Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Hava Mustafa Reviewer: Helena Bedalli
Fillimisht për të gjithë ju që
nuk keni njohuri mbi punën time,
Unë krijoj karaktere multikulturore,
karaktere nga përkatësi të ndryshme.
Përpara të tashmes, është e ardhmja e re,
pak mbi të kaluarën është se unë u rrita në një familje
që ishte multi-gjithçka--multi-racore, multi-kulturore,
e bardhë dhe e zezë, nga Karaibet,
Irlandeze-amerikane, Gjermane-Amerikane.
ishte një muzikë dominikane që dëgjohej nga radiot
Kishte të krishterë dhe hebrej.
Është një ngjarje e gjatë e mbushur me
intriga dhe faje ndërfetare dhe turp.
Por unë isha totalisht e zhytur në këtë botë
që ishte e mbushur me të gjithë,
dhe më pas, shkova në shkollën e Kombeve të Bashkuara,
dhe kjo gjë ishte plotësisht---
kështu që në një farë mënyre fillova të zhvilloj këto zëra
dhe këto njerëz,
të gjithë ata bazohen afërsisht te njerëz të cilët i njoh vërtet,
andaj, për shembull, duke interpretuar ata
unë me të vërtetë do të mundohem të misherohem.
Për shembull,
Unë ne të vërtetë nuk flas në këtë mënyrë,
po ky ishte një nga njerëzit e mi,
dhe unë do të mundohem t'ju sjell disa nga njerëzit e mi--
Unë i mendoj ato sikur të ishin shoqëria ime--
në këtë skenë, në shpirtin e kësaj ideje
që e tashmja është e ardhmja e re,
në një lloj mënyre,
sepse unë kam menduar në lidhje me këtë gjë, dhe e ardhmja, për mua
që mund të jetë shumë e frikshme
është se nuk e di se çfarë më sjell.
Nuk e di, nëse një gjë e tillë është e vërtetë për njerëz të tjerë,
mirëpo ky nocion i të menduarit për
atë se si ne e kuptojmë të ardhmen
dhe parashikojmë rezultatet,
për mua, është e tmershme të mos e di se cfarë mund të jetë duke ardhur.
Andaj, ideja se ekzistojnë pyetje
që nuk i kam parë ndonjehere
që shumë njerëz të mund të përgjigjen,
dhe disa nga këto karaktere kanë qenë me mua për vite të tëra,
disa nga këto akoma nuk kanë as emra,
nuk e di se cfarë do të ndodhë.
Nuk e di se çfarë po vjen,
ajo që mund të bëj është të rikujtoj
i thash Krisit që do të bëj atë që di, ashtu siç jam
dhe tani që jam këtu lart ndihem sikur
jam në një ëndërr ku nuk kam pantollona veshur,
dhe supozoj që tani do të duhet të
them gjera me hamendje.
Të shohim tani se kush do të paraqitet.
Ju lutem pyetjen e parë:
A keni dhimbje koke ndonjëherë
nga mikroçipët e vendosur në trurin tuaj?"
Posi.
Në rregull.
Pra, para se të gjithash, unë do të them
që shpresoj të keni mundësinë të më dëgjoni në rregull.
Emri im është Lorraine Levine,
dhe ideja e mikroçipëve e vendosur në trurin tim,
sinqerisht, sapo i vendos syzat më kujton
falemnderit Zotit qe nuk i kam syzat e Google.
S'dua t'i ofendoj ato. Jam e lumtur që juve të gjithëve po ju pëlqejnë,
mirëpo në moshën time,
thjesht duke vene ato të zakonshmet që kam
tashmë më japin më teper se c'duhet informata.
E kuptoni se çfarë po ju them?
Nuk kam nevojë të di më shume. Nuk dua të di.
Kjo ishte. Kjo mjafton.
Ju dua të gjithëve. Jeni të mrekullueshëm.
Është e mrekullueshme të jesh këtu me kaq shumë mendimtarë
sërish këtë vit. Muah!
Në rregull, pyetje tjeter. (Duartrokitje)
Tjetri, ju lutem.
"A janë takimet romatike të mërzitshme,
sot kur njerëzimi riprodhohet edhe në formë aseksuale?"
Ke kemi?
Përshendetje, në rregull, përshëndetje të gjithëve
Jam Nereida.
Fillimisht vetëm desha të them
që takimet romatike në cfaredo rrethane nuk janë asnjëherë të mërzitshme.
Mirëpo unë ndihem shumë e emocionuar të jem pranë jush tani,
dhe, jam duke u munduar të kujtoj,
siç e dini, qëllimin e të qënit këtu dhe gjithcka,
Mendoj, mundimi për të ju përgjigjur këtyre pyetjeve, është shumë emocionuese.
Por gjithashtu, unë vetëm duhet të vë në dukje
që TED është një përvojë e jashtëzakonshme momentalisht
në të tashmen, vetëm duhet të them,
Isabel Allende. Isabel Allende!
Në rregull, mbase nuk do të thotë,
sigurisht që do të thotë diçka për ju,
mirëpo për mua, është si një nivel tjetër, apo jo?
Sepse une jam latine, dhe me të vërtetë vlerësoj faktin
që ka shembuj modele këtu të cilat me të vërtetë,
Nuk e di, thjesht më duhet ta them këtë.
Është e jashtëzakonshme për mua, dhe ndonjëherë kur jam nervoze dhe gjithçka e ngjashme,
kam nevojë vetëm të them disa pohime
të cilat mund të më ndihmojnë mua.
Unë zakonisht mundohem të përdor, tri fjalë të vogla
të cilat gjithmonë më bëjnë të ndihem mirë:
Sotomajor, Sotomajor, Sotomajor. (Të qeshura)
Me të vërtetë më ndihmon të qëndroj me këmbë në tokë.
Tani mund të përdor Allende, Allende, Allende,
dhe, e dini, më duhet ta them, se,
është e mrekullueshme të jesh këtu, dhe e dija që do ti kemi këto pyetje.
Isha aq nervoze dhe isha duke menduar se O Zot, o Zot,
dhe kujtohesha, sepse kam pasur disa,
veçanërisht që nga hera e fundit që ishim këtu në TED,
ishte, si, e pabesueshme,
dhe pastaj menjëherë pas saj,
shumë gjëra të çmendura ndodhën,
ne arritëm të performojme në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo ishte e mrekullueshme,
dhe unë po qëndroj këtu,
dhe unë i thoja vetes, të lutem mos thuaj "O Zot".
Mos thuaj, "O Zot".
Dhe e dini, unë vazhdova të thoja "O Zot. O Zot".
E dini, vazhdova të mendoj,
Presidenti Obama duhet të vijë këtu të njëjtën skenë,
dhe unë qëndroj këtu duke thënë "O Zot."
Është si ndarja ndërmjet kishës dhe shtetit.
thjesht, nuk mund të vazhdoja.
ishte me të vërtetë shumë.
Andaj mendoj se kam humbur rrugën.
Mirëpo atë që doja të thoja ishte se takimet romantike, për mua,
e dini, sa më përket mua,
sidoqë ju riprodhoheni, përderisa po kënaqeni
dhe ështe me miratimin e tjetrit... -- Nuk e di.
E dini, ku jam duke shkuar me këtë.
Në rregull, ciao, falemnderit.
Në rregull, pyetja tjetër. (Duartrokitje)
Cilat janë këngët e juaja më të preferuara tani për tani?
Fillimisht, mund të them,
e dini çfarë jam duke thënë, jam i vetmi djale këtu për momentin.
Emri im është Rashid,
dhe nuk kam qenë asnjëherë më parë në TED,
E dini cfarë jam duke thënë.
Mendoj që, Sara Jones, mbase nuk dëshironte që une të vija herën e fundit.
Nuk e di përse. E kuptoni.
Natyrisht unë do të isha perfekt për TED.
E kuptoni.
Fillimisht, që unë jam në hip hop, e kuptoni.
e di që disa prej jush, mbase mund të mos jenë
aq shumë të përfshirë në muzikë,
por si hera e parë po ju tregoj,
se unë jam në hip hop,
është sepse e mbaj mikrofonin
në një qëndrim zyrtar MC.
ju të gjithë mund ta shihni këtë, pikërisht aty.
Kështu mbahet.
Pra e merrni praktikën tuaj pikërisht aty.
Mirëpo kur Sarah Jones më tha se do të duhet të dilnim ketu,
Unë thashe.
TED është Cool. Une kam plot dokrra,
e kuptoni,
po ajo tha, po,
ne do t'u përgjigjemi ca pyetjeve të rastësishme,
thjesht kështu, dhe unë thashe, çfarë në dreq është kjo?
Vetëm te qëndrosh aty
e ti përgjigjesh ca pyetjeve të rastësishme?
Nuk dua,
mendoj, është si një stop -vjedhje intelektuale.
e kuptoni? (Të qeshura)
Nuk dua të qëndroj aty vetem
per te me marrë në pyetje cfarëdo.
Kjo është ajo të cilën mundohem ta lë pas
në Nju Jork. E kuptoni?
Gjithsesi, do të duhet ti them pesë këngët e mia tani
janë të gjitha nga katalogu im personal,
e kuptoni?
Prandaj nëse doni të dini më shumë për këtë,
e kuptoni,
ne mund të flasim për anti-piraterinë dhe gjithe atë,
mirëpo me sa më përket mua,
unë besoj në kreativitetin e përbashkët,
dhe mendoj, se është me të vërtetë e rëndësishme, që ju të dini,
që duhet të jetë i qëndrueshëm dhe gjithçka,
dhe mendoj, përderisa më përket mua,
mendoj, pikërisht këtë këtu,
këtë mjedis do të doja ta mbështetnim.
E kuptoni?
Po thjesht po e them, nëse të gjithë jeni të interesuar
në listën e pesë këngëve të preferuara, me telefononi.
E kuptoni?
Në të ardhmen ose të tashmen. Po.
Gëzojeni pjesën e ngelur.
Në rregull, pyetja tjetër.
Çfarë do të marr?
"Sa nga organet e juaja, janë stampuar në 3D?"
(Të qeshura)
Duhet t'ju them se nuk e di
se sa organe të mia
janë printuar në 3D si të tilla
po mund t'ju them se është shumë sfiduese për mua,
të menduarit për këtë koncept të se ardhmes
dhe atë, në gjithë botën
prindërit ju tregojnë fëmijëve të tyre të vegjël,
ju lutem, ju duhet të hani këtë,
Kam punuar gjithë ditën me printerin 3D
qe ti të hash këtë vakt.
Këto lloj gjërash.
dhe kuptohet tani që kemi ndryshuar,
nga Jugu global, është kjo lloj perspektive
e përgjithshme ndryshimi që është duke ndodhur përreth --
Nuk mundesh t'ju thuash atyre,
që ekzistojnë fëmije të uritur.
Eshtë e ardhmja.
Askush nuk vdes urie, falemnderit Zotit.
Siç mund të shihni, kam këtë lloj optimizmi,
dhe vërtet shpresoj që do të mundemi të vazhdojmë
me printimin 3D,
pra, më lejoni të them që më pëlqen të mendoj,
se edhe në të ardhmen do ta kemi mënyrën e publikimit,
gjitha llojet e dini, të ushqimit që mund të printohet.
Por ju lutem të gjithëve të gëzoni këtë gje,
dhe përsëri, mendoj se ju do të bëni
një festë shpërthyese këtu në TED.
Falemnderit.
Pyetje tjetër. (Duartrokitje)
Çfarë ka ndryshuar? Eshtë sikur,
unë duhet të mendoj për këtë gjë.
"Çfarë ka ndryshuar tani që gratë udhëheqin botën"?
Fillimisht,
unë me të vërtetë, dua të them,
emri im është Bella,
unë dua që të identifikoj vetveten,
si një feministe,
më duket me të vërtetë, si,
sepse jam lindur në vitet 90-te,
dhe kishte shumë gra të cilat ishin
sa i përket feminizmit,
ndoshta ato nuk e kuptonin që,
një feministe si unë,
nuk besoj se është e nevojshme të kesh
një lloj të caktuar të zërit,
ose, një mënyrë të caktuar të prezantimit të vetvetes
për të qenë feministe, sepse mendoj që,
feminizmi me të vërtetë mund të jetë shumë në trend,
dhe aktualisht mendoj që është me të vërtetë e rëndësishme dhe vitale.
Si, thënia që e kam në veshjen time është prej,
Gloria Steinem,
dhe quhem Bella, meqë emrin e kam marrë nga Bella Abzug.
e cila është një feministe e rëndësishme nga historia.
dhe unë mendoj që këto gra,
me të vërtetë prezantojnë që ne mund të jemi,
jetike dhe mahnitëse,
pra maah-nitëse.
dhe nuk është e thënë se duhet të vishesh si një,
Ellen Fisher me kaftan,
vetëm që të vërtetosh se je feministe.
jo se ka diçka gabim aty,
mirëpo nëna ime gjithmonë thotë,
pse duhet ti veshësh këto pantollona që
objektivizojnë trupin tënd? Mua më pëlqejnë pantallonat e mia.
Siç, më pëlqen zëri im.
Ajo më thotë, pse duhet të flasësh kështu---
Të flas si? Siç jam duke u shprehur,
dhe mendoj që duhet të ,
arrijmë e jo vetëm të kalojmë,
gjenerata të ndryshme të feminizmit,
mirëpo gjithashtu të kalojmë si valë zëri,
pra kjo është sikur ne,
sepse nga ana tjetër është sikur
ristrikcione përmbrenda feminizmit,
që është thjeshtë si një fjalë që kam krijuar
që do të thotë, qesharake po të jetë aq strikte.
pra, kjo është ndjesia ime për këtë gjë.
Ju jeni të m-ahnitshëm, meqë ra fjala.
Në rregull. Pyetja tjetër.
(Duartrokitje)
[" Është zbuluar ilaçi për kancerin, mirëpo akoma jo për tullacërinë, si bëhet kështu?"]
Po, e dini çfarë,
unë quhem Joseph Mancuso.
Fillimisht dua të ju them që me të vërtetë e vlerësoj
që TED, vazhdimisht ka qenë i tejmbushur,
me një grup mjaft të rregullt.
Dhe siç e dini, duhet të them,
gjithë puna rreth tullacërisë,
dhe e dini, kjo është çështja.
Derisa gruaja, në rastin tim--
meqë jemi në një botë moderne,
mund të bëjë cfarë ti dojë shpirti, nuk kam problem me asnjeri,
gëzojeni veten, LGBTQLMNOP. Apo jo?
Mirëpo për sa më përket mua,
atraktiviteti,
grave nuk ju bëhet shumë vonë
aq shumë sa që e mendoni ju
për, e dini.
Mendoj, më kujtohet që kam dëgjuar për një grua.
e dashuronte burin e saj, ishte një gjë e lezetshme.
Dhe është një vajzë e re dhe shumë e bukur ë?
Ky burri është në moshë.
Ajo thoshte që do ta dashuronte atë
edhe sikur të kishte borë në kulm
ose edhe sikur të shkriheshin dhe të zhdukeshin bashkë.
sa më përket mua, them që ka të bëjë me dashurinë.
A kam të drejtë, apo jo?
Pra kjo ishte, kjo ishte, kjo ishte.
Nuk kam çfarë të them tjetër.
Mbajeni hundën të pastër.
Pyetja tjetër.
"Keni ngrënë ndonjëherë mish që nuk është bërë në laborator?"
Unë,
do të filloj duke thënë që
është një përvojë shumë e vështirë
për një kinezo-amerikan.
S'di as se si ta quaj veten tani,
sepse me të vërtetë kam identitetin tim kinez,
mirëpo fëmijët e mi, janë amerikano-kinezë,
mirëpo është e vështirë të mundohem të shprehem
përpara një audience me njerëz të tillë.
Nëse duhet të *** mendimin tim rreth mishit,
mendoj fillimisht, gjëja më e rëndësishme që duhet thënë
që nuk është qe patjetër duhet të kemi ushqimin e përkryer,
po gjithashtu nuk duhet të jetë as helm.
Mbase mund të gjejmë një mes të përbashkët për këtë.
Por unë do të vazhdoj të kem parasysh këtë ide,
dhe do te raportoj mbase vitin e ardhshëm.
Tjetri.
Tjetri,Tjetri. (Duartrokitje)
"A do të bëhet ndonjëherë një botë post-racore?"
Ju falemnderit që më ftuat.
Quhem Gary Weaselhead. Gëzojeni këtë.
Jam anëtar i kombit të zi.
gjithashtu jam dhe gjysëm Lakota,
dhe jo, edhe pse do të duhej të duket
si një zgjedhje e qartë,
jo, nuk jam futur në politikë.
Public i vështirë.
(të qeshura)
Mirëpo mua më pëlqen që tua bëj me dije njerëzve
kur bëjnë pyetje për racën dhe gjëra të këtilla,
si anëtarë i komunitetit të parë të kombeve,
e di, mbase unë
nuk jam personi tipik.
Për shembull, përveç të qënit aktivist
unë gjithashtu jam komedian profesional.
(Të qeshura)
Dhe e dini, jam më i famshëm
nëpër kolegje dhe kampuse universitetesh.
Dhe sa herë që ata duan të bëjnë ditë të dallimeve,
ose Javën e hej-nuk jemi të gjithë-të bardhë,
unë jam atje. (Të qeshura)
A mendoj se do të ketë botë post-racore?
Mendoj, me të vërtetë nuk mund të flas për racën
pa mos e kujtuar që është një koncept
në disa aspekte të caktuara,
mirëpo gjithashtu edhe atë, e dini,
derisa ti rizhveshim gabimet e të kaluarës,
ne do ti kthehemi.
Nuk më intereson shumë, nëse e tanishmja është e ardhmja e re.
Mendoj që ka njerëz të shkëlqyer këtu në TED
të cilët po punojne për të adresuar këtë gjë,
pra me këtë, nëse cfarëdo që kam thënë sot
ju bën të ndjeheni në siklet, mirëseerdhët.
(Duartrokitje)
Mendoj që kemi kohë për një më shumë.
"Cila është dieta më popullore këto ditë?"
Kush është këtu?
Ok, do ti përgjigjem kësaj shumë shpejt,
si tre ose katër persona të ndryshëm.
shumë shpejt.
Do t'ju tregoj të gjithë ju, sa i përket dietës,
nëse nuk e do veten tënde nga brenda,
nuk ekziston dietë mbi këtë tokë
që do të bëj të dobët mjaftueshëm
që ti të ndjehesh mirë,
andaj, ndalo së humburi kohën tënde.
Dua vetëm të them si një grua afrikane
besoj që dieta për të cilën kemi nevojë
me të vërtetë është të zhdukim dogmat e çmendura
se nuk ka asgjë të gabuar
me një të pasme të bukur.
Jo, jam duke u tallur për këtë.
Nuk ka asgjë të keqe me një grua të plotë.
Kjo është ajo që po mundohem ta them.
Gra, gëzojeni trupin tuaj, për hir të Zotit.
Ndaloni së rrotulluari andej këndej, të urritura.
E bëni veten tuaj dhe të tjerët të mjerë.
Përgjigjia e fundit.
Pra jemi duke folur për atë se cila dietë është më popullore?
Do ta filloj duke ju thënë të gjithë juve
kjo është hera e parë për mua në TED.
Mbase mund të mos jem personi tipik
të cilin jeni mësuar ta shihni në këtë skenë.
Dhembet e mia nuk duken aq bukur sa disa njerëz.
Mirëpo i kam premtuar Sarah Jones
që të më sjellë kësaj here,
sepse nuk më ka sjellë herëve të tjera,
mirëpo dua të them,
se ka gjëra të tjera më të rëndësishme
se numërimi i kalorive,
si një person që jeton në rrugët e Nju Jorkut,
dhe që ka ardhur deri këtu, për të dëgjuar gjithë këto ide me vlerë,
dua t'ju them të gjithë ju që besoj në këtë ide
që e tashmja është e ardhmja e afërt,
që aty ku qendroni, ju krijoni gjithçka
që do të vije, për të mirë ose për të keq.
Dhe për mua mendoj, të pastrehë
është shprehja e gabuar sidoqoftë.
Mbase unë nuk kam një vend timin
kur ta vendos kokën në mbrëmje,
por kjo gjë më bën thjesht pa shtëpi.
Unë kam një vend. Edhe ju keni gjithashtu.
gjejeni atë dhe mundohuni të gjeni veten aty.
Sigurohuni qe,
nuk është vetëm për realitetin virtual në hapsirë.
Kjo është e mrekullueshme, por gjithashtu është për
realitetin aktual këtu në tokë.
Si janë duke jetuar njerëzit sot?
Si mund të bëheni pjesë e zgjidhjes?
Falemnderit të gjithëve që po mendoni për këtë gjë
tani për tani është momenti i të tashmes
për të influencuar të ardhmen.
E vlerësoj këtë gjë. Tung tung.
(Duartrokitje)
Falemnderit shumë të gjithë juve.
Falemnderit që ke besim te unë Kris.
(Duartrokitje)