Tip:
Highlight text to annotate it
X
Google Përkthe është një instrument pa pagesë që ju mundëson përkthimin në çast të fjalive,
dokumenteve dhe madje edhe faqeve të tëra të internetit.
Por, si funksionion ky instrument saktësisht? Megjithëse mund të duket sikur kemi një sallë
plot me elfë përkthyes që punojnë për ne, në fakt të gjitha përkthimet vijnë nga kompjuterë. Këta
kompjuterë përdorin një proces të quajtur “përkthim statistik i automatizuar”--e cila shkurt do të
thotë se kompjuterët tanë krijojnë përkthime në bazë të shembujve të gjetur në sasi të mëdha teksti.
Le të kthehemi pas prapa. Nëse dëshiron t'i mësosh dikujt një gjuhë të re, mund të fillosh duke u mësuar
fjalë të reja dhe rregulla gramatitore që shpjegojnë ndërtimin e fjalive. Edhe kompjuteri mund ta mësojë
një gjuhë të huaj në të njëjtën mënyrë - duke iu referuar fjalorit dhe një
strukture rregullash.
Por gjuhët janë të komplikuara dhe, siç mund ta konfirmojë edhe çdo njeri që mëson një gjuhë tjetër,
ka përjashtime pothuajse për çdo rregull. Kur përpiqesh t'i inkorporosh të gjitha këto përjashtime,
dhe përjashtimet e përjashtimeve, në një program kompjuteri, cilësia e përkthimit fillon dhe bie.
Google Përkthe përdor një metodë tjetër. Në vend që t'u mësojmë kompjuterëve tanë të gjitha
rregullat e një gjuhe, ne i lemë kompjuterët t'i zbulojnë vetë rregullat. Këtë e bëjnë duke analizuar
miliona e miliona dokumente që janë të përkthyera tashmë nga përkthyesit njerëz. Këto tekste të
përkthyera vijnë nga libra, organizata si OKB-ja
dhe faqe nga e gjithë bota.
Kompjuterët tanë i skanojnë këto tekste duke kërkuar shembuj të rëndësishëm nga ana statistike--
që do të thotë, shembuj mes përkthimit dhe tekstit origjinal që nuk mund të ndodhin
rastësisht. Në momentin që kompjuteri gjen një shembull, ai mund ta përdorë këtë për të
përkthyer tekste të ngjashme në të ardhmen. Kur ky proces përsëritet me miliarda herë
atëherë rezultati janë miliarda shembuj dhe një program kompjuterik shumë inteligjent.
Megjithatë, për disa gjuhë kemi më pak dokumente të përkthyera dhe për këtë arsye ka
më pak shembuj që softueri ynë mund të dallojë. Për këtë arsye cilësia e përkthimit tonë
ndryshon nga gjuha dhe çiftet e gjuhëve. Ne e dimë që përkthimet tona nuk janë përherë
të përkryera, por duke sjellë vazhdimisht tekste të reja të përkthyera i bëjmë
kompjuterët tanë më inteligjentë dhe përkthimet të një cilësie më të mirë.
Prandaj, herën tjetër që përktheni një fjali apo faqe interneti me Google Përkthe,
mendoni për ato miliona dokumente dhe miliarda shembuj që janë shfrytëzuar për t'ju
dhënë përkthimin tuaj - dhe të gjitha këto sa hap e mbyll sytë.
E bukur apo jo?
Provojeni vetë në faqen translate.google.com.