Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Alba Xhani Reviewer: Helena Bedalli
Kjo që do të bëjmë tani është diçka jo në stilin e TED,
por le ta fillojmë pasditen
me një mesazh
nga një sponsor i mistershëm
Anonimi: Të dashur Fox News,
fatkeqësisht kemi vënë re se
si emri ashtu dhe natyra e Anonimit
janë asgjësuar.
Ne jemi çdokush. Ne jemi askush.
Ne jemi anonim. Ne jemi legjion.
Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë
Por, ne jemi ama baza e kaosit.
Misha Glenny: Anonimët, zonja dhe zotërinj
një grup i sofistikuar
i hakerave të motivuar politikisht
të cilët janë shfaqur në 2011.
Dhe ata janë vërtet të frikshëm
Asnjëherë nuk i dihet kur do të jetë sulmi i rradhës,
kush apo cilat do të jenë pasojat.
Por interesante është se,
ata kanë sens humori.
Këta persona hakuan llogarinë e Fox News në Twitter
për të lajmëruar vrasjen e Presidentit Obama
Tani ju mund ta merrni me mend panikun që do të ketë lindur
në redaksinë e lajmeve në Fox
"Çfarë do të bëjmë tani?
Të vendosim një shirit zie, apo ta plasim hapur shampanjën?"
(Të qeshura)
Dhe sigurisht, kush do t'i shpëtonte ironisë
së një pjestari të Rupert Murdoch
viktimë e një hakimi sa për ndryshim.
(Të qeshura)
(Duartrokitje)
Ndonjëherë ju dëgjoni lajmet
dhe thoni, "A ka ndonjë që ka mbetur pa u hakuar?"
Sony Playstation Network -- e kryer
qeveria e Turqisë --po
Agjensia Serioze Britanike e Krimit të Organizuar --e lehtë
CIA --shumë e thjeshtë
Në fakt, një miku im nga industria e sigurisë
më tregoi dje
se ka dy tipe të kompanive në botë
ato që e dinë që janë hakuar, dhe ato që nuk e dinë
Dua të them se tre kompani
që kujdesen për sigurinë kibernetike të FBI-së
janë hakuar më parë.
A ka më ndonjë gjë të shenjtë, për hir të Zotit?
Gjithsesi, ky grup i mistershëm Anonim --
siç do të thonin dhe ata vetë --
janë duke ofruar një shërbim
duke treguar sa të paafta janë kompanitë
në ruajtjen e të dhënave tona.
Por gjithashtu ka një aspekt shumë të rëndësishëm për sa i përket Anonimëve --
ata udhëhiqen nga ideologji.
Ata pohojnë se janë duke luftuar
një konspiracion të poshtër.
Ata thonë se qeveritë po përpiqen
të marrin pushtetin e Internetit dhe ta kenë nën kontroll atë.
dhe se ata, Anonimët
janë zëra të mirëfilltë të qëndresës --
qoftë ajo kundër diktaturave të Lindjes së Mesme,
kundër korporatave globale të medias
apo kundër agjensive të inteligjencës,
apo kujtdo qoftë.
Dhe politikat e tyre nuk janë krejtësisht të shëmtuara.
Dakort, ata janë disi të paorganizuar.
Ka zëra rreth
një gjysëm anarkie rreth tyre.
Por një gjë është e vërtetë:
ne jemi në fillimin
e një lufte të fortë
për kontrollin e Internetit
Web-i lidh çdo gjë
dhe shumë shpejt
do të ndërhyjë në shumicën e aktivitetit njerëzor.
Sepse interneti ka formësuar
një mjedis të ri dhe të komplikuar
për një dilemë të vjetër
që gropos kërkesat për siguri
me dëshirën për liri.
Tani kjo është një luftë tepër e komplikuar
Dhe fatkeqsisht, të vdekshmit si unë dhe ju,
ne ndoshta nuk e kuptojmë mirë
Megjithatë
në një sulm të papritur arrogance
disa vjet më parë,
Une vendosa se do të përpiqesha dhe do ta bëja
Dhe unë pak a shumë ia dola.
Kishte shumë gjëra për të cilat po kërkoja
ndërsa po përpiqesha ta kuptoja.
Por, në mënyrë që të përpiqemi të shpjegojmë gjithcka,
do të më duheshin 18 minuta të tjera apo më shumë për ta bërë
kështu që juve ju mbetet vetëm të keni besim tek unë në këtë rast,
dhe më lejoni t'ju siguroj se të gjitha këto çështje
janë të përfshira në sigurinë kibernetike dhe kontrollin mbi Internetin
në një mënyrë apo tjetrën,
por në një konfigurim
në të cilin edhe Stephen Hawking do të kishte vështirësi
duke u përpjekur të shpëtojë kokën e tij
Kështu që ja ku jemi
Dhe siç po e shihni, në qendër,
ndodhet miku ynë i vjetër, hakeri.
Hakeri është absolutisht qendra
e shumë çështjeve politike, sociale
dhe ekonomike që prekin Rrjetin
Dhe kështu unë mendova me vete,
"Mirë pra, këta janë tipat me të cilët dua të flas."
Dhe siç e dini dhe ju,
askush tjetër nuk i flet hakerave.
Ata janë si të thuash, plotësisht anonim.
Kështu pavarësisht faktit
që ne kemi filluar të derdhim miliarda,
qindra miliarda dollarë,
në sigurinë kibernetike
për zgjidhjet më të jashtëzakonshme teknike --
askush nuk dëshiron të flasë
me këta persona, hakerat,
të cilët po bëjnë gjithçka.
Përkundrazi, ne preferojmë këto zgjidhje teknologjike vërtet verbuese,
të cilat kushtojnë një sasi të madhe parash.
Dhe kështu asgje nuk po shkon drejt hakerave.
E pra, unë them asgje,
por, në fakt ekziston një njësi shume e vogël kërkimore
në Torino, Itali
që quhet Projekti për Profilizimin e Hakerave.
Dhe ato po bëjnë një punë kërkimore fantastike
mbi karakteristikat,
mbi aftësitë
dhe socializimin e hakerave.
Por meqënëse ata janë një operacion i OKB,
ndoshta prandaj qeveria dhe korporatat
nuk janë të interesuara në to.
Për faktin se eshte një operacion i OKB,
sigurisht, i mungojnë fondet
Por unë mendoj se ata janë duke bërë një punë vërtet të rëndësishme.
Sepse aty ku kemi bilanc pozitiv të teknologjisë
në industrinë kibernetike
ne kemi një mungesë të qartë --
le ta quajmë inteligjencë humane
të vjetëruar.
Deri tani kam përmendur
hakerat Anonimë
të cilët janë një grup hakerash të motivuar politikisht.
Sigurisht, sistemi i drejtësisë për krimet
i trajton ata si kriminelë të rëndomtë
Por interesante është se,
Anonimi nuk e përdor informacionin e hakuar
për përfitime financiare.
Por ç'mund të themi për kriminelët e vërtetë të kibernetikës?
Krimi real i mirëorganizuar në internet
nisi rreth 10 vjet më parë
kur një grup i talentuar hakerash nga Ukraina
ndërtuan një faqe interneti
e cila udhëhoqi drejt industrializimit
të krimit kibernetik.
Mirë se vini në mbretërinë tashmë të harruar të CarderPlanet.
Ja se si e reklamonin ata veten
një dekadë më parë në Internet.
CarderPlanet ishte shumë interesant.
Kriminelët kibernetikë do të shkonin atje
për të blerë dhe shitur detajet e kartave të kreditit të vjedhura,
për të shkëmbyer informacion.
rreth ndonjë malware të ri që ndodhej aty.
Dhe mbajeni mend, kjo është koha
kur ne po e shohim për herë të parë
të ashtëquajturën malware të zakonshme.
Kjo është diçka e paketuar, e gatshme për përdorim,
të cilën mund ta vësh në përdorim
pa qënë domosdoshmërisht një haker tmerrësisht i sofistikuar.
Dhe kështu CarderPlanet u shndërrua në një tip supermarketi
për kriminelët kibernetikë.
Dhe krijuesit e tij
ishin tepër të zgjuar dhe sipërmarrës,
sepse ato u përballën
me një sfidë të madhe si kriminelë kibernetikë.
Dhe ajo sfidë është:
Si bëhet biznesi,
si e besoni ju
dikë në Web me të cilin ju doni të bëni biznes
kur e dini se ai mund të jetë dhe një kriminel?
(Të qeshura)
Është evident fakti se ata janë të dyshimtë,
dhe ata do të duan t'ju vënë në provë dhe grabisin.
Kështu familja, siç u bë e njohur dhe bërthama e brendshme e CarderPlanet
erdhi me këtë ide brillante
të quajtur sistemi i dorëzanëve (të tretëve).
Ata caktuan një nënpunës
i cili do të ndërmjetësonte midis ***ësit dhe blerësit
Nëqoftëse le të themi ***ësi kishte vjedhur detajet e kartës së kreditit;
blerësi do të dëshironte t'i kapte ata.
Kështu blerësi do t'i dërgonte zyrës administrative
disa dollarë në mënyrë dixhitale,
dhe ***ësi do t'i shiste detajet e vjedhura të kartës së kreditit.
Dhe nënpunësi më pas do të verifikonte
nëqoftëse karta e kreditit do të punonte.
Dhe nëqoftëse po,
ai më pas i kalonte paratë ***ësit
dhe detajet e vjedhura të kartës së kreditit blerësit.
Dhe kjo ishte ajo
që e revolucionizoi totalisht krimin kibernetik në Web.
Dhe pas kësaj, çdo gjë ndryshoi.
Ne patëm një dekadë shampanje
për njerëzit të cilët i njohim si Carders.
Unë fola me dikë nga këta Carders
të cilin do ta quajmë RedBrigade --
megjithëse ky nuk ishte as pseudonimi i tij i vërtetë --
por unë premtova se nuk do ta zbuloja identitetin e tij.
Dhe ai më shpjegoi se si në vitin 2003 dhe 2004
ai do të shkonte të argëtohej në New York,
duke marrë 10,000 dollarë nga një ATM këtu,
30,000 dollarë nga një ATM atje,
duke përdorur karta krediti të klonuara.
Ai ishte duke bërë, mesatarisht
150,000 dollarë në javë --
pa paguar taksa sigurisht.
Dhe ai tha
se ai kishte aq shumë para
të fshehura në apartamentin e tij në Upper-East Side saqë
ai nuk dinte çfarë të bënte me to.
dhe faktikisht ra në depresion.
Por kjo është një histori pak më ndryshe,
të cilës nuk po i hyj në detaje tani.
Tani fakti interesant rreth RedBrigade
është se ai nuk ishte një haker i avancuar.
Ai e kuptonte disi teknologjinë,
dhe ai e kuptoi se siguria ishte shumë e rëndësishme
nëse do te bëhej një Carder,
por ai nuk i shpenzoi ditët dhe netët e tij
mbi kompjuter, duke ngrënë pica,
duke pirë kola dhe gjëra të tilla.
Ai doli jashtë nëpër qytet
duke kaluar një kohë të shkëlqyer duke shijuar jetën
Dhe kjo sepse
hakerat janë vetëm një element
në një ndërmarrje krimesh kibernetike.
Dhe shpesh ata janë elementi më i cënueshëm nga të gjithë.
Dhe unë dua t'ua shpjegoj ju këtë
duke ju prezantuar 6 personazhe
të cilët i takova
ndërkohë që bëja kërkimin.
Dimitry Golubov, aka SCRIPT --
i lindur në Odessa, Ukrainë në 1982.
Ai e zhvilloi rrethin e tij shoqëror dhe moral
në portin e Detit të Zi rreth viteve 1990.
Ky ishte një mjedis "fundosu apo noto"
ku përfshirja në aktivitete kriminale apo korruptive
ishte absolutisht e nevojshme
nëqoftëse doje të mbijetoje.
Si një përdorues kompjuteri i kompletuar
çfarë Dimitry bëri
ishte transferimi i kapitalizmit bandit të vendlindjes së tij
në Worldwide Web.
Dhe ai bëri një punë të shkëlqyer në të.
Ndonëse ju duhet të kuptoni
se nga ditëlindja e tij e nëntë,
mjedisi i vetëm që ai njihte ishte
ishte gangsterizimi.
Ai nuk dinte rrugë tjetër për të përballuar jetesën
dhe për të fituar para.
Më pas kemi Renukanth Subramaniam,
aka JiLsi --
themeluesi i DarkMarket,
i lindur në Colombo, Sri Lanka.
Në moshën tetë vjeçare,
ai dhe prindërit e tij migruan në kryeqytetin e Sri Lankës
sepse turma Singhalese ishin duke vrapuar nëpër qytet
duke kërkuar për Tamils si Renu për ta vrare.
Në moshën 11 vjeç, ai u mor në pyetje nga ushtria e Sri Lankës,
i akuzuar si terrorist,
dhe prindërit e tij e derguan atë në Britani vetëm
si një refugjat në kërkim të azilit politik.
Në moshën 13 vjeçare
me vetëm pak njohuri në anglisht dhe i ngacmuar vazhdimisht në shkollë
ai u arratis në një botë kompjuterash
ku ai tregoi aftësi të mëdha teknike,
por ai së shpejti u josh
nga njerëzit në Internet.
Ai u dënua për borxhe dhe mashtrime kartash krediti,
dhe do të lirohet nga burgu i Wormwood Scrubs në Londër
në 2012.
Matrix001,
i cili ishte një administrator në DarkMarket.
Lindur në Gjermaninë Jugore
në një familje të qëndrueshme dhe të respektueshme të klasës së mesme,
mania e tij për lojrat si një adoleshent
e çoi atë drejt hakimit.
Dhe ai së shpejti nisi të kontrollojë servera gjigantë nëpër botë
ku ruante lojrat e tij
të cilat i kishte krakuar dhe pirateruar.
Shkarja e tij në kriminalitet
ishte në rritje.
Dhe kur ai në fund u ndërgjegjësua për situatën e tij
dhe i kuptoi implikimet e tij,
ai kishte shkuar tashmë shumë thellë
Max Vision, aka ICEMAN --
"Truri" i cardersMarket.
Lindur në Meridian, Idaho.
Max Vision ishte një nga testuesit më të mirë të zhbirimit
që punonin jashtë Santa Clara, California
në fund të viteve 90 për kompanitë private
dhe vullnetarisht për FBI.
Në fund të viteve 90'
ai zbuloi një dobësi
në të gjitha rrjetat e qeverisë së SH.B.A
dhe ai ndërhyri aty dhe e rregulloi --
sepse kjo përfshinte lehtësira në kërkimet nukleare --
duke i kursyer qeverisë Amerikane
një vështirësi tepër te madhe sigurie
Por gjithashtu, meqenëse ai ishte një haker i pandreqshëm,
ai la një vrimë të vogël dixhitale
përmes së cilës vetëm ai mund të hynte.
Por kjo gjë u vu në dukje nga një investigator syshqiponjë,
dhe ai u dënua.
Në burgun e sigurisë se ulet
ai ra nën influencën e mashtruesve financiarë
të cilët
e bindën atë të punonte për to
për të fituar lirinë.
Dhe ky njeri me një mendje të madhe
është duke vuajtur tani një dënim 13 vjeçar
në Kaliforni.
Adewale Taiwo, aka FeddyBB --
mjeshtër i vjedhjeve të llogarive bankare
nga Abuja, Nigeri.
Ai themeloi grupin e lajmërimeve
bankfrauds@yahoo.co.uk
para se të mbërrinte në Britani
në 2005
për të bërë një Master në inxhinieri kimike
në Universitetin e Mançesterit
Ai la përshtypje në sektorin privat,
duke zhvilluar aplikacione kimike për industrinë e naftes
në të njejtën kohë duke drejtuar
një operacion mashtrimi kartash krediti dhe bankash mbarëbotëror që ishte i vlefshëm me miliona
deri në arrestimin e tij në 2008.
Dhe në fund, Cagatay Evyapan,
aka Cha0 --
një nga hakerat më të shquar
nga Ankaraja, Turqi.
Ai kombinoi aftësitë e pamasa të një fanatiku
me aftësi të inxhinierisë sociale
e një krimineli mjeshtër.
Një nga personat më të mprehtë që kam takuar ndonjëherë.
Gjithashtu ai kishte
menaxhimin më efektiv të sigurisë së rrjetit virtual privat
që policia kishte hasur ndonjëherë
midis kriminelve kibernetikë nëpër botë.
Tani e rëndësishme
rreth këtyre njerëzve
është se ata ndajnë karakteristika të caktuara
pavarësisht faktit se ata vijnë nga mjedise shumë të ndryshme.
Ata janë të gjithë persona të cilët i përvetësuan aftësitë për hacking
gjatë adoleshencë së hershme.
Ata janë të gjithë njerëz
që tregojnë aftësi të avancuara
në matematikë dhe shkenca.
Mbani mend, se kur ata i zhvilluan këto aftësi.
aspekti morali i tyre nuk ishte zhvilluar ende.
Dhe shumica prej tyre, me përjashtim të SCRIPT dhe Cha0,
nuk treguan
ndonjë aftësi të vërtetë sociale në botën e jashtme --
vetëm në Web.
Dhe diçka tjetër është
incidenca e lartë e hakerave të tillë
të cilët kanë karakteristika konsistente
me sindromën e Aspergerit.
E diskutova këtë
me Profesor Simon Baron-Cohen
i cili është profesor i psikopatologjisë zhvillimore në Kembrixh.
Dhe ai ka bërë një punë inovative mbi autizmin
dhe konfirmoi, gjithashtu për autoritetet këtu,
se Gary McKinnon --
që është i kërkuar në Shtetet e Bashkuara
për hakim në Pentagon --
vuan nga Aspergeri
dhe një shkallë e dytë
depresioni.
Dhe Baron-Cohen shpjegoi
se paaftësi të tilla
mund të manifestohen në botën e hakimit dhe të informatikës
si aftësi të mëdha,
dhe se ne nuk duhet të flakim në burg
persona që kanë paaftësi dhe aftësi të tilla
sepse ata e kanë humbur rrugën e tyre në shoqëri
apo janë mashtruar.
Tani unë mendoj se ne na mungon diçka këtu
sepse unë nuk mendoj se njerëz si Max Vision duhet të jenë në burg
Dhe më lejoni të jem i hapur për këtë.
Në Kinë, në Rusi dhe në shumë shtete të tjera
që po zhvillojnë kapacitete për sulmet kibernetike,
kjo është ekzaktësisht çfarë ata janë duke bërë
Ata po rekrutojnë hakera
edhe para dhe pas përfshirjes së tyre
ne aktivitete spiunazhi industriale dhe kriminale --
janë duke i mobilizuar ata.
në emër të shtetit.
Ne duhet të angazhohemi
dhe të gjejmë mënyra për t'i ofruar udhëzim
këtyre të rinjve,
sepse ata janë një racë e çmuar.
Dhe nëse ne besojmë, siç po bëjmë në këtë moment,
në sistemin e drejtësisë kriminale
dhe fuqinë e dënimeve ndëshkuese
ne do të jemi duke edukuar një përbindësh që nuk mund ta zbusim.
Faleminderit për dëgjimin.
(Duartrokitje)
Chris Anderson: Kështu pra ideja juaj që ia vlen të përhapet
është që hakerat të punësohen.
Si mundet dikush ta kalojë frikën
se hakeri që po punëson
mund të ruajë atë vrimën e vogël depertuese?
MG: Unë mendoj se në një farë mënyre
ne duhet të kuptojmë
se është e pashmangshme se midis hakerash ato e bëjnë këtë.
Ata vetëm se janë të papërkulshëm dhe të fiksuar
në atë që bëjnë.
Por të gjithë njerëzit me të cilët kam folur
të cilët kanë rënë pre e ligjit,
më kanë thënë, "Ju lutemi, ju lutemi na jepni një mundësi
të punojmë në industrinë legjitime.
Ne vetëm se nuk e dinim si të mbërrinim aty apo çfare ishim duke bërë.
Ne duam të punojmë me ju. "
Chris Anderson: Në rregull, kjo ka kuptim. Shumë faleminderit Misha.
(Duartrokitje)