kishte asnjë rival serioz.
Kështu që ju mund të shihni
se mënyra se si është ndërtuar fuqia në Kinë
është shumë e ndryshme nga përvoja jonë
në historinë Perëndimore.
Rezultati është
se kinezët kanë perceptim shumë të ndryshëm për shtetin.
Përderisa ne e shohim si ndërhyrës,
të huaj,
sigurisht një organ
kompetencat e të cilit duhet të limitohen
ose të definohen dhe të kufizohen,
kinezët aspak nuk e shohin shtetin si të tillë.
Kinezët e shohin shtetin
si të afërt – faktikisht jo vetëm si të afërt,
si një anëtar të familjes --
në fakt jo vetëm si një anëtar të familjes,
por si kreun e familjes,
patriarkun e familjes.
Kjo është perspektiva e kinezëve për shtetin --
shumë, shumë e ndryshme nga ajo e jona.
Është e ngulitur në shoqëri në një mënyrë tjetër
në krahasim
me Perëndimin.
Dhe unë do t’ju sugjeroja se në fakt ajo me çfarë kemi të bëjmë këtu
në kontekstin kinez,
është një lloj i ri paradigme,
e ndryshme nga çdo gjë
për të cilën kemi menduar në të kaluarën.
E dimë se Kina beson në treg dhe në shtet.
Dua të them, Adam Smith,
që shkruante në fund të shekullit 18-të ka thënë,
"Tregu kinez është më i madh, më i zhvilluar
dhe më i sofistikuar
se kudo në Evropë."
Dhe, pavarësisht nga periudha e Maos,
pak a shumë akoma është ashtu.
Por ky është një kombinim
me një shtet shumë të fortë dhe të gjithpranishëm.
Shteti është kudo në Kinë.
Dua të them, janë firmat udhëheqëse,
shumica e të cilave janë ende prona publike.
Firmat private, sado të mëdha që janë, si Lenovo,
varen në shumë mënyra nga patronazhi i shtetit.
Synimet për ekonominë dhe të tjera
përcaktohen nga shteti.
Dhe shtetit, natyrisht, autoriteti i tij, shtrihet në shumë fusha të tjera --
siç e dimë --
për shembull politika për një fëmijë të vetëm.
Për më tepër, kjo është një traditë shumë e vjetër shtetërore,
një traditë shumë e vjetër e artit të udhëheqjes së shtetit.
Dua të them, nëse doni një ilustrim të kësaj,
Muri i Madh është një.
Por ky është një tjetër, ky është Kanali i Madh,
i cili filloi të ndërtohej
në shekullin e pestë para Krishtit
dhe përfundoi
në shekullin e 7-të pas Krishtit.
Kanali zgjatej për 1793 kilometra,
duke lidhur Pekinin
me Hangzhoun dhe Shangain.
Pra, është një histori e gjatë
e projekteve të jashtëzakonshme infrastrukturore
në Kinë,
të cilat unë mendoj që na ndihmojnë të shpjegojmë atë që shohim sot,
si p.sh. Three Gorges Dam (hidroelektrana më e madhe në botë)
dhe shume të tjera që dëshmojnë
kompetencën e shtetit
në Kinë.
Dhe ja ku kemi tre fakte
që na lejojnë të përpiqemi ta kuptojmë ndryshimin, që është Kina --
shtet civilizimi
nocioni i racës
dhe natyrës së shtetit
e marrëdhënies së saj me shoqërinë.
Dhe ne akoma jemi shumë këmbëngulës,
duke menduar se mund ta kuptojmë Kinën
duke u nisur thjesht nga përvoja jonë Perëndimore,
duke e shikuar atë me sy Perëndimorë,
duke përdorur konceptet Perëndimore.
Nëse doni ta dini pse
ne plotësisht gabojmë rreth Kinës --
parashikimet tona se çfarë do të ndodhë me Kinën janë të pasakta --
kjo është arsyeja.
Fatkeqësisht, unë mendoj,
duhet të them se mendoj
që qëndrimi ndaj Kinës
është ai i një lloj mentaliteti Perëndimor.
Është pak a shumë arrogant.
Është arrogant në kuptimin
që ne mendojmë se jemi më të mirët,
dhe prandaj bëjmë një matje universale.
Së dyti, është injorant.
Ne refuzojnë që realisht ta adresojmë
çështjen e ndryshimeve.
E dini, është një pasazh shumë interesant
në një libër nga Paul Cohen, historiani amerikan.
Dhe Paul Cohen thotë
se Perëndimi mendon për veten
si ndoshta më kozmopolitani
nga të gjitha kulturat tjera.
Por nuk është ashtu.
Në shumë mënyra,
është më i kufizuari,
sepse për 200 vjet,
Perëndimi ka qenë aq dominues në botë
sa që nuk ka qenë e nevojshme
të kuptonte kulturat e tjera,
civilizimet tjera.
Sepse, në fund të fundit,
edhe nëse me forcë,
do të vepronte sipas mënyrës së vet.
Ndërsa kulturat tjera --
faktikisht gjithë pjesa tjetër e botës --
të cilat kanë qenë në pozitë shumë më të dobët në krahasim me Perëndimin,
në këtë mënyrë kanë qenë të detyruara ta kuptojnë Perëndimin,
për shkak të pranisë së Perëndimit në shoqërimë e tyre.
Dhe pikërisht për këtë arsye, si rezultat,
ato janë në shumë mënyra më kozmopolitane se Perëndimi.
Konsideroni çështjen e Azisë Lindore.
Azia Lindore: Japonia, Korea, Kina, etj. --
një e treta e popullsisë së botës jeton atje,
tani rajoni me ekonominë më të madhe në botë.
Dhe tani unë do t'ju them,
se Aziatikët Lindorë, njerzit nga Azia Lindore,
kanë shumë më shumë njohuri
rreth Perëndimit
se Perëndimi që ka rreth Azisë Lindore.
Tani kjo, kam frikë, se ka shumë të bëjë
me të tanishmen.
Sepse çfarë po ndodh? Të kthehemi te tabela në fillim --
te tabela e Goldman Sachs.
Çfarë po ndodh
është se, shumë shpejt në askektin historik,
bota po drejtohet
dhe po definohet,
jo nga vendet e vjetra të zhvilluara,
por nga pjesa e botës në zhvillim.
Ne kemi parë këtë
me rastin e G20-tës --
që shumë shpejt e uzurpoi pozitën e G7-it,
ose G8-ës.
Dhe nga kjo ka dy pasoja.
Së pari, Perëndimi
shpejt po e humb
ndikimin e saj në botë.
Në fakt, vitin e kaluar kishte një ilustrim dramatik të kësaj --
Kopenhagë, konferenca për ndryshimet klimatike.
Evropa nuk ishte në tryezën e fundit të negociatave.
Kur ka qenë hera e fundit kur ka ndodhur kjo?
Unë vë bast se ishte ndoshta rreth para 200 viteve.
Dhe kjo është ajo që do të ndodhë në të ardhmen.
Dhe implikimi i dytë
është se bota në mënyrë të pashmangshme, si pasojë,
do të bëhet gjithnjë më e panjohur për ne,
sepse ajo do të definohet nga kultura, eksperienca dhe histori
të panjohura për ne
dhe të largëta.
Dhe në fund, kam frikë se – konsideroni Evropën,
Amerika është pak më e ndryshme --
por evropianët, në përgjithësi, duhet të them,
janë injorantë,
nuk janë në dijeni
për mënyrën se si po ndryshon bota.
Disa njerëz - kam një mik anglez në Kinë,
dhe ai tha, "Kontinenti është duke ecur në gjumë drejt harresës."
Në fakt, kjo edhe mund të jetë e vërtetë,
ndoshta është një ekzagjerim.
Por ka një tjetër problem që lidhet me këtë --
se Europa është gjithnjë e më shumë larg kontaktit me botën --
dhe kjo është një lloj
i humbjes së sensit për të ardhmen.
Dua të them, Evropa dikur, natyrisht, e udhëhiqte të ardhmen
me konfidencën e saj.
Konsideroni shekullin e 19-të, për shembull.
Por kjo, për fat të keq, nuk është më e vërtetë.
Nëse doni të ndjeni të ardhmen, nëse doni të shijoni të ardhmen,
provoni Kinën – atje ështe Konfuciusi i vjetër.
Ky ështe një stacion hekurudhor
siç nuk e keni parë kurrë më parë.
As që duket si një stacion hekurudhor.
Ky është stacioni i ri hekurudhor Guangzhou
për trenat me shpejtësi të lartë.
Kina tashmë ka një rrjet më të madh
se çdo vend tjetër në botë
dhe së shpejti do të ketë më shumë se gjithë pjesa tjetër e botës së bashku.
Ose kini parasysh këtë: Tani kjo është një ide,
por është një ide që do të provohet së shpejti
në një periferi të Pekinit.
Këtu keni një megabus,
mbi kuvertën e sipërme bart rreth 2,000 njerëz.
Ky mjet ecën në binarë
në rrugë urbane,
ndërsa makinat udhëtojnë nën të.
Poashtu, lëvizë deri në rreth 161 kilometra në orë.
Tani kjo është mënyra se si gjërat do të lëvizin,
sepse Kina ka një problem shumë të veçantë,
që është e ndryshme nga Evropa
dhe ndryshe nga SHBA-të.
Kina ka një numër të madh të njerëzve dhe nuk ka hapësirë.
Dhe, kjo është një zgjidhje për problemin
që Kina që do të ketë
shumë, shumë, shumë qytete
me mbi 20 milion njerëz.
Mirë, si do doja ta përmbyllja?
Pra, çfarë duhet të jetë qëndrimi ynë
ndaj kësaj bote
që ne po shohim
se shumë shpejt po zhvillohet
para nesh?
Unë mendoj se do të ketë gjëra të mira nga kjo dhe gjëra të këqija.
Por qëllimi im është t’u ***
një perspektivë të përgjithshme mbi këtë gjë pozitive për botën.
Për 200 vjet,
bota është qeverisur kryesisht
nga një pjesë e popullatës njerëzore.
Kjo është ajo çfarë përfaqësonin Evropa dhe Amerika e Veriut.
Ardhja e vendeve
si Kina dhe India --
me 38 për qind të popullsisë botërore
dhe të tjerave si Indonezia dhe Brazili e kështu me radhë,
paraqet aktin e vetëm më të rëndësishëm
të demokratizimit
në 200 vitet e fundit.
Civilizimet dhe kulturat,
të cilat janë injoruar, të cilat nuk kanë pasur zë,
të cilat nuk janë dëgjuar, të cilat ishin të panjohura,
tani do të kenë
një imazh tjetër në botë.
Si humanistë, ne sigurisht duhet ta mirëpresim
këtë transformim.
Dhe ne do të duhet të mësojmë
për këto civilizime.
Kjo anije e madhe këtu
ishte ajo që e lundroi Zheng He
në fillim të shekullit 15-të
gjatë udhëtimeve të tij
rreth Detit të Kinës Jugore, Detit të Kinës Lindore
dhe përgjatë Oqeanit Indian në Afrikën Lindore.
Barka e vogël para saj
ishte ajo me të cilën, 80 vjet më vonë,
Kristofer Kolumbus kaloi Atlantikun.
(Qeshje)
Ose, shikoni me kujdes
këtë rrotull mëndafshi
të bërë nga ZhuZhou
në 1368.
Unë mendoj se ata janë duke luajtur golf.
Krisht, kinezët edhe golfin e kanë shpikur.
Mirë se vini në të ardhmen. Faleminderit.
(Duartrokitje)