Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Amantia Gjikondi Reviewer: Helena Bedalli
Cfare po ndodh
ne mendjen e kesaj bebeje?
Nese do t'i kishit pyetur njerezit per kete 30 vjet me pare,
shumica e njerezve, duke perfshire psikologet,
do te kishin thene qe ky femije ishte iracional,
i palogjikshem, egocentrik --
se ai nuk mund te merrte perspektivat e nje personi tjeter
ose te kuptonte shkakun dhe efektin.
Ne 20 vitet e fundit,
zhvillimi i shkences e ka permbysur perfundimisht ate imazh.
Pra, ne nje fare menyre,
ne mendojme qe mendimet e ketij femije
jane si mendimet e shkenctareve me te shkelqyer.
Me lejoni t'ju *** vetem nje shembull te kesaj.
Nje gje qe ky femije mund te jete duke menduar,
qe mund te jete duke i shkuar ne mendje,
eshte qe po mundohet te zbuloje
cfare po ndodh ne mendjen e femijes tjeter.
Mbi te gjitha, nje nga gjerat me te veshtire per te bere, per te gjithe ne
eshte te zbulojme se cfare po mendojne dhe ndjejne njerezit e tjere.
Dhe ndoshta me e veshtira e te gjithave
eshte te zbulosh se ajo qe njerezit e tjere mendojne & ndjejne
nuk eshte e njejte me ate qe ne mendojme dhe ndjejme.
Kushdo qe ka ndjekur politiken mund te deshmoje
se sa e veshtire eshte per disa njerez per ta kuptuar.
Ne donim te dinim
nese bebet dhe femijet e vegjel
mund te kuptojne kete gje vertet te thelle rreth njerezve te tjere.
Tani pyetja eshte: Si mund ti pyesim ne ato?
Bebet, pas te gjithave, nuk mund te flasin,
dhe nese ju pyesni nje 3 vjecar
per t'ju thene se cfare mendon,
ajo cka ju do te merrni eshte nje lume i bukur monologu rreth vetedijes
rreth kuajve te vegjel e ditelindjeve dhe gjerave te ngjashme me keto.
Pra, si u bejme atyre pyetjen ne te vertete?
E pra, del se sekreti ishte brokoli.
Ajo qe beme -- une dhe Betty Rapacholi, nje prej studenteve te mia, --
ishte pikerisht ti jepje bebeve dy tasa me ushqime:
nje tas me brokoli te gjalle
dhe nje tas me biskota te shijshme ne forme peshku.
Tani te gjithe femijet, edhe ne Berkley,
pelqyen biskotat dhe nuk pelqyen brokolin e gjalle.
(Te qeshura)
Por, ajo qe beri Betty
ishte qe provonte pak nga ushqimet ne secilin tas.
Dhe ajo do te reagonte sikur do ti pelqente ose jo.
Keshtu qe gjysmen e kohes, ajo reagoi
sikur do te pelqente biskotat dhe nuk do te pelqente brokolin --
njelloj si bebet dhe cdo person tjeter normal.
Por gjysmen e kohes,
ajo cka do te bente ishte te merrte pak nga brokoli
dhe te reagonte, "Mmmmmm, brokoli.
Une e provova brokolin, Mmmmm."
Dhe me pas ajo do te merrte pak nga biskotat,
dhe do te reagonte, "Iiiii, e keqe, biskota.
Une i provova biskotat, Iiiiii, e keqe."
Pra, ajo do te reagonte sikur ajo qe donte
ishte e kunderta e asaj qe donin bebet.
Ne e realizuam kete me bebet 15 - 18 muajsh.
Dhe me pas ajo do te zgjaste doren dhe do te thoshte,
"A do te me japesh ca mua?"
Pra, pyetja eshte: Cfare do t'i jepte bebja asaj,
ate qe ato pelqenin apo ate qe ajo pelqente?
Dhe gjeja me e mrekullueshme ishte qe bebet 18 muajshe,
qe akoma nuk ecnin dhe flisnin,
do ti jepnin asaj biskotat nese ajo kishte qejf biskotat,
dhe do ti jepnin asaj brokoli nese ajo kishte qejf brokolit.
Nga ana tjeter,
bebet 15 muajshe do t'a veshtronin per nje kohe te gjate ate
nese ajo reagonte qe pelqente brokolit
sikur nuk mund ta kuptonin.
Por, pasi e kishin veshtruar per nje kohe te gjate,
ato do ti jepnin asaj vetem biskotat,
ajo qe ato mendonin qe cdokush do i pelqente.
Keshtu qe jane dy gjera vertet te mrekullueshme rreth kesaj.
E para eshte qe keto bebe 18 muajshe
e kane zbuluar tashme
kete fakt vertet te thelle rreth natyres njerezore,
qe ne nuk duam gjithnje te njejtat gjera.
Dhe per me teper, ato ndiheshin qe ato ne te vertete duhet te benin gjera
per te ndihmuar qe njerezit e tjere te merrnin qe donin.
Edhe per me teper,
fakti qe 15 muajshet nuk e bene kete
sugjeron qe keto bebe 18 muajshe kane mesuar
kete fakt te veshtire, te thelle te natyres njerezore
per 3 muaj qe kur ato ishin 15 muajsh.
Keshtu qe femijet dine me shume dhe mesojne me shume
nga ajo cka ne kemi menduar.
Dhe kjo eshte vetem nje e qindra - qindra studimeve gjate 20 viteve te fundit
qe eshte treguar me fakt.
Pyetja qe mund te beni eshte:
Pse femijet mesojne kaq shume?
Dhe si eshte e mundur per ato te mesojne kaq shume
ne nje kohe kaq te shkurter?
Dua te them, pas te gjithave, nese i shihni bebet siperfaqesisht
ato duken mjaft te padobishem.
Dhe ne te vertete ne shume menyra, ato jane me se te padobishem
sepse na duhet te japim shume kohe dhe energji
vetem per ti mbajtur ato gjalle.
Por nese kthehemi tek evolucioni
per nje pergjigje te ketij misteri
qe pse shpenzojme kaq shume kohe
duke u kujdesur per bebe te padobishme,
na rezulton qe ne te vertete ka nje pergjigje.
Nese shohim neper shume, shume specie te ndryshme kafshesh.
jo vetem tek ne primatet,
por gjithashtu duke perfshire gjitaret e tjere, zogjte,
madje edhe marsupialet
si kanguret dhe urithet,
rezulton qe ka nje lidhje
midis kohezgjatjes se femijerise qe ka nje specie
dhe sa shume mendjet e tyre krahasohen me trupat
dhe sa te zgjuar dhe fleksibel ato jane.
Dhe nje lloj tabloje per kete ide jane zogjte ne qiell.
Ne nje ane
eshte nje sorre ne Kaledonine e Re.
Dhe sorrat dhe korvidianet e tjere, korbat, dhe keshtu me rradhe,
jane zogj teper te zgjuar.
Ato jane ne disa aspekte aq te zgjuar sa shimpazete.
Dhe ky eshte nje zog ne kopertinen e shkences
qe ka mesuar sesi te perdore mjetin per te marre ushqimin.
Nga ana tjeter,
ne kemi miken tone, pulen shtepiake.
Dhe pulat, dhe rosat, dhe patat dhe gjeli i detit
jane ne thelb shume budallenj.
Ata jane shume, shume te mire per te cukitur grurin,
por nuk jane te zote te bejne asgje tjeter.
E pra kjo rezulton qe bebet,
bebet e sorrave te Caledonise se Re, jane zogj te vegjel.
Ato varen nga mamate e tyre
per t'u hedhur krimba ne gojezat e tyre te hapura
per aq gjate sa dy vjet,
qe eshte nje kohe shume e gjate ne jeten e nje zogu.
Kurse pulat ne te vertete maturohen
brenda disa muajsh.
Keshtu qe femijeria eshte arsyeja
pse sorrat perfundojne ne kopertinen e Shkences
dhe pulat perfundojne ne tenxheren e supes.
Ka dicka per kete femijeri te gjate
qe duket qe te jete e lidhur
me njohuri dhe te mesuar.
Epo, cfare lloj shpjegimi mund te kemi ne per kete?
Disa kafshe, si pulat,
duket sikur jane mire te pershtatura
per te bere shume mire vetem nje gje.
Keshtu qe ato duken sikur jane mire te pershtatura
per te cukitur grure ne nje mjedis.
Krijesat e tjera, si sorrat,
nuk jane shume te mire per te bere asgje ne vecanti,
por ato jane me te vertete te zote
per te mesuar rreth ligjeve te mjediseve te ndryshme.
Dhe sigurisht, ne qeniet njerezore
jemi ne fund te kurbes se shperndarjes si sorrat.
Ne kemi trurin me te madh krahasuar me trupin tone
me te madh nga cdo kafshe tjeter.
Ne jemi me te zgjuar, ne jemi me fleksibel,
ne mund te mesojme me shume,
ne mbijetojme ne shume ambjente te ndryshme,
ne migruam ne gjithe boten dhe madje shkuam ne hapesire.
Dhe bebet dhe femijet tane jane te varur nga ne
per nje kohe me te gjate sesa bebet e llojeve te tjera.
Djali im eshte 23 vjec.
(Te qeshura)
Dhe te pakten derisa ata jane 23,
jemi akoma duke i ushqyer ata me krimba
ne gojezat e tyre te hapura.
Atehere, pse duhet ta shohim kete korrelacion?
E pra, nje ide eshte qe kjo strategji, kjo strategji e te mesuarit,
eshte me te vertete e fuqishme, strategji e madhe per te avancuar ne bote,
por ka nje disavantazh te madh.
Dhe ky disavantazh i madh
eshte qe, derisa te besh te gjithe ate te mesuar,
ti je i pazoti.
Pra ju nuk doni te keni keto mastodonte t'ju akuzojne ju
dhe te jeni duke i thene vetes,
"Nje llastik ose ndoshta nje shtize mund te punoje. Cila do te ishte me mire?"
Ti do ta dish te gjithe kete
perpara se mastodontet te shfaqen.
Dhe menyra sesi evolucioni duket te kete zgjidhur kete problem
eshte me nje lloj ndarjeje te punes.
Pra ideja eshte qe ne kete periudhe te heret kur jemi plotesisht te mbrojtur,
nuk na duhet te bejme asgje. Gjithcka qe na duhet te bejme eshte te mesojme.
Dhe me pas si te rritur,
ne mund te marrim te gjitha keto gjera qe kemi mesuar kur kemi qene bebe dhe femije
dhe ti vendosim ato ne pune per te bere gjera ne boten jashte.
Pra, nje menyre per te menduar rreth kesaj
eshte qe bebet dhe femijet e vegjel
jane si sektori i kerkimeve dhe zhvillimit te species njerezore.
Pra, ata jane shkencetare te mbrojtur
qe duhet vetem te dalin e te mesojne dhe te kene ide te mira,
dhe ne jemi prodhimi dhe marketingu.
Duhet t'i marrim te gjitha keto ide
qe mesuam kur ishim femije
edhe ti vendosim ne pune aktualisht.
Nje menyre tjeter per te menduar rreth kesaj
eshte qe ne vend qe t'i shohim bebet dhe femijet
si te rritur te manget
ne duhet te mendojme rreth tyre
si individe ne nje faze te ndryshme te zhvillimit te te njejtit specie --
sic jane vemjet dhe fluturat --
pervec se ato jane vertete flutura te shkelqyera
qe fluturojne rreth kopshtit dhe eksplorojne,
dhe ne jemi vemjet
qe perparojne gradualisht gjate shtegut te ngushte te te rriturve.
Nese kjo eshte e vertete, nese keto bebe jane dizenjuar per te mesuar --
dhe historia e evolucionit do te thote qe femijet jane atje per te mesuar,
kjo eshte arsyeja qe ekzistojne --
ne mund te presim
qe ato te zoterojne mekanizma shume te fuqishem te te mesuarit.
Dhe ne te vertete, truri i bebeve
duket te jete kompjuteri me i fuqishem i te mesuarit
ne planet.
Por kompjuterat e vertete jane duke u bere gjithnje e me te mire.
Dhe kohet e fundit ka ndodhur nje revolucion
ne te kuptuarit e makines se te mesuarit.
Dhe cdo gje varet ne idete e ketij djali,
Reverend Thomas Bayes,
qe ishte nje statisticien dhe matematikan ne shekujt 18.
Dhe ne thelb cfare Bayes beri
ishte per te provuar nje rruge matematike
duke perdorur teori te probabilitetit
per te karakterizuar, pershkruar,
menyrat qe shkenctaret zbulonin rreth botes.
Pra, cfare shkenctaret bejne
eshte qe ato kane nje hipoteze per te cilen mendojne se mund te jete e mundur per te filluar.
Ato shkojne jashte dhe e testojne ate kunder provave.
Evidencat i bejne ato te ndryshojne kete hipoteze.
Me pas ato testojne ate hipoteze te re
dhe keshtu me rradhe.
Dhe cfare Bayes tregoi ishte menyra matematika se si mund te behej.
Dhe kjo matematike eshte ne thelb
te programeve me te mire te makines se te mesuarit qe ne kemi tani.
Dhe rreth 10 vjet me pare,
une sugjerova qe bebet mund te bejne te njejten gje.
Keshtu qe nese doni te dini cfare po ndodh
poshte ketyre syve te bukur kafe,
une mendoj qe ne fakt duket dicka si kjo.
Ky eshte libri i shenimeve te Reverend Bayes.
Pra, mendoj qe keto femije jane duke bere llogaritje te komplikuara
me probabilitete kushtezuese qe jane duke rishikuar
per te zbuluar sesi funksionon bota.
Ne rregull, tani kjo mund te duket si nje menyre akoma me e persosur per ta demonstruar.
Sepse ne fund te fundit, edhe nese pyet te rriturit rreth statistikave,
ato duken shume te trashe.
Si mund te jete e mundur qe femijet jane duke bere statistike?
Keshtu qe per te testuar kete ne perdorem nje makine qe kishim
te quajtur Detektori Blicket..
Kjo eshte nje kuti qe ndricon dhe luan muzike
kur vendos disa objekte mbi te dhe jo te tjerat.
Dhe per te perdorur kete makine shume te thjeshte,
laboratori im por edhe te tjerat kane bere me dhjetra studime
per te treguar sesa te zote jane femijet
per te mesuarit rreth botes.
Me lejoni t'ju permend vetem njeren
qe beme me studentin tim, Tumar Kushner.
Nese une ju tregoj kete detektor,
do te filloni te mendoni me faktin
qe menyra per te bere detektorin te funksionoje
do te jete te vendosesh nje bllok te detektorit.
Por ne te vertete, ky detektor
punon ne nje menyre pak te cuditshme.
Pasi nese leviz nje bllok permbi detektorin,
do te ndodhe dicka qe as nuk mund ta keni imagjinuar,
pasi detektori vertete do te aktivizohet dy nga te tri heret.
Ndersa, nese beni te njejten gje, duke vendosur bllokun mbi detektorin
do te aktivizohet vetem dy nga gjashte heret.
Pra, hipoteza e pamundur
ne te vertete ka evidenca te forta.
Duket sikur levizja
eshte nje strategji me efektive sesa strategjia tjeter.
Pra, ne beme tamam kete; i dhame nje kater vjecari kete model prove,
dhe vetem i kerkuam per ta bere te funksionoje.
Dhe pa dyshim, kater vjecari e perdori kete fakt
per te levizur objektin permbi detektorin.
Tani jane dy gjera qe jane vertet interesante rreth kesaj.
E para eshte, perseri, mos harroni qe keto jane kater vjecare.
Ato sa po mesojne sesi te numerojne.
Por ne menyre te pandergjegjshme
ato jane duke bere keto llogaritje te komplikuara
qe do tu jape atyre nje mase te probabilitetit te kushtezuar .
Dhe gjeja tjeter interesante
eshte qe e perdorin kete fakt
per te krijuar nje ide, per te ndertuar nje hipoteze per boten,
qe duket shume e pashprese per ta filluar.
Dhe ne studimet qe kemi bere ne laboratorin tim, studime te ngjashme
ne kemi zbuluar qe kater vjecaret jane vertete me te zote
per te zbuluar nje hipoteze te pashprese
sesa te rriturit kur ne i japim atyre saktesisht te njejten detyre.
Keshtu qe ne keto rrethana,
femijet perdorin statistikat per te zbuluar boten,
por ne fund te fundit, shkenctaret gjithashtu bejne eksperimente,
dhe ne donim te shihnim nese femijet jane duke bere eksperimente.
Kur femijet bejne eksperimente ne e quajme ate "duke u marre me cdo gje"
ose tjeter "duke luajtur".
Dhe kane qene nje sere studimesh interesante te bera se fundmi
qe kane treguar qe kjo loje
eshte me te vertete nje program eskperimental kerkimi.
Ja ku eshte nje nga laboratori i Cristine Legare.
Ajo qe beri Cristine, ishte te perdorte Detektorin tone Blicket.
Dhe ajo qe beri ishte ti tregonte femijeve
qe e verdha e bente ate te punonte dhe e kuqja jo,
dhe me pas i tregoi atyre nje paradoks.
Dhe ajo cka ju do te shihni
eshte qe ky djale i vogel do shkoje permes pese hipotezave
ne hapesiren e dy minutave.
(Video) Djali: Po rreth kesaj?
Njesoj si ne anen tjeter.
Alison Gopnik: Ne rregull, pra hipoteza e tij e pare sapo eshte falsifikuar.
(Qeshje)
Djali: Kjo ndricoi, dhe tek kjo tjetra asgje.
AG: Mire, ai nxjerr bllokun e shenimeve te tij eksperimentale.
Djali: Cfare e ben kete drite te ndizet?
(Qeshje)
Une nuk e di.
AG: Cdo shkencetar do e njihte kete shprehje deshperimi.
(Qeshje)
Djali: Oh, kjo ndodh sepse kjo duhet te jete ne kete menyre,
dhe kjo tjetra ne kete menyre.
AG: Ne rregull, hipoteza numer dy.
Djali: Ja perse.
Oh.
(Qeshje)
AG: Tani kjo eshte ideja tjeter e tij.
Ai i tha eksperimentuesit per te bere kete,
per te provuar per ti vendosur ato ne vendodhje te tjera.
Akoma s'eshte duke funksionuar.
Djali: Oh, kjo ndodh sepse drita shkon vetem ketej,
jo ketu.
Oh, fundi i kesaj kutie
ka elektricitet,
dhe kjo tjetra nuk ka elektricitet.
AG. Ne rregull, kjo eshte hipoteza e katert.
Djali: U ndez.
Pra, kur vendos kater.
Pra, duhet te vendosesh kater mbi kete per ta bere te ndricoje
dhe dy tek kjo tjetra.
AG: Mire, pra kjo ishte hipoteza e tij e peste.
Tashme ky --
eshte nje djale i vogel vecanerisht i adhurueshem dhe i qarte,
por ajo cka Cristine zbuloi eshte qe ky fakt eshte mjaft tipik.
Nese shihni rreth menyres sesi luajne femijet, kur i kerkonin atyre per t'ju shpjeguar dicka,
ajo cka ne te vertete ato bejne eshte qe realizojne nje sere eksperimentesh.
Kjo eshte pikerisht shume tipike per nje kater vjecar.
Por, si eshte te jesh kjo lloj qenieje?
Si eshte te jesh njera prej ketyre fluturave te shkelqyera
qe mund te testojne pese hipozeza ne dy minuta?
E pra, nese kthehemi tek psikologet dhe filozofet,
shume prej tyre kane thene
qe bebet dhe femijet e vegjel ishin pak te vetedijshem
nese ishin te vetedijshem ne cdo gje.
Dhe une mendoj qe vetem e kunderta eshte e vertete.
Une mendoj qe bebet dhe femijet jane ne te vertete me te vetedijshem sesa jemi ne si te rritur.
Kjo eshte ajo qe ne dime sesi vetedija e nje te rrituri funksionon.
Dhe vemendja e vetedija e nje te rrituri
duket si nje perqendrim i vemendjes.
Pra, ajo cka ndodh me te rriturit
eshte qe ne vendosim qe dicka eshte perkatese ose e rendesishme,
duhet ti kushtojme vemendje asaj.
Vetedja jone rreth asaj gjeje qe po ndjekim
behet plotesisht me drite dhe jete,
dhe cdo gje tjeter bie ne erresire.
Dhe ne dime dicka rreth menyres sesi truri jone e ben kete.
Pra, cfare ndodh kur ne kushtojme vemendje
eshte qe korteksi jone paraballor, nje lloj pjese ekzekutive e trurit tone,
na dergon nje sinjal
qe ben nje pjese te vogel te trurit tone shume me fleksibel,
me plastik, me te mire ne te mesuar,
dhe mbyll aktivitetet
ne te gjithe pjesen tjeter te trurit tone.
Pra, ne kemi nje vemendje shume te fokusuar, nje lloj qellimi te drejtuar.
Nese shohim bebet dhe femijet e vegjel,
ne shohim dicka shume te ndryshme.
Une mendoj qe bebet dhe femijet e vegjel
duket se kane me shume nje fanar te ndergjegjes
sesa nje fokusim te ndergjegjes.
Pra, bebet dhe femijet e vegjel jane shume te pazote
per tu fokusuar vetem ne nje gje.
Por ato jane shume te zote per te marre nje sere informacionesh
prej nje sere burimesh ne te njejten kohe.
Dhe nese ju shihni ne trurin e tyre,
ju shihni qe ato jane te permbytur me keto neurotransmetues
qe jane shume te mire per te nxitur te mesuarin dhe plasticitetin,
dhe pjeset frenuese nuk jane aktivizuar akoma.
Keshtu qe kur ne themi qe bebet dhe femijet e vegjel
jane te dobet ndaj te kushtuarit vemendje,
ajo cka ne nenkuptojme eshte qe ato jane te dobet per te mos kushtuar vemendje.
Pra ato jane te dobet per t'u shpetuar
te gjithe gjerave interesante qe mund t'u thone atyre dicka
dhe te koncentrohen vetem te gjerat qe jane te rendesishme.
Ky eshte lloji i vemendjes, lloji i vetedijes
qe ne mund te presim
nga keto flutura qe jane te dizenjuara per te mesuar.
E pra, nese duam te mendojme rreth menyres
se si te provojme shijen e asaj lloj vetedije feminore si te rritur,
menyra me e mire eshte te mendoj rreth ceshtjeve
kur ne jemi te vendosur ne nje situate te re qe nuk kemi qene perpara -
kur ne dashurohemi me nje person te ri,
ose kur ne jemi ne nje qytet te ri per here te pare.
Dhe cfare ndodh me pas nuk eshte qe vetedija jone tkurret,
ajo zhvillohet,
keshtu qe ato tre dite ne Paris
duken qe jane te mbushura me vetedije dhe eksperience
sesa te gjitha muajt qe ishim duke
ecur, folur, ndjekur mbledhjet e fakultetit si mumje dhe kthehu ne shtepi.
Dhe, meqe ra fjala, ajo kafe,
ajo kafe e mrekullueshme qe ke qene duke pire aty poshte,
ne te vertete minimizon efektin
te atyre neurotransmetuesve te bebes.
Pra, si eshte te jesh bebe?
Eshte si te jesh ne dashuri
ne Paris per here te pare
pasi ke marre tre dopio ekspreso.
(Qeshje)
Kjo eshte nje menyre fantastike per te qene,
por do te thote te zgjohesh me te qara ne tre te mengjesit.
(Qeshje)
Eshte bukur te jesh nje i rritur.
Une nuk dua te them shume sesa te mrekullueshme jane bebet .
Eshte bukur te jesh nje i rritur.
Ne mund te bejme gjera si te lidhim kepucet tona dhe te kalojme rrugen vete.
Dhe ka kuptim qe ne bejme shume perpjekje
per ti bere bebet te mendojne ashtu si te rriturit.
Por nese duam qe te jemi si keto flutura,
qe te kemi nje mendje te hapur, studim te hapur,
imagjnate, kreativitet, inovacion,
ndoshta te pakten per nje pjese te kohes
do te na duhet t'i bejme te rriturit
te fillojne te mendojne me shume si femijet.
(Duatrokitje)