Tip:
Highlight text to annotate it
X
Programi pėr Nismėn e Veprimit nė Komunitete (PNVK) ėshtė i financuar nga Agjencia e Shteteve tė Bashkuara 2 00:00:11,100 --> 00:00:15,000 pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) dhe i implementuar nga Mercy Corps.
Programi mbėshtet zhvillimin e komunitetit dhe projekteve tė infrastrukturės nė 40 komuniteteve tė Kosovės,
ndėrton organizata tė forta tė shoqėrisė civile dhe pėrmirėson mundėsitė ekonomike dhe tė punėsimit.
Qėllimi kryesor i kėtij programi tre-vjeēar ėshtė forcimi i lidhjeve regjionale dhe kombėtare brenda komuniteteve jo-shumicė dhe midis komuniteteve shumicė dhe jo-shumicė.
Programi fokusohet kryesisht nė veri tė Mitrovicės, nė komunat Zveēan, Leposaviq dhe Zubin Potok,
me mbėshtetjen e dhėnė edhe pėr komunitetet jo-shumicė nė disa komuna jugore.
Mbi 300 njerėz nga Forumet e Komunitetiti tė themeluara nė 40 komunitete kanė marrė mbėshtetje teknike
dhe trajnim mbi mobilizimin e komunitetit, zhvillimin dhe implementimin e projekteve, monitorim, vlerėsim dhe avokim.
Gjithashtu, ata kanė qenė tė angazhuar nė mėnyrė proaktive nė identifikimin,
prioritizimin dhe adresimin e nevojave tė tyre pėrkatėse tė komunitetit.
Qendra Rajonale e Burimeve pėr Komunitete ėshtė themeluar nė fund tė vitit 2011
nė veri tė Mitrovicės dhe ka pasur mbi 2.000 vizitorė deri mė sot,duke filluar nga bizneset,
duke filluar nga bizneset,OJQ-tė, shoqatat e deri tek individėt.
Programi filloi nė vitin 2011 me dhjetė projekte afatshkurtra punėsimi ku u implemntuan 16 00:01:39,000 --> 00:01:43,200 pėr njė shumė tė pėrgjithshme prej mbi 43,000$.
Kėto pėrfshijnė iniciativa pastrimi, anketa pėr vlerėsimin e komunitetit dhe aktivitete tė tjera qė janė tė dizajnuara
pėr tė krijuar punėsim afatshkurtėr pėrmes pėrmirėsimit tė kushteve tė jetesės nė fshatrat nė veri tė Kosovės
me 10 komunitete dhe 238 individė qė pėrfitojnė drejtėpėrdrejtė nga iniciativat.
Programi pėr Nismėn e Veprimit nė Komunitete ka pėrfunduar 40 projekte tė vogla tė komunitetit qė arrijnė shumėn 159,000$.
Kėto projekte janė identifikuar dhe implementuar nga Forumet e Komunitetit dhe tė pėrfshijnė
pajisjet e sheshit tė lojrave pėr fėmijėt, materialet pėr mobilimin e qendrave tė komunitetit tė fshatit, klasat verore
gypat e ujit, pasqyrat e rrugės / trafikut, materiale pėr ngrohje qendrore, material ndėrtimor, zhavorr pėr rrugėt, soba ngrohje, 24 00:02:33,639 --> 00:02:39,668 shtyllat e betonit dhe reflektorėt, strehėzat nė stacionin e autobusėve, makinat pėr heqjen e borės, sistemet e zėrit dhe shumė tė tjera.
Njė shembull ėshtė projekti nė Babimoc.
Me pothuajse 200 familje, ky ėshtė njė nga fshatrat mė tė mėdha tė Kosovės tė banuara me serbė nė komunėn e Obiliqit.
Ka vetėm njė shkollė fillore nė fshat, e cila vijohet nga 98 nxėnės dhe fėmijė parashkollor.
Edhe pse fėmijėt janė tė etur pėr tė mėsuar, shkollės i mungonin pajisjet,
dhe ndėrtesa ėshtė nė gjendje tė keqe dhe nuk ka pasur asnjė investim kohėve tė fundit.
Pėr tė pėrmirėsuar kushtet e tyre tė tė mėsuarit, Programi pėr Nismėn e Veprimit nė Komunitete
ka ndihmuar kėtė komunitet pėr tė blerė mjete tė reja mėsimore pėr tė ndihmuar fėmijėt tė kenė sukses
nė biologji, kimi dhe fizikė.
Mė pėlqen tė pėrdorė njė mikroskop, dhe tani unė nuk mund tė imagjinoj klasėn e biologjisė pa tė.
Kjo e bėn mėsimin shumė mė tė lehtė dhe mė interesant
Nė sajė tė Programit pėr Nismėn e Veprimit nė Komunitete, banorėt e fshatit Serbocė nė komunėn e Zveēanit
kishin mundėsi tė aplikojnė pėr dy projekte tė vogla por shumė tė rėndėsishme,
pėrkatėsisht ndėrtimin e katėr stacioneve tė autobusėve dhe trotuareve me gjatėsi 1.600 metra.
Nė sajė tė Mercy Corps dhe USAID, fshati ynė ka fituar katėr strehėza tė reja nė stacionet e autobusėve.
Kėto projekte janė tė njė rėndėsie tė madhe pėr fėmijėt tanė tė shkollave, pėr shkak se dimrat kėtu janė shumė tė ashpra.
Fshati ynė gjendet pranė rrugės kryesore, kėshtu qė ndėrtimi i stacioneve tė autobusėve
dhe trotuareve ėshtė me rėndėsi jetike pėr sigurinė rrugore dhe sigurinė e fėmijėve tanė.
Pėrmes Programit pėr Nismėn e Veprimit nė Komunitete janė implementuar 37 projekte qė arrijnė pothuajse shumėn prej 2.300.000$.
Kėto projekte pėrfshijnė rindėrtimin e rrugėve me njė gjatėsi prej afėr 6 kilometra, rindėrtimin e trotuareve qė arrijnė nė 1.800 metra,
dhe rindėrtimin e ndėrtesave shumėqėllimėshe tė fshatit me njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej mbi 2.600 metra katrorė.
Pėrmes PNVK, i cili financohet nga USAID dhe implementohet nga Mercy Corps,janė rindėrtuar fushat sportive
dhe sheshet e lojėrave qė arrijnė rreth 8000 metra katrorė.
Pėrveē kėsaj, me mbėshtetjen e PNVK, janė rindėrtuar kanalet atmosferike pėr kullimin e ujit dhe tubat
pėr furnizimin me ujė, dhe ėshtė zgjeruar ura ekzistuese.
Njė shembull i kėtyre projekteve ėshtė implementuar nė Varragė tė Poshtme.
Ka rreth 70 familje me mė shumė se 300 banorė nė kėtė fshat tė vendosur pranė rrugės rajonale Zubin Potok - Mitrovicė.
Banorėt kanė pritur njė shekull pėr tė parė tė asfaltuar rrugėn e gjatė 600 metra dhe tė gjerė 3,
duke luftuar me trotuarin me baltė tė ndėrtuar gjatė periudhės osmane.
Sa kohė kanė pritur banorėt pėr rrugėn?
Epo, ndoshta rreth njė shekulli, nuk mė kujtohet, por e di se ky fshat kurrė nuk ka pasur njė rrugė tė pėrshtatshme.
Si ka qenė mė parė?
Besoni apo jo, ne dikur kemi pėrdorur bartėse druri mbi kurrizin tonė deri nė rrugėn kryesore, besoni apo jo.
Ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet njė botė pa lojė.
Sporti dhe loja janė pjesė pėrbėrėse e jetės sė pėrditshme nė tė gjitha komunitetet.
Deri kohėt e fundit, banorėt e rinj tė fshatit Dobravė nuk e kishin kėtė mundėsi, sepse nuk kishte fushė sporti.
Ky fshat i vogėl nė komunėn e Leposaviqit ka rreth 350 banorė, tė cilėt kryesisht janė tė angazhuar nė bujqėsi.
Tė rinjtė ishin tė detyruar tė socializohen dhe tė praktikojnė sportin nė vende potencialisht tė rrezikshme
tė tilla si rrugėt dhe rrugicat.
Ku ke luajtur para se tė ishte ky shesh I lojėrave?
Ne kemi luajtur nė luginėn pranė shtėpisė sime.
Tani qė ju e keni kėtė shesh tė lojėrave, ēfarė do tė thotė kjo pėr ty?
Kjo do tė thotė shumė!
Pėrmes komponentit tė zhvillimit ekonomik, Programi pėr Nismėn e Veprimit nė kKomunitete, i financuar nga USAID,
i cili implementohet nga Mercy Corps ka dhėnė 51 grante tė biznesit qė arrijnė pothuajse shumėn 1.137.000$.
Kėto projekte pėrfshijnė 51 start-up ose biznese ekzistuese nė bujqėsi dhe ushqim, pėrpunim tė drurit dhe mobilje,
pėrpunim tė metaleve, ofrimin e shėrbimeve, dhe sektorėt e ndėrtimit, me 271 individė qė pėrfitojnė drejtėpėrdrejtė nga kėto 4 sektore.
Pėr plotėsimin e granteve tė biznesit, njė total prej 35 trajnimeve tė Biznesit janė kryer pėr pėrfituesit e PNVK
dhe pėr bizneset e tjera tė interesuara nga Kosova veriore.
Trajnimet janė mbajtur nga Qendra e Biznesit nė Zveēan, dhe temat qė u trajtuan pėrfshinin kontabilitetin,
krijimin e rrjeteve tė biznesit, planifikimin financiar dhe analizėn, qasjen nė treg dhe strategjinė e marketingut,
standardet ndėrkombėtare tė sigurisė ushqimore, dhe shumė tė tjera.
Njė shembull i njė biznesi qė pėrfundoi programin e trajnimit dhe me sukses konkuroi pėr njė grant vjen nga Zveēani.
Nė mbėshtetje tė qėllimit tė tyre pėr tė mundėsuar rritjen e mėtejshme tė prodhimit tė dyerve dhe dritareve PVC
dhe alumin me energji-efektive, Programi pėr Nismėn e Veprimit nė Komunitete miratoi njė plan biznesi zhvilluar nga kompania
me bazė nė Zveēan ‘Dynamic Trade’ dhe furnizoi kompaninė me pajisje moderne me kapacitet mė tė madh.
Pėr sa i pėrket ndihmės sė marrė nga Mercy Corps, pjesa kryesore e saj ėshtė shfrytėzuar pėr kėtė makinė.
Ajo quhet CC Cleaner, njė makinė qė po na ndihmon nė njė segment, njė pjesė teknologjike e prodhimit, e cila,
para blerjes sė kėsaj makine, bėhej nė mėnyrė manuale.
Nė partneritet me Spark dhe Qendrėn e Biznesit Zveēan, ėshtė implementuar gjithashtu
Nisma Mbėshtetėse e Ndėrmarrėsisė pėr Gra dhe tė Rinj, pėrmes tė cilit janė dhėnė 22 grante tė biznesit qė arrijnė mė shumė se 135,000 $.
Nė pėrpjekje pėr tė ndėrtuar shoqata moderne tė orientuara nė treg, nė tėrė Kosovėn,PNVK ka implementuar Nismėn e Shoqatave Lokale
pėr Ndėrtimin e Kapacitetit, Pėrfituesit e drejtėpėrdrejtė kanė qenė 10 shoqata dhe kooperativa.
pėrmes tė cilit janė financuar 6 projekte qė arrijnė shumėn prej 100,000 $.
Pėrveē marrjes sė granteve tė biznesit, bizneset kishin mundėsi tė marrin pjesė nė 5 vizita studimore.
Kėto pėrfshijnė: - vizitat shkėmbyese tė sektorit tė frutave tė malit nga veriu nė jug, korrik-shtator 2013,
vizitat studimore tė Gratve dhe tė rinjve nė nėntor 2013, Vizitat Studimore tė Shoqatave Lokale nė prill 2014,
njė vizitė studimore pėr pjesėmarrėsit nė trajnim Profesional pėr shėrbimet e kujdesit dhe infermierisė ndaj tė moshuarve,
e cila u zhvillua nė prill 2014, dhe njė vizitė studimore nė sektorin e frutave tė malit nė Arilje nė maj 2014.
Programi pėr Nismėn e Veprimit nė Komunitete organizoi njė vizitė tė shkėmbimit pėr tė ndihmuar lidhjen e shoqatave
tė kultivuesve tė frutave tė malit nga Kosova veriore dhe jugore me njėri-tjetrin, tė krijojnė lidhjet e biznesit dhe tė diskutojnė
bashkėpunimin e mundshėm nė tė ardhmen, e cila ėshtė thelbėsore pėr rritje tė biznesit tė fuqishėm gjatė viteve.
Sot, unė pashė lloje tė reja tė frutave tė malit dhe tashmė kam bėrė marrėveshje pėr t’i blerė ato.
Kjo vizitė e shkėmbimit mė mundėsoi tė takojė njerėz tė mirė dhe punėtor, dhe unė shpresoj se do tė bėhem njė prej tyre.
Aktivitetet tjera pėr tė nxitur krijimin e lidhjeve tė biznesit ishin takimet/ngjarjet Biznesi pėr Biznes (B2B),
siē janė: Seminari Biznesi pėr Biznes nė Brezovicė, Shtėrpcė, Ngjarja Veri-nė-Jug B2B nė Ēagllavicė,
pjesėmarrėsit e ngjarjes Ndihma mentoruese pėr Nismėn e Ndėrmarrėsisė pėr Gratė dhe tė Rinjtė,
Ngjarja e B2B Sektori i Prodhimeve tė Qumėshtit Kosova Veri-nė-Jug, dhe Takimi i B2B Sektorit tė Drurit / Mobiljeve me Tefik Qanga.
Nė fund, pjesėmarrėsit e pėrzgjedhur morėn pjesė nė 6 panaire dhe ekspozita: Panairi i Ndėrmarrėsisė 2012 nė Shtėrpcė,
Tregtia Ndėrkombėtare e Bujqėsisė 2013 nė Novi Sad, Panairi i Ndėrmarrėsisė 2013 nė Gjilan,
Panairi Ndėrkombėtar i Mobiljeve 2013 nė Beograd, Panairi i Tregtisė 2013 nė Tiranė, Shqipėri,
dhe Panairi i Pėrgjithshėm Ndėrkombėtar 2014 nė Prishtinė.
Pėr tė ndihmuar qė pėrpunuesit e drurit dhe prodhuesit e mobiljeve nga komuniteti jo-shumicė tė vendosin kontakte me blerėsit potencial
dhe furnizuesit e pajisjeve, mjeteve dhe materialeve tė papėrpunuara, Programi pėr Nismėn e Veprimit nė Komunitete organizoi
njė vizitė dy-ditore nė Panairin e 51 Ndėrkombėtar tė Mobiljeve, Pajisjeve dhe Dekorimit tė Brendshėm nė Beograd.
Nė tėrėsi, 14 biznese me seli nė Kosovė morėn pjesė nė panair si dhe nė njė vizitė nė fabrikėn e njohur qė ndodhet pranė Kragujevcit,
pėr tė forcuar njohuritė e tyre pėr prodhimin e mobiljeve. Zharko Lekiē, pronar i dyqanit pėr tapiceri "Stil" nga Zveēani,
ėshtė njė nga ndėrmarrėsit tė cilėt morėn pjesė nė kėtė vizitė.
Unė jam i impresionuar me atė qė pashė, sepse nuk kam pasur mundėsi pėr tė parė kėtė nė Mitrovicė,
dhe ēdo vėshtrim i ri nė teknologjinė e prodhimit ėshtė i mirė pėr biznesin, veēanėrisht sa i pėrket teknikave tė reja nė tapiceri.
Tani, unė kam kontakte dhe numrat e telefonit, dhe mund tė blejė kėto pėlhura tė reja pėr tapiceri dhe ngjitėse,
tė cilat nuk kam pasur mundėsi t’i blejė nė Mitrovicė. Kjo vizitė do tė thotė shumė pėr mua pasi unė mund tė pėrmirėsojė biznesin tim.
Deri mė tani, pėrmes Komponentit tė Shoqėrisė Civile, Programi pėr Nismėn e Veprimit nė Komunitete ka implementuar 28 projekte
tė shoqėrisė civile, qė arrijnė pothuajse shumėn 609,000$.
Nismat e shoqėrisė civile janė tė fokusuara nė tė drejtat e grave, aktivizmin dhe vullnetarizmin rinor,
ndėrtimin e komuniteteve mė tė fuqishme dhe median e pavarur jo-shumicė, zhvillimin e biznesit, arsimin cilėsor dhe veprimet mjedisore.
Pėrveē kėsaj, qė nga fillimi i PNVK, partneri lokal OJQ-ja Qendra pėr Paqe dhe Tolerancė (QPT)
ka ofruar mbėshtetje pėr shoqėrinė civile jo-shumicė dhe organizatat bazė, nė kuadrin e njė skeme gjithėpėrfshirėse tė trajnimit.
Mediat joshumicė nė Kosovė po pėrballen me shumė pengesa, pėrkatėsisht me vėshtirėsi financiare pikėrisht pėr shkak tė
mungesės sė njė tregu tė pėrshtatshėm qė do tė ndihmojė nė sigurimin e qėndrueshmėrisė sė tyre.
Nė sajė tė Programit pėr Nismėn e Veprimit nė Komunitete, OJQ-ja New Press, e udhėhequr nga gazetari Budimir Niēiq,
e cila realizon programe tė njohura pėr ēėshtje aktuale, 'Slobodno Srpski', ka marrė grante pėr realizim,
tė cilat i mundėsuan atyre tė marrin kamera tė reja, video miksera, kompjutera, dhe pajisje tė nevojshme, siē janė bateritė,
kartat e memories dhe njė trekėmbėsh, pėr tė zgjeruar kėtė shėrbim tė vlefshėm pėr publikun e Kosovės.
Rezultatet nė lidhje me vlerėsimet e 'Slobodno Srpski' kanė tejkaluar pritjet e Qendrės Mediatike nė Ēagllavicė,
e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr realizimin e programit. Kjo u konfirmua nga IREX nė anketėn e saj tė fundit e cila,
siē theksohet, "ka pėrcaktuar 'Slobodno Srpski' si njė koncept tė njohur tė medias nė tėrė Kosovėn".
Sa i pėrket numrit tė vizitave nė internet, deri tani kemi pasur mbi 120.000 shikime nė YouTube kanalin tonė,
mbi 60.000 vizita nė faqen tonė tė internetit slobodnosrpski.com dhe 906 miq nė Facebook,
qė ėshtė njė rezultat i rėndėsishėm, jo vetėm nė kontekstin e Kosovės.
Me financim nga PNVK, OJQ-ja Qendra Rinore Graqanicė implementoi projektin "Ura Kulturore"
me qėllim pėr tė lidhur serbėt e rinjė nga veriu dhe jugu i Kosovės, duke i angazhuar ata nė njė prodhim tė pjesės teatrale, A mė dėgjon?
Ne kemi arritur sukses nė thyerjen e disa paragjykimeve, pėrkatėsisht nė veri dhe nė jug,
dhe kjo ėshtė pikėrisht njė nga qėllimet e projektit- qė njerėzit e veriut tė shohin se si ne jetojmė nė pjesėn qendrore,
dhe qė njerėzit nga pjesa qendrore e Kosovės tė kalojnė kohė nė veri tė lumit Ibėr.
Unė mendoj se ne kemi arritur sukses nė thyerjen e disa paragjykimeve, sepse shumica prej tyre,
sidomos njerėzit nga Veriu nuk kanė pasur mundėsi tė vizitojnė, tė kalojnė nė jug tė lumit Ibėr,
para se tė marrin pjesė nė tė gjithė kėtė dhe kjo ėshtė padyshim njė nga sukseset mė tė mėdha tė kėtij projekti.
Deri nė fund tė programit, mė shumė se 32 projekte tė Fondit pėr Nisma tė Veēanta do tė financohen me pothuajse 640,000$.
Kėto projekte kanė financuar veprimtari tė tilla si mbėshtetje pėr njerėzit me aftėsi tė kufizuara,
mbėshtetje pėr arsimin e pavarur dhe kulturėn e mediave jo-shumicė, dhe zhvillimin e nismave tė komunitetit,
dhe mbėshtetje pėr ndėrmarrėsi sociale, siē janė projekti i Fermės sė Dhive, i implementuar me OJQ-nė Majka devet Jugovica.
Aspekti socio-ekonomik i kėsaj ferme ėshtė i njė rėndėsie tė madhe pėr komunitetet nė nevojė qė jetojnė nė komunat e Novobėrdės dhe Gjilanit.
Gjysma e djathit tė prodhuar nė fermė ėshtė dhuruar pėr kuzhinėn publike, tė cilėn e pėrdorin mė shumė se 800 njerėz nė kėto komuna.
Shpresoj se nė tė ardhmen do tė kemi mė shumė projekte dhe objekte tė ngjashme, sepse komuna e Novobėrdės
ėshtė mjaft e njohur pėr bujqėsi dhe blegtori, kėshtu qė ky projekt ka njė rėndėsi tė madhe pėr tė gjithė ne qė jetojmė kėtu.
Nė vetėm tre vite, Programi pėr Nismėn e Veprimit nė Komunitete, i cili financohet nga USAID dhe implementohet nga Mercy Corps,
ka arritur sukses nė pėrmirėsimin e jetesės sė popullsisė jo-shumicė nė tėrė Kosovėn,
duke pėrmirėsuar mundėsitė e punėsimit, dhe duke mbėshtetur organizatat e shoqėrisė civile
pėr tė zgjeruar nismat e tyre dhe pėr tė ndėrtuar kapacitetin e tyre.
Mbi 16,900 njerėz kanė pėrfituar pėrmes projekteve dhe nismave tė implementuara nėpėrmjet PNVK,
janė krijuar mbi 240 vende tė reja pune me kohė tė plotė, 70 biznese kanė zgjeruar dhe pėrmirėsuar operacionet dhe konkurrencėn e tyre,
dhe mbi 20 OJQ kanė pėrmirėsuar kapacitetin e tyre pėr t'u marrė me shqetėsimet e pėrbėrėsve tė tyre.
Si Mercy Corps ashtu dhe USAID kanė parė ndikimin nė banorėt e Kosovės, veēanėrisht nė komunitetet jo-shumicė, tė cilėt besojnė nė njė tė nesėrme
mė tė mirė dhe mundėsinė e marrėdhėnieve tė hapura dhe tė frytshme me komunitetet e tjera tė Kosovės.