Tip:
Highlight text to annotate it
X
Ju përshëndes!Ju falenderoj që merrni pjesë në këtë mbrëmje lutjeje,
që të luteni për një zgjim frymëror në Balkan.
Ja, shihni që jam në Ukrainë, në Kiev,kryqytetin.
Ka 3 milion banorë këtu.
Pse gjendem këtu? Shikoni, këtu ka misionarë nga vendi që gëzon zgjim frymëror,
të cilët – besojmë – janë gati të vijnë në Balkan. Para disa muajve, në Janar, Leonidas
– Drejtori ECM-s në Brazil erdhi këtu për të parë n.q.se Brazilët mund të vinin në ndihmë.
Në Bibël shohim situatën e rënde të Nehemias.
ndërsa dëgjoi nga vëllezërit e tij, në fillim të librit – për shkatërrimin e mureve
të Jeruzalemit – për portat e djegura dhe kaosin në vend.
Ishte turp para Zotit – Kryeqyteti i Zotit ishte i rrënuar.
Ngjashëm është gjendja edhe në Ballkan / Kroaci, Sloveni, Bosnjë – gjithë këto vende janë në çrregullim shpirtëror
Kaq shumë njerëz – ma aq pak të krishterë. Pikërisht ne kërkojmë që të luteni për ta.
Besojmë që një zgjim frymëror kërkon lutje! Këtë e dini vetë.
Pra, ju falënderojmë që keni ardhur dhe që luteni. Lutuni që
Zoti do të ndryshojë situatën. Lutuni që Zoti të thërrasë misionarë nga Ukraina
– nga Brazili për të ardhur në Ballkan Lutuni për kishat aty, që i shërbejnë Zotit.
Gjatë kohës së Gorbaqovit 1986 kemi mbjellë kishën tonë të parë
Autoritetet komuniste përpiqeshin të na kontrollonin dhe të na kufizonin rritjen.
Mirëpo, me të ardhur liria vazdhuam këtë shërbesë
mbjellje kishash . Kisha jonë tashmë ka mbjellë 18 kisha.
Punonim në 4 vende. Bënim një kishmbjellje dhe përveç asaj
kemi një qytet jo larg nga ne me rreth 100,000 banorë
Qyteti ka vetëm dy kisha ungjillore. Po përgatisim një ekip e tashmë po punojmë me studentët.
Kemi pasur tashmë 2 takime me studentët.
Në një takim patëm 40 studentë jo të krishterë
dhe herën tjetër erdhën më se 60!
Planifikojmë dhe jemi duke mbjellë një kishë të re në këtë qytet.
Pra, gjatë 20 viteve të fundit kemi përvojë në trajnimin e njerëzve për mbjelljen e kishave dhe ka sukses!
Kishmbjellja është shërbesë e mrekullueshme!
Jemi shumë të gëzuar nga ajo që shohim dhe dëgjojmë
këtu në Kiev – ka shumë të krishterë, dhe shumë kisha
Kemi ardhur këtu për të rekrutuar misionarë për Bosnje, Kroaci, për Serbi etj.
Qenka fantastike!
Vazhdoni në lutje - bashkë me ne – që do të gjejmë njerëzit e duhur dhe
që të dërgohen në mënyrën e drejt, sepse
Kishat në Ukrajnë po rriten dhe kanë ndër mend të marrin pjesë me të madhe në misionin ndërkombëtar.
Kemi identifikuar 3 vende në Varazhdin,
në Novi Travniku dhe Në Zagreb.
Do të shikojmë edhe në Sloveni dhe Serbi për atë që e quaj “tepricë”.
Po marrim misionarë nga Ukraina dhe Brazili
s'bën të kemi tepër misionarë në një vend.Duhen hapur vende të reja
, ndoshta dhe në Shqipëri! Lutuni që Zoti hap dyer.
Tashmë jemi duke u mbledhur me drejtuesit e Kishës Baptiste, me predikues, organizatorë misione.
Zoti do të bëjë diçka të madhe, të veçantë.
Lutuni me zemër të mbushur! Jemi duke kërkuar Zgjim frymëror!
– Jo një bekimë të vogël – duam shumë kisha të reja në Ballkan -
Duam që shumë njerëz të dëgjojnë Ungjillin.
Ju sot jeni pjesë e kësaj. Ju falënderoj për lutjet tuaja!
.. �