Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Elvira Peco Reviewer: Helena Bedalli
Ky është gjyshi im.
Dhe ky është djali im.
Gjyshi më mësoi të punoja drurin
kur isha një djalë i vogël,
dhe gjithashtu më mësoi se
nëse e pret një pemë për ta bërë diçka tjetër,
nderoje jetën e asaj peme dhe bëje sa më të bukur
që të mundesh.
Djali im i vogël më kujtoi
se pavarësisht tekonologjisë apo lodrave në gjithë botën,
ndonjëherë një copë e vogël druri,
nëse i vë njëra mbi tjetrën,
është një gjë jashtëzakonisht frymëzuese.
Këto janë ndërtesat e mia.
Unë ndërtoj në gjithë botën
jashtë zyrave tona në Vancouver dhe New York.
Ne ndërtojmë ndërtesa të përmasave dhe stileve të ndryshme
si dhe materiale të ndryshme, në varësi të vendit ku ndodhemi.
Por druri është materiali të cilin dua më shumë,
dhe do t'ju tregoj një histori mbi drurin.
Një pjesë e arsyes se përse e dua është se çdo herë
që njerëzit hyjnë brenda ndërtesave të mia prej druri,
vë re se reagojnë jashtëzakonisht ndryshe.
Nuk kam parë dikë që të hyje ne një prej ndërtesave të mia
dhe të ndeshet me një kolonë çeliku apo betoni,
por në fakt kam parë që kjo të ndodhë brenda një ndërtese druri.
Kam parë realisht se si njerëzit prekin drurin,
dhe mendoj se ka një arsye për këtë.
Ashtu si flokët e dëborës, ashtu edhe dy copa druri
nuk mund të jenë të njëjta në gjithë Tokën.
Kjo është një gjë e mrekullueshme.
Më pëlqen të mendoj se druri
i jep nënës Natyrë shenjat e gishtërinjve në ndërtesat tona.
Janë shenjat e gishtave të Nënës Natyrë ata që bëjnë
ndërtesat tona të lidhen me natyrën në mjedisin tonë ndërtues.
Tani, jetoj në Vancouver, pranë një pylli
që ka një lartësi prej 33 katesh.
Këtu poshtë, në bregun e Kalifornisë, pylli i sekuojes gjigande
arrin një lartësi prej 40 katesh.
Por ndërtesat që ne mendojmë të ndërtojmë në dru
janë vetëm katër kate në pjesën më të madhe të vendeve.
Edhe vetë ligjet e ndërtimit e kufizojnë mundësinë që ne të ndërtojmë
ndërtesa më të larta se katër kate në shumë vende,
dhe kjo është e zbatueshme këtu në Shtetet e Bashkuara.
Ka edhe përjashtime,
por është e nevojshme që të ketë disa përjashtime,
dhe unë shpresoj se gjërat do të ndryshojnë.
Arsyeja që mendoj kështu është se
sot gjysma banorëve jetojnë në qytete,
dhe ky numër do të rritet me 75 përqind.
Qytetet dhe dendësia e popullatës do të thotë se ndërtesat tona
do të vazhdojnë të jenë më të mëdha,
dhe mendoj se ka një rol për drurin që të kontribuojë në qytet.
Ndihem kështu sepse 3 miliardë banorë
aktualisht sot në botë, në 20 vitet e ardhshme,
do të kenë nevojë përnjë shtëpi të re.
Kjo përbën 40 përqind të botës që do të kenë nevojë për
një ndërtesë të re në 20 vitet e ardhshme.
Tani, një në tre njerëz që jetojnë sot në qytet
në fakt jetojnë në lagje geto.
Në total janë një miliard banorë që jetojnë në lagje të varfra.
Njëqind milionë njerëz në botë janë të pastrehë.
Shkalla e sfidës për arkitektët
dhe për shoqërinë që përballet me ndërtimet
është të gjeje zgjidhje për strehimin e këtyre njerëzve.
Por sfida qëndron, kur zhvendosemi në qytete,
sepse ata janë të ndërtuar nga dy materiale,
çelik dhe beton, dhe në fakt janë materiale të përsosura.
Ato janë materialet e shekullit të fundit.
Por janë gjithashtu materiale me energji shumë të lartë
dhe çlirojnë edhe shumë gaze ndotës gjatë përpunimitt të tyre.
Çeliku përbën rreth tre përqind
të çlirimit të këtyre gazeve në atmosferë,
dhe betoni e kalon masën pesë përqind.
Kështu nëse mendoni për pak, tetë përqind
e kontributeve të këtyre gazeve ndotës të atmosferës sot
vjen vetëm prej këtyre dy materialeve.
Fatkeqësisht, ne nuk e mendojmë kaq thellë,
unë mendoj në fakt, se ne nuk mendojmë fare për ndërtesat tona,
aq sa duhet të mendojmë.
Këto janë statistika të Shteteve të Bashkuara mbi ndikimin e gazrave ndotës.
Pothuajse gjysma e sasisë së tyre lidhet me industrinë e ndërtimit,
dhe nëse i referohemi edhe energjisë, ndodh po e njëjta gjë.
Do të vini re se transporti vjen i dyti në atë listë,
por kjo është një nga bisedat që dëgjojmë më së shumti .
Edhe pse një pjesë e madhe e debatit është mbi energjinë,
është po aq edhe mbi karbonin.
Problemi që unë shoh është se, përfundimisht,
mosmarrëveshja se si ne e zgjidhim atë problem
që t'u shërbejë atyre tre miliardë banorëve që kanë nevojë për një shtëpi,
si dhe ndryshimet klimaterike, janë gati duke
ndodhur, ose po ndodhin tashmë.
Kjo sfidë do të thotë se duhet të fillojmë të mendojmë në mënyra të reja,
dhe besoj se druri do jetë pjesë e zgjidhjes sonë,
dhe unë do t'ju them se përse.
Si një arkitekt, druri është i vetmi material,
material i madh, me të cilin mund të ndërtoj
dhe që rritet nga fuqia diellore.
Kur një pemë rritet në pyll dhe çliron oksigjen,
dhe thith dioksidin e karbonit,
dhe pastaj vdes dhe bie në tokë në pyll,
ajo e çliron dioksidin e karbonit sërish në atmosferë ose në tokë.
Nëse digjet nga zjarri në pyll, do të çlirojë karbonin
përsëri në atmosferë.
Por nëse e merr atë dru dhe bën një ndërtesë
ose një mobilje apo një lodër prej druri,
ajo ka një aftësi të mrekullueshme
që ta depozitojë karbonin dhe ta mbajë larg nesh.
Një metër kub dru mund të depozitojë
një ton dioksid karboni.
Dy zgjidhjet tona për klimën janë qartësisht
zvogëlimi i çlirimit të gazeve ndotës në atmosferë dhe depozitimi i tyre.
Druri është i vetmi material i rëndësishëm
me të cilin unë mund të ndërtoj dhe që përmbush njëkohësisht dy gjërat e lartpërmendura.
Kështu që unë mendoj se kemi
një etikë se Toka rrit ushqimin tonë,
dhe është e nevojshme të zhvendosemi drejt një etike në këtë shekull
se Toka duhet të rrisë edhe banesat tona.
Tani, si mund të bëjmë një gjë të tillë
ndërkohë që po rritet urbanizimi
dhe mendojmë për ndërtesa druri vetëm me katër kate?
Duhet të zvogëlojmë përdorimin e betonit dhe çelikut si dhe duhet
të rrisim lartesinë, dhe ajo me të cilën jemi duke punuar
është një ndërtesë prej druri 30 katëshe e lartë.
I kemi projektuar bashkë me një inxhinier
i cili quhet Eric Karsh dhe që punon me mua,
dhe ne po bëjmë këtë projekt të ri sepse
ka shumë lëndë druri ne dispozicion për tu përdorur,
dhe i quajmë ato panele masivë druri.
Këto panele janë të bërë nga pemë të reja,
pemë që nuk rriten shumë të larta, copa të vogla druri
të ngjitura së bashku për të krijuar panele të cilët janë gjigandë:
rreth 2 metra e gjysmë të gjerë, 20 metra të lartë, dhe të trashësive të ndryshme.
Mënyra më e mirë për të përshkruar këtë, është të them
se të gjithë i njohim ndërtimet dy-me-katër
kur mendojmë për drurin.
Ky është konkluzioni që njerëzit nxjerrin menjëherë.
Ndërtimet me përmasa dy- me- katër janë pak a shumë si
ato tullat Lego me 8 pika, që të gjithë luanim kur ishim fëmijë,
dhe me të cilat mund të ndërtoje plot gjëra të bukura
në përmasat dy-me-katër.
Por kujtohuni që kur ishit fëmijë,
dhe fshiheshit në bodrum,
dhe gjenit atë lodrën me tullat plastike të Lego,
dhe ndiheshit si,
" Fantastike, kjo është e mrekullueshme. Mund të ndërtoj diçka vërtetë të madhe,
dhe kjo do jetë fantastike."
Ky është ndryshimi.
Panelet masivë drusorë janë ato tullat me 24 pika.
Ato ndryshojnë shkallën e asaj që ne duam të bëjmë,
dhe ajo që ne kemi zhvilluar është diçka e quajtur FFTT,
që është zgjidhje Krijuese e Përbashkët (Creative Commons)
për të ndërtuar një sistem fleksibël,
të ndërtimit të këtyre paneleve të mëdha ku mund të ngrejmë
gjashtë kate përnjëherë nëse duam.
Ky film vizatimor ju tregon se si këto ndërtesa bashkohen
në një mënyrë shumë të thjeshtë, por këto ndërtesa janë të disponueshme
për arkitektët dhe inxhinierët tashmë për tu ndërtuar
për kultura të ndryshme në mbarë botën,
në stile dhe lloje të ndryshme arkitekturore.
Në mënyrë që të ndërtojmë të sigurtë,
aktualisht, kemi projektuar këto ndërtesa,
për të punuar në terrenin e Vancouver,
e cila është një zonë e lartë sizmike,
madje edhe për ndërtesa 30 katëshe.
Është e qartë se, sa herë që paraqes një gjë të tillë.
njerëzit, madje edhe ata në këtë konferencë, thonë,
" Vërtet? Tridhjetë kate? Si mund të ndodhë një gjë e tillë?"
Ka shumë pyetje që janë bërë
dhe pyetje shumë të rëndësishme me të cilat shpenzojmë shumë kohë
për të dhënë përgjigjet ndërsa bashkojmë
raportet tona dhe ato të rishikuarat nga kolegët tanë.
Do të fokusohem tek disa prej tyre,
dhe le të fillojmë me zjarrin, sepse mendoj se zjarri
është ndoshta gjëja e parë që ju të gjithë po mendoni në këtë moment.
Shumë e drejtë.
Mënyra se si do ta përshkruaj është kjo.
Nëse do t'ju kërkoja të merrni një çakmak
dhe të mbani në dorë një dru dhe të përpiqeni që ta ndizni ate,
kjo nuk do të ndodhë, apo jo? Ne të gjithë e dimë këtë.
Që të ndezësh një zjarr, duhet të fillosh me copa të vogla
druri dhe të punosh me zjarrin,
dhe pastaj mund të shtosh drurin e madh në zjarr,
dhe sigurisht, pasi ta kesh hedhur atë në zjarr,
ai fillon të digjet, ngadalë.
Dakord, panelet masivë drusorë, këto produkte të reja
që ne po përdorim, ngjasojnë me këtë dru.
Është e vështirë që t'u vësh zjarrin, dhe kur kjo ndodh,
ata digjen në mënyrë jashtëzakonisht të parashikueshme,
dhe ne mund të përdorim shkencën e zjarrit për të parashikuar
dhe t'i bëjmë këto ndërtesa po aq të sigurta sa ato të betonit
dhe po gjithashtu si të çelikut.
Debati tjetër i madh, shpyllëzimi.
Tetëmbëdhjetë përqind e kontributeve tona
në çlirimin e gazrave ndotës të atmosferës
vjen si rezultat i shpyllëzimit.
Gjëja e fundit që duam të bëjmë është prerja e pemëve.
Ose, gjëja e fundit që duam të bëjmë është të presim pemët e gabuara.
Ekzistojnë modele për mbështetjen e pyllëzimit
që na lejojnë të presim pemët ashtu si duhet,
dhe ato janë të vetmet pemë të përshtatshme
që përdoren në këto lloj sistemesh.
Unë aktualisht mendoj se këto ide
do të ndryshojnë ekonominë e shpyllëzimit.
Në vendet me problematika të shpyllëzimit,
ne duhet të gjejmë mënyrën për t'i dhënë
një vlerë më të lartë pyllit
dhe t'i inkurajojmë njerëzit që të fitojnë lekë
nëpërmjet cikleve të shpejta të rritjes--
të pemëve 10-, 12-, 15- vjeçare që prodhojnë këto produkte
dhe na lejojnë të ndërtojmë në këtë shkallë.
Ne kemi përllogaritur një ndërtesë 20 - katëshe:
Ne do rrisim mjaftueshëm drurë në Amerikën e Veriut çdo 13 minuta.
Kaq kohë duhet.
Shkalla e karbonit këtu është shumë e mirë.
Nëse ndërtojmë një banesë 20-katëshe me çimento dhe beton,
proçesi do të rezultonte në prodhimin
e asaj çimentoje si dhe 1,200 tonë dioksid karboni.
Nëse e ndërtonim me dru, me anë të kësaj zgjidhjeje,
do të depozitonim 3.100 tonë,
për një diferencë prej 4,300 tonësh.
Kjo është e barazvlefshme me 900 makina
të larguara nga qarkullimi rrugor në një vit.
Mendoni përsëri për ata tre miliardë njerëz
që kanë nevojë për një shtëpi të re,
dhe ky ndoshta është kontributi.
Shpresoj, se jemi në fillimin e një evolucioni,
në mënyrën se si ndërtojmë, sepse kjo është mënyra e parë e re
për të ndërtuar një gradaçel ndoshta në 100 vitet e ardhshme apo më shumë.
Por sfida qëndron në ndryshimin e perceptimit të mundësisë
nga shoqëria, dhe kjo është një sfidë e madhe.
Inxhinieria është pjesa më e lehtë e gjithë kësaj, me të vërtetë.
Dhe mënyra se si unë e përshkruaj është kjo.
Teknikisht -- gradaçela e parë,
dhe përkufizimi i gradaçelës është 10 kate e lartë, besojeni ose jo--
por gradaçela e parë ishte kjo në Çikago,
dhe njerëzit ishin të tmerruar të ecnin poshtë kësaj ndërtese.
Vetëm pas katër vitesh që ishte ndërtuar,
Gustave Eiffel ndërtoi Kullën Eiffel,
dhe ndërkohë që ndërtoi Kullën Eiffel,
ai i ndryshoi horizontet e qyteteve të botës,
ndryshoi dhe krijoi konkurrencën
mes vendeve si Qyteti i New York dhe Chicago,
ku ndërtuesit filluan të ndërtonin banesa gjithmonë e më të mëdha
dhe e shtynë zhvillimin lart e më lart
me inxinieri edhe më të zhvilluara.
Ne po ndërtojmë aktualisht këtë model në New York,
si një model teorik në kampusin
e një universiteti teknologjik që përfundon së shpejti,
dhe arsyeja përse zgjodhëm këtë vend
është për t'ju treguar se si mund të duken këto ndërtesa,
sepse ana e jashtme mund të ndryshojë.
Është saktësisht struktura për të cilën ne folëm.
Arsyeja se përse e zgjodhëm është se ky është një universitet teknologjik,
dhe besoj se druri është
materiali më i avancuar teknologjik me të cilin mund të ndërtohet.
Ndodh qe Nena Natyre mban ne dore patenten,
dhe ne nuk ndihemi shume rehat per kete gje.
Por kjo eshte menyra se si duhet te jene gjerat,
shenjat e natyres ne ambientin e ndertimit.
Po kerkoj kete mundesi
qe te ndertoj momentin e Kulles Eiffel, keshtu e quajme ne.
Po ndertohet shume banesa ne gjithe boten.
Eshte nje ndertese nente kateshe ne Londer,
nje tjeter e re qe sapo ka perfunduar ne Australi,
qe besoj se eshte me 10 apo 11 kate.
Ne po perpiqemi te rrisim lartesine e ketyre ndertesave,
dhe shpresojme, une shpresoj,
se qyteti ku une banoj, Vancouver te kete aktualisht
ndertesen me te larte ne bote prej 20 katesh,
ne te ardhmen e afert.
Se momenti i Kulles Eiffel te thyeje kufirin,
kete kufi arbitrar te lartesise,
dhe te lejoje ndertesat e drurit qe ti bashkohen ketij konkursi .
Dhe une besoj se gara vazhdon.
Faleminderit.
( Duartrokitje)