Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Eva Hoxha Reviewer: Helena Bedalli
Ne cdo faze te jetes sone
ne marrim vendime qe do te ndikojne rrenjesisht
jeten e njerezve qe ne do te behemi,
dhe me pas kur ne behemi ata njerez
nuk jemi gjithmone entuziaste me vendimet e marra.
Keshtu, te rinjte paguajne shume te mira
per te hequr tatuzhet qe adoleshentet
paguajne per ti bere.
Njerezit ne moshe te mesme nxitojne te divorcojne njerez
qe te rinj nxituan te martoheshin.
Me te vjetrit punojne shume per te humbur
ate qe ne moshe te mesme punuan shume per te fituar.
Dhe keshtu vazhdon.
Pyetja eshte, si nje psikolog, ajo qe me magjeps mua eshte,
perse ne marrim vendime
per te cilat me vone pendohemi?
Mendoj se njera nga arsyet eshte --
Do te perpiqem t'iu bind juve sot --
eshte se ne kemi nje keqkuptim baze
per fuqine e kohes.
Cdokush prej jush e di se shkalla e ndryshimit
ngadalsohet gjate jetes njerezore,
qe femijet tuaj duken sikur ndryshojne cdo minute
por prinderit tuaj duken sikur ndryshojne cdo vit.
Por cili eshte emri i kesaj pike magjike ne jete
ku ndryshimi befasisht shkon
nga nje ritem i shpejte ne zvarritje?
Eshte ne vitet e adoleshnces? Eshte ne moshen e mesme?
Eshte kur plakemi? Pergjigja del se
per shume njerez eshte tani,
kurdoqofte tani ndodh te jete.
Ajo qe dua t'ju bind juve sot
eshte se te gjithe ne po ecim rrotull me nje iluzion,
nje iluzion qe historia jone personale,
ka ardhur ne nje fund,
se vetem se fundmi ne jemi bere
njerezit qe gjithmone donim te beheshim
dhe do te jemi per pjesen tjeter te jetes.
Me lejoni t'ju tregoj disa te dhena per te mbeshtur kete.
Eshte nje studim per ndryshimin e vlerave personale
pergjate kohes.
Keto jane tre vlerat.
Secili ketu i ka te gjitha ato,
por qe ndoshta e kuptoni kete nderkohe qe rriteni,
nderkohe qe plakeni, balanca e ketyre vlerave ndryshon.
Si ndodh kjo?
Per kete pyetem me mijera njerez.
Ne i kerkuam gjysmes se tyre te parashikonin per ne
sesa shume vlerat e tyre do te ndyshojne ne 10 vitet e ardhshme
dhe te tjeret te na tregojne
sesa shume vlerat e tyre kane ndryshuar ne 10 vitet e fundit.
Dhe kjo na lejoi te bejme nje analize shume interesante,
sepse na lejoi te krahasojme parashikimet
e njerezve, le te themi 18 vjecareve,
ne raport me njerezit qe ishin 28 vjec,
dhe per te bere kete lloj analize gjate gjithe jetes.
Ja se cfare gjetem.
Fillimisht, keni te drejte,
ndryshimet zvogelohen me moshen,
por se dyti, ju jeni gabim,
sepse nuk ngadalesohet aq sa ne mendonim.
Ne cdo moshe, nga 28 vjec deri ne 68 vjec, qe ishte dhe kufiri ne te dhenat,
njerezit ne shumice e nenvleresojne sesa shume ndryshim
do te perjetojne ne 10 vitet e ardhshme.
Ne e quajme kete iluzioni "fundi i historise"
Per t'iu dhene nje ide te shkalles se ketij efekti,
ju mund te lidhni keto dy linja,
dhe ajo qe shihni ketu eshte qe nje 18 vjecar
e parashikon ndryshimin aq shume
sa dhe nje 50 vjecar.
Nuk jane vetem vlera. Jane nje teresi gjerash te tjera.
Per shembull, personaliteti.
Shume prej jush e dine tashme se psikologet pohojne
se jane pese dimensione thelbesore te personalitetit:
neuroticizmi, hapja ndaj eksperiencave,
pajtueshmeria, ekstraversion dhe ndergjegjshmeria.
Perseri, ne i pyetem njerezit se cfare prisnin ata
qe te ndryshonte ne 10 vitet ne vazhdim,
dhe gjithashtu sesa shume ata kishin ndryshuar ne keto 10 vite,
dhe ajo qe gjetem,
do te mesoheni duke e pare kete diagrame perseri e perseri,
sepse perseri shkalla e ndryshimit
zvogelohet nderkohe qe ne moshohemi,
por ne cdo moshe, njerezit e nenvleresojne
sesa shume personaliteti i tyre do te ndryshoje
ne dekaden e ardhshme.
Dhe nuk eshte vetem nje gje kalimtare
si vlerat dhe personaliteti.
Mund te pyesni njerezit mbi ato qe pelqejne dhe nuk pelqejne,
per preferencat e tyre bazike.
Per shembull, me thuaj cili eshte shoku yt i ngushte,
pushimet e tua te preferuara,
cili eshte hobi yt,
cila eshte lloji i muzikes qe te pelqen,
Njerezit mund ti tregojne keto gjera.
Ne pyetem gjysmen e tyre te na tregojne,
"A mendoni se kjo do te ndryshoje ne 10 vitet ne vazhdim?"
dhe gjysmen tjeter te na tregonte
"A ndryshoi kjo ne 10 vitet e fundit?"
Dhe ajo qe pame, e keni pare dy here deri tani,
dhe ja ku eshte perseri:
njerezit parashikojne se shoku qe kane tani
eshte shoku qe do te kene ne 10 vitet ne vazhdim,
pushimet me te cilat kenaqen tani jane ato
qe do te pelqejne dhe mbas 10 vitesh,
dhe perseri, njerezit qe jane 10 vjet me te medhenj na thone,
"Ah, e dini, kjo me te vertete ndryshoi."
A ka rendesi ndonje nga keto?
A eshte kjo nje forme e keqparashikimit qe nuk ka pasoja?
Jo, ka rendesi, dhe une do t'ju *** nje shembull pse.
Kjo nderlikon vendimarrjen tone ne menyra te rendesishme.
Sillni ne mendje
kengetarin tuaj te preferuar sot
dhe kengetarin tuaj te preferuar para 10 vitesh.
Une e kam vendosur timin ne ekran ne menyre qe t'ju vij ne ndihme juve.
Ne i kerkuam njerezve
te parashikojne per ne, te na tregojne
sesa para do te paguanin pikerisht tani
per te pare kengetarin e tyre te preferuar
te performoje ne nje koncert pas 10 vitesh nga tani,
dhe mesatarisht, njerezit thane se do te paguanin
129 dollar per nje bilete.
Dhe me pas, kur ne i pyetem sesa do te paguanin
kengetarin qe ishte i preferuari i tyre
para 10 vitesh te performoje tani,
ata thane vetem 80 dollar.
Ne nje bote plotesisht racionale,
duhet te ishte i njejti numer,
por ne mbipaguajme per mundesine
per te plotesuar preferencat tona aktuale
sepse ne e mbivleresojme stabilitetin e tyre.
Por perse ndodh kjo? Ne nuk jemi plotesisht te sigurte,
por mundesisht ka te beje
me lehtesine e te kujtuarit
kundrejt veshtiresise per te imagjinuar.
Shume nga ne mund te kujtojne sesi ishin para 10 vitesh,
por e kane te veshtire te imagjinojne se kush do te jene,
dhe gabimisht mendojme kete sepse eshte e veshtire te imagjinosh,
nuk ka mundesi te ndodhe.
Me vjen keq, kur njerezit thone "nuk mund ta imagjinoj kete"
ata ne te vertete po flasin per mungesen e tyre te imagjinates,
dhe jo per pamundesine
e ngjarjes qe ata po pershkruajne.
Si perfundim, koha eshte nje force shume e fuqishme.
Ajo transformon preferencat tona.
Ajo riformon vlerat tona.
Ajo ndryshon personalitetin tone.
Ne dukemi sikur e vleresojme kete fakt,
por vetem ne retrospektive.
Vetem kur veshtrojme pas e kuptojme
sesa shume ndryshime ndodhin ne nje dekade,
Eshte sikur per shume prej nesh,
e tashmja eshte nje kohe magjike.
Eshte nje cast vendimtar ne kohen tone.
Eshte momenti te cilin te gjithe ne me ne fund
behemi vetja.
Qeniet njerezore jane nje pune ne vazhdim
qe gabimisht mendojne se kane perfunduar.
Personi qe jeni tani
eshte kaq i perkohshem, kalimtar, i shkurter
si te gjithe njerezit qe ju keni qene.
E vetmja konstante ne jeten tuaj eshte ndryshimi.
Ju falemnderit.
(Duartrokitje)