Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Besnik Baftijari Reviewer: Elona Toska
Faleminderit shumë Chris. Dhe me të vërtete është një nder i madh
që të kem mundësinë të vij në këtë skenë dy herë. Ju jam jashtzakonisht mirënjohës.
Kjo konference më ka bërë shumë përshtypje dhe do të doja të falemenderoj te gjiithëve për të gjitha
komentet e këndshme rreth asaj që kisha për të thënë mbrëmjen e kaluar.
Dhe e them këtë sinqerisht, pjesërisht sepse --(imitim rënkimi)-- Kam nevojë për këtë! (të qeshura)
Vendosni veten tuaj në pozitën time!
Kam fluturar ne Air Force 2 per tetë vite.
Tash duhet që ti heq kepucet apo cizmet e mia per te hipur ne aeroplan!
(Të qeshura)(Duartrokitje)
Do tju tregoj një histori të shpejtë për të ilustruar si ka qene kjo eksperiencë për mua.
Eshtë ngjarje e vërtetë-- cdo pjese e kesaj eshte e vërtetë.
Shpejt pasi Tipper dhe Une u larguam nga (imitim renkimi)-- Shtëpia e Bardhe--(të qeshura)
po udhëtonim prej shtëpisë sonë në Nashville tek nje farme e vogel qe kemi
50 mila ne lindje te Nashville--
duke ngarë makinën vetë.
E di qe ju tingëllon si një send i vogel juve, por--
shikova ne pasqyren e pasme dhe papritur seç më ra në mendsh.
Nuk kishte asnje autokolone prapa meje.
Keni degjuar per sëmundjen e gjymtyrës fantazme?
Kjo ishte një Ford Taurus me qira. Ishte koha e darkës,
dhe ne filluam të kërkojmë një vend për të ngrënë.
Ne ishim në I-40. Aritëm ne daljen 238, Lebanon, Tenesi.
Dolëm nga dalja, dhe filluam te kërkojmë për--gjetëm nje restorant Shoney.
një linjë restorantesh familjare me kosto të ulët, për ju që nuk e dini.
Hymë brenda. dhe u ulëm ne dyulëse, dhe kamarierja erdhi,
bëri një trazirë të madhe përmbi Tipper.
Ajo mori porosine tonë, dhe pastaj shkoi tek çifti ne ulësen pranë nesh,
dhe uli zërin aq shumë sa që u duheshte te zgjatem për të dëgjuar se çka fliste.
Dhe ajo tha " Po, ai eshte ish zëvendëspresidenti Al Gore dhe gruaja e tij Tipper."
Dhe ai tha, "Ka rënë goxha, apo jo?" (të qeshura)
Më ka ndodhur një seri episodesh epifanike.
Diten e ardhshme, duke vazhduar një ngjarje plotësisht të vërtetë,
fluturova me një G-5 për në Afrikë për të bërë një fjalim në Nigeri,
në qytetin e Lagosit, mbi temën e Energjisë.
Dhe une fillova fjalimin duke treguar atyre ngjarjen se cka pat ndodhur
një ditë me parë në Nashville.
Dhe e rrëfeva pothuaj në të njëjtën mënyrë siç jua thashë edhe ju tani.
Tipper dhe unë me makinë, Shoney, linjë restorantesh familjare me kosto të ulët,
çfarë ai tha--ato qeshën.
Dhashë fjalimin tim, dhe shkova serish tek aeroporti për të fluturuar për në shtëpi.
Me zuri gjumi ne aeroplan, gjer ne mesnate,
zbritëm në ishujt Azore për karburant.
U zgjova, ato hapen deren, dhe shkova jashte për të marrë ajër të pastër,
dhe pashë një njeri që vraponte nëpër pistë.
Ai po valezonte një copë letre, dhe bërtiste,
"Telefono Washingtonin! Telefono Washingtonin!"
U mendova me vete, në mes të natës, në mes të Atlantikut,
çfarë problemi mund të kenë në Washington?
Atëherë mu kujtua se mund të ishte një nga shumë gjëra.
(të qeshura)
Por cka doli të kishte qenë ishte se shtabi im ishte mërzitur sepse
një nga sherbimet kabllore ne Nigeri tashmë kishte shkruar një artikull mbi fjalimin tim.
Dhe ishte tashmë i shtypur në qytetet pereth krejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes
--kontrollova, dhe ishte shtypur ne Monterey. Dhe artikulli fillonte,
"Ish zëvendëspresidenti Al Gore shpalli në Nigeri dje,
"Shoqja ime Tipper dhe unë kemi çelur një restorant per familje me kosto të ulët, i quajtur Shoney's,
dhe ne e menaxhojme vetë." (të qeshura)
Para se të mbërrija në tokë amerikane,
David Letterman dhe Jay Leno sapo kishin filluar
--njëri prej tyre me kishte mua në një kapelë kryekuzhinieri,
Tipper thoshte, " Edhe një burger, me patate!"
Tre ditë më vonë, mora një letër të këndshme, të gjatë, e shkruar me dorë nga shoku dhe partneri
dhe kolegu Bill Clinton që thoshte, " Përgëzime per restorantin e ri, Al!"
(të qeshura)
Ne duam të festojmë sukseset e njëri-tjetrit në jetë.
Unë do te flisja për ekologjinë informatike.
Por mendova, meqë planifikoj të bëj zakon te përjetshëm rikthimin në TED,
ndoshta mund të flas për këtë një herë tjetër. (Duartrokitje)
Chris Anderson: Dakort!
Al Gore: Dua te fokusohem në atë qe shumë prej jush keni shpreh dëshire te shtjelloj imtësisht.
Cfarë ju mund të bëni për krizën klimatike? Dua të filloj me--
Do të shfaq ca imazhe te reja, dhe do të përmbledh vetëm katër apo pesë.
Tani, prezantimi. E rifreskoj këtë prezantim çdo herë që e shfaq.
Unë shtoj imazhe të reja sepse mësoj me shumë për të cdo herë.
Eshtë si eksplorimi në plazh, e dini? Cdo here qe zbatica vjen dhe shkon,
ju gjeni guacka të reja.
Vetëm në dy ditet e fundit, kemi matur rekorde te reja temperaturash ne Janar.
Kjo është vetëm per Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesatarja historike për
Janarin është 31 gradë. Muajin e kaluar ishte 39.5 gradë.
E di që donit më shumë lajme të këqija reth mjedisit
--Bëj shaka--por këto janë informacionet e përsëritura,
dhe më pas do të përqëndrohem në materialin e ri se cka mund të bëni.
Por do të doja te shtjelloj me shumë disa prej këtyre.
Fillimisht, këtu është parashikuar rritja e kontributit të SH.B. për ngrohjen globale,
nën biznes si zakonisht. Efikasiteti në perdorimin e energjise elektrike dhe të gjithë energjive
është fruti më afër tokës. Efikasiteti dhe ruajtja:
nuk është kosto, është fitim. Shenja është gabim.
Nuk është negative, është pozitive. Këto jane investime që paguajne per veten e tyre.
Por ato janë poashtu shume efektive ne shmangien e rrugës tonë.
Veturat dhe kamionat -- diskutova mbi këtë në prezantimin tim,
por dua që ju ta keni në perspektive.
Eshtë një objektiv i lehtë dhe i dukshem shqetësimi, dhe i tillë duhet të jetë,
por ka më shumë ndotje të ngrohjes globale që vijnë nga ndërtesat
sesa nga veturat dhe kamionat.
Veturat dhe kamionat kanë efekt të konsiderueshëm, dhe ne kemi standardet më të ulëta në botë,
prandaj duhet bërë dicka mbi këtë cështje. Por është pjesë e enigmës.
Efikasiteti i mjeteve të tjera të transportit është po aq i rëndësishëm sa veturat dhe kamionat!
Energjitë e ripërtëritshme në nivelet aktuale të efikasitetit teknologjik
mund të bëjnë kaq ndryshime, dhe me çka Vinod, dhe John Doerr, dhe të tjerë,
shumica prej jush këtu-- shumë njerëz drejperdrejt të përfshire në këtë
--ky hendek do të zmadhohet më shpejt se sa parashikimet e tanishme tregojnë.
Kapja dhe sekuestrimi i karbonit -- shpjegon shkurtesën CCS
--ka gjasa të bëhet aplikimi vrasës
do te na mundesoj neve te vazhdojme te perdorim lendet djegese ne mënyre që eshte e sigurt.
Por nuk kemi arritur ende atje.
Ok. Tani, çfarë mund të bëni ju vetë? Reduktoni mbetjet ne shtëpitë tuaja.
Shume prej këtyre shpenzimeve jane gjthashtu dhe fitimprurëse.
Izolim, dizenjim më i mirë, blerja e energjisë elektrike të gjelbërt kur mundeni.
Përmenda automobilat--blej hibrid. Shfrytëzo trenat.
Zbulo disa mundësi të tjera që janë më mire. Eshtë me rëndësi.
Bëhu konsumator i gjelbert. Ti ke zgjedhjen me gjithçka që blen,
rreth sendeve qe kanë efekte te ashpërta apo me pak
efekte te ashpërta ndaj krizës globale klimatike.
Merrni këtë parasysh. Bën zgjedhjen për të jetuar një jetë karbon -eutrale.
Ju të cilët jeni të mirë në krijimin e markave të produkteve
Do të dëshiroja keshillat dhe ndihmën tuaj
si ta them këtë në një farë mënyre që të bind shumicën e njerëzve.
Eshë më e lehtë seç mendoni. Vërtetë është.
Shumica prej nesh këtu ka bërë atë zgjedhje dhe është shume e lehtë.
reduktoni emisionet e dioksidit të karbonit me një seri zgjedhjesh që bëni,
dhe pastaj bleni ose fitoni kompensime për tepricën të cilën nuk e keni
reduktuar plotësisht. E gjitha kjo spjegohet tek climatecrisis.net.
Ekziston një llogaritës karboni. Participant Productions mblodhi,
me angazhimin tim aktivë, prijësit e programuesëve në botë
ne këtë shkence misterioze te llogaritjes se karbonit për të ndërtuar
llogaritësin e karbonit për të gjithë konsumatorët bashkohor.
Mund te llogarisni ne mënyre precize sasinë e CO2 që lëshoni,
dhe më pastaj do tju jepet variante për ta reduktuar.
Dhe deri tek dalja e filmit ne Maj, kjo do te freskohet me versionin 2.0
dhe do te kete mundësi për blerjen e paketave kompensuese.
Më pas, konsidero qe te besh biznesin tuaj karbon neutral. Sërish, disa prej nesh e kanë bërë këtë,
dhe nuk eshte aq rëndë sa që mendoni. Integroni zgjedhje klimatike ne të gjitha zbulimet tuaja,
pa marë parasysh se jeni nga komuniteti i teknologjisë, argëtimit,
dizenjmit apo arkitekturës.
Investo në mënyrë të qëndrueshme. Majora përmendi këtë.
Dëgjoni, nese keni investuar para me menaxherë që ju
paguani në baze të performancës se tyre vjetore,
mos u ankoni sërish për menaxhimin e CEO përmes raportit tremujor
Me kalimin e kohës., njerëzit bëjnë atë cka i paguani per te bërë. Dhe nëse gjykojnë se sa
do të paguhen ne kapitalin tuaj që ata kanë investuar,
bazuar në fitimet afat shkurta, ju do të keni vendime afatshkurta.
Shumë më shumë për të thënë në lidhje me atë.
Bëhu katalizator i ndryshimit. Mëso të tjerët, mblidh informacion mbi të, fol për të.
Filmi do te dalë--filmi është version film i prezantimit
që dhashë dy natë më parë, përveç se është me argëtues. Dhe do të dalë ne Maj.
Shumica prej jush këtu kane mundësinë për të siguruar që shumë njerëz ta shikojnë.
Konsideroni për të derguar dikë në Nashville. Bëni zgjedhje të mirë.
Unë personalisht do të trajnoj njerëz për të dhënë këtë prezantim, qëllim te ri,
me disa prej ngjarjeve personale siç dihet e ndërruar me qasje të përgjitshme,
dhe--nuk është vetëm per slajdet, por çka duan të thonë. Eshtë mbi si ato lidhen sëbashku.
Dhe, do të *** nje lënde këtë verë
për një grup njerëzish që jane te nominuar nga njerëz të ndryshëm për të ardhur dhe për ta shpërndarë,
në masë, në komunitetet në mbarë vendin,
dhe ne do të rifreskojmë prezantimin për të gjithë cdo javë
që të jemi në pararojën e informacionit.
Të punosh me Larry Lessig, do të jetë, diku në atë proces,
postuar me mjete dhe me perdorim te kufizuar te drejtes se autorit,
ashtu që të rinjtë mund ta kombinojnë dhe ta bëjnë në mënyrën e tyre.
(Duartrokitje)
Ku mori idenë ndokush se ju duhet të rini duar kryq nga politika?
Nuk do të thotë se nëse ju jeni Republikan dhe une tentoj tju bind për tu bërë
Demokrat. Neve na duhen Republikan po ashtu. Kjo ishte dikur çështje dypartiake,
dhe di që në këtë grup kjo vërtet është. Bëhu politikisht aktivë.
Bëj që demokracia jone të punoj në mënyren qe duhet te punoj.
Përkrah idene e kufizimit të lëshimeve të dioksidit të karbonit, ndotjes e ngrohjes globale,
dhe tregtimin e tyre. Ja përse: përderisa Shtetet e Bashkuara janë jashtë sistemit botëror,
nuk është sistem i mbyllur.
Njëherë si të bëhet sistem i mbyllur, me pjesëmarrjen e SH.B.,
atëherë çdo kush që është në bordin e drejtorëve
--sa njerëz këtu shërbejnë ne bordin e drejtorëve të një korporate?
Pasi të jetë sistem i mbyllur, do të keni përgjegjësi ligjore nese nuk do te nxitni CEO tënd
per të marrë të ardhurat maksimale nga reduktimi dhe tregtimi i gazrave të karbonit
qe mund të shmangen. Tregu do të punojë për të zgjidhur këte problem nëse e përmbushim kete.
Ndihmo fushatën për të bindur shumicën që do të filloje këtë pranverë.
Ne duhet të ndërojme mendjet e Amerikanëve. Për arsye sepse tani
politikanët nuk kanë leje të bëjnë çka duhet bërë.
Dhe ne vendin tonë bashkëkohor, roli i logjikës dhe arsyes nuk përfshijnë më
ndërmjetsimin ndërmjet pasurise dhe fuqise siç bënte në një kohë.
Tani është përsëritje e shkurtë, buton-nxehte, 30-sekondësh, 28-sekondësh spote televizive.
Duhet të blejmë shumë nga ato spote.
Le të ri-markojmë ngrohjen globale, siç sugjeruat shumica prej jush.
Më pëlqen kriza klimatike në vend të kolapsi klimatik,
por sërish, ju që jeni mirë ne marketing, më duhet ndihma juaj në këtë.
Dikush tha që testi që ndeshemi tani është, një shkencëtarë me tregoi,
ështe nëse kombinimi i një gishti të madh
dhe një neocortexi është kombinim mbijetues.
Eshtë më se e vërtetë. Kam thënë natën e kaluar, dhe do ta përsëris tani: kjo nuk është çështje politike.
Përsëri, Republikanët këtu, kjo nuk duhet të jetë partiake.
Ju keni më shumë influence se sa shumica e neve që janë demokrat kanë.
Kjo është një shans. Jo vetëm kjo, por te lidhur me idetë që janë këtu,
për të sjellë më shumë logjikë në to.
Ne jemi një.
Falemindreit shume, E vlerësoj.
(Duartrokitje)