Tip:
Highlight text to annotate it
X
♪♪♪
(Ray Comfort) A beson se ka qenë një burrë që quhej Noeu, si në Bibël?
Noeu i Biblës, jo, s'besoj që ka ekzistuar.
(Ray Comfort) Pra, s'mendon se ai ndërtoi një arkë?
Jo, jo, jam shumë rehat me ateizmin tim,
por i mbështet mitet.
(Ray Comfort) A beson që Perëndia dërgoi një përmbytje dhe e mbyti të gjithë botën?
- Jo. - Nuk e beson? - Jo.
(Ray Comfort) Nëse do e kishte bërë, a do të kishte qenë e drejtë të vepronte kështu?
Jo, pse do ta bënte këtë gjë?
(Ray Comfort) Po, ja, Bibla thotë për shkak se zemra e njeriut ishte e korruptuar,
që mendimet e zemrës së tyre ishin vazhdimisht të këqija,
dhe që kishte ligësi të madhe dhe dhunë mbi tokë.
A mendon se kjo është arsye
për të zhdukur të gjithë njerëzimin
përveç Noeut dhe familjes së tij?
Jo.
Noeu, i lindur mbi 2.700 vjet p.K.,
ishte një ndërtues anijesh dhe një profet i shekullit.
Shumë e mendojnë Noeun dhe arkën si një histori të së kaluarës,
por a e dinit se sipas Jezusit,
ngjarjet që kishin të bënin me jetën e Noeut
janë drejtpërdrejt të lidhura me ty?
Jezusi tha: "Ashtu siç ndodhi në kohën e Noes,
ashtu do të ndodhë edhe në ardhjen e Birit të Njeriut".
Me fjalë të tjera, gjërat që ndodhën në kohën e Noeut
do të jenë të ngjashme me gjërat që do të ndodhin gjatë
kohës që Bibla i referohet
si fundi i epokës.
Pas pak ju do të shihni qartë
se fundi i epokës po ndodh tani.
Por nga të gjitha shenjat,
ajo që ishte e përhapur dhe që ndodhi në kohën e Noeut
ishte se njerëz të cilët e kuptonin të drejtën nga e gabuara
vendosën të injoronin paralajmërimin e Noeut për gjykimin e ardhshëm nga Perëndia.
Kështu ndodh edhe në shekullin e njëzet e një.
(Ray Comfort) A mendon se ka patur një burrë të quajtur Noeu, si në Bibël?
E kam besuar për një kohë të gjatë. Tani nuk e besoj.
Unë besoj se ka qenë një burrë i quajtur Noeu.
(Ray Comfort) A mendon se ai ndërtoi një arkë?
Jam mjaft i sigurt se kjo është pak a shumë një tregim.
(Ray Comfort) A mendon se ka patur një burrë të quajtur Noeu, si në Bibël?
Ka shumë tregime të bukura rreth kësaj.
(Ray Comfort) A beson se ka patur një burrë të quajtur Noeu?
Unë besoj se dikur,
ka shumë gjasa të ketë qenë një burrë i quajtur Noeu.
Nëse ka qenë apo jo një figurë biblike dhe që është gëlltitur nga një balenë,
e shoh nga ana statistikore të vështirë për ta besuar
që askush nuk ka qenë gëlltitur nga një balenë më parë.
Janë shumë kafshë në një arkë të vogël.
Dua të them, je duke menduar për mbi një milionë specie.
Nuk e shoh këtë të mundshme.
Varka do të duhej të ishte, si, madhësia e hënës.
(Ray Comfort) Shkrimet e Shenjta e quajnë Noeun një predikues të drejtësisë,
jeta e tij ishte profetike,
dhe që arka ishte një tablo e ardhjes më vonë të Krishtit.
Dhe ne, ashtu si Noeu, jemi predikues të drejtësisë,
duke e paralajmëruar çdo njeri,
duke e thirrur këtë botë të korruptuar drejt pendimit dhe besimit në Jezusin,
dhe duke u thënë atyre që të jenë gati për ardhjen e tij,
për të cilën asnjë njeri nuk e di as orën, as ditën.
(Ray Comfort) A mendon se po jetojmë në ditët e fundit?
Jo.
Jo, nuk mendoj kështu.
Njerëzit thanë se do të vdesim më 2012 kur nuk ndodhi kështu.
Unë besoj se e tërë bota po shkon drejt një fundi
vërtet shumë shpejt.
Ndershmërisht nuk i kushtoj shumë rëndësi
se kur do të vijnë ditët e fundit.
Do të ishte bukur nëse bota do të mbaronte.
Nuk më intereson nëse ndodh nesër
apo mbas një milionë vjetësh.
(Ray Comfort) A e di se cilat janë shenjat për fundin e botës?
Disa prej tyre i di.
(Ray Comfort) Më thuaj, cilat janë?
Kaos.
Mirë, po e tërheq atë që thashë.
Jo, nuk më intereson.
Një burrë mbi një kalë, karrocë, me, një si shtizë,
që zbret nga qiejt.
Ndryshime të motit.
Kemi luftëra dhe fjalë për luftëra.
Tamam ditët e fundit.
(mashkull) Ekonomia do të jetë e paqëndrueshme.
E di se vazhdojnë të ndodhin gjëra të këqija,
por nuk mendoj se janë mjaft sa të kemi ditët e fundit.
Është shumë errësirë në këto kohë.
(Ray Comfort) Ja cilat janë dhjetë shenjat biblike kryesore
të cilat duhet t'i shohim.
Shkrimet na thonë se do të ketë mësues të Biblës të uritur për para
të cilët do të hedhin baltë mbi besimin e krishterë dhe do të mashtrojnë shumë veta.
(folës mashkull) "Në lakminë e tyre do t'ju shfrytëzojnë
me fjalë të shpifura".
Po, thuaje atë, zotëroje atë, shëndet dhe pasuri.
E the shumë mirë, mik. E the shumë mirë.
Zot lëre këtë vajosje dhe fuqi
të rrjedhë përmes motrës sonë tani.
Dua që të dini diçka.
Unë jam një profet i Perëndisë.
Nuk do të jem kurrë ngushtë ekonomikisht ndonjë ditë të jetës sime.
Nuk do të jem kurrë ngushtë ekonomikisht ndonjë ditë të jetës sime.
Thuaje këtë përsëri!
Dua që të më jepni një ëmbëlsirë sot. Një ëmbëlsirë 100 dollarë.
Çfarë ndodhi me dhimbjen? Iku.
Thjesht shkunde atë shqetësim. Shkunde atë sëmundje.
Një premtim besimi kërkon besim.
Ja përse them, një 1,000 dollarë.
Njerëz si ata që kanë shërbesa në televizion.
Ata po grumbullojnë shumë para.
Ata dalin vërdallë me makina të bukura, ekstravagante.
Ata veç i mashtrojnë njerëzit.
T'u marrësh para njerëzve që të ndjekin verbërisht
dhe që përfitojnë prej kësaj, unë mendoj se është diçka e keqe.
(Ray Comfort) Çfarë është rrënja e çdo të keqeje?
Si thua ti, Ronda?
- Paraja. - Paraja.
- Mendon se është paraja? - Është paraja.
(Ray Comfort) A mendon se Bibla e thotë këtë?
- E thotë. - Nuk e thotë.
Është, lakmia për para.
(Ray Comfort) Tamam. Është lakmia për para.
Lakmia është ajo që është rrënja e çdo të keqeje.
Ti thua: "Bob, s'mund të të dërgoj 100 dollarë". Nëse mundesh thjesht ta adhurosh Zotin me 5 apo 10 dollarë.
Apostulli Pal tha: "Të parën ditë të çdo jave, vër mënjanë sipas asaj që Perëndia të ka begatuar".
Ja përse unë besoj që Perëndia i begaton njerëzit.
Satani më tha këtë mesazh... Dua të them...
Është një gënjeshtër e djallit. Nuk duhet ta kisha thënë këtë.
(Ray Comfort) Shenja e dytë që duhet të shohim
gjendet në Mateu kapitulli 24.
(folësi) "Do të ketë zi buke, murtajë
dhe tërmete në vende të ndryshme".
Dhimbje të lindjes, tërmete.
Karkaleca gjigantë.
Përmbytje, stuhi.
(Ray Comfort) Pra, ti mendon se mund të jemi duke jetuar në atë që Bibla e quan--
Mund të jemi, po.
(Ray Comfort) Pra, ti mendon se duhet të ketë një Ditë Gjykimi?
- Jo. - Po për ferrin?
Unë s'besoj në ferr.
(Ray Comfort) Shenja numër tre,
hëna do të bëhet e kuqe si gjak.
(folësi) "Dielli do të kthehet në errësirë
dhe hëna në gjak".
(mashkull #2) Epo, unë jam skeptik, prandaj, e kupton,
dua të besoj, por jam edhe një skeptik që beson gjithashtu.
Po, mundet.
Dua të them, e shohim shpesh hënën
që e ndryshon ngjyrën, me sa duket.
Mund të kthehet në të kuqe.
Pikërisht pas një ore,
hëna e plotë do të shndërrohet në të kuqe të errët për shumicën e planetit.
Në fakt, e kam parë më parë hënën të bëhet e kuqe,
dhe kjo më ka shqetësuar.
Ishte si, dua të them, "Çfarë është kjo?
- Çfarë do të thotë kjo?" - Të çoroditi?
Po, më çoroditi.
(Ray Comfort) Si do të reagoje nëse e sheh hënën të kuqe,
të kuqe si gjaku, sonte?
Do të shqetësohesha.
- Do të shqetësoheshe? - Po, vërtet. - Përse?
Epo, në gjendjen time fizike, do të mendoja,
"Hej, për hir të Zotit, diçka nuk shkon mirë.
Mendoj se do të më duhet të vrapoj dhe të fshihem poshtë një shkëmbi".
(Ray Comfort) Mund të të kujtohet se para rreth 10 vitesh,
ishte një vajzë e vogël në Florida që quhej Xhesika,
ajo u rrëmbye nga një burrë.
Ajo ishte 7 vjeç, vajzë e vogël e bukur.
Ai e ngacmoi seksualisht atë
e më pas e varrosi të gjallë në një qese plastike.
Atë e gjetën duke u kapur fort pas ariut të saj prej pelushi.
Nëse ti do të ishe gjykatësja,
si do ta dënoje këtë burrë?
Ndoshta do të dënoja atë me tredhje dhe, po, me vdekje.
(Ray Comfort) Pra, kjo--pra, ti ke ndjenja të forta për këtë.
Tamam.
(Ray Comfort) Pra, përse ndihesh kështu?
Epo, është--është si, forma më e pastër e së keqes,
a s'mendon edhe ti kështu?
(Ray Comfort) Pra, me fjalë të tjera, ti beson në drejtësinë.
Po, mendoj se po,
por s'mendoj se ne kemi të drejtën për të gjykuar--
(Ray Comfort) Ti sapo bëre një gjykim.
Ti sapo bëre një gjykim për një vepër të ligë
dhe unë mendoj se kjo ishte mirë.
Kjo tregon se ti e vlerëson jetën e njeriut
dhe që interesohesh për atë vajzë të vogël.
Unë s'jam pa gjykim.
(Ray Comfort) Po, pra çfarë jam duke thënë është se nëse kjo është e vërtetë,
nëse ti mendon se një e keqe e tillë duhet të ndëshkohet kaq ashpër,
sa më tepër duhet ta ndëshkojë Perëndia një vrasës apo një përdhunues?
A mund ta kuptosh këtë?
Gjykimi i Perëndisë është një vend i quajtur ferri.
Atje është burgu i tij dhe nuk ka lirim me kusht.
Është i përjetshëm.
(Ray Comfort) Në ditët e fundit, blasfemia do të bëhet e zakonshme.
(Ray Comfort) A i shikon filmat me vlerësimin R?
Sigurisht.
Ata janë lloji i vetëm i filmave që shikoj.
(Ray Comfort) A ke qenë në kinema për të parë filma me vlerësimin R?
Unë kam shkuar për të parë filma me vlerësimin X.
(Ray Comfort) A e ke vënë re se si e përdorin ata emrin e Jezusit
për të blasfemuar në filma?
Sigurisht.
(Ray Comfort) Përse ata nuk e përdorin emrin e Muhamedit në një film për të mallkuar?
Unë nuk flas për fenë në intervista.
(Ray Comfort) A mund të mendosh për dikë në histori,
një njeri të famshëm si Napoleoni apo Shekspiri apo Hitleri
emri i të cilit të jetë përdorur si një fjalë sharjeje?
A mund të mendosh për dikë?
Jo në këtë moment, jo
(Ray Comfort) Vetëm Jezus Krishti.
Përse e përdorin emrin e tij si një fjalë sharjeje?
Nuk e di.
Kjo është një pyetje vërtet e mirë sepse unë--
unë jam fajtore vetë për këtë.
(folësi) Filmi i vlerësuar me çmime i Martin Scorceses
"Ujku i Uoll Stritit"
mori një publicitet të pazakontë ndërkombëtar.
Ky film artistik me aktor kryesues Leonardo DiCaprio
theu rekordin botëror për përdorimin e shfrenuar të shprehjeve profane.
Fjala "Q" ishte përdorur mesatarisht çdo 21 sekonda, 506 herë;
Fjala "M", 70 herë;
emri i Perëndisë është blasfemuar 28 herë.
(Ray Comfort) A mendon që myslimanët do e lejonin Hollivudin
të përdorte emrin e profetit të tyre si një fjalë sharjeje?
Jo.
(Ray Comfort) Ata e respektojnë profetin e tyre dhe presin që edhe njerëzit ta bëjnë,
mirëpo ne e paguajmë Hollivudin të blasfemojë emrin e Jezusit.
Jam dakord.
(Ray Comfort) Një shenjë tjetër e fundit të epokës
është një rritje në pranimin e homoseksualizmit
siç ishte në ditët e ***ës.
(folësi) "Kështu do të jetë edhe atë ditë
kur Biri i njeriut do të shfaqet".
(Ray Comfort) Vura re kur po vija te ju,
që ju të dy po putheshit në publik.
Është e qartë që ju jeni gej.
Po.
(Ray Comfort) A e bëni këtë shpesh në publik?
Ëë, po, po.
Pra, dua të them, pse të mos e bëjmë?
Dua të them, njerëzit e bëjnë këtë.
Të gjithë e bëjnë.
Nëse je në dashuri, je në dashuri.
(Ray Comfort) S'ka asgjë të gabuar që të jesh gej?
Jo, dua të them, për aq kohë që nuk ua detyrojnë të tjerëve.
Më kupton, njerëzit kanë të drejtën, më kupton, të bëjnë çfarë dëshirojnë.
(Ray Comfort) Në ditët e fundit, hipokrizia fetare do të jetë e përhapur.
(folësi) "Sjellja e tyre demaskon vërtetësinë
e rrëfimit të tyre".
(Ray Comfort) Kur ishte hera e fundit që e lexuat Biblën?
Këtë mëngjes.
Po, këtë mëngjes në kishë.
- Ju jeni i lindur sërish? - Po.
- A je i krishterë? - Po zotëri.
- A ke lindur sërish? - Po zotëri.
- Po. - Po.
- Jam i krishterë. - Po, jam i krishterë.
- A e do Zotin? - Po zotëri.
(Ray Comfort) A shkon në kinema për të parë filma me vlerësimin R?
Po zotëri.
- Jo, unë i shikoj ato në shtëpi. - Po, i shikoj.
- Po ju? - Po.
- Dhe ti je i krishterë? - Po.
(Ray Comfort) Po për skenat me seks? A të shqetëson kjo?
Sigurisht.
(Ray Comfort) Pra, nuk duhet të shkosh t'i shohësh këta filma.
Kjo s'do të thotë që nuk duhet t'i shikoj.
(Ray Comfort) Djema, ju shikoni çifte që bëjnë dashuri në ekranet e filmave
dhe filmave me vlerësimin R.
A do të dalësh në përfundimin që ke?
Sigurisht që i shikojmë. Të gjithë do t'i shohin.
(Ray Comfort) Po ju? Si ia bëni për skenat me seks?
Unë i shikoj ato, por, më kupton--
(Ray Comfort) A të shqetësojnë ato?
Jo.
(Ray Comfort) A i shikoni skenat me seks?
Epo, janë gjithmonë aty,
kështu, që, është e sikletshme me raste.
(Ray Comfort) A e largon shikimin apo i shikon ato?
Jo, i shikoj ato.
Dua të them, i shikoj ato. Nuk e largoj vështrimin.
Por, po.
(Ray Comfort) Kjo është paksa personale, por më ndiq.
Një burrë dhe gruaja e tij po bëjnë dashuri në dhomën e tyre
dhe ata vënë re që perdet janë pak të hapura
në dritaren e dhomës së tyre
dhe atje është një djalë që po vështron përmes dritares
duke i parë ata të bëjnë seks.
Çfarë duhet të bëjnë ata?
- T'i telefonojnë policisë. - T'u telefonojnë policëve.
Do t'i them gruas sime, të dashurës,
apo kujtdo që është në ato çaste--
(Ray Comfort) Të dashurës?
Po.
(Ray Comfort) Duke bërë dashuri në një krevat me të dashurën tënde?
Do të thuash me gruan tënde.
Ose një grua, ti e di. (Jo. Grua.) Po, gruaja, epo...
(Nuk supozohet të bësh seks, derisa të jesh i martuar.) Po.
(Është në Bibël. Duhet ta dish këtë.)
E di.
(Ray Comfort) Pra, ti po kryen seks jashtë martesës.
(Ashtu është.) (Ray Comfort) Kështu është??
(Ray Comfort) A kryeni seks ju djema?
Po.
- Pra, ju jeni të krishterë? - Po.
(Ray Comfort) A ke bërë seks para martesës?
Po, [bip] po.
Nuk jam martuar akoma,
dhe, më kupton, e kam bërë shumë herë.
(Ray Comfort) A je i krishterë?
Po, jam i krishterë, aktualisht.
(Ray Comfort) Nëse je i krishterë, ti nuk duhet t'i mbështetësh filmat e pistë.
Ti nuk duhet të mbështetësh filma që përmbajnë blasfemi.
A është e logjikshme kjo?
Po, është e logjikshme.
(Ray Comfort) Hollivudi s'është veçse një sekser i zbukuruar
që siguron klientë për Amerikën,
aktorë të cilët do të heqin rrobat e tyre
dhe do të prostituojnë veten për para.
A mendon që kam të drejtë?
(mashkull #3) Po, kjo është e vërtetë.
Faktikisht, kur e shpreh në këtë mënyrë, po.
(Ray Comfort) Ti shikon njerëz që po bëjnë seks.
Po.
(Ray Comfort) Ti shikon një dritare të madhe të quajtur një ekran,
ai shikon përmes një dritareje reale,
po ku qëndron ndryshimi midis teje
dhe atij djalit që po vështron përmes një dritareje?
Ti po përpiqesh të justifikosh shikimin e filmave të pistë.
A është kjo ajo që po më thua?
Po.
Përfundimisht, nuk duhet ta bëjmë këtë, por unë e bëj gjithsesi.
(Ray Comfort) Cili është ndryshimi midis teje
duke parë përmes një dritareje që e quajmë një ekran
dhe djalit që i sheh njerëzit përmes dritares?
Është e njëjta gjë.
(Ray Comfort) Cili është ndryshimi midis teje dhe atij?
Mendoj se s'ka ndryshim.
(Ray Comfort) Po, ka. Ti po paguan për këtë.
A duhet ta mbështetin dhe paguajnë të krishterët Hollivudin për të bërë këtë?
- Nuk duhet ta bëjmë. - Ne i paguajmë ata për ta bërë këtë.
- Jo, unë i piratoj të gjitha. - Ti i vjedh?
- Jo, nuk do të vjedhësh. - Çfarë do të thuash me piratoj?
Që nuk paguaj për to.
(Ray Comfort) Epo, a nuk është kjo vjedhje, piratimi?
Po.
(Ray Comfort) A e pyet ndonjëherë veten se çfarë mendon Perëndia
ndërsa rri ulur dhe shikon çifte që bëjnë dashuri?
Jo.
(Ray Comfort) A e di që Jezusi ka thënë:
"Nëse e sheh një grua dhe e lakmon atë,
ti kryen kurorëshkelje me të në zemrën tënde"?
Ja pra se sa të larta janë standardet e Perëndisë.
A po të bëj të mendosh?
Po, po më bën.
(Ray Comfort) Po ti?
Ti vazhdon të shikosh filma të pistë
dhe e quan veten të krishterë?
Jo.
(Ray Comfort) Pra, do vazhdosh të shikosh filma të pistë që tani e tutje?
Varet, nëse filmi është i mirë, do ta shikoj atë.
Po mendoj të shkoj në kishë që tani
kështu që me siguri do të pendohem sërish.
(Ray Comfort) A do të vazhdosh të shikosh filma të pistë si i krishterë?
(Ray Comfort) E ke seriozisht?
(Ray Comfort) Po flasim për shpëtimin tënd.
Ti nuk do të luash hipokritin.
A është e logjikshme kjo që po të them?
Po, është e logjikshme.
Pas kësaj bisede, e kuptoj se ku do të dalësh.
Më kupton, vërtet-- unë duhet të ec sipas besimit tim
dhe asaj ku besoj, dhe duhet t'i them jo.
(Ray Comfort) Bibla thotë se në ditët e fundit,
njerëzit do të mohojnë që Perëndia i krijoi qiejt
dhe që e gjykoi botën përmes përmbytjes së Noeut.
(Ray Comfort) Pra, ti je një ateiste,
dhe beson që asgjëja krijoi gjithçka,
e cila është e pamundur shkencërisht?
Atëherë, unë besoj që erdhëm nga një vrimë e zezë, po.
(Ray Comfort) A beson që ka patur një përmbytje katastrofike botërore?
Jo, nuk e besoj.
(Ray Comfort) Shtatëdhjetë përqind e tokës është e mbuluar me ujë.
Nga erdhi ky ujë?
- Kjo është një pyetje e mirë. - A e di?
Nuk ia kam idenë fare.
Si erdhi uji këtu?
Do të thuash nga toka origjinale kur u formua?
Epo, shkencëtarët kanë projektuar ndoshta nga kometat.
(Ray Comfort) Cilat janë kredencialet e tua?
Jam profesor i gjeologjisë dhe oqeanografisë
në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Long Beach.
(Ray Comfort) Rik, nga vijnë oqeanet?
Atëherë, oqeanet janë duke ndryshuar vazhdimisht,
por fillimisht, uji në tokë
erdhi nga disa burime të ndryshme.
Njëri burim është se materialet që u grumbulluan
në fazat shumë të hershme të tokës
si bombardimet me meteorë dhe asteroide,
që ata kishin ujë dhe ndërsa u ngrohën, ata shkrinë.
Ata lëshuan gaze dhe avuj uji,
dhe kjo u kondensua për të formuar shumë ujë në tokë.
Por një mënyrë tjetër se si i formuan ato
është se shumë prej materialit që erdhi
i grumbulluar në planet për të formuar tokën ishin kometa,
dhe kometat përbëhen kryesisht nga ujë, akull
dhe akull metan.
(Ray Comfort) Pra, kometat e bombarduan tokën
dhe i tërë uji erdhi nga kometat.
Shumë ujë erdhi nga kometat.
(Ray Comfort) A është kjo thjesht një teori apo është një fakt,
një fakt i mirënjohur?
Dëgjo, është--asgjë rreth origjinës së tokës nuk është një fakt.
Kjo ndodhi shumë, shumë, shumë kohë më parë.
(Ray Comfort) Ti je një mësues i shkencës.
Po.
(Ray Comfort) A mendon që kometat e sollën ujin në tokë?
- Jo. - Jo? - Jo.
(Ray Comfort) Ja një pyetje.
Nga erdhën të gjithë peshqit?
Janë 28,000 specie të ndryshme të peshqve,
dhe më pas kemi balena dhe delfinë
dhe tërë këto lloje të ndryshme të peshqve.
A erdhën ato bashkë me kometat?
Kjo është një pyetje e trashë.
(Ray Comfort) Nga erdhën ata?
Nuk e kuptoj se çfarë pyetje e trashë është kjo.
(Ray Comfort) Epo, oqeanet janë--
Ti po thua--ti mendon se kafshë kanë hipur mbi
kometa përmes një boshllëku të hapësirës?
(Ray Comfort) Jo, jo, unë nuk e besoj këtë,
por nga erdhën të gjithë peshqit?
Janë 28,000 specie të ndryshme të peshqve në oqeane.
A ke bërë ndonjë studim?
(Ray Comfort) Po e bëj tani. Po u drejtohem ekspertëve.
Kjo është--ti duhet të bësh detyrat e shtëpisë
para se të flasësh me ekspertët.
(Ray Comfort) Epo, i kam bërë.
(Dr. Richard Behl) Epo, askush nuk e di me saktësi se si dhe kur
filloi jeta në tokë,
por është krejt e mundshme që materiali prebiotik i hershëm,
apo madje edhe mikrobet e para,
të kenë udhëtuar në tokë mbi një shkëmb të një lloji
dhe të kenë mbjellë tokën dikur jopjellore
me atë që më vonë do të sillte çdo specie që është e gjallë sot.
(Ray Comfort) Mirë, në rregull, faleminderit që folët me mua.
(Ray Comfort) Bota është e mbuluar me ujë.
Uji nuk zhduket.
Pra, kjo është çfarë thotë natyra.
Uji avullon, zbret poshtë,
avullon, zbret poshtë. Qëndron gjithnjë i njëjti uji.
Pra, nëse ka një përmbytje botërore,
uji duhet jetë akoma duke qëndruar diku atje?
A mendon se 70% e tokës e mbuluar me ujë
është një tregues i mirë që ka patur një përmbytje botërore?
- Uau. - Ai po nxjerr një argument të mirë.
Ky është një argument i shkëlqyer, në fakt.
Po, dua të them, është një çelës.
Pra, kam një çelës të fuqishëm që ndoshta--
ky është një argument i shkëlqyer.
Ndoshta është zbulimi i ekzistencës së një të dhëne për një përmbytje.
(folësi) Uji, ne s'mund të jetojmë pa të.
Dhe as as qentë, bretkosat, macet, lakuriqët e natës, mizat,
apo pemët, pleshtat apo bletët, as kuajt nuk munden, sigurisht.
Ne mund të notojmë në të, ne lahemi në të, ne luajmë në të,
dhe për peshqit, ata vdesin nëse nuk qëndrojnë në të.
Ne pastrojmë me të dhe gatuajmë me të.
Ai është në çajin tonë, në kafenë tonë, dhe në qumështin tonë,
në lotët tanë, në gjakun tonë, dhe në gojën tonë.
Uji është kombinimi i përsosur i oksigjenit dhe hidrogjenit.
Së bashku, ata na japin ujin jetëdhënës
dhe që shuan etjen.
Pra, nga erdhi i gjithë ky ujë?
Revista Smithsonian thotë:
"Uji është kaq jetik për mbijetesën tonë,
por mjaft çuditërisht, ne nuk dimë as gjënë e parë rreth tij.
Vërtet, gjënë e parë".
Nga vjen uji,
një dhënës dhe marrës i jetës në planetin tokë?
Mendo për këtë.
Nuk ka asnjë mundësi ku të kenë qenë në gjendje të futin
çdo specie të kafshëve mbi tokë në atë barkë.
Krejt e pamundur që të futen dy nga çdo specie në atë barkë.
- Është e pamundur. - Kjo duket e pamundur.
Kur flasim për Noeun dhe arkën,
dalin dy pyetje lidhur me këtë temë.
Sa kafshë u ngarkuan në arkë? Dhe sa e madhe ishte arka?
Shikoni nëse mund të vini re përsëritjen e një fjale të veçantë
që nuk pëlqehet nga skeptikët.
"Nga zogjtë sipas llojit të tyre, nga bagëtia sipas llojit të tyre,
dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës, sipas llojit të tyre,
dy nga çdo lloj do të vijnë te ti, që të ruhen gjallë".
Zanafilla 6:20.
Tamam, pra, është kjo fjala e frikshme "lloj",
kjo fjalë arkaike (e vjetruar) që fjalori e përkufizon si,
"Një klasë apo grup i objekteve të veçanta,
njerëzve, kafshëve, etj., të së njëjtës natyrë,
apo karakteri, apo të klasifikuar bashkë
sepse kanë veçori të përbashkëta".
Kjo është një fjalë e përçmuar
sepse do të thotë që Perëndia nuk kishte pse të
fuste në arkë rreth afërsisht 6.5 milionë
specie që janë sot.
Kjo do të thotë se Noeut i duhej vetëm një çift për llojin e qenve,
nga të cilët do të vinin të gjithë speciet e qenve,
që nga çiuaua e deri te qeni danez i madh;
dhe një çift për llojin e maceve,
nga të cilët do të vinin macet e zbutura
dhe tigri, etj.
Pra, jemi duke folur për vetëm mijëra kafshë,
jo miliona.
Dhe duke qenë se këto kafshë nuk kishin pse të ishin plotësisht të rritura,
duke marrë mesataren e madhësisë së një deleje, kjo është e mundshme.
Një konsideratë tjetër është madhësia e arkës.
Ajo nuk ishte një barkë e vogël kauçuku
siç vizatohet në filmat për fëmijë.
Ajo ishte një anije masive, me tre shtresa
sa madhësia e një e gjysmë fushe futbolli.
Një tjetër argument që kanë skeptikët kundër përmbytjes botërore
është se nuk ka mjaft ujë mbi tokë
për të mbuluar malet më të larta.
Ata harrojnë që malet nuk ishin kaq të lartë sa tani
dhe që toka dhe qielli
mbanin trilionë tonë ujë.
Bibla thotë që ujërat e përmbytjes
erdhën edhe nga qielli edhe nga toka.
"Tërë burimet e humnerës së madhe shpërthyen
dhe kataraktet e qiellit u hapën", Zanafilla 7:11.
(Ray Comfort) Fundi i epokës do të karakterizohet nga frika e së ardhmes.
(folësi) "Njerëzit do të mpaken nga frika
dhe nga pritja se çfarë
do ta pllakosë botën".
(Ray Comfort) A i druhesh së ardhmes?
Oh, sigurisht.
(Ray Comfort) A i druhesh së ardhmes?
Po.
Planeti veçse po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, të jem i sinqertë.
Dua të them, e shoh këtë duke ndodhur çdo ditë.
(Ray Comfort) A i druhesh së ardhmes, për njerëzimin?
Sigurisht.
(Ray Comfort) A i frikësohesh së ardhmes?
I tmerruar.
(Ray Comfort) "Në ditët e fundit, tallës do e përqeshin Ardhjen e Dytë
duke thënë se këto shenja kanë qenë gjithnjë përreth.
(folësi) 'Ku është premtimi i ardhjes së Tij?'"
(mashkull #4) Nuk mund të them që po jetojmë në fund të epokës
pasi për këtë ka qenë duke u folur për disa vjet.
Për këtë kanë folur për nuk e di se sa vjet tani.
Për gjithë këtë ka qenë duke u folur gjatë gjithë kohës.
Këto shenja kanë qenë gjithnjë përreth nesh.
Njerëzit i interpretojnë gjërat sipas mënyrës që u pëlqen atyre.
(Ray Comfort) A mendon se po i shohim këto në shoqërinë e sotme?
Unë mendoj se këto i shohim jo vetëm në shoqërinë e sotme.
Mendoj se këto i kemi parë qëkurse filloi shoqëria.
(Ray Comfort) Ne jetojmë në një botë, sikurse Noeu,
ku njerëzit i refuzojnë paralajmërimet e ungjillit.
Ata hanë, pinë, martohen,
dhe martojnë.
(folësi) "Kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të Njeriut".
(Ray Comfort) A do të mendosh për këtë, të lutem,
apo ke një mendje të mbyllur?
Jo, çështja është,
nuk mendoj se këto gjëra janë aq shumë serioze.
Dhe nëse Perëndia mendon se janë serioze, kështu qoftë.
(Ray Comfort) A të vura ndopak në siklet?
Jo, nuk jam i shqetësuar.
(Ray Comfort) Mirë, epo e vlerësoj faktin që më dëgjove.
Çfarë do të bëj është të ndryshoj pak temën.
- Oh. - Në rregull?
Po, në rregull me ndryshimin e temës.
- A je një njeri i mirë? - E ke fjalën, nga ana etike?
- Po, moralisht. - Më pëlqen të mendoj se po.
- Ashtu mendoj. - Po ti?
Kam bërë disa [blip] ... [blip],
por mendoj se kam disa gjëra të mira
me njeriun e madh atje lart.
(Ray Comfort) Sa gënjeshtra ke thënë në jetën tënde?
- Mijëra. - Po ti?
- Shumë. - Kam thënë shumë gënjeshtra.
Oh [blip], nuk e di se sa.
(Ray Comfort) Ti sapo blasfemove emrin e Perëndisë.
Ti sapo shkele urdhërimin e tretë
dhe akoma nuk kemi arritur atje.
- Dhe çfarë je ti? - Një gënjeshtar.
(Ray Comfort) A ke vjedhur ndonjëherë diçka?
Po.
(Ray Comfort) Si e quan dikë që vjedh gjëra?
Hajdut.
Jam qartësisht një hajdut dhe gënjeshtar.
(Ray Comfort) A e ke parë ndonjëherë një grua me epsh?
- Oh po. - Gjatë gjithë kohës.
Më tepër se dhjetë herë në ditë.
- Nuk po ju gjykoj djema. - Jo, e kuptoj.
(Ray Comfort) Por vetë e pranuat që jeni hajdutë, gënjeshtarë,
blasfemues dhe kurorëshkelës në zemër.
Unë mund ta gëzoj jetën time sido që [blip] unë vendos,
dhe kjo është ajo që zgjedh të bëj.
(Ray Comfort) A e ke përdorur njëherë kot emrin e Perëndisë?
- Fatkeqësisht, po. - Po, e kam përdorur.
Po, kjo është një nga frazat e mia të preferuara
dhe e përdor gjithmonë atë.
(Ray Comfort) Është blasfemi të përdorësh emrin e Perëndisë si një fjalë sharjeje.
Është tepër serioze në sytë e tij.
Mendoj që as kjo nuk do të bëj punë.
(Ray Comfort) Çfarë është ajo?
A është ajo një shenjë e djallit?
Unë i kam bërë të gjitha gjërat që Perëndia më thotë të mos i bëj.
(Ray Comfort) Pra, nuk po gjykoj djema, por vetë e pranuat që
jeni të dy gënjeshtarë, hajdutë,
blasfemues, kurorëshkelës në zemër,
dhe do të përballeni me Perëndinë në Ditën e Gjykimit.
Nëse ai ju gjykon sipas Dhjetë Urdhërimeve,
a do të shpalleni të pafajshëm apo fajtorë?
O, mik, i kam shkelur nja nëntë nga dhjetë urdhrat.
- Po ti? - Unë i drejtohem të pestit.
(Ray Comfort) A do të jesh i pafajshëm apo fajtor?
- Ka më tepër gjasa fajtor. - Në qiell apo ferr?
- Mendoj që në ferr. - Ferri është vendi ku do shkoj.
(Ray Comfort) A do shkosh në qiell apo në ferr?
Sa më larg Perëndisë tënd që të jetë e mundshme.
(Ray Comfort) Ti nuk je një njeri i mirë. Ti je si të gjithë ne.
Je një gënjeshtar, hajdut, blasfemues,
dhe kurorëshkelës në zemër nga vetë ajo që the.
Dua të them, është e qartë që do të jem fajtor
po të mos ishte ky sistemi juridik më i rëndë që kam parë ndonjëherë.
(Ray Comfort) Pra, çfarë mund të bësh për ta justifikuar veten, Kris?
Si mund t'i shmangesh dënimit të ferrit?
Kjo është një pyetje e mirë. Kjo është një pyetje e mirë.
Nuk e di nëse e kam një përgjigje për atë pyetje.
Unë besoj që Perëndia është kaq i dashur
që nuk besoj se ai do dërgojë dikë në ferr.
(Ray Comfort) Pra, Hilterit i është dhënë një vilë e vogël në qiell?
Gjashtë milionë judenj, burra, gra dhe fëmijë,
nuk janë asgjë për Perëndinë?
Pra, ti beson në drejtësi
sepse je bërë sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë së Perëndisë.
Ti nuk je si një kafshë, një mace apo një qen.
Qentë nuk kujdesen për drejtësinë dhe të vërtetën dhe ndëshkimin.
Çdo vit, ne harxhojmë trilionë dollarë në mbarë botën
për t'u siguruar që drejtësia të vihet në vend,
dhe kjo ndodh pasi ne jemi unikë në këtë krijim.
Ne jemi qenie morale të bërë sipas imazhit të Perëndisë.
A je dakord me këtë?
Po.
Unë besoj se e mira që kam bërë
ia kalon së keqes që kam bërë.
(Ray Comfort) Po provoje këtë në një gjykatë. Nuk funksionon.
Nëse ke dhunuar një grua dhe thua:
"Gjykatës, unë u *** para shoqatave bamirëse",
këtë ai as nuk do e marrë parasysh.
Ai thjesht do të marrë në konsideratë krimin tënd.
Është saktësisht e njëjta situatë me Perëndinë.
Nuk ka rëndësi se sa të mira bën,
kjo nuk do t'i largojë mëkatet e tua.
Po flasim për shpëtimin tënd të përjetshëm, o burrë,
se ku do ta kalosh përjetësinë.
Ti je si një fëmijë i vogël që po mban një kallëp dinamiti,
dhe që xixëllon, dhe atij i pëlqejnë xixëllimat.
Dhe unë i them: "Hidhe, largoje nga vetja".
"Paga e mëkatit është vdekja".
Kjo është çfarë thotë Bibla.
"Shpirti që mëkaton ka për të vdekur".
Gjërat që ty të pëlqejnë, mëkatet e tua,
do të jenë vdekja për ty, vetë jeta tënde e çmuar.
A të shqetëson kjo?
Më shqetëson pak.
Ja përse kam qenë duke shkuar në kishë.
(Ray Comfort) Nëse do të më shije në cepin e një aeroplani
në 3,000 metra lartësi,
dhe unë do të kisha një parashutë e cila do të ishte vërtet e zgjidhur,
jam i sigurt që do të ma thoshe këtë.
Patjetër.
(Ray Comfort) Natan, unë po të them ty sot, kjo është--
shpëtimi yt është i zgjidhur. Duhet t'i shtrëngosh gjërat.
Jam dakord.
(Ray Comfort) Ka një Perëndi.
Ai është i përsosur moralisht dhe i shenjtë dhe i drejtë,
dhe do ta gjykojë botën me drejtësi
në Ditën e Gjykimit,
dhe unë edhe ti kemi nevojë të dy për një Shpëtimtar,
për dikë që të na i largojë mëkatet tona.
A e di se çfarë bëri Perëndia për mëkatarët fajtorë
që ata të mos shkojnë në ferr?
Ai dha Birin e tij të vetëmlindur, kështu?
(Ray Comfort) Ti ke nevojë për faljen e Perëndisë,
dhe Perëndia ta ofron këtë përmes asaj që Jezusi bëri mbi kryq.
A i kupton nënkuptimet ligjore të kësaj?
Nënkuptimet ligjore? Jo, m'i shpjego.
(Ray Comfort) Atëherë, Bibla thotë që Perëndia është një Gjykatës.
Ai është i përsosur dhe i shenjtë.
Unë dhe ti jemi kriminelë. Ne jemi mëkatarë.
Ne e kemi shkelur ligjin e tij, Dhjetë Urdhërimet.
Jemi duke shkuar drejt një vendi të quajtur ferr,
që është burgu i Perëndisë, pa lirim me kusht,
por 2,000 vjet më parë erdhi Jezusi
dhe pagoi plotësisht gjobën tonë.
Unë dhe ti kemi shkelur ligjin e Perëndisë, Jezusi pagoi gjobën tonë.
Kjo do të thotë që Perëndia mund ta largojë ligjërisht çështjen tënde.
Ai mund ta zëvendësojë dënimin tënd me vdekje
dhe të të lërë të jetosh përgjithmonë duke qenë se gjoba tënde është paguar nga një tjetër.
Nëse ti je në një gjykatë dhe je fajtor,
dhe dikush e paguan gjobën tënde, gjykatësi do të thotë:
"Gjoba është paguar, je i lirë të dalësh prej këtej",
dhe kjo është ç'mund mund të thotë Perëndia për krimet e tua kundër ligjit të tij.
Ai mund të të falë dhe të të lërë të jetosh
për shkak të vdekjes
dhe ringjalljes së Jezus Krishtit.
Secili prej nesh ka mëkatuar,
por në çastin që shkojmë me besim te Krishti dhe lindim sërish,
Perëndia na vesh me atë që ai e quan drejtësi
dhe kështu ai nuk i sheh më mëkatet tona.
Kjo do të thotë se ai nuk ka pse të na dënojë me ferrin.
Ai mund të na ***ë përjetësinë.
Por çfarë ti duhet të bësh është të pendohesh për mëkatet e tua.
Mos ia rrëfe ato një prifti, rrëfeji ato dhe braktisi.
Pra, dua të them, mos luaj hipokritin,
dhe më pas vendose besimin tënd në Jezus Krishtin.
Në çastin që e bën këtë, Perëndia do të të çlirojë nga mëkatet e tua,
do të të ***ë jetë të përjetshme,
dhe do të të ***ë një zemër të re me dëshira të reja
që të duash të bësh gjërat që i pëlqejnë atij
dhe jo gjërat e dëshirave të tua mëkatare.
A është e logjikshme kjo?
- Po, është e logjikshme. - Po, është vërtet e kuptueshme.
(Ray Comfort) Jezusi tha: "Ç'dobi do të ketë njeriu
të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?"
- Tani po tregohemi të logjikshëm. - Më pëlqen ky citim.
Tani po tregohemi të logjikshëm. Kjo ishte e shkëlqyeshme.
Është e arsyeshme ajo që ti po thua.
Ky përfundim thjesht--
ishte si katalizatori për, si--
ishte ajo pika kulmore e argumentit.
(Ray Comfort) A do të mendoni për këtë?
- Sigurisht që po. - Patjetër, sigurisht.
E kuptoj atë që po thoni--
(Ray Comfort) Por?
Por kjo s'është-- nuk është për mua.
(Ray Comfort) Mirë, e di këtë.
Ja përse po flas me ty.
Të është dashur shumë ty të vish këtu dhe të flasësh me mua
dhe me njerëz të tjerë këtu, kështu që, po, do të mendoj për këtë.
Nuk do të të gënjej, ma hape trurin, që--
jo në një mënyrë të çuditshme, por--ëë?
(Ray Comfort) A mund ta shpjegosh çfarë do të thuash me këtë?
Ti e bërë [blip] reale.
(Ray Comfort) Ti duhet të pendohesh dhe t'i besosh Krishtit.
Kur do ta bësh këtë?
Nuk e di--sinqerisht s'mund t'i përgjigjem kësaj pyetje.
Nuk e di.
(Ray Comfort) Epo, mund të të ndihmojë unë. Do të të thosha bëje sot.
Dua të them, nëse vdes--
Ka mundësi. Mundet.
(Ray Comfort) Janë dy gjëra që duhet të bësh për t'u shpëtuar.
Ti duhet të pendohesh dhe të besosh vetëm në Jezusin.
Kur do ta bësh këtë?
Ndoshta nesër në kishë.
(Ray Comfort) Epo, nuk ke pse pret deri nesër,
sepse ajo mund të mos vijë.
Mund të vdesësh sonte në gjumë.
Po flasim për çështje serioze.
Dhe s'ke pse e bën në kishë;
Perëndia është kudo.
Thjesht në qetësinë e zemrës tënde, thuaj,
"Perëndi, të lutem m'i fal mëkatet e mia".
Ji vërtet i penduar, që të vjen keq për mëkatet e tua
dhe vendose besimin në Jezusin sikurse i beson një parashute.
Kur hidhesh nga një aeroplan dhe i beson parashutës,
ti nuk u beson krahëve të tua.
Ti nuk provon të fluturosh.
Ti thjesht i beson parashutës.
Dhe Bibla thotë: "Vishni Zotin Jezus Krisht".
Besoji vetëm atij.
A është kjo e logjikshme?
Po, vërtet.
(Ray Comfort) Ti nuk e di se kur do vdesësh.
150,000 njerëz vdesin çdo 24 orë,
dhe po them se kemi një ndjenjë urgjence këtu.
E ke problem nëse unë lutem me ty?
Jo, jo.
(Ray Comfort) Ndonëse studiues të respektuar të Biblës mund të mos pajtohen
me kohën e disa prej këtyre shenjave,
ata pajtohen të gjithë për një gjë:
që Jezus Krishti po vjen përsëri.
Ne nuk e prodhuam Noeun për t'ju argëtuar.
Ne e prodhuam atë me shpresën e sinqertë që ju do t'i bindeni ungjillit,
që do të pendohemi për mëkatet tuaja, dhe do besoni vetëm në Jezus Krishtin
që t'ju shohim në qiell.
Faleminderit shumë për shikimin.
Ujë të Gjallë ekziston për të shpallur ungjillin e Jezus Krishtit
për të frymëzuar dhe pajisur të krishterët
që të përmbushin Mandatin e Madh.
Është synimi ynë të ndihmojmë besimtarët
ndërsa ndajnë besimin e tyre në mënyrë biblike dhe efektive.
Ju lutemi vizitoni LivingWaters.com
ku do të gjeni një gamë librash,
mjete në audio dhe video falas,
një shkollë në internet të ungjillëzimit biblik,
trakte ungjilli dhe shumë burime të tjera të dobishme.
Dhe nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth ungjillit,
ne dëshirojmë të dëgjojmë nga ju.
Ju lutemi vizitoni LivingWaters.com
♪♪♪
(Folës zëri i Perëndisë) "Kam vendosur t’i *** fund çdo mishi".
"Sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë".
"Çdo mish që ka shenjë jete; çdo gjë që ndodhet
mbi tokën ka për të vdekur".
"Por unë do të caktoj besëlidhjen time me ty".
"Bëj një arkë. Dhe ja se si do ta bësh atë.
Gjatësia e arkës do të jetë...".
Hyr në arkë. Ti dhe tërë familja tënde,
sepse pashë se je i drejtë para meje.