Tip:
Highlight text to annotate it
X
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
1] Pasha diellin dhe dritën e tij!
2] Pasha hënën kur vjen pas tij!
3] Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!
4] Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!
5] Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!
6] Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!
7] Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!
8] Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.
9] Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.
10] E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.
11] Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.
12] Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.
13] e Pejgamberi atyre u pat thënë: “Kinie kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë.
14] Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,
15] Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).